Pyetje-Përgjigje me Kryeredaktorin (V)

July 26, 2014 00:42

Pyetje-Përgjigje me Kryeredaktorin (V)

July 26, 2014 00:42
Komento

34 Komente

  1. Gezimi July 27, 00:26

    Pse i keni fshire komentet me pare… 😛 Nuk morrem as pergjigje, per me teper… 🙂

    Reply to this comment
    • THANO August 3, 20:17

      Pershendetje Gezim, pershendetje te gjitheve. Ndjese per vonesen ne pergjigje. Keto dy muaj kane qene shume te ngarkuar.
      Kete mbremje po ju shkruaj nga Turqia, them se i meritoj disa dite pushim 🙂
      Nese e ke kollaj ripostoje komentin dhe do pergjigjem sapo ta shoh
      Perqafime

      Reply to this comment
  2. korabi July 27, 20:33

    Z.Thano. Une mendoj se gazeta juaj,ne cdo dite,duhet te kete ne fillim te faqes se pare pyetjen”Perse nuk arrestohet Guvernatori Fullani?” Dhe kjo nuk duhet derisa drejtesia te bej punene e vet

    Reply to this comment
    • THANO August 3, 20:48

      Korabi jam dakord mik i dashur.
      Meqe jemi ne kete pike, le te ndajme nje lajm nga Dita bashke.
      Ne staf na eshte bashkuar Alqi Kociko, gazetar dhe mik i mire.
      Alqi do jete zv.kryeredaktor i Dites.
      Biseda e fundit qe kam bere me te dhe koleget e tjere, para largimit me pushime ka qene pikerisht kjo per te cilen me shkruani: Mos ju ndani vjedhjes ne Banke.
      Por sic e kemi thene edhe me pare ne kete kend, nese zinxhiri i reagimit nuk vijon me drejtesine, pak pune ben ulerima e nje apo dy gazetave
      Per fat te keq pushteti i parase i meskinizon mendimet e njerezve, ua than shpirtrat, ky eshte per fat te keq konteksti i gjerave, Fullani dhe shume si ai, po behen kaq te rendomte ne kete kontekst saqe edhe kjo ulerima jone pa nje pasim ndeshkimi vjen nje moment dhe duket si autoironi 🙂

      Reply to this comment
      • TUTKUNI NGA PODGORICA August 6, 04:20

        Prej kohesh te ndjek e akoma nuk kam kuptuar strategjine editoriale te gazetes qe drejton. Me ardhjen e Koçikos nga plejada e lavdishme e brohoritesve te Fevziut, mos valle tu shterren energjite qe na entuziazmuan me ate letren e hapur ndaj Shkelzen Berishes. Ke ndryshuar ti apo te detyrojne te nderrosh rruge te tjeret?
        Sepse ky i ardhuri i fundit po e zvetnon stilin demokratik, paresor e liberist ne terma te mirefillte, jo vetem te shkrimeve por edhe te lojes se ndyre te poseduesit te thikes nga ana e dorezes. Buh…

        Reply to this comment
        • alqi August 8, 21:01

          I dashur Tutkun nga Podgorica. Po nderhyj se me beri per te qeshur, pastaj edhe kurioz, perkufizimi juaj per mua. Cfare informacionesh keni per te me anetaresuar ne “plejaden e lavdishme te brohoritesve Fevziut” cfaredo gjej te nenkuptoje kjo?
          Jam i gatshem per cdo sqarim, me respekt Alqi Koçiko

          Reply to this comment
          • gjermani i fundit August 9, 15:07

            z.Alqi,me fal per nderhyrjen,por mos na e ver ne siklet tutkunin e ri.Atij lexoji vetem nr e lokomotives,se vagonat e fjalive i ka gjithmone me xhama te thyer.Por eshte simpatik,pranoje,edhe po s’te desh qejfi ta pranosh.

