Pyetje-Pergjigje me Kryeredaktorin (VI)

August 23, 2014 22:19

Pyetje-Pergjigje me Kryeredaktorin (VI)

August 23, 2014 22:19
Komento

66 Komente

  1. Gimi September 1, 13:20

    Pershednetje Z. Thano,
    Jam shume i indinjuar si student dhe qytetar i ketij vendi, kur pashe ne listat e keshillit Kombetar te PD, Z. Fatbardh Sallakun, nje hajdut qe ka shitur dilpoma, provime, licenca mjedisi, ne Departamentin e Agro Mjedisit, ne Universitetin Bujqesor te Tiranes. Ka shperdoruar projekte dhe fonde te Ministrise se Mjedisit dhe Ministrise se Bujqesise, dhe ceshte me e keqja vazhdon te perfitoje edhe nga Qeveria e Rilindjes… Nje nder persoanzhet me te korruptuara dhe me nepotike te kerij institucioni, qe ka shperdoruar nder vite audotoret e mesimdhenies, duke bere propagand politike, si kryetar i seksionit te PD te Universitetit. Nje personazh qe ka kthyer departamentin ne nje punesim klientelist dhe partiak, perfshire edhe Jamarber Malltezin, i cili sic duket ia paska kthyer borxhin e punesimit me emrin si anetar i Keshillimit te PD. Nuk e di nese ka student ne departamentin e ketij personazhi, qe mendon ndryshe nga une. Nuk di nese ka profesor te departamentin qe nuk eshte anetar i PD apo simpatizant i saj. Te gjithe jane personazhe qe militojne ne strukturat e PD. Me thoni Adrian, si do shkoje puna e arsimit larte ne Shqiperi valle, ne kete situate… Ai neser mund te jete edhe Ministri yne??? Rezik kombetar…

    Reply to this comment
    • THANO October 4, 16:23

      i dashur Gimi
      e lexova tri here postimin tend.
      te tria heret te pjesa “personazhe qe militojne ne strukturat…” etj me vijne ne mendje jarget. E ke parasysh?
      Fatkeqesisht kjo Shqiperi qe kemi gatuar deri tani kaq ofron: ngjitu pas nje partie, ve masken tende, duartrokit dhe pastaj ulerit kur te te fuse brylin nje i ngjashmi yt.
      Mjerim i madh kjo puna e partive
      Cdo behet me arsimin – pyet.
      Ajo qe do behet me gjithe vendin, do behet dhe me arsimin. Kur “partia” (qofte kjo nje apo e copetuar ne disa) te mos jete e vetmja mundesi per tu ndertuar individi si qytetar, do ndryshoje dhe arsimi.

      Reply to this comment
  2. ti September 1, 13:21

    O Thano, o figurë kam një pyetje për ty.janullatosi kë përfaqëson në Shqipëri , gerqine dhe ,besimtarët grekofil, apo kishën autoqefale të, të madhit Fan Noli. Koplimentet mia për Ty dhe Stafin e Gazetës Dita.

    Reply to this comment
    • THANO October 4, 16:29

      cfaredo te perfaqesoje, perfaqeson shume pak

      Reply to this comment
      • korabi October 10, 09:57

        Pergjigje as mish as peshk,zoti Thano. Eshte e qarte si drita e diellit,qe Sali Berisha,solli Janullatosin,duke perzene At Liolinin,dhe i dha fund autoqefalise shqiptare te papa Fristo Negovanit,te Petro Nini Luarasit dhe te Nolit.Kjo eshte e verteta,dhe sinqerisht nuk e kuptoj pergjigjen tuaj,zoti Thano

        Reply to this comment
        • THANO October 19, 00:48

          korabi jemi marre gjate me Janullatosin.
          Kemi botuar edhe dokumenta arkivore qe kane pare driten e botimit ne Dita per here te pare ku provohet ajo qe thoni ju dhe shume te tjera mbi te.
          Ndaj i “rashe shkurt”.
          Po nese kerkoni ne arkiven e Dites i gjeni te gjitha qendrimet tona redaksionale perfshire, replikat e koheve te fundit.
          Nese nuk i gjeni, me thoni. Jam i gatshem tju sjell linqet perkatese.
          Perqafime

          Reply to this comment
  3. ti September 1, 13:23

    Thano më kenaqet me këtë intervistën që keni bëre me Izet Haxhine, bravo gazetares.

    Reply to this comment
  4. Horri i Bulevardit September 13, 17:52

    I nderuar Adrian Thano:

    Reagimin tim per pergjigjen, qe i ke dhene pjelles se Berishes, po ta jap ketu.
    Ke shkruar ate cfare mendoj une dhe bashke me mua, ke shkruar ate cfare mendojne mbi 90% e shqiptareve, per qelbesiren e rradhes te familjes Berisha.
    Ndoshta eshte e nevojshme, qe kjo pergjigje e merituar, te vendoset per disa jave, ne krye, si nje kryeartikull.
    Kemi nevoje te lexojme kesi lloj reagimesh, qe i japin shprese gazetarise se lire, qe populli te shohe me syte e tij, se ka gazetare, qe si tremben klikes berishiane dhe familjes se qelbesirave.
    Je shume i nderuar i dashur Adrian.

    Reply to this comment
    • THANO October 4, 16:32

      Faleminderit Horri
      Ato qe ndjejme, shkruajme

      Reply to this comment
    • rafaello October 29, 11:41

      mos mednoni se këta që janë installaur pas Berishës, mund të jenë engjuj të bardhë që çdo të zezë e bëjnë të bardhë, secili politikan e do dhe e vlerëson filozofinë e vet, prandaj edhe fshirja e të metave dhe dobësive, mund të jenë relative, dhe përfshirja e Dr. Sali Berishës, në një kundërmim sikur qelbësirë, është e skolasitkave të vjetruara dhe kuzhinave efemere dhe të marra nga urrejtja gjenetike që dikush i lëshon Viza -Vi, dikujt përse nuk i pëlqen..Komentet kur bëhen duhet një kulturë e lartë, dhe vetëdije se etëri përpin çdo mjegullë, të cilën e lëshojnë mednjeshkurtërit dhe mediokrët e mendimit të lirë..nuk është mendim i lirë secili që ka mësuar të ofendojë dhe të shajë, por një opinion lejohet një aventurë e vogël e mendjes së shëndoshë duek mos torturuar mendjen e dikujt..metamorfozat politike, dhe qasjet kuturu, ndaj fenomeneve, duhet ti përpunoj truri sado i vogël që është, por mendimet bëhen të mëdha ose të vogla kur gjejnë strehën dhe strofkën demokratike

      Reply to this comment
      • Bedriu November 2, 04:07

        @rafaelo:
        Kur lexova komentin tuaj mu duk se pa lexoja nje koment te bere nga Artur Zheji.
        Nje koment i bukur dhe shume i sofistikuar, por, thjesht nje koment filozofik, dhe teper teoriko abstract me sterhollim fjalesh. Nje koment qe behet pa vene ne peshore realitetitn e hidhur shqipetar, demin qe keta njerez me ne krye sali berishen i kane bere Shqiperise, pa llofaritur faktin qe keta, qe ti thua nuk jane thjesht “te zinj”, se kane edhe “te bardhe” brenda tyre, kane shkaterruar mentalitetin e shqipetare emocionalisht dhe moralisht dhe i kane varferuar ata deri ne tejskajshmeri duke ju vjedhur ne kete menyre dinjitetin njerezor duke i detyruar te bien ne krahet e absurditetit te mbijeteses( shqipetare jane edhe ata qe jetojne ne varferi te plote ne qytetet e vogla dhe ne fshatrat a thella malore apo fushore, nuk jane vetem ata qe jetojne ne Tirane).

