Njihni 11 kampionët (CV-të dhe një analizë për 11 anëtarë të KLD)

July 16, 2014 00:08

Njihni 11 kampionët (CV-të dhe një analizë për 11 anëtarë të KLD)

Po të angazhosh vetëm humorin, në rastin e kampionëve tanë të KLD, do ishte njëlloj sikur në Brazil, të gajaseshin me dy disfatat e pësuara dhe statujën krahëhapur të Rios, ta linin si në rrjetet sociale, të zëvendësuar me krahët e Angela Merkel, kancelare e shtetit që doli kampion bote, pasi i mundi 7 me 1.

Por atje, në tokën e futbollit pas qarjeve sigurisht që po fillon një reflektim mbarëkombëtar. I pari që e ‘pësoi’, ishte ai personazh që i nxori brazilianët kampionë bote në 2002-n, Felipe Skolari. Ndërsa në tokën tonë, ekipi kampion i KLD, vazhdon të fitojë çdo ndeshje, miqësore apo zyrtare, pa asnjë humbje. Pa asnjë barazim.

Sipas ligjit Nr. 8811, datë 17.5.2001 për KLD, nenet 1, 4 dhe 7: Këshilli i Lartë i Drejtësisë është autoriteti shtetëror përgjegjës për mbrojtjen, emërimin, transferimin, shkarkimin, edukimin, vlerësimin moral e profesional, karrierën dhe për kontrollin e veprimtarisë së gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të gjykatave të apelit.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë përbëhet nga 15 anëtarë: Presidenti i Republikës, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Ministri i Drejtësisë, 3 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë dhe 9 gjyqtarë, të të gjitha niveleve, të zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare, të cilët duhet të jenë gjyqtarë prej jo më pak se 10 vjetësh. Mandati i anëtarëve të KLD zgjat 5 vite.

Çfarë është KGJK-ja? Sipas ligjit Nr. 77 të vitit 2012, Konferenca Gjyqësore Kombëtare apo (KGJK): është mbledhja e të gjithë gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë, gjyqtarëve të gjykatave të Apelit dhe gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë. Kjo KGJK-ja, përbëhet nga 361 gjyqtarë gjithsej në Shkallë të I-rë dhe Apelit, si dhe 17 anëtarë të Gjykatës së Lartë. Gjithsej 378 anëtarë. Dhe në një mbledhje të saj nga 344 gjyqtarë të pranishëm, 226 prej këtyre gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë zgjodhën pikërisht Gjin Gjonin si anëtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në mbledhjen e përgjithshme të saj.

Çfarë duhet të kesh për të qenë anëtar i KLD si Gjini?  Duhet të kesh qenë gjyqtar për më shumë se 10 vite.

Po për të qenë gjyqtar? Sipas Ligjit Nr. 9877, datë 18.2.2008 “Per organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” kushtet për t’u emëruar gjyqtar janë: a) të kesh zotësi të plotë për të vepruar; b) të jesh me arsim të lartë juridik; c) të kesh përfunduar Shkollën e Magjistraturës; ç) të mos jesh dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale; d) si edhe të kesh cilësi të larta morale dhe aftësi profesionale.

Pra, nga të dhënat e mësipërme del se për të qenë si Gjini, anëtar i KLD, duhet të kesh arsim të lartë juridik, të kesh cilësi të larta morale dhe profesionale, 10 vjet punë si gjykatës, si edhe nga 378 gjyqtarët shqiptare, 226 t’i kesh në krahun tënd, me votë. Kjo pra ka ndodhur në Republikën e Shqipërisë, ku nga 15 anëtarët e KLD, 9 zgjidhen nga gjyqësori (gjyqtarët), të cilët me shumicë shumë të dukshme votash duan një Gjin që t’i promovojë, t’i disiplinojë, t’i shkarkojë, apo t’i ngarkojë me ndonjë masë disiplinore.

