Kafshata e bukës apo vaska e floririt?

Luan Shahollari June 14, 2013 15:40

Kafshata e bukës apo vaska e floririt?

Në literaturën financiare botërore njihen tre sisteme tatimi mbi të ardhurat personale: progresiv, përpjestimor (ndryshe-“taksa e sheshtë) dhe regresiv.

Në sistemin progresiv, tatimpaguesit, paguajnë më shumë tatime kur fitojnë më shumë të ardhura, kurse në sistemin përpjestimor i nënshtrohen të njëjtës përqindje tatimi. Në sistemin regresiv tatimi ulet, kur të ardhurat rriten, psh tatimi mbi vlerën e shtuar.

Propaganda e PD vazhdon ta etiketojë tatimin progresiv me ngjyra ideologjike, si marksiste, kur mbi 84 për qind e vendeve të botës, me mbi 95 për qind të popullsisë dhe ekonomisë globale, përdorin këtë sistem. Në të njëjtën kohë ajo glorifikon “taksën e sheshtë” si një levë që zgjidh gjithçka. Këtë e bën me fjalë, se në fakt, pak javë më parë, qeveria Berisha përjashtoi nga tatimi të ardhurat deri në 30 mijë lekë në muaj. Duke i vënë kësaj takse një “gungë”, kjo qeveri ka hedhur një hap drejt sistemit progresiv, përndryshe marksist.

 

Kafshata e bukës dhe vaska e floririt

Po si shpjegohet që z.Berisha e quan tatimin progresiv marksist kur atë e përdorin vendet e BE, ShBA, Japonia, Australia etj, etj, dhe e hymnizon “taksën e sheshtë” që e zbatojnë Rusia, Serbia, Shqipëria, disa vende të tjera ish-komuniste, etj?

Kjo pyetje është retorike, që do të thotë se e ka “përgjigjen brenda”. Fakti që, Marksi dhe Engelsi e kanë përmendur tatimin progresiv, në një kuadër të caktuar historik (1848), nuk do të thotë se janë edhe autorët e këtij sistemi. Më 1776, pra 72 vjet para tyre, Adam Smith, “babai” i ekonomisë moderne, në veprën e tij madhore Pasuria e kombeve i ka kushtuar analizës dhe parimeve të taksave një kapitull të veçantë me 73 faqe (676-749).

Madje Smith është i pari që ka mbështetur tatimin progresiv. Pasi ve në dukje se të varfërit harxhojnë më shumë për ushqimin, kurse të pasurit për komoditet e luks, sugjeron që “nuk është shumë e paarsyeshme që të pasurit të kontribuojnë për shpenzimet publike, jo vetëm në përpjestim të ardhurave të tyre, por diçka më shumë se ky përpjestim” (f 691).

Pra, të pasurit duhet të paguajnë tatim mbi të ardhurat jo thjesht në përpjestim të drejtë, me të njëjtën përqindje si dhe ata që fitojnë më pak, siç ndodh me “taksën e sheshtë”, por në përqindje më të lartë, në raport me rritjen e të ardhurave. Kjo duhet bërë pasi, nëse përdoret metoda e rrafshimit, atij që fiton pak të ardhura, i preket “kafshata e bukës”, kurse të pasurit, i ngushtohet pak “vaska e floririt”. Këtu qëndron edhe pandershmëria e “taksës së sheshtë”.

Veç kësaj, shteti bën më shumë shpenzime publike për shtimin dhe ruajtjen e të ardhurave të pasurive, prandaj do të ishte e ndershme që ata të mbanin një barrë më të madhe tatimore. Kjo është arsyeja pse miliarderët më të mëdhenj të botës si B.Gates dhe Ë.Buffet përkrahin tatimin mbi të ardhurat personale në ShBA. Sigurisht këta nuk janë marksistë!

 

Kush është marksist?! Zogu është?