        Ti, ne menyre shume tinzake, ti, i vjen ne mbrojte nje kaste qe e ka katandisur Shqiperine ne nje vend te mbushur me kriminele qe hedhin ne ere shtyllat elektrike, me njerez qe vrasin njeri tjetrin, qe shume prej tyre jane kthyer ne vrases me para, dhe vrasin ne diten me diell ne mes te Tiranes, Vlores, Shkodres etj, pa pasur asnje frike se do te kapen.

        Ti mundohesh ne menyre te sofistkuar te paraqesesh ne nje drite positive, nje grup njerezish qe ju dalin ne mbrojte krimineleve dhe gjyqtareve te korruptuar, nje grupi qe ka vene ne krye te Shqiperise si president nje njeri qe nuk ka kapacitetin e duhur per te qene president dhe me vendimet qe merr pengon ecurine e ecjes perpara te vendit, dhe pengon luften kunder korrupsionit, nje president qe pervec se sherben si nje vegel e verber ne duart e sali berishes, njeriut qe e ka shkaterruar Shqiperine me keq se mund ta shkaterronte serbi po te kishte pasur mundesi, nuk ka asnje vlere si president i Republikes se Shqiperise.

        Ti do qe t’i veshesh lekuren e qingjit nje tufe ujqerish qe kane kthyer ekonomine e ketij vendi ne nivelin zero, dhe te gjitha parate qe jane bere brenda dhe qe kane ardhur nga jashte nga FMN, apo si ndihma, i kane futur ne xhepat e tyre dhe i kane depozituar neper llogarira te fshehta neper ishuj si ishulli Caymen, apo ne Qipron e fameshme.

        Ju dukeni si njeri teper inteligjent dhe intelektual, por , ju, po ta donit sado pak Shqiperine:

        – nuk do t’i vinit ne mbrojtje duke perdorur kapacitetin tuaj intelektual e duke perdredhur fjalet, kesaj bande hajdutesh qe ka vjedhur haptazi dhe paturpesisht pasurine kombetare.

        – Nuk do t’i vije ne mbrojtje nje lukunie ujqish qe, edhe tashti qe nuk jane ne pushtet dalin nga erresira e pyllit me cataj te mprehur per te rrembyer perseri e perseri ndonje cope nga ky vend, se nuk jane ngopur ende me ato qe kane vjedhur, apo si i thone amerikanet, They are out there just for blood!

        Ju, po ta donit sadopak Shqiperine,
        Nuk do ta ndotnit shpirtin tuaj me kete kaste te korruptuarish, hajdutesh, dhe kriminelesh per te cilet Atdheu nuk ka asnje vlere, por do ta perdornit kete inteligjence qe zoteroni, ne te mire te Shqiperise, jo te mbrojtjes se kesaj bande batakcinjsh qe Shqiperine nuk e kane ne liste.
        Tung!

        Reply to this comment
  5. arianit October 4, 16:44

    Me qe i nderuari zoti Thano na ka dhene mundesine te komunikojme
    me te ketu ne gazeten Dita, te perfitojme dhe ti bejme ndonje pyetje.

    Zgjedhja e kryetarit te PS qe eshte lene
    ne heshtje si nga strukturat e PS por edhe nga mediat duke mos e
    diskutuar ne opinionin publik, sikur te jete je ceshtje pa rendesi.

    Demokracia qeverrisese duket nga demokracia partiake dhe nga
    statuti qe vete kryetari i partise e ka firmosur, dhe kjo heshtj tregon
    qe kryetari nuk rrespekton i pari statutin e partise.

    Cfar mendimi ka zoti Thano per kete?????

    Reply to this comment
  6. N.VJOSA October 4, 16:57

    Pershendetje Kryeredaktor,
    E lexoj me kenaqsi DITA-n time, DITA-n tone!
    Edhe me pare kam shkruar, qe fal Talentit tuaj, Dita po kthehet shume shpejt ne Lokomotiven e shtypit shqiptar.Te jem i sinqert, edhe Tema-n e Mero Bazes e lexoj sepse Mero shkruan bukur, por Dita ka bashkpuntore shume te mire dhe, per mendimin tim, eshte nje gazete qe lexohet me kenaqsi.
    Shikoj qe ju punoni per tja paraqitur sa me mire Opinionit publik jeten politike dhe shoqerore ne shume aspekte dhe madje punoni edhe vet, deri ne oret e para te mengjezit!
    Per tu admiruar!
    Une e di se gazeta eshte nje Fabrike e stermadhe, ajo do te “hajë” pa pushim!…
    Veçanrisht desha tu pergezoj per punen investiguese , per te ndertuar ne Shqiperi shtetin e se
    Drejtes,.Dhe kontributi juaj ne demaskimin e Korrupsionit, eshte per tu admiruar!
    Pergezime, jeni ne rruge te mbare, me Diten tuaj, me Diten tone, kete Gjeneral te shquar te
    Opinionit Publik!

    Reply to this comment
    • THANO October 4, 17:22

      🙂
      Faleminderit N.Vjosa

      Meqe permende Meron, doja te ndanim dicka qe nuk e kam thene kurre publikisht.
      Meroja mbetet nje nga miqte me te mire te Dites.
      Eshte i vetmi qe na ka ndihmuar dhe cituar qe ne numrat e pare.
      Linkun e Dites e ka vendosur ne faqen e Temes, qe fale talentit te tij eshte faqja shqip me e klikuar online.

      Shihni c bejne koleget e tjere.

      Te gjitha televisionet kane hequr Diten nga edicionet e mengjesit te prezantimit te shtypit.
      Top Channel nuk e lexon. Arsyet nuk i di. Nje miku im me tregoi keto dite nje postim ne FB te Sokol Balles. 🙂 Sokoli kishte shperndare intervisten e Dites me Izet Haxhine dhe e kishte bere nga nje link alternativ 🙂 I madh Sokoli.

      News 24 e nderpreu leximin megjith kemenguljen e Bashkimit. Ketu se paku arsyen e dime. E nderpreu sepse botuam lajmin qe Irfani mori konviktin e femijeve te Gjuheve te huaja per Universitetin e tij privat. Hallall Irfani

      Ora News e hoqi sepse drejtorit te ri nuk i pelqeu nje shkrim i Mira Kazhanit, qe i kujtonte te shkuaren. A1 Report e lexon Diten te fundit ose nuk e lexon fare sepse Karlo Bolinos i eshte fiksuar qe Shqiptarja-com nuk ecen ngaqe shitet Dita 🙂
      E keshtu me radhe.
      Ka filluar na lexon TVSH-ja 🙂 Aleluja

      Qesharake koleget, i dashur
      Dhe te vegjel, sigurisht. Aq te vegjel sa mund ti cash dimrit me nji te rame, paff, si nje kokerr arre 🙂

      Qe te vijme tek pjesa serioze qe ka rendesi: Jane lexuesit qe vendosin pozicionin e nje gazete jo shtrengesat e nje barku njerezish. Shifrat matin suksesin. Dhe shifrat mund ti gjeje kushdo, mjafton nje pyetje e thjeshte ne cilendo tezge gazetash ne Tirane apo rrethe. Nuk eshte me inat kjo pune eshte me takat.

