Nata e ndalimit të Sali Berishës

Kujtim Boriçi / Erion Habilaj June 18, 2013 11:56

Nata e ndalimit të Sali Berishës

Një ditë më parë ishte djegur komisariati i Tropojës, ishin vrarë njerëz ishte djegur gjykata dhe prokuroria. Grupe të armatosura kërkonin me ngulm rrëzimin e qeverisë së majtë. Hidheshin në erë shtylla tensioni. Pas Tropojës, kupa u mbush. Sali Berisha ndalohet në qendër të Tiranës dhe shoqërohet në polici. Ishte mesnata e 29 nëntorit 2000. Për herë të parë ndoshta e kupton se sa i vogël dhe i pafuqishëm është kur ligji zbatohet edhe për të. Detajet, shoqërimi, bisedat me Berishën dhe ish-kryeministrin Ilir Meta për rastin në fjalë, i rrëfen për herë të parë “Dita” në intervistën e tij, Veli Myftari, ish-Drejtor i Policisë së Qarkut të Tiranës… 

 

Zoti Myftari! Dje, gazeta “Dita” botoi detaje për shoqërimin dhe pyetjen e ish-liderit të opozitës më 29 nëntor të vitit 2000, duke marrë shkas nga emisioni televiziv “Zonë e Ndaluar” e Andi Bushatit. Në këtë ngjarje ju keni qenë një nga 3 protagonistët kryesor, pasi keni komunikuar edhe me ish-Kryeministrin Ilir Meta edhe me të shoqëruarin Berisha…

-Po. Para se të tregoj detajet për këtë fakt, duke vlerësuar gazetën tuaj për objektivitetin, dëshiroj të nënvizoj diçka. Ky operacion që analizohet në “Dita”, për ne si ish-drejtues të policisë, ishte një operacion kundër shkelësve të ligjit me pasoja të rënda (dhe viktima), e me përsëritje. Por në të gjitha rastet, unë dhe kolegët e mi, kemi zbatuar vetëm ligjin. Kështu dhe në rastin e shoqërimit të ish-liderit të opozitës, Sali Berisha.

 

Kur dhe në çfarë rrethanash u bë ky ndalim i Berishës?

Ka ndodhur mesnatën e 29 nëntorit të vitit 2000. Unë, në atë kohë, isha liruar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe isha komanduar Drejtor i Policisë së Qarkut të Tiranës. Zëvendësi im ishte Sokol Bizhga, një oficer profesionist dhe i përkushtuar. Bilbil Mema ishte Drejtor i Policisë së Shtetit. Shoqërimi i Berishës u bë në territorin e Tiranës, territor të cilin e mbuloja unë. Pra, unë isha përgjegjës për operacionin dhe personi që mbante kontakte të vazhdueshme me eprorët (deri Kryeministrin e vendit) dhe vartësit. Të mos harrojmë, se situata, veçanërisht në veriun e vendit, ishte shumë kritike. Veçanërisht, në Tropojë ishte shumë e rëndë.

 

Çfarë kishte ndodhur në Tropojë?

Në Tropojë, forca të pakontrolluara, banda të armatosura që nxiteshin direkt apo indirekt nga opozita, kishin nisur terrorin me armë. Nën kërcënimin e breshëritë e armëve, dogjën godinën e komisariatit të policisë, ku pati dhe viktima. U dogjën godina e gjykatës, prokurorisë, etj. Qyteti ishte nën terror. Policia kishte informacione të sigurta për personat e forcat politike që qëndronin prapa apo në mbështetje të plotë të këtyre akteve kriminale. Mbi këtë bazë, ishte dhe reagimi i policisë, përfshi shoqërimin e Sali Berishës e mbështetësve të tij. Për këtë situatë dhe masat emergjente, unë u vura në dijeni nga eprorët, që nga Kryeministri Ilir Meta, Ministri i Brendshëm Ilir Gjoni, e Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Mema.

 

Çfarë kontaktesh e bisedash keni pasur para dhe gjatë këtij shoqërimi?