KLD ka në dorë emërimin, shkarkimin, promovimin, masat disiplinore të gjyqtarëve. Ka në dorë regjistrin e të dhënave (jo vetëm gjeneralitetet) të edukimit shkollor dhe akademik të gjyqtarëve që japin drejtësi në Republikën e Shqipërisë. KLD ka në dorë të shohë gjyqtarët e dalluar për aftësi profesionale dhe cilësi të larta etiko-morale, të shohë nëse ka të vërteta për fshehje apo deklarime të rreme të pasurive të gjyqtarëve. Të vlerësojë shkeljet e rënda, të lehta apo shumë të rënda… të shohë për përfitimin në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të dhuratave apo favoreve për shkak të punës që kryejnë të gjithë gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë. KLD ka në dorë të vlerësojë inspektimet apo masat që kërkon të merren nga Ministri i Qeverisë (Drejtësisë). KLD ka në dorë të mbajë votë dhe çekiç në të njëjtën kohë. Në kohën kur shqiptarët qajnë për Brazilin dhe gëzojnë për Gjermaninë, ndërsa hanë shkelmat e ekipit te KLD.

Po kush janë 11 kampionët që po mposhtin qeverinë 300-ditore dhe po sfidojnë një popull të tërë? Praktikisht, sistemi gjyqësor në Shqipëri funksionon nën hyqmin fuqiplotë të KLD, ku nga 15 anëtarët e saj me në krye Presidentin e Republikës, 11 prej tyre janë votues agresiv dhe kompakt kundër të gjitha iniciativave qeveritare (ministrit të drejtësisë), sikurse nga ana tjetër kjo 11-çe vazhdon të mbrojë dhe promovojë fort iniciativat opozitare.

Gjin Gjoni është simbolika e paprekshmërisë së KLD, ku ai është anëtar dhe i gjykuar njëkohësisht. Ndërsa po të ishte ekip futbolli sigurisht që ky personazh do meritonte rolin e kapitenit në këtë strukturë ekipore kampione. Është simboli i gjallë i padrejtësisë që përqesh të gjithë shqiptarët që shohin çfarë po ndodh.

Luftë politike?? Veç Gjinit, brenda numrit jo të vogël të 378 gjyqtarëve ka edhe disa syresh që po ankohen për “goditjen e sistemit gjyqësor” nga ana e politikës. Ku është politika zonja e zotërinj, të nderuar gjyqtarë? Ku qëndron politika në çfarë na shohin sytë?

Dy fjalë për CV-të e publikuara në faqen e KLD pa shumë skrupuj gazetarie: “Kampioni” Gjin Gjoni, ka kryer vetëm 3 muaj (verë 1993) kursin famëkeq “të plepave” Durrës për t’u bërë jurist. Vetëm kaq mjafton për t’u quajtur Jurist? Apo mos ndoshta ky zanat apo diploma është një vegël akustike, e cila mund të mësohet edhe me “Vesh”. Nga cv-ja e tij mësojmë se që prej atij momenti ky zotëri emërohet për 15 vite rresht si gjyqtar në Gjykatën e kryeqytetit Tiranë.

Një pyetje publike për anëtarin e KLD, Kryetarin e Gjykatës së Lartë, si edhe pedagogun e rreptë, Z. Xhezair Zaganjori: -I nderuar profesor, sa vite studimi duhet të mjaftojnë për një student, për t’u pajisur me njohuri profesionale, didaktike dhe juridike, e m’andej për të qenë një jurist i aftë për gjykim… apo një super-jurist, një koleg yti… një anëtar KLD-je?

Një pyetje publike për gjithë gjyqtarët e trupës gjyqësore, por edhe për gjithë juristët me diplomë djerse në Republikën e Shqipërisë: A është e normale që një “profesionist” vetëm falë 3 muajve kurs veror juridik, të emërohet menjëherë gjyqtar dhe sot të ndodhet në kulmin e karrierës së ëndërruar të një juristi profesionist?

Sigurisht CV e kampionit në fjalë ka edhe një “Master” në “E drejta e Biznesi Europian”, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, viti 2010, i cili është dhënë nga… pedagogia Prof. Asoc. Dr. Argita Malltezi.

Ky është çelësi i suksesit fillestar dhe fundor i karrierës për të gjithë juristët në Republikën e Shqipërisë, ku ati të “diplomon” dhe bija të “masterizon” kapiten dhe golat bëji vetë…!

Por ekipi kampion i KLD nuk ka vetëm kapiten Gjinin. Aty mund të shohësh lirshëm, sikurse edhe të gjykosh për aftësitë profesionale dhe karrierat e anëtarëve të tjerë. Të gjithë spikatin me atë çfarë vetë kanë shkruar.

Katër prej tyre janë me arsimim juridik me Korrespondencë: Astrit Haxhialushi, Flamur Kapllani, Hysen Aliko, Tritan Hamitaj.

