Panariti: Nuk ka asnjë rrezik për njerëzit nga sëmundja “Gjuha Blu”

October 1, 2014 21:07

Panariti: Nuk ka asnjë rrezik për njerëzit nga sëmundja “Gjuha Blu”

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, shprehet se nuk ka asnjë rrezik për qytetarët nëse konsumojnë bagëti që mund të jenë prekur nga “Gjuha Blu”.

“ Dua të theksoj prerazi dhe qartazi që sëmundja nuk paraqet asnjë rrezik për njeriun. Ky infeksion nuk e prek njeriun. Duhet të ndajmë dy gjera. Nuk është etike dhe aspak normale që mishi i një kafshe të sëmurë të konsumohet pavarësisht se nuk paraqet rrezik për njeriun, sepse është një mish që ka cilësi të ulët. Nga stresi që pëson kafsha nga infeksioni kuptohet që edhe cilësia e mishit nuk është ajo që duhet, kështu që nuk do të ishte e mençur dhe e udhës që atë mish ta konsumosh”, tha Panariti për News 24.

Ministri shprehet optimist për daljen nga situate duke theksuar se me ftohjen e motit infeksioni do të ndërpritet. Panariti sqaron se dilanci i deritanishëm i konfirmuara me diagnozë laboratorike arrin afërsisht 1000 krerë të ngordhura, ndërsa garanton për kompensimin për çdo kre të ngordhur. /E.K

October 1, 2014 21:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*