Klani Tropoja në Dogana

Shkrimi i Kopertinës February 18, 2013 17:43

Klani Tropoja në Dogana

Kur disa ditë më parë punonjësit e doganës panë listën e konkuruesve për hetues doganorë, kategoria C1, shumë prej tyre mund të kenë vënë buzën në gaz pa folur. Me 99 pikë nga 100 të mundshme (kaq është e vështirë të marrin edhe vetë hartuesit e testeve) renditej Ilirjan Mulgeci. Z.Mulgeci është  vëllai i nëndrejtoreshës së Përgjithshme të doganave Arlinda Mulgeci, nga Tropoja. Shpalljet janë ende te dera, z.Mulgeci do jetë tashmë hetues i shkeljeve doganore në doganat e Shqipërisë.

Tashmë e dinë të gjithë. Nepotizmi në dogana po arrin rekorde të padëgjuara më parë. Janë vende “me lekë” – siç njihen në popull dhe tashmë janë mbushur plot, vecanërisht me banorë të Tropojës. Dikur thoshin se treva vendlindje e kryeministrit aktual të vendit qenkësh e “prerë” për polica e shik-sa, tani është zbuluar një tjetër dhunti e zonës: doganierë, madje zyrtarë drejtues. Dhe jo rastësisht shumë nga ata që sot drejtojnë zyrat doganore, janë ish-shiksa të implikuar në vitin e kaosit ‘97 dhe të ikur më pas nga sytë këmbët pas rënies së Berishës. Janë rikthyer dhe i gjen sot në poste kyçe drejtuese, në dogana.

Një burim i DITA-s, i cili dëshiron të ruajë anonimatin, informon se Degët Doganore kryesore të vendit kanë tashmë të gjitha kryetar nga Tropoja. Kryetari i Degës Doganore Tiranë, kryetari i Degës Doganore Kakavijë, kryetari i Degës Doganore Qafë Thanë, kryetari i Degës Doganore Rinas (Bujar Vukaj, Dritan Hysenaj, ish-rapsodi Gjovalin Prognisa etj, sa për të përmendur disa)  – janë nga Tropoja.

Tropoja kryeson edhe në poste të tjera doganore. Arlinda Mulgeci nuk është nëndrejtoresha e vetme e doganave nga Tropoja. Jo. Edhe nëndrejtori tjetër Rifat Gjoni është nga e njëjta zonë e vendit. Dhe nuk mbaron me kaq: Drejtori i Drejtorisë së Monitorimit dhe Riskut Ilir Hoxha është gjithashtu nga Tropoja. Zoti Hoxha është vëllai i Artan Hoxhës që drejton aktualisht Gardën e Republikës, pas përfshirjes në hetim dhe gjykim të Ndrea Prendit, vrasës direkt i protestuesve të 21 janarit sipas ekspertizës së FBI-së amerikane.

Në sektorin që drejton z.Hoxha është emëruar shef sektori ende pa mbushur 30 vjeç, Besmir Gazidede që nuk është askush tjetër veçse djali i Bashkim Gazidedes. Një listë e gjatë e klanit Tropoja vijon sipas hierarkisë nga zyrat doganore poshtë në “terren”, aty ku ngrihen dhe ulen trarët doganorë.  Sa janë? Një javë më parë DITA botoi një denoncim në formë leter të hapur për Berishën të një ish-doganieri me emrin Urim Gjata që ka punuar në Kapshticë dhe pasi tentoi të denonconte sistemin, ra vetë viktimë e tij dhe u detyrua të arratisej. Ndër të tjera ai shkruante:  “Ish drejtuesit e sherbimit sekret SHIK te 1997-s, drejtora drejtorie apo drejtora Shik-u neper rrethe, perbejne sot ne drejtori dhe ne pika kufitare 80 perqind te administrates doganore. Takimi i fundit mbas daljes se denoncimit tim ne media ishte pikërisht me z.Bujar Vukaj drejtor i anti-korrupsionit DPD ,ish- drejtues i larte i Shik-ut 1997 dhe me nje funksionar ndihmes të Bujar Vukajt nga LSI-ja. Ata ishin me teper te shqetesuar per daljen e emrave në shtyp sesa per kondrabanden”.

