1960. Mehmet Shehu në OKB. Misteret e udhëtimit në “Queen Elisabeth”

March 5, 2016 14:19

1960. Mehmet Shehu në OKB. Misteret e udhëtimit në “Queen Elisabeth”

Në librin e tij “Amerika, Mehmet Shehu dhe Ramiz Alia”, autori Ylli Polovina hedh dritë për një episod enigmatik të ish-Kryeministrit Mehmet Shehu, udhëtimin e tij në OKB, i cili është përfolur shumë nga Enver Hoxha pas eliminimit të Mehmetit në dhjetor 1981.

Libri përmban një sasi të madhe dokumentesh arkivore të papublikuara ndonjëherë, në mënyrë të veçantë për udhëtimin e Mehmet Shehut në vjeshtë të vitit 1960, me transoqeanikun britanik “Queen Elizabeth”, për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pastaj 21 ditët e qëndrimit të tij në Nju Jork, ku mori pjesë në mbledhjen e OKB-së.

Nga Ylli Polovina

Tek “Tabloja sinoptike…” Enver Hoxha nuk e lë mënjanë, por e pohon se vizita e Mehmet Shehut në Nju Jork ka ndodhur në 1960 dhe se ndërsa udhëtonte drejt brigjeve amerikane me transatlantikun “Queen Elizabeth”, në kthinat e saj ka kryer takime agjenturore.

Këtë vit, madje kryqëzuar me ngjarjen e mësipërme, është zhvilluar edhe një ngjarje tjetër, e cila plekset me Liri Belishovën. Hoxha shkruan: “Në verën e atij viti me një delegacion parlamentar (ajo) u ndodh në Pekin, në një kohë që atje po zhvillohej edhe mbledhja e Federatës Sindikale Botërore…”, “Në këtë kohë Mehmet Shehu u nis për në Nju Jork, në krye të delegacionit qeveritar për në OKB. Ai udhëtonte me Trans-Atlantikun anglez luksoz “Kuin Elisabet”. Ne e dinim se me këtë anije udhëtonte edhe Titoja, por as që na shkonte mendja se Mehmet Shehu mund të takohej me Titon. Tani marrim vesh nga shoqërues që ishin bashkëpunëtorë të tij e që tani janë në burg se me këtë anije udhëtonte edhe Harri Fulc i CIA-s amerikane, edhe Randolf Çërçilli, që ishte personalitet i Inteligjent Servis-it e që në vapor u paraqit si gazetar. Mehmet Shehu si agjent i tyre, bëri gjatë disa ditëve të udhëtimit takime e bisedime të fshehta me Titon, Fullcin e R.Çërçillin, u parashtroi gjendjen dhe qëndrimet e Partisë sonë, acarimet që po lindnin me Bashkimin Sovjetik dhe qëndrimin që mendonte të mbante udhëheqja e Partisë sonë në Moskë.

Strategjitë e tri agjenturave, jugosllave, amerikane dhe angleze përputheshin dhe i sugjeruan superagjentit të tyre “të mbështeste” pa rezerva qëndrimet e udhëheqjes së Partisë, që do të sillnin përçarjen e prishjen me Bashkimin Sovjetik”.

Duke përshkruar e lidhur veprimet në Pekin e në Moskë të Liri Belishovës dhe udhëtimin e Mehmet Shehut në transatlantikun britanik “Queen Elizabeth” politikisht Enver Hoxha synon t’i paraqesë si dy aksione të harmonizuara të kryera nga armiq të Partisë së Punës dhe të pavarësisë së Shqipërisë. Ai veçanërisht kishte për qëllim ta përshkruante kryeministrin si pjesë organike dhe qendrore të një komploti të madh, ku lëvrinin grupe të mëdha spiunësh. “Kur u kthye në Shqipëri”, shkruan ai, “Liri Belishova zuri mënjanë Hysni Kapon dhe i tha: “Ta mënjanojmë shokun Enver nga këto ndeshje”, por Hysniu e denoncoi Lirinë. Kjo kishte shkuar edhe te Mehmet Shehu e i kishte thënë: “Mos fol për Hrushovin, se çdo gjë që thua i vete atij në vesh”. Këtë, Mehmet Shehu e tha shumë vonë, nga zori,…Gjithashtu nuk dihet nga ne edhe ç’i tha Kosigini Mehmetit, kur ishte shtruar në spital në Moskë për kura. Mehmet Shehu neve na tregoi që Kosigini ishte përpjekur ta bindte që Kina duhej dënuar dhe ky “i inatosur” iku dhe erdhi në Shqipëri. Tani na del që Mehmet Shehu me Fiqiretin janë thirrur në një mbledhje te Mikojani, ku ishin të pranishëm dhe Andropovi, më duket, dhe shefi i Sigurimit, Shelepini dhe kanë biseduar për katër orë me të”.

tito hrushov okbKështu sipas Enver Hoxhës në muajin shtator 1960 kryeministri i tij e paska informuar në “Queen Elizabeth” Titon dhe dy zbuluesit e rëndësishëm anglezë për kontradiktat e Partisë së Punës së Shqipërisë me Partinë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe këta e nxitën të ishte agresiv për t’i prishur marrëdhëniet, kurse nga ana tjetër vetëm dy muaj më parë, në zyrën e lartë qeveritare të Moskës, kishte bërë të kundërtën!?

