18 Brymeri i Ministër Pisqollës

July 27, 2017 10:18

18 Brymeri i Ministër Pisqollës

 Prof. Dr. Pëllumb Xhufi

Në fillim i morëm si ministra vere, d.m.th. si ministra “koti”, një lloj watch dog-u, që “do mbronin” zgjedhjet nga grabitësit e votës së lirë, e pastaj do iknin. Por nuk po ikin. Dhe askush nuk thotë pse nuk po ikin “gardianët e zgjedhjeve”. Nuk po flet as zoti Rama, autori i ujdisë pa vulë e pa firmë të 18 majit. Me sa duket e ka ngrënë edhe kësaj here kokrrën e ullirit, si atëhere kur ia besoi Kushtetutën mballosjeve të zotit Berisha.

I fitoi bindshëm zgjedhjet, por me zyrat e zëna nga “teknikët” e PD, u detyrua të rilindë institutin e stërlashtë të “dëgjesave publike”. Ka veshur opingat dhe bashkë me ministrat e tij, mes tymit e flakëve të Shqipërisë që digjet, po rropatet fshatrave… në pritje të shtatorit. Ndërkohë, zonja Mirela Karabina po i gëzohet godinës së restauruar për shtatë palë qejfe nga paraardhësja e saj, zonja Nikolla. Jo vetëm vazhdon të kapardiset, si gjeli majë plehut, në zyrën ministrore të Rrugës së Durrësit, por dhe i ka zhytur duart deri në bërryl në punët e kësaj ministrie.

Jo vetëm ka denoncuar skandale të padëgjuara që paska konstatuar në atë ministri; jo vetëm ka përcjellë në prokurori denoncimet për mësuesit që sipas saj qenkëshin përzier në propagandë zgjedhore, gjë që sidoqoftë është në përputhje me rolin e saj të dakordësuar si “gardiane e zgjedhjeve”; por Karabina ka nënshkruar e vulosur togje me letra për punësime e çpunësime, për kalime e shpërndarje fondesh, ka organizuar e drejtuar provimet e maturës shtetërore, po punon me drejtuesit sivëllezër demokratë të universiteteve, për t’i dhënë formë vitit të ri akademik dhe, qershia mbi tortë, i dha një bërdaf të vendosur edhe reformës në kërkimin shkencor, të shpallur por të panisur e të pabitisur nga zonja Nikolla.

Në një nga këto ditë korriku, pas një shkëmbimi të rrufeshëm shkresash me Qendrën e Studimeve Albanologjike, një shkëmbim intensiv e reaktiv siç në administratën shqiptare vetëm në linjë partie mund të ndodhë,  Ministrja Karabina mori dy vendime epokale. Vendimi i parë ka të bëjë me trasformimin institucional të Qendrës së Studimeve Albanologjike, e cila këtej e tutje do të mbajë emrin frymëzues “Akademi Albanologjike” (sic).

Prof. Dr. Pëllumb Xhufi

Vendimi i dytë, në fakt është një urdhër, me të cilin Ministrja Karabina medemek “detyron” Qendrën në fjalë që urgjentisht, të organizojë zgjedhjet për organet drejtuese të QSA-së. Po, po, zgjedhje në 14 gusht, ditë që sipas kalendarit pagan, i bie të jetë “dita e gjinkallave”. Kështu pra, me një të rënë të lapsit, në një ditë vere, ministrja teknike Karabina zgjidhi nyjen kryesore të reformës në kërkimin shkencor, që qeveria e përgjumur e Rilindjes e shpalli për ditë të hënë, për ta harruar për ditë të martë.

Sigurisht, zonja Mirela Karabina ka një kuptim semplist e praktik të reformës, siç në filozofinë e saj e ka partia e saj e referencës, Partia Demokratike. Të reformosh, do të thotë të kapësh. Të kapësh, do të thotë të drejtosh. Të drejtosh me njerëzit e tu. Koncept që mban erë autoritarizmi. Por në Shqipëri jemi. Nën këtë moto, reforma pëdëiste e vitit 2007, e ricikluar në reformën rilindase të vitit 2015, i ktheu universitetet tona në detashmente të gatshme të PD.

Dekanët e rektorët e djeshëm e të sotëm, domethënë të përhershëm, i ke deputetë, i ke anëtarë të forumeve drejtuese të PD, i ke anëtarë të Këshillave Bashkiake, i ke në çdo emision televiziv për të mbrojtur vijën e partisë, madje edhe krimet e partisë, siç bën shumë prej tyre më 21 janar 2011. Tani, partia e zonjës ministre, nëpërmjet saj, po kërkon t’i japë dorën e fundit kapjes së Qendrës së Studimeve Albanologjike, të filluar që në vitin 2007.

Dhe po e bën këtë, duke e trajtuar këtë institucion si subjekt të ligjit të  Arsimit të  Lartë të vitit 2007 të qeverisë Berisha, i cili e deklasonte atë në një qendër universitare. E bën këtë duke injoruar ligjin e vitit 2015 të qeverisë Rama, që e anulonte të parin, dhe që e ka nxjerrë përsëri QSA-në nga konteksti universitar, në pritje të një përcaktimi të ri të statusit të saj.