Duket se z. Berisha shpreh më shumë frikë nga fantazma marksiste e liderëve të vendeve të mëdha e të konsoliduara kapitaliste në BE apo ShBA e gjetkë. Në fakt frika është e stisur pasi ai është presidenti i parë që dekretoi tatimin progresiv në vitin 1993, të cilin e vazhdoi deri më 1997. Në vitet 1997-2005 qeveria e PS zbatoi një variant të tatimit progresiv, të cilin z.Berisha, kryeministër e çoi deri më 2007. Pra, po të nisemi nga etiketa ideologjike, paskemi qënë të gjithë marksistë! Ndryshimi dhe ecja “përpara” filloi nga viti 2008.

Nëse i futemi trashëgimisë historike del se edhe Naltmadhnia e Tij, Zogu i Parë paska qënë një marksist i thekur, pasi ka dekretuar një sistem tatimi progresiv mbi të ardhurat personale. Këtë e vërteton Haxhi Shkoza, inspektor i përgjithshëm i pallatit mbretëror, në librin prej 907 faqe “Financat e Shqipnís (1839-1934), botuar më 1935.

Në faqet 252-255 të librit, ekonomisti i njohur i kohës, ndalet posaçërisht në analizën e politikave tatimore të deri atëhershme. Nga viti 1921 deri më 1928 sistemi tatimor mbi të ardhurat personale ka qënë progresiv me 9 shkallë, nga 2 % deri në 6 %. Tatimit progresiv i nënshtroheshin të gjithë shtetasit dhe të huajt me të ardhura neto mbi 100 napolona në vit.

Të ardhurat personale nga 101-500 napolona në vit tatoheshin me 2 %, të ardhurat nga 501-1,000 me 2.5 %, të ardhurat nga 1,001 – 1,500 me 3%, nga 1,501 -2,000 me 3.50 %, nga 2,001 – 2,500 me 4 %, nga 2,501 – 3,000 me 4.5 %, nga 3,001 -3,500 me 5 %, nga 3,501 – 4,000 me 5.5 %, dhe mbi 4000 me 6 %.

Me ligjin nr. 3990, datë, 26 maj 1928 u miratua një tabelë e re për tatimin mbi të ardhurat personale, përsëri me 9 shkallë, por të llogaritura me njësinë monetare, franga ari, si dhe me shkallë tarifore që shkonin nga 2 % në 10 %. Objekt i këtij tatimi ishin të gjitha të ardhurat neto të gjithë subjekteve, persona fizikë dhe juridikë.

Kështu, të ardhurat deri në 2,000 franga ari tatoheshin me 2 %, të ardhurat nga 2,001 – 4,000 me 3 %, të ardhurat nga 4,001 – 7,000 me 4 %, të ardhurat nga 7,001 – 10,000 me 5 %, të ardhurat nga 10,001 – 13,000 me 6 %, të ardhurat nga 13,001 – 16,000 me 7 %, të ardhurat nga 16,001 – 20,000 me 8 %, të ardhurat nga 20,001 – 24,000 me 9% dhe mbi 24,000 me 10 %.

 

Tatimi progresiv dhe ideologjia

Të gjitha këto tregojnë se tatimi progresiv nuk ka baza ideologjike, edhe pse çështjet që lidhen me zbutjen e pabarazive horizontale dhe vertikale dhe krijimin e shoqërive sa më harmonike i kanë më për zemër partitë e krahut të majtë. Kurse “taksën e sheshtë” e kanë më për zemër partitë e krahut të djathtë.

Zbatimi i “taksës së sheshtë” nga qeveria Berisha nga viti 2008 e këtej ka thelluar hendekun e pabarazisë në të ardhurat, duke e hedhur barrën e tatimit në personat dhe bizneset që kanë më pak të ardhura, që janë nëpunës me paga të ulëta dhe të mesme apo të vetëpunësuar.

Sipas tatimit progresiv të zbatuar deri në vitin 2007, të grupuar sipas nivelit të të ardhurave mujore në 5 shkallë, grupi i parë tatohej me vetëm 1 %, grupi i dytë me 3.6 %, grupi i tretë me 7.1 % , grupi i katërt me 5.6 % dhe grupi i pestë me 13.2 %.