-Me ish-kryeministrin Ilir Meta kam pasur kontakte telefonike për ngjarjen në fjalë. Më përpara erdhi në zyrën time Bilbil Mema dhe më vuri në dijeni se për situatën, po bëhej shoqërimi i Sali Berishës dhe shoqëruesve të tij, përfshi dhe deputetë. Në atë kohë, lideri i opozitës dhe disa deputetë të saj, ishin pa imunitet, pasi ua kishte hequr parlamenti. I fundit që kontaktova në telefon e mora porosi, ishte kryeministri Ilir Meta. Porosia ishte: Ti bëja të qartë Sali Berishës se shoqërohet në polici për shkelje të rënda e të përsëritura të ligjit, për zhvillimin e mitingjeve pa leje që tensiononin situatën e shkaktonin ngjarje të rënda!

 

Ju si vepruat, kishte të tjerë veç Berishës të pranishëm, ka patur probleme?

Detajet e shoqërimit, ju i keni botuar, ndaj s’po ndalem gjatë. Sali Berisha, nën shoqërinë e forcave speciale e policisë, në përputhje me planin e operacionit, u shoqërua në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, aty ku shoqërohen të dyshuarit për sqarime e veprime të mëtejshme proceduriale. Bashkë me të, ishte dhe Edi Paloka. Paloka, u shoqërua dhe u la i ulur në një karrige në korridorin e katit të dytë, nën shoqërimin e policisë. Ndërsa Sali Berisha, u fut në dhomën përkatëse. Unë, pasi kisha mbaruar telefonatat e fundit me eprorët, u futa në mjediset ku ishte Berisha, për të kontaktuar me të dhe për t’i bërë të qartë zyrtarisht shkakun e shoqërimit në polici. Në atë moment, aty ishin dhe 4-5 funksionarë të policisë, vartës të mi.

 

Si reagoi Berisha?

Ishte shumë i acaruar për shoqërimin, por dhe shumë i tronditur. Unë ju drejtova zyrtarisht, në përputhje me ligjin, i shpjegova shkakun e shoqërimit, informacionet që ne kishim për rolin që ai ka në situatën e tensionuar dhe përgjegjësinë ligjore që rrjedh nga kjo situatë. Ai përgjigjej i tensionuar duke akuzuar kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm. Pas lirimit dha një konferencë shtypi ku akuzoi Ilir Metën dhe Ilir Gjonin.

 

Sa u mbajt Sali Berisha në polici? U konstatua lidhja e tij me trazirat, aktet e dhunës aq të shpeshta në ato kohë të qëndrimit të tij në opozitë?

Sali Berisha nuk u mbajt shumë, aq sa mbaruan procedurat dhe më pas u la i lirë. Por theksoj këtu se pas shoqërimit të Berishës, për një kohë të gjatë nuk pati në vend ngjarje të rënda, tritol në shtylla, vrasje, protesta të dhunshme.

 

Kërkuan kontakte me ju familjarë apo bashkëpunëtorë të tij?

Jo. Në mjediset para policisë ka qenë bashkëshortja e tij Liria, që sigurisht ka qenë e shqetësuar. Gjatë kësaj kohe ka qenë në shoqërinë e Jozefina Topallit.

 

Ka patur shkelje ligji në ndalimin e tij siç ka pretenduar më pas Berisha?

Çdo veprim i policisë në rastin konkret, ishte i mbështetur plotësisht në ligj. Në të gjitha veprimet, nga ana ime janë bërë sigurisht në kontakte telefonike me eprorët, ish-kryeministrin Ilir Meta e Ministrin e Brendshëm Ilir Gjoni. Se dhe rasti ishte i tillë, situatë tepër e tensionuar në vend, e i shoqëruar ishte ish-Presidenti i vendit dhe aktualisht në atë kohë, lideri i opozitës.

