1913, “Skutari”, prezenca e parë ushtarake gjermane në Shqipëri

February 26, 2018 17:38

1913, “Skutari”, prezenca e parë ushtarake gjermane në Shqipëri

 

Bëhet fjalë për “nemcet origjinalë”, pra gjermanët dhe jo austro-hungarezët. Ardhur në Shkodër në korrik 1913 si pjesë e Trupës Ndërkombëtare të Paqes, kjo njësi iu bashkua e para trupave austro-hungareze në Vishegrad, në ditët e fundit të gushtit 1914, duke sulmuar sëbashku trupat serbe.

Nga Armand Plaka

Ndërsa në një terminologji përgjithësuese shqiptarët i njihnin thjesht si “Nemce”, duket se prezenca e tyre në Shqipëri ka qenë shumë e limituar në kohë, sasi e hapësirë. Bëhet fjalë për “nemcet origjinalë”, pra gjermanët dhe jo austro-hungarezët.

Ato mbartin në vetvete dy-tre rekorde historike, si për shqiptarët, ashtu dhe për vetë historiografinë ushtarake gjermane e atë të fuqive të Aksit.  Kësisoj, nga njësitë e para që patën rastin të përjetonin në praktikë marrëveshjen e koalicionit mes ish-Perandorisë Austro-Hungareze dhe asaj Gjermane, ishte dhe Detashmenti “Skutari”, i Këmbësorisë së Marinës Perandorake Gjermane.

Pas Deklaratës së Luftës që Serbia i shpalli Gjermanisë më 6 gusht 1914, kjo kompani, e cila kishte ardhur në Shkodër në korrik 1913 si pjesë e Trupës Ndërkombëtare të Paqes, iu bashkua e para trupave austro-hungareze në Vishegrad, në ditët e fundit të gushtit 1914, duke sulmuar sëbashku trupat serbe.

Detashmenti “Skutari” u ndodh përkrah sivëllezerve “nemce” (dmth austro-hungarezë) në atë që njihej si sektori i Drinit mes datave 16-19 gusht 1914, ku pësuan edhe disa humbje të vogla. Duke udhëtuar përmes Sarajevos dhe Vjenës, ata mbërritën më në fund në Gjermani më 5 shtator.

Në Vjenë, në ditët e para të shtatorit 1914 ( më 2 shtator), kompania gjermane u prit me ovacione e nderime të mëdha në euforinë e fillimit të Luftës së Madhe, duke u përshëndetur nga populli, ministra e shtetarë të lartë austro-hungarezë, si dhe ambasadori gjerman në Vjenë dhe kryebashkiaku i qytetit. Të nesërmen, ata në audiencë të veçantë, i priti edhe vetë Perandori Franc Jozef.

Detashmenti “Skutari” më pas, me të mbërritur në Gjermani u shkri më 7 shtator 1914 dhe shërbeu si bërthamë për formimin e Batalionit 10. të Marinës Perandorake, duke u dërguar me shërbim në Frontin Perëndimor në Flandër (Belgjikë).

Forca Ndërkombëtare e Paqes

Forca Ndërkombëtare e Paqes e dislokuar në Shkodër qysh në maj-qershor 1913, udhëhiqej nga Admirali Britanik, Sir Cecil Burney e më pas prej George F. Phillips, i cili do të rikthehej sërish në Shqipëri (Shkodër) si kreu i Misionit Ushatrak Britanik në Shqipëri, me mbarimin e Luftës së Parë Botërore në vitet 1918-1920.

Admirali britanik, Cecil Burney, Komandant i Trupave Ndërkombëtare të Paqes në Shkodër, 1913.

Përveç një batalioni austro-hungarez, një italiani, një britaniku dhe dy kompanive franceze, Forcat Ndërkombëtare të Paqes në përbërje kishin edhe një kompani gjermane, e cila ishte urdhëruar të nisej për në Shkodër e t’i bashkangjitrej kësioj TNP me një dekret qeveritar më 28 qershor 1913.