Ndër të katër karrierat spikat ajo e zotit Aliko, i cili ka kryer shkollën e mesme në Ersekë, të cilën e ka mbaruar me nota të shkëlqyera. Ky gjyqtar është rasti i vetëm në botë i vetdeklarimit në cv “gjuha ruse dobët”. Karriera e tij fillon menjëherë në “bankat e shkollës me korrespondencë” ku emërohet menjëherë Kryetar Gjykate në Kolonjë dhe qëndron aty për 14 vite rresht. Është ky jurist që vjen nga ky rreth i mbushur me konflikte të vështira gjyqësore, të cilin konferenca e mbarë gjyqtarëve të Republikës me votim e ka zgjedhur si anëtar të KLD në 2011.

Po kështu, Flamur Kapllani, i cili është diplomuar me korrespondencë në vitin e vështirë 1997, pasi ka kryer një karrierë të rëndësishme në rrethet Skrapar, Mirditë, Kukës si ndihmës dhe gjyqtar, papritur përfundoi i “katapultuar” në 2010 në Tiranë si gjyqtar dhe më tepër se sa kaq, anëtar i KLD. Kjo është një zgjedhje tjetër e rëndësishme, e të gjithë trupës gjyqësore të Republikës së Shqipërisë.

Gjyqtari Tritan Hamitaj me një karrierëe të pasur në Mallakastër, Fier, Lushnjë dhe Durrës, si ndihmës gjyqtar dhe gjyqtar, ashtu sikurse edhe kryetar i gjykatës së Lushnjës, spikat për këmbënguljen apo zellin për shkollim, kur sheh se për 10 vite rresht ka ndjekur studimet për ekonomist, si edhe për masterin e vonët në një universitet privat të Tiranës. Ky gjyqtar zgjidhet në 2010 në KLD dhe përveç mësimmarrjes shquhet edhe për mësimdhënie, si pedagog i jashtëm në Universitetin “A.Xhuvani”, Durrës.

Astrit Haxhialushi, me shkollim korrespondence që prej vitit 1994 deri në 2010 ka qenë gjyqtar vetëm në qytetin simbol të demokracisë Kavajë. Në 2010-n, KLD e promovon gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë. Në 2012-n, trupa e gjyqësorit e zgjedh anëtar të KLD, për të gjithë arsyet që një individ, jurist në karrierë duhet të plotësojë për t’u promovuar në këtë detyrë.

Tre anëtarë të tjerë të KLD “rastësojnë” që të jenë diplomuar dhe të kenë kryer të njëjtën klasë/kurs shkollor me znj. Argita Berisha (Dritan Hallunaj, Lulzim Lelçaj dhe Artan Broci, ky i fundit njihet si vëllai i dëshmorit të demokracisë Arben Broci).

Ndërsa dy anëtarët e mbetur të ekipit “11” të KLD, Z. Elvis Cefa dhe Z. Dritan Caka, njihen si katapultime personale të ish-Kryeministrit të Shqipërisë, z. Sali Berisha.

I pari ka një karrierë të hapur protagonizmi pro-familjaro-berishian, në të gjitha strukturat që është dërguar të militojë. Ndërsa z. Caka, si gjetje e minutave të fundit zgjidhet në vitin 2011, anëtar i KLD duke patur një karrierë “të spikatur” vetëm në një rreth të vogël si ai i Lushnjës, me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të ish-Kryeministrit të Shqipërisë.

Për Nr.1 të këtij ekipi të KLD, zotin president nuk është e nevojshme të kryhet asnjë hulumtim për cv apo karrierën e tij, pasi vlerat i ka të padiskutueshme në atë post, ashtu si edhe Nr. 1 i kombëtares gjermane, z. Manuel Nojer.

Kryeministri i Shqipërisë, maxhoranca qeverisëse në tërësi i janë “turrur” kësaj KLD-je ndërkohë që ajo ka më shumë se 300 ditë që vazhdon ndeshjet e saj pa asnjë barazim apo humbje. Por deri tani vetëm sa e gulugisin 11-çen e hekurt të KLD. Votimet përfundojnë gjithnjë 11 me 4, apo 12 me 3.

Ndërkohë parlamenti, që nënkupton Qeveria ka filluar të mendojë, drafto-jë, propozojë dhe të amendojë disa nene të cilat mund të “pickojnë” dy apo tre nga “lojtarët” e KLD. Sigurisht që ekipi do vazhdojë të luajë fort edhe pas kësaj.