Kurse me “taksën e sheshtë”, këto grupe, që zenë mbi 95 % të ardhurave gjithsej, prej vitit 2008 paguajnë një tatim prej 10 %. Pra, të ardhurat mujore të katër grupeve janë ulur përkatësisht me 9 %, 6.4 %, 2.9 %, 4.6 %. Në të njëjtën kohë kanë rritur të ardhurat e grupit të pestëqë siguron mbi 200 mijë lekë në muaj me 3.2 %.

Pra, nuk ka pikë dyshimi se “taksa e sheshtë” shton të ardhurat e atyre që kanë më shumë dhe merr nga të ardhurat e atyre që kanë më pak! Prandaj është momenti për të zgjedhur alternativën më të mirë dhe më të ndershme.

 

Luan Shahollari June 14, 2013 15:40
Komento

21 Komente

  1. shqipfolesi May 17, 23:46

    Programi që Edi Rama shpalosi dje në Opinion, ishte një program i vërtetë, që prekte të gjitha fushat e jetës shoqërore, që nga ekonomia e deri tek kultura e sportet.
    Por zhurmuesit Made-in FANTOMAS, Made-in Cili-gilivili, Made-in Shul-laku, e treguan edhe njëherë INJORANCËN, NIVELIN DASHAKEQËS, CINIZMIN, IRONINË për njerëzit që në fund të fundit po bëjnë një prezantim parazgjedhor mbi IDETË dhe IDEALET e një partie që aspiron të RILINDË shqiptarët e zhytur në dekurajim dhe zhgënjim.
    Por këta pd-ista demon-kratikë treguan me qëndrimin tyre se,
    1-Nuk u pëlqen që populli të përfitojë nga pasuria kombëtare. Ata duan që pasurinë ta kenë vetëm ata!
    2-Ata nuk duan që populli të marrë kujdes shëndetsor profilaktik apo kurativ falas, sepse ata duan që ti rrjepin shqiptarët e ti lënë me gisht në gojë, ndërsa paratë shkojnë në xhepat e tritan-preshit me shokë, sepse sipas tij “MJEKSIA na qenka… Mall tregu”!!!
    3-Ata nuk duan që populli të rrëzojë DIKTATURËN sepse jetojnë rehat me milionat që iu shpërblen ky rregjim i kalbur!
    4-Ata nuk i duan njerëzit IDEALISTË, që aspirojnë një jetë më të mirë për të gjithë shqiptarët, bazuar jo në fjalë ere por në pasurinë FAKTIKE NATYRORE KOMBËTARE që ka Shqipëria, sepse ata e kanë shkruar këtë pasuri në emër të tyre dhe i kanë vënë vulën e korrupsionit dhe hajdutëve!
    5-Këta gili-vilët, janë shërbëtorë të pusht-etit dhe e tregojnë këtë në mënyrën më të urryer e më të ulët të mundshme, duke ofenduar pa asnjë përgjegjësi teleshikuesit dhe të gjithë të pranishmit.
    6-Ata nuk duan dhe nuk dinë të dëgjojnë ZËRIN e Popullit, që po u thërret prej kaq vitesh me të madhe për gjendjen ku është katandisur. Kjo tregon se prej kaq vitesh janë shkëputur PLOTËSISHT NGA REALITETI ku jeton sot 95% e popullsisë.
    Ose kanë bërë sikur nuk e shohin këtë realitet. Sepse pa dashur, “PADIJA” e tyre i tradhton në këto ditë të fushatës së tyre të mjerë, ku po shohim se JO vetëm e DINË fare mirë gjendjen e popullit, por shkojnë më tej se kaq, TALLEN ME DINJITETIN E TYRE NJERËZOR, duke u dhënë qese me ushqime në këmbim të VOTËS SË FITORES SË TYRE!
    Nuk e di për ju por për mua nuk ka batak më të tmerrshëm se ky! Të kërkosh votën me thasë me miell e sheqer e vaj, makarona e ku di unë se çfarë, këtë e bën vetëm pd-ja e ndryshimit për- PARA!
    7- Të demostrosh forcën me mitingje, çamçakiza, flamuj e tullumbace, thasë me miell e listë të parapregatitur votuesish, DO ISHTE SLLOGANI MË I PËRSHTATSHËM për pd-në e sotme!
    8-Partia Socialiste duhet ta realizojë atë program që ka me çdo kusht, që tu tregojë këtyre gili-vilëve, se ky popull ka ZOT dhe se ka njerëz që e duan dhe mendojnë për të mirën e këtij vendi, ka nejrëz që duan të mirën e të gjithëve dhe jo të bajraktarëve të rinj!
    9-Shqipëria dhe asnjë komb tjetër nuk vdes nga njerëzit IDEALISTË, por nga njerëzit SHARLATANË që e hanë dhe i gërryejnë nga brenda VLERAT NJERËZORE dhe DINJITETIN NJERËZOR!
    Këtë duam ne si popull nga Partia Socialiste, që ti KTHEJË POPULLIT DINJITETIN DHE PASURINË KOMBËTARE! PËR KËTË DO VOTOJMË MË 23 QERSHOR!