Ajo u quajt “Detashmenti i Këmbësorisë së Marinës”, i krijuar enkas për këtë qëllim, duke u imbarkuar nga Trieste më 2 korrik 1913 në bordin e anijes ushtarake Gjermane SMS Breslau, trasferuar më pas në një tjetër anije italiane e zbarkuar në brigjet shqiptare më datë 7 korrik 1913, ku mori pjesë në ceremoninë e mbajtur me këtë rast në qytetin e Shkodrës.

Komandanti i kësaj trupe ishte në fillim Koloneli von Klitzing, e më pas Majori Paul Schneider, i cili ishte njëkohësisht edhe i ngarkuari me punë i Gjermanisë në Shkodër.

Majori Paul Schneider, Komandanti i Detashmentit Skutari

I gjithë detashmenti përbëhej nga: 5 oficerë, 11 nënoficerë dhe 97 ushtarë.

Pasuesi i Hitlerit, përcolli detashmentin “Skutari”

Gjatë transferimit me anijen luftarake SMS Breslau, regjistrohet edhe një tjetër e dhënë interesante: në bordin e saj ndodhej edhe Karl Doenitz, admirali i ardhshëm i Flotës Detare Naziste, i cili do të bëhej shumë i famshëm tre dekada më vonë si “pasuesi” i Hitlerit, megjithëse çuditërisht ai zyrtarisht nuk ishte anëtar i Partisë Naziste, por gjithsesi një antisemit dhe deri në fund luajal ndaj Fyhrerit. Në dokumentin që daton më 29 prill 1945, e që përmban edhe dëshirën e tij të fundit, vetëm një ditë para se ai të kryente vetëvrasje në bunkerin e vet, Hitleri e emëron Admiralin Doenitz si “pauses” të vetëm të tij dhe Kryetar të Shtetit me titullin: President i Rajhut dhe Komandant Suprem i Forcave të Armatosura.

Gjermanët dhe shqiptarët në LIB

Gjatë Luftës së Parë, prezenca e trupave gjermane në Shqipëri ishte thuajse fare inekzistente, por jo vetë kontakti i tyre me shqiptarët, të cilët patën rastin t’i takonin e madje edhe t’i rektrutonin pjesërisht në trevat ku ata jetonin në Maqedoninë Perëndimore e gjetkë në Kosovë, apo Frontin Lindor (Beteja e Selanikut), ndërsa ndihmonin aleatët e tyre bullgarë e austro-hungarezë.

Po ashtu, megjithëse nuk ka asnjë dëshmi konkrete, në faqet e shtypit francez të vitit 1917, hasen edhe foto në të cilat pretendohet se pranë brigjeve shqiptare të kenë pluskuar nëndetëse gjermane, të cilat ndihmonin Flotën Austro-Hungareze, duke ia pastruar Adriatikun nga anijet italiane, franceze apo britanike.

Skutari Detachment-Shkoder 1913

Detashmenti “Skutari” duke luftuar përkrah austro-hungarezëve në Vishegrad

Detashmenti “Skutari” pas pritjes entuziaste në Vjenë, 3 shtator 1914

Anëtarët e Detashmentit “Skutari” duke parakaluar në Shkodër, korrik 1913.

Oficerët e Forcës Ndërkombëtare të Paqes, Shkodër, verë 1913

Admirali Karl Doenitz në takim me Hitlerin në bunkerin e tij në pranverë 1945.

