Për fshatin e djegur dhe kurvat e krehura

January 18, 2014 02:54

Për fshatin e djegur dhe kurvat e krehura

Nga Arkiva

 

Nga Adrian Thano

“Fshati është djegur dhe kurvat janë krehur…” – shkruante dje një lexues i Dita online, si reagim poshtë një shkrimi  për vjedhje fondesh publike në ish-ministritë e Berishës.

Një metaforë e goditur për të shprehur ndjesinë e fatalitetit që e keqja tashmë është bërë dhe nuk mund të zhbëhet; madje shkon më tej se bërje-zhbërja:

“Tepër vonë, – duket sikur thotë lexuesi i pezmatuar; fshati është shkrumbuar i gjithi dhe jo vetëm kaq: mes gërmadhave shkëlqejnë prapë kurvat që janë gati për t’ju rikthyer zanatit me një krehje të re të leshit të vjetër.

A është për t’u vënë faj atyre që kanë këtë ndjesi?

Kanë ndodhur krime të rënda përpara 23 qershorit 2013. Asnjë shoqëri serioze nuk mund të shkelë mbi to dhe të ikë tutje; Por ja që vazhdon rë ndodhë, për sa kohë vazhdon ky kurvlliku i burrave që ka qelbur vendin; veçan kurvlliku i burrave me pushtet dhe para; që në fakt (edhe prej pushtetit e parasë) do duhej të ishin një shembull lirie dhe personaliteti për të tjerët, por që në fakt janë vetëm një model dështimi; që kanë paralizuar dhe çuar në mjerim moral një shoqëri të tërë.

Është e vërtetë që Shqipëria e pas 23 qershorit ka halle shumë, është e vërtetë që njerëzit duan punë dhe ushqim, por ka dicka tjetër për të cilën kanë po kaq nevojë: Shqiptarët e bënë të ndodhi 23 qershorin, por po digjen të ndjejnë atë që ndodhi.

Duan të ndjejnë që e mira fitoi mbi të keqen, që shpresa fitoi mbi shkretimin moral.  Ata e bënë të tyren dhe duan të ndihen fitimtarë. Ata kanë të drejtë të ndihen fitimtarë. Sepse ata fituan.

Kush nuk e kupton këtënuk ka kuptuar akoma asgjë nga natyra njerëzore; nuk ka kuptuar akoma asgjë cfarë ka vërtet rëndësi dhe peshë në jetën e njerëzve.

Që t’i kthehem postimit të lexuesit që citova në krye, shqiptarët votuan që fshati të rindërtohet, por edhe që kurvat të mos vazhdojnë të krihen. E ndërsa e para do kohën e vet, e dyta mund të nisë dhe duhet të kishte nisur.

Shqipëria ka votuar për një mazhorancë politike krejtësisht të mjaftueshme për të bërë ndryshime radikale; ajo e ka dëshirën, pritet forca dhe vendosmëria për t’u shkuar gjërave deri në fund.

*  *  *  *

Në pritje të 21 janarit…

Nga Bedri Islami

Pas pak ditësh kalendari do të shënojë 21 janar, e cila do të ishte një ditë krejtësisht e zakonshme, nëse nuk do të barte me vete një ngjarje tragjike: vrasjen e 4 vetëve në mes të bulevardit, plagosjen e dhjetra të tjerëve, arrestimin, burgosjen dhe torturimin e disa qindra njerëzve, të cilët, pas përfundimit të një demonstrate, qetësisht, ndoshta edhe me duar në xhepa, po largoheshin në shtëpitë e tyre ose po sodisnin përfundimin e një ngjarje.Filloi si një ditë e zakonshme dhe përfundoi si një ditë tragjike. Mes fillesës dhe përfundimit qëndronte një pushtet, i cili, si asnjëherë tjetër në 20 vitet e fundit, ishte thirrur të përgjakte rrugët e Tiranës, për të qenë i gatshëm të përgjakte të gjithë Shqipërinë.

