Lobuesit e Berishës, pagesë edhe në 9 shtator, ditën e fundit të tij në zyrë

January 17, 2016 02:24

Lobuesit e Berishës, pagesë edhe në 9 shtator, ditën e fundit të tij në zyrë

“Influence Explorer” është pjesë e Sunlight Foundation, burimi qendror i të dhënave për paratë dhe influencën në politikën amerikane.

Sipas dokumenteve të publikuara nga IE një pagesë prej 180 mijë dollarësh nga ish-qeveria shqiptare është kryer në datën 9 Shtator të 2013-s.

Një ditë më vonë, presidenti Bujar Nishani dekretoi qeverinë e re të majtë, që doli fituese në zgjedhjet e Qershorit.

Kjo pagesë është vetëm njëri nga këstet, që ish-qeveria shqiptare ka paguar për lobim në 2013.

Sipas “Influence Explorer”, janë paguar 560 mijë dollarë të tjerë nga prilli në shtator.

Të gjitha janë përfituar nga grupi “Podesta”, kompania lobuese e Toni Podestës.

Këto pagesa janë vazhdim i një historie, që ka nisur kohë më parë, në vitin 2007, kur u nënshkrua kontrata e parë e lobimit me kompaninë “Euro Ridge”, në pronësi të ish-sekretarit për Sigurinë e Brendshme në SHBA, Tom Ridge.

Tom Ridge e Damir Fazllic në Tiranë

Tom Ridge e Damir Fazllic në Tiranë

Që nga ajo kohë, kontratat për lobim dhe për kurimin e imazhit të Berishës në sallonet e politikës amerikane kanë vazhduar vit pas viti.

Në 2009 del në skenë “Patton Boggs” dhe më vonë “Podesta”.

Nuk dihet sa para janë paguar prej 2007-s.

Por vetëm për periudhën 2011-2013 firmat e sipërcituara kanë marrë nga qeveria shqiptare rreth 2,4 milionë dollarë për shërbime lobimi, sipas “Sunlight Foundation”.

“Podesta” ka një angazhim vërtet mbresëlënës në Tiranë.

Grupi kryesor i kësaj firme lobuese ka qenë thuajse rezident në Tiranë në mujat para dhe pas zgjedhjeve të 2013-s.

Më 16-18 qershor të këtij viti kanë qenë prezent në Tiranë John Anderson, ndërsa nga data 16 deri më 28 qershor, ka qëndruar në Tiranë dhe Bay Fang, ish-zyrtare e DASH,  që sapo ishte bërë pjesë e kompanisë së madhe të lobimit.

Bay Fang

Bay Fang

Ajo është punësuar si konsulente më 14 maj të atij viti.

Ndërsa gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, një tjetër VIP i “Podesta”-s ka zbritur në Tiranë.

Sipas dokumenteve, vetë Anthony (Tony) Podesta ka udhëtuar drejt Tiranës më 26 maj të atij viti dhe ka qëndruar për dy ditë në kryeqytetin shqiptar.

Interesant është që ekspertët e “Podesta”-s ndërkohë nuk kanë kryer asnjë udhëtim në shtetet e tjera ku kanë pasur klientë, si në Hong-Kong, Indi, Irak, Japoni, Azerbajxhan apo Qipro.

3

Anthony (Tony) Podesta dhe ekipi i ekspertëve të Podesta Grup duke pozuar në momente suksesi profesional

********

SHËNIM / Ku është kufiri moral i lobimit?

(Apo mjafton të paguash për gjithçka dhe merr atë që do?)

 

Ka një lidhje organike ndërmjet kufirit moral të lobimit dhe kufirit legal të tij. Në vendet të cilat më shumë se dy dekada më parë hynë në rrugën e transformimit të sistemit politik dhe ekonomik lobimi është parë si mënyrë e fshehjes së sofistikuar të korrupsionit. Kjo është mjaft tipike dhe për Shqipërinë, ku fatkeqësisht lobimi shihet si një mjet socialo-politik i atyre pak njerëzve që kanë fituar pandershmërisht pushtet të pakufizuar ekonomik e politik.

Edhe pse në pikëpamje konceptesh hendeku midis lobimit dhe mitmarrjes është mjaft i thellë, në kushtet e mungesës së plotë të etikës dhe moralit ai ngushtohet aq shumë sa e bën mjaft të vështirë dallimin.

