Miku ynë në Al-Kaeda!

August 19, 2013 12:20

Miku ynë në Al-Kaeda!

Gazeta ‘DITA’ zbulon dhe publikon për herë të parë një letërkëmbim të ish-Presidentit Sali Berisha me Abdul Latif Saleh në tetor të vitit 1992, një person që erdhi në Shqipëri nën petkun e një ‘bamirësi’ islamik dhe që u dëbua disa vite më vonë si terrorist. Në pamje të parë duket si një letërkëmbim i zakonshëm midis miqsh. Dhe në fakt kemi të bëjmë me një miqësi të hershme midis tyre. Saleh na del se e shtynte si të thuash ‘derën me këmbë’ të Presidentit të Shqipërisë të asaj kohe. Nga letra e Saleh-ut drejtuar Berishës del qartë se ai kishte një besueshmëri te kryetari i shtetit shqiptar, pasi Berisha jo vetëm i përgjigjet pa mbushur 24 orë letrës së tij, duke e ftuar menjëherë në Shqipëri sheikun e rekomanduar (bashkë me dy persona të tjerë shoqërues të tij) por edhe duke i krijuar të gjitha lehtësirat e nevojshme, për t’u takuar me Kryeministrin e vendit dhe shumë ministra.  Abdul Latif Saleh u shpall në vitin 2005 nga qeveria amerikane si një nyje e rëndësishme e infrastrukturës së biznesit të Al-Kaedës, ai njihej si doktor në profesion, por operonte në biznes, mbante tre pasaporta shqiptare dhe dy pasaporta jordaneze. Në vitin 2011, ai u shkëput nga lista e personave të skeduar si anëtarë të Al-KAedës, por disa nga bizneset që ai menaxhoi ose mbështeti, në disa shtete, kanë qenë në pronësi të disa krerëve të Al-Kaedës dhe mbeten sot e kësaj dite asete të sekuestruara. Më poshtë letërkëmbimi mes dy doktorëve në vitin 1992.

Abdula Latif Saleh i shkruan Berishës:
Shkëlqesisë së Tij, Presidentit të Shqipërisë, Zotit Sali Berisha
Lënda: Vizita e Sheikut Andulrahman El-Essa në Shqipëri
Sunday, August 18, 2013.maxZotëri,
Në vazhdim të vizitës suaj të shkëlqyer në Kuvajt dhe për t’i bërë marrëdhëniet më konkrete, unë po ju drejtohem më këtë faks me dëshirën që Zoti Abdulrahman El-Essa të vizitojë Shqipërinë me qëllim që të shohë për mundësinë e investimit në Shqipëri. Zoti El Essa është një investues i njohur në Kuvajt dhe ai është shumë i interesuar të shikojë mundësinë e investimeve në Shqipëri në fusha të ndryshme. (Ai do të jetë i shoqëruar me dy persona të tjerë). Unë mendoj së është shumë mirë që gjatë vizitës së tij në Shqipëri t’ju takoj ju dhe unë do të isha shumë i lumtur nëse qeveria mund t’i dërgojë një ftesë atij për t’i dhënë vizitës së tij pamjen e një vizite të programuar. Ai është gati të vijë javën e ardhshme dhe të qëndrojë disa ditë. Me këtë rast, unë do të doja t’ju falënderoja për mbështetjen tuaj për projektin tim në fushën e mjekësisë, ndërkohë që jemi duke shqyrtuar një projekt shumë të madh në këtë drejtim në Shqipëri.

Sinqerisht i Juaji,
Abdul Latif Saleh

Mbikëqyrësi për Shëndetësinë
Organizata Ndërkombëtare Islamike e Ndihmave
Tiranë – Shqipëri
22 tetor 1992

 

Përgjigja e Berishës për Sheikun El-Essa:

