Çilizmi si Apologji e Banditizmit Politik

Nga Viktor Malaj June 16, 2013 11:55

Çilizmi si Apologji e Banditizmit Politik

“Mos nderoni njerëzit më shumë se të vërtetën” – Platoni

 

“Para pak ditësh ndoqa emisionin e moderatorit Artur Zheji. Të ftuarit e Zhejit duhet të jepnin mendje se për cilin duhet të votojnë shqiptarët më 23 qershor, për Sali Berishën apo për Edi Ramën. Midis të ftuarve ishte edhe z. Henri Çili. Shkak për këtë shkrim u bënë tri pyetje, që Çili u drejtoi të ftuarve. Si rregull pyetjet i drejton moderatori. Ajo që nxiti shkrimin nuk ka të bëjë me faktin që një i ftuar bën pyetje të ftuarve, por me përmbajtjen e paramenduar të pyetjeve dhe qëllimin e tyre.

Nuk është e tepërt të them se në të gjithë botën, shumica e shtetasve i ndërtojnë marrëdhëniet e tyre me regjimet dhe qeveritë duke u bazuar në interesat e veta. Këta lloj shtetasish i përkasin vetes dhe, e shumta, familjes së tyre.

Deri këtu nuk ka gjë të keqe. Mbi këtë bazë këta shtetas krijojnë vlerësimet e tyre për sundimtarët, ndërtojnë sjelljet e tyre ndaj qeverisë dhe bëjnë zgjedhjet e tyre nëpërmjet votimit, (atje ku i kanë këto mundësi). Henri Çili, moderatori apo kushdo tjetër nuk përjashtohen nga e drejta për të zgjedhur në përputhje me interesin e tyre dhe nuk janë të detyruar të pohojnë të vërtetën e hidhur se shqiptarëve u është mohuar e drejta për t’u shprehur me votë.

E keqja dhe e dëmshmja fillon kur shtetasit, në saje të pozitës së fituar apo dhuruar për shkak të shërbimeve të kryera, bëhen persona publikë dhe pozitën e tyre e propagandojnë si raport të të gjithë shoqërisë me shtetin, privilegjet e tyre përpiqen t’i paraqesin si mirëqenie të shoqërisë. Si rezultat i kësaj, këta individë nisin të kërkojnë nga populli që edhe ai të ketë të njëjtin vlerësim për pushtetin e radhës, duke i shërbyer kështu përjetësimit të tij.

Vetëm një pjesë e vogël e shtetasve e çmojnë qeverinë për sjelljen e saj ndaj gjithë shoqërisë dhe, në këtë mënyrë, përcaktojnë marrëdhëniet e veta me të. Këta shtetas, ose heshtin ndaj arbitraritetit të qeverisë (kur nuk kanë guximin e duhur), ose ngrenë zërin e protestës (idealistët), por asnjëherë nuk pranojnë të rreshtohen në Gardën Politike, Propagandistike apo Administrative të pushtetarëve që shkelin interesat e shtetasve të tjerë.

Po le të ndalemi tek kategoria e parë, pra tek ata që kërkojnë nga populli që edhe ai t’i vlerësojë sundimtarët si ata. Për këtë le ta ndalim vështrimin mbi tri pyetjet që Henri Çili u drejtoi kolegëve, Ngjelës dhe Nazarkos:

1. Cili është më demokrat, Rama apo Berisha? 2. Cili prej tyre sillet në përputhje me ligjin? 3. Cili prej tyre, Rama apo Berisha është administrator më i mirë? Sapo shtroi pyetjet, Çili dhe drejtuesi i emisionit manifestuan sjellje ironike dhe provokuese sikur t’i kishin zënë mat të ftuarit në studio.

Para pak vitesh, një i njohuri im më pati thënë se nuk kishte aq shumë kohë sa ta humbiste duke lexuar Çilin dhe shokët e tij. Nuk mendoj se ky arsyetim (për të kursyer kohën) është i drejtë. Persona si Çili meritojnë vëmendje për arsyen që thamë, por edhe sepse, ndërsa sot shfaqen si Gardë Propagandistike Berishiste, nesër mund të paraqiten si mbrojtëse pa kushte të pushtetit të opozitës së sotme. Me fjalë të tjera, pavarësisht se në mbrojtje të kujt paraqiteten, individë si Çili mbeten gjithmonë të dëmshëm dhe madje të rrezikshëm. Kjo është arsye e mjaftueshme për t’i lexuar dhe për të qenë syçelur ndaj tyre.

Me pyetjen e parë, Çili nuk e vë aspak në dyshim qenien e Sali Berishës demokrat. Ndërkohë që njerëzit e arsyeshëm e kanë të pamundur të mos pyesin veten: Si mund të konsiderohet demokrat një politikan që e zhyti vendin e vet në kaos derisa erdhi në pushtet në vitin 1992 dhe që asnjëherë nuk ka pranuar ta dorëzojë pushtetin politik në mënyrë paqësore, megjithëse i është dorëzuar dy herë paqësisht dhe me procedurë demokratike? (Përse duhet të besojmë se kësaj radhe do ta dorëzojë paqësisht?) A mund të jetë demokrat njeriu që, për të mos iu nënshtruar vullnetit të popullit të vet, falsifikon zgjedhjet (2009, 2011) apo i dhunon ato (1996)? Qysh kur kryen këto veprime, ky lloj politikani dhe forca e tij politike që bashkëpunon në kryerjen e tyre, pushojnë së qeni alternativë. Si mund të konsiderohet demokrat një politikan dhe partia e tij kur marrin me dhunë pushtetin (shtator 1998) dhe e deklarojnë këtë fakt në TVSH dhe pastaj detyrohen të ikin me bisht nën shalë? (Në fakt bishtin e futën në shalë prej qëndrimit që mbajtën BE dhe SHBA). Si mund të jetë tolerant dhe demokrat një politikan që nuk pranon të takohet në zyrën shtetërore as me paraardhësin dhe as me pasardhësin e tij në atë post dhe, nga ana tjetër, për 23 vjet qëndron në krye të partisë si “i pazëvendësueshëm”, i pakritikueshëm, i padorëhequr edhe kur ka humbur disa palë zgjedhje? Nëse Çili dhe të ngjashmit me të i konsiderojnë gjepura këto, atëherë le t’iu referohen dokumenteve dhe deklaratave të shteteve perëndimore, tashmë të njohura nga shumëkush. A mund të na thotë Çili se kush është ai që ka mundësuar që “Popullit shqiptar i është hequr mundësia të ndërrojë lirisht qeverisjen e vet” (Departamenti i Shtetit-Country Reports 2012) ?

