Izet Haxhia: Përgjigja ime për Berishën

September 17, 2014 00:19

Izet Haxhia: Përgjigja ime për Berishën

Mira Kazhani, gazetarja që intervistoi Izet Haxhinë, është rilidhur mbrëmë me të në linjë telefonike, gjatë kohës që Berisha komentonte në News 24. Më poshtë përgjigja e tij nga Turqia, në të cilën Haxhia i drejtohet Berishës drejtpërdrejt:

 

“…Përsa i përket akuzave që më bën si vrasës dhe i dënuar nga gjykata… Harrove kush e bëri denoncimin e parë ndaj vëllezërve të mi? Si frikacak i lig që je, e ke bërë ti në Ambasadën Amerikane pasi u vra Fatmir Haklaj, nga i cili të shkonin shtatë nga frika.

Ai u vra nga terroristi dhe miku yt personal Anton Gjergji, që takohej me ty para operacioneve që kryente në Tropojë. Zoti Berisha, kush asht vrasës, unë apo ti?

Kush ja çoi armët në Vlorë për luftën mes bandave rivale, bandës së Kakamit..?

A kanë marrë pjesë në grupin e zjarrit që vranë më 21 janar, persona afër teje që vranë të pafajshëm në mars ‘97 në Përmet?

Kush dha urdhrin për vendosjen e bombës tek lokali i Lush Përpalit, bombën tek Fondacioni Soros, tek makina e Arben Ujkës?

Personi që vrau policin nga Tepelena më 13 mars, a është sot një miku jot dhe a ka gëzuar poste në qeverisjen tënde?

Kush e vodhi thesarin në Krrabë në mars ’97, pasi njerëzit e mij i tërhoqe nga ruajtja dhe ua dhe grupit të SHIK-ut me Xhahit Xhaferin në krye?

A të kujtohet pse u ndamë përfundimisht bashkë? Për moszbatimin e cilës porosi? Mos më porosite që të bombardoja një ambasadë të një vendi mik, ambasadoren e të cilës e quajte lavire e që duhej ndëshkuar? Kujtohu pak..

Ti je vrasësi i Tropojës. A të kujtohet kur më kërkove që të dërgoja njerëzit e mi që me autoblinda të shtypnim tropojanët që urreje?

A të kujtohet kur u largova nga Presidenca me njerëzit e mi dhe ngele vetëm dhe nga frika që të kapi, fusje gruan e vajzën të më merrnin në telefon e të më luteshin që të kthehesha duke më thënë se Saliu nuk asht mirë nga ana psikologjike?

Kush e dha urdhrin mbrëmjen e 13 shtatorit kur the duhet të hakmerremi ndaj Fatos Nanos që pastaj e bëre mik?

Pse i ndërron vrasësit sipas kohës? Për këto e të tjera ndodhi, do t’i sqaroj në një intervistë të dytë ”

September 17, 2014 00:19
Komento

2 Komente

  1. Agim Kodra September 17, 19:42

    Nuk e di a kujtohet Saliu ,por eshte e rendesishme qe te ndergjegjesohet populli se cfare ka kaluar ne 23 vite kush e ka dejtuar dhe si eshte ndeshkuar prej idealizmit te vet.Ado arrije ta kuptoje ky popull kush ishte lideri dhe kush ishte badigardi.
    Ju lutem i dashuri lider dhe badigard na thoni kush na ka drejtuar.

    Reply to this comment
  2. histoporiani May 17, 15:25

    Beri c’ beri izeti te justifikojne fakket e veta.
    zenka brnda ,llojt tropojan jan te tras
    hjiguara nder shkujj.
    Hiistoriani

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*