Porse Hoxha e pranon vetë se në ato çaste përputheshin me njëra tjetrën vetëm strategjitë e agjenturave jugosllave, amerikane dhe angleze, kurse ato të KGB-së përbënin kahen e kundërt!

Ndërkohë në “Ditar për çështje ndërkombëtare”, vëllimi i parë, botuar vetëm pak muaj para se kryeministri shqiptar të gjendej pa jetë në dhomën e tij të gjumit, në shënimin për datën 16 qershor 1960, të enjte, Enver Hoxha shkruan: “Mehmeti, i cili ndodhet në Moskë, më lajmëroi me telegram për bisedën e poshtër antikineze që i kishte bërë Kosigini duke i thënë, se “Ne, në asnjë mënyrë nuk mund të bëjmë asnjë kompromis, asnjë lëshim ndaj kinezëve”. Kuptohet se qëllimi i bisedës së Kosiginit ishte që Partia jonë, në mosmarrëveshjet sovjeto-kineze, të mbajë anën e sovjetikëve. Mehmeti i kishte dhënë atij përgjigjen e merituar”.

Të hënën, më 20 qershor, në po këtë ditar të tij, Hoxha regjistron “Mehmeti u kthye mirë nga Moska. Më raportoi gjatë mbi bisedën që i kishte bërë Kosigini…”

Siç shihet kryeministri i ka raportuar jo vetëm që prej çastit kur takimi me politikanin sovjetik u krye mijëra kilometra larg, por edhe më pas, sapo zbriti në Tiranë. Këtë herë të dytë madje e ka informuar gjatë.

Tek “Tabloja sinoptike…” ku mënyra e rafinuar e rrëfimit dhe stili fiction përzihet edhe me propagandë, bien në sy që Enver Hoxha jo vetëm shpallet i sigurt për takimet agjenturore të Mehmet Shehut në Moskë, por edhe se në “Queen Elizabeth” ato kanë qenë disa. Po ashtu ai deklaron “Ne e dinim se me këtë anije udhëtonte edhe Titoja…” Do të kemi rast që në vijim të faqeve të këtij libri të vëzhgojmë në se dinte apo jo Hoxha, para se vetë Mehmet Shehu ta informonte me radiogramin e parë që i nisi sapo mbërriti në Nju Jork, që në transatlantikun anglez ndodhej edhe Josip Broz Tito.

Ndërkohë tek “Tabloja…” ai nuk lë asnjë shteg për të dyshuar apo hamendësuar se mendon që kryeministri shqiptar kontaktet e tij agjenturore mund të mos i ketë realizuar dot në det, por në tokë, në ditëqëndrimin për të marrë pjesë në punimet e Sesionit të 15-të të Kombeve të Bashkuara.

Në 7 tetor 1960 në një letër dërguar Hysni Kapos që ndodhej në Bukuresht, ndërsa e porosiste të mbronte fort Partinë Komuniste Kineze, bullgarëve, polakëve, rumunëve t’u binte se “ata ishin bythë e brekë me sovjetikët”, me çekët në rast se nuk i sulmonin të qe më i rezervuar, Enver Hoxha shkruan fjalë për fjalë “Ta them këtë se Novotni u soll mirë me tanët në Nju Jork” dhe më poshtë “Në OKB “fiasko”. Me F të madhe”.

Mirëpo në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ai që kishte triumfuar qe Mehmet Shehu, i akuzuari si poliagjent njëzetë vite më pas.

***

Liri_BelishovaHistoria e asaj që ka ndodhur realisht në transatlantikun “Queen Elizabeth” kishte një dëshmitar të gjallë deri vonë, Agim Popën.

Ai mbeti jashtë rrezikut për t’iu marrë më pas jeta apo me ndonjë mënyrë tjetër mbyllur goja. Ky është përkthyesi i delegacionit. Tashmë është shprehur publikisht edhe në media.

Sipas tij ideja e Mehmetit që në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara të fliste rusisht pati sjellë “nevojën e një përkthyesi të besuar dhe që këtej u precizua emri im”. Në të vërtetë kryeministri shqiptar e fliste anglishten mjaft mirë dhe në moszgjedhjen e saj si gjuhë zyrtare komunikimi në Nju Jork ndikuan rrethana politike.

Përkthyesi pohon se nga brigjet franceze për vazhdimin e udhëtimit të dërgatës shqiptare me në krye Mehmet Shehun mes vaporit sovjetik “Balltika” dhe atij anglez “Queen Elizabeth” u zgjodh ky i fundit pasi qenë funksionarët e protokollit të qeverisë së Tiranës që kundërshtuan variantin e parë. “A ndërhyri Mehmet Shehu për këtë, unë e kam të vështirë ta pohoj”, deklaron. “Sidoqoftë”, vijon, “organet kompetente, që atëherë ishin kolegjiale, e panë të arsyeshme udhëtimin me “Queen Elizabeth” dhe kryeministri me sa më kujtohet mua nuk pati ndonjë kundërshtim…Në atë kohë nuk na shpjegoi njeri pse u kundërshtua udhëtimi me “Balltika”-n, të paktën ne zyrtarëve të dorës së dytë nuk na sqaroi kush. Arsyen e vërtetë e mësuam më vonë. Në Tiranë ishte marrë vesh se me “Balltika”-n do të udhëtonte Hrushovi, me të cilin ishim në kulmin e divergjencave dhe kjo mund të krijonte të papritura”.