        • TUTKUNI NGA PODGORICA August 10, 04:57

          KOÇIKO-s

          Kur lexova vetem disa nga shkrimet qe ke botuar ne revistat Klan dhe Klan Art, nuk me erdhi per te qeshur ne ate 27 marsin e 2009-tes. I beje elozhe metodes toptaniste te Fevziut per te denigruar nje grup te rinjesh te sapo futur ne politike, jo aq te organizuar, llafazane mes tyre, qe sot po drejtojne kete vend me te mirat dhe te metat e tyre, qe une me fare pak humor i kritikoj.
          Pavaresisht nga formimi politiko shoqeror qe ke, ne ate kontekst, ne ate kohe, me ate menyre te shkruari e komentuari eventet e kohes, edhe pse fizikisht mund te ishe i asnjante, moralisht, shpirterisht dhe praktikisht pa as me te voglen medyshje ke qene nje fevzi-ist i perveluar.
          Une mendoj se sot me shume se kurre ky vend ka nevoje per gazetare qe arrijne te shkruajne per problemet me te theketa qe ka ky vend dhe jo artikuj me ndjesa e elozhe figurash te komprometuara (rasti i Nikolles me nje tjeter bashkemendues si ti Ilir Metaj).
          Une nuk kam te drejte te nderhyj edhe ne organizimin e kesaj faqeje online te DITA-s, por respekti dhe dashuria qe kam per te, me shtyjne te ri-sygjeroj te hapni ne nje qoshke te faqen online rubriken pikante me lajmet flash, qe zhduken para se te arrijme te lexojme tre rrjeshtat e pare.
          Kjo tipologji artikujsh te shkurter nuk mund te jete nje “lajm flash” siç mund te jete njoftimi i rrezimit me biçiklete te ndonje amvise, apo pizza e Shengjinit qe i pelqen shume Haradinajt, keto jane problemet minute te aktualitetit tone dhe duhet te trajtohen me perparesi.
          Edhe dy fjale per menyren time te te komentuarit, vertet eshte therese e ne shume raste te pergjigjeve si ketij “hitlerit te fundit” edhe jashte zhargonit qytetar, por eshte nje perpjekje e imja per ti dhene nje lloj mesimi ketyre trularteve qe nderhyjne si pa te keq kudo, me fyerje e fjalor çengijesh te rrugeve te Babruse.

          Reply to this comment
          • alqi August 10, 16:12

            Pergjigje mikut Tutkun (me fal vella, por nick-un e ke zgjedhur vete).
            Ne qofte se ate cike opinion qe ke krijuar per mua si gazetar apo me thjesht akoma, si njeri fatlum qe ka mundesi te shprehe ne publik te gjere mendimet e tij, e ke bazuar tek nje koment qe une e mbaj mend shume mire, ketu e pese vite me pare, atehere mbaje. Por une atij mendimi i qendroj akoma dhe do vazhdoj t’i qendroj. Eshte fjala per procesin e hyrjes se njerezve te rinj ne politike, nje hyrje qe ata duhet ta fitojne dhe jo t’u dhurohet, sepse vetem keshtu ndryshojne gjerat. Ate kohe, ate moment, bashkebiseduesit e atij paneli majtas e djathtas (qe ka bere shume buje ahere) treguan se nuk ishin gati, se u mungonte pjekuria, se aty i kishin cuar (dhe kur them aty, nuk flas thjesht per emisionin, por per nivelet qe perfaqesonin).
            Ajo qe une dyshoj, mik, eshte se ti ne mendjen tende ke bere nje lidhje te shkurter duke bashkuar revisten Klan me Tv Klanin. Te sqaroj, jo per ndonje merak timin, por sepse e kam vene re shpesh kete keqkupim, se qe nga vera 2005 deri tani, keto dy media nuk kane patur asnje lidhje me njera-tjetren as ne pronesi, as ne vije editoriale e asgjekundi, vec emrit. Kush e ka lexuar revisten dhe, modestisht, shkrimet e mia, e di. Edhe nje here, sqarimin nuk e bej vetem per ty, Tutkuno. Sa per komentet therrese, te inkurajoj te vazhdosh t’i besh sepse ngacmojne dhe shtyjne njerezine te mendohet, mjaft te behen pa prapamendime te keqija.
            Gjithe te mirat, Alqi

  3. Legalisti July 28, 10:15

    Pershendetje z. Kryeredaktor! Kam nje pyetje ; Pse deputetet me te pasur te Kuvendit ( 10 e pare per nga pasuria ),jane te PS qe takson me shume te pasurit, mos valle keta milionere duan te paguajne me shume taksa ?! Tung.

