19 me 1

May 18, 2017 11:04

19 me 1

 

Nga Bedri Islami

Askush nuk e di se çfarë do të sjellë dita e nesërme: marrëveshje politike, sherre të reja, pranim apo lëshim të kushteve, ecejake të ambasadorit amerikan, si shpresa e çastit të fundit se mund të arrihet diçka, apo, në fund të fundit, Kolegji Zgjedhor do të hedhë në erë gjithçka dhe do të vendosë që zgjedhjet të jenë në një kohë tjetër. Kjo e fundit, historia me zhurmues e Kolegjit Zgjedhor mund të ndodhë në çdo çast dhe askush nuk duhet të ndjenjë çudi, pasi, edhe më herët, struktura të tilla kanë treguar se era e politikës është më e fuqishme se sa era e ligjit.

Megjithatë disa gjëra të duken të çuditshme dhe shpesh herë e kalojnë mendjen e zakonshme të një njeriu që, edhe pse do të kishte dashur të ndodhnin krejt ndryshe, përsëri është i detyruar të pranojë se një e vërtetë tjetër është jashtë tij, por që vendos edhe për të.

  1. Koncepti për shtetin ose një letër e padërguar te Petrit Vasili

Zotëri i nderuar,

Nuk kam pasur rastin t’ju njoh dhe as nuk kam mundur t’ju dërgoj urimin tim në detyrën e kryetarit të LSI-së, partisë së tretë në vendin tonë, e cila, edhe si e tillë është e treta e domosdoshme në qeverisjen e vendit. Në fakt LSI është një forcë politike e ngritur mbi pragmatizmin dhe qetësinë politike të një njeriu, i cili, edhe kur të gjithë menduan se do të fundoset, dhe këtë e menduan jo vetëm njëherë, u bë i domosdoshmi i njeriut të cilin e kishte burgosur kur ishte kryeministër, Sali Berishës; u bë njeriu i domosdoshëm i liderit socialist që e kishte akuzuar për tradhti zemrash socialiste dhe tani, është presidenti i vendit. Barë të rëndë keni marrë mbi vete, edhe më e rëndë se ajo e ministrit të Shëndetësisë që ishit dikur, apo e ministrit të Drejtësisë, ku jeni tani. Se çfarë lidhjet kanë këto dy dikastere me njëri tjetrin, kjo është temë tjetër.

Në LSI kam plot miq që i respektoj dhe ua di vlerat. Kam besuar gjithnjë së në një strukturë politike shteti është mbi të gjitha; kam menduar se sovraniteti dhe jo toleranca është përparësi themelore; kam besuar se edhe në vendin tonë, në partitë me tradita qeverisëse, dhe LSI ka traditë qeverisje edhe me të majtën, edhe me të djathtën, vlera e shtetit, nocioni për të, është mbivlera.

Ju, i nderuar zotëri, deklaruat sot se, për hir të marrëveshjeve politike, natyrisht për zgjedhjet, jeni gati të ktheni edhe postin e presidentit.

Presidenti, ju e dini më mirë se sa unë, personifikon unitetin e shtetit, burrështetin numër NJË, ai është figura rreth së cilit mblidhen vlerat e një kombi, megjithëse shpesh herë vetë presidentët kanë qenë me shumë pak vlera ose edhe antivlerë.

Si mund të bëhen pazare të tilla me një figurë shtetërore, si të ishte fjala për të dhënë ose për të marrë një biletë lotarie, si për të ndërruar dy palë çorape.

Edhe më herët, ndoshta nga dëshira e mirë për të qenë tolerantë, ju keni ofruar postet ministrore.

Por, duhet thënë, kjo nuk është tolerancë. Kjo është humbje e vlerave të shtetit, është të bësh figurën e presidentit, të ministrit, cilido qoftë, një hiç, një mall që blihet e kthehet, përmes së cilit mund t’i bësh qejfin kujtdo që thërret, çadron apo është i hidhëruar.

Shteti nuk është lëmoshë dhe as hedhje dorezash; shteti është vlera kapitale e një kombi që e ka ndërtuar atë shtet dhe ju, duke kërkuar të lëvizni shtetarin e parë, sipas parimit meskin, e morëm, ua kthejmë, hidhni shëllirë në themelet e shtetit.

Presidenti është votuar në parlament, zotëri i nderuar, nuk është votuar në strukturat e LSI-së. Si u ktheka presidenti, si të ishte resto sufllaqesh apo një grusht qindarkash?