 

Është thënë në atë kohë edhe se shoqërimi i Berishës është hakmarrje pas dështimit të mitingut të Ilir Metës në Tropojë…

Është fakt se me vajtjen e Metës në Veri të vendit, u bë anti-mitingu i opozitës në Tropojë, por nuk ka lidhje shoqërimi i Berishës me këtë. Për policinë, shoqërimi i liderit të opozitës, u bë për shkelje të përsëritura të ligjit lidhur me mitingjet… Unë këtë rast e kam ndjekur nga afër, pasi në atë kohë isha Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Theksoj këtu se me profesionalizëm ne siguruam takimin e liderit të opozitës Sali Berisha në Vlorë, për herë të parë nga trazirat e vitit 1997, e normalisht, nuk mund të pengohej nga anti-mitingje, vizita e kryeministrit në Tropojë.

 

Niko Brahimi: Ishte një operacion ndaj shkelësit të ligjit

I kontaktuar me telefon nga “Dita”, Niko Brahimaj, një nga drejtuesit e lartë të policisë që ishte personi i cili drejtoi operacionin për shoqërimin e ish-liderit të opozitës më 29 nëntor të vitit 2000, rikonfirmon se “shoqërimi i Sali Berishës dhe personave që ishin me të natën e 29 nëntorit të vitit 2000, ishte një “operacion i organizuar policor kundër personave që drejtonin apo stimulonin shkelje të rënda e me pasoja të ligjit”. Ai shton se gjithçka që ka ndodhur atë natë, është e evidentuar në dokumentet zyrtare të shërbimit. “Që nga momenti i marrjes së urdhrit, konform ligjit, që nga eprorët e mi Bilbil Mema, Veli Myftari dhe unë, u zbatuan kërkesat e ligjit kundër personave që me veprimin direkt apo me ndikim, shkelin kërkesat e ligjit duke shkaktuar pasoja të rënda në jetën e njerëzve, pasurisë publike dhe shoqërisë”, pohon Niko Brahimaj.

 

Arben Çuko, ish-Komandant i Gardës: Kontrolluam eskortën

Unë mund të them se Komandanti i Gardës natën e shoqërimit të Berishës në polici ka qenë thjesht një vëzhgues. Ne si Gardë kishim për detyrë të ruanim ish-Presidentin. Pavarësisht se Saliu në atë kohë ishte pa imunitet. Por operacioni më shumë se me ish-Presidentin, kishte të bënte me eskortën e tij. Policia donte të kontrollonte eskortën dhe e bëri këtë. Unë nuk e di se çfarë është bërë në polici, nuk di përse e kanë pyetur Saliun dhe si është përgjigjur ai, pasi kjo nuk ishte detyra ime. Unë mund të them se e kam ndjekur operacionin në distancë duke kryer detyrën time funksionale.

 

Dëshmitari: Kur sollën Berishën në Drejtorinë e Policisë…

Një ish-punonjës policie, dëshmitar i natës së 29 nëntorit 2000 që i ka mbijetuar “reformave” të 13-viteve, kujton për DITA në kushte anonimati: “Na kishte ardhur në majë të hundës. Mbetëm natë e ditë në punë, pasi situatat ishin të ndezura. Protesta, vrasje, tritol mbi shtyllat e elektrikut, një opozitë si ajo e Berishës besoj e mbani mend që kërkonte pa reshtur rrëzimin e qeverisë me akte dhune. Ne policët u torturuam. Isha me shërbim atë natë. Kishte tension në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Na thanë se kanë ndaluar e po sjellin Sali Berishën. Në Tropojë sapo ishte djegur komisariati, kishte pasur dhe të vrarë, ishin djegur prokuroria e gjykata. E pashë kur e sollën dhe e futën pas portës së hekurt. Mbaj mend që një kolegu im pështyu përtokë dhe tha nën zë dicka të tillë si “këtij është t’i dalësh para… po çfarë të ka bërë populli more pleh”. Unë vetë ndjeva mëshirë. Berisha nuk dukej si ai i mitingjeve. Ishte mbledhur e strukur, dukej si i trullosur, e i pa përqendruar. Kur e futën brenda, pashë jashtë bashkëshorten e tij tepër të shqetësuar. Në mos gaboj, kishte ardhur me disa veshje në dorë, më duket kishte edhe batanije e ushqime. Gjatë gjithë kohës që qëndronte para Drejtorisë së Policisë, e shoqëronte Jozefina Topalli!”

