Disa vargje (jo të miat) për Andrean

Arben Duka February 17, 2016 04:13

Disa vargje (jo të miat) për Andrean

Duke qenë anëtarë të një redaksie, nuk është normale që të replikoj me Andrea Stefanin për çdo shkrim të tij që mua nuk më pëlqen, se dhe ai nuk e bën një gjë të tillë me shkrimet e mia.

Po duke qenë se unë jam më i lidhur me lexuesit e gazetës “Dita”, kam marrë shumë mesazhe ku shprehet shqetësimi real se Stefani po ‘shket djathtas’ në mënyrë krejt artificiale. Kjo nga këmbëngulja e pakuptimtë e Stefanit për të imponuar bindjet dhe haluçinacionet e tij mjaft të vonuara për diktaturat dhe diktatorët.

Së pari ju lutem lexuesve që kanë këndvështrime të kundërta me Stefanin, t’i shkruajnë kryeredaktorit Thano dhe jo mua, mbasi unë nuk kam fuqinë dhe mundësinë për të vendosur për ato materiale që duhen botuar, ose jo.

Megjithatë unë po i përcjell kryeredaktorit të gazetës një poezi të Frederik Rreshpjes, një i dënuar i ndërgjegjes në kohën e diktaturës kur unë isha oficer dhe Andrea ishte pedagogu i marksizmit në shkollën e oficerave.

Poezia ka vetëm tri strofa, por vlen sa për tri vëllime. Më poshtë vargjet e Frederikut:

 

Skllevër mosmirënjohës – ju deri dje,

te këmbët e diktatorit jeni shtrirë,

dhe më quani mua skandaloz,

për fjalën time të lirë.

 

Enveri lëshonte urdhër – vdekje,

po prangat m’i keni vënë ju,

tani shkruani për mua parrulla,

dhe i varni si pranga nëpër mure.

 

Skllevër mosmirënjohës dhe të marrë,

kope hipokritësh servilë,

unë muret dhe prangat i pështyj,

unë kam lindur skandaloz dhe i lirë!

 