I ndryshon emrin Qendrës, duke e quajtur “Akademi”, pa pyetur fare se një ndryshim të tillë nuk mund ta bëjë një Ministër, aq më pak një ministër me aftësi e mandat të kufizuar, por mund ta bëjë vetëm Këshilli i Ministrave. Por…“në miting jemi”, do të thoshte personazhi i një barcalete njohur, që ma kujtuan këto ditë ministrja dhe këshilltarët e saj verorë.

Nuk e njoh personalisht z. Karabina, formimin, aftësitë, teknikat e saj. Di vetëm të them që “teknike” nuk është. E them me siguri, teksa shoh që në krahun e djathtë të saj është vendosur, në rolin e Këshilltarit të posaçëm, z. Ndriçim Mehmeti. Këtë po, e njoh.

Ndoshta paragjykoj, por besoj se me Ndriçimin e Partisë në krah, edhe vet Karabina do të ndjehej e bezdisur. E kam patur student Ndriçimin në kohën e ndryshimit të sistemeve. Djalë me nuhatje. Dilemën nëse ia vlente të ndriçonte në histori apo në politikë e zgjidhi nën favor të së dytës.

Nuk i ka dalë keq Ndriçimit, sepse djalë ende i ri ia doli të bëhej edhe komisar partie, edhe profesor, edhe drejtor i fuqishëm në Ministrinë e Arsimit. Sot është këshilltar i plotfuqishëm pranë ministres Karabina. Veçse, me Ndriçimin si këshilltar, zonja Karabina e ka të vështirë të fshihet pas eufemizmit “ministre teknike”.

Sepse këshilltari i saj është nga ata që e ka të shkruar në ballë që është njeriu i partisë. Si eksponent i arsimit demokratik, ka rënë në sy me artikujt e daljet e tij televizive, ku është rrekur të provojë se gjithçka e keqe në shkollat tona i detyrohet racës së degjeneruar të socialistëve: vagabondazhi, droga, dhuna, korrupsioni, politizimi, prostitucioni e madje edhe pedofilia.

Nuk e kam të lehtë të flas keq për Ndriçimin, për njohjen e vjetër që kam me të dhe për një dobësi që, pavarësisht prej tij, e kam për Delvinën e delvinjotët. Por tani zullumi është trashur aq sa nuk mban më. Ai dhe ministrja, së cilës ai duket se i mëson “teknikat” e qeverisjes pëdëiste, po ngulin dhëmbët edhe tek Qendra e Studimeve Albanologjike, një dëshmi-kufomë e reformës berishiane dhe e mosreformës rilindase. Në këtë institucion elitar, ku dikur mbretëronte sovran kulti i Çabejt e i Budës, d.m.th. kulti i dijes, sot rëndon kulti i shefit dhe i drejtorit, d.m.th. kulti i pushtetit. Njëlloj si në një ndërmarrje çfarëdo të ujësjellës-kanalizimeve.

Njëlloj si në universitetin e dekanëve të përjetshëm e të korruptuar të partisë. Dhe këtë rënie klasi në institucionet tona akademike e universitare duhet t’ia dimë për nder Partisë së Mirelës e të Ndriçimit, falë së cilës qysh më 1992 u instalua kultura e marrëdhënieve qenësore (dua të them: prej qeni) me pushtetin.  Në emër të pushtetit, PD ka vrarë e ka prerë, ka djegur e ka pjekur, ka ndarë e ka përçarë, ka shitur e ka blerë, ka ndyrë e ka qelbur. Gjithçka.

Shoqërinë, shtetin, institucionet, drejtësinë, moralin, artin, shkollën, detin, tokën, ajrin, dosjet, diplomat, notën, votën. Madje, edhe vetë opozitën socialiste. Bilancin e tmerrshëm që kjo parti mban mbi shpinë do t’ia numërojë një ditë gjyqi i historisë. Mes  terrorit jakobino-gebelsian, PD e z. Berisha, ka mundur të jetë gjithnjë një parti pushteti. Ka qeverisur edhe në vitin 1991, ende pa fituar zgjedhjet. Ka qeverisur edhe pas viteve 1997 e 2013, kur ka humbur zgjedhjet.

Po qeveris (hapu qiell!) edhe tani, pas débâclit të zgjedhjeve të qershorit 2017. Dhe po qeveris me skalionin e tretë të saj, me Z.njën Karabina dhe “pisqollat” e tjera që i katapultoi në pushtet zemërgjerësia e “xhentëlmenit” socialist të radhës. Edhe ky, z. Rama, si paraardhësit, u rropat të zbusë, të qytetërojë, të përfshijnë në sistem, të ndajë pushtet me një detashment të egër anti-shtet e antishqiptar, siç ka qenë në këta 26 vjet grupi drejtues i PD-së së zotit Berisha. Gjesti më tragjik në këtë garë altruizmi me vetveten ishte ai i vitit 2008, kur z. Rama i lejoi kësaj lukunie të kafshojë Kushtetutën, duke destabilizuar krejt strukturën institucionale të shtetit.

Por le të kthehemi në botën tonë të vogël, në Qendrën e Studimeve Albanologjike, që gatitet të bëjë zgjedhjet, sipas dëshirës së ndonjë drejtuesi të atyshëm dhe urdhrit të vetëtimtë të udhëheqjes “teknike” të Ministrisë së Arsimit.