 

Fatos Klosi: Arrestimin e kam mësuar vetëm pasi u bë fakt i kryer

Prononcimi për DITA i një prej njerëzve më të rëndësishëm të shtetit në kohën e arrestimit të Berishës, Fatos Klosit, asokohe numri 1 i shërbimit sekret të vendit. Klosi thotë se ai nuk kishte dijeni mbi aksionin për arrestimin e Berishës duke lënë të nënkuptohet se nisma ka qenë e strukturës policore dhe ka mohuar çdo “marrëveshje të përfolur” mes tij dhe ambasadës amerikane për mbështetjen e këtij aksioni.

 Zoti Klosi së fundmi janë publikuar pamjet e natës së arrestimit të Berishës më 29 Nëntor 2000. Mero Baze në një shkrim dje në DITA thotë që kishte thashetheme asaj kohe që kasetën e dërguat ju në TV Klan?

Unë në ato kohë e kam parë filmimin e bërë gjatë procesit të shoqërimit të Berishës në polici. Por nuk kam pyetur kurrë se kush e kish realizuar dhe se si ka qënë fati i mëtejshëm i tij. Siç thotë dhe Merua në shkrimin e tij, ka qënë një thashethem i pastër ajo që u paska thënë se unë ja paskam çuar Klan-it për ta transmetuar.

Çfarë e motivoi nismën për ndalimin e Berishës? Ju kishit dijeni?

Nuk kam qënë në dijeni të faktit se ç’do ndodhte atë natë, e mora vesh vetëm kur ndodhi prandaj nuk di versionin zyrtar pse u bë shoqërimi. Megjithatë, jam i mendimit që ai veprim duhej bërë shumë kohë më parë, që kur demonstruesit e opozitës çdo natë thyenin xhamat dhe hidhnin shishe “Molotov” në Ministrinë e Rendit dhe në Kryeministri. Me sa duket me ngjarjet e Bajram Currit u mbush kupa dhe duhesh bërë ai veprim.

Ka të dhëna që sugjerojnë që një grup ish-zyrtarësh të lartë si ju, zoti Ismail Lleshi, Ilir Gjoni, Luan Pobrati dhe Arben Rakipi ishit për arrestimin e Berishës bazuar në provat për ngjarjet e rënda të vijueshme në veri të vendit, por sipas këtij versioni ish-kryeministri Meta ka këmëngulur në momentet e fundit vetëm për një shoqërim të tij dhe kaq. Ka ndonjë të vërtetë në këtë histori të përfolur?

Janë të gjitha përralla. Për aq sa unë di, ky version nuk është diskutuar asnjëherë dhe sigurisht në qoftë se do të diskutohej, do të bëhej në rangje më të larta se këto që thoni ju. Ju siguroj se politika e majtë një veprim të tillë nuk e ka diskutuar as në raste më flagrante, kur të paktën duhej diskutuar.

A është e vërtetë se Shërbimi Informativ ka njoftuar autoritetet amerikane për arrestimin e Berishës dhe keni marrë OK prej tyre?

Eshtë gënjeshtër. Unë vetë nuk e dija para se të ndodhte.

Në detajet e ngjarjes bie në sy që Berisha ka kërkuar “urdhrin e prokurorisë” në momentin e ndalimit. Pse një ndalim pa urdhër-arresti nga ana e prokurorisë?

Nuk besoj se shoqërimi në kushtet e flagrancës, kërkon urdhër ndalimi nga Prokuroria.

