Kapriçot e kushtueshme të Pajtimit

Nga Edlira Shehu June 16, 2014 13:07

Kapriçot e kushtueshme të Pajtimit

Detajet dosjes me abuzime të drejtorit që monitoronte fondet e Bashkimit Evropian

Çfarë përfaqëson Pajtim Shehu dhe çfarë ka zbuluar së fundmi një audit për të. Cila ishte detyra e tij dhe pse e caktoi Berisha në postin e audituesit të fondeve të BE. Pse ai ishte i fiksuar pas revistave të modës dhe çokollatave. Çfarë porosiste me paratë e shtetit ky auditues dhe detajet e një liste të gjatë abuzimesh me dietat e udhëtimeve jashtë vendit dhe kapriço pikante…

E keni vënë re se sa shumë përpiqet Dr. Berisha për proceset integruese? Po Lulin e kini vënë re si nuk rresht së luftuari për integrimin e Shqipërisë? Për të qenë edhe më të qartë sot po ju sjellim në vëmendje historinë e Pajtimit, Pajtim Shehut. Një zyrtar i emëruar direkt me firmë të Berishës, një i besuar i tij, i cili që prej vitit 2011 kishte detyrën e monitorimit dhe mbikëqyrjes së fondeve që na vijnë nga Bashkimi Evropian. Pajtimi ishte një auditues i këtyre fondeve, deri kur… të gjithë kuptuan se Pajtimi ishte bërë dhe vetë për t’u audituar. Detajet që do të ofrohen më poshtë janë pjesë e konkluzioneve të grupit të kontrollorëve të Ministrisë së Financave, ku renditen të gjitha shkeljet dhe abuzimet e kësaj historie.
Të jesh në krye të auditimit të fondeve të BE-së dhe të blesh revista mode, çokollata apo pajisje elektroshpiake, pjesa absurde e menaxhimit të detyrës… Është tragjikomike ajo çfarë ka ndodhur në vendin tonë, me taksat tona. Ministria e Financave në një njoftim zyrtar të bërë dje njoftoi se ka dërguar në Prokurori dosjen e Drejtorisë së Auditit për shkeljet e vërejtura nga drejtori i kësaj drejtorie, Pajtim Shehu. Sipas njoftimit zyrtar, Shehu ngarkohet me përgjegjësi për të gjitha shkeljet e evidentuara në tërësinë e këtij raporti, të urdhëruara, kontrolluara, miratuara dhe firmosura prej tij në ushtrim njëherazi të të gjitha funksioneve të papajtueshme në fushën e menaxhimit financiar, si dhe për të gjitha rastet dhe shumat e konstatuara me dëm ekonomik për buxhetin e shtetit për faj të tij. “Drejtoria e Auditit të Brendshëm, në Ministri të Financave ka përfunduar auditimin në Autoritetin e Auditimit të Programeve të Asistencës, Akredituar nga Bashkimi Europian (Drejtoria e Auditit për projektet e BE-së). Shumica e shkeljeve të konstatuara në auditim kanë të bëjnë me shkelje dhe parregullsi financiare, të paraqitur nga Titullari i Agjencisë si dhe financierja e kontraktuar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave. Por në të vërtetë nevoja për të audituar këtë drejtori, absurdi ka ardhur nga lufta brenda llojit. “Vartësit e kanë akuzuar me shkrim se nuk kanë dijeni, as kanë marrë pjesë dhe as kanë firmosur ndonjë nga tenderat e kryera në 3 vite”.

Gazeta Dita e disponon të plotë dosjen e abuzimeve absurde të një posti të tillë. Dhe ajo çfarë është qesharake dhe njëherazi një frikë e madhe për këtë vend, paratë tona janë përdorur për qejfe vetjake, për ecejake të pajustifikuara, për çokollata firmato, revista mode, pajisje shtëpie. Të gjitha këto në shuma të pajustifikuara në një absurd të faturuar ose jo pa pikën e turpit dhe pa e menduar dy herë.

Pajtim Shehu

Pajtim Shehu

Kush është Pajtim Shehu dhe vartësit e tij?