Me pyetjen e dytë Çili u thotë teleshikuesve se nuk ka dyshim që Sali Berisha sillet më mirë me ligjin sesa Edi Rama. Po çfarë ligjshmërie ka parë Henri Çili në sjelljen e Sali Berishës, kur gjithë shqiptarët e dinë se Sali Berisha është individi që ka shkelur më shumë ligje, gjatë këtyre 23 viteve, se kushdo tjetër? I ka shkelur ato, jo vetëm duke mos u paraqitur para drejtësisë kur është thirrur apo duke miratuar nja dyzet ligje e VKM të shpallura antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese, por duke e shndërruar gjithë Shqipërinë në një Ruzhdie, duke zhvilluar kontrabandën e naftës e të armëve (të pranuara nga vetë ai), duke lejuar dhe inkurajuar funksionimin e një Karteli Droge (Lazarat), duke rrahur për vdekje gazetarë (midis tyre edhe Edi Ramën me të vëllanë) dhe deputetë, duke burgosur kundërshtarë politikë (të paktën, për Nanon është e konfirmuar ndërkombëtarisht dhe ligjërisht), duke djegur e mbyllur redaksi gazetash (“Koha Jonë” në mars 1997, “TemA” gjatë regjimit të dytë), duke tentuar të tjetërsojë territorin e RSH për përfitime politike personale, duke urdhëruar përdorimin e artilerisë, aviacionit dhe Lëndëve Helmuese Luftarake kundër popullsisë së jugut (1997), duke vrarë dhe kërcënuar se do të vrasë kundërshtarët politikë nëse i afrohen dritares së tij, duke shpërdoruar paratë e popullit shqiptar (vetëm në rrugën Durrës-Kukës, rreth 230 milion Euro) dhe duke kapur gjykatat dhe detyruar ato të mbyllin çështjet që atij i interesojnë të mbyllen etj.etj. A thua beson Çili dhe të ngjashmit e tij se mund të na bëjnë të harrojmë?

Ndërsa me pyetjen e tretë Henri na fton ta pranojmë Sali Berishën si administrator të zotin. Ta konsiderosh Sali Berishën administrator të zotin duhet të jesh ose injorant periferie ose shërbëtor i përshpirtshëm i pushtetit metropolitan. Sundimi i parë i Sali Berishës mbahet mend kryesisht për firmat piramidale, kioskat pa fund dhe ndërtimet e tjera pa leje. Ndërsa bota perëndimore e konsideroi sundimin e parë berishist si “katastrofë” dhe Berishën “një ordiner i rrezikshëm” (“Suddeutsche Zeitung”- 26 shkurt 1998) Çili e konsideron administrator të suksesshëm. Ndërsa Perëndimi e konsideroi regjimin e parë berishist “regjim gangsterësh” (“The Independent”- mars 1997) Çili e konsideron demokratik. Edhe gangster, edhe ordiner i rrezikshëm, edhe demokrat, sikur nuk shkon. Njëra palë duhet ta ketë gabim patjetër. Vetëm pohimi i sotëm i qeverisë se gjatë tetë viteve të fundit janë bërë gati njëqind mijë ndërtime pa leje do të mjaftonte për ta shkualifikuar zotësinë administruese berishiste.

Mungesa e vlerave të Sali Berishës si administrator duket qartë. Çdokush është në gjendje të vërej shkatërrimin e pyjeve, sistemet e kullimit dhe ujitjeve, grabitjen e minierave dhe të mineralit, gjendjen e turpshme të objekteve arkeologjike e muzeale etj. Mbi të gjitha, Sali Berisha ka dështuar në krijimin e shtetit dhe një gjë të tillë nuk mund ta arrijë edhe sikur të qëndrojë 100 vjet në pushtet.

Sali Berisha nuk është administrator i pavlerë thjesht se nuk ka ndërtuar 1300 shkolla (sa pretendon ai), por sepse sot ka mbi pesë mijë analfabetë, sepse diplomat merren e jepen me para, sepse një mësuesi i kërkohen deri pesë mijë euro për një vend pune dhe se 57 % e fëmijëve të tetëvjeçares dalin çyryk (sipas Bankës Botërore).

Sali Berisha nuk është administrator i paaftë se ka ndërtuar 7-8 spitale dhe jo 400 sa thotë, por sepse shërbimi mjekësor mungon në zonat rurale dhe është bërë antihuman në gjithë Shqipërinë (vetë Berisha tha vjet se “duhet t’i kthejmë dinjitetin mjekësisë”. Po pse nuk ia ka kthyer deri tani?).

Berisha është administrator i pavlerë jo pse nuk ndërtoi hidrocentrale, por sepse nuk qe i aftë të administronte ato hidrocentrale që ndërtoi regjimi komunist. Ai shkualifikohet si administrator jo pse ndërtoi një mijë km rrugë dhe jo dhjetë mijë km sa pretendon, por sepse shumë rrugë janë pa cilësi dhe, mbi të gjitha, sepse këto rrugë nuk të çojnë askund, përderisa të çojnë në zyra shtetërore të korruptuara dhe tek një sistem drejtësie krejtësisht i kalbur.

Henri Çili i përket kategorisë së individëve të ardhur nga periferia (ky fakt nuk përbën as faj dhe as të metë) të cilët, me merita intelektuale apo me kacavjerrje pas pushtetit, kanë arritur të bëhen pjesë e stafeve administruese apo mësimdhënëse të disa universiteteve shqiptare, ku diplomat shiten dhe blihen me çmimin e qeskave të kokainës në tregun e zi. Këto pozita këta individë ia dedikojnë pushtetit aktual. Prandaj, të thirrur aty-këtu në mas-media për të dhënë mendime, flasin për gjithçka, madje edhe për gjëra që s’ia kanë fare idenë, mjafton t’i shpërblejnë regjimit të mirat që u ka krijuar.

Nuk ka asgjë të keqe të jesh i djathtë apo simpatizant i PD-së, por nevojitet shumë guxim, shumë mungesë skrupujsh të përpiqesh të paraqesësh Sali Berishën si njeri demokrat, zbatues të ligjit dhe administrator të zotin. Këtë guxim e ka Çili. Nëse Çili beson se antikomunizmi fals dhe i vonuar i Sali Berishës mjafton për t’ia shitur popullit si demokrat, atëherë duhet t’i kujtojmë se Adolf Hitler është konsideruar nga e gjithë bota si antikomunisti dhe njëherësh edhe krimineli më i madh i shekullit të njëzetë.

Çili dhe sivëllezërit e tij nuk i përkasin vetëm kësaj kohe. Ata, me veprimtarinë e tyre, janë një fenomen që, për meritë të zotërisë në fjalë, po e quaj Çilizm. Tek ne Çilizmi nuk është as i ri dhe as i panjohur. Ai ka ekzistuar veçanërisht në periudhën monarkiste dhe atë komuniste. Por sot është më i sofistikuar dhe, falë mjeteve të shumta të informimit masiv, është shumë më i pranishëm se më parë.