LSI është ende pjesë e qeverisë së tashme: ajo ka detyrimin për të qenë ndërtuese e strukturës së shtetit. Nuk është moderne një forcë politike që, duke dashur të zgjidhë ngërçet nga jashtë, pavarësisht se është brenda, ndërkohë hedh në tregun politik, si një plaçkë të zakonshme, gjërat më themeltare të shtetit. Bëhuni seriozë me gjërat serioze.

  1. 19 : 1

Ky është raporti, përmes së cilit opozita synon të ketë marrëveshjen e saj.

19 pika të marrëveshjes së ofruar shkojnë në favor të opozitës dhe vetëm një, e fundit, është detyrim i saj, që, edhe pa këtë pikë të shkruar, duhet të ishte gjëja më e zakonshme në botë: kthimi i saj në parlament dhe votimi i Vettingut.

Përfytyroni tani edhe një herë majin e katër viteve më parë dhe Berisha, ish-shefi i qeverisë, pasi kishte vjedhur me të dyja duart zgjedhjet e vitit 2009, pasi kishte djegur publikisht dhe në shkelje të ligjit, fletët e votimit parlamentar, pasi kishte futur duart ristançe në zgjedhjet vendore në Bashkinë e Tiranës për të vënë një lule të tij si kryetar, pasi kishte fituar miliona e super miliona nga kanabizimi jo vetëm i Lazaratit; pasi kishte vendosur një administratë të çeliktë demokratikase, në fund të fundit, i bindur nga çadra e ngritur prej socialistëve do i jepte opozitës së asaj kohe atë çka i ofrohet opozitës së tashme.

Një zëvendëskryeministër, katër ministra, një ministri të re për të shikuar mundësinë e futjes së teknologjisë në zgjedhjet e ardhshme, disa zëvendësministra në dikasteret kryesore që kanë të bëjnë me zgjedhjet, ndryshime thelbësore në policinë e shtetit, të dërguar në disa ministra të tjera për të parë ecurinë e gjërave, kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Avokatin e Popullit; nga ana tjetër e kanë pronë të tyren Shërbimin Informativ Kombëtar, Gjykatën, Prokurorinë, institucionin e Presidentit; disa nga ministrat e qeverisë së sotme janë më afër PD-së, ndoshta nostalgjitë e vjetra, se sa socialistëve… ndryshime drastike, sipas dëshirës së opozitës në kodin zgjedhor, monitorim jashtëtokësor, etj., etj. dhe në fund kërkon që zgjedhjet të shtyhen edhe disa muaj që të bëhen gati.

Çudia është se shumë nga “konstitucionalistët” janë të gatshëm të shkërmoqin edhe Kushtetutën, edhe Kodin Zgjedhor, pra themelet e shtetit, për t’i bërë qejfin një opozite, aktiviteti i së cilës përmblidhet në tre muaj çadër.

Është e vërtetë se shteti është thërrmuar nga marrëveshjet politike të çastit të fundit: përmes tyre është bërë e ribërë Kushtetuta, janë bërë e ribërë Kode Zgjedhor, Kode Civil e Kode Penal, janë bërë ndryshime ku i ka dashur qejfi politikës, përmes dy partive të mëdha. Ndonjëri nga opozitarët pjesëbërës i ligjeve shkon edhe më tej me cinizmin e tij duke shkruar se, kur e ndërtuam, e dinim se mund të prishet.

Dhe kushdo mund të pyesë, deri kur kështu?

Mbivendosja e gjërave në kurrizin e shtetit e thërrmon shtetin, shkërmoq besimin e njerëzve tek shteti, tek e drejta për të parë ligjin si një domosdoshmëri, mur që nuk luan dhe jo si një guralec që mund të merret nëpër këmbë, sa herë ia do qejfi së majtës apo së djathtës.

Pse, tani e mori vesh opozita se zgjedhjet janë në qershor? Ata e dinin këtë që kur përfundoi qershori i vitit 2013 dhe e ngjallën këtë vit me thirrjet se do të rikthehen shpejt në pushtet, me buçitjet për dhunë e tash për revolucione.

Ja fituan, megjithëse nuk kanë shanset, dhe këtë e dinë mirë! Çfarë do të bëhet në qershorin e vitit 2021? Do të kemi përsëri një çadër në bulevard, mos hyrje në zgjedhje, thirrje për revolucion?

 

  1. Guri në ujë dhe të mençurit që nuk e nxjerrin dot

PD-ja, kur e ngriti çadrën, disa javë më parë, nuk bëri asgjë tjetër, veçse hodhi një gurë në ujin e politikës. Në fakt, gurin e gjeti Berisha, por ia dha Bashës dhe, ky i fundit, pa i thënë askujt nga të tijtë, e hodhi dhe priti se çfarë do të bëhet më radhët mbi siprinën e tij.