Për 1 muaj, populli mbaroi së vuajturi apo shikuari kampionatin botëror, ndërkohë që duhet të shohë dhe vuajë çdo ditë të muajve paskëtaj, të gjithë lojën e lojtarëve të KLD… të gjyqësorit tonë, i cili zgjedh KLD, për të ndenjur i zgjedhur aty ku është, ashtu siç është. Ndërkohë, qeveria e kap lepurin me qerre!

 

 * Në numrat në vijim DITA do paraqesë lidhjet direkte të sistemit gjyqësor, me Profesoren e këtij sistemi gjyqësor, znj. Argita Berisha. Njerëzit e lidhur dhe të promovuar direkt nga ajo. Përse z.Berisha ka frikë nga shembja e kalasë që ka ngritur e bija. Pasuritë e gjyqëtarëve, anëtarëve të KLD, prokurorëve dhe operatorëve të drejtësisë. Përse segmente të caktuara në organet qeverisëse të sotme ndihmojnë në mbulimin e aferave në sistemin e drejtësisë. Ku duhet të godasë Ministri i Drejtësisë?

 

 

***

Kampionet e KLD, nje ekip qe nuk i mposht dot as…Gjermania

  

Nishani BujarBujar NISHANI- Nr 1

KRYETAR I KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË

                           Data e zgjedhjes si anëtar: 26.07.2012

 

 

broci artanArtan Broci    2             ANËTAR I KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË

Data e zgjedhjes si anëtar: 14.12.2012

Datëlindja: 03.03.1973

Vendlindja: Shkoder
Vendbanimi: Tirane

Arsimimi:

1991 – 1995 Fakulteti i Drejtesise Tirane. Titulli Jurist.

Zgjedhur si anëtar i KLD me Vendimin e Konferences Kombetare Gjyqesore datë 14.12.2012.

Punësimi/karriera:

1992-1994, Radio-Televizioni Shqiptar.
1994-1996, Kontrolli i Larte i Shtetit.
1996-2010, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane.
2010 e ne vazhdim Gjykata e Apelit Tirane

 

Astrit HAXHIALUSHI 3


astrit-haxhialushiANËTAR I KËSHILLT TË LARTË TË DREJTËSISË

Data e zgjedhjes si anëtar: 14.12.2012

Datëlindja:20.05.1968
Vendlindja:Kavaje

Arsimimi: Jurist(Korrespondence)

1 – Diplomuar me titullin “Jurist” ne vitin 1994 ne Universitetin e Tiranes, Fakulteti i Drejtesise.
2 – Diplomuar ne vitin 1991 ne degen Matematike-Fizike ne Fakultetin e Shkencave Natyrore, Universiteti i Shkodres “Luigj Gurakuqi”.
3 – Diplomuar ne vitin 2011 “Master i Nivelit te Dyte” ne Shkencat Juridiko – Penale, Universiteti “Justiniani I”, Fakulteti i Drejtesise.

Punësimi: 

30.06.1994 – 19.05.2010, Gjyqtar dhe Kryetar i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kavaje.

20.05.2010 e ne vazhdim, Gjyqtar i Gjykates se Apelit Tirane.

Lulzim LELÇAJ 4    (Foto ne internet)     ANËTAR I KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË

lelcaj lulzimData e zgjedhjes si anëtar: 25.04.2013

Datëlindja: 20.01.1972

Vendlindja: Shkodër

Arsimimi: 1991-1995, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë.

  • Korrik 2002, Master në “Studime Europiane”. Universiteti i Tiranës.
  • 2003-2004, Provime pasuniversitare pranë Departmentit të së Drejtës Penale, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
  • Korrik 2009, “Doktor” në të Drejtën Penale

Eksperienca e Punës: 1995-2005, Pedagog efektiv në Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Shkodrës”LuigjGurakuqi”.1996–2000,Dekan i këtij Fakulteti
2005 – vazhdim, Pedagog i jashtëm në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”2007 – vazhdim, Pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës.
Tetor 05 – Gusht 06, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Doganave.
Gusht – Shtator 06, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI. Drejtor i Mbikqyrjes, Kontrollit tëLigjshmërisë dhe Ankesave.
Shtator 06 – korrik 2007, Drejtor i Shërbimit Juridik në Kuvendin e Shqipërisë.
Korrik 2007 – vazhdim, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Legjislativ në Kuvendin e Shqipërisë

