Fushata e trazirave në Shqipëri dhe Kosovë, disa vizita të panjohura në të dy anët e kufirit

Bedri Islami March 19, 2015 16:03

Fushata e trazirave në Shqipëri dhe Kosovë, disa vizita të panjohura në të dy anët e kufirit

Për këdo që ndjek sadopak zhvillimet e fundit në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, ai nuk do të mund të befasohej më shumë se nga gjithë ajo që të afrojnë ditët e fundit.

Për çudi, sikur të ketë të njëjtin sinjal, ngjarjet e këtushme po ngjajnë edhe më tej me atë që ndodh në Kosovë, për të mos shkuar më tej, me kohën që është gjetur për të bërë përsheshin politik në viset dhe partitë shqiptare në Maqedoni.

Duket si një paradoks politik, por në të vërtetë shumë ngjarje janë më të thjeshta se sa duken dhe njëkohësisht edhe më të dhimbshme.

Në Tiranë, thuajse çdo ditë, nëpër afërsitë e shkollave, por edhe në ndërtesën e RTSH, vendosen imitime të lëndëve plasëse, herë si një pako e zakonshme, e mbështjellë me një gazetë çfarëdo; herë si një çantë e harruar, ku është i dukshëm një telefon celular mbi to, që të jep gjithë idenë e një shpërthimi që mund të plasë pas pak; policia ndalon me lëndë plasëse disa të rinj nga zona e tritolit, Fushë-Krujë, të cilët kanë me vete edhe flamurin e mitingut të ardhshëm të opozitës, ndërkohë që kjo e fundit paralajmëron për bllokimin e institucioneve.

Zërat “militantë” të PD-së, pasi heshtën në një miting të radhës, disa ditë më parë, duket se tashmë janë futur edhe një herë në linjën e “futjes së turmave në Parlament” etj, linjë e cila, si edhe më parë, ka vetëm një tendencë, anarkinë dhe rrëmujën.

Rifillimi i fushatës është tërësisht i komanduar dhe qëllimi është heqja e frikës nga shteti. Fushata e re me “alarme bombash”, synon ta bëjë shtetin të prekshëm, të zakonshëm, të vdekshëm dhe mbi të gjitha, të poshtërueshëm. Aktorët e fushatës mund të jenë të shumtë, por janë të gjithë me angazhim politik. Ata mund të jenë gardistë të liruar, policë të transferuar, trafikantë droge të prekur nga aksionet anti-drogë, pse jo dhe njerëz të frustruar nga përpjekjet për një disiplinë shtetërore në shoqëri, por komanda e fillimit të fushatës është politike.

Këto ditë u botua një lajm i çuditshëm, me burim shërbimet sekrete serbe, të cilat, pa asnjë lloj droje pohojnë se sot “janë më të fortë se kurrë” në Kosovë dhe në viset shqiptare, qysh nga viti 1999, që ishte edhe viti i dëbimit të tyre.

Në momentin e parë, kur ndjek gjithë këtë zallamahi, mendimi i parë të shkon në pyetjen më normale në botë: Kush përfiton prej saj? Dhe, pa dashur të ndjehem si paranojak: Kush qëndron pas saj?

A ka lidhje ajo që po ndodh aktualisht në gjithë viset shqiptare me investimin shumëvjeçar të shërbimit sekret serb, apo është thjeshtë dëshira e disa njerëzve për të ardhur edhe një herë në pushtet, që përmes hijes së pushtetit të mund të fshehin krimet që kanë bërë? Është e vështirë të besosh se mes së parës dhe së dytës nuk ka lidhje, që herë-herë bëhet më e qartë dhe herë duket sikur ka qëndruar në hije.

Jam i bindur se ata që vendosin tritolet-lojë janë, si zakonisht, mashat e një zjarri të madh që kërkojnë të ndezin. Ata janë bërë pjesë të një skenari për destabilizimin e jetës në një vend, që edhe pa këtë, ka problemet e tij të mëdha. Por, përtej tyre, asgjë nuk është e paqëllimshme.