Ndoshta 80 përqind sa thotë z.Gjata, ndoshta më shumë apo më pak, por fakt është që e gjithë trupa doganore e vendit e sheh përditë nepotizmin që ka mbuluar këtë pjesë shumë të rëndësishme të  administratës shtetërore. “Dhe punët kanë arritur deri aty, sa tashmë në zyrat e shtetit, subjekteve që ankohen u thuhet edhe “nuk më do k…ta zgjidh këtë problemin tënd”. Ky është “shteti” i sotëm.

Shkrimi i Kopertinës February 18, 2013 17:43
Komento

41 Komente

  1. e vertetab February 18, 18:00

    Ky eshte shteti privat i kryekriminelit dhe antikombetarit me te madh te gjithe historise shqiptare qe nga fillesat e saj Sali Berisha. Ate qe i ka bere shqiperise ky njeri nuk ja kane bere as shtetet pushtuese te saj. Mbas 23 Qershorit do te ikin te gjithe nga syte kembet si ne 1997.

    Reply to this comment
  2. Pilo Lala February 18, 18:50

    Keta Tropojane po e rrezojne shtetin e kalbur te Berishes.
    Pasuria e doganave po shkon ne xhepat e ketyre maskarenjve, hajdute, qe vijne me katapulte nga Kryekriminel idhe hajduti Sali Berisha.
    Keto sjellje e kane rreshtuar Tropojen ne zonen me te urryer nga Shqiptaret.
    Edhe pse pjesa me e madhe e Tropojaneve nuk jane te tille, ky lloj nepotizmi eshte sistem banditesh qe uzurpojne postet kyce te Qeverise.
    Komandanti i ri i Gardes , nga Tropoja. Po jeleku Antiplumb eshte prodhuar ne Tropoje?

    Reply to this comment
  3. Horri i Bulevardit February 18, 18:55

    Keta mund te kene lindur ne Tropoje, por jane te ikur nga Tropoja dhe masi ta cojme Saliun ne qenef, te gjithe keta tropojanet e rame ne Tiran do te shkojne ne hellin e qytetarise, punen e mbledhjes se kanoceve sdo ta bejme me gabelet por kjo pune do ti serviret tropojanve te rame ne Bathore.

    Reply to this comment
    • Visi October 9, 01:39

      Bosi provo thuaju ne sy ndonjerit prej Tropojaneve kto fjalet meqe qenke kaq trim ktu dhe shife ca ndodh. Meso te flasesh me respekt se gjithe Shqiptare jemi ne jemi tropojan ju jeni nga i vend tjeter i shqiperise zdo thote gje rendsi ka qe i perkasin te gjithe ni shteti ni kombi , gjithe ajo lufte qe eshte bere, nuk eshte bere kot , pastaj dalin tipa si te pa shkolle qe mbjellin urrejtje.

      Reply to this comment
    • ilir aliaj April 12, 14:04

      Horr meqe je kaq i indinjuar dil tani haptas e ua thuaj kete qe ke thene Tropojaneve, kam frike se do perfundosh tek kanacet apo ne hell. E shikon se keta mavit e qelben me keq se tropojanet

      Reply to this comment
  4. leon68 February 18, 19:04

    ky eshte nje shpelle jo nje shtet zoterinj te nderuar te gazetes dhe ju o lexues te mire. Po i vjen fundi ketyre lloj shkrimeve qe kane llodhur cdo njeri te ndershem

    Reply to this comment
  5. niku February 18, 19:09

    Tropoja do ju drejtoje gjithmone more laluce.

