16 mijë automjete në Shqipëri nuk presin siguracionin

May 22, 2018 15:59

16 mijë automjete në Shqipëri nuk presin siguracionin

Rreth 16 mijë makina që qarkullojnë në Shqipëri janë pa prerë siguracionin.

Shifrën e ka dhënë drejtori ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Ervin Koçi, i thirrur për herën e tretë që të raportojë në Komisionin e Ekonomisë. Koçi sqaroi se këto mjete kanë paguar taksën e regjistrimit, por nuk kanë sigurim.

“I kam kërkuar Drejtorisë së Transportit Rrugor marrëveshje që të vihet kusht prerja e siguracionit para se të paguhet taksa e regjistrimit, më është përgjigjur që nuk është agjent tatimor. Jam duke vazhduar kërkesën në instanca të tjera”.

Koçi tha se ka marrë disa masa për zbatimin e ligjit dhe rregullave edhe ndaj shoqërive të sigurimit që operojnë në Shqipëri, ndërsa Komisioni i Ekonomisë vijoi t’i kërkojë vendosjen e autoritetit të institucionit që ai drejton. Kërkesa erdhi sërish pasi ai pranoi se disa nga kompanitë nuk kanë zbatuar masat e rekomanduara nga AMF.

o.j/dita

May 22, 2018 15:59
Komento

2 Komente

  1. XXXL May 22, 18:19

    Shume mire e bejne por numri duhet te jete shume me i madh, apo te bejne me para Shoqerite e Sigurimeve qe kur te ndodh aksidenti e ke te drejte te sjellin verdalle e te zvarrisin si qen rruge dhe ne fund te japin apo nuk te japin gjysmen e demit qe te eshte bere ne makine.
    Mos fol per automjete te pasiguruara por llap per Shoqeri Sigurmesh qe jane bere miliar-derre ne pak vite duke u futur doren thelle ne xhep qytetareve shqiptare dhe nuk te pergjigjen ne kohe dhe me vleren e plote. Toc.

    Reply to this comment
  2. realisti May 23, 23:56

    Shoqerite e sigurimeve jane hajdute me licence. Po nuk bleve mallin e hajdutit policia te ve gjobe! Imagjinoni se sa i lumtur do te ishte fshatari nese policia do te gjobiste ate qe nuk blen domate! Dhe prap nuk ka te krahasuar sepse ne rastin e fshatarit ti jep parate dhe mer menjehere mallin, kurse ne rastin e siguracionit mallin ose sherbimin e mer me “neqoftese,, qe dotethote se, ne qoftese nuk perplasesh me makine ti paguan per te marre pikerisht ”asgjene”.A nuk eshte ky nje hajdutllek i paster? Dhe per te blere “asgjene” te detyron dhe policia kjo pastej eshte maksimumi i hajdutllekut. I keni pare hajdutet me maska qe vjedhin miletin? Ato jane diletant amatore. Keta te siguracioneve jane profesioniste te vetete .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*