 

 

 

 

 

Kujtim Boriçi / Erion Habilaj June 18, 2013 11:56
Komento

18 Komente

  1. FLOrida June 18, 12:03

    do ishte me mire sikur saliu te ishte ndaluar qe atehere!
    tani ai ia ka shkaktuar demin vendit ne 100%
    duhet shume pune per te kthyer mbrapa ato gabime qe ka bere ai keto 22 vjet

    Reply to this comment
  2. keno June 18, 12:07

    ky njeri ka shume fat se ska mundesi !! si se lan aty brenda tu kalbte brenda dhe tu bote dashnorja cunave se vec ket gje di te bej ky !! tamom si femrat e kqija qe hedh gurin e fshe doren !! Te kishte qen saliu brenda ne burg do ishim sot nje vend i zhvilluar dhe do ishim te lumtur sdo rrinim te qanim hallet e duke luftuar kunder krimit qe ky ka krijuar !! mafiozet e kan vendin ne burg jo te jene kryeministra

    Reply to this comment
  3. sonila June 18, 12:08

    Nata e ndalimit te dyte dhe tashme qe nuk do ta liroje me njeri saliun, eshte nata e 23 qershorit pasi te kene mbaruar zgjedhjet dhe saliu te kete humbur pushtetin, nuk do te kete nate me te madherishme se ajo kur saliu do te ndjehet krejt i pafuqishem pasi populli do e kete ndaluar permes votes per te vazhduar plackitjen e shtetit tone. Prandaj, me 23 qershor ta ndalojme saliun qe ta rrenoje vendin pa kthim.

    Reply to this comment
  4. sasha June 18, 12:12

    po normal qe eshte kriminel, po te ishte ndryshe nuk do ndodhte ngjarja e Gerdecit, 21-janari,

    ky njeri seshte njeri, eshte kanibal, kriminel, terorist me gjithe te ligat..

    cuditerisht ligji eshte i pafuqishem para tij, ska si te ndodh ndryshe , ne kete vend te korruptuar

    Reply to this comment
  5. alba June 18, 12:22

    sali berisha nder vite e ka shkaterruar shqiperine ndaj nuk meriton aspa te jete perseri kryeministri i shqiperise dhe per t ejgitha gjerat qe u ka bere shqiperise dhe shqipatreve tere kohes dhe kjo duhet paguar nje dite

    Reply to this comment
  6. ergi June 18, 12:24

    sali berisha dhe parita demokratike i kane shkaktuar shqiperise shume damka dhe nje nder to eshte ajo e piramidave dhe ajo e luftes civile ne vitin 1997 dhe plot e plot te tjera ndaj ky kryeminster duhet te paguaj

    Reply to this comment
  7. armir June 18, 12:26

    gerdeci dhe 21 janari jane beat e ketij kryeministri dhe askush sot nuk esht ene burg per keto gjera por dikush duhet t epaguaj per ekte gje dhe ky kryeminister duhet t ejete i pari qe duhet te vihet para drejtesise

    Reply to this comment
  8. bertin June 18, 12:28

    ky kreminister i ka bere shume damka pas demokracise shqiperise dhe e ka lene shume mbrapa ate ndaj en 23 qerhsor dshqiptaret duhet ti japin nje pergjigje dhe per kete gjera duhet ti jape pergjigjie dhe per damkat kryesore ne vend

    Reply to this comment
  9. visi June 18, 12:29

    askush nuk duhet ti besojne me asnje sekond ketij kryeministri varfanjak ketij kryeministri mjeran kerij kryeministri qe po vret shqiptaret tere kohes ndaj reagimi kunder ndaj tij duhet t ejete teper i madh

    Reply to this comment
  10. gerti June 18, 12:35

    SALI SALI, SA NA KE POSHTERUAR NE SY TE GJITHE BOTES. RININE E KE LENE ME SY MBYLLUR, SHTETIN E KE PALACIZUAR SI MOS ME KEQ E GJITHCKA E KE RRENUAR. NJE NUMER DO TE TE VRASE TY E AI ESHTE #29, NUMRI KU SHQIPTARET BESOJME ME TE VERTETE. sALI, JE NE TE PERENDUAR E FITORJA E PS SKA ME ASNJE DISKSUTIM