Në fakt, zgjedhjet në këtë institucion duhet të ishin bërë që në vitin 2014, kur drejtorët e shefat e emëruar politikisht më 2005 nga qeveria Berisha kishin plotësuar dy mandatet e lejueshme në detyrë. Por, z.nja Nikolla nuk pati kohë të merrej me QSA e me reformën e paralajmëruar në QSA. I la gjërat siç i gjeti.

Më kot “kryedrejtori” i saj, z. Ardian Marashi, priti ta lëvizte qeveria e Rilindjes më 2013. Ishte emëruar me një urdhër politik në një detyrë të pamerituar, atë të kreut të Albanologjisë, me të cilën nuk e lidhte asgjë. Veç të tjerash, kishte mbushur mandatin.

Priti e priti, deri sa më 2016, i bezdisur nga gjithë ajo zemërgjerësi e rilindasve, iku vet. U la pëndët. Bëri një gjest që e çmuan shumica e studiuesve të asaj qendre kërkimore, përfshirë edhe autorin e këtyre radhëve. Të paktën do mbahet mend për këtë.

Por, ndryshe nga z. Marashi, zonja Karabina e këshilltarët e saj nuk duan ta kuptojnë se ka ardhur koha të mbledhin plaçkat. Siç po shihet, ata janë në gjendje veç të bëjnë dëm. Nuk do ta kenë të vështirë të gjejnë një punë të ndershme.

Siç e thamë, janë hem komisarë partie, hem profesorë universiteti, hem anëtarë të OJQ-ve, hem biznesmenë…Në fund të fundit, në respekt të traditës, qeveria “Rilindja II” premton të jetë zemërgjerë me ta e t’u lirojë ndonjë post drejtues në ndonjë ministri fqinje.

Pra, le të ikin e t’ua lënë përgjegjësinë e reformës në shkencë atyre që e kanë tagrin ta bëjnë një gjë të tillë, titullarëve të ligjshëm të asaj Ministrie, që pritet të vendosen aty në shtator.  Bëjnë mirë të nxitohen, se edhe z. Rama ka lëvizjet e tij të humorit, dhe druaj që në shtator do asistojmë në ndonjë skenë groteske, kur mos o Zot, t’i  nxjerrin me polic nga ajo ndërtesë.

Shënim i redaksisë

Ç’është 18 Brymeri?

“Tetëmbëdhjetë Brymeri i Lui Bonapartit” është titulli i një eseje të shkruar nga Karl Marksi në mes të dhjetorit 1851 dhe marsit 1852, që fillimisht u botua në 1852 në ‘Die Revolution’, një revistë mujore gjermane në New York City. Eseja flet për grushtin francez të shtetit të vitit 1851, në të cilin Louis-Napoleon Bonaparte mori pushtetet diktatoriale. Marksi e shqyrton këtë ngjarje si një historian social dhe politik, duke trajtuar ngjarjet historike nga këndvështrimi i konceptimit të tij materialist të historisë.

Titulli i referohet ‘Coup of 18 Brumaire’ në të cilin Napoleon Bonaparti mori pushtetin në Francë.  (9 nëntor 1799, ose 18 Brumaire Viti VIII në Kalendarin Republikan Francez). Napoleon Bonaparti, bashkë me vëllanë e tij në 9 nëntor 1799 arritën që të shtinin në dorë fuqinë ekzekutive, si dhe fuqinë legjislative me një grusht shteti që njihet me emrin “18 brymeri”.

July 27, 2017 10:18
Komento

28 Komente

  1. Claus July 27, 11:46

    Hajde dhe merre vesh kete shkrim te ketij turkofili!?

    Une vete nuk e marr vesh. Karabina a Pisqolla ka bere kete ka bere ate, por ne fund del se Xhufi eshte shume i irrituar se Karabina ka bere nje ndryshim te emrit te “Qendres se Studimeve Albanologjike!!!

    Pastaj per te mbushur faqen e artikullit hidhet ne bemat e PD-se dhe te Sali Berishes, ne Kushtetuten e Rame-Berishes te 2008, qe e beri kete ne ate kohe se bashku me ca te tjere te futen ne greve urie si “Byro Politike” e LSi-se se asaj kohe.

    Absurdi me i madh eshte qe ky dhe te tjere merren me doreheqjet dhe mosdoreheqjet e ministrave teknike a mekanike dhe nuk merren me ate, qe ka kaluar 1 muaj e kusur nga mbarimi i zgjedhjeve, fitorja eshte e qarte se nga ka ka kaluar, as ankime dhe as gjykime nuk ka dhe askush nga keta birbot historiane dhe filozofe nuk thote asnje fjale perse nuk po formohet qeveria e re.

    Po keshtu eshte kur gjen nje dembelhane llafazani ne Shqiperi si Edi Rama, qe bredh andej dhe ketej, sa i kercejne dhe qente antidroge ne aeroportin e Amsterdamit dhe nuk kujtohet qe ai ka nje detyrim te formoje sa me shpejt qeverine duke mos pritur te kalojne lejet e plazhit deri sa te vije shtatori.