      Me thene te drejten tani qe po e rilexoj ket qe kam shkruar, ndjej se doja ta thoja me shume per te evidentuar Meron se per tu marre me keta te tjeret.

      Po mire eshte te jemi te sinqerte me njeri tjetrin, ndaj perfitova nga postimi juaj per ti thene shkurt disa gjera qe ndoshta meritojne ca me teper kohe e vemendje.

      Perqafime

      Reply to this comment
  7. gjermani i fundit October 5, 16:03

    z.Thano,pershendetje! Lexova pergjigjen ndaj lexuesit te fundit dhe sinqerisht me terhoqen batutat mbi numrat e gazetes,miqte e saj dhe hapat e bere deri tani.Mesa me kujtohet,kam filluar te lexoj temaonline diku aty pas ngjarjeve te 21 janarit,e ne mos gaboj sherbimin na e beri Shekulli,kur ju militonit atje.Kureshtja me terhoqi dhe isha i lire ato kohe dhe u perzjeva me debatuesit.Ishin aq pak,sa ua ndjeje frymemarrjen,nderkohe kur Shekulli ishte ai qe ishte.Pra,me sinqeritet duhet ta pranoni qe mbeshtetjen e pare TemA-s ia bete ju,ndofta me vone z.Baze po ju kthen nderin.Renia e Shekullit ishte fati i TemA-s,ndofta keni bere ndonje”komplot”te vogel ne kete drejtim…hahhahaha,mos ma merrni seriozisht kete te fundit.Sidoqofte,ju e dini qe jam fan i gazetes tuaj,aq sa tek TemA ndihem rralle e per mall,megjtihese e lexoj,por ajo ka difekte ne sinteze,per mendimin tim.Psh,lajmet dalin pa emrin e gazetarit,pra,i bie qe te jene kopjim nga portalet e lajmeve dhe kaq.Te jep ndjesine se tema nuk ka staf,as kryeredaktor,etj si keto.Nuk di si eshte ne variantin print.,se nuk e kam blere asnjehere.Pra,”kam frike”,kjo “frike”ne thonjeza,se do t’ia merrni prape z.Baze ate prurje lexuesish qe ia dhate,çeshtje kohe…Nuk e di nese do e zgjidhni me nje kafe miqesore,do te doja ta shihja live skenen…Ndersa gazeta juaj ka vertet moshe te re,por eshte ndertuar sipas tabanit tradicional.Pas lajmit sheh artikullshkruesin,ai natyrisht qe mban pergjegjesi,gje qe perkthehet ne seriozitet dhe perpjekje per lajm te sigurt.Ndofta ato insertet me FCB se çfare u ka thene miqve e fejuara e Shklezenit,ish gruaja-shiteses se domateve,etj llogje fejsbuku,do deshiroja te reduktoheshin.Keshtu evitohen keqkuptimet dhe lexuesi nuk bie pre e llogjeve siperfaqesore(forum arixheshkash),se pari gazeta vete shpeton nga banalitetet.Tjetra”keshille miqesore”,qe me vjen nder mend ka te beje me ju.Ju vete jeni i terhequr,ngjani thjesht me nje administrator qe shikon numrat,kur ne fakt duhet te ishit brenda gazetes me aktiv.Nuk dua t’ju kujtoj se z.Baze ka perdite editorialin e tij,por psh nje gazetar italian qe mua me pelqen,Travaglio,ai eshte perdite konstant ne faqen kritike te gazetes ku eshte bashkethemelues.Kujtoj se gazetaria eshte profesioni juaj i pare,te tjerat vijne me pas.Ndofta jeni pakez i terhequr se ne Tirane eshte me komode te mos behesh me kundershtare,por nese ke dale per peshk,po u tund tapa do e terheqesh kallamin-ky eshte impulsi i zanatit.Ndofta eshte periudhe emerimesh dhe tek TemA ndihet kjo vale e ulet ne drejtim te qeveisjes, ndersa ndaj Berishes akoma gjemojne editorialet,edhe pse Berisha ka futur ne koke fejsbukun ne vend te helmetes.Ju pershendes dhe uroj suksese!

    Reply to this comment
    • THANO October 19, 01:11

      GJERMANI I FUNDIT PERSHENDETJE
      Rreshtat tuaj jane te kendshem.
      Ti marim me radhe ato qe me shkruani.
      Renia e Shekullit a ishte fati i Temes…
      Nuk e besoj. Shekulli e ka patur shkelqimin e vet ne versionin print, Tema u ngrit online dhe Mero nuk e ka patur shqetesim tregun e printit. Mire ka bere, duhet nje ushtri me njerez per pak lexues, nderkohe qe online terheq shume me teper, me shume me pak shpenzime.
      Dita shet sot shume me teper kopje print se Tema e Shekulli bashke, por nuk ka aq lexues sa Tema online.
      Shekulli ra jo per faj te Temes por sepse pati hemoragji te larte e te vijueshme te gazetareve dhe bashkepunetoreve sapo nisi pamundesia per te paguar regullisht. Histori e gjate, por qe te mbetemi tek ajo qe ju pyesni, kohet e renies se Shekullit print dhe ngritjes se Temes online nuk perputhen.
      Tema e Meros sdq eshte faqja me e lexuar online. Ato qe thoni ju qendrojne, por nga ana tjeter ata kane racionalitet ne permbajtje, joshje ne editim, editoriale sh te mira te Meros vete, etj.
      Aktualisht me sa di, jane duke investuar edhe ne nje TV web qe shpresojme tua rrise lexuesit.

      Lidhur me lajmet nga Facebook…
      Ne versioning print te DITA ayo kane nje kend te posacem dy here ne jave. Aty duken bukur, jane ne kontekstin e duhur dhe lexuesit e pelqejne sepse me kane shkruar. Por online dalin nga konteksti, shperndahen neper kategori te ndryshme te faqes dhe persihen me lajme te tjera, ku si te thuash “kercasin” nuk jane ne habitatin e tyre.
      Do perpiqem ta zgjidh kete, te falenderoj per verejtjen.