Përkthyesi pohon se me braktisjen e “Balltika” dhe përzgjedhjen e “Queen Elizabeth” patën kujtuar se i qenë shmangur Hrushovit, por ranë tek Josip Broz Tito. “Do binim si me thënë nga shiu në breshër”, është shprehur figurshëm.

Dhe e çon më tej tregimin e tij: “Marshalli Tito vlerësohej si pasagjer VIP i “Queen Elizabeth” dhe për raste të tilla në bordin e anijes kishte ceremonial të veçantë. Për praninë e tij u njohëm në çastin e mbërritjes në portin e Sherburgut prej nga do niseshim për në Nju Jork. Autoritetet portuale na bënë të ditur se kishim rastin të udhëtonim me pasagjerë të shquar dhe aty për aty na përmendën emrin e Titos, të djalit të Çërçillit…”.

Më pas tregon se Mehmet Shehu dhe ministri i Jashtëm i kohës, Behar Shtylla, kishin nga një kabinë të veçantë, kurse pjesa tjetër e delegacionit u sistemuan në kabina kolektive. “Për Titon”, pohon “ishte rezervuar gati një e ndarë kati e anijes, i cila nuk komunikonte fare me pjesën dhe katin ku gjendeshim ne. Për herë të parë u përballëm me të gjatë drekës në restorantin e VIP-ve, ku qëndronte në tavolinën kryesore. I rrethuar nga një shpurë gardianësh herë pas here hidhte batuta… Sa për Mehmet Shehun, ai nuk erdhi asnjëherë në restorant dhe gjatë tërë kohës preferoi t’ia sillnin ushqimin në kabinë. Pra, nuk qëlloi as rastësisht të takoheshin bashkë Mehmeti me Titon”.

Menjëherë pas kësaj pjese të dëshmisë përkthyesi ngul këmbë: “Gjatë tërë kohës Mehmet Shehu nuk lëvizte asnjëherë vetëm dhe në asnjë rast nuk konstatuam që ai t’i shmangej vëzhgimit tonë. Sa herë delte nga kabina rrinim bashkë në kuvertë dhe bisedonim për çaste të tëra. Kur futej në kabinë e përcillnim deri te dera”.

Pastaj e përforcon provën e tij edhe me një fakt tjetër: “Gjashtë ditë e gjashtë net që udhëtuam me vapor kryeministri Mehmet Shehu nuk pati asnjë takim me të huajt”.

“Nuk e di si e përjetoi këtë fakt Mehmet Shehu”, vazhdon ngulëkëmbjen përkthyesi, “por mbaj mënd që praninë e marshallit Tito e përdorte si objekt humori. “Në “Queen Elizabeth”, na thoshte, “Jemi më të garantuar se në Tiranë. E para se nuk ia vlen të mbytësh gjithë këtë vapor modern për kokën e Mehmet Shehut, dhe e dyta që këtu kemi Titon, i cili sigurohet me masa speciale si rrallëkush”. Gjatë tërë kohës Mehmeti ishte i qetë. I vetmi preokupacion i tij ishin fjalimet që do mbante në Asamblenë e OKB-së…”.

Do të mjaftonin edhe kaq sa përkthyesi rrëfen për të qenë të mjaftueshme të provojnë se kryeministri shqiptar nuk ka bërë asnjë nga takimet mëkatare për të cilat akuzohet në “Tablonë sinoptike…”. Megjithatë përkthyesi i delegacionit vazhdon të plotësojë jo pa mjeshtëri rrëfimi tablonë tjetër, atë që në “Queen Elizabeth” ka parë me sytë e tij: “Njerëzit e Titos nuk treguan asnjë lloj interesimi për të komunikuar me ne. Tito nga ana e tij gjatë tërë kohës rrinte i krekosur mes suitës që e shoqëronte. I vetmi interesim për kryetarin e delegacionit shqiptar gjatë udhëtimit me “Queen Elizabeth” ishte ai i djalit të Çërçillit që kërkoi të takohej me Mehmet Shehun. Ky djali i Çërçillit, me emrin Randolf, rreth të gjashtëdhjetave, shfaqej herë pas here nëpër korridoret e anijes me një aparat në dorë. Si tani kam parasysh gjestet e tij, duke gjuajtur një vajzë të re që udhëtonte bashkë me ne. Na thanë se ishte me profesionin e gazetarit. Aty u njohëm edhe me faktin që Randolfi gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore kishte qenë përfaqësues i misionit britanik në shtabin e Titos në Beograd. Ai ishte i vetmi që kërkoi të takohej me Mehmet Shehun, por iu dha përgjigje negative.

mehmet-shehu-enverMotivi i kërkesës së djalit të Çërçillit për t’u takuar me Mehmet Shehun, të paktën si ishte shprehur ai, kishte të bënte me një intervistë, që deshi të realizonte Randolf Çërçilli me kryeministrin shqiptar. Kam qenë dëshmitar kur ia bëmë prezent Mehmetit këtë kërkesë. “Në asnjë mënyrë!”, u shpreh ai. Sidoqoftë, ndërhyri Behar Shtylla, duhet t’i kthejmë një përgjigje zyrtare.