 

Duke qenë një shtetas shqiptar që s’e lidh asgjë me Edi Ramën, që nuk pret kurrfarë të mire prej tij dhe as druhet se ka arsye apo mundësi që Rama t’i bëjë ndonjë të keqe, ia lejoj vetes të shpreh mendimin tim për të. Për mua, Edi Rama është thjesht një shtetas shqiptar, i edukuar dhe i kulturuar, që, për shkak të rrethanave shoqërore e politike, i ka ardhur radha që të drejtojë një formacion politik dhe, për këtë arsye, edhe të qeverisë vendin. Ai nuk është as supermen, as hero, as shpëtimtari, por një individ politik që ka dëshmuar se ka vlera si administrator e qeverisës lokal dhe, bash për këtë arsye, i duhet besuar edhe administrimi kombëtar. Ata ndërkombëtarë perëndimorë që sundimin kombëtar të Sali Berishës e kanë konsideruar katastrofë, qeverisjen vendore të Ramës e kanë vlerësuar si model duke i dhënë medaljen e “Kryebashkiak i Vitit ” (në kuadër ndërkombëtar). Edi Rama nuk i plotëson gjithë tiparet e  imazhit që kam unë për një udhëheqës dhe mund të jetë “i keq”, siç thonë çilistët, por Edi Rama, deri tani nuk ka dhënë prova se është kriminel, siç e ka provuar veten e tij Sali Berisha. Merreni me mend çfarë do të thoshin çilistët, sikur të kishte bërë Rama çfarë ka bërë Berisha. Rama mund të ketë shumë të meta dhe ai mund të mos bëhet kurrë udhëheqës, por unë besoj se ai mund të bëhet një qeverisës shumë më i mirë se Berisha. Berisha as mundi të bëhej udhëheqës dhe as qeverisës. Ai mbeti thjeshtë një kryetar i dhunshëm partie. Nëse Rama do të dëshmojë se nuk bën as për qeverisës, atëherë do të jetë detyra jonë dhe e Çilizmit ta evidentojmë këtë fakt dhe të mos e lejojmë të kalojë katër vitet në atë detyrë. Midis realitetit dëshpërues dhe supozimit frikësues, unë zgjedh të dytin. Midis “të keqit” dhe kriminelit, unë zgjedh të parin.

 

Nga Viktor Malaj June 16, 2013 11:55
Komento

28 Komente

  1. otorri June 16, 11:59

    IK SALI IK!
    SHQIPERIA NUK KA NEVOJE TE KETE ME NJE BANDIT SI TY!
    DUAM NJE LIDER NJE TE ECIM DHE RINDERTOJME ATO QE KE RRENUAR TI!
    DUAM RILINDJE
    DUAM EDI RAMEN!

    Reply to this comment
    • Maksi June 16, 12:15

      Me ane te Sali Berishes ne do ikim ne pekin sikur te jemi duke shkuar ne durres !! hahahahaa !! Po gjer tashi ca ka bere apo ka pas pak pune e ska pas mundesi keto 8 vjet te njifte kete qytet ?! Si ka ftyre dhe vjen e thote kshtu gjerash se kuptoje !! Turp ti vi seriozisht dhe turp ne qe rrim e degjojm akoma kete njeri qe eshte kokrra mashtrusit

      Reply to this comment
    • raviku June 16, 14:24

      Cili eshte nje nder surratet me te pista te ketij vendi. Nuk e kuptoj se si arrijne ta marrin neper emisione, kur ai eshte nje milioner fshatar qe hiqet si akademik dhe analist. Ketu duhen nderruar edhe analistet. Po per pafytyresi Cili eshte nje nder me te paret e ketij vendi. E per kete arsye ai se bashku me te pafytyrin Sali duhen larguar me vote ne 23 qershor!

      Reply to this comment
    • Banderas June 16, 17:18

      CILI-zmi eshte nje profesion i huajtur nga GESTAPO-ja hitleriane,licencen e te cilit e merr kushdo,qe merr persiper te perdore SOFIZMIN shekullor per te justifikuar KRIMET E REGJIMIT NE FUQI!!!
      Mjafton te japesh prova te perseritura zyrtare,duke e detyruar tjetrin ta haje “SAPUNIN PER DJATHE”,live ne TV ose ne cdo MEDIA te shkruar,e meriton ta marresh kete licence,sebashku me BENEFICET e tjera,qe vijne nga pas!!!
      “SHENJTORI”i pare,qe pranoi te kthehej ne “DJALL”,vetem per ta certifikuar licencen me emrin e tij,fshatari nga Librazhdi,Naim (alias Henri) Cili,e mbrojti DIZERTACIONIN e tij me temen “SALI BERISHA ESHTE PERENDIA!!!EDHE KUR TE VRET,BEHESH SHENJT DHE SHKON NE PARAJSE”!!!
      Ne te gjitha kryeqendrat me te medha boterore te qyteterimit te sotem ku parashikohet e ardhmja e njerezimit,shkencetaret njezeri propozuan,qe “BERISHIZMI”(fale argumenteve te sakta dhe shkencore sofiste te CILIT,mbeshtetur edhe ne GURIN E SHENJTE,QE NDODHET NE VICIDOL) te shpallet FEJA ZYRTARE E NJEREZIMIT PER SHEKUJT E ARDHESHEM,duke hequr nga qarkullimi te gjitha fete e tjera,qe kane deshtuar ne punen e tyre!!
      Shtepia ku ka lindur Sali Berisha te shpakllet VEND I SHENJTE DHE VETE BERISHA TE BALCAMOSET PAS VDEKJES NE NJE MAUZOLEUM GJUGAND,me i madh se ai i MEKES!!!
      Per ta ruajtur nga konsumimi i tepert,ne politike,u mendua,qe t’i propozohet popullit shqiptar,qe ta miratoje kerkesen e tij,per t’u larguar nga politika dhe per t’u marre me PUNET E SHENJTA NE DOBI TE NJEREZIMIT!!!!
      Pas NENE TEREZES,SHENJTERIMI NE TE GJALLE I SALI BERISHES ESHTE MREKULLIA E NENTE E NJEREZIMIT!!!
      VICIDOLI DO TE JETE QENDRA BOTERORE E BERISHIZMIT,VEND I MARRE NEN KUJDESIN BOTEROR TE UFOVE NGA MARSI!!!

      Reply to this comment
  2. dorjeta June 16, 12:01

    Keta jane maskarenjte qe e shtremberuan gazetarine dhe opinionin publik, keta jane maskarenjte qe e shkaterruan Shqiperine per interesa personale perftimi nga pushteti.
    Keta qe duhet te ishin me te paanshmit, keta jane ata qe po keqperdorin imazhin e tyre publik per te dizinformuar njerezit.
    shoqeria nuk ka per tua falur ketyre cinikeve meskineve kete shtremberim te realitetit qe po i bejne.