    Reply to this comment
    • THANO August 3, 20:57

      Mirembrema legalisti.
      Nuk di sa jane te PS dhe te PD qe jane te kamur, por di qe paraja nuk ka parti ne kete kuptim qe thoni ju. Aq me pak ka parti ketu tek ne ku ”te majte” e te ”djathte” me gjasa e kane harruar edhe vete cfare eshte e majta dhe cfare e djathta. Ka prej tyre qe ndoshta kurre nuk e kane ditur, – mendoj une

      Reply to this comment
  4. bujar cani July 29, 15:18

    …nuk e di perse e keni hapur kete rubrike i dashur Thano…kur nuk ju pergjigjesh njerezeve qe shkruajne ne kete rubrike…tung

    Reply to this comment
    • THANO August 3, 21:06

      Pershendetje Bujar.
      Ka disa sete te meparshem pyetje-pergjigjesh qe shkojne te 300 , 400 mesazhet. Rubriken e kam hapur se me pelqen te flas me ju. Shkeputjet jane ndonjehere te pashmangshme, por ke te drejte per kohen.
      Ti je lexues i hershem, dyfish vemendje kam ndaj jush, me pare kemi foliur bashke rreth pakenaqesive tuaja per deputetin e zones.
      Per cdo gje disi me urgjente ti ke dhe adresen time email.
      Lexohemi

      Reply to this comment
  5. Bashkim Pitarka July 29, 16:42

    I nderuari zoti kryeredaktor,
    Nuk di ne se rubrika juaj e shkrimeve te lexuesve ka nje kapacitet te vogel dhe rradhe e botimit te letrave merr kohe.I kam n isur para 4 ditesh nje shenim redaksise me nje shkrim mbi sistemin aktual te Sigurimeve shoqerore ne Shqiperi,konkretisht mbi vleresimin e tyre te viteve te pensionit tim mbi bazen e parimeve ideologjike e politike.Mendoj se rasti im perben nje problem te pergjithshem per t’u trajtuar edhe ne shtyp.Sistemi dhe ligji aktual i vleresimet te viteve te punes se pensionisteve eshte me se i gabuar.Shkurt: sipas ISSH,sic me njoftuan per rastin tim,vitet e punes ne kohen e komunizmit nuk kane vlere per te marre nje pension me te mire,ndryshe do te ishe po te kisha pasur vite pune ne kohen e “demokracise”.Une vura duart n e koke nga kjo gjegje skandaloze,pra pensionimi e shuma e pensionit behet sipas parimeve ideologjike e politike nden qeverrine e re te “rilindje”.Une u vura perpara vleresimit te tyre nje vit pune timin si ambasador dhe kontributin tim me ate te nje diplomati apo ambasadori shqiptar ne vitet e tranzicionit,kur diplomacia,ose me mire sistemi i diplomacise jane zjerre efektivisht jasht lojes,sepse diplomacia behet nga lideret dhe udheheqesit partiake! Me sa di une pensionisteve te vjeter ne Gjermani,Itali,Norvegji,etj. qe kishin punuar ne kohen e nazizmit e fashizmit, nuk ua vleresojne vitet e punes sipas regjimit te kohes qe kane punuar,nen fashizem apo demokraci,ndonese kudo shihet kontributi dhe vlera e punes reale dhe paga e punonjesit per vitet e pensionueshme!A nuk mendoni se nje shkrim per keto ceshtje ia vlen te botohet ne gazeten tuaj?
    Me respekt,
    Bashkim Pitarka
    ish ambasador e dipolomat
    Pensionist ne Florida.

    Reply to this comment
    • THANO August 3, 21:11

      I dashur Bashkim
      Ju me pyesni A nuk mendoni se nje shkrim per keto ceshtje ia vlen te botohet ne gazeten tuaj?
      Pergjigja eshte PO!
      Nese e kini te mundur, ma ridergoni materialin tek thanodita%gmail.com.
      Ju premtoj qe do trajtohet me prioritet ne gazete sapo te kthehem ne redaksi ne mes te gushtit.