Le të marrim rastin “Doshi”. Nuk dyshoj se njeriu që e ka më seriozisht këtë, është vetë ai. Por, të duket e çuditshme, kur i gjithë shtabi politik më i lartë i opozitës e ka ditur prej më shumë se tre muajve se po përgatitet një gjë e tillë, ka heshtur dhe ka pritur të ndodhë një vrasje, e cila, megjithëse e supozuar, do u kishte vlejtur shumë më tepër se kjo e sotmja.

Shembuj ka mjaft. Azem Hajdari i vlejti Berishës më shumë i vrarë se sa i gjallë. Kur ishte në jetë ai, Hajdari, qëndronte nën petkun e të gjitha të zezave, kur nuk ishte në jetë ai u bë mishërimi i demokracisë. Tom Doshi, sa ishte pa qenë objekt i politikës, ishte njëri të anatemuarit e opozitës, sa u bë objekt i një çështje të nxehtë, u bë sinomim i opozitës i rrëzimit të shefit të parlamentit nga pushteti.

Rasti “Doshi”, në përkitjen e tij të pazakontë në Kosovë, ku edhe atje problemi nuk ishte i panjohur, por njihej që prej dy vitesh, nuk është një rastësi dhe ajo nuk ka lidhje thjesht e vetëm me zgjedhjet vendore. Ato janë pjesa e dukshme e asaj që ndjehet; e padukshmja është më e thellë se e gjithë kjo.

E vërteta është se shteti serb, përmes lidhjeve të reja dhe të vjetra financiare, është bërë pjesë e ekonomisë në Kosovë dhe në Shqipëri; por, po ashtu, është e vërtetë se, qoftë në Kosovë, qoftë në Tiranë, ka një rigjallërim të atyre që kanë qenë të lidhur jo vetëm shpirtërisht me shërbimin e fshehtë serb.

Ndoshta, edhe largimi i papritur i shefit të shërbimit të inteligjencës së Kosovës, ka lidhje me trysninë që struktura të njohura kanë ushtruar mbi punën e tij, megjithëse ajo nuk ka shkëlqyer.

Kohët e fundit, saktësisht në fillimin e muajit janar, figura të strukturave të fshehta të shërbimit sekret serb kanë vizituar Kosovën, e disa prej tyre edhe Tiranën. Ndonjëri prej tyre ka qenë i shoqëruar edhe me njerëz të botës së biznesit dhe janë paraqitur si të tillë. Në Kosovë është shkuar edhe më tej: gjërat kanë qenë më hapur, sepse edhe rrjeti i tyre është më i shtrirë.

Sipas burimeve të njohura të shërbimeve inteligjente, është bërë e njohur se ky shërbim ka njerëzit e tij në të gjitha forcat politike, në qeveri dhe në botën e biznesit në Kosovë. Tani ky është një sekret publik. Problemi i vetëm është në se ky gjallërim jo i beftë dhe jo i rastësishëm, ka ndikimin e shtrirjen e vet edhe në Shqipëri. Gjërat që po ndodhin, të shtyjnë drejt këtij përfundimi.

Në Shqipëri, por edhe në Kosovë, ne kemi një shërbim të specializuar të inteligjencës, e po ashtu një shërbim të tillë kemi edhe në Forcat e Armatosura. Për vetë natyrën e tyre të punës ata deri tani nuk kanë dhënë asnjë sinjal për ndikimin e shërbimit të fshehtë serb në të gjithë atë që po ndodh në të dy vendet.

Është fakt, i cili nuk do asnjë argument për të qenë i pranuar se, mes gjithë asaj që po ndodh dhe deklaratës së shërbimit të fshehtë serb ka një lidhje, e cila, edhe në mos qoftë e drejtpërdrejtë, është e pranishme.