    Reply to this comment
    • Marjana May 18, 09:21

      Padyshim taksa progresive qe favorizon 95% te shqiptareve.
      Aplikimi i kesaj takse do te sillte me shume te ardhura per 95% te shqiptareve, me shume mundesi per te blere produktet e nevojshme te shportes ushqimore baze ne familje, me pak borxhe ne listat e ushqimeve dhe te ilaceve, do rritej deri diku mireqenia, do te ishte si te pesonin rritje rrogat.

      Reply to this comment
  2. danja May 18, 00:56

    Shqiptaret vuajne per kafshaten e bukes, ndersa pushtetaret mafjoze e te korruptuar duan te lahen ne vaska floriri..Ti japim fund ketij hendeku te madh mes te pasurve dhe te varferve, si dhe tendences se shtreses se mesme per tu ulur poshte dhe jo per tu ngritur, kjo si pasoje e tases se sheshte Berishjane qe ja mori frymen biznesit te mesem e te vogel.

    Reply to this comment
  3. kreshniku i partise May 18, 10:04

    Nuk kam se cfare ti shtoj ketij shqipfolesit.Ai i ka permbledhur te gjitha brenda.Ok shqipfoles.

    Reply to this comment
  4. arbenita May 18, 11:42

    Ekonomia shqiptare eshte sot me e rrenuar se kurre ka 22 vite qe jo vetem nuk ju ndane ushqimet me liste hqiptareve, por madje keto 8 vitet e fundit edhe furrat e bukes kane filuar te mbajen lista…Eshte mekat qe ne 2013 te mos i keshe siguruar popullit tend as buken.

    Reply to this comment
  5. Horri i Bulevardit May 18, 13:00

    Dialog ndermjet nje vajze maturante me nje gazetari investigativ:

    Si votuese per here te pare si ke ndermend ta hedhesh voten?
    Voten do tja jap PD-se, se me kane premtuar qe do me japin 10,000 leke te vjetra, ose 100 leke te reja.

    Vetem per kaq do tja japesh voten?

    Do tja jap se me kane premtuar se do te me japin provimet e matures dhe me nota shume te mira.

    Une si qytetar dua ti them kesaj vajze:

    Voten eshte e shenjte e hedh atje ku gjen lirine tende, por kur ato para te mbarohen, qe per nje te ri jane thjesht nje mbasdite, si do tja besh me vone, se babai jot apo nena jote, do te jene perseri pa pune, se ti ja dhe voten per ato pak para, pikerisht atij qe te la prinderit pa pune per vite te tera rrjesht.
    E more dhe maturen duke shkuar ne mitingje dhe duke ja dhene voten, pikerisht atij qe neser mbas mbarimit te nje universiteti piramidal, do te coje ne armaten e te papuneve me diploma piramidale, si do tja besh, kur ta shofesh vehten e lene mbas dore, e papune, duke ju lutur ndonje pronari kafeneje, per te siguruar nje pune si kamariere me e mira, por dhe ka ndodhur, qe ligjerisht quhesh kamariere, por faktikisht je nje konobarice sic i thone kosovaret qe ne shqip i bie qe te kenaqesh me shalet e tua klientet e shumte.