      Per angazhimin tim :)… Puna ne redaksi me editimin e lajmeve, ndertimin e perditshem te gazetes, takimet, problemet me stafin, bashkepunetoret etj me hane goxha kohe. Nuk mundem te shkruaj perdite dhe as deshire nuk kam te shkruaj perdite me thene te drejten.
      “…nese ke dale per peshk,po u tund tapa do e terheqesh kallamin” – thoni ju 🙂
      Bukur e thoni. Po une e terheq kallamin perdite, pak rendesi ka nese shkruaj dicka me emrin tim apo redaktoj e perzgjedh per te tjeret.
      Do lexohemi prape

      Reply to this comment
      • Bedriu November 2, 14:44

        Zoti Thano,

        Aresyeja qe tema ka me shume lexues on line eshte struktura e temes. Eshte shume lehte qe te lexosh cfare po ndodh ne Shqiperi kur klikon Temen. dhe tipari i kerkimit funksionon tek TEMA. Kur do te gjesh nje artikull tek Dita, eshte e veshtire se KERKO nuk eshte aktiv. Me vjen keq qe t’jua them, por struktura e DITE-s eshte e lodheshme on line sepse artikujt jane te shperndare, si e thoni ju pak si rremujshem dhe nqs do te shkosh mbrapsht tek nje artikull shpesh nuk e gjen dot. Mendoj se po te perdornit formatin e internetit qe perdor TEMA do te kishit me shume lexues. Fillimisht une filloj me temen per te mesuar se cfare ndodh , dhe pastaj kaloj tek DITA per te lexuar artikujt e dites qe terheqin lexuesin ne faqet tuaja, sepse jane artikuj mjaft te mire. Ndersa tek Mero, eshte vetem editoriali i Meros qe terheq, tek ju jane nje sere artikush qe terheqin lexuesin. Dhe kur Merua i poston ato artikuj i ben nder vetes jo juve, se mban lexuesit ne faqet e tij.
        GJithashtu Merua ka me shume lexues se lejon ne faqet e tij te thuhet gjithcka, si nga te majtet ashtu edhe nga te djathtet dhe aty komentuesit e leshojne gjuhen pa fre ne menyren me vulgare qe mund te mendohet, si nga banaliteti, urrejtja krahinore, dhe nxitja e komenteve me batuta te ulta per te hapur debat midis lexuesve.
        Ju, nqs ndryshoni strukturen e dhenies se lajmeve ne nje faqe te ndertuar mire dhe te strukturuar do te rrembenit pjesen serioze te komentuesve te Temes. Une ve re se shume lexues te vjeter dhe serioze te Temes nuk komentojne me aty, dhe kjo si rezultat i banalitetit qe mbizoteron ne komente.

        Gjithashtu, banalitetet, megjithese nuk jane ekstreme ne gazeten tuaj, ju lutem i shmangni. Liri e fjales nuk do te thote banalitet. Banalet ti marrin ato fjale e ti gelltisin, por jo ti leshojne tek DITA. Thjesht duhet me shume kujdes me komentet qe te mos lejohen te kalojne banalitete qe e ulin prestigjin e gazetes. Kuptohet se nganjehere mund te kalojne por mund te fshihen me vone.

        Jam dakort me gjermann ne lidhje me “thashethemet” e fejsbukut. Do te ishte mire te ishin me selektive, dhe te jepeshin gjera qe me te vertete jane thelbesore. Psh, bera nje koment tek shenimi per fotografine e Mira Kazhanit me Lorikun. Mendoj se ai shenim mund te evitohej.
        Ju pershendes!

        Reply to this comment
        • gjermani i fundit November 15, 12:24

          z.Thano,jam dakord me Bedriun mbi sugjerimet. Problemi i panelit qendron, veshtire te gjesh nje artikull te dyditeve me pare. Doja te gjeja nje artikull te Entela Resulit per ca foto te vjetra, kot sa humba kohen se ishe e pamundur. Siper ne fushen “kerko” nuk dilte asgje. Me nje fjale, paneli ka shume per te rregulluar. z.Thano,mos ma merr per keq provokimin,por mbase duhet te besh ate qe bejne klubet e futbollit, ofroji nje oferte atij qe ka zhvilluar panelin tek TemA, sigurisht me ndonje forme me te re. E ne fund, mendoj se duhet ti postoni te gjitha komentet. Gradualisht lexuesit do behen me te kujdesshem, vetefiltrohet vetvetiu permbajtja. De mos harroni qe kush lexon gazete nuk eshte druvar, njefare emancipimi e ka, se jo te gjithe e kane kete pasion per debatin dhe cilesine e te shkruarit.

          Reply to this comment
          • THANO November 23, 01:51

            Bedriu dhe Gjermani i Fundit
            Mire se ju gjej ne kete ore te vone
            Ndoshta i vonoj pergjigjet, por ama pergjigjem perhere 🙂
            Per search-in te Dita eshte e vertete qe nuk i gjen artikujt me emer autori. Eshte nje mungese ne panelin e Dites.
            Per kerkimet e tjere, duhet te shtypni Enter pasi vendosni fjalen kyce ne kuti.
            Mua me thene te drejten nuk me duket shume e rremujshme faqja e Dites, ka tre kolona te thjeshta, gjithsesi meqe nuk jane pak ata qe me bejne verejtje, do shoh ndoshta zgjedhim nje model dizajni me te zhndervjellet me permbajtjen.
            Faleminderit dhe naten e mire

  8. Mark uk October 6, 18:58

    Pershendetje Z Thano. Ju uroj te gjitha te mirat.Do ju kerkoj dicka qe nga dikush ne komentet qe ka bere ka shkruar ne emrin tim.Po patet mundesi te merren masa te mos ndodhi here tjetr.Une kam dhene te gjitha te dhenat,si mund te shkruaj dikush ne emrin tim.Ket e kerkoj te stafi juaj se ndryshe nuk ka si ndodh.Ju faleminderit dhe pres pergjigje.

    Reply to this comment
    • THANO October 19, 00:41

      Pershendetje Mark.
      E veshtire te kuptohet menjehere nese dikush perdor emer te njejte me nje komentues tjeter, por une do sugjeroja qe ju ta kontestonit menjehere sapo ta vinit re perdorimin e emrit tuaj.
      Shtypni pergjigju ne opzione e komentimeve dhe deklarojeni qe ai postim eshte fals.
      Paralelisht une do porosis redaktoret online te jene te vemendshem me te dhenat e tjera teknike qe shoqerojne postimet tuaja.
      Ndjese per vonesen ne pergjigje, nuk e kisha vene re postimin tuaj.

      Reply to this comment
  9. Horri i Bulevardit October 18, 19:51

    Zoti Thano, zakonisht kur ka shume pune, punohet edhe jashte orarit, sot ne diten e shtune, megjithese eshte fundjave dhe keni te drejte te shijoni jeten, situata, ju kerkon te jeni ne pune.

    Reply to this comment
    • THANO October 19, 00:53

      PERSHENDETJE HORRI 🙂
      Pashe Daten e ketij postimi shoh se e ke derguar sot ne mbremje.
      Ne pune jam, ku ka te shtuna per kete zanat:)
      Ora eshte 1.52 pas mesnate tani qe po te shkruaj, sonte testuam bashke me Tonin, inxhinierin e faqes disa ndryshime te vogla ne faqosjen e Dites online, shpresoj jane bere tashme te dukshme.
      Disa boldime dhe unifikime fondesh dhe nje ridizajnim i lehte i Botes dhe Sportit sipas konceptit te lajmit te fundit me te cilin hapet faqja ne pjesen e siperme.
      Me thuaj si te duket.

