16 dhjetor 2012

December 16, 2012 03:35

16 dhjetor 2012

Largimi i Ina Ramës dhe futja në zyrën e kryeprokurorit të Adriatik Llallës, do jetë thjesht një ndërrim gjinor, apo ndryshime do ketë edhe në mënyrën si punohet? Kjo është një pyetje, përgjigjja e së cilës do shtrihet në kohë, por kemi ndarë në numrin e sotëm me lexuesit tanë disa mendime rreth dosjeve më të famshme të viteve të fundit, atyre që në njëfarë mënyre kanë përcaktuar performancën  (por edhe fatin) e Ina Ramës, por që mund të përcaktojnë edhe fatin e Adriatik Llallës; ose të atyre që kanë emrin brenda këtyre dosjeve, nëse Llalla do bëjë Kryeprokuorin e Republikës dhe jo vartësin e radhës së godinave të Bulevardit.

Pritshmëria nr.1: Si do veprojë me 3 vrasjet e 21 janarit që janë në gjyq?

Pritshmëria nr.2: Si do veprojë me vrasjen e 4-t të 21 janrit, Aleks Nikës, ende pezull?

Pritshmëria nr.3: Si do veprojë me Gërdecin me Apel dhe a do ta çojë në Gjykatën e Lartë?

Pritshmëria nr.4: Si do veprojë me dosjen e vrasjes së Adem Tahirajt? (dhe shportat elektorale që mbush krimi)

Pritshmëria nr.5: Si do veprojë me Dritan Dajtin? (dhe kabllogramet amerikane)

Pritshmëria nr.6: Ina Rama i shpëtoi lëkurën Rulit për minierat në veri, Llalla do ta bëjë?

Pritshmëria Nr.7: Do gjejë “provë të ligjshme” për të riaktivizuar hetimin për Metën?

Pritshmëria Nr.7: Do gjejë “provë të ligjshme” për të riaktivizuar dosjen e shmangur “me procedur” të Lulzim Bashës?

 

Disa prej këtyre vendimeve janë tërësisht në vullnetin e kryeprokurorit të ri që ka premtuar luftë ndaj korrupsionit. Detajet për të 7 këto dosje janë në numrin e sotëm të DITA-s në treg, shoqeruar me nje editorial te kryeredaktorit te gazetes, Adrian Thano, me titull “Qe njerezit të mos thonë më: Po të kishte halla t..pe, sa herë bie fjala për ndëshkim pushtetarësh”

 

LEXONI PËR MË SHUMË GAZETËN DITA – SOT NË KIOSKË

December 16, 2012 03:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*