180 milionë euro borxh, falimenton skuadra e njohur e Formula 1

July 29, 2018 19:37

180 milionë euro borxh, falimenton skuadra e njohur e Formula 1

Skuadra “Force India”, e cila merr pjesë në garat e Formula 1, ka shpallur falimentin.

Kjo skuadër mendohet të ketë plot 180 milionë euro borxh kompanisë telefonike Orange India Holdings.

Jo vetëm kaq, pronari Vixhai Malia akuzohet për mashtrim me shuma të mëdha parash në Indi.

Momentalisht ai po lufton për të mos u ekstraduar në Indi, pasi do të përfundonte në burg.

Gjykata e Londrës vendosi të aplikojë këtë fundjavë administrimin e kontrolluar dhe “Force India” u vendos në kontrollin e grupit të konsulencës FRP.

Ky grup kërkon tanimë blerës seriozë që do të sigurojnë rimëkëmbjen e saj, për të vazhduar garat në Formula 1.

s.a/dita

 

July 29, 2018 19:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*