16 kompani në garë për mirëmbajtjen e 1300 akseve kombëtare rrugore

September 13, 2016 13:47

16 kompani në garë për mirëmbajtjen e 1300 akseve kombëtare rrugore

Brenda këtij muaji pritet të zhvillohet procedura për përzgjedhjen e kompanive që do të kryejnë mirëmbajtjen e rrugëve kombëtare.

Sipas burimeve nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, një fond prej 130 milionë dollarësh është përcaktuar për mirëmbajtjen e 1300 km rrugë, pjesë e akseve kombëtare për 5 vitet e ardhshme.

Burimet thanë se janë parakualifikuar 16 kompani në garë për mirëmbajtjen e këtyre akseve dhe pritet që brenda këtij muaji të zhvillohet edhe procedura për përzgjedhjen e kompanive.

Projekti për mirëmbajtjen e 1300 km, pjesë e akseve kryesore, i hartuar me Bankën Botërore është i ndarë në 4 lote dhe sipas burimeve nga ARRSH-ja, në fazën e parë janë parakualifikuar kompanitë e interesuara për çdo lot.

Kompanitë pritet që brenda këtij muaji të dorëzojnë edhe ofertat ekonomike çka do të përcaktojë edhe fitueset për mirëmbajtjen e akseve rrugore kombëtare në 5 vitet e ardhshme.

September 13, 2016 13:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*