Kjo ndodhi tri vite më parë dhe shumëkujt i duket sikur ka ndodhur para pak ditësh. Është si një dhimbje e tejshkueshme, përmes së cilës mund të shohësh gjithçka, deri edhe çemdnurinë e një njeriu, të cilin mëkati e kishte sjellë pas xhamave të blinduar të një ndërtese zyrtare, që në mëngjez do të zgjohej si kryeministria e shtetit dhe në të errët do të ishte si një thertore. I kishte të gjitha për të qenë e tillë: njerëz të vrarë, të plagosur, policë dhe gardistë që ishin strehuar aty, ende të përgjakur, një shef garde që sillej me syrin e nxirë duke parë ndoshta nga njeriu që e kishte goditur pabesisht, njerëz që sillnin ushqime në errësirë,specialistë që shpejtonin për të fshirë gjurmët e krimit, të tjerë, pak më tej, që qëndronin në gatishmëri për të fshirë gjurmët tjera, skenari i parapërgatitur që ndryshonte herë pas here, ashtu si ndryshonte diafragma e krimit; dhe, si për t’i dhënë në të gjitha përmasat pamjen e thertores aty ishin edehe kasapi i madhe dhe kasapi i vogël, të cilët, ngutshëm, në vend të hanxharëve kishin telefonat celularë.

Ende njerëzit nuk e dinë se çfarë ndodhi pas xhameve të blinduar, kush ishte njeriu që fillimisht mendoi e projektoi vrasjet, plagosjet dhe burgimet; cili ishte në koridorin e gjatë duke u çirrur me zë të çjerrur ” qëlloni pa frikë” dhe kush ishte tjetri që, i mësuar nëpër sallonet e mashtrimit, strukur si një holandez fluturues, lëvizte kokën në shenjë pranimi, por ndjente edhe zemrën tek i dridhej. I pari nuk kishte edhe aq droje, sepse kjo që po ndodhte ishte përsëritja e asaj që kishte ndodhur më parë, me 2 prill 1991, ishte ndërruar vetëm vendi i ngjarjes dhe strehimi i shefit, të tjerat ishin të gjitha njëlloj, deri tek numri fatal 4, i të vrarëve, sa i ishte ngulitur në mendje se duhej të ishin.I dyti, duke u sjellë rrotull tij, ende me drojen qe do e vuajë gjithë jetën, e kishte zili shefin e tij tek thërriste, përpiqej të trashte zërin, që përsëri, pa dashjen e tij, kishte ngjyrime femërore.

Nëse ndonjë ditë do të bëhej i njohur regjistrimi i ditës dhe natës së 21 janarit nga serveri qeveritar është krejt e mundshme që njerëzit të shihnin se si çirrej një njeri i çartur nëpër koridoret e kryeministrisë, urdhërat e njëpasnjëshme për të qëlluar, mund të shihej se si ndonjëri nga truprojet e tij, të gatshëm për krim, të qëllonin me grusht poshtë syrit këdo që nuk bindej lehtësisht; mund të shihej si turfullonin mbyllur në rrethinat e një ndërtese dhe përgatiteshin të gjëmonin. Serveri i asaj dite të 21 janarit ka të regjistruar krimin në të gjtiha përmasat shtetërore dhe kopjet e bërë prej tij ndonëse nuk është e lehtë të gjenden, ekzistojnë diku.Ndoshta edhe jashtë atdheut, ndoshta edhe andej nga kanë ardhur miqtë…Nga ky njeri çdo gjë mund të presësh, sepse janë bashkuar në një tallavia dhe urrejtja ndaj çdo gjëje njerëzore.

21 janari nuk ishte një reagim i çastit shtetëror, por një pritje e gjatë për të bërë një shembull, sado i dhimbshëm të ishte ai. Njeriu që çirrej nëpër seancat parlamentare, sapo një nga deputetët i përmendte allishverishet e fëmijve të tij, që kërcënonte se ” do ua bënte fytyrën si shojet e këpucëve”, përmes një të folure krejt rrugaçërore, nuk u trand të vriste etërit e tetë fëmijve, në të kundërtën, duke dëshmuar se ky çast kishte qenë momenti i ngazëllimit të tij, bubullinte se ” do të vriste edhe një qënd, edhe treqind të tjerë2. Nuk ka kaluar një shekull nga 21 janari i vitit 2011, por vetëm tre të tillë, dhe përpara se të vinte ajo ditë mizore, nga e cila vetëm të rënët nuk do të ngrihen më, ai kishte përllogaritur ftohtësisht gjithçka.