Ka tre muaj që, brenda e jashtë Shqipërisë, burra të mençur e të urtë, prijëtarë politikë e të dorës së fundit, japin e marrin për të nxjerrë këtë gur nga ujët e thellë. Kanë prishur nervat, kanë ardhur në Shqipëri e kanë ikur nga Shqipëria duke mërmëritur, pa e shprehur zemërimin e tyre… Pastaj kanë shfryrë dhe kanë shkruar letra, kanë dërguar emisarë të rinj dhe më pas përsëri janë trullosur: çfarë u kanë në mëngjes ua anë kthyer në mbrëmje.

Çfarë duhet bërë që të zgjidhet ngërçi?

Është e lehtë.

Lëreni gurin në ujët e turbullt dhe vazhdoni. Në fundin e gjithë ujërave ka gurë të tillë dhe askush nuk është munduar t’i nxjerrë.

Një gur nuk mund të prishë një shtet.

May 18, 2017 11:04
Komento

16 Komente

  1. Kris May 18, 11:41

    Falenderime “Dita” dhe stafi i saj! Shume te sakte dhe te kthjellet! Desha te shtoj ketu qendrimin e Gjates, ish kryeta i KQZ. Tip servili dhe i kulisave! Ka shume Shqiperia te tille qe prishin shume pune ne kete kaos politik! Nuk mund te sulmohet njera pale duke mbrojtur palen tjeter! Kjo eshte miopi apo dhe mercenare berishiane!

    Reply to this comment
    • BABAGJYSHI May 18, 12:48

      Monstra “Gjata” ( i riu) , eshte qen bir qeni , sepse i jati ka qene dhe mbetet nje nga njerezit me te felliqur te kohes se regjimit te kaluar dhe akoma me keq , pas viteve `90 .Keta jane jo vetem partiake fanatike , por duket se jane me teper shoke ideali me prof.Bujarin , rezidentin e sherbimit sekret serb , per te cilin flet shume qarte dhe sakte i nderuari Izet Haxhia .

      Reply to this comment
  2. Proletar me Kopan May 18, 11:44

    Pse Bedri ?
    Nuk merresh me realitetin ku ndodhemi ?
    Pse Bedri ?

    17 – 5 – 2017
    Perpara parlamentit Grek , ka perleshje .
    Pse Bedri?

    Meqenese ti je i zene , te Shpjegosh
    LOJEN e lulzime Tulipanit dhe te Edvin Sorosit ,
    Zhurma Greke , nuk me lejon te degjoje PORDHET e Edvin -LIKE – BASHES .

    20.000 PERSONA DALIN NE RRUGET e athines .,
    per te protestuar kundra masave SHTRENGUESE
    AUSTERITA qe jane anti Popullore , qe parlamenti po i aprovon me PISTOLETEN E BORXHIT ne koke .
    Jane parashikuar dekrete te tjera , ku do te ulen Pensionet dhe do te ngrihen Taksat .
    Masa keto qe jane kerkuar nga kreditoret Internacional , dhe keshtu te jap akoma 8 Miliard te tjera borxh per te paguar Borxhe .
    Spitalet ne nje regjim Minimal , funklsionon vetem emergjenca , Transporti publik nuk funksionon ,avionet dhe tragetat ndaluar ,
    Kjo eshte Europa ?
    Kjo qe kemi 27 vite qe po e jetojme ?

    Ishim mire kur ishim Keq o Bedri .

    Enveri I Shenjte – sa me shpejt .
    Kishim nje Enver , na jane bere 4 Envera lula edvina e Ilira

    Reply to this comment
    • engie May 18, 13:47

      Ne Shqiperi nuk proteston populli, protestojne partite parlamentare per te ardhur ne pushtet ne menyre jo kushtetuse.

      Reply to this comment
  3. Epo kjo pune! May 18, 13:24

    kjo marreveshja e nates mos na del si marreveshja e Marsit 97 qe na la litarin jashte…. litarin e serbit dhe grekut se te ishte litar shqiptar e ben hallall se te gjithe ne politike do abuzojne, prandaj jane dhe ligjet dhe me vetingun sikur do u futet pak me shume frika… vetingu ruan vreshtin!