Republika e Shqipërisë
Presidenti
Tiranë, më 23.10.1992
I nderuar Sheik El-Essa
Sunday, August 18, 2013 (2).max
Pata mirësinë të informohem nga Dr. Abdul Latif Saleh, Mbikëqyrësi për Shëndetësinë në Organizatën Ndërkombëtare Islamike të Ndihmave , për dëshirën tuaj për të vizituar vendin tim, me qëllim për të parë mundësinë e investimeve këtu. Që nga ardhja në pushtet, kabineti im dhe unë  kemi marrë përsipër një program për ringjalljen dhe ndryshimet në këtë vend, i cili përballet me detyra monumentale në vitet që vijnë. Do të ishte një nder i madh për mua t’ju prisja ju këtu dhe të diskutonim për nevojat e popullit tonë dhe mundësitë për zhvillim  dhe investime. Gjatë qëndrimit tuaj në Shqipëri ju do të kini shansin të bisedoni në detaje me Kryeministrin dhe shumë ministra për projektet konkrete.
Duke shpresuar të takohem me ju shumë shpejt, mbetem
Sinqerisht i Juaji,
Sali Berisha

 

 

Faqe 2

Intervista/ Flet Fatos Klosi, ish-shefi i Shërbimit Informativ

“Rrëfej mikun terrorist të Berishës”

Ish-Shefi i Shërbimit Informativ, Fatos Klosi është padyshim njeriu më i mirinformuar për organizatat bamirëse islamike që gëluan gjithandej në Shqipëri në fillim të viteve 1990. Ai na tregon se ç’ishin këta ‘bamirës’, kush fshihej  pas tyre dhe pse ata u dëbuan nga Shqipëria. Ndërkohë, Klosi sqaron se kush ishte Abdul Latif Saleh, një nga miqtë më të ngushtë të Berishës dhe lidhjet e tij me grupet xhihadiste islamike…

Intervistoi Xhevdet Shehu

– Zoti Klosi, gazeta “DITA” disponon disa dokumente për lidhjet e Shqipërisë me botën islamike. Cilat ishin sipas jush qëllimet e afrimit me vendet islamike?
– Sipas meje, qëllimi ishte një, i vetëm, shpresa që me këtë afrim, islamikët do ta zgjidhnin qesen dhe ne do të përfitonim nga paratë e tyre. Në njërën anë “udhëheqësit” tanë mburreshim për vokacionin perëndimor dhe evropian të shoqërisë shqiptare dhe nga ana tjetër na anëtarësonin në grupime, që s’kanë asgjë të përbashkët me Europën dhe perëndimin.
–  Një person me emrin Abdul Latif Saleh ka ndërmjetësuar tek Berisha, kur ai ishte President, për vizita sheikësh në vendin tonë dhe anasjelltas. Çfarë ju kujton ky emër?
– Abduli për ne zyrtarisht ishte një biznesmen jordanez, me një rol të dyfishtë. Nga njëra anë ai bënte ndërmjetësin dhe ndërlidhësin me organizatat bamirëse islamike, që ndihmonin në Shqipëri në fusha të ndryshme, kryesisht në ngritjen e infrastrukturës fetare islamike. Nga ana tjetër ai punonte dhe për  llogari të tij, duke përfituar nga lehtësira që i përfitonte në sajë të aktivitetit të mësipërm, në blerje tokash, investime ndërtimesh administrative dhe mjekësore, etj.
Ndërkohë nga shërbimet partnerë na erdhën informacione që Abdul ishte i implikuar dhe me grupe terroristësh të Lindjes së Mesme dhe punonte për mbështetjen logjistike të tyre. Në këtë kuadër ai kish ndihmuar, që disa anëtarë të këtyre grupeve, të sistemoheshin në Shqipëri, për t’iu shmangur kërkimeve ndërkombëtare. Pas konfirmimit të disa prej këtyre të dhënave, ai u shpall person i padëshirueshëm në Shqipëri dhe u dëbua prej saj.

– Kur ju ishit shef i Shërbimit Informativ, disa islamikë të ardhur në Shqipëri si bamirës, përfshi dhe Salehun, u dëbuan nën dyshimin si terroristë. Ju kujtohet ndonjë emër tjetër i dyshuar si terroristë dhe si u bë dëbimi?
–  Shqipëria në atë kohë, e uritur për çdo lloj ndihme, i priti si bamirës të gjithë islamikët që ndërtuan objekte kulti, hapën shkolla fetare, ndihmuan familje të varfra, etj. Midis tyre kishte dhe persona, që kërkoheshin si anëtarë të grupeve terroriste, dhe që kishin ardhur në Shqipëri për t’u fshehur. Pas një pune të përbashkët operative me shërbime partnerë, u identifikuan një numër prej tyre. Disa prej tyre, aktiviteti terrorist i të cilëve ishte i dokumentuar dhe i dënuar në mungesë, u dërguan në vendet që i kërkonin, kurse të tjerë si Abduli u dëbuan nga vendi.