      Reply to this comment
      • Horri i Bulevardit October 19, 08:34

        E njoh shume mire kete fushe, se dhe shkollen e mesme, kam ate poligrafike.
        Nje faqe nga ana estetike, me nivel shume te larte, ku titujt, qe duhet te bien ne sy, dalin ne pah.
        Ishte nje shaka ajo qe shkruajta, se ngaqe nuk jam shume prezent gjate javes, shkruaj me shume ne fundjave.
        E pashe ndryshimin ne faqosje, me pelqeu.
        Besoj se Dita, eshte gazete e kendshme, per tu lexuar.
        Ju pershendes, ju dhe gjithe stafin tuaj.

        Reply to this comment
  10. Tomor October 27, 14:46

    Pershendetje Ardian,
    Do te ishte ndoshta me vlere botimi mi nje artikulli me Bankat qe nuk kaluan testin e sigurise financiare.
    Disa prtej ketyre bankave operojne edhe ne shqiperi.
    Miqesisht!
    AXA Bank Europe Belgium
    Banca Carige Italy
    Banca Popolare dell’Emilia Romagna Italy
    Banca Popolare di Milano Italy
    Banca Popolare di Sondrio Italy
    Banca Popolare di Vicenza Italy
    Banco Comercial Português Portugal
    Banco Popolare Italy
    Bank of Cyprus Cyprus
    C.R.H. – Caisse de Refinancement de l’Habitat France
    Cooperative Central Bank Cyprus
    Credito Valtellinese Italy
    Dexia Belgium
    Eurobank Greece
    Hellenic Bank Cyprus
    Liberbank Spain
    Monte dei Paschi di Siena Italy
    Münchener Hypothekenbank Germany
    National Bank of Greece Greece
    Nova Kreditna Banka Maribor Slovenia
    Nova Ljubljanska banka Slovenia
    Oesterreichischer Volksbanken-Verbund Austria
    Permanent tsb Ireland
    Piraeus Bank Greece
    Veneto Banca Italy

    Reply to this comment
    • THANO October 27, 23:59

      Pershendetje Tomor dhe faleminderit per infon.
      Po ia kaloj Edlires, redaktores tone te ekonomise.

      Reply to this comment
      • gjermani i fundit October 28, 18:03

        Tomorr me nje”r”,bankat italiane qe s’e kaluan stres-testin jane vetem dy,MPS dhe Carige,te tjerat jane nen vezhgim.Me keq nga italianet jane bankat greke dhe ato qipriote.Normalisht qe filialet shqiptare te NBG apo bankes se Pireut jane ne “drejtim te paditur” gjersa banka qendrore akoma nuk ka keshillin mbikqyres dhe as guvernatorin.

        Reply to this comment
  11. Komunist i djathte October 27, 15:24

    Pershendetje Ardian ,
    Kam deshire edhe une te lexoje nje artikull per provimet e bankave . Mendimi im eshte :
    Europa ka hyre ne Deflacion qe raporti i BCE e pergenjeshtron me deshperim
    Keshtu shifra reale , e bankave te falimentuara eshte triplo o Me shume ?
    I buchi ne bilancin e bankave europiane eshte 879 milarde euro qe nuk munde te ripaguen kurre.
    ATEHERE LINDE PYETJA ?
    Perse duhen politikanet kur komandon BANKA ?

    Reply to this comment
  12. Ericson October 30, 06:35

    Jashtezakonisht faleminderit prej jush zotni A.Thano!

    Nese eshte ndonje error teknik i kompjuterit apo ndonje hajvan qe moderon komentet tona , ju kerkoj ndjese , …perndryshe nuk ka asnje logjike te me fshini nje cope koment timin krejtesisht te pademshem e te parrezikshem per sigurine e gazetes “Dita” e ca bejte te improvizuara per Lorik Canen e Etrit Berishen, padyshim djem qe na kujtojne “Koken e Shqipos” e qe flasin me mire shqip se Salih Berisha e sharabajga e ish Parlamentit , Topallja, kupton apo jo!

    Mbetem me konsideraten me te larte karshi zotnise suaj!

    Reply to this comment
  13. plaku October 30, 09:32

    Pershendetje Z. Thano,
    Jam i vjeter ne moshe, pensionist 68 vjec pra kam shume kohe te lire, por shume i ri ne forumin tuaj dinjitoz, komplimente.

    Me siper, ne bashkebisedimin tuaj me “korabin”,ne lidhje me Janullatosin, ju thoni, se ju keni nje arkive te Dites. Pyetja ime eshte : A e keni kete arkive online dhe ne se po si mund te hyhet ne te.?!
    Faleminderit paraprakisht per pergjigjen dhe ju uroj nje dite te bukur.

    Reply to this comment
    • THANO November 23, 01:53

      Pershendetje plaku
      shkruani fjalen Janullatos tek kutia e kerkimit dhe pastaj shtypni ne tasiere Enter.
      Do tju dalin artikujt mbi kete teme.
      Naten e mire

      Reply to this comment
  14. Ericson October 30, 11:09

    Ju lutem zotni Adrian Thano te pranoni nje falenderim nga Ericson!

    Reply to this comment
  15. Rimi November 6, 13:49

    I respektuari profesioist i gazetarise z.Thano!Ju uroj te gjithe te mirat stafit tuaj te perkushtuar e te talentuar .Duke marr shkas nga kjo pershendetje me lejoni t’Ju njoftoj se sot ne mbremje rreth ores 22.25 ne Kanalin televiziv “France2″ me teme:Njeriu qe donte pushtet” mbi personin qe drejton sot UEF-en !Shpresoj se do te kete boll material per Ju si gazetare(behet fjale per M.Platini ).Tema shkon deri ne aferen enigem, se perse iu dhane Katarit “Finalet e boterorit 22)!
    Lexues i Juaj i rregullt.

    Reply to this comment
    • THANO November 23, 01:58

      Rimi, e kam ndjekur kete reportazh.
      Kam lexuar edhe disa artikuj te tjere mbi skandalin e Katarit.
      Padyshim sjellja e Platinise ne rastin e ndeshjes Serbi-Shqiperi ishte e neveritshme, e ulet.
      Me mire te mos e prishim gjakun prape.
      Lexohemi

      Reply to this comment
  16. Tomor November 6, 17:35

    Ndofta e teperoj,por meritoni lavderime.
    Bravo, Adrian!
    Bravo edhe djemve dhe vajzave online per nje paraqitje te menjehershme te komenteve,gje qe s`ndodh me te tjeret.
    Ju lumte qe vazhdoni te terhiqni njerez,pavaresisht dallimeve!
    Nje gazete serioze,ne perendim,lejon komentet pavaresisht anesive.
    Keni arritur te terhiqni komentues te nje niveli me te mire se gazetat e tjera dhe kjo eshte merite.
    Pershendetje!

    Reply to this comment
  17. eli November 7, 10:29

    nuk e ke nje kriter per shkruesit e ketyre teksteve, , ti bej si te duash, por sipas meje, cdo autor shkrimi, duhet te jete esell dhe jo perdorues i droge,sepse fjalori shume i ulet dhe i turpshem qe keta syresh perdorin eshte per turp te te gjitheve qe lexojne, te familjareve por edhe tuajin,sepse pasqyron nivelin edhe tuaj,ndryshe nga te gjitha gazetat e tjera.

    Reply to this comment
  18. Bekim November 11, 00:41

    Pershendetje per Ju i nderuari Adrian Thano.