      Reply to this comment
  6. gjermani i fundit July 30, 16:21

    z.Adrian!Lexoja para disa kohesh nje liberth me shenime te kryeredaktorit te gazetes italiane Il Giorno(perkthimin ne shqip lutem bejeni vete) Giancarlo Mazzuca, me shenimet e tij te shkurtra mbi dukurite dhe fenomenet e perditshme te shoqerise italiane.Me nje eksperience te shkurter edhe si deputet,kryeredaktori pohonte se kur ulej te lexonte ne blog shenimet e ndjekesve te forumit i shkonin djerse te ftohta.E kam te qarte se edhe ju e keni kete problem,pasi mjaft lexues,me te drejte ne shumice,ankohen dhe shfryjne ndaj nje realiteti shqiptar,sa kaotik dhe tendencialisht i orientuar ndaj padrejtesive sociale e ligjore,aq dhe i papjekur ndaj problemeve qe lidhen ne demokracine dhe kapitalizmin,qe ne fakt nuk jane e njejta gje siç ndonje propagande kerkon ta reklamoje.E kuptoj qe gazeta nuk ka strukture ligjore dhe as eshte mekanizem ligjor qe te vendose drejtesine ne vend,ajo eshte thjesht nje instrument, te ciln opinioni mund ta shfrytezoje pozitivisht,duke i sjelle ne vemendje problemet.Me kuijtohet dikur ju lisha derguar ne adresen email nje tekst mbi problemin e ujit te pijshem,nje realitet qe akoma eshte si para shume vitesh.Familjet paguajne ujin e pijshem,ai nuk pihet,uji vjen me orarne katete siperme nuk arrin.Shkrimi me kaloi ne nje vend tjeter,arsyen nuk e kuptova pse ngurruat,kur ka vend plot per polemika te te gjitha llojeve,shpesh edhe te panevojshme.U ndodha para ndonje muaji ne shtepine e prinderve per nje fatkeqesi dhe problemi i ujit qe primari,se nuk po vinte as ne orar.Shkova dhe kerkova drejtorin e ujesjellesit duke iu lutur privatisht qe te dergonte uje ne lagjen time se kisha nje hall dhe njerezit qe vinin s’kish ku te lanin duart ne rubinet.Ky me thote qe ishin djegur dy pompa dhe punonte vetem e treta qe s’kishte force te sillte uje,sinqerisht u ndjeva keq qe s’ma kaluat shkrimin mbi ujin atehere,se diçka(nje pike uje ne oqean)ky sensibilizim mund te kishte çuar ne njefare zgjidhjeje.Prandaj ju mbeshtes dhe ju lutem qe te jeni me prezent dhe te”duroni”ca nga keto shfrimet e inatit ne blog,se kur diçka vlon do sjelle ndonjefare ndryshimi.Ju uroj gjithe te mirat!

    Reply to this comment
    • THANO August 4, 06:41

      Gjerman i fundit
      Dita ka thithur ajrin e shendetshem te lirise keto dy vite.
      Une nuk kam arritur ende te djerset e ftohta te Mazzuca-s 🙂

      p.s. Letra per ujin…. Vec mbingarkeses se emailit nuk ka asnje arsye tjeter. Nuk ka pse te kete. Nese do ma ridergosh do ta botoj. Nese jo, prape do ta botoj 🙂 Do marr kete pjese te postimit tend me siper ku permbledh problemin

      Reply to this comment
  7. ghs July 31, 19:36

    Zoti Thano doja tju falenderoja per punen qe beni. Do te me pelqente te shikoja nje shkrim ne faqen e pare per siguracionet e makinave. Para disa muajsh siguracioni ishte rreth 6000 leke per nje makine me motorr 1.6 nafte, prodhim 2010. U interesova sot dhe te gjitha kompanite e kishin cuditerisht 17500 leke. Pra 3 here me shume. Ju lutem na ndihmoni te rritet presioni mbi shoqerite e sigurimit te mjeteve se po na rrjepin kot. Po na vjedhin ne mes te dites dhe askush nuk flet. Ju lutem.