– Kujt grupimi islamik i përkisnin këta ‘bamirës’?
– Bamirësit ishin nga gjithë bota arabe, kryesisht kuvaitjanë, kurse terroristët që fshiheshin nën petkun e organizatave bamirëse ishin kryesisht luftëtarë të Xhihadit Islamik egjyptian.

– A kishin lidhje xhihadistët islamikë me Al Kaedën?
– Sot, sidomos pas 11 Shatorit , Al Kaeda është organizata terroriste më në zë. Por ajo sigurisht nuk u bë e tillë papritur dhe në një terren të “virgjër”. Terrenin për të e përgatitën organizatat paraardhëse, midis të cilave dhe ato xhihadiste.

– Sa mendoni se e ka dëmtuar imazhin e vendit tonë në Perëndim anëtarësimi në Konferencën Islamike dhe ky bashkëpunim i ngushtë me islamikët?
– Nuk besoj se e ka dëmtuar shumë.  Bota të çmon nga veprat e jo nga llafet. Të gjithë e dinin, se ne u afruam me islamikët, me shpresën se do të përfitonim ekonomikisht prej tyre. Ne nuk kemi qenë kurrë aktivë në këtë organizatë. Megjithatë, sipas meje, më mirë të mos e kishim bërë atë hap, nuk më pëlqen pozita e “lypësit”, në asnjë rrethanë. Pastaj, dhe “bamirësit” nuk janë pothuaj asnjëherë vetëm për bamirës.

 

***

Biseda mes Berishës dhe Mero Bazes për Abdul Latif Saleh

Dëshmia në librin e Mero Bazes për marrëdhëniet e ngushta të Berishës, Gazidedes dhe Tritan Shehun me veprimtarin e Al-Kaedës në vitet 90-të dhe një episod me disa gazetarë amerikanë në Tiranë