    Kete moj vajze dhe shume te rinjve e te rejave, qe nxitohen ne menyren se si i konceptojhne gjerat, ja u them si prind, qe perpara se te vendosni per te ardhmen tuaj, pyesni prinderit tuaj, keshillohuni me ta, se ata e dine mire se cdo te thote nje vote me shume per ate njeri qe i ka lene pa pune me kercenimin e bukes.

    Nje tjeter lajm qe degjova keto dite, ishte dhe ajo qe nje grup te paafte fizikisht, nga harresa qe qeverite i kane bere pjesetareve te paraplegjikeve, duke mos u ofruar asnje kusht jetese dhe duke i lene ne meshire te fatit, kishin marre si vendim, qe kete rradhe mos ta hedhin voten ne kutite e votimit, duke kontribuar realisht qe gjendja e tyre e mjeruar te vazhdoje te jete e njejte, pa asnje zgjidhje.

    Perseri si qytetar une ju them se nuk eshte kjo rruga e zgjidhjes se problemeve tuaja, kjo eshte rruga e nenshtrimit dhe e kapitullimit, ndaj se keqes, e keqja tek ju keshtu si arsyetoni, po ju mposht, por a duhet ju te nderuar shqipetare qe fati ju penalizoi ne jeten tuaj, te mposhteni nga e keqja?.
    Une mendoj se jeta eshte lufte dhe ju jeni pikerisht ata qe luftoni perdite me fatin tuaj dhe sjeni mposhtur, pse pikerisht tani kur erdhi ora e denimit te politikes qe juve ju shkaktoi shume dhimbje, juve kerkoni te terhiqeni, mos mendoni se kjo do tju shpetoje nga fatkeqsia juaj, jo kete sduhet ta pranoni, se fatkeqsia juaj eshte edhe fatkeqsia jone, eshte fatkeqsia e nje kombi dhe prandaj ne duhet qe kete rradhe, te jemi me te bindur, te jemi me te shumte ne numer, ta japim voten per RILINDJEN, per Rilindjen e Edi Rames dhe grupit te tij, qe me projekte konkrete, jo vetem juve qe ju jep nje zgjidhje afatgjate, por na ka dhene gjithe popullit nje rruge qe do te na coje ne fitore mbi te keqen dhe kjo fitore me voten e te gjitheve ne qe jemi shumice, do ta shembe te keqen qe na ka zene ne keto 23-vjet te ashtuajtur demokraci, por qe ne fakt ka qene nje HAJDUTOKRACI, ku i keqi ka mbetur ne maje, fale neglizhences sone, qe me miopine tone dhe me percarjen tone, na kane cuar ne fundin e vendeve jo vetem europiane e ballkanike, por na kane barazuar me te ashtuquajturat fiset Zulu, qe na i ka pershkruar Konica yne shume bukur ne publicistiken e tij brilante.

    Ne fund, si nje qytetar, si nje shqiptar, dua ti bej thirrjen popullit tim, qe kete rradhe kemi shancin e fundit, te ndalojme diktaturen qe eshte instaluar, nuk e bene prinderit tane mbas luftes se dyte boterore, te ndalojne diktaturen enveriane, se besuan se komunizmi do tju sjelle lirine, por e pesuan ata e pesuam edhe ne.
    Por kete rradhe te mos bejme gabimin e baballareve tane, te ndalojme me voten tone masive, Sali Berishen dhe familjen e tij te konsolidoje diktaturen.

    Vota jone kete rradhe duhet te jete vote per nje Shqiperi me te mire, ku me pune te krijojme te mirat tona materiale, ku femijet tane te mesojne ne shkolle diturine dhe te jene te afte ti bejne balle sfidave te kohes, jo te jene militante partish, per mitingje partiake.