 Dritan HALLUNAJ 5

hallunaj dritanANËTAR I KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË

Data e zgjedhjes si anëtar: 15.11.2010

Datëlindja:05.07.1973
Vendlindja: Shkodër

Arsimimi:

1991-1995 Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë

Punësimi:

1996-1998 Përmbarues gjyqësor në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

1998-2003 Gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

2004 e në vazhdim Gjyqtar i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

2008 Kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

03.11.2010 Jep dorëheqjen nga fuksioni drejtues i Gjykatës

 

 

 Flamur KAPLLANI 6

kapllani flamurANËTAR I KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË

Data e zgjedhjes si anëtar: 15.11.2010

Datëlindja:13.04.1967
Vendlindja: Skrapar

Arsimimi:

1993-1997 Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë (korrespondence)

Punësimi:

1997-2000 Nd/gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Skrapar.

2000-2007 Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Mirditë.

2007 -2010 Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës.

2008 -2010 Kryetar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës.

01.04.2010 Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Hysen SALIKO 7

saliko hysenANËTAR I KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË

Data e zgjedhjes si anëtar: 08.04.2011

Datëlindja: 05.02.1959

Vendlindja: Qinam-Kolonjë

Arsimimi:

1974-1978: Mbaruar shkollën e mesme “Petro Nini Luarasi” Ersekë, me rezultate të shkëlqyera.

1991-1994: Kryer Fakultetin e Drejtësisë-Universiteti Tiranë (me korrespodencë)

Gjuhë e huaj:

Gjuha Italiane e mbrojtur, nota 9.

Gjuha Angleze, Ruse (dobët)

Zotëroj programet kompjuterit Word, Exel dhe njohuri për Internetin.

Karriera: 25 Maj 2010 e në vazhdim, Gjyqtar i Gjykatës së Apelit Vlorë
17 Dhjetor 2007 deri më 25.05.2010, Inspektor i K.L.D.
1 Shtator 2007 deri 17.11.2007, në dispozicion të K.L.D.
Nga 6 Korriku 1994 deri me 31.08.2007,  Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kolonjë.
Për periudhën 1 Dhjetor 1993 deri në 6 Korrik 1994, Ndihmës- Gjyqtar efektiv në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kolonjë.
Gjatë viteve 2000-2001 i zgjedhur si anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Konferencës Gjyqësore.
Gjatë vitit 2007 i rizgjedhur si Anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Konferencës Gjyqësore.

Tritan HAMITAJ 8

hamitaj tritanANËTAR I KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË

Data e zgjedhjes si anëtar: 15.11.2010 

Datëlindja: 07.07.1971

Vendlindja: Ballsh

Arsimimi:

1992-1996 Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë (me shkëputje nga puna)

1991 – 2000 Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Dega Financë (pa shkëputje nga puna)

07.03.2011 Universiteti ‘Justiniani I’ Tiranë Master i nivelit të dytë në shkencat juridiko – penale

Punësimi:

1996-1998, Ndihmës gjyqtar në Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mallakastër

1998-1999, Ndihmës gjyqtar në Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier

1999 -2010, Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë

2006-2010, Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë.

01.04.2010 – aktualisht, Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.

2009 – 2012-09-18, Lektor i jashtëm në Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’, Durrës Lënda ‘Procedura Penale’

Gjin GJONI 9

ANËTAR I KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË
gjoni gjinData e zgjedhjes si anëtar i KLD-së: 04.06.2013

Datëlindja : 09.03.1970
Vendlindja: Lezhë
Arsimi: 2010-2011, Master në “E drejta e Biznesi Europian”, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

1993-1994, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës,

Eksperienca në punë:
31.05.2013, Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë
12.03.2013, Zëvendëskryetar i Konferencës Gjyqësore Kombëtare
05.07.2013, Anëtar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës
2009-Vazhdim, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.
2006-2007, Ekspert pranë Këshillit të Evropës në Strasburg, në Komisionin e Çështjeve Penale.
2003-2012, Ekspert pranë Këshillit të Evropës në Strasburg, në Komisionin Europian të Luftës Kundër Terrorizmit
1999-2000, Pedagog i Jashtëm në Fakultetin e Inxhinierisë Gjeologji-Miniera, Universiteti i Tiranës
1994-2009, Gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
1996-1997, Pedagog i jashtëm pranë Akademisë së Policisë Tiranë.
1993-1994 , Nd/gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Dritan CAKA 10

caka dritanANËTAR I KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË

Data e zgjedhjes si anëtar: 08.04.2011

Datëlindja: 24.12.1975

Vendlindja: Lushnjë

Vendbanimi: Tiranë

Arsimimi:

1998 – 2001 Shkolla e Magjistraturës Tiranë. Titulli “Magjistrat gjyqtar”.

