16 muaj burg për vrasje, gruaja e viktimës: Dënim skandaloz!

April 29, 2014 10:45

16 muaj burg për vrasje, gruaja e viktimës: Dënim skandaloz!

Gruaja e mekanikut që u vra për një gërvishtje makine disa muaj më parë në Tiranë shprehet se dënimi që i ka dhënë gjykata autorit të ngjarjes është qesharak.

“Gjykata ka dhënë një dënim qesharak dhe skandaloz për vrasësin e tim shoqi. Nuk mund të pranoj dot faktin që një vrasës gjakftohtë të dënohet vetëm më 16 muaj burg, shprehet ajo për gazetën “Shqip””.

Naxhija, gruaja e Gëzim Karajt, i cili mbeti i vrarë pas një sherri banal me 28 gusht 2013. Gjithçka nisi për shkak të gërvishtjes së makinës së të dashurës së autorit të krimit. Autori Artenc Shehu, fillimisht u hetua me akuzën e vrasjes me paramendim, atë të vrasjes me dashje dhe më pas, gjykata e dënoi vetëm për vrasje nga pakujdesia. Drejtësia është “kujdesur” më së miri për këtë të pandehur, pasi edhe kërkesa e prokurorisë për dënimin përfundimtar të tij ka qenë e lehtë. Gjatë konkluzioneve përfundimtare, prokurori kërkoi dënimin e tij me tre vite burg, por duke qenë se i pandehuri kërkoi gjykim të shkurtuar, dënimi i shkonte në dy vite burg. Pavarësisht konkluzioneve të akuzës, gjykata mund të vendoste një tjetër masë dënimi, madje edhe më të lartë. Por, në fund të shqyrtimit gjyqësor, gjykata e dënoi këtë të pandehur vetëm dy vite burg, ndërsa si rrjedhojë e gjykimit të shkurtuar, ai u dënua përfundimisht me 16 muaj burg.

Naxhija thotë se asnjë përfaqësues i organeve të drejtësisë nuk e ka marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitares okulare.

“Asnjë. Më vjen keq se askush nga organi i drejtësisë nuk ka ardhur që të më marrë në pyetje. Unë jam dëshmitarja okulare. E pashë ngjarjen nga dritarja dhe e di shumë mirë se çfarë ka ndodhur. Ndërkohë që askush nuk ka ardhur që të më pyesë për vrasjen e tim shoqi. Disa ditë më vonë, një nga këta të policisë erdhi dhe më pyeti. Ndërsa gjatë hetimeve, nuk trokiti kush në derën time, për të marrë vesh se çfarë kishte ngjarë. Madje, ata nuk na kanë njoftuar as për seancat gjyqësore. Ne jemi pala e interesuar. Dënimin e tij e mora vesh vetëm me anë të medieve”, shprehet ajo.

 

April 29, 2014 10:45
Komento

13 Komente

  1. Nikolaj April 29, 11:17

    Prandaj vazhdon vetgjyqsia se kemi kèto palo gjykata.
    Znj.Naxhie bèjani vet gjyqin duke dènuar gjykatsin sèbashku me gjith vrasèsin.

    Reply to this comment
  2. kujjtimi itali April 29, 11:34

    dhe kjo eshte drejtesia jone!!! dhe ankohemi per vetgjygjsi cfare dete be je kjo zonje kur nga drejtesia shqiptare injorohet gjithcka. ka shume gjin gjoni qe duhen pastruar nga drejtesia
    shqiptare, ka shume kursante te plepave qe duhen denuar dhe shume me rende se vendimet e tyre qe kane dhene.akuza bashkunim ne krim sepse gjygjtari kur fal ose nuk denon nje person
    eshte bashkepuntore i drejteperdrejte………..

    Reply to this comment
  3. Meno April 29, 11:35

    Ne rast se dikush nga familja e te vrarit do vras per hakmarrje eshte mire ta filloje me gjyqtarin qe ka dhene nje denim qesharak. Pikerishte keta rrugaç gjyqtar jane shkaktare te nje seri te rende krimesh.

    Reply to this comment
  4. kacureli April 29, 12:14

    Ne qofte se do te ishte nje aksident dhe , mun te faleshe nga shpirti i kasaj Zonje por nje drejtesi e tille ka per ta lene Shqiperine , akoma jashte Europe . Nqs do ishte cenuar nje Gjyqtar ose nje titullar policie , cdo gje do te ishte ndryshe por per nje mekanik te shkrete , askujt si bie ne sy ka thene drejtesia ne duart e Prokurorit dhe gjyqtarit .Ngushellime familjes ,

    Reply to this comment
  5. Rikard Balsha Sr. April 29, 12:21

    PO BEHET LLALLA GJIZE

    Skandali fillon nga hetuesit e nje krimi per te perfunduar me pas ne poshtersite e gjyqtareve njelloj te korruptuar.