    Nuk ndodh ne asnje vend kjo qe ndodh ne Shqiperi.

    Po tani dua te hidhem tek titulli i madh i ketij historiani te periudhes se Mesjetes:

    “18 Brymeri i Pisqolles”!!!!

    Per te qeshur me kete “mesjetar” qe merret me titujt e Marksit. Mire qe eshte komplet jashte temes, sepse ai shkrim i Marksit nuk ka te beje aspak me bemat qe ndodhin ne skajin mysliman te Ballkanit qe quhet Shqiperi, por dhe shpjegimi i redaksise se “Dites” nuk thote asgje ne ato palo rreshta.
    Per te qeshur, asgje me teper.

    Te nderuar lexues, “18 Brumaire i Louis Bonaparte ka ne thelb dukurite e revolucioneve ose kunderrevolucioneve borgjeze te asaj kohe si p.sh. ky i Bonopartit dhe ideja e Marksit ishte qe, revolucionet borgjeze jane vetem ndryshime pushtetesh, por aparati shteteror mbetet i pandryshueshem dhe nuk ben gje tjeter vecse rrit dhe zhvillon akoma me shume shtypjen dhe represionin ndaj proletariatit dhe klasave te shfrytezuara.
    Eshte disi ironik ai titull i Marksit.

    Po ja qe historiani i Mesjetes e merr dhe ju a ve ne balle deleve per ta lexuar dhe per te treguar se c`fare historiani poliedrik eshte duke u bere vetem qesharak me kete titull.

    Pra ne titullin me permbajtjen e Xhufkes nuk gjej asnje lidhje, Asnje, sepse si te ndryshojne emrat si pisqolle a karabine, apo dyfek me gjalme apo pa gjalme, ne ate Shqiperi asgje nuk do te ndryshoje.
    Aparati ai do te mbetet. Hiq Aliun dhe ver Kadriun, hiq Meremen dhe ver Qefseren. Perse kujton njeri se ai qe do te vije do te beje pune me te mbare se ai qe iku?
    Krimi. vjedhja, rritja e cmimeve, abuzimet me miliona dhe miliarda do te jene po aq prezente sa me pare, ndoshta edhe me keq.
    Al-Pazar eshte dhe do te mbetet al-Pazar.

    Keta kujtojne se me keta tituj do te na cuditin me dijenite e tyre?
    Mua jo dhe jo, por te pakten te mendohen mire se cfare do te shkruajne.
    Po kush e vret mendjen per kete ne Shqiperine e deleve.
    Per mua jane vetem shakaxhinj te perparimit.

    Reply to this comment
    • arberesh July 27, 14:35

      SHSHSHSHSHSHTTTTTT Clausi per vete nuk e kupton dhe nuk e mer vesh kete shkrim te ketij pfff. E kujt i plasi more Claus se sa mar vesh ti, nje pisqoll e thjeshte je adhe ti ne rradhen e pisqollave te zakoneshme dhe me shumice qe nuk kuptojne gjerat e thjeshta te dites pa shkuar me andej

      Reply to this comment
    • Xha Braho July 27, 17:47

      @ Claus,
      Po cte kuptosh ti more turkoshak. Ti je nje tjeter pisqolle a karabine model 56 “Made in Cadra e kusarise”
      Z. Xhufi eshte nje nga te paktet historiane erudite qe i kane mbetur ketij vendi. Respekte Z. Xhufi per shkrimin dhe nje kembane alarmi per Qeverine e re qe te mos neglizhoje statusin e Qebres se Studumeve Albanologjike

      Reply to this comment
    • Novruz Taip Vishanji July 29, 06:14

      CLAUS I DASHUR DHE I QETE !

      Pa hyre ne mendjen e turbullt te ketij Xhufkes, edhe ti bie ne gabimin e Redaksise, qe aludon me nje studim qe vetem “ese” nuk mund te quhet, te Karl Markist ne vitin e larget 1852, mbi ngjashmerine e grushteve te shtetit, me ato te ndodhura vite, dekada apo shekuj me pare, me qellimin e vetem pet te ardhur ne pushtet.

      Nuk besoj te kete aq hapsire intelektuale, ky Xhufua i kapadollmes, sa te perifrazoje Marksin, ne kete shkrim te tij.

      Ky tipi vetem theret ne ndihme nje date historike “le 18 Brumaire”, ku astuzia e gangsterizmi i Bonopart-it arriti te fshije me forcen e detashmenteve besnike ndaj tij, gjithe sa u arrit me revolucionin francez te viteve me pare, duke vendosur diktaturen e tij.

      Asgje me shume se nje krahasim historik te ngjarjeve te 1851-52-shit, per ti kujtuar Shalegjatit te Surrelit, jo konkluzionet e Marksit per “18 brumaire”, por ate te ngjrjeve “tout court” ashtu siç kane ndodhur asokohe.

      Per me shume, edhe pse nuk eshte shprehur, po vetem duke u nisur nga titulli, ky zgerlaq me emrin Xhufke, perpiqet te veshe rolin jo te Bonoparti-t, ne kete histori shtrigash e shtriganesh te pa afte e injorante, por ate te njerit prej ideatoreve te “18 brumaire-it”, ate te gjeneralit Saye !