Luftanija gjermane, SMS Breslau, e cila mbajti në bordin e saj në vitin 1913 Detashmentin “Skutari” në Trieste për t’a përcjellë drejt brigjeve shqiptare

February 26, 2018 17:38
Komento

11 Komente

  1. MH February 26, 18:20

    Ne fotografin e pare ku shifet edhe ma posht po kjo fotografi qe ne krye asht nji Frat(Pader)paraqiten tue hyre ne qender te kryqezimit ne pijace.Mbrapa shpindet kane lane qendren dugajte e reja tue rrugetue per ne pijace,sot Pedonale.
    Shtepia dy kateshe ne krahun nga jane fshataret nenshkodrak edhe sot aty gjindet berberhane e siper (komplet dy kateshja) prona e Daberdakve. Ne krahun nga jane malecoret e veriut te dukagjinit apo te malcise se madhe deri von kane ken keto dyqane.Sot nuk jane qe kur ndrroi sistemi dhe aty pak ma kendej nga Pijaca asht ndertue Hotel Koloseu.Mbrapa ketyne dyqaneve ngjitur asht shtepia dy kateshe.Kati perdhese ish kafe “Moska”.Siper nji klub qe shfrytezohesh per kalim kohe te lire mileti me ne krye rinin.Luanin shah dhe domino.

    Reply to this comment
  2. MH February 26, 18:23

    Ne fotografin e pare ku shifet edhe ma posht po kjo fotografi qe ne krye asht nji Frat(Pader)paraqiten tue hyre ne qender te kryqezimit ne pijace.Mbrapa shpindet kane lane qendren dugajte e reja tue rrugetue per ne pijace,sot Pedonale.
    Shtepia dy kateshe ne krahun nga jane fshataret nenshkodrak edhe sot aty gjindet berberhane e siper (komplet dy kateshja) prona e Daberdakve.Taman ne krahun e ketyre fshatarve qe kane xan vend ne foto asht ndertue xhamia me dy minare perballe Hotel “Koloseut”. Ne krahun nga jane malecoret e veriut te dukagjinit apo te malcise se madhe deri von kane ken keto dyqane.Sot nuk jane qe kur ndrroi sistemi dhe aty pak ma kendej nga Pijaca asht ndertue Hotel Koloseu.Mbrapa ketyne dyqaneve ngjitur ne shpind te malcorve asht shtepia dy kateshe.Kati perdhese ish kafe “Moska”.Siper nji klub qe shfrytezohesh per kalim kohe te lire mileti me ne krye rinin.Luanin shah dhe domino.

    Reply to this comment
  3. fteri February 26, 20:25

    marveshja e klerikve me forcat e skutarit -gjerman duket qartë në këtë foto ,ku ju paraprinë frati .

    Përveç lidhjeve me kriminelët GJon Mark GJoni,Pashuk Biba etj…,por edhe me komplotist reaksionar mysliman ishin një gjë e vjetër Klerikanët ishin qendra e sipiunazhit të imperjalist në shqipëri i cili përpiqej të ushtronte influencën e tijë mbi popullin .

    Puna e besimtarve shkodranë ishte një komplot klerikal me të cilët ishin lidhur me reaksinin e çifligarët ,tregëtarët të mëdhej ,industrialistë,bijë bajrektarësh ,disa klerik të feve të ndryshme ,intelektual të po këtyre shtresave që shfrytëzonin e ripnin popullin.

    Më vonë ju zbulua një organizatë klerikale kundër pushtetit popullor v. 1945 quhej kuvendi jezuit françeskan ,aty ju gjetën mjaft armë e municione në altare për ti përdorur kundër pushtetit popullor !!!

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku February 26, 22:37

      O idiot keta jane trupa paqeruajtese qe kishin erdhur te garantonin pavaresine e Shqiperise, Hiqi fetat e kastravecit enverist nga syte e pjerdhura. Te dhjefsha pushtetin popullor,

      Reply to this comment
  4. fteri February 27, 08:58

    …..Je edhe xhuxh-maxhuxh , edhe arrogant dhe i egër,qofsh ti që je !

    Një përshkrim që të bën krenar për broçkullat që nxjerr nga goja -hale !….Kurse për priftërijtë e kam fjalën për disa spiun fetar që ishin të lidhur jo me fenë por me çdo fuqi e huaj qoftë bamirse apo pushtuese .