    Reply to this comment
  6. Fajin e ka Saliu February 18, 20:00

    Sipas Gazetes suaj 5 tropojan, jane bere klan i rrezikshe ne dogana, por harroni korcaret, vlonjatet, skraparllinjt shkodrane, dibrane , tironcat etj etj qe jane me shume se 5. I vetmi faj i tropojaneve eshte se jane nga nje krahine me Sali Berishen dhe per kete arsye i demonizoni sikur te jene rrace tjeter dhe jo shqiptare si ju…megjithse shumekush beson se kryeredaktori juaj mund te jete Grek. Nje fryme e tille eshte anti kombetare dhe t’ju vije turp qe bashkoni emra ne nje liste sikur te jene klan kur gjysma prej tyre nuk flasin me njeri-tjetrin fare. Ka plot halle ky vend pa lexuar te tilla ligesi.(Po jeni media e lire postoni dhe kete koment)

    Reply to this comment
    • tropojani February 18, 20:32

      Mire bere qe i permende dhe keta qytetaret e tjere, po c’t’i besh qe jane papune keta, se i kane zene vendet ata te “5” qe thua ti. Me duket mua apo kane te gjithe te drejte per t’u punesuar ne nje vend vertet demokrat? Neper zyra nuk gjen me “korcaret, vlonjatet, skraparllinjt shkodrane, dibrane , tironcat etj etj”.

      Reply to this comment
  7. Ergi February 18, 20:24

    5 tropojane? Jeton ne Shqiperi ti shoku apo i heq ca zero shifrave kur i shkruan?

    Reply to this comment
    • Horri i Bulevardit February 19, 00:01

      Po ne te vertet ai shoku ashtu e di se keta edhe kur takohen, nuk thon se jane nga vicidoli apo thjesht TROPOA; JO; THONE JAM TIRANS dhe keshtu o kjo pune, sa here takohen jam tirons dhe kur i numro na dalin tropojan me nji zero.

      Reply to this comment
  8. mitro February 18, 20:26

    Si ka mundesi qe shteti nepotik i Saliut te jete shtet demokratik .Kjo nuk mund te ngjase.S’ka mbetur fis ne Tropoje pa firme ndertimi qe vjedh parate e popullit nepermjet tenderave shteterore.S’ka mbetur post ne administrate te pazene nga tropojanet ,e kam fjalen per vende ku qarkullon leku.a thua se tropojanet jane njerez te shkolluar?Dikur para 20 vjeteshTropoja mbushej me njerez me arsim te larte nga Korca ,Tirana dheGjirokastra,sot ndodh e kunderta,universitetet private te Saliut nxjerin tropojane te pashkolluar por me diploma te mira per ne administraten e tij. Bir Selman i nenes…Dhe me e forta eshte se te shkosh ne keto zyra per hall duhet te marresh me vehte nje perkthyes per t’u kuptuar me gjuhen e tyre te drunjte.
    Edhe ne kohen e diktatures ishte rregull qe nuk mund te punonindy njerez te afert (te nje fisi por te afert)ne nje institucion,edhe ne bankat e huaja sot ne Shqiperi nuk te jep njeri pune n.q.s ne ate banke punon nje kusheri jot qofte dhe i larget.kurse saliu ben administraten me institucione kusherinjsh dhe fisnie.hajde shpelle hajde.c’kafshe na rrite ne shqiptareve

    Reply to this comment
  9. Fajin s'e ka Saliu February 18, 20:33

    Nje pytje, ka ngel me njeri ne Tropoje?

    Reply to this comment
  10. Bajram February 18, 20:48

    Nje pjese te Tropojes u futi hasmerine dhe u vrane, pjesen e klanit te tij e rregulloi ne poste te ndryshme. Dhe thone Daja Sali. Kur do te vije ajo dite qe ky klan te hiqet nga kurrizi i shqiptareve? 23 Qershori eshte shume larg por mos e gezofshin deri neser ne mengjez.

    Reply to this comment
  11. bledi February 18, 21:12

    Te plasin te gjith nga inati se TROPOJANET jan te zotet pse keni inat sdo punojne njerzit se jan te zgjuar , apo keni problem ju qe flisni per kanace e bathore shkoni e meruni me ndonje pune jo me fjale te kota, pabuksaa dilni e lypni nqs se skeni cbeni ndoshta ju fal ndonje tropojan naj lek me ble buk pabuksaa

    Reply to this comment
  12. Ladi February 18, 21:28

    Vdiqen lalucat , sa inat qe kane Rroft Berisha.