Të gjitha ishin bërë gati tashmë: që nga provokimi i demonstruesve dhe deri tek njerëzit që do të qëllonin. Mes pjesës së parë dhe të fundit do të ishin në pritje gardistët e bindur e besnikë, pa asnjë lloj rrahje zemre për jetën e dikujt tjetër; mjekët që prisnin të jepnin kumtin e parë të vrasjeve brenda llojit, deri tek një farë çardaku që do të bënte zbulime sensionale të flurudhës së plumbave nëpër pemë , që ndonëse nuk dukeshin askund në rrugën e plumbave, përsëri kishin kaluar diku përmes tyre.Cila mendje makabre e planifikoi të gjithë këtë, tashmë e di gjithësecili që ka të drejtën të mendojë. Dhe, si për të dashur të fshijë çdo gjurmë të krimit, në mesnatë, si ujqërit, ai jep urdhërin e fshirjes së serverit të ndertesës qeveritare, edhe pse kishin deklaruar se ai ishte jashtë funksionimit. Të nesërmen, si pas çdo ankthi do të vinte seria naive e mashtrimit për çadra pistoletë, thika me helm, maqina të ngarkuara me armë diku pranë lokalit me emërin Taiwan, grupe të përgatiura jashtë Shqipërisë për grusht shteti, puçistë me emërin e presidentit, hora bulevardit e lavire, megjithëse mes tyre ishte një zonjë si kryeprokurore e shtetit, dhe më në fund, si për ta bërë gjithçka më intriguese, edhe një grup gazetarësh të njohur.

Pas pak ditësh, fare pak ditësh, do të bëhen 3 vite që nga kjo masakër që do të ishte krejt ireale, nëse mes saj nuk do të ishte një njeri i çartur.Të duket e pabesueshme se diku aty, në mesin e bulevardit, përballë zyrave të shtetit, janë vrarë 4 njerëz e janë plagosur dhjetra të tjerë. Bulevardi të duket i urtësuar.

Ajo që ka ndodhur deri më tash është mbi gjithçka një turpërim i së drejtës dhe i shtetit serioz.Por dëshmia nuk është kurrë e mjaftueshme.

Kur njerëzit thonë se jemi duke pritur 21 janarin, ata nuk e kanë në mend ditën e 21 të muajit janar, qoftë të këtij viti, qoftë të vitit të ardhshëm. Ata kanë në mendje ndëshkimin, për cilindo qoftë, që bëri krimin, që e fshehu atë, që u tall me ndjenjat njerëzore dhe me vetdijen tonë.

21 janari, ashtu si një datë, qoftë edhe ditë e krimit, nuk do të thotë asgjë, nëse ai nuk përsëritet nga një datë gjykimi, ku dëshmia e së të vërtetës të jetë mbi mashtrimin, ku, pa urrejtje e mllef, të zbardhet ajo që është fshirë, të dalë sheshasi çakërdia e një dite vrastare përmes një njeriu të çmeritur nga gjithë ai popull që po vinte drejt tij; 21 janari si një ditë e zakonshme janari, qoftë edhe e gjakut të derdhur, nuk do të thotë asgjë, nëse ai gjak nuk do të mblidhet për të vendosur një ligj të shkruar dhe të pazbatuar: ligjin e ndëshkueshmërisë për çdo krim ndaj njerëzimit, për çdo mashtrim, për çdo fshehje të provave, për çdo dëshmi të rreme dhe genjeshtër.

Ndryshe data 21 janar do të jetë një ditë tjetër e humbur, një asgjë, humbëtirë e shtetit të së drejtës, humbje e barazpeshës mes jetës dhe vazhdimësisë së saj.

Në fund të fundit, në se nuk do të ketë ndëshkim, nuk kemi bërë asgjë tjetër, vetëm se kemi dhënë liçencën e krimeve të ardhshme.

January 18, 2014 02:54
Komento

7 Komente

  1. shpatar January 18, 11:43

    Mire e ke menduar dicituren .Na ka mbetur dopjo gjashta dhe nuk dim ku ta fshehim ose ta hedhim .Mbaheni se koken ka per tu ngrene .