    Vota jone kete rradhe duhet te jete per nje dinjitet, ku cdo shqiptar te ndjehet i sigurte ne atdheun e tij, ku polici te jete mbrojtesi i ligjit dhe jo xhandari i pushtetit.

    Vota jone kete rradhe duhe te na japi ne shqiptareve nje arsye me shume, qe te kerkojme nga bota demokratike, te na beje pjese te saj me te gjitha te drejtat, qe na takon, se jemi nje nga popujt me te vjeter, ne ishim ne Europe qysh ne kohet kur Europa skishte as emrin e vet, prandaj na takon te jemi pjese e saj, por ne duhet te hyjme atje ne ate Europe, me dinjitet, ku neper doganat europiane, mos te na shikojne si delja e zeze.

    Shqipetare, votoni Rilindjen.
    Shqipetare, votoni te djathten e vertete, jo te djathten e Ballinjve dhe berishianeve, se ata kurre nuk kane qene te djathte, ata kane qene armiqte e se djathtes, qe diktatuar e masakroi.
    LIGJ DHE DREJTESI dhe FRD, jane e djathta e vertete.

    Vota e shqiptareve duhet te jete per PS-ne, qe do RILINDE SHQIPERINE
    Si dhe per Ligj e Drejtesi dhe FRD, qe do ta ringrejne te djathten ne dinjitetin qe i takon.

    URIME EDI RAMA, TI DO TE JESH KRYEMINISTRI I SHQIPERISE, do te jesh kryeministri me jetegjate ne historine e Shqiperise.
    Zoti te dhente force, Zoti i ndihmofte shqiptaret.

    Reply to this comment
  6. Tani May 18, 13:13

    Permbarimi si institucion do te jete garancia ku hajdutet blue do tju gjenden pasurite.Fjala permbarim sekuestro duhet te shoqeroje lajmin kryesor te Klani .

    Reply to this comment
  7. Bora May 18, 13:17

    Do bejme si do bejme,vetem te zhduket shpellari!

    Reply to this comment
  8. saliheqenefi May 18, 13:23

    une vete di nje gje neqofte se nuk denohen kriminelet dhe hajdutet e shqiperisepas 23 qershorit per Ed Ramen do jete nje katastrofe per te dhe partine socialiste dhe jo ekonomia, do shkojne per lesh te gjithe

    Reply to this comment
  9. Mark.uk May 18, 13:33

    Ma e sigurta eshte se Edi nuk do ta pranoj humbjen.Po nuk do merret kush me te dhe do bej dorheqjen, duke shpetuar edhe PS nga shperberja.

    Reply to this comment
    • tony May 18, 17:29

      or mark.uk pordha car thu more qen plerash ,komenti yt injoranto-ordiner nuk ka te bej fare me titullin e shkruar car na tregobn kodra mas bregu ,ti more batak qenke i zhytur keqasi ne psikoza ty as dhe nje pako haloperidol nuk te ben dermon more dobic,po ik tani mo na grric sallatorin,o mark.uk pordha tani po organizhen me bo donacion per restaurimin e psikiatrise se Elbasani ku pas qershorit do plasin psiqikun sali dhe plerat si puna jote …

      Reply to this comment
  10. b.kanani May 18, 13:37

    SHikoni o popullcfar behet -ne 92 pssh e la pushtetin dhe vendin fukara dhe pa borxhe.-ky tjetri qe e mori shiti cdo gje shkaterroje gjithe pasurine fabrika uzina deri dhe serat e domateve se ishin veper e komunistave dhe ne fund ne 97 e shkermoqi plotsisht shtetin nuk la institucion ne kembe – e moren socialistet dhe riben shtetin nga e para dhe ja dorzuan ketij klyshit kurves me borxhe publik 54 % ky tani ua le me 63% dhe asnje kokerr leku ne bankat e shtetit epo kjo nuk durohet me saliu ridvani dhe fullnit duhet tu tregohet vendi,nuk ka me kuptim te dalin pa lagur keta hajdut dhe injorant.nqs keto qe shkruhen jane te verteta atehere populli duhet ti vere gishtin kokes dhe fajtoret ne litare.