E drejta e cilësdo opozitë në botë është të protestojë sa të mundet e ku të mundet, të dalë në rrugë dhe të tundë flamurët, të thërrasë dhe të lëshojë zërat për një qeverisje të re. Por e drejta e saj mbaron kur në jetën e njerëzve fillon e futet ndjenja e rrezikut, e krijimit të një mjedisi ku gjithçka mund të ndodhë, edhe nga një pako e vendosur si rastësisht buzë rruge.

Deri tani askush nga opozita nuk është distancuar nga kjo maskaradë, e cila do të lërë gjurmët e saj në psiqikën e fëmijëve. Por, mjerisht, e keqja, ende nuk ka shkuar në fundin e saj. Ajo është ende në përmasën e rritjes. Dhe, duam apo nuk duam duke qenë si dy enë komunikative, ajo që ndodh tek ne, është e pranishme edhe në Kosovë, dhe anasjelltas.

 

 

*Vazhdon numrin e ardhshëm: Çfarë po ndodh në Kosovë…?

Bedri Islami March 19, 2015 16:03
Komento

12 Komente

  1. Toni nga Kukesi i Ri March 19, 15:16

    Zoti Islami ju pergezoj per kete artikull qe kini shkruar, por do te doja qe ti beni te njohur opinionin tend dhe te mijera njerzve se shteti Shqiptar sot eshte si ne kohen e Esat Pashes, jo largpames, pa informim dhe pa sherbim inteligjence, merret me tritolin dhe jo me Kupolen e tij.
    Mediat sa konstatojne por duhet edhe te investigojne qe ne te mos mbetemi vasale te Serbise si dikur.

    Reply to this comment
    • alban dega March 19, 20:36

      E nderuar Dita. 1-Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha eshte akuzuar qe ne 97-en nga gazeta prestigjioze e Kosoves ” Koha Ditore”, si agjent i UDB-es serbe qysh ne rinine e hershme.

      2- Te njejten akuze e ka theksuar edhe ish- deputeti i LSI- Spartak Braho ne Komisionin e Ligjeve te Kuvendit te Shqiperise, duke shtuar se Berisha i ka sherbyer jo vetem UDB-es por edhe sherbimit francez te spiunazhit dhe ish- KGB-se sovjetike duke permendur edhe shifra e kode sekrete agjenturash!

      3- Kryesorja e kryesoreve… Kryetari i Sherbimit Informativ Shqiptar, SHISH, Z. Bahri Shaqiri ka deklaruar hapur ne nje seance degjimore te Kuevndit te Repuubliks se Shqipërise se “politikane shqiptare bashkepunojne me agjentura te huaja”. Nje sirene jo dosido! (behet fjale per shefin e organit shteteror ligjor qe ka si detyre thelbesore ligjore mbrojtjen e sigurise kombetare nga agjenturat e huaja. Behet fjale per shefin e sherbimit te zbulimit dhe kunderzbulimit te shtetit shqiptar qe pervec informacioneve te tij bashkepunon edhe me agjencite speciale strategjike te aleateve tane strategjike perendimore si CIA amerikane , M-16 dhe Intelligence Service britanik, BDI gjerman, etj).

      4- Deklaratat bombastike te kreut te SHISH Z. Bahri Shaqiri ne vend te vinin ne alarm e levizje Prokurorine e Pergjithshme te Shqiperise si organin kryesor te mbrojtjes se ligjit ne Shqiperi shkaktuan regaimin brutal te Sali Berishes, te qeverise, te deputeteve te PD-se dhe krejt klanit te tij mafioz per shkarkimin e Bahri Shaqirit.

      5- Pse!? Ai kishte prekur folene e grenzave. Vetem nderhyrja e fuqishme perendimore, kryesisht amerikane, parandaloi lincimin pas shkarkimit të tij, por në nje fushate tipike Gebelsiane si kryeministri edhe kryetarja e Kuvendit te Shqiperise akuzuan SHISH-n dhe Prokuroren e Pergjithshme te Republikes se Shqiperise si bashkautore te “grushtit te shtetit” te organizuar nga opozita dhe deri edhe kreu i shtetit kunder shtetit te vet. Absurditet me i ndyre nuk mund te sajohej as nga vete BIA ( bija e UDB-se) serbe dhe as nga Asfalia greke. Zedhenesit dhe sherbetoret e tyre vecsa i lexuan para publikut shqiptar!