    Reply to this comment
  3. cama June 16, 12:23

    cilizimi dhe ciliminjet e kesaj strofulle te berishe jane ne te verte nje turp i madhe per kete komb dhe per veten e tyre ,. nuk e imagjinoj dot se si nje intelektual , apo nje njeri i shkolluar mund te grupohet ne detashmentin e berishes , te nje dikatori , te nje vrasesi. po ku ka intelektual apo analist ne bote qe do te dilte ne krah te nje vrasesi per ta mbajtur edne ne pushte. keto ndollin vetem ne nje vend ne europe , pikrisht ne shqiperi. populli duhet te kuptoje se nuk ka sesei te votohet nje vrases pamvarsisht nese te ka futur ne pune sepse e ka per detyre ato jane parat e publikut dhe jo te individit berisha . po edhe enver hoxha ka punuar ka futur njerz ne pune, por porrr ishte nje e keqe e madhe sepse vristeeeee ne ate e quaj demon sepse vriste dhe ky njeri , pra berisha eshte demon nje intelektual nuk mund te jete asesi me formulen e vrasjes se qytetareve

    Reply to this comment
  4. gegetoske June 16, 12:50

    Analize fantastike e “Cilizmit” ! E kishim nevoje kete analize te themelte per te kuptuar, nder te tjera, se kecilistet duhet te mos i shohem me ne tv! Kemi telekomanden ne dore dhe ……nuk do i honeps kurre ashtu sic kam bere deri tani!

    Reply to this comment
  5. AL-Boston June 16, 12:53

    Keta jane bythlepirsit e Sali Qelbesires,nuk e kane per gje qe te shesin familjen,nderin dhe gjithcka te shenjte per interesin e tyre.Populli duhet te mendoje mire se me Sali Berishen kombi jone ka shkuar mbrapa dhe jo perpara po ta krahasosh me vendet e tjera.Sali Berisha dhe banda e tij nuk do ta leshojne asnjeher kariken nqse dhe kete radhe populli nuk do ju japi dru,ky duhet te largohet me cdo menyre nga politika se cdo dite qe iken ky behet dhe me agresiv.Poshte plehrat e BERISHIZMIT.

    Reply to this comment
  6. Amant June 16, 12:55

    Nuk jam aspak dakort me artikullshkruesin dhe nga kendi qe e veshtron dhe e analizon fenomenin, madje edhe duke percaktuar edhe gjoja vijen e tyre qe e merton çilizem. Jo i nderuar gazetar. Ketij grupi agjitatoresh te pushtetit aktual, nuk mund qe ti kujtosh ndergjegje apo moral sepse ata ne rradhe te pare, jo vetem qe nuk i kuptojne dhe veprojne nepermjet ketij kodi shoqeror, por se ajo qe i veçon keta zaberhane ekranesh eshte vetem makuteria per te fituar me thase para, te gatshem qe ti sherbejne kujtdo vetem qe te marrin dhe te grabisin pasuri duke shfrytezuar postin dhe detyren e tyre aktuale.
    Gjeja e pare qe duhej te bente gazetari, eshte evidentimi dhe publikimi i pasurive galopante, te lujteshme dhe te palujteshme qe administron aktualisht ata duke bere njekohesisht edhe kohen kur i kane vene ata. Per ta ndihmuar ate une mund qe te rendis ketu vetem keto fakte: Kllouni çani i emisionit estrade i vetedeklaruar si i majte, sot i ka borxh Saliut vendin e atasheut ekonomik te te vellait ne ambasaden shqiptare ne Paris, edhe pse eshte student aty. Ngritjen e dy apo tre vilave ne bregdetin e Himares, nje prej tyre ne Qeparo per te mos folur pastaj per parate te cilat jo vetem nuk taksohen por sherbejne edhe si pâra te pista. Naim Cili i labinotit fushe, i konvertuar ne Henri, pasi mbaroi shkollen e gagaçeve ne Paris, ku rregulloi deklamimin, te cilen e quan pasuniversitar e kualifikim francez.Sot ka ne pronesi nje universitet, per te cilin shefi i opozites, “mendon dhe gjykon” se e paska model. Shtyp dhe boton libra ne tirazhe te larta pa paguar asnje cent shtetit…Bixhozxhiu Zheji le çdo dite shuma te papara ne kazinot shqiptare qe nje rrogetar i zakonshem i shtetit nuk do te guxonte as qe ti hidhte nga jashte nje sy godines se bixhozit. Fahri Balliu, botues gazete por edhe pjesmarres ne shume afera te dyshimta ne sferat ekonomoke. Blendi Fevziu, sherbetor i shume zoterrinjve ne te gjithe krahet e politikes vazhdon qe te marre me te dy duart para dhe pasuri te papara. Qen qe leh shume mire dhe me profesionalisht se te tjeret qe e pasojne, ndaj pronari i tij i jep si rroge 30 miljon leke ne muaj sa asnje shqiptar tjeter ne ate vend qe quhet shqiperi. Qysh tani kerkon qe te dale shpejt ne opozite duke i u lepire socialisteve dhe shefit te tyre, pasi Berisha nuk po e beson me. Artan Hoxha, edhe ky qe sherben si eksper financier me instituin e tij u sherben te dy kraheve, tani Berishes, ku derdhen ne drejtim te tij shuma maramendase nga buxheti i shtetit, me shume per sherbimin qe u bene neper ekrane. Ky ka rastin me te pashembullt ne shqiperi ne ate te keqperdorjen e individit dhe personalitetit te tij. Mbi karakterin e ketij njeriu Berisha pak muaj me pare ideoi dhe realizoi mjeshterisht skenarin per te sjelle ne pushtet njeriun e tij ulok, sepse keshtu i do shqiptaret shpellari i Tropojes. Saliu u kujtua ne momentin e fundit ndersa ai i kishte hipur vetures qe do ta çonte ne parlament per ta bere president te shqiptareve. A e mendoni se berisha pikerisht ne ate moment u kujtua se ky birbua kishte nje dosje sigurimi? Jo. Skenari i tij kishte si pike kulmore pikerisht momentin ku perballe faktorit nderkombetar do ti duhej qe te bente “zgjidhje” , gjasme se do te shpetonte shqiperine nga nje situate qe sipas tij do ta fuste vendin ne kaos. Europa e hengri dhe pas kesaj pranoi formalitetin antidemokratik te sjelljes ne pushtet te njje antari te kryesise se partise se tij. Gjithesesi kjo beri qe Tan Hoxhes ti hapej me shume rubineti i lekeve te shtetit qe perfiton tashme duke mjaullitur si nje mace e keqe perpara ekraneve dhe studjove televizive. Eshte edhe Shkullaku qe ben “prokurorin” vazhdimisht ne studjon e Fevziut tek Klani ku punon si rrogetar. Armandi eshte tipi qe ne jeten e tij sapo doli ne pune, fillimisht tek koha jone eshte dhe mbetet rrogetar i Aleksander Frangajt. njeri qe ka shume probleme me personalitetin e tij fshataresk, ashtu siç edhe çili. E ben me shume per te treguar besnikerine ndaj punedhenesit te tij te perjetshem. Ndaj tek ky njeri nuk vepron logjika. Eshte thjeshte nje Lej Fen tipik alla shqiptar.
    Pas tyre jane dhe disa te tjere qe japin leksione tek universiteti i Cilit.
    Jane interesat ne rradhe te pare qe kete bande mediatike ne sherbim te Saliut dhe qe u impononen realisht vlerave te verteta te demokracise, ajo qe i ben ata te zhurmojne dhe te krijojne mediatikisht nje realitet tjeter qe nuk ekziston ne Shqiperi.
    Shpresoj qe kete shkrim te autorit Viktor Malaj ta shoh shume shpejt me te plote dhe me fakte te zbuluara dhe te dekumentuara per kete grup qe kerkon te mbajne peng demokracine tek ne. Te kerkohet edhe ndjekje penale per evazion fiskal, si dhe tu shtetezohen pasurite e vena me mashtrime .