    Te mos harrosh qe edhe nga Kosova te lexojne 🙂

    Jam nje lexues i rregullt i juaji dhe mund te them qe je nje profesionist i vertete me te cilin duhet te mburremi te gjithe, sepse gazetare shqitpare te “pa shitur” gjen pak mendoj!!

    Nje pyetje kisha,

    Kam lexuar shkrimin tend per Shkelzen Berishen. Pse z. Thano gjen kohe te merresh me ate rrugaq e gangster te nentokes?

    Te uroj shendet dhe miresi,

    Bekimi,
    Ferizaj-Kosove

    Reply to this comment
  19. Gregor November 11, 22:33

    I nderuar zot Thano,
    Jam lexues i rregullt i gazetes DITA qe nga numuri i pare i saj e ne vazhdim. Shpesh gjate ketyre viteve kame dhene edhe ndonje opinion timin per shkrime te vecanta, por edhe per ndonje opinion te lexuesve. Edhe lexuesit tuaj jane te forte, dhe kete e them me bindje, por ndonjehere na ndodh qe edhe ne lexuesit te revoltohemi me ndonje shkrim ne gazete apo edhe nga ndonje komentator. Keshtu me ndodhi edhe sot me botimin qe i keni bere mendimit te dhene nga nipi i Ahmet Zogut ne lidhje me viziten e kryeministrit Rama ne Serbi. Le ta botonin te gjitha gazetat e revistat e tjera, por per mendimin tim gazeta DITA duhej ta injoronte, nuk duhet te faktorizohet ai njeri, aq me teper kur edhe e quajne edhe princ. Por i kujt princ eshte ai, qe shullehet ne pronat e popullit?
    Ju e stafi juaj keni tjeter “kostum”, keni nivel tjeter ne argumente e arsyetime ne shkrimet tuaja, prandaj pelqeheni masivisht.
    Afersisht e di edhe pergjigjen tuaj, por nuk mund te rrija pa shprehur mendimin tim.
    Ju faleminderit per c’ka po beni per te thene kudo e kurdohere te verteten.

    Reply to this comment
    • THANO November 23, 02:04

      Ndjese Gregor
      Perpjekja eshte maksimale per te respektuar ndjesite e lexuesve tane.
      Mund te ndodhe qe kalojne filtrat edhe materiale te dobet ose te pavend dhe shqetesues per lexuesin tone.
      Mendoj se qendrimet editoriale kane rendesi, te tjerat jane lajme kalimtare qe mund edhe ti korrigjojme ose fshijme me sinjalizimin tuaj dhe lexuesve te tjere.
      Faleminderit mik

      Reply to this comment
  20. ada November 12, 08:47

    Pershendetje Z. Thano,
    Duke hyre sot ne faqen DITA on line me lindi natyrshem nje pyetje: mos valle kam hyre gabimisht ne faqen e facebook-ut te Z. Rama?
    Natyrshem qe gazetat te reflektojne aktualitetin dhe aktualiteti i ketyre diteve ka qene lidhur ngushte me viziten e Z. Rama ne Beograd. Por kjo eshte e tepert, faqja juaj eshte uzurpuar nga kryeministri. Do ta toleroja me deshire nqs ai do te shprehej per shume probleme qe kemi aktualisht ne Shqiperi, per rritjen e cmimit te energjise, papunesine, rritjen e varferise, rritjen e arrogances se pushtetit ne cdo drejtim, etj. Por kur ai ben vetem reklame, batuta shpesh here edhe pa kripe, kjo gje eshte e tepert!!!!
    Do preferoja qe ju si gazete te beni edhe pak oponence kesaj qeverie, se edhe qeveria me e mire ne bote te ishte ndonje gje gabim do ta bente, apo jo?

    Reply to this comment
  21. Tomor November 14, 13:53

    Dicka per lexuesit e Dita dhe gazetaret e ndershem
    Keto dite programi “Panorama” ne BBC,ka cjerre fytyren e reporterit te ish “News Of The World”,Mazher Mahmood.Kjo gazete eshte mbyllur para pak kohesh si pasoje e akteve te paligjshme.
    Ne kete program analizohen sajesat e ketij reporteri dhe grupit qe ai drejtonte per te implikuar njerez te ndryshem,duke i shtyre ata te sajonin historira dhe duke perdorur anetaret e grupit te Mahmoodit te benin pagesa dhe sajesa,qe ne fund perfundonin me prangosjen e ketyre personave te pafajshem.
    Ne kete grup dikur ka punuar dhe nje fare Bledi Mane,qe shkruaan tek Tema dhe disa gazeta te tjera.Mesa di edhe Muhamed Veliu qe punon tek Top Chanal.Nuk eshte me teper emrat e ketyre gazetaruceve,sesa ne keto “investigime” qe jane bere jane denuar edhe disa “grupe” shqiptare dhe disa njerez qe i kane implikuar keta jane edhe emrat e mesiperm.
    Eshte pere te ardhur keq.
    Ne keto momente ky reporter sajues,po investigohet nga policia dhe njerezit e denuar,po kerkojne fajesine.

    Reply to this comment
  22. Mark uk November 14, 16:00

    Z Thano:Ju falendroj per korrektsin qe mu pergjigjet.Jam mirenjohes per cfar me sygjerove.Edhe nje here faleminderit.

    Reply to this comment
  23. plaku i mocem November 18, 01:49

    Z.Thano!Shpreh mirenjohjen time si qytetar,per punen e nderuar qe beni per te informuar drejt shqiptaret per ate se c’ndodh ne Shqiperi.Nje falenderim te vecante per publikimin e komenteve te mija,pa asnje censure.Gazeta juaj, per ne qe jetojme larg, eshte bere si balsam per shpirtrat tane te shqetsuafr se si ecin punet atje,ajo eshte bere gazeta me e klikuar,por mendoj se ajo gazete, qe te qendroje duhet te mbeshtetet financiarisht nga bisneset.Une jam pensionist por ne se do te kisha nje bisnes,pa ngurim do ta mbeshtesja kete tribune te te vertetes,e te fjales se lire,e cila eshte bere e tille fale jush dhe stafit tuaj.Pergezimet e mija dhe suksese ne pune tuaj fisnike.Do tju lutesha komentuesve qe te benin kujdes me fjalet fyese,te cilat demtojne gazeten.

    Reply to this comment
  24. XUME PROTOPAPA November 18, 09:53

    LE JEU N’EN VAUT PAS LA CHANDELLE

    Kjo “masime” zakonisht perdoret per te treguar nje ndodhi apo nje veprimtari qe kerkon nje sakrifice, mirearritja e se ciles nuk vlen aq sa eshte sakrifica e bere.

    Origjina e kesaj “masime” eshte e vjeter ne kohe dhe daton me vitin 1580, kur u perdor per here te pare nga filozofi francez Michel de Montaigne. Perdorimi i referohej lojtareve te bixhozit qe kalonin gjithe kohen ne mejhanat parisiane, duke luajtur me letra. Ne ate kohe ndriçimi i lokaleve behej me qirinj apo edhe me llampa me vajguri. Ne traditen e ketyre bixhozxhinjve ishte shndruar ne rutine qe ne fund te lojes, para se te largoheshin nga mejahna, te linin nje shume te vogel parashe per te mbuluar shpenzimet e ndriçimit me qirinj apo llampa me vajguri.
    Kur parate e vena ne loje ishin ne shuma te vogla, atehere thuhej qe loja nuk vlente as sa çmimi i qirinjve apo i vajgurit per ndriçim.