      Reply to this comment
  2. Artur March 19, 16:24

    faleminderit qe na informon z. Islami, do ishte me shume interes te permendje edhe emrat e atyre qe kane ardhur, me ke jane shoqeruar, meqe e dini se qenkan edhe figura te sherbimit serb. Kjo do na lehtesonte shpirtin se te pakten nuk po dyshojme mbi lajme rrugesh, ose aq me keq sajesa te qellimshme. Na bej kete nder, na trego kush ishin ato qe erdhen. Faleminderit zoti Bedri.

    Reply to this comment
  3. Miku March 19, 16:45

    Shume artikull i thelle. Faleminderit per kete perspektive te re. Shpresoj qe edhe strukturat tona te jene aktive ne parandalimin e Sherbimit Sekret Serb ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  4. agronomi March 19, 17:18

    Nji artikull qe duhet ta lexojne mire shqiptaret ne gjithe trojet e tyne ne Ballkan. Ketu te na dihet se kush ashte kryeagjenti i Serbeve; ashte ai qe theu embargon dhe furnizoi me nafte Serbine; ashte ai qe i bani thirje delegacionit shqiptar qe mos te nenshkruente Marreveshjen e Rambujes(ne qofte se nuk do te nenshkruhej marreveshja nga shqiptaret, Nato nuk do te nderhynte per clirimin e Kosoves dhe te gjithe shqiptaret serbia do ti kishe debue nga Kosova). Ashte ai qe ndezi 97 dhe e coi Shqiperine drejt katastrofes; asht ai qe burgosi luftetaret shqiptare me ne krye Adem Jashari te cilet kishin ardhe ne shqiperi per me gjete mbeshtetje; ashte ai qe sa ishte ne pushtet nuk e mbehteti asnji here luften clirimtre te popullit te kosoves; ashte ai agjenti i perhershem i Serbise qe po perpiqet tashti te destabilizoje vendin tone me inttiga qe i krijon vete.

    Reply to this comment
  5. Nona nga Tirona March 19, 17:29

    Si gjithmon shkrime denjitoze,te argumentuara ! nuk ka asnje diskutim qe eshte dora serbe ,po e zgjatur aq shume sa edhe krimbat qe u rrezuan me 23 qershor 2013 u ngjallen e po levrijne si shume. po levrijne ,pasi ai qe levriu kaq kohe u la I lire ne diell te ngrohte e po I ngjallen therizat. Nuk e kuptojme kete deputet te thjeshte ,therret ambassador edhe te vendeve te fuqishme. Ambasadoret qe e njohin me dhembe e dhemballe ne vend qe ta izolojne e zgjasin doren. JO zotrinj amasador , Sali berisha e Lulzim Basha nuk duhen takuar e dhen doren si Brenda e jashte vendit,pasi jane te lyer me gjakun e ketij populli. jane keta qe per 8 vite e cuan vendin ne shkaterrim te plot ekonomik e moral , keta duhen izoluar ,qe t’i pritet dora edhe serbit.

    Reply to this comment
  6. Kris 1 March 19, 17:36

    sherbimi sekret serb punon ndersa sherbimi sekret shqiptar eshte shume i zene me pune.Dalngadal po vjen behari dhe duhen bere tenderat per lengje freskuese.Fondet ja siguron piktori i popullit.
    Sa per opoziten e ke kote qe e akuzon ajo eshte me e mbrojtur nen hijen e te gjatit se sa te jete ne pushtet.Lufta e saj eshte shume zhurme per asgje se ka me shume te mira materiale me Ramen se me Salen

    Reply to this comment
  7. bato March 19, 17:48

    Zoti Islami!
    Pergezime per kete analize, por kam frike se agjentura serbe, ketu ne vendin tone ka baza te gjera. Mjafton fakti qe ish presidenti Sali Berisha futi ne keshillin kombetar te mbrojtjes Damir Fazllic, tregon se sa i implikuar dhe sa i varur eshte nga sigurimi serb ky person. Po Lulka dhe Gita qe punuan disa vite andej…? Dyshoj se eshte detyrim i tyre te destabilizojne vendin si edhe Kosoven edhe Maqedonine, me synimin drejt anatemimit evropian.