    Reply to this comment
    • THANO August 4, 07:40

      Pershendetje gha
      Kerko te Dita aty te kutiza e search me Sikletet e Byrose
      Do te dali nje nga kopertinat tona per kete teme.

      Do kete te tjera patjeter. Eshte nje nga sherbimet me me shume probleme, nje oligopol sfidues thuajse i qarte. Dhe te mendosh qe ta sjellin ne maje te hundes kur vjen puna per te paguar demet
      Lexohemi

      Reply to this comment
  8. LILOLABJA August 3, 13:04

    Pershendetje Z Thano!
    Do te desha nje analize tuajen per fenomenin Fullani ,kam uri te shoh nje analize alla Thano .Ju faleminderit per cilesine qe na afron gazeta juaj .Ju uroj suksese ne detyren fisnike te gazetarit te pa kopromentueshem.

    Reply to this comment
    • THANO August 4, 07:50

      Miremengjes Lilolabja
      Dua kohe te shkruaj dicka si duhet. Zakonisht nuk e kam.
      Ka raste pastaj si ky i ketij qe te mbushin.
      Flm per fjalet e mira, mik i dashur

      Reply to this comment
  9. Rimi August 3, 15:58

    Jam plotesisht dakort me nje komentuese parashkruese per Ju i nderuar z.Thano.Nuk e dime se perse te eshte thare pena ,qe nga ajo perplasje burrerore me te derguarin pengmarres te ketij vendi.Kemi etje per mendimin tend,ndaj ndjejme domosdoshmerine qe te prononcohesh “kuptohet me fakte e argumente qe mos te kete ambasadore te te kundershtoje”per problemin madhor te firmes piramidale “FULLHAJNI”.Urojme qe te te mos kene goxhduar ne ndonje qoshe “mafja e instaluar ne kete vend” e per rrjedhoje te jete e pamundur prononcimi Juaj per lexuesin jo te paket te kesaj faqjeje.Jo te gjitha problemet e shkrimet mund ti dorashkalosh tek “djali bjond” qe ke prane.Te mirepresim per mendimin e vyer te Juajin e zerin e fuqishem te gazetarit profesionist.Me respekt e Ju urojme shendet ne keto kohe te trazuara ku mafja te vret diten e te vjen e te pi kafene naten!

    Reply to this comment
    • THANO August 4, 08:11

      I dashur Rimi

      “…Nuk e dime pse te eshte thare pena… Urojme qe te te mos kene gozhduar ne ndonje qoshe “mafja e instaluar ne kete vend” e per rrjedhoje te jete e pamundur prononcimi Juaj per lexuesin jo te paket te kesaj faqjeje…” – me shkruan ti 🙂

      Megjithese mund te mos kem shkruar me autoresi te drejtperedrejte, une “shkruaj perdite”. Titujt, faqja e pare, komunikimi ketu me ju, qendrimet ne pergjithesi te gazetes, jane nje lloj deshmie qe nuk na i kane ngulur keto gozhdet apo jo? 🙂

      Qejfi ne fakt me behet qe edhe me levdon ne rreshtat e fundit, po mbase te gjitha nuk i meritoj.

      “Kohe t trazuara” – thoni ju. Te tilla jane. Nje arsye me teper per te mos e humbur besimin te njeri tjetri, se paku ne qe nuk jemi perfshire ende ne garen per tu shpallur kampion i maskarenjve

      Reply to this comment
  10. Selman Bllaca August 4, 12:32

    I nderuar z. Thano, pak me vonese por, me jepet rasti t’u pergezoj per ngritjen e vazhdueshme te nivekit profesional dhe te tematikes shume interesante dhe te drejtperdrejte te gazetes DITA. Konstatoj se Ajo, gradualisht, po “pushton” tregun dhe kam pershtypjen se tirazhi shkon drejt rritjes. Pa dyshim qe merita e juaj eshte e madhe, si dikur te “Shekulli”. Pershendetje dhe pushime te mbara.