    Reply to this comment
  13. Ermal Hajdari February 18, 21:28

    I nderuar gazetar,ti qeke nje bir komunisteje,po duhet te keni ndonje inat personal me ndonje nga keta personat e siper permendur apo ndonje ryshfet nga ndonje punonjesh aktual ne dogana qe pretendon ndonje nga keto poste te siperpermendura dhe nga mosmundesia per tia arritur qeillimit personal dhuron njerezve si puna juaj ryshfete per te shkruar editoriale te tilla,kjo jeni ju kjo esht media e sotme,harruat kohen kur ishin te tjer ne pushtet,po sme intereson mua as jugu as veriu une jam shqipetar mbi te gjitha,po me vjen peshtire nga ju si media,flsini per njerez te thjesht qe punojne e jetojne i quani dhe klane,kur ne te vertet nuk shikoni te flisni per klanet e verteta,qe sjan ne tropoje apo nga tropoja,po jane kudo ne shqiperi nga cdo cep i saja…..i nderuar gazetar te fala motres me rrespekt ja ku ke emer mbiemer,do doja shume te dija dhe emrin tuaj…!?

    Reply to this comment
    • pilo Lala February 23, 02:21

      Shikojeni kete kercenim te hapur te ketij Tropojanit kur ishte Sala ne pushtet.
      Jam kurioz te di ku eshte fshehur ky mi tani qe iku Saliu?

      Reply to this comment
    • ALMA May 27, 14:31

      I nderuar gazetar,ti qeke nje bir komunisteje,po duhet te keni ndonje inat personal me ndonje nga keta personat e siper permendur apo ndonje ryshfet nga ndonje punonjesh aktual ne dogana qe pretendon ndonje nga keto poste te siperpermendura dhe nga mosmundesia per tia arritur qeillimit personal dhuron njerezve si puna juaj ryshfete per te shkruar editoriale te tilla,kjo jeni ju kjo esht media e sotme,harruat kohen kur ishin te tjer ne pushtet,po sme intereson mua as jugu as veriu une jam shqipetar mbi te gjitha,po me vjen peshtire nga ju si media,flsini per njerez te thjesht qe punojne e jetojne i quani dhe klane,kur ne te vertet nuk shikoni te flisni per klanet e verteta,qe sjan ne tropoje apo nga tropoja,po jane kudo ne shqiperi nga cdo cep i saja…..i nderuar gazetar te fala motres me rrespekt ja ku ke emer mbiemer,do doja shume te dija dhe emrin tuaj…!?

      Reply to this comment
  14. ELAMI February 18, 21:39

    nje shtet qe drejtohet nga hajdutet ,mire te na e bejne ,duhet me thelle ta paguajme kete tradhti qe po i behet kombit dhe popullit.po ska gje se dhe femijet e ketyre qe mburren tani do ti peshtyjne dhe do i thone ,po skeni pasur ndonje fije seder deri ketu keni arritur sa te na quajne femijet e hajdutve.dhe ata do paguajn ,por injorantet se kuptojn kete duhet kohe deri sa ta marrin veshe qe demtojn dhe vehten e tyre.te gjitha te vjedhurat per lesh do u shkojne ,ose do u hane koken?
    elami

    Reply to this comment
  15. Landi February 18, 22:09

    qente le te lehin karvani ecen perpara,kjo shprehje ka ngel per ju o komunista e bij komunistash,,,,,,rrace e qelbur kishit qene jeni dhe do te ngeleni,por shqiperia po ecen perpara doni apo sdoni ju,dhe kte gje me se mire do tua vertetoje ne qershor perseri per te disaten here,ju hapi syte ju beri te shifnit boten me sy tjeter po bishti qenit bisht qeni ngelet,,,,rrofte Sali Berisha…………

    Reply to this comment
  16. samiu February 18, 22:12

    po more zotrinje se planin vjetor ne dogana po e realizoni ju qe dini vetem te shpifni,
    dhe nuk keni pare vlersimet e specialisteve nderkombetare per preformancen e doganave
    shqiptare,apo jeni prekur direkt nga goditja qe i eshte bere kontrabandes kryesisht te cigares
    Po te doni pyesni tregtaret ne dogana per sjelljen dhe preformancen e doganave sot me ate
    te kohes se socialisteve.