      Dhe mire ben, sepse dihet fundi i tij, i braktisur dhe i harruar ne kalldremet e Saint-Clod-it, ku vete planifikoi dhe shpernguli Keshillin e Pleqeve dhe ate te Peseqindeve (dy dhomat e parlamentit francez te kohes), per te ngelur si kujtese e hidhur ne historine franceze te kohes.

      Ky eshte Xhufka, nje megalloman shantazhues, qe per hir te kolltukut te rehatshem e fitim prures qe mban, theret ne ndihme edhe djallin, per te realizuar qellimin e tij, te te bythelagurit te pa lagur ne çdo kohe te shkerdhatokracise shqiptare.

      Reply to this comment
    • KORÇARI July 29, 10:35

      CLAUS Grekofili, shan GJIGANDIN Z. PËLLUMB XHUFI, duke e quajtur TURKOSHAK.
      H ahahahahaha.
      CLAUS [email protected] , QË TË KUPTOSH SHKRIME TË TILLA DUHET TA KESH RRADAKEN PLOT ME MEND DHE JO ME LASHTË SIÇ E KE TI.
      TI SHKO TË SHIKOSH NDONJË ÇONDË TË XHULIAS, BJERI DHE NJA DY HERË ME DORË DHE JE NË RREGULL, SEPSE DERI ATJE ARRIN TRURI YT ,TË TJERAT LËRJAU ATYRE QË KANË TRU DHE I KUPTOJNË.

      Reply to this comment
    • vera e nxehte July 29, 22:55

      Keto shkrime, claus, nuk jane per injorantet si ti. Kaq kisha une se te tjerat i thua vete e ika se me zuri dielli.

      Reply to this comment
  2. Tom July 27, 12:39

    Nje shqetesim real dhe nje analize e sforcuar dhe me mllef, here here legjitim, Prof Xhufi jep nje kuader, ne terrenin e te cilit po ndodh nje grusht shteti ne miniature, ne Qendren e Studimeve Albanologjike, qender kjo qe duhet te gjeneroje burime dhe te verteta shkencore, kaq te nevojshme per identitetin tone kombetar, qe larot dhe bejlurcinat e marrin neper kembe per dite me lloj lloj studimesh te pabaza dhe shpesh armiqesore, por qe duhet te pergatiten pikerisht nga ata te cilet mund te japin ne kete fushe dhe jo kthimin e saj ne nje vend ku emrohet nje drejtor, qe sben asnje pune, pervecse pret te marre ndonje lek nga tenderat e institucionit, dhe Studimeve Albanologjike, ci q. temen. Ky eshte shqetesimi i drejte i prof Xhufit.
    -Ku qendron problemi ketu???-tha ajo debilja, mikja e te dy pusht-etareve me te ndritur, Saimir droges dhe Edi Camcakizit.

    Reply to this comment
  3. Kolegu July 27, 12:48

    Njeri zemerlig, qe nuk ka fituar asgje ne jete me zotesine e tij. Nuk e dine injoranti qe statuti i ketij institucioni eshte kerkuar nga vete Lindita Nikolla para se te largohej. Zgjedhjet ne institucionet shkencore, ku Xhufin nuk do ta shohi njeri me sy, jane mjete demokratike ku fiton ai qe siguron shumicen. Xhufi kerkon te mare poste si i komanduar nga e di se vete nuk i jep kush vota. Harroje ky bastard se kur ishte ambasador merrte rrogen e shoqja ne Institutin e Gjuhesise duke jetuar ne Itali. Kjo kohe ka perenduar…

    Reply to this comment
    • mma July 27, 15:16

      o koleg dhia, dil me emer ore skuth…pastaj sulmo kolegun !

      Reply to this comment
    • Nessunno July 27, 21:45

      O koleg i Xhufit, pse hidhesh perpjete ti? Ke frike se do te kape reforma e Rames? Rama vertet ka ndejtur shume indiferent deri tani karshi institucioneve akademike e shkencore por kur t’i futet Rama, do ti beje qilizem edhe keto streha te dallkaukeve, paraziteve e te pafteve qe mbahen aty me lidhjet e sherbimet qe i kane bere PD-se. Prisni, prisni, ju te Karabines, nuk keni pare gje akoma.

      Reply to this comment
  4. loni July 27, 12:51

    po c’a do marresh vesh ti or tutkun claus
    ti edhe per te lare halet e ke teper

    Reply to this comment
  5. ATEISTI July 27, 13:10

    E ke te veshtire ta kuptojsh se e do ne gjuhen e Janullatosit zotrote . Pellumbi , qe eshte vertet pellumb per shqiptaret , nuk e ka shkruar per Vasil Bollanon , sikurse
    sillesh zotrote . Nuk te lexon kush , more Claus , se vete emri qe ke , nenkupton edhe se cfar pislleqesh antishqiptare tjerr ne ato qe thua . Ike merru me “Kathimerinine” , se keto jane te veshtira per ty !

    Reply to this comment
  6. gjermani i fundit July 27, 14:54

    Karabina – karabushi – karaburuni – karavastaja – karamahmuti – karamanliu – karaberisha – karabushi – karatopalli.