Struktura e kësaj agjencie e miratuar me vendim të këshillit të Ministrave, u ngrit me qëllim krijimin e një pavarësie auditimi të fondeve të BE-së. Kjo në krye të saj ishte një iniciativë e mirë që jepte besimin e BE-së. Por ky “besim” i shpërblyer në një zë të veçantë nga buxheti i shtetit, pra nga taksat tona është përdorur për gjëra qejfi që kënaq egon apo epshet e një individi. Drejtuesi i saj, Pajtim Shehu që sot është i pezulluar nga detyra dhe është nën hetim, duket e paska patur dëshirë të madhe të jetë pjesë e botës së modës, e jo e auditit të fondeve që për një vend i varfër si yni, konsiderohen si një mundësi e artë për të dalë nga qorrsokaku. “Lakrat” e Pajtimit kanë dalë nga vetë të vetët brenda agjencisë. Siç duket të pakënaqurit e tjerë se nuk kanë mundur të marrin pjesën e tortës, (edhe ata të zgjedhurit e Berishës), janë ankuar vetë tek Ministria e Financave për mospasjen mundësi të jenë pjesë e tenderave, e ku me sa duket i favorizuari ka qenë vetëm Pajtimi. “Agjencia ka shkelur rregullat ligjore në fuqi në fushën e menaxhimit financiar dhe kontrollit, prokurimit publik dhe kontabilitetit. Nuk ka mbajtur aktivitetet e magazinës, si rrjedhim asnjë mall i blerë nuk është gjendj, dhe as që mund të provohet dalja ose destinacioni i tyre. Agjencia ka vepruar në kushtet e mungesës së plotë të një sistemi të kontrollit të brendshëm të menaxhimit financiar”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Financave. Çdo gjë është bërë partizançe, sipas tekave dhe humorit të drejtuesit, e kjo agjenci nuk ka mundur të funksionojë asnjëherë për atë që është ngritur.

Shqipëria pas 31 marsit 2014 i menaxhon vetë fondet e BE-së

Edhe pse ka patur një pavarësi nga institucionet e BE-së për menaxhimin e fondeve të saj në vendin tonë, kjo strukturë ka qenë shumë larg besimit të tyre. Kjo tashmë duket qartë në dosjen e depozituar në prokurori. Paska patur një mundësi auditimi e dhënë nga BE, por jo për revista mode. Ka qenë vetëm fundi i muajit mars të këtij viti që BE-ja ka dhënë një mundësi të dytë për vetëmenaxhim. Ishin Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha dhe Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, që përshëndetën vendimin e Komisionit Europian për menaxhimin e fondeve nga vetë ne, duke shtuar se ky vendim tregon besimin që ka Brukseli te Qeveria shqiptare. “Fondet e IPA-s nuk do të menaxhohen më nga Brukseli, por nga autoritetet shqiptare. Dua të siguroj BE-në në emër të qeverisë se besimi i dhënë na bën të jemi më të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm që kërkohet më shumë punë në realizimin e reformave të procesit të integrimit dhe ne jemi të vendosur për të ecur përpara në axhendën europiane”, tha ministrja Gjosha. Sipas saj, “gjithçka u bë e mundur nga nënshkrimi i vendimit përkatës nga menaxhimi i këtyre fondeve në mënyrë të pavarur”. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, e cilësoi si sukses vendimin e BE-së për të lejuar Shqipërinë që t`i financojë vetë fondet e Bashkimit Europian duke theksuar se ky vendim është edhe një hap për integrimin. “Sistemi i menaxhimit të decentralizuar ka një rëndësi të veçantë pasi përshpejton procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, si dhe për politikat e zhvillimit kombëtar”, tha Cani.

 

Audituesi fashionist

Në të vërtetë kur po lexoja dosjen voluminoze të dorëzuar në prokurori për hetim të mëtejshëm, prisja të lexoja vetëm abonime në revista apo gazeta të tipit “The Economist”, “Financial Times”, etj. Jo nuk mund të ishte kësisoj, djali auditues paska patur dëshira dhe nevoja të tjera. Revista mode të huaja dhe të vendit ishin mbizotërues të abonimeve të tij. Vogue UK, Elle Usa, Vanity Fair UK, Revista One, janë mbizotërueset e Shehut për t’u njohur me standardin europian dhe më gjerë, pse jo për ta sjellë pjesë të fondeve të BE-së në Shqipërinë tonë të varfër. Por fondet e Bashkimit Europian janë pjesë e ndihmës për të ndihmuar shtresat e pamundura, apo për të rritur e ngritur qendra të domosdoshme për një zhvillim të qëndrueshëm.