I thoni se është i zënë, sugjeroi Mehmeti dhe kështu bëmë. Unë me Beharin shkuam te njëra nga kabinat telefonike dhe ministri, në frëngjisht, i komunikoi Randolfit arsyen e refuzimit. I tha se shoku Mehmet ato ditë në vapor qe shumë i zënë dhe se kur të zbrisnin në Nju Jork do ta rishqyrtonin kërkesën edhe njëherë tjetër. Sapo mbaroi këto fjalë nga krahu tjetër u dëgjua zhurma e përplasjes së dorezës së telefonit. Që nga ky moment djali i Çërçillit nuk na u shfaq më para syve. Ai vente dhe vinte në korridoret e kuvertës pas asaj vajzës që me sa dukej ia kishte vënë syrin dhe nuk ia shqiste”.

***

Interpretimet konspirative mbi mendjet njerëzore dhe psiket e tyre ushtrojnë sugjestion të madh. Enver Hoxha e njihte mjaft mirë këtë forcë okulte të misterit dhe prandaj e përdori maksimalisht kundër Mehmet Shehut.

Besuesit e shpjegimit konspirativ të ngjarjeve në “Queen Elizabeth” në atë shtator 1960 mund të arsyetojnë se përshembull Randolf Çërçilli kur i ra telefonit luajti formalisht gazetarin dhe se Mehmet Shehu, duke luajtur edhe ai, ia preu mundësinë e një takimi publik, por fshehtas, tamam sepse me këtë dinakëri e kishin larguar prej anëtarëve të tjerë të delegacionit dyshimin, realisht në një orë e vend sekret janë gjendur pranë njëri-tjetrit.

Në rrethana të tilla jemi të shtrënguar t’i kthehemi palës së akuzës dhe argumenteve që përfaqësues të saj përdorën. Përveç Enver Hoxhës në këtë anë janë rreshtuar edhe Mihallaq Ziçishti si edhe Fiqirete Shehu. Tek kjo e fundit, denoncuesja më e madhe dhe më e zellshme e të shoqit, përfunduar në burg me vdekje natyrale të dyshimtë në vitin 1988, nuk do të kemi mundësi të ndalemi në shtjellën e këtij libri.

Vëmë në dukje me këtë rast se të gjithë ata që në hetim dhe më pas nëpër seancat gjyqësore dëshmuan se Mehmet Shehu ishte agjent, në vend që të përfitonin lehtësime në masën e dënimit, u likuiduan fizikisht.

Ndërkaq qëndrojmë disa çaste tek ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme. Ziçishti në vitin 1982 qe i burgosur si pjesëtar aktiv i grupit të Mehmet Shehut. Ishte ky i cili gjatë hetimit dhe sidomos në seancat gjyqësore ngulte këmbë se në transatlantikun anglez takimi agjenturor kishte ndodhur me të vërtetë. Porse duke qenë se në atë shtator 1960 nuk ndodhej vetë në “Queen Elizabeth” si burim informimi paraqiti vartësin e tij, Llambi Peçinin, person realisht i pranishëm në atë udhëtim, sepse bënte pjesë në eskortën e sigurimit të kryeministrit. Në një çast të seancës gjyqësore prokurori i përgjithshëm i thotë këtij të fundit se në anije kanë qenë Tito, Randolf Çërçilli dhe Fulci. Peçini përgjigjet duke saktësuar se dy të parët ishin të pranishëm vërtet dhe se “Fulci s’ka qenë fare, nga e nxjerr Fulcin?” “Nga e di ti që s’ka qenë Fulci?”, iu hodh kryeprokurori, i cili sapo pati pohuar se e dhëna i vinte nga Mihallaq Ziçishti. “Po nuk dinim ne. Prandaj një gjë që nuk e dinim ne si do t’ia thoshim Mihallaqit?”, gozhdon njeriu i sigurisë së Mehmet Shehut. Pastaj shton “Asnjë nga ne nuk e dinte. Unë nuk them që s’ka qenë Fulci. Unë nuk them që s’ka takuar Mehmet Shehun me Titon dhe me Randolf Çërçillin. Unë s’di gjë. Në praninë time dhe me dijeninë time s’është bërë asnjë gjë. Asnjë nga grupi nuk dinte që Harri Fulci ishte në “Queen Elizabeth”. Nga e nxori Harri Fulcin Mihallaq Ziçishti?”