    Reply to this comment
    • Vëzhguesi F June 16, 16:45

      I nderuar Armant! Kam lexuar shkrimin e gazetarit Viktor Malaj, por dhe komentin tuaj, te cilin e vlersoj sa i perket “goditjes vertikale” dhe jo tangente. Natyrisht qe nuk pajtohem plotesisht me reagimin tuaj te shprehur ne krye te fjalise se pare. Autori eshte munduar te beje nje analize te hollesishme te nje qendrimi servil, pa kurrfare vlere jo vetem intelektuale por as dhe njerzore, nje qendrim prej manikinesh qe vihen ne levizje ne saj te baterive te pushtetit dhe qe kerkon te prezantohet apo te shitet ne publik si publicistike, gazetari apo opinioniste mediash. Ne numrin e djeshem, ketu apo dhe diku tjeter, keta manikine te pushtetit i kam quajtur ashtu si dhe ju, perfaqesues te lejfenizmit shqiptar te shekullit XXI. Por Lej Fen mavria, nje ushtar kinez, i nje shteti nje miliardesh ne shekulln e XX, ishte produkt i revolucionit kulturor maoist, ndersa keta lejfenet tane jane produkt i demoanarshise, imoralitetit, prostituimit politik dhe prostitucionit ne teresi, tradhetise se interesave kombetare dhe nxjerjjes ne treg te tyre, produkt i trafiqeve kriminale dhe krimit ne teresi. Ndaj si produkt dhe perfaqesues te tyre, lejfenet e modelit Çili, Çani, Zheji, Hoxha, Fevziu apo Frangaj e plot te tjere (shume lej fene ne dymilion shqiptare) jane angazhuar te mbrojne me çdo kusht dhe me çdo mjet poziconet e tyre dhe ate qe i formatoi dhe u dha jete.

      Reply to this comment
  7. beni June 16, 13:08

    Jo me kot SHBA dhe EU e kane lene PD ne krye pas shembjes se komunizmit. Keta djemte , nipcet e bllokut dhe te ish komunistave, sekretareve te partise,oficerave e sigurimsave le te presin se mos rilind koha e Enverit prape.

    Reply to this comment
  8. koci June 16, 13:34

    Cili eshte i kompleksuar nga Nazmiu,po te kish mbetur Nazmi nuk do ti binte fjala poshte ndersa ,Cani ka sindromin e llapes.E kini pare tek paparacat si e nxjer llapen kur puthet me gruan?Lopa i vjen anes.Sa per krahasimin e atij e atij” te parit”, qe tha sot se akoma fluturon,me ate plakun nga Durresi,mos e zer me goje se Shaban Norjes ky i mer te keqen.Jam i bindur se dhe ata e ndjejne qe s’dine c’thone saqe se brendeshmi i bejne oponence vetes, sikurse jam i bindur qe sa me shume ata te flasin, efekti eshte i kundert.

    Reply to this comment
  9. sibora June 16, 13:58

    Banditit qe banditizoi politiken shqiptare me bandite e kriminela futur ne listat e PD eshte Saliu, ndaj ne duhet ta rrezojme ate nga pushteti me 23 Qershori per ti trguar qarte se shqiptaret e ndershem nuk i lidh asgje me banditet qe ai ke vene te na perfaqesojne.

    Reply to this comment
  10. kevi June 16, 14:00

    Shporru Sali nga polita cliroje vete nga etja per pushtet dhe cliroi edhe shqiptaret nga pushteti yt depotik..Dum Rilindje, duam shtet demokratik dhe jo komunizem te zbukuruar sic kemi patur deri me tani. Voto numrin 29

    Reply to this comment
  11. petro June 16, 14:23

    SHQIPTAR ME NE FUND KUPTONI SALI BERISHA PO INSTALON DIKTATUREN ,ASHTU SI ENVERI ,ME POPULIZEM DHE BESNIKE TE TIPIT CILI ,
    ZGJOHUNI TA HEQIM ME VOTE NDRYSHE DOTE JETE VONE ,HISTORIA PO PERSERITET

    Reply to this comment
  12. Sulo KAPEDANI June 16, 15:02

    Me pelqeu komenti i z. Amant.
    Nuk kam cfare te shtoj me teper per keta sahanlepirsa ndaj pushtetit por qe jane bere me para dhe kane vene pasuri, ku asnjeri nuk i thote ku e kane burimin e financimit.
    Perfundimi eshte se keta “analiste” qe permendi z.Amant, turbullojne mendjet e njerezve te thjeshte, edhe sikur te dale ndonje intelektual te pasqyroje te verteten, keta me “artikulimin” e tyre intiligjent e kundershtojne dhe me zhurmimin e tyre nuk e le te shprehet.
    Jane bere bajate, dalin ne televizion per cdo problem, duke dhene mendime jo vetem per politiken qe e quajne prone profesionale te tyre por edhe per mjeksine,per urbanistiken, dhe per sektore te tjere, mjafton qe ti sherbejne pushtetit.
    Kur do vije ajo dite qe te na pushojne veshet dhe te na clodhen syte, duke mos i pare keta fytyra.Do thoni ndroni kanal. Nuk eshte nje grup, jane disa, dhe cfaqen po thuajse ne te gjithe kanalet.