Abuzimi me fondet e buxhetit të shtetit

-Përfitim padrejtësisht nga titullari dhe në dëm të buxhetit të shtetit, të shumës prej 540 mijë lekë për shpenzime të transportit në kushtet kur posti që ai mban nuk e përfiton këtë të drejtë.

-Përfitim padrejtësisht pagë nga një punonjëse dhe në dëm të buxhetit të shtetit, në shumën 79 833 lekë.

-Paguar pa asnjë faturë, shpenzime telefonie celulare për titullarin dhe stafin, në shumën 329 900 lekë, pa ditur shpenzimin faktik.

-Paguar në kundërshtim me rregullat i certifikimit të stafit dhe të një personi tjetër jo staf në shumën 134 000 lekë në dëm të buxhetit të shtetit.

-Blerje me prokurim të artikujve të cilët janë atribut i blerjes së përqendruar, duke shkelur rregullat në fuqi për 10 raste me vlerë 2,579,029 lekë.

LISTA-E-ABONIMEVE-(1)-Shkelje e procedurave të prokurimit dhe të kontraktimit e pagesës për të gjitha rastet e marrjes me shërbim nga jashtë të shërbimit të financës, IT, mirëmbajtjes, etj, në shumën 1,496,500 lekë nga të cilat janë lënë në ngarkim 102,800 lekë të përfituara padrejtësisht.

-Shpërdorim i fondeve publike duke i përdorur ato për qëllime abuzive si, ushqim për staf, blerje revistash mode e pagesa kanalesh televizive, pritje e përcjellje, blerje masivisht pijesh alkolike çokollatash, etj, si dhe sasi të mëdha dhe të përsëritura kancelarish, në mjaft raste pa procedurë ose me procedurë të falsifikuar, pa ditur dhe dokumentuar destinacionin e tyre. Në abonimet në shtyp me vlerë vjetore mbi 200 mijë lekë, janë bërë në ngarkim të titullarit vlerat e shpërdoruara për revista mode.

-Blerje pa faturë, blerje me lekë në dorë të paguara dhe përfituara nga Titullari, pa artikuj e çmime, etj, të vëna në ngarkim të tij për zhdëmtim në shumën totale 3 326 318 lekë.

-Riparim brenda 6 muajsh të kondicionerëve të sapo blerë, me vlerë riparimi rreth 50 mijë lekë/copë, më shumë se sa mund të blihet një i ri.

-Shkelje procedurash në 3 tendera, si dhe deklarim nga komisioni i vlerësimit të ofertave për mos pasje dijeni, mosmarrje pjesë dhe mos nënshkrim të asnjë dokumenti në 3 tendera, me vlerë 4 872 778 mijë lekë.

-Janë copëtuar fondet në 5 blerje të vogla në vitin 2012, për rikonstruksionin e zyrave me shumë totale mbi 1.7 milion lekë (nga 400 mije lekë që është kufiri monetar vjetor i blerjes së vogël (pa TVSH). Është kryer përsëri rikonstruksion në vitin 2013 me tender, me vlerë 2,264,919 lekë, si dhe 3 herë me tre urdhra prokurimi me vlerë të vogël për shumën totale 479,331 lekë. Përveç përsëritjes së punimeve janë shkelur rregullat ligjore në fushën e prokurimit publik.

-Nga skualifikimi padrejtësisht i ofertuesit me vlerë më të ulët dhe zgjedhja e një tjetri, i është shkaktuar buxhetit një dëm 643,190 lekë (me TVSH).

-Është abuzuar me fondet për dieta jashtë vendit, të cilat zënë pjesë të konsiderueshme në buxhet rreth 2,246,376 lekë, ku ka rezultuar së janë paguar ditë qëndrimi pas përfundimit të afatit si dhe është paguar një person i jashtëm jo staf, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit për shumën rreth 406,359 lekë.

-Pagesa të kryera pa procedura, pa fatura ose kupona, si dhe pagesa të tjera të pa prokuruara dhe për mallra apo shërbime që nuk kanë lidhje me funksionet publike të dhëna në detaje për çdo rast dhe vlerë në raport.