Nuk do ta shtyjmë edhe më këtë historinë e enigmës së takimit apo kontakteve agjenturore të Mehmet Shehut në “Queen Elizabeth”. Nuk rezultojnë të jenë kryer. Në fund të fundit edhe Ramiz Alia në skaj të vitit 1991 i ka pohuar diçka të përafërt një gazetari të huaj. Presidenti i asaj kohe ka një libër-intervistë të botuar në gjuhën italiane dhe që ka qarkulluar mes lexuesve të vendit fqinj. I dalë për publikun në fillim të pranverës 1992 ai titullohet “Albania ieri e oggi” (“Shqipëria dje dhe sot”). Intervistues është gazetari vendas Lino De Mateis. Pyetjes “Pra në thelb ju jeni dakord me tezën e Hoxhës për vetëvrasjen që ai paraqet tek libri “Titistët?” Alia i është përgjigjur “Në thelb po. Porse më pas, duke zbritur tek hollësitë mbase ka diçka policeske. Ndoshta ka edhe ndonjë gjë tjetër që unë nuk e di”.

Duke e mbyllur kërkimin e mëtejshëm të gjetjes së të paktën një prove për praninë në transatlantikun “Queen Elizabeth” të gjurmëve të ndonjë takimi mes Mehmet Shehut dhe Josip Broz Titos, kontaktit me Randolfin, të birin e Uinston Çërçillit apo edhe me Harri Fulcin, le ta vijojmë vëzhgimin mos janë kryer në qytetin e Nju Jorkut.

Në fund të fundit kështu thotë edhe trefaqëshi shumë sekret i marrë fshehurisht në arkivin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kryeqytetin argjentinas.

Këtu na shfaqet, për fat, sërish Reiz Malile.

Kunati i Ramiz Alisë, po të ketë vënë re a parandjerë veprime të dyshimta, në mos do ta kish raportuar ato çaste, do ta pohonte më pas. Nga viti 1960 gjer në 2006, kur ndërroi jetë, e kishte me bollëk këtë kohë. Qe pothuaj një gjysmë shekulli.

March 5, 2016 14:19
Komento

26 Komente

  1. demo March 5, 16:07

    Keto jane fantazite konspirative te Enver Hoxhes,por Mehmet Shehu per Enver Hoxhen,ka qene edhe me vetmohues se Azem Hajdari per Sali Berishen.Mehmeti thoshte-Ku ve ti kembet,une ve koken ! Sa per Titon,ndiqni fotografine!Shihne si i jep doren me perulje Hrushovi.shihni si e shohin me adhurim zev presidenti ne ate kohe dhe me vone presidenti i Amerikes,Nixon dhe te tjere rrotull tij,E gjithe vemendja eshte tek Tito triumfator.I vetmi udheheqes ne bote,qe u perplas me Stalini dhe nuk u thye.Beri zap serbo-malazezet,qe kur shihnin kupolat e manastireve te Kremlinit qanin me ngasherim.Tito nuk kishte nevoje pere Mehmet Shehun,sepse kishte Enver Hoxhen.Nuk harrohet JARANI I pare.Nje fershellime t`i bente Tito,i harronte enveri ine imperializmin dhe revizionizmin,marxizem-leninizmin,Kosoven martire po se po..Ky ka qene usta per lacot,Kur e takoi mbreteresha Elizabet,kjo zonja e rende e em e Karlos,tha:-Neqoftese ky burre ka qene mekanik,une nuk jam mbreteresh e Anglise!

    Reply to this comment
    • Wollcot Herbert March 6, 19:30

      Pas nje heshtje djallezore 25 vjecare,ndaj figures nr.2 te shtetit shqiptar ,kryeministrit M.Shehu,qe me dore te hekurt udhehoqi Brigaden e Pare partizane dhe me pas shtetin shqiptar,ka filluar gradualisht te zbatohet nje SKENAR I ORGANIZUAR per rehabilitimin e tij duke e trajtuar vetem momentin e vdekjes se tij gjoja si VEPER TE ENVER HOXHES!
      Kush fshihet pas ketyre skenareve dhe cfare interesa sh fshihen pas???
      Kete nuk e thone dot hapur regjizoret nga prapa skena,por indirekt duken keto qellime nepermjet heshtjes qe i behet aktivitetit te tij zyrtar si udheheqes kryesor ,pas Enver Hoxhes,kur nderkohe vete Enverit i behen akuza nga me te cuditeshme me sajime deri edhe tek numurimi dashnoreve te tij ne moshen rinore ,qejfet e tij ne France,Belgjike, mungesen e dipllomes universitare etj,etj!
      Ne nje kohe kur rehabilitimi i krimineleve te shumte,kolaboracionisteve pa numer,spiuneve,diversanteve dhe agjenteve te spiunazheve te huaja armike te Shqiperise po u ngrihen SHTATORE,po u jepen dekorata dhe shperblime,na del qe bashke me keta te ngrihet si rastesisht edhe figura e M.Shehut!
      Kujt i intereson qe figura e tij te ndahet nga ajo e Enver Hoxhes?
      Cfare perfitohet ne se del qe ai do jete vrare me urdher te Enver Hoxhes???
      Ne fund te fundit:
      -Si mund te mohohen te dhenat e vete CIA-s,qe nepermjet dokumenteve te deklasifikuara te saj kohet e fundit,pohohet se AMERIKANET E KANE KESHILLUAR M.SHEHUN QE GJATE LANC-it,QE TA VRISTE ENVER HOXHEN???
      Si mund te merrnin kaq guxim amerikanet,qe t’i jepnin nje keshille te tille,nje udheheqesi nder kryesoret te LANC-it,pa qene ai agjent i tyre?
      Llogjika me e thjeshte e kerkon qe figurat me te larta te shtetit shqiptar si ENVER HOXHA dhe M.Shehu,duhet te trajtoheshin njelloj nga kundershtaret e tyre politike dhe ideologjike keto 26 vjet,ndersa ne fakt po ndodh dukshem e kunderta:
      -M.Shehut po i festohet zyrtarisht me ceremoni DITELINDJA e tij,ndersa Enver Hoxhes nuk i lejohet te permendet si UDHEHEQES I LANC-it dhe transformues i Shqiperise nga nje shtet feudal ne nje shtet industrialo-bujqesor i zhvilluar!
      Sa per Luften e Klasave,nuk mund te ndahet Enver Hoxha si ideator i saj,nga M.Shehu zbatues ekstremist ne praktike i tyre duke tejkaluar shume here edhe vete porosite e udhezimet e Enver Hoxhes!
      Ne kete kuptim ne duket i habitshem edhe roli i botuesve te gazetes DITA,qe kane marre persiper botimin e hershem dhe sistematik te shkrimeve te kesaj natyre dhe vecanerisht i gazetarit Xh.Shehu,dikur i “Zerit te Amerikes”!