1994 – 1998 Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Titulli “Jurist”.

2010 – 2011 “Master shkencor në të drejtën penale” – Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Punësimi/karriera:

Shtator 2000 – 2001: Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Tetor 2001 e në vijim: Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë

Shkurt 2006 – Tetor 2006: Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë.

Elvis ÇEFA 11

cefa elvisZËVENDËSKRYETAR I KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË

Data e zgjedhjes si anëtar i KLD-së: 12.04.2012.

Data e zgjedhjes si Zëvendëskryetar i KLD-së: 07.08.2012.

Datëlindja: 28 shtator 1973

Vendlindja: Tiranë

Vendbanimi: Tiranë

Arsimimi:

2009 – 2011 Master i Nivelit të dytë me drejtim publik “E drejtë europiane dhe kushtetuese e krahasuar” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.

1992 – 1996 Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

1988 – 1992 Shkolla e mesme e përgjithshme “Jordan Misja” Shkodër.

 

Eksperienca në punë:

Janar 2009 – gusht 2012 Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë.

Shkurt 2006 – janar 2009 Inspektor në Departamentin e Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Atikorrupsion në Këshillin e Ministrave.

Shkurt 2005 – shkurt 2006 Jurist në Departamentin Juridik dhe Kontrollit të Cilësisë në Kontrollin e Lartë të Shtetit Tiranë.

Maj 2004 – janar 2005 Jurist në Drejtorinë e Auditimit të Brendëshëm në Ministrinë e Shëndetësisë.

Shtator 2000 – maj 2004 Inspektor në Drejtorinë e Kontrollit Financiar pranë Prefektit të Qarkut Tiranë.

Prill – shtator 2000 Drejtor i Departamentit Rajonal Tiranë të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Nëntor 1996 – mars 2000 Inspektor në Kontrollin e Lartë të Shtetit, Tiranë.

July 16, 2014 00:08
Komento

10 Komente

  1. TATI July 16, 12:32

    SALI
    MAVRIU
    VRE
    VETEN
    SE
    VARRI
    GJIRIZ
    DO
    TE
    BEHET!

    Reply to this comment
  2. N.VJOSA July 16, 13:37

    E pa kuptueshme kjo ngadalesi dhe mefshtesi politike e Qeverise Rama-Meta!
    Tronditese kjo gjendje katastrofike e Çerdhes kriminale te Sali Krimit me emrin KLD !
    Si mund te durohet qe nje Gjykates i korruptuar dhe kriminel te gjykoje Kriminelin dhe Hajdutin!
    Gjykates primitiv me nje formim medioker!
    President partiak, revole ne duart e Sali Kodoshit !
    Hajde mos thuaj po deshe qe Republika shqiptare eshte nje shtet i kapur nga Krimi!
    Dhe Kryekrimineli Sali bertet çdo dite se Mazhoranca qeveriset nga Krimi!
    I shkon kjo gjuhe nje Kryekrimineli, qe te mbrohet nga akuzat per vrasje, vjedhje dhe shkaterrim katastrofal te shtetit shqiptar!
    Domethenes ky shkrim i Ditas :
    11 MALIQET E SALIUT MBROJNE VEPREN KRIMINALE TE KAPOS SE TYRE ,
    VJEDHIN PER VEHTE DHE SHKATERROJNE PERFUNDIMISHT SHTETIN E SE DREJTES!
    META -RAMA,
    Shkundunui nga plogeshtia dhe mefshtesia!
    Jepuni shqiptareve Presidentin e tyre dhe gjykatsit e vertete , shkaterroni nga themelet Çerdhen Mafjoze , KLD-ne e Sali Oktapodit te Mafjes!
    Çdo vonese i kushton shume Popullit shqiptar qe u votoi me shumice!
    Veproni sa nuk eshte vone!
    Ndryshe popullariteti juaj do te bjere me shpejtesi!