    Adriatik Llalla, para se te shndrohesh ne gjize, kete hetuesin qe kerkoi vetem tre vite burgimi per nje kriminel ordiner te rrezikshem, duhet jo vetem ta largosh nga detyra por edhe ta denoncosh per abuzim me ligjet si pasoje e korruptimit.

    Mbaj mend nje rast te ngjashem te nje gangsteri qe te vriste vetem me forcen e duarve dhe qe gjyqtari e cilesoi si “makine vrasese”.

    Vrasje nga pakujdesia? Po talleni me jeten e shqiptareve Adriatik Llalla me shoke, po pasuroheni me gjakun e tyre. Mos e harroni kete qelbesirllek, nuk do keni mundesi te justifikoheni ne nje te ardhme mjaft te afert, respektoni ligjin per kriminele te tille te shemtuar.

    Per gjyqtaret qe dhane nje denim te tille eshte e kote te behet polemike: per para shesin edhe te emen e tyre.

    Edhe per Artan Didin kam nje verejtje, per menyren si jane bere hetimet policore, pa degjuar te vejen e Karajt, si deshmitare ne vendin e ngjarjes. Eshte i pa pranueshem nje qendrim i tille, krijon precedent te pa desherueshem edhe per raste te tjera si ky, me shprese qe te mos ndodhin me. Pergjegjesve te hetimit duhet jo vetem tu tregohet dera, por duhet tu ndalohet me ligj te kalojne edhe para policise si qytetare te thjeshte.

    Reply to this comment
  6. Kanan April 29, 13:23

    he more gazetare qfare prisni shkoni takoni gruan e te ndjerit … shikoni dosjen policija gjygjesore ..prokurori… gjykatesi ky trekendesh i bermudes mbrojne vrasesit marrin leket e lyera me gjakun e viktimave …dhe ju si gazetare te fjales se lire mjaftoheni me nje artikull te thate u denua 16 muaj.. populli tek ju e ka shpresen .. kerkoni qfare u be me kryetarin e gjykates se pukes.. meziun e kamzes ..me minatorin e mirdites qe ju erdhi ne redaksi me copen e mineralit qe kishte perqindje te larte ari dhe firma turke nen preteksin se po ben termocentral mbush kamionat dhe i qon ne portin e durresit… me keto gjera merruni e jo me pirsinge .. tatuazhe ..e zogun e tunes

    Reply to this comment
  7. nino April 29, 13:54

    E pse nuk shkruajne gazetaret a duan materjal ja korrupsioni , apo fanin e ka ai qe vdes. Mjere njerzia tek ne ku duhet te besoj e shpresoj .

    Reply to this comment
  8. kastriot April 29, 15:04

    Eshte kaq absurde,sa qe duket si e pavertete.Keshtu,fillon e i vihet cmim jetes…pra shitje e blerje e gjithckaje,ku drejtesia e shtrember ke paketen kontrolluese.Te shohim reagimin e atyre qe duhet te reagojne shteterisht….

    Reply to this comment
  9. korabi April 29, 15:06

    Ngushellime zonje enderuar …Por ata qe nuk kan zarfet plot jane te detyruar te durojne cdo padrejtesi ..Vritet ne mes te tiranes ..nje njeri i pafajshem …pse debatoi me nje ruspi …….dhe perfundimi 16 muaj denim ….Nje tarfikant femrash ….vritet nga pislleqt e bera ….dhe denojne nje njeri te pafajshem ,,,,,,25 vjet ,,pasi kish ber nje grindje me pare ……Ja kjo eshte Drejtesia e degjeneruar shqiptare …Nu bejne gjyqe …jo vetem ven ne peshe zarfet ……nga rendon me shume ….ne ate krahe eshte drejtesia ……do zoti mer hak,per keta sharlatane dhe per familjwt e tyre te degjeneruara .

    Reply to this comment
  10. USHTARAKU April 29, 15:36

    po te kishte drejtesi ai do kalbej ne burg por dhe ajo edashura e tij do burgosej, se ajo e thirri dhe kjo hyn ne vrasje me bashkepunim por kjo eshte drejtesia jone

    Reply to this comment
  11. Labi-Boston April 29, 16:07

    Vetgjyqesia duhet te filloje qe nga kryekrimineli Sali Berisha i Vicidolit.

    Reply to this comment
  12. MARKO April 29, 22:24

    Drejtesi si nje gjiriz qe ndot shoqrine tone.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*