Në kohët ku jetojmë, janë të pakta gjërat që paraja nuk mund të blejë. Ndaj kufiri moral i lobimit vështirë se ekziston. Duhet konsideruar që përmes lobimit tentohet influencimi i individit, dhe jo i institucionit, por reagimi më pas nuk vjen individual. Individët, qofshin këta senatorë, kongresmenë, përfaqësues të BE-së e kështu me radhë, janë të “prekshëm e të aksesueshëm”. Rrjedhoja negative e lobimit është se ata ‘manipulohen’ personalisht por pasoja e manipulimit është institucionale. Pra, lobimi i drejtohet individit, por rezultati i lobimit është institucional.

Kjo është arsyeja pse sot, edhe në vende si SHBA-të, ku lobimi është i njohur e i garantuar me ligj, po bëhet një betejë e madhe ligjore për të limituar aksesin dhe nivelin e aksesit të firmave lobuese tek individët vendimmarrës.

A është e mundur që një vend si Shqipëria, me nivel të lartë korrupsioni dhe pandëshkueshmëri, një kompani prestigjioze nga Brukseli ose SHBA ta paraqesin Berishën ndryshe nga ai që është dhe ta ndihmojnë PD-në e diskredituar e të pandëshkuar të kthehet në pushtet? Sigurisht që është e mundur.

Një kongresmen USA ose një zyrtar i lartë i BE-së mund të jetë i informuar dhe i interesuar në mënyrë periferike për ngjarjet dhe situatat në Shqipëri; dhe kompanitë prestigjoze të lobimit e kanë aftësinë reale që të influencojnë tek mendimi që këta zyrtarë kanë.

Të mos harrojmë që zyrtarët amerikanë apo të BE-së nuk fokusohen vetëm tek Shqipëria; ata kanë prioritete lokale e ndërkombëtare, kanë fushata elektorale, kanë angazhime të shumëfishta, dhe sigurisht që vëmendja që ata i dedikojnë Shqipërisë mund të ‘zhvendoset’ lehtësisht përmes një procesi lobimi.

Përderisa Berisha dikur nuk ndalej duke “lobuar” edhe përpara nxënësve të shkollave fillore me shpresën që ata do të influencojnë prindërit e tyre a mundet të pritet që ai nuk do të përdorë mekanizmin e lobimit që ofron sot tregu i huaj?

Fakt i pakundërshtueshëm është se Berisha e disponon fuqinë ekonomike që kërkon lobimi dhe është lehtësisht e besueshme që jo vetëm ai por edhe një klan i tërë që qëndron pas tij ushtrojnë trysninë e duhur për të propaganduar e lobuar lëvizjet e tij.

Firma Podesta për të cilën flitet në artikullin e kësja faqeje, drejtohet nga Tony Podesta, që shet ligjërisht influencën e tij tek politikanët e Partisë Demokratike për t’i dhënë formë ligjeve që u duhen kompanive si BP Oil, General Dynamics, Ëalmart dhe Banka e Amerikës.

Gazeta “The Neë York Times” e quan atë një nga superlobistët më të fuqishëm në Uashington, duke përshkruar rritjen eksplozive të firmës së tij që kur demokratët morën kontrollin e Kongresit në vitin 2006 dhe të Shtëpisë së Bardhë në vitin 2008.

Ata punojnë përmes një numri aleatësh demokratë në pozicione të larta në dy dhomat e parlamentit.

Podesta bashkëthemeloi Podesta Group me vëllain e tij, John Podesta: shefin e stafit të Shtëpisë së Bardhë në kohën e Bill Clinton, shefin e ekipit tranzicional të Obamës dhe tani kreu i Qendrës për Progres Amerikan, një think- tank që mbështet Obamën.

Podesta njihet për shkak të marrëdhënieve të boss-it Tony Podesta me demokratët e rëndësishëm- përfshi zëvendëspresidentin Biden. Podesta po ashtu ka një marrëdhënie të gjatë me Clinton-ët.

“Njerëz me lidhje të mira politike bëhen të pasur duke avancuar interesat e regjimeve shtypëse, autoritare dhe brutale. Kur Shtëpia e Bardhë në kohën e Obamës lëshoi të parën listë të vizitorëve në vitin 2009, “US Neës and Ëorld Report” vuri re diçka:

“Këshilltari i Obamës dhe ish- shefi i stafit të Clinton-it, John Podesta, vëllai i tij, Tony Podesta dhe gruaja lobiste e Tony-t, Heather, kishin bërë në total 25 vizita në zyrën e Obamës. Sa për krahasim, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi kishte bërë… një vizitë” – shkruan gazetari Glenn Greenëald i “The Guardian”./DITA

 

January 17, 2016 02:24
Komento

1 Koment

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*