    Reply to this comment
  11. dibrani August 5, 00:42

    I nderuari zoti Thano,
    Ju uroj te kaloni pushime sa me te mbara.Pyetjen me shume e kisha per moderatoret e faqes se letrave,te cilave ua nisa ne ate faqe.E shkrojta ashtu shpejt ne nje nga ditet qe po diskutoheshin ne shtyp e ne parlament ceshtet e pensionit dhe ligjit per to.Ju jam mirenjohes dhe vleresoj shume pozitivisht pergjigjen tuaj por per me teper vleresoj lart qe u jeni pergjigjur te gjithe lexuesve qe u kishin shkruar.Gazeta “Dita” e hap diten per mua.Dite iu befte jeta dhe shpirti. “Keep up the good job!”,sic thote anglo-amerikani,te cilet jo fort shpesh bejne nje vleresim me nje shprehje te tille.

    Reply to this comment
    • Bashkim Pitarka August 5, 00:51

      Te me falni zoti Thano,une kudohere,ashtu si edhe heren e fundit, nenshkruaj me emrin tim.Pra ai dibrani qe ka dale aty ne pergjegje si anonimat,jam une:
      Me respekt,
      Bashkim Pitarka

      Reply to this comment
  12. Tomor August 9, 14:58

    Kam pak dite qe lexoj kete gazete dhe e pershendes!
    Bravo per lehtesine e komentimit!
    Pak dite,nuk e di si mund te vazhdoje,por me pelqen.
    Pale te ndryshme komentimi,nivel,arritje e juaja.
    Me teper material,ndoshta,me teper rifreskim,ndoshta prape,do ta bente me te terhequr.
    Dikur ndiqja Mapo,Panorama,etj,por ata e kane humbur menyren e pare te organizimit te nje gazete online.
    Mapo nuk rifreskohet qartasi dhe formati eshte i veshtire per tu kapur.
    Panorama,Shekulli,”kerkojne”shume klikime per te arritur te faqja kryesore.
    Shqip,e ka humbur fillimin e pare dhe eshte “shume e vonuar”.
    Gjithesesi,pershendetje Adrian!

    Reply to this comment
  13. Gezimi August 10, 00:56

    Pershendetje Thano,

    Nga leximi qe i beje komunikimit tend me lexuesin te vleresoj shume.

    Megjithate kam nje koment qe e dergoj dy here dhe cuditerisht moderatori i faqes tende ma fshi. Shpresoj qe kete here ti qelloje BINGO, transparences se informacionit. E kuptoj qe mbase fjalet e mia nuk kane qene pozitive, por kjo nuk eshte shkak per tu fshire apo per te mos kthyer pergjigje.

    Duke qene se ky eshte nje portal qe komunikon drejtpersedrejti me ju, dhe ju jeni njekohesisht Kretar i Bordit te AMSHC, dhe duke qene se pyetjet e mia jane teresiht qytetare dhe qe nuk i perkasin nje ceshjte/perfitimi personal, si nje taksapagues i rregull i Republikes dhe AMSHC, gjej rastin qe me anen e ketij mediumi ne cilesin e kryetarit, te bordit, kreredaktorit, njeriut te shoqerise civile, qyytetarit Thano, tiu drejtohem me keto pyetje, per ti dhene drite erresires disa vjecare te AMSHC, qe ka vite qe ende nuk po ndricon.

    Une kam ndjekur punen e AMSHC, qe nga krijimi e deri ne vendimarrjen e fundit te saj.

    Ju siguroje qe keto pyetje reflektojne mednimin/shqetesimin e nje grupi te madhe njerezish, edhe per tej shoqerise civile (jane pyetje qe jane diskutuar masivish 10 diteshin e fundit te Korrikut dhe fillim gushtin ne rrjetet sociale. Po te doni une iu ve disa prej tyre ne dispozicion)

    Si ka mundesi qe:

    Ne nje thirrje per shoqerine civile qe skishte lidhje gjekundi me art kulture e trashegimi, perkundrazi duhet te ishte per mireqeverisje e pjesmarje qytetare jane mbeshtetur: festivali i “Marie Krajes” apo Muzat e artit?