    Reply to this comment
  4. 2L May 18, 14:10

    pershendetje zoti Bedri

    ngushellime
    .
    te rroni vete..
    ..
    shpesh te kam kritikuar dhe te kam kerkuar pergjigjigje por ju keni heshtur.
    .
    ideja ime eshte qe:
    1-me marrjen pjese te rajersonit ne votimet e shkurt marsit 1992 ai vend humbi sovranitetetin..
    .
    2-me arrestimin si terrorist te fatos nanos ne 1993 per kavanoza receli te ndihmave nga billat e hillat ne nje FJALIM NE PARLAMENT ai tha:
    NGA KY MOMENT SHQIPERIA NUK DO KOMANDOHET NGA SHQIPTARET..POR NGA MIQTE..
    .
    ***
    FAKTI QE LULI SOT
    ESHTE VRASES I 21 JANARIT
    TRADHETAR I DETIT JON
    SPIUN I UCK
    DHE KETO BILLAT-HILLAT-LUTE DHE ARVIZUTE
    I THONE YLL NE NGJITJE……ESHTE BIZARRE
    KJO NUK NDODH AS NE VENDET E PUSHTUARA DHE AS NE KOLONITE E DIKURESHME
    …================================
    KY KOMENT QE KAM REPLIKUAR ME JU ZOTI BEDRI..DEH JU NUK JA KENI VERSHELLYER ESHTE LEKSION SOT PER JU.
    NGUSHELLEME JO VETEM PER JU PO DHE PER NENEN TUAJ (SHQIPERINE)QE KA VDEKUR QE NE 2 PRILL 1991
    .
    QENKA ME I RENDE POSHTRIMI NGA MIQTE SE SA PUSHTIMI NGA ARMIQTE..
    LEXIM TE KENDSHEM:
    Ka kohe qe gazeta Dita dhe analiste virtuoze si Bedrislami apo viktormalaj e kane rrugen e zotit.
    Tashme nuk behet fjale per krimet e berishes por per tolerancen kriminale te Rames..donald luse..shoqerise civile..mediave dhe intelektualeve.
    Shqiperia sot eshte e pushtuar nga kthetrat e pergjakura te salibishes dhe nga koqet e shkerdhen berishes.
    Aq bole te forta ka breke-salepi Shkerdhen sa arriti te kerrcenoje me vdekje gjeneral Luan Hoxhen ( SI KOSTA TREBICKEN ) dhe cuditerish ambasada amerikane ne vend te shpalle terroriste te rrezikshem familjen e Don Corleones Viqidolit…pais me vize gjeneralin..
    Zoti Bedri me ndegjon ??
    Tre rrjeshtat me siper jane te dokumentuara..pra ambasada amerikane mbron hapur keto kriminele……pse ben si struci zoti Bedri.
    A nuk po kupton qe berishiste ne washington dhe bruksel po e hajne te gjalle edi ramen dhe ka nje” hemoragji” aq te madhe sa sot eshte kthyer ne nje kufome qe pret ti dorzoje pushtetin atij qe ja vrau 4 protestues dhe tani po i pshurr jetimet e 21 janarit.
    Njihu zoti BEDRI ME FANTAZMEN EDI RAMA DHE JU LUTEM…ose shkruani ato qe mendon ne te vertete (dhe nuk ke guxim ti thuash) ose heshtja do jete flori..dhe shiko ate pensionin…