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku February 27, 18:12

      Ju enveristet, pergjithesisht egersoheni kur ua vene ne dukje idiotizmin, dilni nga fiqiri dhe mundoheni te lani mutin me shurre, pak a shume njelloj si Sali Berisha,

      Reply to this comment
  5. MH February 27, 12:46

    Fteri
    Mos harro se shqiperia ishte analfabet.Askush nuk dinte shkrim e kendim.Prifterijt ishin te shkolluem deri me universitet ne programin e tyre si klerike,Njihnin shkencat ekzakte dhe ato shoqerore ne menyre te persosur.Shqiperia sot po vuan per negociatat,e fitojme apo e humbim detin qe na e bani gjane tone,kopil Berisha.Merreni me mend,ne ate kohe kur fuqit e medha te Europes e coptuene vendin ne copa e llokma si ti deshte Rusit per te kenaqur klysht e vet ne kurrize te Shqiperise.Une dhe ti jemi larg nga ajo kohe per ti ndihmue.I thone para ma shume se 100 vite.Kur,si ti dhe une as nuk llogariteshim ne galegjantet e baballarveqe dhe ato prinderit tone nuk njiheshin ndervedi per te krijue familje.Komeshinjet Shkije dh Grek origjinal ne pozicion Krokodilit qe edhe sot vashdojne me shpirt dhe zemer pritnin te joshnin prehen,si dhe sot,llokma nga truelli i yne.Atehere kush duhet ti dalin zot vatanit.Kete barre te veshtire e mori mbi shpatulla dhe me gjoks kleri katolik.Dhe ashtu sic thue dhe vet e pranoj qe ato donin me cdo kusht te lidhen me shtete te fuqishme qe mbrojne interresat kombetare e te mos grabiten sic u grabiten dhe veshtire ti rimarrim gjane tona pa mund djerse e sakrifica.Ashtu sic kemi bindjen sot ne mbeshtetjen me shpirte e zemer tek Amerika qe na krijoj bindjen se asht komplet me vendin dhe interresat tona kombetare ashtu dhe prifterinjet kishin po kete deshire e dashni per cdo shtet te fuqishem qe te na mbroj vendin dhe popullin tone.Ne te kunderten do na coptojne e na bajne kicka kicka.Tradhetaret e luftes clirimtare nuk ndihmonin mesa po ndihmojne dhe sot me pengesa e shkresa,presidentit hajdut qe ka friken e arrestimit bashke me nji mushk vicidolit i kertylun vete famijarisht me gjithe pjelle agjent te terbuar ne sherbim te Serbit kunder vendit tone.Shpikin spiun.Populli duhet ta ndaj mendjen qe ky kontigjent me banim ne SHQUP. nuk i sherben vatanit.T’ia heqin vizen per te mos e mbeshtet kurren e kurres.
    Kalojme tek politika e diktatures moniste.Ka c’ka diktatura.Edhe kjo u lidh me shtetet qe e mbeshtetnin per te mbajtur pavarsin.I rreshqiti Hrushovit qe desh te riabilitonte Koci xoxet.Dhe tradhetaret qe i cilesova ma nalt thurin qe Enveri e bante gjithe kete lufte per te mbajtur pushtetin e vet.I bajme vizen ne fund te bilancit.Cfare fitoi familja e diktatorit.Dhe cfare fitoi shkelzeni i hor Berishes.Te paret perfundune ne zyrat apo magazet e Ushqimit te Blektorise Laprage. Shkelzeni jo vetem shetit gjithe boten.Por riabiliton kullen e bagetive ne Vicidol qe nuk banon askush vec ajrit qe hyne e del birave skutave te ngrehines jo hermetike sepse nuk dinte ku ti conte parate e fitueme pa hak me hile e pa djerse e mund.
    Bahuni te zgjuar sot ne lidhje me negociatat me grekun mbeshtetni krahun pozitiv qe i sherben vatanit qe te krijome bindjen se e doni vertet vatanin.Per kohen e kalume nuk ju vlen aspak kjo zgjuarsi qe shpalosni.Sepse as Zoti nuk mund ta rikthej rrotullimin mbrapsht jo per qefin ton por edhe per vete qefin e vete Zotit.Qe ato,trashigimtaret tone mbas 100 apo 200 e kusur vitesh te na vlersojne per qendrim te drejte e dinjitoz sic i ka hije nji patriotit.