    Reply to this comment
  7. toni July 27, 15:03

    Eshte normale qe clausi nuk e merr vesh,po nje gje duhet ta marri vesh,sa je ti ne kembe xhufi ka hajdarin,ndoshta plaka qe ke te shpia te tregon me shume,e bej kete koment mbasi e njoh ket grekofilin claus

    Reply to this comment
  8. Beqohajduti July 27, 15:34

    Asaj Qendre ku nga kater drejtore institutesh 3 jane kusherinj e krushqinj i duhet vene fadroma. Jo se nuk Ka zgjedhje te lira, po nuk ka zgjedhje fare…nje turp i vertete…nje shkaterrim i qellimshem..nje injorance e frikshme..
    Meqe ky Xhufi, po e denoncon kete skandal , QSA ne vetvete eshte nje skandal, sepse e di qe pa pune nuk mbetet, si shumica aty brenda qe kane frike se as per te lare banjot nuk bejne, ejani ti bime Xhufit…

    Reply to this comment
  9. Beqohajduti July 27, 15:40

    Asaj Qendre ku nga kater drejtore institutesh 3 jane kusherinj e krushqinj i duhet vene fadroma. Jo se nuk Ka zgjedhje te lira, po nuk ka zgjedhje fare…nje turp i vertete…nje shkaterrim i qellimshem..nje injorance e frikshme..
    Meqe ky Xhufi, po e denoncon kete skandal , QSA ne vetvete eshte nje skandal, sepse e di qe pa pune nuk mbetet, si shumica aty brenda qe kane frike se as per te lare banjot nuk bejne, ejani te biem Xhufit…

    Reply to this comment
  10. ai July 27, 15:52

    dy fjale per Claus-in

    Nuk e kuptoj pse ng anje komentues i civilizuar ke kaluar ne ofendime “made in janullatos”
    .
    Shikoni sa shpej ka shkruar mbi 30 rrjeshta per te goditur “turkoshakun” Pellumb xhufi si nje snajper i kualifikur i 90 vjecarit Janulla qe thone se eshte ne vdekje klinike dhe me cerekshekulli ne krye te kishes autoqefale shqiptare eshte jo vetem tradhetor por dhe diktator..gjarper qe nuk ndihet por nxjerr neperkat si clausi.
    ,
    Sidoqofte falenderoj Claus-in qe me komentin e tij jo 100-fishoi vleren ketij artikulli.

    Nuk eshte sekret te themi qe PELLUMB XHUFI ME MOIKOM ZEQON jane korifenjte e sotem qe sulmohen kaq barbarisht si te filmi RRUGA E SHKRONJAVE

    Reply to this comment
  11. Guri July 27, 16:09

    QIRAXHINJTË E QEVERISË

    Është një praktikë e njohur nga kushdo që merr me qira një objekt, por sidomos nga ai që e jep me qira objektin. Të gjithë e dinë se qiraxhinjtë, në pjesën më të madhe të tyre, duke qenë se shtëpia dhe pajisjet e saj janë pronë e dikujt tjetër, i shfrytzojnë ato pa kriter, shpesh edhe duke i shpërdoruar. Aq e vërtetë është kjo, saqë kur ndërtesa, bashkë me pajisjet, i kthehet sërish pronarit, ky i fundit detyrohet të bëjë ripërtëritje të pajisjeve, por shpesh edhe të vetë shtëpisë.
    Diçka e ngjashme me këtë po i ndodh qeverisë tonë me në krye Z. Rama. Ka mbi dy muaj që ndërtesat e shtatë ministrive dhe kolltukun e zëvendës kryeministrit ia ka dhënë “me qira” Partisë Demokratike, ndërsa dy ministri të tjera vazhdojnë t’i mbajnë të ngarkuarit e LSI-s, partisë që, si gjatë fushatës zgjedhore, edhe pas fushatës, i është përveshur një pune sfilitëse për të hedhur sa më shumë baltë mbi punën e qeverisë, pavarësisht se për katër vjet rresht, jo vetëm ishte pjesë e saj, por kishte edhe një rol të rëndësishëm në “tepsi”.
    Nuk është e vështirë të vihet re se puna e ministrive ku drejtojnë këta “qiraxhinj” është shkrehur pothuajse e tëra. Mjafton të përmendim një lajm të bërë publik kohët e fundit se, ndërtimet pa leje gjatë këtyre dy muajve janë shtuar 73%. Po kështu mund të thuhet për katrahurën në Ministrinë e Arsimit, saqë u detyrua qeveria të dërgojë ekip kontrolli atje. Pa folur pastaj që vetë Kryeminsitri, sipas deklaratave të Zv/kryeministres, nuk është takuar asnjëherë me vartësit e tij “qiraxhinj”.
    Çfarë tregojnë këto dhe shumë të tjera?
    Tregojnë se Shqipëria, praktikisht, nuk ka qeveri. Qeveria është e tillë kur punon si një mekanizëm i koordinuar mirë në të gjitha hallkat e saj, kur ministrave u ngarkohen detyra në mbledhjen e qeverisë dhe kur u kërkohet llogari për detyrat e ngarkuara. Në qoftë se kjo praktikë është fshirë nga axhenda gjatë këtyre muajve, domethënë se sekush nga ministrat “qiraxhinj” vepron sipas kokës së vet dhe, pse jo, edhe në interes të vet. Jo më kot kanë dalë fjalët se ministrat e komanduar, sa u ulën nëpër kolltukët që u dhanë, filluan të kërkonin mundësitë se si mund të bënin ndonjë pasuri të paligjshme me anë tenderash, pavarësisht se kjo nuk ishte detyra e tyre.
    Nuk besoj se është nevoja të theksohet se sa më shumë të rrinë qiraxhinjtë në shtëpinë e marrë me qira, aq më shumë do të dëmtohet ndërtesa. Në këto kushte pse lejohen ende ministrat të mbajnë postet që nuk u takojnë me kushtetutë?
    Asnjë justifikim nuk vlen për këtë vonesë. Detyra e tyre mbaroi me zgjedhjet. Ata thonë se duhet t’i tërheqë forca politike së cilës i përkasin. Mirëpo Bashës po i vjen koka vërdallë për vete, jo më të mendojë se po i çalon puna Ramës. Sipas tij, sa më keq t’i shkojnë punët qeverisë, aq më mirë është për forcën politike që e kanë ngarkuar të drejtojë.
    Prandaj është kryeministri ai që duhet të marrë sa më parë “bisturinë” dhe ta heqë “mishin e huaj” nga trupi i qeverisë së tij. Edhe sikur për arsye burokratiko-proceduriale mund të ishte e vështirë të emëroheshin ministra të rinj, detyrën mund ta kryenin zv.ministrat. Tek e fundit detyra e vetme e zv. ministrave është të zëvendsojnë ministrat kur ata mungojnë. Dua t’i kujtoj Z. Kryeministër proverbin popullor: “Më mirë djepi bosh se dreqi brënda”.
    Nuk dua ta besoj, por kam edhe një dyshim tjetër. Kryeministri nuk po i çon në shtëpi ministrat surrogato edhe për faktin se edhe vetë, bashkë me ministrat e tij, nuk është në krye të detyrës së drejtpërdrejtë. Është e kuptueshme, dhe e falëshme deri në një farë shkalle, shkëputja e kryeminsitrit dhe e ministrave për zhvillimin e fushatës zgjedhore, por, mendoj, është e papërligjur përfshirja e Kryeministrit dhe e ministrave në pasfushatën e “dëgjesës”. Ndonëse e vlerësoj nismën e dëgjimit të halleve të njerëzve dhe plotësimin e kërkesave të ligjshme të tyre, nuk e kuptoj pse këtë punë duhet ta bëjë kryeministri dhe ministrat, kur ka instanca të tjera që mund ta bëjnë po me aq sukses, ndërsa të ngarkuarit me detyrat e larta për drejtimin e ekonomisë, financave, arsimit etj. të vazhdojnë të kryejnë detyrat deri në formimin e qeverisë së re.
    Shenjat e njëfarë “shfryrje” të administratës vihen re edhe “me sy të lirë”, ndërsa po të hyhet në hollësi shfryrja është e dukshme. Shpesh pasojat e kësaj lënie pas dore shfaqen më vonë, gjë që vështirëson dhe, kam bindjen, do ta vështirësojë fillimin e punës të qeverisë së re që pritet të formohet në shtator. Sa për të sjellë një shembull. Kushdo që përdor një mjet motorik e di se motori, po të mos përdoret për një kohë të caktuar, kërkon kujdes dhe masa të veçanta për ta bërë të funksionojë sërish. Kur ky “motor” e ka emrin qeveri e një vendi dëmi është shumë më i madh. Mendoj se ne nuk e kemi luksin të harxhojmë kohën e vyer për eksperimente të tilla që vonojnë dhe dëmtojnë ecurinë e reformave jetike për ne.

    Reply to this comment
  12. Arber I July 27, 17:44

    Gjithcka qe shkruan Prof. Xhufi jane te drejta: Komunisti ekstemist sali Berisha hoqi bluzen e kuqe te PPSH dhe veshi ate te PD -se, per te shkaterruar Shqiperine, nder te edhe Akademine e Shkencave te Shqiperise. Perpara Edi rames dhe KM te qeverise shqiptare del nevoja urgjente e shkrirjes se administratave te Kryesise se ish-Akademise se Shkencave, Qendres se Studimeve Albanologjike, Institutit te Gjeografise, Institutit Sizmiologjik, Botanik, Gjeologjik ne nje organizem te varur nga KM me emrin “Akademia e Shkencave Albanologjike” Kete reforme duhet ta beje vetem Edi Rama.

    Reply to this comment
  13. beni July 27, 17:51

    Nuk e kupton or xhuf qe amerikanizimin esht ul kemb ekryq nuk u Ben zgjedhiet por nje shfaqie teatri!

    Reply to this comment
  14. loni July 27, 17:58

    O Claus nga pergjigjet qe te dhane komentuesit besoj se do ta kesh kuptuar shkrimin e Prof. Dr. Pellumb XHufi.