Nga Mero Baze
Një figurë misterioze për të cilën ai pati probleme ishte Abdyl Latif Salehu. M’u kujtuan bisedat e gjata të Berishës për të, si dhe fakti që asnjëherë nuk përtonte për të dhënë sqarime rreth tij.
– Çfarë problemesh ke me këta islamikët, që të sulmojnë amerikanët? – i thashë papritur, më vonë, kur Berisha ishte vënë në qendër,të sulmeve si njeri që kishte ndihmuar veprimtarët më të rrezikshëm të Al Kaedës për të krijuar bazat e tyre në Shqipëri.
-Janë shpifje, – më tha. – Më akuzojnë për “Doktorin”.
-Ç’është ky?
– Dr. Abdul Latif Salehi, që është një njeri i tyre, – këtu kishte parasysh amerikanët, – por që duan të ma rrasin mua tani. Nuk e njeh ti, s’di si të ta shpjegoj. Janë ca punë shërbimesh, që nuk i thua dot as në opinionin publik. Shiko, po ta them ty këtu, por mos e shkruaj, se është me zarar. Ai ishte spiun i tyre. Shërbimi ynë u premtoi se do ta përdorte për të identifikuar të gjithë tipat e rrezikshëm që vinin nga Lindja e Mesme këtu dhe që mund të iknin në Evropë. Pra, ai bashkëpunoi me ne. I dhashë edhe shtetësinë shqiptare. Janë të pandershëm, se ua kam çuar emrin përmes shërbimit në ambasadë dhe kanë dhënë miratimin.
-Ka shkresë për këtë? – e pyeta. Nuk e di se si m’u ngjall instinkti i gazetarit për ta parë deri në fund këtë histori.
-Po ku di unë a ka shkresa…. Unë nuk merrem me shërbimet, jam president i vendit. Shërbimi im më tha që e verifikoi dhe ishte në rregull, ndaj dhe mund t’i jepej shtetësia.
M’u duk bindës në shpjegimin për pafajësi në këtë pikë.
Në vjeshtën e vitit 2001, në Tiranë erdhën dy gazetarë amerikanë, që ndiqnin gjyqin e të akuzuarve për veprimtari terroriste bazuar në marrëdhëniet me Al Qaedën. Ata kërkuan takim me Sali Berishën dhe celulën e SHIK-ut që merrej me terrorizmin. Berisha i takoi me tre ish-oficerë, në atë kohë të papunë, që u shpjeguan atyre të njëjtën histori: që dr. Salehu ishte agjent i dyfishtë. Por Berisha nuk pranoi të citohej për këtë.
-E di ambasada, – u tha atyre, – pyesni në ambasadë. Gazetarët ikën, por ishin skeptikë për atë që u tha Berisha. Nga mënyra se si fliste Berisha, m’u krijua ideja se dr. Salehu mund ta kishte marrë shtetësinë diku nga viti 1994 ose 1995. Pasi i hodha një sy të shpejtë listës së shtetësive, pashë që ai e kishte marrë atë në vitin 1992, pra sapo Berisha kishte ardhur në pushtet. Ishte pak e dyshimtë që ai të kishte pasur aq kohë sa të ishte që atëherë agjent i dyfishtë dhe të verifikohej edhe nga amerikanët. Për më tepër, ai kishte marrë dy herë pasaportë shqiptare, në vitin 1993 dhe pastaj në vitin 1995.
Më pas, kur vendosa të gërmoj për të, mësova se ai kishte ardhur në Shqipëri qysh në vitin 1991, si këshilltar për probleme mjekësore. Kishte punuar disa vite në Spitalin Ushtarak dhe shumë mjekë të atij spitali e njohin shumë mirë. Fjalimet e tij për xhihadin e nevojshëm edhe në Shqipëri, mjekët tanë, shumica ateistë, i kanë pas marrë me të qeshur. Por Salehu ishte serioz në projektet e tij. Në mes të fushatës elektorale të vitit 1996, Sali Berisha e kishte atë në krah, kur filluan punimet për një spital në Sauk, që do të ndërtohej nga fonde të rrjetit të tyre bamirës, por që nuk u ndërtua kurrë.
Berishës iu kthye në kompleks ky njeri dhe mbaj mend se shpenzonte shumë kohë që ta hiqte nga vetja përgjegjësinë pse ai kishte marrë shtetësinë dhe pse amerikanët dyshonin se ishte lidhja e Berishës me klanet e errëta të botës arabe. “Doktori”, siç njihej gjerësisht prej Berishës dhe Gazidedes, dukej se ishte bërë njeriu kyç në investimet e nëntokës së botës arabe në Tiranë. Ai ishte pjesë e investimit në dy kullat binjake në qendër të Tiranës, zanafilla e ndërtimit të të cilave nis me pushtetin e Berishës dhe kompensimin e disa figurave të larta të pushtetit në atë kohë, përfshi edhe Tritan Shehun. Gazetarët amerikanë që erdhën në Tiranë, i dhanë gazetës Albania edhe disa përkthime të gjyqit që u zhvillua ndaj njerëzve të arrestuar në Tiranë. Aty shihet se “doktor” Salehi kishte mundësuar futjen në Shqipëri të Ahmed Ibrahim Al Nagarit, i cili u dënua me vdekje dhe u ekzekutua si pjesëmarrës në atentatin e dështuar ndaj ish-kryeministrit të Egjiptit në vitin 1995. Në dëshminë e vet në gjyq, Ahmed Ibrahim Al Nagari thotë se, pas atentatit ndaj kryeministrit të Egjiptit, ai u fsheh disa kohë në Siri dhe pastaj u dërgua në Shqipëri. Në mënyrë banale, korrupsioni i doganierëve shqiptarë ka dështuar për futjen e tij në Rinas. Doganieri ynë i ka kërkuar një bakshish dhe Ahmed Ibrahim Al Nagari nuk ia ka dhënë. Kaq i ka mjaftuar që të kthehet mbrapsht në Stamboll. Pas një peripecie disa javore, ai kaloi në Damask, ku siguroi një biletë tjetër dhe u përcoll në doganën shqiptare nga Abdyl Latifi.
Marrë nga libri “Viti 97”

August 19, 2013 12:20
Komento

21 Komente

  1. beni August 19, 07:03

    Ky ishte titulli qe ky politikan meriton!
    Bile i shkokerka me shum se BIN LADEN Callma e mjekra!
    Europa duhet ta shohe ket Muhexhajdin,bile edhe djalin e tij Lulin qe kerkojn te ndertojn Al Kaiden ne mes te Tiranes!