    Reply to this comment
  11. drini June 18, 12:40

    prandaj ne 23 qershor te gjithe shqipatret duhet te votojne edi ramen dhe partine scoialite dueht r evotojne edi ramen si alternativa me e shklqyer e rilindjes se vendit si alternativa me e mire per shqiptaret

    Reply to this comment
  12. Kreshniku i Partise June 18, 13:18

    Data 23 Qershor duhet te jete si nje uragan kunder ketij kryeministri. Data 23 Qershor eshte si viti 1992 qe u shporre komunizmi nga shqiperia me nje vote plebishitare .Po keshtu me nje vote plebishitare me 23 qershor 2013 duhet te shporrim komunistin e fundit ne qeverisjen e Europes dhe botes.Prandaj o njerez me 23 qershor duhet konsideruar largimi i nje neokomunizmi qe ka pllakosur shqiperine per 23 vjet.Boll e duruam Enverin per 45 vjet,boll e duruam edhe salen per 23 vjet,tani ka ardhur koha e demokracise se vertete.O popull shqiptar ne kembe per ta shporrur kete kuceder nga shqiperia.Nuk ka poshtersi,kriminalitet,vjedhje etj per keto 23 vjet qe te mos jene dirigjuar nga i “ndjeri” Berisha.

    Reply to this comment
  13. kevi June 18, 13:38

    Ky maskara do te arrestohet serisht pas 23 Qershorit dhe do te jap llogari perpara drejtesis per cdo veper penale qe ka kryer duke u mbuluar e fshehur pas imunitetit.

    Reply to this comment
  14. arbi June 18, 13:44

    Ja o njerez kjo eshte fytyra e vertet e ketij palacos qe ka shkelur ligjet dhe kushtetuten e vendit sa here ka dashur…Te erdhi fundi perfundimtare Sali Brisha me 23 Qershore eshte dita te shporresh pergjithmone nga politika shqiptare dhe te lesh edhe ate palo PD-n tende te Rilinde, se e ke glaberuar, e ke bere pari personale.

    Reply to this comment
  15. ester June 18, 13:48

    Emisioni i Andi Bushatit tek zone e ndaluar, nuk tregoi asgje tjeter vec faktit te paraqitjes tek teleshikuesit, te anitligjit e antishtetit si “viktime”, ndersa nga ana tjeter zbatuesit e ligjit si “antiligjor” dhe “antishtet” ne veprimet e tyre. Ka qene gjithmone dhe do jete objektivi i vetem i Bushatit, si nip i Hysni Kapos dhe mik i mjekut te Hysniut.

    Reply to this comment
  16. petro June 18, 14:09

    pergjegjesi mban pushteti i atehershem mbasi berisha qe atehere duhej gjykuar dhe denuar dhe kjo do te bente qe ky vend nuk do te katandisej keshtu nga nje qelbesire si berisha me shoke