    Reply to this comment
  11. Tani May 18, 15:49

    Z b kanani RESPEKTE.

    Reply to this comment
  12. shpatar May 18, 16:19

    Nuk eshte ndonje gje per tu qare kaq shume.Kur kemi qene ndonjehere ne shqiptaret te pasur? Cdo gje na ka munguar dhe ja ku jemi te leckosur e te percmuar.
    Dihet qe Berisha sa here ta hipen nuk mendon se cdo haje populli por se sa do ti shtohen pasurit . Vriheni mendjen te llogarisni kapitalet e tije .Nuk ka qelize te jetes ekonomike qe ai te mos kete rracjonin e tije. Teoria e Berishes eshte qe vendi shkon perpara kur ne radhe te pare te jem une i pasuri.Ne doni te shpetoni bejeni shembull sic e kane bere popujte e tjere. Hoxha u rrezua se nuk ndoqi politike per popullin.Berishen rrezoheni se edhe oksigjenin po u jep me pikatore .I lin teorit e medhaja se ne Shqiperi ka vetem nje opsjon .Shikon qe nuk te del llogaria mos mendo per te marre borxh tek komshiu por ngrihu dhe rrezo Qeverit.Provoheni njehere o te urtit e Ballkanit.

    Reply to this comment
  13. Leonardo May 18, 18:38

    Nga Rama nuk presim që ta bëjë Shqipërinë barçe me lule por po ariti të vëri mentalitetin e shtetit dhe zbatimin e ligjit për të gjithë njësoj do të thotë se ka bërë shumë dhe për ne shqipëtarët zbatimi i ligjit është një tabu dhe kush e zbaton e tallin e pra para ritjes ekonomike duhet të pranojmë ritjen e zbatimit të ligjit i urojë suksese

    Reply to this comment
  14. Daku May 18, 20:06

    e pate dokumentarin… sa patetik dukej ,nuk e besoj qe e sheh , dhe nuk tallet dhe vete me te ,e kam fjalen per Edin

    Reply to this comment
  15. Daku May 18, 20:08

    ….duhet te kete nje ligj qe ndalon perdorimin e mamave ne fushate, qofte kjo dhe per cunat e mamit…..

    Reply to this comment
  16. Njeriu realist. May 18, 20:45

    Shqiptare: Ne se Edi Rama dhe ekipi qe do te drejtoje shqiperine mbas 23 qershorit nuk do ti marre kokerr me kokerr leket familjes kreminele dhe te gjithe bythelepirsave te tije deri ne nje vallahi ta themi troçe se shqiperia do ta kete shume veshtire per tu rimekembur.Leket qe ka vjedhur kremineli dhe kreminelet shoqeruse te tije dalin fikes per ta nxjerre buxhetin plus dhe shume shpejte te filloje rritja e standartit te popullit i cili pret me pa durim ate dite qe nuk po i vjen kurre per faj te kremineleve dhe hajduteve te pa fytyre qe ka kjo shqiperi. Edi leri menjane demokracite fallco dhe demagogjine boshe,lere se ç”thone poshtersirat e shqiperise qe tani kane dale si gezhutat mbi uje jo komuniste jo bllokmen jo piktor etj,etj,etj,Te njoh per kok shkrete dhe i tille duhet te tregohesh se shqiperia e do nje te tille por me duar dhe moral te paster,ndryshje neve kote llomotisim dite dhe nate.Edi edhe ne emer te shume emigranteve te tjere qe nuk jane pak te lutemi ver piken mbi i ju lutemi shume dhe ju pergjerohemi THUAINI SHQIPERISE SHQIPERI dhe kreminelit kreminel,thuajini te mirit te mire dhe te ligut te lig ,keto jane edhe ngjyrat qe juve i kini shume per zemer.Kjo eshte e verteta llofet e teperta jane fukarallek.
    Shqipetari tani e ka pare boten dhe ndaj kerkon pune qetesi standart ne te gjitha drejtimet.Flitet shume per krize ne Itali dhe eshte e vertete por deri tani ne shikojme se shteti eshte shtet n/punesi eshte n/ punes spiali eshte spital dhe zyra eshte zyre dhe pike.Keto ne nuk i themi se duhen thene por me keto ne perballemi çdo dite se jetojme ketu dhe si te tille dime gjithçka per kete shtet qe per ne eshte bere atdheu i dyte.
    Pershendetje ,shendet dhe tu befte rruga sa me e lehte per te drejtuare ate komb qe te pret me te vertete me krah hapur edhe pse shumica nuk e çfaq se kremineli ka bere te veten.