Arben Duka February 17, 2016 04:13
Komento

30 Komente

  1. A.GRAMSH February 16, 09:11

    FAKTI I ‘DITES’!
    ‘Kamikazet’ e informacionit dhe ‘Nishanet’ e antishtetit meritojne medaljen ”Krimi dhe turpi i Kombit’.
    ———————————————————–
    Sikur popullit shqipetar ti kerkohej mendimi nepermjet nje referendumi si shkalla me e larte ne demokraci e perfaqesimit e pjesemarjes direkte kush meriton pas 25 vjetesh ‘demonKroaci’ titullin ”KRIMI DHE TURPI I KOMBIT’ do tua jepte me kenaqesi sa me poshte:
    1.-Tere PRESIDENTEVE te Rrepublikes se bananeve ose Bathores me motivacionin :’Te pa pergjegjshem e antishqipetare’ qe ne nje vend me popullsi sa nje fshat e lane pa shtet, e gezuan parajsen si kryetar shteti,pa mbrojtje e gezuan parajsen si kryetar i keshillit te mbrojtjes pa drejtesi e gezuan parajsen e kryetarit te keshillit te drejtesise…..bashke me ‘Hanemet e para’!
    2.-Tere KRYETAREVE TE PARLAMENTIT me motivacionin :’Pa pergjegjshem e antishqipetare’ qe gezuan tere privilegjet sikur te kishim 25 vjet parlament te popullit kur ne fakt per 25 vjet ky parlament nuk e ka perfaqesuar as nje dite popullin direkt apo indirekt dhe sovrani as ka votuar e as ka qene i VOTUAR,por krimin e korrupsionin e nje grupi te veteemeruar ne PERJETESI!
    3.-Tere KRYETARET e qUrravive me motivacion:’Papergjegjshmeri e antishqipetarizem’ si qeverri kujslinge qe per 25 vjet shiten tere pasurine kombetare mbi e nen tokesore perfshi token detin ajrin dhe popullin e lane ne mjerim te perhershem pa KTHIM!
    4.-Tere KRERET E SISTEMIT GJYQESOR me motivin:Te pa pergjegjshem e antishqipetare’ qe te drejten kushtetuese :’Ligji eshte i barabarte per te gjithe’ e kthyen :’Jo te gjithe jane te barabarte para ligjit’.Me kete titull ‘Krimi dhe turpi kombit’ duhet do tu jepej tere prokuroreve te pergjithshem,kryetareve te gjykatave te te gjitha shkalleve perfshi dhe tere ish kryetareve te gjykates se larte e asaj kushtetuese!
    5.-Tere MINISTRAVE te ekonomise ,financave,e ‘integrimit’ ne Shishtufine me motivin :’papergjegjshmeri e krriminele te sistemit ekonomik e shoqeror’ qe mbi bazen e teorise famekeqe e antishqipetare shkaterruan bazen ekonomike te shtetit shqipetar dhe mbi germadha ndertuan anarkine ekonomike monopolet gjakpirese pa asnje alternative zhvillimi dhe pa asnje parim apo element as te ekonomise se centralizuar e aqe me teper ‘ekonomise se tregut’ si meritokraci,barazi mundesish apo konkurence por thjesht nepotizem klientalizem —sistem i paster gjysem feudal apo skllavopronar ne nje vend kolonial PA SISTEM EKONOMIK E FINANCIAR TE NJE VENDI TE PA VARUR!
    6.-Tere ish DREJTORET E PERGJITHSHEM TE BANKES BATHORES DHE ANTAREVE TE KESHILLAVE MBIKQIRES me motivacionin :Te inkrriminur direkt ne shkaterrimin e sistemit bankar e boshatisjen e arkes e thesarit te shtetit’ duke qene sa te vetedijshem po aqe dhe te pa pergjegjshem e antishqipetare qe tere pasurija 50 vjeçare e popullit shqipetar ajo e tundeshme dhe e pa tundeshme u konvertua ne valute e u trasferua jashte me miliarda dollare ne emer te krimit e korrupsionit me imunitet ne anonimat!
    7-Kreret e DIZINFORMACIONIT jashte kufijve dhe ‘kamikazet’ e tyre brenda me motivin :SI ZEDHENES E PROPOGANDUES TE ‘KRIMIT E TURPIT’25 vjet te ANTISHTETIT NE SHERBIM TE AGJENTURAVE , KOLONIZATOREVE E KUJSLINGEVE APO QEVERRIVE KUKULLA!
    P.S-Nga kush e pret brezi i RI pa te ardhme ta beje ‘dekriminalizimin’e rilindjen e shtetit nga ‘profesoret’ e filozofise,ekonomise politikave te HAJDUTERISE qe 25 vjet ishin varremihesit e shtetit e qe vazhdojne si DUN BI U-te Kineze te jene kembekryq ne parlament duke lyer edhe kokat me zift qe tu duken te rinj haremit !?

    Reply to this comment
  2. TJ February 16, 13:03

    E mirepres kete diskutim! Vetem lerini menjane ofendimet! C’do njeri ka te drejte te mendoje dhe te shikoje ne menyre te ndryshme! Ruani etiken, nderkohe qe na i kerkoni ne si lexues-komentues! Kjo eshte demokracia! Ti mendon ndryshe nga une por jemi demokrate! Urime per Gazeten Dita!

    Reply to this comment
  3. qiei February 16, 14:54

    A. Stefani ka shume te drejte. Sklleverit jane te sforcuar te jene ne tille, duke zgjedhur mes lirise (te kufizuar, por gjithsesi te lire) dhe burgut ose mosqenies (vrasjes). Me zhdukjen e shkakut te forces qe i ben skllever, kane te drejte te flasin dhe veprojne me liri te plote. Ata nuk mund te mbeten pergjithmone skllever te diktatorit, sepse kane qene te tille ne kushte te tjera.

    Reply to this comment
  4. gjermani i fundit February 16, 15:37

    Nuk eshte mire qe Duka te permende se çfare pune bente Andrea dikur. Per hir te se vertetes Andrea ka qene tip i hapur dhe dashamires i letersise. Sepse dikush perfundon ne oficer si Duka kur natyra i dha talent me bollek ne boten e poetikes, ashtu ishin rrethanat dhe ashtu u perpoq sejcili te mos mbetej prapa. Mjaft pra me biografira, se po shkelim prape ne llucen e te shkuares.