    Goditjen e pare
    Edi Rama( EKR) e mori ne 21 janar 2011 ku i doli situata nga kontrolli dhe lejoi ata qe vrane ne 2 prill 1991 te vrisnin dhe ne 21 janar por me nje skenar “mirror”
    Goditjen e dyte
    EKR beri krim moral qe u fut ne votimet e majit 2011 me ministrin vrases te bulevardit Lu Basha duke u bere gjykatesi i pare qe virgjeroi kriminelin Lul
    Goditjen e trete
    E mori kur i tha Satanai Sali ..kujdes Edwin bllokmeni se do te bej varrimin me madheshtor ne historine boterore….dhe nga krahu tjeter buzeqeshte honorable Arvizu me shakate me kripe te DUCE-BERISHES
    Goditjen e katert
    E mori kur deklaroi honorable A. se berisha eshte burre shteti dhe luli yll ne ngjitje qe nenkupton se NE arvizute caktojme rradhen e k/minstrave me parrullen
    POPULLI VOTON-AMBASDORI EMRON FITUESIN
    Goditjen e peste
    E mori kur shkoi ne promovimin e librit te Blendi fejzi esat pash toptanit dhe u dorzua para dyshes 2F ne menyren me te turpeshem te mundur
    Goditjen e gjashte
    E ka marre se ne vend te hapte defterin e mega krimeve te SRB per te cilen mori vota te mjaftueshme..eshte treguar me kanibali ne shqiperi me enverizmin
    Goditjen e shtate
    E mori kur pranoi nen presinin e nderkombetareve para nje viti qe nuk do perdori forcen e kartonave ne parlament pa miratim te pakices (dorzim pushteti ne tavoline)
    Goditjen e tete
    E mori kur ne prill 2014 ne nje konference per Kosoven ne Kukes e quajti tradhetarin berishe si nje atdhetar te madh per clirimin e Kosoves….
    Goditjen e nente
    E mori kur para nje vizite ne Amerike para dy muajsh..dekoroi Shikun e Visho Ajazit ??
    Goditja e dhjete
    Keto dite u kap ne Itali nje anije me 1.6 ton droge e ardhur dhe e kontrolluar nga shteti shqiptar me Rapisconin e tyre..qe tregon se jo vetem EKR ka vdekur me kohe por dhe qeveria e tij.
    Goditja e njembedhjete
    masakrimi i 3 KRYEBASHKIAKEVE…nga spiunet e sales (SS) qe ka ne dore terkendeshine bermudes president-prokurori-shik dhe ne menyre te fshehte dhe parlamentin e ilir mutes
    Goditja VDEKJE PRURESE e dymbedhjete dhe fundit
    Eleminimi i SAIMIR TAHIRIT ISHTE kalaja e fundit e Rames
    ***********************
    Per sa me siper EKR eshe si puna e atij boksierit ne ring qe ka rene 12 here nockdown ne ring.
    Dhe albitri Lu duhet ta nderprese ndeshjen…..Por jo eshte shpejt akoma.
    Nje Edi Rame i goditur per vdekje ne ring eshte nje rast i persosur qe boksieri tjeter me pashaporta te dyshimta Lu Basha ti japi goditje te lehta nga mbrapa dhe te marre karriken e k/m ne 2017….ashtu si ja dhane kriminelit berishe pas 2 prillit 1991.
    Pra profecia e honorable Arvizu se Lul Basha eshte yll ne ngjitje ne qiellin e sterrosur te politikes po del e sakte.

    -edi rama sot eshte kufome
    .
    -shteti ka vdekur
    .
    -rilindja lindi e vdekur
    .
    -dipllomacia nderkombetare eshte pro SERBerishes

    PRA ESHTE KOHA PER RINGJALLJE..
    .PER PRANGA BERISHES
    DHE DEBIMIN E EDI RAMES
    .
    OSE SHENJTERIMIT ENVER HOXHES
    SI NJE NGA BURRAT ME TE SHQUAR TE NJERZIMIT
    QE EDHE PSE I DETYRUAR APLIKOI NJE DOKTRINE TE HUAJ AI ARRITI TE PABESUESHMEN
    QE NGA 900 MIJE ANALFABETE NE 1944 I NXORRI NGA MESJETA E HERESHME NE NJE NIVEL TE PRANUESHEM EKONOMIK DHE ME SOVRANITET & DINJITET KOMBETAR….