    Reply to this comment
    • Paul Tedeschini February 27, 17:10

      MH, gjithmone i ke pase idete e kjarta qyshe se te kam njofte ty dhe familjart e tu. Pose kesaj je i afte edhe per penden, si gjithmone.
      TE PERGEZOJ per komentin si koment shume objektiv.

      Pa dashte me cenue komentin e MH-s, due vetem te sqaroj fierakun se puna e ARMVE NE KISHEN E FRETENVE NE SHKODER asht sqarue nji here e mire nga vete gjygji qe i asht ba ish oficerit te sigurimit Pjerin Kçira.

      Pjerini, kojshi me shtepine teme, atehere ishte 25 vjeç. E paten qite ne gjygje komunistat per hesapine e vet. Prokurori kerkoi 25 vjet burg per Pjerinin, i cili i kishte sherbye sigurimit me bindje. Ai ishte nji i ri qe shifte tek komunizmi nji idè perparimtare per te miren e popullit dhe per drejtesi shoqnore, pa shfrytezeusa.
      Kete iden e komunizmit e paten perqafue shume te rij idealista ne ate kohe, por ma vone u zhgenjyen. Keshtu e psoi shpejt edhe Pjerini te cilin e nxoren ne gjygj.
      Ky djalosh i ri (un ne ate kohe isha femij, por baba jem ka qene avokati i Pjerinit), pra ky djalosh i ri i zhgenjyem, u revoltue dhe nuk e mbajti gjakftohetesine. Ai tha ne gjygje se:
      “Armet ne kishen françeskane ne Shkoder i kena fute na oficerat e sigurimit per te pase pretekst me arrestue priftnit françeskan.
      (Ne fakt kete gja ia kishin kerkue jugosllavt Enver Hoxhes, siç doli ma vone nga perkethyesja e Enverit me jugosllavt).

      Me kete pohim te se vertetes ne fakt Pjerin Kçira denoi vehten e pushkatim, sepse nga 25 vjet qe kishte kerkue prokurori, gjyakata vendosi pushkatimin e tij.
      Kur ka qene ne qeli te burgut Pjerinit i kan thane disa te burgosun se ty nuk te pushkatojne sepse ke qene oficer sigurimi, por Pjerini i asht pergjegje: Un i njoh ata ma mire se ju. Ata do te pushkatojne. Ne fakt Pjerini e pushkatuen aty mbas vorreve katolike te Rremajit ne Shkoder ku pushkatojshin ne ate kohe njerizit, jo larg shtepise se vete Pjerinit. Tregojne se kur makina per ekzekutim ka kalue para shtepis se tij ai ka bertite tue i kerkue hallallin sames.

      Keshtu mor i dashtuni FIERAK ti je djaloç i ri e din pak o aspak nga te vertetat e ngjarjeve te 100 vjetve te fundit, natyrisht jo per fajin tand se ti njata mesime ke marre ne shkolle.

      Mjerisht brezi jone din shume gjana, por rrjedha e jetes ece pamvarsisht se si jane te vertetat. Shif sot se ne ç’fare gjendje jane mjerisht shqiptart: Nga njena ane kojshite dhe nga ana tjeter anmiku shekullor Turqia Osmane, pasardhese e se ciles asht sot Turqia e Erdoganit, “De fakto e De jure”, sepse ai vete e pohon se Turqia e sotme asht vazhdimsia e Turqise Osmane.