    Reply to this comment
  8. arben March 19, 18:20

    Akoma nuk po e kuptoni se sherbimet sekrete serbe po luajne karten e fundit qe u ka mbetur per te destabilizuar edhe njehere Shqiperine e bashke me te edhe Kosoven .Nje nderhyrje e tyre nga jashte eshte absolutisht e pamundur dhe per kete qellim kane aktivizuar perseri klanin agjenturor me ne krye kryeagjentin Sali Berisha i cili perdite e me shume po behet qartesisht i lexushem qe po kerkon destabilizimin perfundimtar te Shqiperise e Kosoves me qellim ndarjen e kesaj te fundit sipas planeve te Serbise.Te gjitha sa po ndodhin me opoziten e sotme jane thjesht shkendija per ti vene flaken Shqiperrise.Po qe se qeveria aktuale nuk i theret ndergjegjes kombetare per te demaskuar kete tradhetar dhe per ti prere te gjitha tentakulat e oktapodit serb ne Shqiperi situata ka per te percipituar tmeresisht shpejt dhe tragjedija e 1997 ka per te qene si loder kalamajsh ne krahasim me ate qe i eshte pregatitur Shqiperise kete radhe.Te bashkohemi te gjithe nen moton se o do ta bejme sot kombin shqiptar te denje per tu radhitur perkrah popujve te qyteteruar te Europes o nuk ka per tu bere kurre dhe do ti nenshtrohemi ligesise e tradhetise berishjane qe na ka shkateruar keto 25 vjet.

    Reply to this comment
  9. "Horri i Bulevardit" March 19, 18:30

    Tirana ka patur shume “pushtime”, qe kane qene jo vetem te domosdosshme, por edhe te mirpritura nga vendasit.
    Tironcit ne fakt, u kthyen minoritet ne qytetin e tyre, mbas ndertimit te shume fabrikave dhe kombinate, uzina dhe shume ndermrrje, qe kerkuan fuqi puntore.
    Me aq sa kam lexuar Tirana e viteve 20, ka patur rreth 30000 banore, dhe ne vitet 60, u rrit gati dy here, ku mbas vitit 80, arriti rreth 250000 banore.
    Jo vetem ardhjet e mbas luftes qe ishin te kontrolluara nga shteti, por dhe para lufte, ata qe erdhen ne Tirane, blinin toke ose shtepi dhe strehoheshin, pa i rene ne qafe vendasve.
    Por mbas 90-ta, ishte nje katastrofe per Tiranen dhe rrethinat perreth.
    U zune tokat e bukes, qe larg qofte te ndodhe nje krize boterore e bukes, shqiptaret do hane njeri tjetrin.
    Natyrisht dyndja barbare e mbas vitit 90-te, solli papunesine masive dhe krimin masiv, gje qe ka sjell, qe kur dikush kerkon te beje terror, e ka shume te lehte, gjen dike dhe me 500 leke te reja, mund te beje terror ne Tirane.
    Qeveria e re, per krimin duhet ti drejtohet ligjeve te Enver Hoxhes, si e vetmja menyre, qe mund te ule krimin ne nivele te paperfillshme.
    Ju kujtoj se Gjermania, per krimin ordiner e terrorist, ka ligjet e Enver Hoxhes, ose me mire te themi, se Enver Hoxha, ka kopjuar ligjin gjerma, per te luftuar krimin.
    Ketu kur shkon ne gjyq, as si plas bytha fare gjyqtarit, se erdhi apo serdhi avokati jot, po erdhi avokati, mund ta ule pak denimin, po serdhi, e hengre, ha denimin sa krahu.
    Kush e lufton krimin me ligje demokracie e ka te humbur luften, krimi ordiner dhe terroristm luftohet me metodat e krimineleve, vetem ate gjuhe njohin kriminelet.
    Shtyhet gjyqi se i denuari eshte pa qejf, haha, shtyhet gjyqi se sju nrejt avokatit dhe serdhi, haha, keshtu ndodh ne drejtesine shqiptare.