    .JO SI SOT QE
    JEMI KTHYER NE WC AMBASDORESH
    DHE KOLUMBI E EUROPES

    Reply to this comment
  5. shushica May 18, 16:27

    Shpresoj qe Dita te publikoje.
    1….Ne Shqiperi ka nje popull te majte qe ka qene ,eshte dhe do te jete shumica …Ka shume aresye,shoqerore ,historike,psikologjike,ekonomike…nuk eshte momenti ti argumentojme …Por ne Shqiperi nuk ka nje lidership te majte modern.Shumica voton t lidreshipin qe hiqet si i majte sepse praktikisht nuk ka te votoje …Nuk mund te qendroje asnjeanese sepse e di qe kjo do te favorizonte anarkofashizmin berishian…Por Rama dhe grupi i tij ,pavaresisht nga deklarimit ,jane thjesht liberale normale ,me program te qendres se djathte ekonomik dhe te qendres se djathte social politik.Programi i Rames eshte pozitiv persa i perkrt perpjekjeve per ndertimin e shtetit normal demokrstik ,por gjithcka perfundon ketu .Prandaj Rama neneshkroi nje marreveshje ku populli imajte qe e votoi nuk perfshihet ne interesat dhe idealet e tij ….
    2 Ne Shqiperi ka edhe nje popull te djathte ,gjithnje pakica….por eshte nje popull ku perfshihen si borgjezia moderne perendimore ,ashtu edhe mbeturinat e patriarkalo fashizmit primitiv ….Ka nje perplasje te forte brenda kesaj familjeje ,por ldreshipi eshte ai anarko patriarkal oligarkik…Pra realisht e djathta moderne nuk perfaqesohet ne forcen reale te saj.Marreveshja me Ramen i intereson
    2..Marreveshja eshte midis Repoblikes se Rames ,nje hibrid gjysem modern dhe gjysem oligarik me Republiken anarko primitive te Berishes…Pra marreveshja do te perpiqet te ruaje statukuone …natyrisht jo tani por pas zgjedhjeve ….Ne se Berisha nuk hynte ne zgjedhje ,kishte nje mundesi te ngritjes te te djathtes moderne ,,,por kete nuk e donte as Rama ,as Berisha ….Pra marreveshja nuk eshte kapitullim i asnjerit por fitore e lidershipeve mbi interesat e popullitmte majte dhe te djathte …..
    4…..Mbas zgjedhjeve ,sepse tani me nuk ka kohe i takon popullit te majte dhe te djathte te ndryshoje komplet lidershipin e deri tanishem …ose nepermjet krijimit te forcave te reja ose me largimin e drejtuesve aktuale….Ka vetem nje mundesi ,,,pa shume nderlikime …nese Rama fiton i vetem ,pa asnje aleance ,ka mundesi te adaptoje nje program te majte ,duke e rikthyer PS …ne misionin e saj kryesor ….Ne te kundert Shqiperia do te vazhdoje te drejtohet nga klane oligarko mafioze ,ku konceptet e majte dhe e djathte jane vetem tym per erresimin e mendjeve te shqiptareve…
    Ndoshta do te lindet nje njer ishte shpresa e Migjenit…

    Reply to this comment
    • Proletar me Kopan May 18, 17:15

      O shushica
      O njeri i mire , Qofsh i lumtur sepse ne France
      fitoje i MAJTI Macron .
      A e di se kush e ka financuar fushaten elektorale ?
      Giorg Sorros 2.365.910,16 Evro .
      David Rothschild 976.126,87 euro
      Goldman -Sachs 2.145 .100 euri .

      Tani ti Shushica si mendon ?
      Keta kapitalistet pse kane shpenzuar Lekat per Partite e majta ?
      Por me e rendesishmja ne kete europin Tone eshte qe ka humbur Populizmi i Kuq e Blu ?
      Budallenje .,
      ne emer te luftes kundra populizmit , Delet si ky shushica do te Pranojne Borxhet e TREGUT EKONOMIK TE FIRMOSUR NGA BE .

      Me thuaj ku eshte e majta o shushica ?
      Si ne Europe ashtu si edhe tek Edvini .

      Reply to this comment
    • PIRATI BEHET PAPE May 18, 18:11

      Replike miqsore me zotin “shushica”
      .
      i nderuar zakonisht komentet tuaja jane dinjitoze dhe te pershendes por sot ja ka futur si te ajo batuta te filmi filmi “Kapedani”:
      une kerkoj te lexosh gazeten te ‘lufta vietnamit” dhe ti kalon te nderzimi artificjal
      .
      pertej popullit te djathte apo te majte (ke harruar ate te mesit) sot ne shqiperi eshte nje tjeter qe eshteshumica absolute qe jane zhgenjyer nga
      -mosdenimi i bandes kriminale te serberishes
      te tradhetise kozmike te edi rames
      -te tolerimit kriminal qe po i ben bashkesia nderkombetare djallit berishe dhe devilit lul
      Kush eshte Devili Lu Basha ?