-Shpenzimet për kancelari për një staf të kufizuar prej 6 punonjësish janë 885,454 lekë, ku janë konstatuar blerje në sasi të mëdha që nuk justifikojnë madhësinë e stafit dhe në një periudhë kur kjo drejtori nuk ka ushtruar akoma funksionet e saj.

-Pagesa të objekteve të inventarit duke prekur zëra të tjerë të buxhetit në 4 raste me vlerë 498,200 lekë.

-Janë blerë paisje elektroshtëpiake në shumën 346,800 lekë, duke abuzuar me fondet buxhetore, pasi shpenzimi nuk ka lidhje me ushtrimin e funksioneve publike.

-Procedura fiktive me dokumente të korrigjuara, procedura të falsifikuara, etj, për shumicën e blerjeve të kryera gjatë të tre viteve. Mungon protokolli i institucionit. Numrat dhe datat e vendosura në akte janë pa rend kronologjik, të përsëritura dhe të korrigjuara. Nuk ka asnjë person të ngarkuar me këtë detyrë, ndërsa numrat vendosen nga titullari.

-Paguar përkthime 281,000 lekë në shkelje të procedurave, si dhe në kushtet kur stafi i agjencisë është detyrimisht zotërues i gjuhës angleze.

-Janë kategorizuar si vepër penale e shpërdorimit të detyrës, falsifikimit të dokumenteve, etj, 31 raste me vlerë 9,379,610 lekë.

-Këshilli i Menaxhimit ka qenë jo ekzistent, kompetencat e tij kanë qenë formale dhe kanë lënë jashtë çdo vëmendjeje menaxhimin financiar të agjencisë. Ai është paguar tepër për 81,000 lekë.

-Urdhër shpenzimet e pagesës në thesar janë masivisht të korrigjuara në numrat dhe datat e dokumenteve justifikuese, për të manipuluar procedurat e blerjeve. Nga verifikimi i kopjes origjinale në thesar u konfirmua se këto të fundit nuk janë të korrigjuara.

Si funksionon Autoriteti Auditues i Programeve të Asistencës

Agjencia e Auditimit të Programeve të Asistencës, Akredituar nga Bashkimit Europian, është krijuar bazuar në VKM-në nr. 719 datë 18.06.2009, “Për përcaktimin e përgjegjësive dhe marrëdhënieve ndërmjet autoriteteve dhe strukturave të menaxhimit të decentralizuar të asistencës së BE, në kuadër të instrumentit të parazgjerimit (IPA), komponenti i parë” pika 2. Në vijim të vendimit më sipër, me VKM nr. 1020 datë 14.10.2009, “Për krijimin e Agjencisë së auditimit të programeve të asistencës, akredituar nga BE”, është krijuar ky institucion i pavarur nga pikëpamja institucionale dhe financiare. Institucioni funksionon me një staf prej 6 punonjësish, organika dhe marrëdhëniet e punës së të cilëve rregullohen me vendime të Këshillit të Ministrave. Veprimtaria e agjencisë shtrihet në auditimin e sistemit të kontrollit si dhe menaxhimit të decentralizuar të fondeve të BE, nga strukturat përkatëse të ngarkuara të shtetit shqiptar.

Nga Edlira Shehu June 16, 2014 13:07
Komento

12 Komente

  1. edi June 16, 14:24

    Nuk e kuptoj objektin e kontrollit !!Shpenzimet administrative te abuzuara nuk jane as 1% e atyre qe jane bere ne shperdorimet e fondeve te KE per te cilat ky autoritet eshte pergjegjes dhe mban pergjegjesi ligjore per miliona Euro te shperdoruara.Nuk keni Tager te kontrolloni,mos u merni me vogelsira me mire lejeni fare…Abuzimet jane sheshit

    Reply to this comment
    • Ismet balaj June 16, 15:07

      T`i shkohet gjere ne fund. Te mos mjaftohen me konstatimet. shume edgjojme per shkelje, po ashtu shume lexojme ne shtyp e degjojme ne televizionet per keto shkelje, abuzime, shperdorime e tj. Me duket se deri tash jeni ne fushe ta fjaleve. Mjafte me konstatime. Denoncime ligjore ne organet perkatese edhe ndjekje e tyre. Mos u ndalini.