    Si ka mundesi qe kane aplikuar ne kete thirrje organizata me eksperience sociale dhe mjedisore, te cilat nuk kane qene asnjehere fitues ne AMSHC, dhe kane fituar ne thirrjen e 5, shume organizata anonime, ku nje pjese e konsiderueshme e tyre nuk kane as faqe fb apo web?

    Si ka mundesi qe fituese jane edhe organizata qe drejtohen nga anetaret e bordit, si psh: projekti fitues me numrin e dosjes 25 te Qëndres Shqiptare për të Drejtat e Njeriut, qe drejtohet nga Z. Kozara?

    Duke ju falenderuar paraprakisht per pergjigjet.

    Me besimin tek personi Juaj.
    Gezimi

    Reply to this comment
  14. TUTKUNI NGA PODGORICA August 10, 17:28

    ME QARTE SE KESHTU ALQI

    Ja nje pjese e vogel e artikullit ne fjale, ku me dorashka ledhatohet “madheshtia” e Blendi Fevziut.
    Sa per nick-un une nuk jam nga Podgorica, nuk besoj te mos e kesh kuptuar, eshte nje lloj dedikimi per tutkunin e vertete nga Podgorica.
    A mendon edhe sot si ahere qe G99 ishin dhe mbeten “te zhurmeshem, te paedukate, pa ide…” vazhdimin e ke me poshte?
    Sa per te shkruar, me bere te kujtoj nje konkurs mbareshqiptar te shume dekadave me pare ku mirrte pjese edhe Bedriu juaj i dashur, u klasifikova me çmimin e pare, ai nuk e di.
    Dhe e bej per te mos harruar gjuhen shqipe, i dashur Alqi pa nick name.

    “U desh nje deshtim i suksesshem i emisionit te Blendi Fevziut kete te marte, qe atyre t’u suleshin te gjithe. Ua corren masken kandidateve per politikane te rinj, te cilet (ose pjesa derrmuese e te cileve) ne ate spektakel kakofonie zhgenjyen shumekend: Te zhurmshem, te paedukate, pa ide, klone te kryetareve te tyre ne sjellje dhe artikulim, njerez pa kulture debati, inatcore, personale, me mungese te theksuar bagazhi gjuhesor etj, etj, shkurt nje turp i vertete. “Dhe ne qe shpresonim se ata do te sillnin frymen e re ne politiken shqiptare, qe te shpetonim nga keta te vjetrit e korruptuar, bandite me kollare qe jane majmur ne kurriz te popullit”, thane te shqetesuarit. Por pikerisht ketu qendron gabimi. Tek shpresimi me te tepert, se nje grup 22, 24 apo 28 vjecaresh apo disa grupe te tilla te rinjsh qe kane mbaruar studimet jashte, ose qe i kane mbaruar brenda, apo makar dhe qe i kane filluar brenda dhe i kane bitisur jashte, do t’ja ndryshonin faqen politikes shqiptare, politikeberjes dhe ne finale, edhe menyres se qeverisjes dhe rezultateve qe njerezit presin nga kjo e fundit. Sa per mbremjen e te martes, sigurisht qe ne degjenerimin e decibeleve ndikoi edhe drejtuesi i emisionit, qe fare mire mund te impononte pak me shume rregull. Por eshte e qarte qe Fevziut, nje anchorman i sprovuar dhe me nuhatje, pak i interesonte kjo; tek e fundit, keshtu spektakli dhe cudia e teleshikuesve te ngulur para ekranit, ishin te garantuara. Gjithsesi, merakosja per mbarevajtjen e “Opinionit” mbaron ketu.”