    Reply to this comment
  13. shqipfolësi June 16, 15:55

    Jam dakord me @Amant, nuk të heq asnjë presje nga komenti yt. Këta të ashtuquajtur gazetarë apo opinionistë, nuk kanë as Ndërgjegje as Moral. Sot këta quhen njerëz “MODERNË – Made in Albania”.

    Kjo “kategori sharlatanësh” për fat të keq ka ekzistuar dhe do të ekzistojë në shoqërinë njerëzore. Këta lloj “çilizmash” janë si vemjet që i ngjiten pusht-etit dhe e thithin nga të dy gjinjtë.
    Problemi është se ata na drejtohen dhe na paraqesin ne popullit nëpërmjet fuqisë së ekranit, mendimin dhe opinionin e tyre për çdo gjë! Mendimi dhe opinioni i tyre deri më sot ka qenë nën nivelin e intelektit të njeriut mesatar. Por ka qenë në nivelet më të larta të një njeriu me komplekse të theksuara provincialeN HILEQARE DHE DASHAKEQËSE.

    Tranzicioni shqiptar, për fat të keq pas largimit të një numri të madh njerëzish intelektualë të vërtetë, i erdhi për shtat këtyre “nastradinëve” dhe “zvarranikëve” apo “reptilëve” kameleonë që po na dëftojnë një mënyrë të menduari kaq mediokër të tillë ku,
    Pa-Aftësia qenka “Aftësi”, ku
    Vjedhja qenka “Meritë”, ku
    Pushteti qenka “I Përjetshëmi”, ku
    Opozita më mirë “Të mos ekzistonte fare”, ku
    Oborri i pushtetit qenka “I shenjtë e i Paprekshëm”, ku
    Vrasja qenka “E ligjshme”, ku
    Hedhja në erë e 26 viktimave qenka “Aksidentale”, ku
    Vrasësi duhet të ketë “Imunitet”, ku
    Vota i takoka atij që “E vjedh”, ku
    Populli nuk duhet të “Ngrejë krye se përndryshe pushteti të vret!”, ku
    Populli duhet të kënaqet me “Pasurimin e pushtetarëve”, ku
    Populli duhet të jetë i lumtur sepse “Paska pusht-etarë që e mashtrojnë”, …

    Çuditërisht këta “çilizma” na japin mend duke na thënë se më mirë të mbajmë “këta” që kemi, se këta i vodhën ç’kishin për të vjedhur, se po të vijnë “ata” do fillojnë nga e para të na vjedhin. Edhe sikur ta marrim të mirëqënë këtë arsyetim sharlatani, unë mendoj se NDRYSHIMI duhet bërë, bile ROTACIONI i pushtetit duhet të ligjërohet në sistemin tonë kushtetues, sepse pushtetarët shqiptarë nuk shkulen kurrë nga froni me Ndërgjegje. Pushtetarët tanë kanë treguar se deri më sot, nuk kanë kurrfarë KRAHASIMI me nivelin INTELEKTUAL të qytetarëve.
    Mendësia e tyre që justifikon mediokritetin e veprimeve të tyre dashakeqe dhe manipulative, se gjoja populli shqiptar këtë NIVEL ka dhe ata, nuk mund të veprojnë jashtë këtij konteksti megjithë dëshirën e mirë që kanë për ti ndryshuar gjërat. Por në fakt ky justifikim mund ti përshtatet njerëzve me nivelin e çilit, shkullakut, hoxhës, çanit, prekës, zhejit etj. që demostrojnë pikërisht atë nivel që të çon në “Përjetësinë e Pushteteve Diktatoriale” si ky që po na sundon sot ne.
    Por ne si qytetarë, duhet me çdo kusht që më 23 qershor të tregojmë se jemi SHUMË MË LART se provincialët mediokër, për të cilët Altruizmi dhe Vizioni gjithpërfshirës i një Kombi në Mirëqënien, Pasurimin, Mjekimin, Shkollimin e të gjithë qytetarëve njëlloj, është një koncept i huaj që nuk përputhet me hilet e mentalitetit provincial.

    Në ndryshim nga qytetari që e ka në gen SOLIDARITETIN, fshatari ka qenë i lidhur gjithnjë me individualen dhe për hir të saj ishte i gatshëm ti punonte çdo RRENG tjetrit, vetëm që të mos dilte mbi të!!!
    E pra asnjë SHTET në botë nuk është ndërtuar nga këto mendësi provinciale. Shteti ka në themel të tij mendimin qytetar të SOLIDARITETIT dhe GJITHPËRFSHIRJES së KONTRIBUTIT të GJITHSECILIT, TË DETYRIMEVE dhe të DREJTAVE të GJITHSECILIT, TË ZBATIMIT TË LIGJIT PËR GJITHSECILIN.
    Politika provinciale e ndjekur deri më sot nga pushteti, ka qenë politikë “PËRJASHTUESE”. Kjo politikë ka qenë përfituese vetëm për kategorinë e njerëzve “çilianë”.

    Por nëse ne populli qytetar, duam vërtetë “NDËRTIMIN DHE FUNKSIONIMIN E SHTETIT LIGJOR ” shqiptar, ATËHERE TA TREGOJMË KËTË ME VOTËN TONË!!!

    -NUK NA FALET MË TË LEJOJMË MENTALITETIN PROVINCIAL TË NA SHTYPË!!!
    -NUK NA FALET MË TË PRANOJMË SE NIVELI YNË QENKA KY I HAJDUTËVE!!!
    -NUK NA FALET MË TË PRANOJMË SE NIVELI YNË QENKA KY I MASHTRUESVE!!!
    -NUK NA FALET MË TË “FALIM” TË PANDËSHKUARIT!!!
    -NUK NA FALET MË TË PRESIM SE ÇFARË DO NA PUNOJË KËTË RRADHË SALIU!!!

    -MË TEJ SE KAQ ÇDO GJË TJETËR ËSHTË E TEPËRT!!!
    -TË TREGOJMË SE PJEKURIA DHE INTELEKTI YNË QYTETAR KA FORCËN TË VENDOSË FATET E MËTEJSHME TË KËTIJ KOMBI!!!
    – TI KUJTOJMË KËTYRE “ÇILIANËVE” SHPREHJEN POPULLORE ….”NDALU BEG SE KA HENDEK”!!!
    -E ARDHMJA E SHQIPËRISË I TAKON TË GJITHË SHQIPTARËVE DHE JO VETËM JUVE!!!
    -SHQIPËRIA ËSHTË E TË GJITHËVE DHE JO VETËM E JUAJA!!!

    KËTË DO TA KUPTONI MË 23 QERSHOR!!!