      Reply to this comment
    • ELIOT June 2, 17:25

      Akoma nje histori e nje spiuni qe i lante kmebet Enverit ;;;;;;kur Enveri e paska ditur spiun te Amerikes ;;;perse se eliminoi ne 1960 sic beri me Beqirin me te tjeret ;;;; po e la 20 vjte dhe u kujtua ;;;;;Mjaft me idiotizma more spiune te ndyre ;;;;;;Enveri e hoqi qafe per ti lene vendin bosh Ramiz Alise dhe kucedres Nexhmije hoxha ;;;;;;te tjerart jane rrrrrrrreeeeena me nastradina ;;Mehemti spiun i C I A ;; ha ha ha ha ha ha me komunistat cfare nuk degjon ;;;;; edhe gomarin e bejne te fluturoje ;;;

      Reply to this comment
  2. Leshanaku March 5, 16:14

    Të gjitha ato që Enveri tha kundër Mehmetit nuk ishin gjë tjetër veçse sajesa, për të përligjur likuidimin e njërit prej kriminelëve, siç ishte Mehmeti, i cili vrau të gjithë ata që deshi Enveri, por edhe ata që deshi ai vetë, pastaj Enveri e hodhi si limon të shtrydhur. Po të kishte qenë Mehmeti agjent, pse nuk e likuidoi ai Enverin që të kryente “detyrat e ngarkuara”, por ndodhi e kundërta? Të gjitha mbroçkulla.

    Reply to this comment
    • Omega March 5, 18:34

      Eshte nje nonsens i pakuptueshem qe te botohen perralla kaq pa baze keto te Ylli Polovines!
      Ne titull shkruhet per “Misteret e udhetimit ne Queen Elisabeth” te M.Shehut ndersa me poshte nuk shkruhet ASNJE MISTER!
      Ne fakt misteri eshte vetem fakti qe PSE BOTOHEN ZHGARRAVINA te tilla kur bien ne kundershtim me ato cfare jane shkruar me pare ne vete gazeten DITA per M.Shehun!
      Ja cfare shkruhej ne DITA ne 25 gusht 2015:

      -“Mehmet Shehu mund ta kishte vrarë Enver Hoxhën dhe të merrte pushtetin ende pa u çliruar Shqipëria.

      Kjo nuk është një hipotezë por një fakt i zbuluar nga dokumentet sekrete të CIA-s, të cilat tashmë janë deklasifikuar.

      Oficerët e shërbimit sekret amerikan ia kanë kërkuar këtë Mehmetit në prag të çlirimit të Tiranës.

      “Kjo është një histori e parrëfyer më parë e operacioneve sekrete të OSS-it (Zyrës për Shërbime Strategjike, pararendëse e CIA-s) amerikan në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe se si Shtetet e Bashkuara, krahas anglezëve, ndihmuan komunistët të mundnin nazistët dhe të merrnin pushtetin në vend” – thotë për DITA shkrimtari dhe historiani i njohur amerikan Peter Lucas.

      Ai ka shkruar një libër mbi këtë temë, të cilin e ka sjell në shqip gazetari Xhevdet Shehu.

      Libri titullohet “Misioni Amerikan në Shqipëri – Operacionet sekrete të OSS-it dhe bashkëpunimi me partizanët komunistë gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

      Është një libër antipod i librit me kujtime të Enver Hoxhës “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”. Ose, për të qenë më korrektë, janë dy tablo të përkundërta rreth një të vërtete historike”
      Ja pra pse eshte nje fiasko e vertete libri i Ylli i Polovines per deri sa NUK JEP FAKTE TE TJERA NGA ATO QE POHOJNE ATA QE E AKUZOPJNE M.SHEHUN PER AGJENT TE CIA-s!
      Kur vete CIA e pranon se M.Shehu ka qene i tyre,cfare duhet tjeter per ta hedhur poshte kete te vertete?
      Ja pra qe ENVER HOXHA paska patur te drejte qe e akuzonte per POLI AGJENT dhe ai u VETVRA se e ndjeu se u zbulua dhe do denohej me VARJE NE LITAR!