    Reply to this comment
  17. Shpirag June 18, 15:32

    Saliu duhej te ishte arrestuar menjehere pas largimit nga pushteti,per cka beri ne ’97! Dhe vendi them se do kish nisur nje rrjedhe te qete ndryshimesh dhe opozita e athershme PD,do kishte nxjerr lider me të qetë e ndofta vertet modern!Prapaskena qe u luajt pas ngjarjeve tragjike te ’97 me mosarrestimin e Berishes,ka skenar “projektin” Alia,ku Nano,por sidomos Islami,(eminenca gri e Nanos) etj figura të PS, i krijuan atij terren “occupy”pushtet;dhe ndaj ai u riciklua! Edhe shoqerimi qe beri Meta,megjithse ka brenda disi kokfortesi, ne të vertet eshte thjesht nje show,nisur nga cka ndodhte ne Veri me bandat! Personalisht,pas ’97,do ngulmoja te kalbej qelbesira ne burg te perjetshem,pasi mjaftonin urdherat per goditje me lende helmuese luftarake, popullsise se jugut dhe shkaterrimi i ushtrise,ku vetem veriore besohet se u vrane ne jug mbi 2500 kurse jugore mbi 800 vet!(ende nuk ka shifra zyrtare).Berisha me ndalim dhe lirim brenda disa oreve,vetem se rriti ngarkesen emocionale te mbeshtetesve te tij ne veri dhe asgje tjeter nuk krijoi.Duke qene se Veli Myftarin e njoh nga afer dhe di se eshte specialist i mire,them se ai i eshte pershtatur “projektit”duke mos dale nga kornizat e ligjit edhe pse e ka ditur qe ky shoqerim ishte thjesht “Show” publicitar!Aq me teper qe Veli Myftari dhe te tjere nuk i cuan ne vend ndalim Berishes,kundershtare qe ta shqepnin ne dru,dhe thuthuqin grua Edi Paloka,ta rrihnin si rrinte Berisha e kokegomeret e tij,socialistet ku Servet Pellumbi,Namik Dokle,Erion Brace etj, u mbeten ne gjak ne protestat e ligjshme dhe te tjere socialist ne keqtrajtimet ne vendndalimet….Nuk harrohen krimet e Saliut edhe brenda rajoneve te policise,ku rrahjet e njerzve ne Berat nga kokekapuconet e Berishes,dhe hedhjet ne shatervan,ishin te tmerrshme sa hengren privatisht me pas shume koka policesh dhe gjer ne perdhunime te grave e vajzave te tyre,sepse diheshin kush ishin…Kete konflikt krijoi Berisha sa dhe sot nuk eshte shuar ndaj ndalimi i tij ishte thjesht” projekt” per show,pasi ai duhej te kalbej nga denimi!Ndaj kur lexoj Veli Myftarin,une buzeqesh me deklarimet e tij,dhe sidomos me kornizen e tij te zbatimit te ligjit! Eshtë pikerisht ai “projekt” qe Saliu e dinte dhe e di, që i jepte kurajo dhe trimeri ketij karaduzi shpellar te bente “kryengritje” me shpellaret e tij(jo malesoret)të digjnin institucionet ne Tropoje,apo ne 98 te pushtonin kryeministrine dhe digjnin ate pa u vrare askush;gje qe e beri vet me protestues te pafajshem ne bulevard me 21 janar! Eshtë rrjedhoje edhe e ketij”Show” qe Berisha u riciklua dhe mbeti gozhde e ngulur ne trup te Shqiperise,duke vjedhur vota e mbajtur pushtetin falls me vrasje te pafajshmish!Pas 23 qershorit ku besohet se Sovrani do vershoje ne votime e fshije me vote kete qelbesire shpellare,denimi i tij shembullor dhe i disa krimineleve qe mban pas duke filluar nga banditi Sali Luzha,do të ndeshkohen rende,me drejtesi shembullore,dhe ne mungese te saj me vetgjyqesi,ashtu si è kane tradite shqiptaret e neperkembur!

    Reply to this comment
    • naim I....... June 18, 17:05

      C’na the per Veli Miftarin,e njoh personalishte,njeri me frikacak qe kame njohur ndonjehere,ama per prapaskena ishte i pari,na nxori ne reforeme me nje te rene te lapsit plote gjashte oficer,i mbeshtetur nga larot e tije,ndersa per profesionalizmin ishte nje cop spiuni i dhjere qe e kishte trazhguar nga regjimi Hoxha……Shpirag,as njeri e as tjetrit nuk ja mbante suma te arestonte berishen,edhe pse ky i fundit kishte mbushur kupen me vepra penale,qe varjojne deri ne burgim te perjeteshem,per mua keto vemje kane shperdoruar detyren,dhe nuk kane zbatuar ligjin,per kete te meren ne ndjekje penale(edhe pse eshte parashkruar)dhe jo te te llomotisin ketu ne kete gazete.(sa per karjeren e Veli Miftarit e dijme tashe te gjithe,shansi i tije qe kishte patur dikur ne lidhje nje bashkpuntor te ish sigurimit,i cili me vone u be minister i rendit,kohen kur vela na ishte drejtor)…….

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*