    Reply to this comment
    • Lura February 16, 16:37

      Stefani ka te drejte

      Reply to this comment
      • Shaqua February 16, 22:47

        Stefani nuk ka te drejte, ai ka frike.
        Prandaj ka nxjerre shpaten ne lufte kunder sistemit te kaluar, se ka frike se i thone profesor i ML.
        Nuk e ke vene re ne debate televizive qe ndjehet i frustuar?
        Po komentet e opinionet e lexuesve a i ke pare e lexuar per Stefanin e Kullen? Apo ti vetem shkruan e nuk lexon qe te nxjerresh konkluzione sa te drejte ka Stefani.

        Reply to this comment
  5. N.V. February 16, 15:45

    Une mendova se do ish bere Nami!…
    Prisja qe Duka ti kish thurur Stefos ndonje nga ato Perlat e tij!…
    Po eshte gjeja me natyrshme qe dy kolege e bashkpuntore te Gazetes te kene mendime te ndryshme!!!!…

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN February 16, 17:15

      edhe une ate mendova ,jo se jam torollake si ty
      po e di mire si inatoseni me “armikun e kllases” sidomos kur ju del nga kllasa juaj .duke pare dhe qe i tha Mjeros
      “koka pa qime ” thashe Stefanin do e quaj “njeri me lesh ”
      po ngaqe eshte dhe vete si nedertal ,se ka ber dot pppppperlen e tij kesaj radhe …..

      1] Nedertal , ti nuk je i lidhur me shume me gazeten dhe prandaj te shkruajne ty , ti je nje humbes kohe dhe ke nje ushtri torollakesh nga pas ,qe ju jane mbyllur koperativat ,se kane idene fare se cfare eshte e drejta e informacionit ,sepse per fjale te lire kuptoni ato flleterrufete ne ZP kunder kulakeve
      2] Halucinacione quhen ato traplleqet e tua me uzina ,fabrika e kantire shfarrosje qe i paraqet si perparim dhe sot qe ke 25 qe po shikon boten dhe jo vetem fanarin ndricues
      Te njohesh difekte , gabime ,faje ,vrasje ,te jep mundesi te korrigjosh sistemin dhe te mos lejosh te perseriten ,kete se kupton dot ti ,se je nedertal ,ka ndaluar evolucioni ,je akoma te stalla enver
      megjithate Idiotet nuk ndryshojne asnjeher mendim
      je i justifikur
      4] me e rendesishmja ,blej nje furce te mire ,dizinfektoje mire ate …gojen enveriste ,pastaj permend Rreshpjen dhe ta perdoresh per demagogjine tende te shpifur .
      e di qe po hidheroheni shume se po ju del boja ,po ju lene te gjithe ne utopine qe ushqyet 50 vjet dhe 25 te tjera ,po mesohuni .mblidhuni ne ferrin tuaj dhe aty te vajtoni ne perjetesi !

      Reply to this comment
      • N.VJOSA February 16, 22:29

        O Sorrë e Zezë,
        Te shkruante pardje nje komentues me nicknamen “Minoritari”, nje skipetar i kuluar…ty do berè tegel jo tek ajo vrima qe eshte per ate pune, por tek ajo vrima tjeter…
        Ndersa une them, se po su kenaqe, duhet te besh tegel ne te tera vrimat e kokes…Mbase te vijne mend…!
        Nuk vëke mend ti…
        Keta miqt e mi austriak kane nje shprehje tipike per rracen tende:
        BËJ PAQE ME TË KALUAREN, QE TË MOS SHKATËRROSH TË ARDHMEN…
        Ti qenke vertet e currufjapsur…Po si mund te krahasosh nje sistem monopartiak me nje sistem pluralist?…
        Jane dy pale kepucë te ndryshme….Megjithate ai Sistem ka patur te mirat dhe te keqijat e tij, ashtu si ky i sotmi, flas per tek ne, keshtu si po e shohim deri tani, ja ngre vlerat atij te vjetrit….!
        Ai i vjetri per ate kohe i bashkoi shqiptaret, i disiplinoi shqiptaret, edhe me kazma e lopata e ndertuan Sbqiperine shume shpejt, e arsimuan shume shpejt, e industrializuan, toka shqiptare punohej cep me cep, me rendimente nga me te lartat ne Europe…Dakord pagueshin njerzit pak, por ato para u investuan per terë zhvillimin ekonomikoshoqëror!
        Nuk ish jeta e pasigurt keshtu si sot, nuk kish droge, hashash, ushqime te skaduara, grat e vajzat shqiptare nuk mbushnin bordellot e Italis e Greqise, nuk poshterohej femra keshtu si sot, u zhduk gjakmarrja, vendi kish ushtrine e tij e afte ta mbronte vendin, lulezonte Myzeqeja , fushat e Lezhes e Nenshkodres, Korçes, u ngriten plantacione gjigande, u ndertua nje sistem i tere ujites, u thane kenetat, u ndertuan gjithe ato hidrocentrale…Dakord, nuk te linin te flisje kunder pushtetit, nuk linin parti te tjera, por mendon ti se vendi mund te shkonte me perpara me ate gjendje te prapambetur mesjetare…?!
        Iku ajo kohe, tani jetojme ne nje kohe tjeter, prandaj te shohim para , paqe me te kaluaren, sepse nuk i korigjon dot ate qe iku…
        Por ty Sorre nuk ka Perendi te mbush mendjen…
        Dhe mos ofendo se do ta marresh pergjigjen shume me te ashper!…
        Te ka mbetur mendja tek perrallat e Gjyshit…
        Ti je e rritur, ik me mendjen tende jo te Gjyshit…
        Hapi syte, moj trularaskë!…Te tjeret kane vuajtur shume me ashper se ty dhe kane bere paqe me te Kaluaren, nuk çjerrin Menderen si ty…