      Reply to this comment
    • Haaaaa March 5, 18:37

      Jo more kelysh i diversantit Alush Leshanakut!
      Po kur vete CIA e pranon qe i kane thene M.Shehut qe gjate LUFTES NACIONAL-CLIRIMTARE ,qe ta vriste Enver Hoxhen,cfare faktesh kerkon ti qe ta hedhin poshte kete???
      Kesaj i thone qe I ZOTI E SHET,NDERSA TELLALLI SE JEP”!!

      Reply to this comment
      • benis March 6, 16:28

        O Hahaha, nuk e ka thene CIA, por Enver Hoxha qe mehmeti eshte agjent. Lexo pak me shume.

        Reply to this comment
        • Agency March 6, 20:47

          Lexoje ketu,o beniste verteten:

          Dëshmia e Gani Kodrës: Takimet e Mehmet Shehu me agjentët e zbulimit amerikan në klinikën ‘Pasi’ në Paris

          Dosja sekrete e gjyqit të Kadri Hazbiut

          “ Agjentët e CIA-s dhanë një radio zbuluese të sofistikuar për kryetarin e grupit Mehmet Shehu. Unë dhe Llambi Ziçishti e sollëm të maskuar si pliko me avion në Tiranë!”

          Pas dëshmisë së Mihallaq Ziçishtit, ish-zëvendësministër i Punëve të Brendshme kundër ‘bashkpuntorit në veprimtari armiqësore’ Kadri Hazbiu, është radha e deponimeve të ish-funksionarit të lartë në këtë ministri, Gani Kodra, që e ‘fundos’ më tej Hazbiun. “Mua më ka kanë rekrutuar si agjent të shërbimeve të huaja Llambi Peçini e Kadri Hazbiu, pasi më falën, nuk morën masë, pas arratisjes së portierit të njohur të ekipit të ‘Dinamos’ e ekipit kombëtar, Qemal Voglit, në kohën që unë e shoqëroja këtë ekip jashtë vendit. Më pas, shumë nga aktivitetet agjenturore, brenda e jashtë vendit, i kam kryer me porosi të kryetarit të grupit, Mehmet Shehut. Kështu, në kohën që shoqëroja së bashku me Mihallaqin Mehmetin në klinikën ‘Pasi’ të Parisit, Mehmeti është takuar atje me agjentë të CIA-s. Agjentët e CIA-s dhanë një radio zbuluese të sofistikuar për Mehmet Shehun, të cilën unë dhe Llambi Peçini, e sollëm të maskuar si pliko më avion në Tiranë. Po ashtu, detyra konkrete agjenturore nga Mehmet Shehu, kam marr për të ndihmuar dhe djalin e tij Skënderin që ishte në Suedi”- deponoi mes të tjerave Gani Kadria në seancën gjyqësore të 23 gushtit 1983…”
          Dhe mos na caj trapin me!.

          Vazhdon debati i Kadri Hazbiut me Mihallaq Ziçishtin.

          Kadriu:– Pyetja tjetër, në qoftë se u manipulua edhe ju tha se drejtimin e sovjetikëve, jo vetëm s’duhet ta nxjerrë por duhet t’u shërbejë sovjetikëve, pse e nxori Teme Sejko kur u arrestua, pse e nxori…..

          Kryetari:– Çfarë nxori…

          Kadriu:– Panajot Plakun dhe lidhjen e sovjetikëve, si e shpjegon Mihallaqi…..

          Kadriu:– Nxori kupton, që kish marrë në lidhje Panajot Plakun, nxori edhe atë që Panajot Plaku herën e dytë ka vajtur në një apartament ku banonte këshilltari i flotës sovjetike, edhe ne kemi arritur konkluzionin që sovjetikët….

          Mihallaqi:- Çfarë të mbetet ty për të sqaruar?

          Kadriu:– Për të sqaruar mua më mbetet kjo, në qoftë se ishte instruktor, pyetja që bëj unë: Përse Temja e nxori këtë version në hetuesi, përse?

          Mihallaqi?– Cilin version?

          Kadriu:– Version për një drejtim tjetër kupton, për drejtimin e Panajot Plakut edhe të sovjetikëve…

          Mihallaqi:– Ai foli për drejtimin e amerikanëve……

          Kadriu:- Po të sovjetikëve nuk foli?

          Mihallaqi:– Jo…

          Kadri:– Po gjyqi i tij, nuk u bë kundër sovjetikëve…?

          Mihallaqi:– Jo…

          Kryetari:– Gjyqi është, ekziston ai proces…

          Kadriu:– Ekziston…

          Kryetari:– Nuk e di unë, duhet ta dish ti po, kundër sovjetikëve është bërë gjë me procesin gjyqësor….?

          Kadriu:– Jo, është thënë që kupton që, është lënë të nënkuptohet që sovjetikët po e braktisin….

          Kryetari:– Vetëm në pretencën e prokurorit por procesi nuk ka gjë….