    Reply to this comment
  17. koli February 18, 22:24

    elami mir te bejn , ta bejn pak ty se qenke bir komunisti ti po duhet ta bejn me keq ndonje moter ndonje gje ca te kesh edhe asaj tja bejn jo vec ty te pershendes.

    Reply to this comment
  18. tani February 18, 22:37

    megjithse esht krahin shqiptare tropoja ka qen dhe esht djep i injorances dhe pabesis per kto merita punojn te gjith kta ne dogana sa per komunizmin juve duhet me ju pyt si milen delet dhe lopet dhe si mbijetohet neper shpella se deri aty ju shkon truni juj se te tjerat jane ekuacione te veshtira po gjyno qe veni ka ra ne dore tuaj o kasaper pa zemer .po duhet me ju pa kur te bi nga kali ky skizefreni ku do e mçifni koken e shtremet qe keni

    Reply to this comment
  19. tani February 18, 22:47

    po pse i bon presion gazetarit ti o erkeq thjesht nje konstatim ka bo dhe e dyta sjan njerez te thjesht po legena sahanlepires dhe hajdut ,nuk je trim se ven emrin aty ku shkrun ..

    Reply to this comment
  20. Fajin e ka Saliu February 18, 23:33

    i gjithe mllefi kunder tropojes eshte anti shqiptarizem i paster. E gjithe Shqiperia jone i ka nje borxh historik tropojaneve qe disa here kane bllokuar avancimin sllav me beteja dhe kryengritje. Vetem nje grek dhe anti shqiptare e shan popullin e vet. E gjithe kjo klase politike do harrohet pas 20 vitesh me pd e me ps e me rradhe…Por kombi eshte nje dhe i pa ndare. Lexoj me lart shprehi te turpshme si shpellare dhe te pa shkolle…A e dini se gjate rregjimit te kaluar rrethi i tropojes kishte numrin me te larte te Prof.Dr per numer popiullsie ne shkalle rrepublike? E pra ndasite gege toske jane dhe do te mbeten deshirat e atyre qe enderrojne daljen e serbise ne dete dhe vorio epirit deri ne shkumbin. Mos e beni “hasha” gjakun e te pareve tane se c’do thirrje anti vlore, tropoje, berat,mat e me rradhe eshte ne demin tone. Mos u beni pale me asken ne te tilla qendrime ku fyejme vet veten. Turpin le ta mbajne ata qe kushedi se ke perfaqsojne. Sa i perket ketyre te 5-teve qe permenden, vazhdoj te besoj se ne dogana ka rreth 1000 piunonjes nga e gjithe shqiperia dhe deshiroj te besoj se ka dhe njerez te ndershem qe u mjafton rroga dhe jetojne me halle si te gjithe ne shqiptaret. Uroj dhe nje here qe te mirkuptoni komentin tim. Flm

    Reply to this comment
  21. mireli February 18, 23:40

    Kam punuar mesues ne zone e HASIT.Si vlonjat sa perfundova universitetin e pata veshtire ambjentimin ne kete zone te larget te skajit verilindor. Pak nga pak u mesova dhe vitet rrodhen natyrshem deri sambusha 17-vjet ne kete zone te veshtire.
    GJithe jeten do kem respekt per keta njerez qe me stErhuan dhe ndane buken e gojes me ne japanxhinjte.
    Tash kane ardhe kohe te tjera dhe gjerat kane ndryshuar.keshtu veprojme ne shqipetaret kur kemi pushtet,me nepotizem,lokalizem,familjaritet. Keshtu dhe me keq ka qene ne kohen e enverit.Vetem nga Vlora ime ka pasur 6-antare te byrose politike.Tithemi problemet ashtu si jane realisht.Eshte e vertete qe ka tropojane te punesuar ne administrate. Une di qe pjesa derrmuese e tyre jane punonjes me integritet dhe profesioniste te mire, si kunder ka kuadro te vecante ,si ky Artan hoxha qe drejton GARDEN i cili eshte i pa afte,me nje nivel kulturor-profesional te dobet.Thuhet qe duke patur miqesi familjare eshte trajtuar sikur te kete meritat e Napolon Bonopartit.Nga 2005 e deri tani ka mare 5-grada.Ne akademi sic me thoshte nje pedagog qe eshtte bashkeqytetari im nga Vlora ishte oficeri me i papregatitur, me ifaafte qe kishte ardhur per te studjuar ne shkolle. KY shembull qe eshte i shkeputur, nuk mund te erresoje kuadrot nga TROPJA TE CILET JANE PERGJITHESISHT DJEM TE MREKULLUESHEM,PATRIOT E ATDHETARE TE VERTETE.