        Reply to this comment
      • sallakja February 17, 16:49

        Ciao,
        Neti, nuk eshte tarallak. Magari te ishte.
        Eshte pazialmente scremato, ma non lo sa.

        Reply to this comment
        • BLACK SWAN February 17, 19:31

          ciao
          po te kishte mausin pistolete , e dija dhe une fundin tim 😛
          tani me thote te shikoj te ardhmen …. por ne te kaluaren e afert do e kisha profesor ,do me bente recensionin e hartimit ….do me nxirrte me lakra ne koke fillimisht , pastaj do shikonte te kaluaren dhe …ta thote Neti si vazhdon ….

          Reply to this comment
          • N.V. February 17, 22:15

            O e Zezë,
            Leri fantazit se Neti nuk ka vrare asnje mizë…, por ti do 7 Kobure per te hapur Kapakun e Kokes…(jo kobure prej verteti…, por ne kuptimin figurativ…)
            Por ne kete koment shikoj qe je zbutur shume…mos e merr kthesen menjehere se te merren mënd…⛔️❗️❗️❗️❗️

          • Shahisti February 18, 17:32

            O Neti, o psikopat!

  6. Drini February 16, 15:47

    Skllevër mosmirënjohës – ju deri dje,

    te këmbët e diktatorit jeni shtrirë,

    dhe më quani mua skandaloz,

    për fjalën time të lirë.

    Enveri lëshonte urdhër – vdekje,

    po prangat m’i keni vënë ju,

    tani shkruani për mua parrulla,

    dhe i varni si pranga nëpër mure.

    Skllevër mosmirënjohës dhe të marrë,

    kope hipokritësh servilë,

    unë muret dhe prangat i pështyj,

    unë kam lindur skandaloz dhe i lirë!

    Reply to this comment
  7. intelektuali February 16, 16:28

    JEPI SKLLAVIT BUKE QE TE KAFSHOJE
    JEPI SKLLAVIT DIJE QE TE ANATEMOJE
    JEPI SKLLAVIT LIRI QE TE MASAKROJE
    JEPI SKLLAVIT DAJAK QE TE NDEROJE

    Jul Qesari

    O BEN DUKA O POET MAVRIU
    PO PSE IKE NGA BEJTEXHIU
    BEN PROZE PREJ DELENXHIU
    ANDREAN E QORTON SI SALIU
    SE ENVERIN E QIT SI BABEZIU
    DHE RUDINEN E TIJ SI FIRIFIU

    intelektuali

    Reply to this comment
  8. ku shkoi morali ? February 16, 17:07

    ideja e Arben Dukes eshte e sakte…

    sepse ka nje fare morali dmth qe ti I cili ke qene turbo-marksist nuk ke pse te ndegjojme pordhet siku te ishe ne QAFE TE BARIT APO BURREL

    pra andrea duhet te jape llogari se ka qene ne barrikeden e Enverit

    ose ky spiuni Nastradin intelektuali qe ka qene spiun si shoku Kasaruhos qe mori dhe medalje

    ose mbesa sali bythishes qe I kendonte kehtu baces

    Jam nji çikë nga Dragobija
    Hije m’ka sot çiftelia

    Vetë e gdhena me nji dru mali
    Dern’e shpellës bac’Bajramit

    Vetë e thura o kangen time
    Enver Hoxhës me gjith’ urime

    O vetim (vetetime) o qe shkrep n’mes reve
    Lavdi venit ku ti leve

    Pyet Evropa e pyet Bállkani
    Kush po i prin ktij karvani

    Nji parti trimneshe e rrallë
    Enver Hoxha gjithmon n’ball

    O vrulli ynë o nuk mund të nálet
    Sup me sup jem lidh si malet

    Per rrethimin n’katër anet
    Kemi zemrat bashë si t’parëve

    E leta dinë mirë tradhëtia
    O pushken top e ka Shqipnija.