    Reply to this comment
  10. naimi March 19, 18:43

    Zoti Islami mire e thue pore kuje ja thue ,se ne jemi nje popullfudulleqe s vlejme nje leke te vjeter,e le ma te bajme ndoje gja per atdheune..Nuke eshte cudi qe te gjithe popullishqipetare ne te gjithe hapesiren ballkanike te ndergjegjesohet per fatet e tija,te ngrihet si nje grushte I bashkuare per te mbrojture te drejtat dhe lirine ,se ato qe na drejtone ,na drejtuan tashe 24 vjete jane shume pake dhe ne munde ti shtypime si mutin kure bajne pazare me fatet dhe jeten tone .me femijet tone me bukén tone te perditeshme.-.Duhet te djegime me zjarre e hekur te gjithe pd isteat ,dhe ps istat,ballistat e zogistat qe te gjithe dihen,qe isherbejne te hujvet,spijunte e djallit.me ne krye tradhetarin sali rame serbi ,fatose nane grekofoni ,janullatosin,e dulen visho ajazin krye spijunin e sali serbit,ilire hajdutin edi majmunin qe c do dite ne vende qe punojne per kyte populle na ndane tapija ,si sali srbi tuj prere sherita rrugesh te pa shtrura..O SHQIPTARE KUJTOJENI N O L I N ,e madhe se cfare ka thane,,NGREHUNI DHE BJERUNI SHTYPNI DHE KORRI. ARMIQE DHE TRADHETARE QE SHQIPERIJA TE RILINE ME TE VERTETE DHE SHQIPETARET TE JETOJNE TE LIRE NE VENDINE E TYRE,E JO C DODITE TE MARRINE RRUGAT E KURBETIT SE NUKE KANE BUKE ME HANGE.KETO JANE POLITIKANET TANE QE QELBURE QE I SHERBEJNE serbit dhe grekut dy armiqevet tane shekullore.

    Reply to this comment
  11. Hëm... March 19, 19:24

    SHISH eshte akoma ne doren e Berishes, dmth serbit nese eshte ai qe eshte. Po te ishte SHISH profesional do kishte zbuluar me kohe ‘tritolsat’ e sales… Edi Rama i bie violines, do te beje reforma kur nderkohe qilimin poshte kembeve ia terheq Berisha. Kryereforma eshte largimi i spiuneve te serbit dhe grekut. Sic e bene per veteranet dikur qe duhej te sillte dosje kushdo per kontribut real ne lufte, te behet edhe per te persekutuarit sepse jo te gjithe ishin disidente antikomuniste. Shumica u futen ne burg per krime ordinere pa u bene disident me pas nderkohe qe jane shume te pakte ata qe ishin disidente pa u futen ne burg. Mbi te gjithe te evidentohen ata qe u futen brenda se i sherbyen greko-serbit…. sepse ata dhe pinjollet e tyre do jene gjithnje shkopinj ne rrota. Patriotizmi nuk ka brire dhe Edi Rama duhet te jete decisiv per interesin kombetar. Sikurse veproi me denoncimin e tradhetise se detit, tashme ta coje deri ne fund ate kauze dhe te coje para drejtesise tradhetaret qe guxuan te bejne ate marreveshje. Po keshtu ti tregoje vendin Janullatosit me shoke, te kerkoje xhevap nga serbia sepse nese ndodhen krime nga te dyja palet, ato serbe jane monumentale dhe ishin ata qe e filluan. Ndaj asnje normalizim me ta sa kohe nuk fillohet me nje ndjese zyrtare prej tyre. Pastaj te shohim…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*