    Reply to this comment
    • demokrati June 16, 16:51

      Cfar rotacioni flisni. Ilir meta? meta perfaqeson pjesen me te zeze te 12 viteve te fundit. 8 viteve socialiste e 4 viteve te fundit. Tani thoni se Henri me demek pengoka rotacionin e pushtetit, ardhjen e Metes ne pushtet absolut. Analizoni me kujdes me te njejtat kritere figuren e Metes.

      Reply to this comment
  14. ruxheli June 16, 16:43

    S`kam se c`t`i shtojartikullit dhe shumices se komenteve te mesiperm vecse populli thote:”Qeni ku leh,han”Valle vertet te jene qener! Uroj qe te pakten te jene si ata qe vetem lehin,por nuk te hane.

    Reply to this comment
  15. Gramoz June 16, 17:03

    amant ,,e lexoj kete gazete te pa varur gazeten dita e dite qofte per here…komenti juaj me ka befasuar tmeresisht ,por me shume ,gjuha juaj stilistike dhe ektremisht reale ju jo vetem qe ekini mbeshtetu ciceronin viktor por dhe e detyroni ate qe te futet me ne thellesi te problemeve ju lumte.per tu futur me ne detaj te ketyre sharlataneve ju me comentin tuaj , mendoj une,viktorit ju i kini dhene aq shume iformacion sa qe kam idene se viktori nuk do ndalet deri ne fund per tu nxjre fytyren e vertete te tyre qe nuk u ka mbetur as pak cipe.te lexosh artikuj si artikujt e viktorit dhe komentuse brilante si puna juaj eshte kenaqesi..te falenderoj per kete..kjo eshte aresyeja qe e lexoj kete gazete ,..i dashur amand,nuk e di se si do tabejme qete komunikojme drejtpersedrejti te dy bashke..une jam emigrant dhe per dijeni jane ,jane keta sharlatane .qe ju i kini dermuar ne komentin tuaj qe nuk na lene te kthehemi ne vatrat tona .jane keta medioker qe me pa aftesite e tyre behen eklips per njeres qe dine me te vertete se c ,eshte demokracia reale .jane keta qe pervec parase nuk kane ideal tjeter..jane keta njeres i dashur qe per interesat e tyre i kane falur shpirtin shejtanite lozin me fatkeqsite e te tjereve..kam shume per te thene viktorit dhe juve vecanerisht sepse njeriu kure nuk duhet te thote qe une di gjithecka..njeriut zoti ka dhene dy veshe e nje gjuhe qe te flase pak e te degjoje shume…ju jeni nje nga ata pak ke komentuar ,por ti futesh thelle ben nje roman te tere..une kure nuk do ta haroj kete koment sepse u ke cjere karakterin e tyre te dobet qe vendi nuk i ka te paket .me keta provokatore qe nuk kane asgje te perbashket me njerezit e ndershem te vendi tone duhet nje lufte e forte dhe pa kompromis.keta jane njeres qete vrasin naten e te qajne diten eper keta s duhet te kesh meshire ju uroj shendet suksese qe zoti ju bekofte qe te dyve .nuk e di nese inderuari thano do te ma bente kete nder qe te komunikoj te pakten me telefon e kur te vi ne shqiperine te dashur ,,te ulem e te pi nje kafe me njeres qe me te vertete do ti quaj elita te vendi tim ju faleminderit o njers me taban

    Reply to this comment
  16. Dhori June 16, 17:06

    Gazeta “Dita” eshte bere tashme model i shtypit te ndershem. Me analiste si zoti Viktor Malaj ndihmon te shohim qarte se cfare jane ne fakte disa trushplares te kujteses popullore, pse jane aty ku jane dhe si duhet ti identifikojme.
    Analize shume e thjeshte, shume bindese dhe shume e tretshme per te gjitha kategorite e lexuesve.

    Reply to this comment
  17. jo-opinionist June 16, 17:43

    Cilizmin e kuptuam shume bukur, por mucizmin si mund ta kuptojme

    Reply to this comment
  18. Gramoz June 16, 18:51

    ty beni poi lexoj te gjitha komentet ,dhe konstatova se te gjithe pajtohen me gazetarin dhe e vleresojne mire dhe me argumente te sincronizuara …ti je i vetmi qe pedor ate gjuhen tende si gjithmone fyese dhe denigruse…nuj prisja gje tjeter pervec gjuhes tuaj te urejtjes tuaj patolgjike ndaj njerezve qe nuk i perkasin kallepit tuaj ,ndaj njerezve qe kane dinjitet ndaj njerzve qe mrojne demokracine reale.ti quash e tu vesh ketyre njerezve ,atofyerj dhe ato epitete tregon qe ti je nje i semure patologjik dhe ty duhet te te hapesh ruge..e them kete nga mynyra se si shkruan sa shkrunan ne koment.ti nuk as me te voglen ide edhe per ato qe skruan ti vete ..ty mesa duket nuk te bejne pershtypje ,per ato qe flet gazetari i nderuar ,dhe te le te kuptosh se edhe ti je nje njeri me zi se ata .njeres te kallepit tuaj nuk u ben pershtypje asgje sepse ju nu kini dinjitet ,dhe kjo duket ne komentet qe jeti ivetmi kundershton dhi fyen te gjithe pra kjo tregon qe ju jeni njeres pa taban dhe ne minorance…njeres si puna jua jane te destinuar te behen pale me ata njeres qe quhen llum ishoqeise shqiptare ,une edi qe do me fyesh sepse ty te mungon kultura toleranca gjykimi i shendoshe ,dashuria per demokraci te vertete dhe llogjika per te arsyetuar ..ti ke shok veten tende dhe ata qe mendojne vetem si ty …nga keta njeres te kategoriise tuaj ai qe ka te pakten dy pare mend per ti bere nder vetes duhet tu qendroje larg nje nga ata jam dhe une tani ta jap lejen nese do ta lexosh thuaj c te duash por te lutem para se te mi japesh mua vertiti nje here ne gojen tende pastaj mi jep mua…larg nga njeres si ty,,,,,,,,

    Reply to this comment
  19. arsen June 16, 18:54

    Ok, dhet thyer turit ketyre tipave cilizimesh, por mos u jepni shume vlere duke shkruar per ta lerni ne plehun e tyre te parave te pista qe fitojne sebashku me qeverisjen e familjes, keta do marrin cmimin e tyere pas 23 qershorit. keta marrin neper goje gjidhkent e mendojne se bota rrotullohet rreth tyre, e kush e pjerdhe keta te pjerdhur.

    Reply to this comment
  20. Kristina June 16, 18:56

    Përshëndetje z.Viktor Malaj, shkrimi më mrekulloi, prisja që një ditë një gazetar i denjë të griste maskën e çilistëve faqe shqiptarëve, sepse na kishte ardhur në majë të hundës dalja e gënjeshtarëve e sahanlëpirësve në çdo ekran, sikur të ishin mençuria analistëve. Ata kanë përmbysur realitetin, kanë qenë të padurueshëm dhe sidomos qeshja e tyre cinike i bënte më të shëmtuar se fjala që artikulonin.