    Reply to this comment
  9. hajde enver ti kemi falur te gjitha * February 16, 19:30

    nuk eshte ky problemi kryesor ne shqiperi “perleshja” e dy ish kolegeve

    as intervista e nexhmijes..duket sikur nje dore tinzare e shtyu te behej kjo interviste per te mbuluar shkaterrimine kombit.

    Psh nje pyetje:

    Dihet qe sali monstra beri ujdi me amerikanet per 220 cope muxhahidine..

    kurse sot thuhet me dokumente jane 1000 cope prezent..

    Pyetja eshte KUSH DHE KUR I PRURI 780 COPE TE TJERE.

    PRANDAJ NJERZIT KTHEJNE KOKEN NGA XHAXHI
    SE AI VEND ESHTE SHITUR..POR DHE PERDHOSUR

    Si e presin nastradinet intelektuale shqiptare bossin e tyre
    Janullatos greku eshte bossi ortodokseve
    Erdogani eshte bossi turkoshakeve
    Edi Rama me xhon kerri bosat e muxhahidineve
    cfare teproi jane bosat e droges qe bejne ligjin..

    Nuk e di ku ishte ky syze kavanozi kur shqiptarja i kendoi keshtu SULLTANIT ERDOGAN :

    Ej krenaria e botes islame, presidenti yne , prijesi yne Rexhep Taip Erdogan.

    “Minaret tona mos i ler pa ezan o Allah
    Ose thirrni ketu ata qe bejne mjalte
    Ose mos na ler pa zgjojte e bleteve
    Ketu jane pa ze minaret
    Vendin qe eshte bere mysliman, mos e ler pa mysliman o allah
    Ketu trupi eshte pa dashuri o Allah
    Na jep fuqi, mos e ler pa luftetar sheshin e xhihadit o allah
    Vitet qe presin heronjte, mos i ler pa heroj o allahu im
    Te dime te dalim kunder armiqeve
    Neve mos na ler pa shpirt o allahu in
    Ose ndaje vendin e mbetur pa kerrkend, ose mos na ler pa coban o allahu im
    Ti mos na ler neve pa ty, pa uje e pa ajer o allahu im
    Vendin qe eshte pjekur me myslimane, mos e ler pa myslimane o allahu im”
    18 maj 2015, 16:54
    Vajza që përloti Erdogan: Ishte rrëqethës ai moment!

    Blendina Dibra, nxënësja 16- vjeçare e Medresesë së Shkodrës, recitoi në përurimin e Xhamisë së Prezës, duke bërë që Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan të shpërthente në lot.

    * komentshkruesi nuk i ka pelqyer kurre sistemi enverit ne ate kohe

    por si eshte katandisur ai vend si wc e botes..une ja kam falur te gjitha

    ky popull,kjo klase politike keto dipllomate dhe xhambasadore e kishin hallall ate diktator te nevojshem dhe te domosdoshem ju sh. erdhenta nenat dhe meritoni..qyrravece perverse tradhetare te mjere

    Reply to this comment
  10. E po kjo pune! February 17, 11:50

    E thone nje fjale ne pasion e siper dhe pastaj o burra me dhjetra shkrime “racionale” per te mbeshtetur cfare kane thene ne delir e siper. Po cfare pate mor Andrea me Enverin, qe ishte diktator nuk na the gje te re, qe u vrane, nuk eshte gje e re, qe vriten edhe sot e kesaj dite, nuk eshte gje e re. Ajo cfare mbetet eshte sa shtet beri njeri e tjetri dhe nese tradhetuan atdheun. Enveri i kalon te dyja testet. Tu te shkau goja dhe tani si pasionat, qe nuk duhet te jesh se je profesionist medemek, ben llogje pse Enveri ishte ky apo ai. Ose te shkau goja dhe tani perpiqesh te justifikosh gafen ose mos ke gelltitur edhe ti ndonje gavete corbe te qelbur se piruete 180 gradeshe ku objektin e sulmit kryesor e ke me ata qe iken nga kjo jete dhe jo me flamat qe i kemi neper kembe.