    Reply to this comment
    • miri February 19, 12:52

      po ta marrim historine keta qe flasin kane te drejte, sepse gjate 50 viteve te komunizmit nuk kane pare as kane takuar ne administraten shtetrore pononjes nga tropoja. se keshtu donte partia. edhe gjate qeverisjes socialiste edhe ata pak pononjes qe ishin i hoqen se ishin nga tropoja. te ju them dicka un qe po shkruaj jam nga tropoja ne vendin tim te punes ne postet drejtuese jane te gjithe nga jugu, kryesisht nga vlora, dhe e gjithe shqiperia, por nr me i vogel eshte nga tropoja, edhe eshte krejtesisht normale. vetem dy specialista jemi nga tropoja, dhe thuhet eshte mbush administrata me tropojan, si eshte e mundur kjo, ne nuk jemi pjese e ketij shteti, nuk kemi drejte si te gjithe te tjeret te punesohemi ne administraten shtetrore. apo eshte krijuar qe ne kohen atij qe mos qoft, qe keta njerez te trajtohen si njerez te dores se dyte. te dashur miqt e mi, jeni gabim, te gjithe ju qe shkruani, shkruani nga mllefi politik. edhe gazetari qe e ka shkruar kete shkrim perdoret politikisht, nuk eshte profesjonist por militant partiak. ju pershendes.!

      Reply to this comment
  22. Nga nje punonjese e TIA February 22, 21:57

    Respekt maksimal per njerin prej pese drejtuesve te lartpemendur me origjine nga Tropoja
    per Kryetarin aktual te Doganes Rinas,
    Jam nje punojese e Aeroportit Nene Tereza Rinas, edhe pse struktura ku une aderoj ka qene ne oponence te vazhdueshme me Doganen Rinas, nuk mund te qendroj indiferent ndaj ketij artikulli ku njerezit baltosen me pa te drejte vetem se jane nga Tropoja. Te fajesosh dike per origjinen eshte e turpshme. Nuk dua qe te bej publik emrin e Kryetarit aktual te Doganes Rinas pasi fatmiresisht autori i ketij artikulli nuk e ka permendur, por dua te them se ky person eshte shnderuar ne nje bariere te forte per futjen kontrabande te nje sere artikujve kryesisht te telefonave celulare apo te mos deklarimit te vlerave monetare valutore .

    Reply to this comment
  23. Olti March 26, 13:16

    I keni inat tropojanet se jane ne pushtet.Por keto komente nuk shkojne. Keshtu flitej me pare edhe per skraparllinjte qe i solli Ilir Meta.Ne fakt Tropoja ,Skrapari , Vlora , Dibra ,Mallakastra do te mbeten nga trevat shqiptare me patriotike qe jane dalluar per luften ndaj pushtuesit serb e grek. Hallall e pacin te drejtojne Shqiperine.

    Reply to this comment
  24. Beso May 31, 11:46

    Po boll me moralizma!
    Tropojanet kan kapur cdo qelize te shtetit te uzurpuar nga kryemafiosi Sali!
    Tirana eshte kthyer ne nje hale tropojane. Te vjen per te vjell kur i sheh ne cdo zyre, spital apo edhe policet e trafikut qe trazojne hallve me lugen e madhe qe kan ne dore.
    Turp per Shqiptaret, kush i udheheq!