    Ne gjuhen e Nolit mund te shqipthuhej “ nuk ja vlen loja as sa edhe çmimi i qirinjve”, e sot ne shqipfoljen e sforcuar te Edi Rames mund te thuhet: ” nuk vlejten nje milion shuplakat e 23 qershorit, sa çmimi qe po paguajme sot per ti mbijetuar jetenxirjeve ediramiste”.
    Ne te vertete nuk ishte ky qellimi i huamarrjes se nje “masime” te tille aspak te perdorur tek ne, eshte poshterimi qe na behet ne lexuesve te DITA-s me “koment off-et” e kazanuara te vrasesit Hamdi Haklaj.

    I kerkuar nga drejtesia (shtrembesia) shqiptare, e cila e ka denuar me 25 vjet burg me dy vendimet nr. 988 dt. 07.07.2008 dhe nr. 209 dt. 21.02.2011, per kater vrasje, dy nga te cilat qe ne dt. 7gusht 1993 te dy vellezerve Demaj, te cilet bukedrekonin me familjaret e tyre pas festimit ne nder te Tybes se Shkelzenit ne Tropoje.

    Edhe pse 76 vjeçar dhe i strehuar pa te drejte nga suedezet, ky vrases serial, pavaresisht hakmarrjeve kanunore qe mban mbi supe, duhet ti nenshtrohet sentences se dhene nga drejtesia (shtrembesia) shqiptare.

    Çfare tip “qiriu” po perdor DITA i dashur Thano qe te sakrifikoje mijera dashamiresit e saj per kete killer gjakovar qe me Shqiperine dhe shqiptaret ka borxhin e madh te shmangjes nga drejtesia ?

    Reply to this comment
    • THANO November 23, 02:18

      I nderuar Xume
      Gjermani i fundit ketu me poshte te ka dhene pergjigjen qe do jepja dhe vete.
      Sigurisht qe eshte bere nje akord dhe duhet respektuar.

      Une e mendoj te tille pozicionin tim: tu jape lexuesve te mi informacion te dores se pare. Kjo eshte e rendesishme dhe vjen e para. Keshtu e deshmoj respektin tim per ta – mendoj une. Te tjerat vijne dytesore.

      E pare keshtu, them se loja ka vlejtur me shume se cmimi i qirinjve.

      Reply to this comment
    • XUME PROTOPAPA November 24, 12:57

      AMERIKANET (JO ARVIZU-QET)

      kane ne DNA-ne e tyre nje princip “asnje kompromis me kriminelet, sekuestratoret, atentatoret, mafiozet” e tere serine e basifondeve njerezore.

      Natyrisht, i dashur Thano, ti nuk je “amerikan” me kombesi, e per hir te motiveve qe jane jashte mentalitetit tim si shqiptar, ne rastin ne fjale, duke te konsideruar me bindje te plote bashkekombes si une dhe jo si “hordhia e fundit hilteriane” qe fut hundet edhe aty ku lehtesohemi çdo dite, ke shkelur, gjithnje sipas meje, ndersdhmerine profesionale te nje gazetari shqiptar.

      Ne “dytesoret”, qe nuk japim tagji ne mullarin ushqyes te se vetmes gazete shqiptare qe lejon me shoshen vrimemadhe shkembim opinionesh, ndihemi te fyer ndaj nje qendrimi te tille, pothuajse obskurantist, edhe se ne fund te fundit, asaj qe ju quani “informacion te dores se pare” nuk i munguan opinionet politiko-shpellare te vrasesit serial Hamdi Haklaj.

      Me siguri mendimet e “dytesoreve” mbase do ndihmonin ne rehapjen e erresires qe galon ne mendjen e ketij driteshkurteri qe i fshihet drejtesise.

      Pak kohe me pare, ne kendin tend te bashke shkembimit te ideve e opinioneve me “dytesoret”, pata lexuar me keqeardhje nje pergjigje shume cinike ndaj nje komentuesi qe kurre nuk me ka pelqyer, por qe per hir te lealitetit jam konfrontuar disa here edhe me te, “ne se nuk te pelqen DITA online, nderro faqe interneti, forumet shqiptare jane te shumte…”!
      Shpesh ndodh, sidomos kohet e fundit, pas riforcimit te redaksise me Habilajn e Koçikon, artikujt me shume vlere te publikuar, ti nenshtrohen nje “mic-maci” pas komenteve realiste por jo te “deshiruar” te ketyre te fundit e me shume gjasa te personave te trete, e te perfundojne ne labirintin e faqes online te DITA-s e ne ndonje rast edhe te fshihen pergjithnje nga hulumtimi.

      Eshte e tepert te permend te drejten tuaj per zgjidhje te tilla redaksionale, ne fund te fundit jeni padronet e saj, dhe nuk kam nevoje te zhurmohem me “nderro faqen online”, por per hir te korrektesise qe mbaj ne çdo kontekst, jam pothuajse i bindur qe edhe kendveshtimi redaksional i yti, i dashur Thano, eshte ne te shumtin e rasteve korrekt e i pa kontestueshem, duke perjashtuar intervisten e kazanuar te vrasesit te shume kerkuar Hamdi Haklaj.

      Reply to this comment
  25. gjermani i fundit November 18, 14:23

    Xume i Papes se Pare, asaj qe ne italisht i thone ” il gioco non vale la candela” ne shqip i thone “s’ia vlen barra qirane”.Dita besoj se è di qe eshte gazete, jo gjykate e krimeve te renda. E ka marre ne interviste pa e paragjykuar ne eshte kriminel, viktime apo te tjera si keto. Ne shkembim te lejes se intervistes i intervistuari ka kerkuar te mos lejohen komente nen te. Ky eshte nje akord qe kerkon personi, jo gazeta dhe akordet respektohen.Por nese drejtesia do te beje punen e saj te kerkoje ekstradimin.

    Reply to this comment
    • plaku November 18, 15:45

      gjermani i fundit,
      Ku i gjen keto shprehje llogjike mor aman ?! Shume e drejte, gazeta eshte gazete dhe jo gjykate e krimeve te renda. Thone se mediat jane kollona ” e katert” e shtetit dhe detyra e saj eshte te informoje.

      Pershendetje

      Reply to this comment
  26. Taku November 19, 19:41

    Mos keni ndonje presion nga “administratori “i ketij vendi per te mos e dhene!Nuk e besj se nuk je nga ai brum zotrote.
    Respekt

    Reply to this comment
  27. TOMORRI November 20, 08:20

    Me keto intervista kriminelesh e mafiozesh , Haxhia, Haklaj vetem beni pis gazeten.
    Duken si muhabete lagjesh i tha , i ra, e vrame , na vrane e tani duke pire caj a alkol japin dhe intervista kthjellimi. Ose te sponsorizuara???
    Lerini ku jane . I pelqeu te jene eksponente tani te paguajne cmimin e kapadaillekut provincial.
    Tirana do mend ata kishin vetem pushke.
    Gishtin e drejton truri por keta idiote kishin vetem gishtin.
    Tani qe eshte vone, kerkojne mend. Kane mbushur vaska me gjak e tani duan ta gjejne te drejten me boje shkrimi.