    Reply to this comment
  11. qytetari B February 17, 12:16

    Zoti Duka ! Shkruesi qe te ka derguar letren ben nje gabim: Andrea Stefani nuk ka kaluar shume djathtas sepse nuk eshte se e djathta e do lirine dhe e majta do diktaturen! Eshte absurde apo jo? Andrea Stefani ka lajthitur diçka keto dite. Ku ka te djathte ne Shqiperi?! …

    Reply to this comment
  12. Historia shqiptare February 17, 12:48

    KONKLUZION.
    Ne Shqiperi, ne Tirane,ende shqiptaret jetojne me frike,trashegim nga turqia dhe komunizmi pas 570 vite sundim me dhun dhe intrioga.

    Reply to this comment
  13. anticensurë 25642654 February 17, 12:57

    beno pavarsisht se nuk isha totalisht me shkrimet e stefanit,prap i quajta të drejta!!ashtu si quajta të pa drejtë atë palo intervistë të xhungës,që për mua ishte një muhabet tek guri i sokakut me plakën e fshatit!!nuk jam për dënimin e nexhit,njëlloj si nuk isha në kohën e kafeve,por në asnjë mënyrë nuk jam për glorifikimin e saj!!
    ti lëmë vrasjet e pas luftës,ku me ose pa dashje ka pasur ekses,dalje nga e drejta!talëmë mënjanë tërë shtypjen e luftës së klasave!!të gjithë vrasjet e drejta a të padrejta!!nuk kanë prekur të gjithë!!shumë e kanë ngrënë me fis e e pjesa tjetër ka shpëtuar!¨ta lëmë mënjanë frikën që autocensuronte gjithë ne!!të gjitha po i barazojmë me zero!nuk kanë ndodhur!
    një gjë ka prekur të gjithë shqiptarët!!ty mua bile dhe vetë nexhin!!
    rënja e tmerrshme ekonomike që ne patëm në vitet ’80,me kulmin e saj në vitin 1990!!
    nexhmija deri më sot ka shkruar shumë libra kujtimesh,ka dhënë intervista!ndoshta dhe ka bërë muhabete sa ka plasur me ata që ka takuar!!
    unë për vete nuk kam parë asnjëherë që ajo të ketë kërkuar falje për ndonjë gabim!!
    sado i vogël qoftë!!
    beno të gjithë jemi njerëz!!të gjithë bëjmë gabime të vogla o të mëdha,ndonjëherë dhe faje bile ka dhe nga ata që bëjnë faje të rënda!!
    jo vetëm ne por dhe bota mbarë ka shprehjen “se koka e falur nuk pritet”!!në rastin e nexhit nuk kemi dëgjuar asnjëherë të kërkojë falje!
    ajo pavarsisht se ka një mëndje shumë të qartë për moshën që ka,nuk ka kuptuar,nuk arin të pranojë se të paktën ka bërë gabime!!për fajet mendoje vetë!!
    nuk më prish punë shumë thënja e nexhit!!më prish punë vazhdimësia që ajo përçon!!vazhdimsi që e ndoqi saliu që megjithëse u kurorzua me vrasje gjakftote në sy të njerzve dhe në objektive të kamerave,akoma nuk kemi dëgjuar një fjalë sado të butë të tij për ato katër jetë të shkuara për hiç!!
    megjithëse gjithë të tjerët që kanë qeverisur kanë bërë mut më të madh ese tjetri,prap ndiqet rruga e nexhit!!e quajnë veten të larë!e quajnë veten perëndi!!po e njëjta gjë për palloshin që e kemi në krye sot!!të gënjen sy për sy,vë njerëz që të na gënjejnë pa ju nxirë sadopak flokët e verdha!!
    kemi nipër tradhëtarësh që kërkojnë të marrin frone imagjinarë dhe vazhdojnë thurin lavde për ndyrësitë e gjyshit mbret të maleve të matit!!
    për tërë këto arsye unë iu bashkova shkrimeve të stefanit dhe kullës!!për këto arsye unë nuk jam në një mëndje me ty në këtë kritikë të butë kundër tij!!
    një herë kam qënë i një mëndje dhe me sali berishën!!
    atë ditë kur ai tha atë që do të ishte zgjidhja e të gjithë problemeve shqiptare
    “të gjithë jemi persekutorë dhe të persekutuar”!!
    dikujt nuk i leverdisi një thënje e tillë pajtuese dhe bëri të kundërtën!
    shkatërroi shqipërinë dhe ato ideale për të cilat rrëzuam diktaturën!!