    Reply to this comment
  21. Mili June 16, 19:08

    Mili
    Gazeta Dita urime per vendin e nderuar qe ke zene kaq shpejt tek lexuesit.Ju lutemi ku eshte Viktor Malaj, Analizat e tij jane perfekte. Gazetare apo opinioniste te tille e shendoshin shtetin e se drejtes, larg kukumjacve qe permend autori i analizes per cilizmin si fenomen te cilet ndjellin njeri tjetrin neper ekrane.
    Z.Viktor, per analiza te tilla kemi nevoje.

    Reply to this comment
  22. Vali June 16, 20:53

    Shkrim i goditur. Mezi prita te botohej edhe pjesa e dyte. Zoti Malaj ka vene si i thone doren ne plage. Per fat te keq ne jemi nje popull kokulur dhe servil. Ky per mua eshte shkaku qe prodhojme Cilizem ne cdo kohe. Doja ti thosha zotit Malaj se vete Cilin (madje edhe Cilistet e tjere) zoti Rama kur ishte kryetar Bashkie e ka shperblyer me leje ndertimi si per veten e tij ashtu edhe per trafik…Kete e di mire se kam qene shume prane bashkise se Tiranes me pune (Projekte zhvillimi qe vareshin nga OJQ te huaja). Zoti Malaj une jam nje lexuese e rrugullt e juaja dhe qe shkrimet tuaja i kam pelqyer gjithmone. Por nuk ndaj te njejtin mendim me ju per zotin Rama. Zoti Rama nuk eshte aspak i ngjashem me Berishen (Zot na ruaj!!!) por zoti Rama ka mbajtur dhe mban me afer Cilistet se sa njerzit idealiste qe duan vendin dhe popullin e tyre.. Sidoqofte bej pjese ne ate njerez qe mendojne se e ardhmja e drejtimit te vendit pas nje fare kohe do ti takoj atyre qe njerzve qe sot ndoshta jane te strukur diku duke ber punen e tyre. Uroj me gjithe shpirt qe javen qe vjen ne si shoqeri te mos lejojme me te na dhunoje nje Sali Berishe.
    Shume suksese zoti Malaj!

    Reply to this comment
  23. Ericson June 17, 04:58

    Une nuk e di se si e ka patur emrin me pare ky person i kudogjendur ne TV e gazeta, …Hekuran a Neim ,por di qe nenshkruan me siglen Henri Cili, e me sa me kujtohet ka qene gazetar i “Koha jone” te Nikoll Lesit,e me kryeredaktor Aleksander Frangaj ,gazeta kombetare qe i vuri krusmen regjimit naziskino-malok te Salahudin Berishes, i cili shpetoi per qime pa u zhdukur nga faqja e dheut ne katrahuren e 97-es,te organizuar nga vete ai!

    Nashti, po marr mundimin te rendis gazetaret me edepseze e me batakcinj ,ciraket e Salihit ku shndrit e para koka e Blendi Fevziut,qe e heq veten si “aristokrat” e mburret se gjoja eshte sternip i Esad Pashes,qe e shtriu pertoke studenti me i famshem, Avni Rustemi!

    Fahri Balliu,me fletushken e tij famekeqe , “55” ku lexuesit mund te informohen me se miri se si hoxha eshte me barre e prifti femer! Mund ta gjeni kete yrnek duke ngrene pace e pilaf,si i babezitur,duke bluar ne mend tenderin e radhes!

    Meqe lista e ustallareve,argateve e rekruteve mediatike te plakut ekstrafishant Salahudin, (me nje surrat kriminal e te dale mode qekuri) eshte tejet e gjate ,po permendim telegrafisht disa prej tyre:

    Artan Hoxha,kelysh i joshur e i rrahur nga Salihi , A.Cani,tejet pervers,vulgar e medioker,(qe ja nxorri bojen nje gazetar kosovar) Qim Peka,dallkauk e kopuk i Salahudinit, A.Zheji,pianik e kumarxhi, Frrok Qupi gazetar i shquem komunisto-berishisto-socialisto-salist, e nje aradhe e tere malokesh nga mente qe per nje kothere buke bredhin pas kryeministrit gerrmadhe, kokegdhe e vrases i supozuar,(per te bere lajm) , qe ruhet si djalli nga temjani nga bashkatdhetaret e vet me antiplumb e shtateqind zagare maloke ,bodigarde,gardiste,police e ish “shikas” gestapoviste te cilet masakruan e zhduken Z.Remzi Hoxha,rahmet paste!

    Perkundrejt jenicereve te zgjebosur mediatike te Salahudinit si TVSH ,TV Klan,etj., megjithate,fale Zotit,u shfaq nje gjigand mediatik si “Top Channel”, emisioni i tij “Fiks fare” , gazeta online “TemA” , e sidomos gazeta ditore “Dita” ,nje medium i ri e vital,me nje perfomance origjinale,me nje kopertine fantastike,te kapshme nga publiku i gjere,me nje etike gazetareske per tu patur zili e larg tabloideve te rendomta qeveritare si pune e “RD” , “KJ” e te tjera plehra mediatike, te mbajtura nergut per kete pune nga regjimi kriminal e i falimentuar i nje cope bajge,qe ndoti gjithe malesine tone,e u mundua ne menyre kriminale te kundervere “Veriun kunder Jugut” ,te gjithe safi shqiptare!

    Nder gazetaret me profesioniste,njekohesisht analist i dores se pare ,me nje etike humane, kolumnist tejet kritik e mjeshter fjalepake e i pelqyer anekend, eshte Adrian Thano, pernjimend shembellim shprese se bashku me Mero Bazen, gazetar i shquar investigativ, te mirenjohurin Andrea Stefani, “gjyqtar” mediatik i demokracise se vertete,Mucin e famshem per stilin e tij te spikatur gazetaresk kunder plakut te fantaksur Salahudin, e mjaft gazetare te rinj,kurajoze, te cilet te armatosur vetem me nje kamera, nje bllok shenimesh e nje kalem,kqyrin e monitorojne banditet e armatosur gjer ne dhembe te pushtetit malok te Salahudinit!

    Kurrkund nuk ngjet nje fare Henry Cili,person qe ka vene para te madhe ne regjimin katundar haxhiqamilist te Salahudinit, me nje gazetar te ri ,tejet te shkolluar e praktikuar ne Perendim,pasi ky pshatar qe ka nderruar emrin qe i kane vene prinderit e vet te nderuar,vete e shet por…he ne cdo emision televiziv, me nje pamje tepke si bossi amerikan Murdock.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?