    Reply to this comment
    • Andon August 19, 18:47

      Si duket kjo kopertine kerkon te mbuloje me shoshe,
      TERRORIZMIN ORTODOKS GREK
      NE PALLATIN E KULTURES NE PERMET!

      Reply to this comment
  2. N.VJOSA August 19, 07:26

    E nderuar Dita,
    Keto kopertinat e gazetes suaj flasin aq bukur!
    Kush i pregatit ato, eshte nje artist i vertete!…

    Reply to this comment
  3. arber August 19, 07:50

    Te gjitha keto qe bene e qe thote tani ky zotri Berisha jane “PORDHE KALI”.Edit i duhet vetem nje gje te cilen e dine te gjithe i duhen PARA. per arsye se keta zotrinj i kane shkaktuar nje “krater financiar”: vendit .Gjithashtu si deri me tani te vazhdoje ta injoroje kete kufome politike te kapercyer ne kohe. ……….kalovshi nje dite te mbare miq

    Reply to this comment
  4. shkelzeni August 19, 08:51

    amano shfar shkruani per kete psikopat dhe kriminel mereni futeni 1000 pash ne dhe se nuk po durojm dot ta shikojm ,sikur nuke njohjm kete te cemendur se si esht le te dal erjon brace se ai i ka faktet dhe kreshnik spaiu se para fushate keta te dy dilnin 2 her para buke dhe 4 her pas buke pse nuk po ndihen me keta te dy po po flen gjum apo donin vota ps nuk i mori votat per syt e bukur te tyre po e mori qe te fusi brenda saliun me ata plehrat e tjer dhe jo vetem ti fusi brenda por dhe tju mari pasurin qe kan vjellur por koha do ta tregoj se kam frik se sala ketyre qeveritarve te rinj mos ju ka na nje dosje te sigurimit te shtetit apo dosje qe kan vjellur dhe ju ben presjon qe mos ta denojn ,se po te jet per ilir meten saliu nuk denohet kurr kete e di cdo njeri se iliri e bajti ne pushtet saliun dhe per fajn e ilir florir krabes u vran dhe 4 vet ne 21 janar se e pam me me figur dhe me ze qe po vidhte ne zyrat e shtetit dhe ai te vej brenda po do qe te ket shtet po do qe te mos ket shtet si nuk ka patur atere dhe partin sosjaliste do ta urejm si urejm partin demokratike

    Reply to this comment
  5. i August 19, 09:35

    mos beni kult.sot do te kursej letren e banjes.

    Reply to this comment
  6. Dhori August 19, 11:31

    Ky monster qe quhet Sali Berisha eshte pergjigjes per gjithcka te zeze te ketij vendi. Jo vetem callmen e Al-Kaedes, por edhe veladonin e Janullatosit t’i vishni jeni ne rregull, sepse ai te gjitheve u sherben mjaft qe ta ndihmojne te sundoje.
    Mallkuar qofte!

    Reply to this comment
  7. vilajet qyrku August 19, 12:47

    pse spekulloni kot mor te mjere? Abdyl latifi u shpall non grata nga amerika ne 2005..ndersa berisha e ka pritur ne 92.kur ishte pa probleme..me keto shkrime vetem eksitoni militantet e cmendur te ps qe jane si bageti..mero baze e ka deshmuar qe eshte i pabese..e peshtyn ate qe ka ngrene prej 15 vitesh

    Reply to this comment
  8. Raca shqiptare August 19, 13:02

    O qyryk po ty pse te dogji o militant e kopil i saliut.ku i di keto apo je ndonje zyrtar i berishes nga ata kriminel e ajdut te vendit.me duket se te ka punesuar ytat te besh komente pro berish o qyryk o qyryk.ik o kurv ik.