    Reply to this comment
    • E VERTETA July 16, 15:38

      Nuk eshte kollaj o N.Vjosa ! Jane shume fije te ngaterruara. Enveri i rregullonte keto punet malinje. I operonte aq mire sa nuk linte anje metastaze. Ah Enver, Enver, te ndritte shpirti aty ku je !

      Reply to this comment
  3. Manastir July 16, 15:22

    E tmerreshme, turpeshme e deri ne kufijte e marrezise kriminale/.
    Te gjithe pa perjshtim me fakultete te mbaruar mbas viteve 90-te , ku njeri si Gjini me nje vit fakultet dhe nje vit master; ekspert ne keshillin Europian /.
    Thuajse me moshe mesatare 43 vjeç.
    Qe ketu ka marre fund prestigji dhe autoriteti juridik i Republikes se Shqiperise.
    Diplomat e ketyre monstrave te KLD, vlejne zero, idem si diploma e birit te ish kryetarit Lega
    Nord Itali e dhene nga Universiteti (asil nido) i modulit salke.
    Per presidentin e republikes z. Nishani bej publikisht kete pyetje:
    Sa eshte mosha mesatare e KLD-ve ne shtetet; Itali dhe Greçi qe jana anetare te BE-se, dhe
    gjeografikisht shume afer nesh/ ?.
    .

    Reply to this comment
  4. turp July 16, 16:06

    Po keta famazot te tere me korospodent paskan mbaruar. Me lek shkollen me lek dhe punen. Ajde ajde. Turp

    Reply to this comment
  5. CAJA E VAKUT TE TABAKEVE July 16, 17:34

    NJE QI-NAMAS (WOW) NE KLD

    Sting, kengetari i talentuar anglez qe jeton ne rrethinat e Firences, eshte i fameshem jo vetem per zerin dhe kenget tashme “disqe te arta”, por edhe ka NAMIN si Q. res deri ne nente orgazma njeren pas tjetres, edhe pse i afrohet te gjashtedhjetave. Dihet se nuk eshte nga Radovicka e Kolonjes, e nuk ka luajtur futboll ne rrepirat e Hollmit hijelarte. Nuk flet as edhe rusishten e ne italisht rreket ne nje fare menyre per te mbijetuar ne Toskanen e fameshme.

    U shungullova kur pashe mes skuadristeve te KLD-se Hysenin e Tekiut te Salikove nga Qi-nami i Kolonjes. Meqe rusishten (gjuhe e domosdoshme per te qene anetar i KLD-se) e njeh dobet, ka gjasa qe njohurite per tu lidhur iternet mund te kene qene faktoret dominues per emerimin e tij.

    Pak e çuditeshme, po megjithate u mesuam tashme me çorba te tilla dhe nuk para mrekullohemi me.

    Po ja qe na doli se qenka edhe Qinamas, ja pse eshte pranuar si skuadrist ne KLD. Kujdes ju banoret prapa Bankes se Fullanit, se ky Qinamasi qe nuk shikon as kisha e as xhamia, i mbetur me “gisht” ne dore ne KLD-ne e Çefes dhe te vallzuesit te “Lumturise” Mehmeti – alias Nishani -, mund te provoje me ju per te gjetur fene e vetme te Qi-namit …. qi-namerine.

    Reply to this comment
  6. sofra July 16, 18:57

    REDAKSIA!!!
    Ju i dini vete punet tuaja, por kam pershtypjen qe keto gjera duhen publikuar edhe me video.
    kanalin ne YOUTUBE e keni.Keto jane gjera shume interesante qe mund te sherbejne si pika referimi per shume njerez. Publikimi i tyre ne forma te ndryshme, do te shtonte valen e perhapjes…Po te lexonin njerzit kaq shume, ketu s’do ndodhnin kto marrezira pa fund.

    Reply to this comment
  7. aratisur,syrgjynosur July 17, 00:41

    KLP,KESHILLI LARTE PADREJTESISE,AH MOJ SHQIPERI E SHKRETE SI TE KATANDISEN XHANBAZET BLU-ROZEMAVI

    Reply to this comment
  8. MARKO July 19, 21:51

    Kld= Lumi Lane

    Reply to this comment
    • Sadriu. September 8, 19:21

      Këta janë Këshilli i lartë i injoracës dhe i hajdutërisë. Dhjetra sdutent të mirë-arsimuar ditën madje edhe magjistrat nuk promovohen se janë këta hajdutët e plepave dhe të korrospodencës aty ?! O Zot si e kanë degraduar sitemin këta plehra.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*