      Hoxhallart jane oficerat e Erdoganit ndersa Xhamite jane rrepartet ushtarake ku mobilizohen ushtart. Feja islame ne vetvete thjeshte si besim fetar nuk duhet te kishte asgja te perbashket me pushtetet, por me Zotin. Zotin/Allahun e perdorin pushtetart vetem per te mobilizue masen injorante.

      “FUNDI DALTE HEJR” ka pas thane nji personazh i zgjuet shkodrane.

      Reply to this comment
  6. Veli Stafa February 27, 15:23

    Shqiperija u krijua me mbeshtetjen e austro-hungarise.Bisedimet sekrete Ismail Qemal+Konti Bertold u perkthyen nga P.Anton Harapi.Me pare Pater Antoni u betue qe cfare do te degjonte aty,do ti merrte ne varr.Dhe i mori rreth 95%.Te tjerat i tregoi sepse sic thonte vete,sekret nuk ka,nuk duhet te ekzistoje kjo fjale ne fjalor !
    Aty u vendos qe shqiptaret te ngrinin flamurin e shqipnise me shkaben e Skanderbegut ne Vlore duke patur per shtize ,sipas Bertoldit,bajonetat austro-hungare (ne menyre figurative Ismail Qemali i tha:Nuk kemi shtize ! ).
    Serbet pushtuan gati gjithe Shqipnine dhe ne ekstaze,ngulen bajrakun e tyre ne Koder te Durrsit aty ku sot ndodhet Vila Mbretit Zog i I.Por u gabuen.
    Brenda 2-3 ditesh nis te levize nga Bosnja ne drejtim te trojeve shqiptare,armata austro-hungare per ti bere presin serbve.Ishin shume, me mijra ushtare austro-hungare.Keshtu shpetoi Shqipnija,ne ate kohe rastesisht.
    Fatkeqesi per popullin shqiptar qe e prishen kete perandori te magjishme,mike e popullit tone sot e gjithe jeten !

    Reply to this comment
  7. MH February 27, 20:41

    “FUNDI DALTE HEJR” ka pas thane nji personazh i zgjuet shkodrane.Personazhi ishte i pa shkolluemi po jo pa mend.Me mend mund te krahasohet me Stalini.Sepse te dy kane perdore te njejten filozofi po me interpretim te ndryshem po shum origjinale.Gjergj mullaga i pa shkolle kur po ndigjonte cudina tha: Per cfare po ndiej.”Fundi dalte hajer”.
    Ne te njejten filozofi edhe Stalini per gjitha planet qe shtroheshin gjat luftes i pranonte por si me kasavet:Dhe thoshte :”Rezultati ka rendesi”.
    Ta kuptoni qe Gjergji prej Serreqit i pa shkolluem kishte mend sa nji strateg lufte.

    Reply to this comment
  8. Nje shqiptar March 2, 21:29

    Kleri katolik i Shkodres, shume prej te cileve ishin shkolluar ne Austri, ka dhene kontribut shume te rendesishem qe ne 1913 Shkodra, me ndihmen e Austro-Hungarise ti bashkohej trungut meme dhe te mos behej pjese e Malit te Zi. Eshte kuptimplote qe nje frat franceskan parakalon ne krye si udherrefyes te forcave nderkombetare qe perzune ushtrine malazeze nga Shkodra. Eshte shpirti atdhetar i Pater Gjergj Fishtes dhe tere franceskaneve qe parakalon ne pjacen e qytetit. ” Per Atdhe e per Fe” me kete ideal u rriten shkodranet tek shkollat e tyre franceskane e jezuite, me kete ideal ata duruan urine, bombardimet, luftuan dhe mbrojten qytetin gjate 6 muajve te rrethimit serbo-malazez ne 1912-1913. Krimet qe ka bere diktatura e ashtuquajtur komuniste ndaj prifterinjeve katolike kane qene mizore dhe kane demtuar ndjenjen e atdhedashurise ne sherbim te ideologjise se luftes se klasave.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*