    Reply to this comment
  14. vasili February 17, 15:06

    Stefani,ka nje integritet te vecante , qe e gjen rralle,ne kete toke te kllonuar me aziatizmin islamik dhe komunizmin katundaresk.Pra Stefani ka treguar katerciperisht se eshte i pa shitshem dhe i pa perdorshem nga asnje ane e poltikes.
    Shume gjigande te mendimit dhe veprimit njerzor,deri ne rinine e tyre kane qene ithtare te doktrines komuniste,me vone ne saje te njohjes dhe dhuntive vetjake,u ben kundershtare te paepur, te komunizmit cnjerzor,qe se pari ha bijte e vet.
    Duka nuk eshte rob i keq,perkundrazi kerkon te miren e njeriut,por fatkeqesisht ka nje formim te kufizuar:Nga fshati tek perfitimet e robes se oficerit,qe e ben te barazoje katundarin islamitso-komunist Sali me demokracine,kur ata jane ne antipode ekstrem.
    Jam me se i bindur ne ate, qe te ish Saliu ne vend te Enverit,Shqiperia dhe shqiptaret do te ishin katandisur si ne Kamboxhian e Pol Potit.
    Dhe e keqja tani ketu vazhdon me ate,qe nen kushtrimin e Dukes,ketu kane ngritur koke,kriminele persekutor dhe fosile te tjera te atij regjimi shpirt dhe njeri ngrenes.

    Reply to this comment
  15. Ani February 17, 15:54

    Qedrimi I Andrea Stefani eshte koherent. A gjithnje i ka kushtuar vemendje te cecante konceptit te LIRISE. Te gjithe kemi jetuar ne ate kohe dhe sot duhet te mbajme shikimin nga e ardhmja. Andrea eshte i spikatur per dedikimin e tij ndaj interesave te popullit dhe progresit te Shqiperise. Disa komentatore, thjesht, nuk kuptijne c’fare eshte shkruar, qellimin e tij, por reagojne verberisht. Ne shkrim thuhet qarte se ne duhet te perbuzim diktatin, shtypjen, vrasjen ne c’do forme qe shfaqet, panvaresisht kohes.

    Reply to this comment
    • atid February 17, 17:46

      PER KOMENTUESIN HAJV ANI

      o zoteri qe nuk di as te shkruash as te japesh argumente.

      andrea barazon krimet e berishes me krimet e enverit ..ok

      tani enverit I keni perdhunuar deri varrin kurse sali bisha pasi ka vrare dhe tradhetuar po gezon miljardat

      Ideja e komentuesve eshte..sic denuam enverin te denojme dhe sali bishen

      pikerisht ketu gabon artikull-porositesi ASS

      SHIKO KRIMET KUNDER NJERZIMIT TE SALI BISHES QE PO PSHURRR SHQIPTARET DHE KETE FARE STEFANI:
      KUSH E MBRON SOT MOSTREN BERISHE NGA KETO SUPER KRIME:
      1-vrau ne 21 janar 2011
      2-dogji ne gerdec 26 veta
      3-tradhetoi qe shiti detin
      4-tradhetoi te varrezat e grekut
      5-sabotoi uck
      6-furnizoi miloshevicin
      7-beri genocid ndaj haklajve
      8-zhduku remzi hoxhen
      9-beri pucin e 14 shtatorin 1998
      10-dogji vendin e ne 1997
      Pra keto krime te berishes presin ndeshkim shembullor..dhe kjo nuk behet duke blegeritur ass-I anit

      Reply to this comment
      • Ani February 17, 20:33

        PER KOMENTUESEN AIDID,
        Zonje qe ngaterrohesh me fjalet e tua, Andrea eshte i vetmi gazetar qe nuk ka gabuar me Berishen. Ai gjithnje e ka goditur si nje nga figurat me te inkriminuara te Shqiperise. Me shume kurajo Ai ka folur haptazi ne mediat e vendit. Nuk kuptoj cili eshte qellimi yt????????