    Reply to this comment
  2. shelegura January 18, 16:11

    mendimin tim e hodha ne nje artikull me pare per 21 janarin

    Reply to this comment
  3. fidaho January 18, 16:43

    Z.Thano ! Vertet prisni nga kryeministri i radhes te realizoje drejtesi,dinjitet,ekonomi dhe rilindje !!! Jo z. Thano nuk mund te realizoi dot i nderuari Kryeminister asnje enderr dhe shprese te shqiptareve, pasi vete ai eshte nje prej atyreve qe kur fshati digjet K…. krihet. Nje vend, i nderuar z. Thano, qe te realizohet do Burrra dhe jo kameleone. Eshte fakt se USA ka nje kushtetute, te ciles i jane kryer rreth 36 amendime per nje periudhe rreth 226 vjecare. Ajo kushtetute eshte bibla e USA.
    Ne shqiperi, i nderuari Kryeminister qe kemi, per nje muaj ndryshoi 35% te Kushtetutes.

    Burrat e shtetit quhen bura shteti pikerisht sepse i sherbejne shtetit dhe qellimin me te larte ne ndergjegjen e tyre kane pikerisht realizimin dinjitoz te shtetasve te tyre.
    Burrat e shtetit zbatojne rregullat e lojes dhe nuk fshihen prapa gishtit sikur, i nderuari kryeminister i tanishem
    Burrat e shtetit e vene veten ne sherbim te shtetit dhe jo shtetin ne sherbim te interesave te tyre meskine.
    Burrat e shtetit nuk pretendojne “tapine” mbi partine dhe pushtetin por e vene partine dhe pushtetin ne sherbim te interesave te shtetasve te tyre.
    Burrat e shtetit jane burra shteti pikerisht se kerkojne dinjitetin e shtetit te cilin perfaqesojne dhe nuk u tregojne “kartolinat e kortezise” qytetareve te tyre.
    Burre shteti nuk te ben “kartolina”e Obames,por puna dhe perkushtimi ndaj kombit.
    Burre shteti nuk behesh vetem sepse vete dhe drekon ne Prizren,
    Burre shteti behesh kur bashke me homologun Kosovar, urdheron qarkullimin e lire dhe unik te ekonomise se perbashket.
    Burre shteti, Patriot dhe kombedashes jane vetem ata qe unifikojne ekonomine e dy shteteve shqiptare,dhe jo ata qe u vene barriera doganore e ligjore,ekonomive te tyre.

    Burre shteti behesh kur zbaton statutin e partise dhe jo kur e le partine pa kryetar,per ta patur ate post si kamzhik mbi ata te cilet kane sakrifikuar per ate parti.

    Ehhh sa ka qe smund ti shpreh dot z.Thano.

    Reply to this comment
  4. pelivan January 18, 18:03

    Me daten 21 janar berisha arrestohet! Une i kam endrrat nje me nje….Vecse,endrra jane,bene vaki dhe … Dalin!

    Reply to this comment
  5. Shoku " Pali " January 18, 18:36

    Ne Amerike presidenteve u fusin nga nje kurve qe ti filmojne dhe ti kene si dokument nese e dredhin bishtin , ne Shqiperi pasardhesi duhet te kaloje proven e vrasjes !!!

    Reply to this comment
  6. Malo January 18, 18:46

    Sigurisht qe te gjithe presim drejtesi per 21 Janarin, por me njerezit e koruptuar te LSI siç eshte ministri i drejtesise, dhe me nje kryeminister qe vazhdon edhe pas kater muajsh ne krye te qeverrise te na lexoje hartime, mejndoj se shume shpejt ata nje milion shqiptar qe e votuan do ti kerkojne edhe qe te largohet nga drejtimi i pushtetit. Populli nuk ushqehet me fjalime, nuk bindet me perralla qe degjojme çdo nate, nuk te pranon me qaravitje te vazhdueshme. Prandaj qeverria ose duhet te marre masa qe te shikojme realitetin, ose duhet te hap krahuan. Ne rast se socialistet jane nje vegel mashtruese e Berishes, duhet te gjene vend ku te futet po vendosi populli qe te kthehet te vet gjkyqesia, se para Berishes do ti beje gjyqin Edi rames.

    Reply to this comment
  7. rrapua January 18, 21:07

    Temos e humbasim shpresen se dicka do te filloje! Ska kaluar shume kohe per te humbur shpresen!Nuk duhet te jemi emocional qe cdo gje te behet me emocin dhe jo ne kohe! E keqja tek neve i ka rrenjet thelle.Une kam besim tek ky mesuesi i vizatimit se e ka bere skicen per te bere pikturen e radhes…..Sa per shkrimet e te dy zoterinjve te mesiperm meritojne nje falenderim shqiptarce.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*