    Reply to this comment
  15. Niku July 27, 18:38

    Z. Rama,
    Ne Qendre e Studimeve Albanologjike ka edhe studjues serioze e me talent qe nuk e meritojne kete trajtim skandaloz nga shteti dhe administrata e tij. Aty drejtojne e po rikonfirmohen te drejtojne njerez te paafte, injorante qe vetem emrin “shkencetar” nuk e meritojne.
    Z. Kryeminister,
    Faktet dhe thirrjet i keni, beni dicka meqe ju votuam dhe ju dhame timonin e kerkuar. Nje komb nuk mund te ndertohet pa shpirtin kritik dhe mendjen shkencore..ketu po ndodh me dashje prej shume vitesh nje tharje totale e vlerave te tilla. Kjo eshte e dhimbshme per te ardhmen e ketij vendi.
    Faleminderit atyre qe bashkohen per nje revolucion te permbysjes se mediokritetit ne QSA!
    Sa pak rendesi ka emri QSA, apo Akademise, shihni perberjen drejtuese dhe administrative te kalbur e te korruptuar..

    Reply to this comment
  16. Al July 28, 01:38

    Mire Z. Xhufi, i cili si historian, (me duket se dikush i tha njehere se “ai paskesh qene historian i leshit”) ka perdorur nje titull historik per artikullin e tij, ndersa ne brendesi nuk ka pothuajse asgje te beje me historine, bile shume pak me Qendren (QSA), por flet vetem per te keqiat qe i paska bere PD dhe Berisha Shqiperise, por Z. Shehu c’lidhje ka ketu?
    Interesant eshte se 18 Brymeri (Brumaire) ne historiografi trajtohet si dita kur Revolucioni Francez beri nje hap te rendesishem perpara, duke kaluar nga faza e anarkise ne ate te vendosjes se rregullit. Ne thelb veprimi i Napoleonit eshte konsideruar shume progresiv, per stabilizimin e arritjeve te Revolucionit dhe per ecjen perpara te reformave. Napoleoni, pasi erdhi ne pushtet, per nje kohe shume te shkurter, vetem 3-4 vjet, beri reforma radikale pronesore, ekonomike dhe sociale ne te gjitha fushat e jetes, duke vazhduar nderkohe luften ndaj armiqve te Frances te cilet nuk e lane asnjehere te qete. Ai i kodifikoi reformat, duke krijuar ligje ne pushimet ndermjet betejave, te cilat paten jetegjatesi te habitshme, nje nga te cilet, i quajturi Kodi i Napoleonit, me pak ndryshime dhe me emer te ndryshuar pas rrezimit te tij, eshte edhe sot ne fuqi ne France, apo si nje model per shume vende te tjera. Marksi e ka pase shkruajtur esene me ate titull kunder Lui Bonapartit, duke dashur te ironizoje ate, gjoja se veprimi i tij nuk mundt te krahasohej me ate te Napoleon Bonapartit, por ne fakt as ai nuk ka mundur te mos pranoje madheshtine e Napoleonit. Tani, perdorimi nga Z. Xhufi i titullit te esese se Marksit, ne fakt nuk ka asnje perngjashmeri as se largu me situaten e 18 Brymerit, as te Napoleon Bonapartit dhe as te Lui Bonapartit. E vetmja gje qe e lidh titullin e shkrimit me permbajtjen eshte fakti se ky titull eshte perdorur dikur nga Marksi dhe Z. Xhufi ka qene dikur marksist. P.S. Edhe shenimi i redaksise per 18 Brymerin tregon se “redaksia” (redaktori) nuk e ka njohur ne thelb as 18 Brymerin e Napoleonit, ast te Lui Bonapartit, as qendrimin e Marksit per keto ngjarje, as nuk e ka lexuar esene e tij, por vetem ka qemtuar faktin se Mardksi e ka shkruar nje ese me kete titull, dhe per shkak te idolatrise ndaj Marksit, e ka fetishizuar edhe titullin e esese ne fjale.

    Reply to this comment
  17. Plaku Xhuxhumaku July 28, 01:53

    Ju mbeturinave zagariste nuk ju ka lezet po nuk lepite nga pak Kar Marks.

    Reply to this comment
  18. Mark uk July 28, 09:27

    Pse u vene te tjerve epitete more legen muti o pr dr qe e mbani pa drejtsisht o dr i komunizmit.

    Reply to this comment
  19. intelektuali July 30, 07:50

    ME KE ESHTE FANATIKU XHUFI?

    Me krushkun e tij kuislingo-ballist BAHRI OMARI?

    apo:

    Me krushkun tjeter sadisto-makiavelist ENVER HOXHA?

    sepse:

    Me citimet per Karl Marksin tregon vetem qe eshte nje fanatik i semure i Internacionales Boslehvike te Leninit dhe Stalinit.

    Reply to this comment
  20. intelektuali July 30, 07:51

    ME KE ESHTE FANATIKU XHUFI?

    Me krushkun e tij kuislingo-ballist BAHRI OMARI?

    apo:

    Me krushkun tjeter sadisto-makiavelist ENVER HOXHA?

    sepse:

    Me citimet per Karl Marksin tregon vetem qe eshte nje fanatik i semure i Internacionales Bolshevike te Leninit dhe Stalinit.

    Reply to this comment
  21. XheJ eN Bi July 30, 21:13

    Mark uk. …
    Kaloje komentin ne: translate. google.com
    per t’a perkthyer .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*