    Reply to this comment
  25. Sabah Nezaj June 5, 16:32

    e para hallall ju koft tan tropojanve duke ja nis nga z.Sali Berisha ju te tjeret bashk me gazeten dita ropt npidh ja u qifsha se vec llafe kini ata qe na dun na dun kshtu si jen a te tan drejtora e minsitra ….ata qe na kan inati zoti ja u shtoft se skena ca me ba se jena te lindur vetem me qeveris ,……!!!!!
    shnet

    Reply to this comment
  26. JABANXHIU June 18, 09:12

    Epo keta tropojanet duket se po i fitojne te tera konkurset,tamam si kjo matura shteterore qe marrin deftesen e pjekurise edhe ata qe nuk dine te shkruajne as emrin e tyre.

    Reply to this comment
  27. Kopani September 17, 08:06

    Klani Tropoja eshte shume e vertete sa ish kjo kohe e tiranit Sali besoj qe bati e beri te pa mundur edhe komunikimin me institucionet kryesore te shtetit, aq sa u be i detyrueshem botimi i nje fjalori shqip – shqip , por eshte per te falenderuar e shprehur mirhnjohje zotit Rama per vendosjen e redaktoreve letrare te detyruar ne gjithe institucione se per te huajt besoj se duhet te krijonin idene se shqiperia eshte kethyer ne nje shpelle a vend i banuar ne kafshe te deja per kopshe zoologjike . Sa per nepotizmin e Tiranit , Katilit. Barbarit Sahli , jo vetem doganat, po shikoni sa e turpeshe eshtegjendja ne Policine e shtetit ku gjithe Komisaret e policive e shefar jane tere , ca koke palare vetem veriore turp i pa pare , tamam Krimineli Sali kish krijuar nje shtet policor kanunor si bajraktar , ku kriminaliteti, korupsjoni , trafiqet , pak kishin rendesi , rendesi kish te zbuloheshin e nenshkoheshin gjithe kundershtaret , ky ishte dhe treguesi kryesor i rezultatit e suksesit per kariere , per kete shtetsipas Alldupit ,Sharlatanit , Karagjozit , Intrigantit djallezot , i ketij Shtaze .

    Reply to this comment
  28. gezim November 6, 09:57

    e rendesishme eshte, te ndjejne pergjegjesine e pozicionit qe ka c do zyrtar…..nqs, vendoset barazia para ligjit, a.t.h , ska te beje me se nga eshte, korcar,tropojan apo skrapali……mendoj se kjo eshte me e rendesishme….po iku koha e ” te forteve”,s do te kete me dallime te kesaj natyre…

    Reply to this comment
  29. metlaj April 12, 08:28

    ESHTE E VERTE QE GAZETA DITA PARA PRIN ME pasqyrimin e gjendjes reale te shqiperise nga gazetare me nivel te mire informuare por jam i shqetesuar se shume komentues te cilet nuk kane njohurit e bashke jetes dhe japin mendimet e tyre kunder zonave te vecant por duke jetuar me shume verior te cilet jane te partive te kraheve te ndryshem partiak i kan rruajtur mardheniet shoqerore dhe disa diferencime i kan bere ne shoqeri nga ndryshimi i karakterit te shokeve dhe jo nga mendimet politke mendoj qe monitoruesit mund te heqin nga botimi i shume komenteve qe sjellin percaje krahinore si dhe ne shume artikuj me fjalorin me te poshter nepr shkola mun te krijohen dhe rrethe jashte shkolore qe femijet tan te dine lidhjet historike te zonave te cilet individet kan pasur kontradita por zonat kan qene ne mardhenije miqesore si dhe kontributi qe mund te japin familjet me bashkeshorte te zonave te ndryshme si dhe mbajtjes se shoqeris se perjetshme me vazhdimesis disa brezash TE sHkeputemi pak nga melefet partiake dhe te kemiDASHUrN komBetare per teritori dhe japim kontributin tone per mireqenije gjithe teritoriale

    Reply to this comment
  30. ed tironci March 7, 16:56

    futeni mrena ket cecen…futeni mrena se eshte krimineli me i madh i historise se kombit..enver hoxha te vriste per ideollogji..ky te vret per 5 lek!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*