    Reply to this comment
  17. nick May 18, 23:56

    E pret Toke e Zhuritur,biles Berisha e ka pergatitur skenen.Do rrije ndonje vit pa u ndjere,sa t’ia dale droga dhe do filloje perseri me mitingje e ndoshta me ndonje viktime,psh kur te heqin Nishanin.Do sulmoje prape bulevardin si Kabila me çeten e mujshareve dhe Edi do ia mbathi si Nano,por Nano u kthye ne krye te javes;Edi nuk do shkele me jo ne Tirane,por as ne Evrope.Do vije prape Berisha ne pushtet,do beje ndonje tynel me te gjate se ai i Le Manshit,qe te bashkoje Durresin me Vloren.Rrumpalle hesapi,keshtu si jemi katandisur ne,s’do ishte keq te prenotonim ndonje profet,se na ka zene per koke Qoftelargu.Kam ndjekur ato takimet me bisnesmene,i quajne”grupe interesi”.Atje kandidatet per kerryeministra u premtojne”biznesmeneve”,qe se shumti jane fajdexhinj,qe do ua heqin taksat e do i ndihmojne,do ua heqin gjobat,do u paguaje shteti kontributet e punetoreve,etj broçkulla te papara.Pastaj shkojne ne takime me”punetoret”qe se shumti jane hallexhinj-bujkrober,dhe ketyre u thone se do u heqin taksat fare,se pasunaret,dmth biznesmenet,do paguajne taksen progresive,ai tjetri thote te sheshte fare;o perendi,ketu ka plasur nje goxha estrade pa para,qe hajde merre vesh.Ne fund fare te dyja palet e politikes bien dakord,qe qeveria eshte TROKE fare.Po ju kete te thoshit qe ne fillim,te na kursenit duartrokitjet.

    Reply to this comment
  18. Mark.uk May 19, 08:17

    tony;Se pari qen tu baft ai qe ju vesh rrobat ne mengjes.More legen materniteti.Duket qe e ke baba qe I del zote ne ket menyre,per ket ju jap te drejt se prinderit duhet respektuar me cdo kusht bile edhe me fyerje sic po veproni ju. Edhe pse illegal.

    Reply to this comment
  19. Gramoz June 14, 22:41

    po ti kreshniku i partise qe ije drejtuar shqipfolesit c do na thuash ti mendje ndritur me ate fjalen kreshnik ikujt partiie je pa tjeter i partise se berishes ..juve mund te thoni c te doni por te shkosh mbas berishes eshte cmenduri…..me degjo me vemendje,,une jam idjadhte e kam qene me berishen madje i flakte per te kur isha ne shqiperi u largova si gjithe tjeret shkaku papunesia ,,po kur pashe dhe mesova se c eshte demokracia evertete mendova me nje here se e jona eshte anarki nuk u dorezova me nje here se thashe dale nga dale do hyjme shina ,ka23 vjet e me ate qe proferon ti kreshnik i partise akoma nuk na solli demokracine dhe kjo aresyeja pse une nuk e dua me ate njeri..po ti nuk kupton c do te thote demokraci ,e neqofte se ti e quan demokraci kete ,une distancohem nga keta njeres sepse ketyre u pelqen anarkia

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin