Profil / Beni që vërtet ecën vetë…

February 17, 2016 02:12

Profil / Beni që vërtet ecën vetë…

Dy vite pas krijimit të kabinetit, Edi Rama bën ndryshimet e para në radhët e socialistëve në qeveri, ndërsa LSI ndryshoi më herët ministrin e Drejtësisë.

Ministri i ri i Financave do të jetë Arben Ahmetaj, i cili deri më tani mbante postin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Po kush është ministri i ri i Financave?

Ai ka kryer disa specializime ndërkombëtare. Ka kryer në vitin 1996, Master për Tregti Ndërkombëtare dhe Diplomaci në Patterson, Universiteti i Kentucky-t, SHBA. Gjithashtu ka kryer studimet për Doktoraturë në Universitetin e Bukureshtit, Rumani, gjatë viteve 2005-2009 dhe që nga viti 2009 mban titullin Doktor i Shkencave në fushën e Sigurisë Energjitike.

Në karrierën e tij z.Ahmetaj ka mbajtur funksione të rëndësishme si Zv. Ministër në Ministrinë e Integrimit Europian (2004-2005) dhe Zv. Ministër në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë (2003-2004).

Ka kryer funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe ka qenë përgjegjës për hartimin e politikave dhe legjislacionit të ri fiskal (Kodi Fiskal, Akcizat dhe legjislacioni i ri për taksë direkte).

Ka qenë përfaqësues i Qeverisë Shqiptare në procesin e negociatave me Bashkimin Europian lidhur me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe Kryetar i Grupit Negociator me Komisionin Europian për Komunitetin e Energjisë. Në vitet 1992-1993, ka kryer funksionin e Këshilltarit të Ministrit të Financave si dhe Asistent i Thesarit të SHBA.

Kësisoj, ndërsa në total ai përmbledh një përvojë gati 20 vjeçare drejtimi e menaxhimi në sektorët e tatim-taksave, ekonomisë, menaxhimit ekonomik dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në këtë lëmë, Arben Ahmetaj është ndër ministrat që ka marrë vlerësimet më pozitive në raportet ndërkombëtare. Agjencia prestigjioze e vlerësimit me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës “Standard & Poor’s” vetëm pak ditë deklaroi se ekonomia e Shqipërisë kalon nga e qëndrueshme B, në pozitive me klasifikimin B+. Këtë përmirësim të notës për borxhin e Shqipërisë, Ahmetaj e cilësoi si besim se performanca fiskale e vendit do të jetë e fortë gjatë 4 viteve të ardhshme nën programin e bashkëpunimit me FMN. Dhe për më tepër, si një tregues të reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare.

Sfidat

Prej të paktën disa muajsh pritej që në qeverinë e mazhorancës së majtë të ndodhnin disa ndryshime. Lajmin e konkretizoi para pak javësh kryeministri Rama në sy të disa ministrave të tij.

Emërimi i Ahmetajt në dikasterin e Financave vjen në një kohë mjaft delikate jo vetëm për gjendjen ekonomike si rrjedhojë e faktorëve të jashtëm, por edhe për performancën e dobët të sektorëve kyçë të Financave si doganat dhe tatimet, për shumë arsye, disa syresh që edhe vetë qeveria i ka pohuar. Le të kemi parasysh se ndërsa masat dhe reformat kanë ndërtuar një bazament të besueshëm dhe solid, çka solli dhe vlerësimin e Standard & Poor’s për ekonominë shqiptare, në terrenin konkret mbetet shumëçka për t’u përmirësuar.

Thënë shkurt, kjo gjendje e përshkruar më sipër dhe ankesat e biznesit, sjellin detyrimisht një nevojë për elasticitet dhe reflektim, në vend të “ashpërsisë së verbër shtetërore” të deritanishme. Ahmetaj ka dhënë prova që është “e kundërta e profesorit pedant” Cani, me një profil të vetin në menaxhim dhe reagim hap pas hapi në varësi të situatave.

Kështu, a do të ketë ndonjë ndryshim në barrën e taksave që mbajnë lart çmimin e naftës? A do të ndryshojnë akcizat e mallrave të luksit (duhan-pije)? Çfarë do të ndodhë në sektorët e doganave dhe tatimeve?

Kjo mbetet për t’u parë. Por di një ministër Financash që merr përsipër një detyrë të tillë në gjysmën e dytë të mandatit qeverisës, teksa mazhoranca pra, njërin sy e ka drejt zgjedhjeve të ardhshme parlamentare ku do kërkojë sërish votën e qytetarëve, nuk ka aspak një mision të lehtë. Për të hyrë pak në problematikën aktuale të PS-së, Ahmetaj duhet të tregojë se është ai, në fakt, “Beni që vërtet ecën vetë”… / DITA

AHMETAJ TAKIM PER TURIZMIN - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtise dhe Sipermarrjes, Arben Ahmetaj dhe zevendesi i tij Ervin Mete, gjate nje takimi grupin nderministror te punes per hartimin e planit te masave per sezonin turistik veror 2016./r/n/r/nAHMETAJ MEETING FOR TOURISM PREPARATION - Minister of Economic Development, Tourism, Trade and Entrepreneurship, Arben Ahmetaj and his deputy, Ervin Mete, during a meeting of the inter-ministerial working group for drafting the action plan for the 2016 summer tourist season.

Ministri Arben Ahmetaj gjate nje takimi me grupin nderministror te punes per hartimin e planit te masave per sezonin turistik veror 2016.

 

February 17, 2016 02:12
Komento

1 Koment

  1. A.GRAMSH February 17, 08:11

    KOMENTI I ‘DITES’!
    ‘Kamikazet’ e informacionit,rrotacioni i rrotave dhe citati i shokut MAO:”Duhet turbulluar qe te kullohet’
    —————————–
    Mark Twen ,shkrimtari me i madh amerikan per kohen e vet permendete shpesh se ne nje shtet te ‘Botes se trete’ ka 3 lloj genjeshtrash:Genjeshtra,genjeshtra me bisht dhe statistika”(ose super genjeshtra)!
    Tek ne me qe skemi 25 vjet shtet nuk ka si te kemi statistika qe eshte zevebndesuar me dizinformacion ose ‘kamikaze te informacionit.
    -Na u tha se dje na qenka zbuluar nje shkencetare e statistikave si valet gravitezionale te Ajnshtajnit qe do vihet ne krye te ekonomise…por nuk na u tha ekonomise te kujt vendi e si e ka emerin sistemi ekonomik ne keto 25 vjet!
    -Na u tha edhe data e lindjes se STATICIENES por 25 vjet nuk kemi asnje statistike as sa kane lindur e as sa kane vdekur ne kete vend qe duhet sipas grup moshave te kene vdekur rreth 1 MILION qe nuk pane te lindete demoKroacija!
    -Na u tha qe STATICIENIA na qenka dipllomuar ne Bujqesi po nuk na u tha qe sa dite pune ka bere ne bujqesi sa ka mbjelle e sa ka korrur kur kjo dege kryesore e ekonomise 25 vjet eshte kthyer si e ka krijuar i madhi ‘zot’ toke e djegur!
    -Na u tha qe STATICIENIA e bujqesise ka drejtuar per 10 vjet nje istitut statistikash por shqipetaret 25 vjet nuk kane asnje STATISTIKE:Sa perqind te prodhimit te pergjithshem e sa te eksportit vjen nga bujqesija e si jane raportet import eksport te kesaj dege si vend bujqesor qe jemi,sa popull shqipetar punon ne bujqesi,sa te rinj te moshes deri 35 vjeç i jane dedikuar ketij sektori sa jane investimet ne sistemin ujites e kullues e sa gje e gjalle mbyten çdo dimer nga rreshjet!?
    -Na u tha qe kjo Staticienja ka kontribuar per tere vendet e Botes deri ne SHBA Suedi OKB e FMN po ‘kamikazet e informacionit’ kane 25 vjet qe nuk i japin asnje statistike popullit te vet perjashtu ‘rrotacionin e rrotave’ qe jane te njejtet rrota qe jane grumbulluar ne nje parlament e nuk dihet asgje:Sa shqipetare kane ngelur ne kete vend sa me pune e sa te pa pune,sa eshte te adhurat per fryme sa jane investimet ne ekonomine prodhuese e sa te sherbimit,kush jane paresite ne investime,pse jemi ne borxh 3000 euro per fryme e kujt ja kemi borxh,sa shqipetare jane jashte sa nga ata qe pas 25 vjetesh jane te moshave deri 30 vjeç e nuk dine te shkruajne e lexojne shqipen e a mund te quhen me shqipetare qe po zevendesohen nga MUXHAHEDINE!?
    -Se fundi na u tha deri qe Staticienia na paska edhe dy vajza(me jete te gjate) po 25 vjet shqipetareve nuk u eshte dhene asnje statistike nga istituti i statistikave ku ka qene drejtoreshe Statistja :Sa vajza prostituohen 25 vjet neper Bote e brenda vendit ,sa jane vrare sa jane vetevrare,sa hedhur nga gradaçelat bosh apo banuar nga te huajt,sa brenda familjes sa perdhunuar sa trajtuar keq SA,SA,SA……!?

    P.S-Ekonomine ,e veçanerisht kete tonen qe eshte shperbere komplet nuk mund ta rilinde nje person i vetem por ate e rilindin ‘politikat ekonomike’ togfjalesh ky i hequr nga fjalori shqipetar 25 vjet dhe nga ‘kamikazet e informacionit’ eshte zevendesuar ne fjalet e huaja:’biznes’,’affere’,Monopol’ qe pake kane te bejne me parimet e ekonomise se tregut e shpesh kthehen ne varrmihesit e saj! ‘Statistes’ si shqipetar i uroj pune te mbare!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*