      I pandehuri Lulzim Basha mund t’i ketë shokët e rrallë edhe në Evropë, si një politikan i cili në një hark kohor relativisht të shkurtër, ka krijuar një profil kaq të lartë kriminal dhe korruptiv.
      Njërin skandal, ku ka luajtur me 220 milionë euro me rrugën Durrës-Kukës, arriti ta mbyllte me procedurë, falë komandimit të drejtësisë nga Sali Berisha dhe falangat e tij. Ndërkaq, për dy histori të tjera kriminale dhe tradhëtare, Lulzim Basha nuk është paraqitur asnjëherë para drejtësisë. Bëhet fjalë për vrasjen e katër protestuesve të pafajshëm në bulevard në 21 Janar 2011, si dhe për shitjen e 300 km katrorë det Greqisë në mënyrë të fshehtë dhe mafioze. Lulzim Basha,mbrojtesi i familjes Berisha dhe pasardhës i Berishës në krye të Partisë Demokratike, është aktor i dhjetërave skandaleve dhe aferave të ndryshme, por emri i tij lidhet kryesisht me tre çështje, të cilat mund ta fundosin atë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë. Lulzim Basha është identifikuar përgjegjës për vjedhjen e 220 milionë eurove me tenderin e rrugës Durrës-Kukës, për vrasjen e 4 qytetarëve dhe plagosjen e dhjetërave të tjerëve si dhe për shitjen e detit, Greqisë.
      dosja kriminale e Lulzim Bashës
      1. Shitja e detit, Greqisë
      Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Lulzim Bashës, i cili asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar. Ky fakt u konfirmua nga të dy ministrat në konferencën e përbashkët për shtyp që zhvilluan në përfundim të këtij takimi. Por në faqen zyrtare në internet të Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, deklaratat e Bashës dhe Bakojanis janë fshirë. Ndërkohë, në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke këto deklarata janë botuar të plota. Më pas, kryeministri grek Kostas Karamanlis erdhi në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për “sheltin detar” që u konsiderua si skandali i radhës.
      2. Pazaret me Bakojanis, Kushtetuesja konfirmoi fajësinë e Bashës
      Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar fajësinë e Bashës sa i takon pazareve me Dora Bakojanis për shitjen e detit. Në datën 15 prill 2010, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, ka hedhur poshtë si të papajtueshme me Kushtetutën marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të prillit 2010, shkeljet janë të shumta. Ato nisin që me mungesën e rolit të Presidentit të Republikës në hartimin e kësaj marrëveshjeje – nuk i ishte kërkuar plotfuqishmëria për negociatorët shqiptarë.
      3. 21 Janari
      21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Sërish, Lulzim Basha u akuzua si përgjegjësi kryesor për vrasjet, në cilësinë e ministrit të Brendshëm. Edhe pse Grada e Republikës varej nga ministri i Brendshëm, Basha dhe komandanti i Gardës, sot i pandehur për vrasje, ai pasuan përgjegjësinë njëri-tjetrit. Edhe sot vijon të shtrohet pyetje se kush dha urdhër për vrasjet? Të gjitha përgjigjet të çojnë drejt Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Por ky i fundit arritë të shpëtojë, të paktën përkohësisht Bashën dhe veten. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Kupola në pushtet u përfshi në një tjetër aktivitet kriminal, pasi zhduku të gjitha provat që kompromenton qeverinë në vrase. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.
      4. Skandali me rrugën Durrës-Kukës
      19. 9 Tetor 2007: Plas skandali më i madh financiar i qeverisë Berisha me rrugën Durrës-Kukës.
      Protagonist është sërish Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura mbi 1 miliardë euro. Lulzim Basha shkoi para gjykatës, por Sali Berisha arriti t’ia mbyllte gjyqin me procedurë dhe ta shpëtonte përkohësisht duke e veshur me imunitet deputeti. Por kjo dosje mund të hapet në çdo kohë. Fakt dhe provat janë aty. Lulzim Basha është përgjegjës për zhdukjen e 220 milionë eurove. Nuk mund të ketë gjykatë në planet që mund t’i hedhë poshtë ato prova.
      5. 7 pasaportat e dyshimta
      Lulzim Basha ka shtetësi të shumëfishtë pasi ka përdorur shtatë pasaporta. Të dhënat e TIMS tregojnë se Basha ka përdorur tri pasaporta të zakonshme dhe katër diplomatike. Shtatë pasaportat janë lëshuar gjatë periudhës kohore 13 dhjetor 1995 dhe 10 maj 2010. Nga analizimi i këtyre të dhënave rezulton se këto pasaporta janë përdorur nga zoti Basha, madje njëra prej tyre edhe për blerjen e shtëpisë në Hollandë. Për periudhën 4 gusht 1997 deri më 4 gusht të vitit 2002, Lulzim Basha ka disponuar dhe ka përdorur njëherësh dy pasaporta. Për periudhën 29 maj 2002 deri më datën 4 gusht 2002, Lulzim Basha ka disponuar tri pasaporta kurse për periudhën 10 tetor 2003 deri më 10 tetor 2008, Basha ka disponuar 4 pasaporta, tri nder të cilat diplomatike. Për periudhën 10 tetor e në vijim, Basha disponoi tri pasaporta diplomatike. “Në pasaportën e z. Basha që është përdorur për blerjen e shtëpisë në vitin 2001 ndodhen dy vula shtyrje të afatit të përdorimit. Basha pretendon se ka bërë dy herë shtyrje afati në vitin 2001 e 2002, por në sistem këto dy shtyrje nuk ekzistojnë. Ai kurrë nuk ka dhënë nj sqarim për këtë çështje.