    Reply to this comment
    • THANO November 23, 02:19

      🙂
      Lerini ku jane?
      Gabim.
      Le te behet drejtesi, pa dhe bota te permbyset – thote nje kenge e mocme 🙂

      Reply to this comment
  28. junior November 22, 19:11

    habitem thano si nuk eshte lajm per ju arrestimi i drejtoreshes se arsimit te lushnjes per korrupsion…prsh nga fieri

    Reply to this comment
    • THANO November 23, 02:22

      Eshte botuar mik
      Ne faqen online mund ta gjeni edhe tani.
      Edhe ne versionin print ka nje artikull kryesor ne faqen e aktualitetit shoqeruar me foto

      Reply to this comment
  29. plaku i mocem November 23, 12:20

    Z.Thano,e kishte shume mire dikush qe ngjarja me dretoreshen e arsimit te Lushnjes eshte kryelajm dhe i shume pritur Ishalla e mbajne gjalle ne te gjith vendin, e ne te gjith sektoret e jetes, frymen qe krijoi kjo ngjarje.Turp te blihet e te shitet vendi i punes me para(!)U fut nje kulture e tille e nuk po shqitet,ku shkojme keshtu?A e dini se ai qe blen nje vend pune me para nuk punon e me pas do vjedhe per t’i rifituar ato para?Deshira e njerzeve eshte te kete grejtesi e ndershmeri mbi fukarallekun e tyre.Kam frike se shume drejtore te arsimit dhe shendetsise jane molepsur me te tilla afera,sepse nuk me duket kaq trime kjo lushnjarja,diku ka degjuar e mesuar qe vendet e punes shiten me leke.Te ngrihen komisione perzgjdhese transparente dhe te zhvillohet gare per nje vend pune(kur ka shume kerkesa).Nuk ecet me me te tilla dallavere..

    Reply to this comment
    • THANO November 23, 13:12

      Shume e drejte plaku.
      shitja e vendit te punes sjell zinxhir degradimin e shtetit dhe shkaterrimin e raporteve shtet-qytetar.

      Reply to this comment
  30. TOMORRI November 23, 17:10

    Bota na eshte permbys , tani vetem drejtesia e ka radhen.
    Dhu ju po e ndihmoni ????

    Reply to this comment
    • N.VJOSA November 23, 20:13

      I nderuar Kryeredaktor,
      Normal nuk me pelqen te bej lavderime. As koplimenta.
      Por , per hir te se Vertetes duhet tu shpreh Respektin tim per punen e palodhur qe beni per te informuar lexuesit dhe per shkrimet shume te mira informuese dhe analitike te bashkpuntoreve tuaj te nderuar.
      Si lexues i juaj i rregullt, deshiroj te thekjoj dicka qe me ka bere pershtypje, sidomos ditet e fundit.E kuptoj varferine e shqiptareve dhe protesten e tyre per nje jete me te mire.
      Por me thuaj te lutem, A KA FYTYRE LULEZIM BASHA DHE PARANOJAKU E GENJESHTARI MITOMAN SALI BERISHA TE KERKOJNE NGRITJEN E
      SHQIPTAREVE NE PROTESTA?!….
      Bashkohem me mendimin e Ambasadorit Amerikan, se pergjegjesi per gjendjen e
      krijuar ka Opozita qe krijoi me qeversjen e vet kete gjendje katastrofike…!
      A ka fytyre kjo Opozite te beje fajtore nje qeveri qe ka vetem pak me shume se nje vit qe po perpiqet te mbyll plaget e Partise se korrupsionit dhe kaosit fatal!?…
      Nje lufte e p i s t politike!!!!
      Demostrojne se jane te pakenaqur se nuk i lene te vjedhin me tej energjine elektrike, se po rriten disa taksa te cilat kane si qellim te krijojne te ardhurat e nevojshme qe te funksionoje ekonomia dhe shteti !
      I nderuar zoti Thano,
      Une e ndjek me vemendje jeten politike ketu ku jam , ne Austri. Kurre nuk sillet
      keshtu Opozita, qe te krijoje pakenaqsi dbe te mobilizoje popullin kunder Qeverise
      se zgjedhur nga Populli. Opozita kritikon dhe paraqit alternativa, por jo te kerkoje te
      vere gure nen rrota!…Prandaj demaskoni pa meshire kete lloj Opozite d e s t r u k t
      i v e qe mbron moszbatimin e ligjit!
      Ku po shkon keshtu Shqiperia!?…
      E pershendes rolin tuaj per te demaskuar kete Opozite d e s t r u k t i v e !
      Rregulli, zbatimi ligjit dhe mobilizimi total per te punuar, per te krijuar vende pune,
      do ta nxjerre Shqiperine nga Kaosi!
      Patriot sot eshte kush kerkon zbatimin e ligjit dhe krijimin e nje vendi te ri pune dhe jo
      L U F T A
      E
      P I S T
      P O L I T I K E ! ! ! ! ….

      Reply to this comment
  31. Ericson November 26, 01:36

    Zotni I nderuar Adrian Thano,ashtu si ju kam cmuar dikur si kryeredaktor ne fletoren “Shekulli” ,te cilen sot nuk para e lexon mileti I “panxene” shqiptar, po ashtu ju kam derguar nje pershendetje telegrafike me nje Urim te thjeshte me rastin e dyvjetorit te gazetes “Dita” ,nje dritare e cilla asht kah shperndan te verteten nder maloke,qytetare,e mjaft fshatare te genjyer nga cdo regjim.

    Por, mos ma merrni per kapital, …eshte e dyta here dhe me vjen marre te them se ndonje cilimi a ndonje gjysem edepsez moderator me fshin komentet e mia kot se koti ,duke u shprehur me nje gjuhe vulgare ,jashte zanatit te tij si p.sh. E morem vesh se ke derguar komentin, nuk eshte nevoje ta perseritni, dhe Akoma me keq ” edhe sa do presim ketu derisa te mbaroni komentin”!

    Megjithse moderator I duhet t’ a dije se une shkruaj nga New York City, dhe jam gjashte ore larg Shqiperise, perpos qe shkruaj mjaft here me mundim nga IPadi edhe brenda makines,dhe nuk kam luksin qe kur kthehem ne shtepi kam kompjuterin, por mund te them me kompetence absolute se ne komentet e mia,te cillat nga permbajtja mund te jene edhe zero, varet nga lloji I bagetise shqiptare,… jane shkruar 99 perqind ne gjuhen e paster te Naimit e ne te folmen veriore nga poeti I famshem don Ndre Mjedja, pernjimend monument kulture I kombit shqiptar!

    Atbote duhet t’u kujtoj ketu se trecereku I komentuesve jane analfabete funksionale,e mjaft syresh edhe idiote noterike ,te cillet nuk po I permend me nofkat e tyre,pasi duhet te ruaj integritetin e larte moral te gazetes “Dita”.

    Mbetem me konsideraten me te larte e Perendia ju shtofte ymrin e frymezimin!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*