      Reply to this comment
  2. emigrant June 16, 15:42

    YYYYYY plehra,cojini ne biruce se aty ka kohe per te lexuar revistat qe ka blere.
    Bejuni burra ju te prokurorise dhe rrasini brenda sic ndodh ne Europe, ku nuk pyet njeri ca krahu politik je kur behet fjale per korrupsion se perndryshe per nja 100 vjet te tjera do ecni 1 hap para e 2 hapa pas.E mos kujtoni se behet drejtesi me mijera dosje te grumbulluara e qe nuk shohin deren e gjykates per perfundim afati …..ketyre hileve i ka dale era….bota nuk ha bar..

    Reply to this comment
  3. Theodor Drajzer June 16, 17:21

    shembulli i ujkut qe do te ruaj bagetite. ketu i denojne jo me pak se 20 vjet me burg te rende. zakonisht i cojne ne burgjet e Xhorxhias dhe misurit qe te takojne shoket e tyre me ngjyre. dhe ketu fillon historia e pendimit per ta….
    nuk e di se si do ta kryej kete nje drejtesi qe fal kriminelin e denuar me 20 vjet burg. mire presidenti qe mund te jete matufiepsur porse keshilltaret e shumte juridik qe aty jane me shume se te Obames ketu, duhet ti thoshin presidentit matuf qe ky eshte denuar me 20 vjet dhe flitet per lirim pasi ka kryer 15 vjet. mjere ju qe keni mbetur aty, keni rene ne dore te keqe.

    Reply to this comment
  4. Dori June 16, 17:25

    Jan klani Shehu nga Kalaja e Dodes ky dhe Sherefedin leshi…jan katunar qe skan pas brek ne byth dhe tani din me vesh kostume. Ky Pajtimi ka qen per gjynaf dikur, sa erdhi Sherefedini ne pushtet e beri drejtor. Jan klani i dibraneve fshatar se klani i dibranve qytetar esht Cani.

    Reply to this comment
  5. jorgo June 16, 18:41

    Te gjithe shperdoruesit e parave te shtetit duhen domosdoshmerisht te dalin para gjygjit e te pergjigjen deri me nje e te marrin denimin e merituar.

    Reply to this comment
    • enkel June 16, 18:42

      Ha ha ha. Do dalin para gjygjit o jorgo po ja se te mbije bari.

      Reply to this comment
      • Berlin June 16, 18:42

        Llalla tha para disa kohesh per demaskimin e nje spiuni shume te rrezikshem ne radhet e politikes shqiptare !!!!

        Reply to this comment
        • drenica June 16, 18:43

          Te gjitha fondet qe kane ardhur,gjoja per projekte te rimekembjes se ketije vendi,jane ne kurriz te popullit,do te shlyhen se asgje nuk eshte falas…!Jane pervetesuar ne vazhdimesi ne menyrat qe dihen,e qe po te ngresh zerin per kete do te ndeshkohesh,sepse zinxhiri i ka hallkat deri atje nga vijne fondet…..!Agje nuk do ta gjeje Pajtimin sepse korrupsioni eshte i sofistikuar,nuk ka prokuror qe ndjek deri ne fund…!

          Reply to this comment
  6. bashkim June 16, 18:47

    Abuzimet ne administrate jane sheshit.
    Pyetja ime eshte: A duan vertet ti luftojne keta qe kane ardhur ne pushtet? Apo keta kane frike se mos Saliu em pushtetin e drejtesiose qe ka dhe qe keta nuk ia marrin dot, i fut ne burg?
    Dmth kane frike qe nese krijojne precedentin e ndeshkimit, e han dhe vete kur te ikin nga pushteti???
    Fl;as per ISSH pershembull ne kete sektor ske per te patur sukses sa ne krye te kesh njerez si ajo zonja qe eshte aty. Tre kontrolle KLSH me shkelje dhe ajo vazhdon rri aty

    Reply to this comment
  7. alfa June 16, 23:09

    Zoterinj, nuk eshte koha tani per sensacione, duhen ”byzylyqet” duke filluar nga Berisha e
    deri te hajni i fundit .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*