      6. Reprezaljet në administratë
      Lulzim Basha, disa ditë pasi u kurorëzua me vota të vjedhur si kryebashkiak i Tiranës, bëri kërdinë në administratë. Basha shkatërroi me shpejtësi një administratë profesionale dhe me përvojë 10-vjeçare në Bashkinë e Tiranës. Basha angazhoi edhe Florenc Hoxhën, i cili rrahu gratë që nuk pranuan të largoheshin. Ndërkaq, pas mbajtjes peng me forcë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, shkarkoi komplet stafin e Këshillit Bashkiak deri te pastrues dhe nisi emërimet e reja

      %%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%

      LUL BASH SERBI ESHTE
      LAPIDAR DIAMANTI QE
      USA-BE-NATO
      I KANE NGRITUR
      ENVER HOXHES
      BASHKE ME TE
      PERMJERRURIT POLITIKE
      DHE INTELEKTUALET
      RAKITIKE ME TOLERIMIN NDAJ
      BISHES NAZIBERISHISTE & LULBASHISTE
      ……..

      ME KETE PROFIL KRIMINAL
      QE KA YLLI NE NGJITJE I FAQEZIUT ARVIZU,
      NE CDO VEND TE BOTES
      DO ISHTE DENUAR ME BURGIM TE PERJETSHEM OSE DO ISHTE LINCUAR
      APO EGZEKUTUAR NGA VIKTIMAT E TIJ

      Reply to this comment
  6. Lola May 18, 16:41

    Falemindert per analizen e qarte e te hapur.
    Keni te drejte, “guri duhet te ishte lene ne uje “.
    Problemi eshte se ne kete lloj demokracie, te medhenjte nuk te lene ta lesh.
    Te mesojne te besh ” BENI SI THEM UNE, mos beni si bej une” .
    Pune prifti!?!?

    Reply to this comment
  7. korçari May 18, 17:04

    Z.Bedri duhet te jeni naiv i madh qe te besoni se çfare deklaron Petrit Vasili nuk miratohet me pare nga Like Floriri ,dhe se dyti nuk mund te ndertohet nje shtet ligjor kur ne krye eshte nje hajdut ordiner (Presidenti i sapozgjedhur)i filmuar me bllok ne dore ,nuk mund te kerkoni gjurmet kur keni ujkun para syve .Vetem ZOTI mund t’a shpetoje Shqiperine tone te dashur nga maskarenjte te kudondodhur dhe ne te gjithe kohrat dhe ne ato te KOLERES

    Reply to this comment
  8. kris 1 May 18, 18:21

    Brenda nje muaji krimi i organizuar me levizjet e matura te kuajve socialist te Trojes ,Rama dhe Meta fioi tre beteja te medha:Nenin 449,amendamentin per pasurite e korrupsionit,president Floririn .
    Marrveshja e fundit i vuri kapak te gjithave.Rrofte vetingu me Berishen ne krye!

    Reply to this comment
  9. shushica May 18, 19:29

    Per proletarin dhe piratin ….ne se me keni kuptuar mire …une jam dakord me ju por nuk kam hyre ne detaje ,…Macron …i dashur nuk eshte i majte .edhe socialistet nuk jane me te majte ,kisbhte nje te majte te vertete ,por nuk mundi te arrije ne balotazh sepse votat e te majtes jane percare…Sa per ato qe thote Pirati jam dakord…u mundova te bej nje sinteze sipas mendimit tim ….themelore eshte te ruhet kompaktesia e popullit te majte ,,,,te mos percahet si ne Itali …sot eshte Rama ,por mendoj se pas ketij kompromisi do te dalin te rinj ,te ditur dhe te guximshem qe do te marrin ne dore drejtimin e popullit te majte ….Besoj se e di qe Sanders ne SHBA …me nje dollar donacion per cdo te ri per pak mundi Klinton….apo Grillo vetem nepermjet rrjetit social eshte parti e pare ne Itali..Te jemi pak optimiste ,,,historia njerezore e vertete sa ka filluar…qyteterimi dhe barazia do te fitoje mbi barbarine dhe egoizmin ..

    Reply to this comment
  10. Skelar Porti May 19, 12:34

    Na rrengjethe Bedri me keto shkrime .
    Nuk eshte e lehte ne keto kohe te veshtira te artikulosh nje artikull te drejte ,.
    Pena jote e lodhur tashme duhet ndruar .
    Problemi eshte , KU DUHET TA BLESH penen e re ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*