    Reply to this comment
    • alqi August 10, 20:42

      I dashur bashkebisedues, (po e eliminoj nick-un), po te pergjigjem per here te fundit per kete teme, se per ceshtje te tjera flasim gjithe diten, madje mund te vish tek redaksia te me kerkosh per ndonje kafe, nese je ne Tirane.
      E para, pyetja jote “a mendon edhe sot si atehere” eshte pak e sfazuar. Komenti im i asaj kohe flet per ngjarjen konkrete, pra per emisionin ne fjale. Dhe aty te ftuarit ne panel ishin pikerisht sic i pershkrova.
      E dyta, i mbetem po ashtu idese qe kam shprehur aty, se nuk mjafton varaku “rini, shkollim jashte, aparence e modes” per te paraqitur nje grup te rinjsh si “shpetimi i vendit”. Pas varakut vjen brumi dhe po nuk tregove se ke brume, ide konkrete dhe vullnet per t’i zbatuar, te del boja shpejt, dhe nuk besoj se nuk je dakord me kete.
      E treta, embelsira. Nuk ke kuptuar asgje kur thua se une ledhatokam me dorashka madheshtine e Fevziut. Une them “anchorman i sprovuar dhe me nuhatje” dhe ky eshte fakt: Fevzos vertet pak i intereson rregulli ne emisionet e tij, perkundrazi (rrezik po e ze lemza tani). Ai merzitet po nuk pati zhurme, sherre, shamate, mundesisht te shara dhe konflikt, qe neser dynjaja te debatoje gjithe diten. Prandaj dhe quaja “deshtim i suksesshem” i emisionit.
      Duke mos u shtyre me tej te dy ne, per te gjetur gjilperen ne kashte, po e le me kaq. E di pse reagova? Se me erdhi keq qe pashe nje mendim te krijuar per mua nga pese rreshta te para pese viteve. Shendet e te mira, mik

      Reply to this comment
  15. Doli August 10, 19:20

    Ik o Gezimo, mos ia fut kot, nuk vepro keshtu Rilindja, mos ngjall panik 🙂

    Nuk eshte e vertet mo, nuk eshte e vertet 😀

    Te lumte Gezimo pytje me vend, po nuk ke per te marre pergjigje gjithsese 😛

    Reply to this comment
  16. Ridvan Zotkaj August 20, 01:12

    Ju pergeoj per objektivitetin e gazetes suaj.Po ka mundesi adresen e imelit te gazetes suaj qe te mund tu cojme ndonje shkrim per teatrin politik ne Shqiperi,ku i harruan leket qe u vodhen shqiptarve kater vjete radhazi e e po merren me breket qe nuk u ulen kure.

    Reply to this comment
  17. Elena August 20, 09:56

    I nderuar Z. Thano. Respekt te madh per ju si gazetar por me lejoni te shpreh edhe keqardhjen time per disa aspekte te papelqyera ne menaxhimin e Dita on line. Shume komente qe “godasin” qeverine e Z. Rama nuk postohen. Mos valle ky eshte zeri i lire? Mos valle kjo gazete kaq e pelqyer per shume lexues ka filluar te ndjeje presionin e qeverise? Nqs po, ndihem keq, pasi isha mesuar te lexoja Diten cdo mengjes ne internet dhe shpesh here duke mos duruar deri ne dreke, dilja nga shtepia dhe e blija gazeten perpara blerjes se bukes dhe qumeshtit per femijet e mi. Por u be rreth dy muaj qe interesi me ka rene pasi shume gjera me duken te stisura nga pushteti. Ku perfundoi “lufta” me llotarine kombetare? Ku perfundoi ceshtja “Fullani”? Po Koço “perandori”?
    Uroj vertete qe me kalimin e kesaj vere te nxehte kjo gazete te rimare vehten dhe agresivitetin pozitiv.

    Reply to this comment
  18. Bashkim Pitarka August 21, 14:13

    Shume i nderuari zoti kryeredaktor Thano,
    Ndjek e vleresoj lart cilesine e pergjigjeve qe ju u jepni letrave e mendimeve te lexuesve drejtuar juve.Nuk mund te mos u falenderoj edhe une si shume prej tyre per pergjigjen ndaj nje letre qe u kisha derguar.Sot ne rubriken “Letrat e lexuesve” i dergova redaksise nje leter per t’i percjelle nje koment timin ne facebook me solidarizim e mendime mbi protesten prane ish uzines “Dinamo” lidhur me mbylljen e atij tregu me shumice si dhe disa probleme qytetare qe lidhen me kete problem.Do te mireprisja verifikimin apo nderhyrjen tuaj per botimin e saj ne variantin tuaj te nxjerre ne shitje ne kioskot e Tiranes.
    Miqesisht e me respekt,
    Bashkim Pitarka
    Florida,SHBA.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*