        Reply to this comment
  16. Odesa February 17, 16:35

    Te gjithe ju qe shani gazetaren e nderuar Rudina Xhunga jeni IDIOTE dhe shpirt liq!
    E beni kete se ne trute tuaj levrijne idete FASHISTE e NAZISTE e jo DEMOKRATIKE ku secili ka vendin dhe mendimin e vet ne shoqeri!
    Edhe per Nexhmije Hoxhen,po te tilla ide kriminale nazi-fashiste keni sepse ate e konsideroni ARMIKEN tuaj e jo qytetare si te gjithe te tjeret!
    Ja pra qe edhe ju e perkrahni LUFTEN E KLASAVE sot njelloj sic ka qene ne SOCIALIZEM!
    Atehere cfare DAMLLAJE kerkoni nga Nexhmija kur vete keni po te njejtat mendime kunder saj???
    Pse u duhet te kerkoje FALJE kjo zonje e nderuar,juve,kelysheve te bashkepuntoreve me pushtuesit dhe ju IDIOTEVE te lindur,kur Nexhmija nuk ka patur asnje post shteteror e nuk ka bere asnje KRIM???
    Pse nuk ia kerkuat kete FALJE Ramiz Alise qe ishte President por ja kerkoni Nexhmijes?
    Ju jeni kerma te ndyra te ketij sistemi te kalbur dhe hiqeni sikur jeni e ARDHMJA e njerezimit!
    Me cfare e garantoni ju kete te ardhme?
    Ju jeni KRIMI e jo e ardhmja!
    Kemi 25 vjet qe Shqiperine e cuat 500 vjet prapa dhe ne vend qe te jepni llogari para popullit,krijoni turbullira per te terhequr vemendjen nga krimet tuaja!
    Te gjitha denimet qe kane dhene gjykatat ne kohen e Enver Hoxhes kane qene pak per ju!
    Te isha une do t’u kisha zhdukur te gjitheve qe te pastrohej Shqiperia nga PLEHRAT!

    Reply to this comment
  17. Binjaku February 17, 16:42

    Megjithatë unë po i përcjell kryeredaktorit të gazetës një poezi të Frederik Rreshpjes, një i dënuar i ndërgjegjes në kohën e diktaturës kur unë isha oficer dhe Andrea ishte pedagogu i marksizmit në shkollën e oficerave…………………tendence foshnjore , qe flet shume por jo ashtu si i ka hije Arbenit qe une mezi prisja te lexoja….kjo eshte si muhabet grash dikur ne radha !

    Reply to this comment
  18. LABI February 18, 03:43

    Ajo eshte skandal, skandal i vertete
    Njerezimi jetone milleniumin e trete
    Liria ne pranga shternguar ka mbetur
    Shpresa e se ardhmes diku eshte tretur…

    Liria ka mbetur gjithe kunde nje alibi
    Per shtersen ku jemi, une edhe ti….
    Por dhe padronet verte faje nuk kane
    Më mostruoze jane shkrimtaret sharlatane…

    Shkrimtari eshte si femija tekanjose
    Ne saba ha qumesht, e ne darke kos…
    Ai eshte bari stervitur mes tufes ngahera
    Qe e kthene gunen andej nga fryne e ra….

    Shkrimtari eshte kopertina e historise
    Qe elozhone padronin ne kuriz te vegjelise
    Ai per triumf, shpesh mere edhe spaleta
    Ndresa eshte shume large, large nga e verteta…

    Dhe sot cuditet fare, aspak, asnjeri
    C’beri Andrea dje, c’ bera une, a Ti!!!
    Askush nuk I beson britmes se tellallit idjot
    Kete e ka thene i madhi, I shenji Ezop!!!!,

    Me beso, me tutje, me large nuk dua te germoj
    Nuk dua askujt te shkuaren e hidhur ti kujtoj
    Nuk dua askend plaget e shpirtit ti lendoj
    Ate plage qe perjetesishte gjake te fresket do t’buroje…

    Reply to this comment
  19. Shahisti February 19, 02:49

    Pash Zotin or ti LABI, te zuri edhe ty virusi i Dukes e te duket vehtja poet? Ti nuk je as bejtexhi se nuk di as te shkruash shqip e ben gabime elementare. Ik or qurro ha ate cope buke qe ta ka bere Zoti kismet te mbash frymen gjalle e leri keto punet me te shkruar se nuk jane per ty.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*