    Reply to this comment
    • polici August 19, 15:26

      Raca shqiptare….duke te lexuar ty e kuptoi me te vertet racen shqiptare….por lutem qe i tille te jesh vetem ti dhe raca jote familjare se nga ato qe ti shkruan, mua me vjen turp qe te jem i te njejtes race me ty……

      Reply to this comment
  9. Beni August 19, 13:32

    Gazeta Dita, perse beni lajme kur nuk keni te tilla! Ky Abdyl Latif, u shpall nga Amerika person qe ka ndihmuar Al-kaeden, dhe po nga USA, ne vitin 2011, hiqet nga lista e hartuar nga po vete ata. Pra rezultoi nje person i paster dhe jo i implikuar me terrorizmin! Atehere, ku qendron gabimi i Berishes ne lidhje me kete person?! Sa per Mero Bazen….flet vete populli se cili eshte…

    Reply to this comment
  10. nendetesja 105 August 19, 15:29

    Ne vend te intervistonit prof. Klosin komplet injorant per punen e Salehut dhe firmave te tij si Lox-Holl SHPK, Caravan Construction LTD, Snack Albania SHPK etj. etj., ju duhet te intervistoni drejtorin e doganave Flamur Gjymyshken, te cilin edhe sot e “kane frike” qeraxhinjte e Rilindja Ridge-it,per ato qe dinte atehere dhe per aro, qe ka mesuar si drejtor doganash.
    Sa per Salehun ju kujtoj, qe ka fituar gjygje brenda dhe jashte Shqiperise, keshtu qe te merresh me te eshte te nxjerresh dhjame nga pleshti
    Prof. Klosi po te jete intelektual trim dhe patriot shqipotar le te flase per Wahlid Abu Shea i datelindje 23 prill 1966 palestinez me pashaporte libaneze, turke dhe shqiptare. Prof. Klosi le te flase per lidhjet e Whaleed-it dhe vellait te tij me te vogel me egjiptianin Al Zawhari vellain e dr. Al Zawharit numrit 2 te Al Qaedes se Bin Ladenit dhe te anijes M/V Nyala me nje ngarkese speciale per Sudan(2005), ne kohen kur rahmetliu Osama Bin Laeden kishte kampet e tij stervitore ne jug-perendim te Khartumit!

    Reply to this comment
  11. Gjergji August 19, 16:57

    Duke degjuar dhe mesuar se kush ka hyre e ka dale ne shqiperi dhe ne zyrat me te larta te ketij shteti jemi te detyruar te themi : Lum ata qe u larguan nga ky vend dhe mjere ne qe ngelem ketu nen thundren e islamofageve qe i urren gjithe Europa e bota bashke.
    Me keta “miq” te botes arabe asnjehere nuk do te na pranoje ne Bashkimi Europian.
    Fatkeqesi per ne

    Reply to this comment
  12. RichAlban August 19, 17:01

    Doktor Saleh dhe doktor Salih….cfare kombinazioni….Turp i botes se qyteteruar….

    Reply to this comment
  13. Horri i Bulevardit August 19, 18:23

    Ky Salehi eshte ambasadori yne i nderit ne Al Kaeda. Korieri personal i Salehut tone.

    Reply to this comment
  14. Drini August 19, 19:03

    Kam patur shansin te shoqeroj Abdyl Latifin ne blerjen e disa pronave ne Veri te Shqiperise.
    Ne nje rast ne Zyren e tije ne Tirane, at prapa Viles se ish diktatorit, ne katin e dyte, ndersa shkova per pune, ne nje moment u largua nga zyra , zbriti ne katin e pare per te folur me dike ne Telefon. Ne tavolinene punes qendronte nje blok i Zi. E shikova dhe nga kuriozitetit, i bindur se ai ishte ne katin e pare e shfletova Bllokun. Qelloi qe u hap ne nje faq ne te cilen thoshte Dhurata per Zyrtaret e larte Shqiptar. Ne liste , diku i dyti ose i treti ishte edhe emri i Sali Berishes- ne krah 2 milion $ US kesh.

    Reply to this comment
  15. Drini August 19, 19:04

    Kjo ka ndodhur ne prill te vitit 1995

    Reply to this comment
  16. Gjin Musa August 19, 19:17

    Nuke mundet te kete drejtesi ne bote qe ta shpetoje kete kriminel nga burgosja.
    Qeveria e kryesuar nga z.Edi Rama duhet ta prangose me nji here kete kolere qe po gerryen Shqiperin.
    Shqiperia dhe Shqiptaret kane Bin Ladenin dhe Sllobadan Miloshevixin te gjadhe ne Shqiperi,izolim te menji hereshem ketije Gadafi qe po ndjedhe vetem zi per popullin.

    Reply to this comment
  17. tradita August 19, 21:21

    si eshte gjendja andej nga Permeti….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*