18 ditë pas atentatit del nga spitali prokurori Arjan Ndoja

November 19, 2019 11:34

18 ditë pas atentatit del nga spitali prokurori Arjan Ndoja

Pas 18 ditësh, prokurori Arjan Ndoja ka lënë ambientet e spitalit dhe ndodhet në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

Një ditë më herët la spitalin edhe i forti i  Sukthit, Aleksandër Laho (Pëllumb Ymeri) ose ndryshe “Rrumi”, i cili mbeti i plagosur me një plumb në nofull teksa udhëtonte me prokurorin Arjan Ndoja, pasditen e 1 nëntorit kur u bë dhe atentati.

I vetmi që ndërroi jetë si pasojë e atentatit ndaj prokurorit ka qenë vetëm shoferi i tij 24 vjeçar, Andi Maloku.

Atentati ndaj prokurorit ndodhi pasditen e 1 nëntorit në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit.

I vetmi që ndodhet pas hekurave në lidhje me këtë ngjarje është Redjan Rraja.

Ai u arrestua nga Policia e Shtetit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi e më pas drejt Italisë.

Ai u zbulua nga shenjat e gishtave të gjetura në një palë syze në makinën Benz ngjyrë gri, që u braktis i padjegur nga atentatorët në Ishëm.

Vetë Rraja ka deklaruar se nuk ka marrë pjesë në atentat dhe se ka alibi për vendndodhjen e tij në momentin kur është kryer atentati.

Megjithatë Gjykata e ka lënë të riun në burg deri në përfundimin e hetimeve për atentatin.

j.l./ dita

November 19, 2019 11:34
Komento

1 Koment

  1. prokuror baxello gruaja me dashnor November 19, 22:09

    Shpetoi ky cun kurve ka mar me qaf shum njerez ky cop trapi ishalla past dit te afert me u taku me zotin se ka ber mekate shum ka pir gjak robi ky lloi kafshe

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*