          Kadriu:- Mirë, u gjykua që të mos thuhet ashtu. Tani ky thotë në deponimet e tija për Laripostin. Drejt e pyeti prokurori më duket, për të dhënë shpjegime në një drejtim të rëndësishëm, të dokumenteve që disponon drejtësia e kësaj agjenture të poshtër e të vjetër. Kush ishte ‘Mjekra’?

          Kryetari:– Si…

          Kadriu:– Kush ishte Mjekra, di gjë të thotë Mihallaqi.

          Kryetari:– E shpjegoi mor..

          Kadriu:– Të paktën unë nuk e dëgjova…

          Kryetari:– ‘Mjekra’ ishte Mehmet Shehu, dhe i biri pretendon që ‘Mjekra’ thotë, domethënë, në një kohë ka mbajtur mjekër ky në Spanjë, këtë e dinte dhe familja, ‘Mjekra’, ja u ka treguar dhe dokumenti, thotë ‘Mjekra’ është Mehmet Shehu…

          Kadriu:– Po ky e dinte që ishte Mehmet Shehu ‘Mjekra’…?

          Mihallaqi:– Jo nuk e dija….

          Kadriu:- Nuk e dije, fatkeqësisht që nuk e dije….

          Kryetari:- 20 minuta pushim…

          (Pas pushimit 20 minuta, nis deponimet i akuzuari Gani Kodra)

          Kryetari:– I pandehur Gani Kodra. Jep shpjegime rreth akuzës……

          Ganiu:– Unë dua të them që në fillim se prej kohësh jam anëtar i kësaj organizate kundërrevolucionare që drejtohej nga poli agjenti Mehmet Shehu dhe kam detyra e porosi agjenturore që më ka ngarkuar, si kryetar i saj Mehmet Shehu, ashtu dhe disa pjesëtarë të kësaj organizate të cilët unë do t’i shpjegoj. Dua t’i shpjegoj trupit gjykues një herë fillimisht se si hyra në këtë rrugë. Mua në këtë rrugë armiqësore fillimisht më ka futur Llambi Peçini qysh në vitin 1956, i cili shfrytëzoi tek unë besimin dhe respektin që kisha unë ndaj Llambit. Se unë Llambin e quaja njeri besnik të Partisë, dhe e dyta, ai shfrytëzoi tek unë edhe disa vese të karakterit tim, siç ishte dhe servilizmi, karrierizmi edhe dhënia pas qejfeve. Unë Llambin e kam njohur që në vitin 1948 në Sigurimin e Ushtrisë por ndonjë shoqëri nuk kishim. Ai ishte drejtues kryesor dhe unë isha referent. Shoqërinë me Llambin ne e krijuam në Francë, kur ai ishte zbulues në Paris edhe unë shkoja si korrier diplomatik atje. Llambi atje më priste, më merrte për dreka për darka, filloi të më çonte nëpër restorante, filloi të me fuste dhe në klube që ulnin figurën tonë morale. Bile unë i pata thënë Llambit: Ore Llambi, mos na fut në këto se mos na thonë gjë se dhe personeli i ambasadës flet për ty, që ju nuk bëni një jetë të rregullt. Vini natën vonë, bridhni andej-këndej e ku ta di unë. Llambi më përgjigjej: Shiko tha, ne të dy jemi zbulues, zbuluesi ka të drejtë të hyjë kudo. Pastaj tha sa për atë që flasin bota tha, unë nuk pyes tha, deri sa të kem Mehmet Shehun e Kadri Hazbiun. Këtu kuptova që Llambi kishte kredi te këta dy armiq. Kështu, filloi ai. Unë për të gjitha veprimet e Llambit që shikoja, heshtja për arsye se filluan të më pëlqenin edhe mua vetë. Bile, në këtë kohë Llambi mua edhe me ka ndihmuar, siç ishte rasti që unë kur isha në Gjermani më skuadrën e futbollit, u arratis Qemal Vogli. Kur erdha në Tiranë nuk u shqyrtua se ika me shpejtësi për të dërguar një postë në Itali, në Francë. Në Paris i qaj hallin Llambit dhe i them që ka ikur Qemali edhe kam përgjegjësi, me siguri që ndonjë masë do të marrin. Më tha, mos u bëj merak tha se unë do t’i shkruaj edhe Mehmetit edhe Kadriut. Ne fakt, kur u ktheva, as ma përmendën më ketë gjë. Se kujt i kish shkruar Llambi, sigurisht që u kish shkruar këtyre të dyve. Kështu që shoqëria me Llambin vazhdoi. Më 1958, Llambi kthehet nga Franca në Shqipëri. U nda dhe me gruan. Një ditë e pyeta, i thashë a u caktove. Jo mor tha, nuk bëhem merak për caktimin, deri sa të kem Mehmetin dhe Kadriun. Edhe në fakt nuk vonoi shumë, Llambi u emërua shef i Sekretariatit të ministrit dhe pas pak shkoi përsëri në zbulim, kryetar i degës në një nga degët më të rëndësishme. Më 1961 unë transferohem nga zbulimi në sektorin e udhëheqjes. Në këtë kohë i them Llambit që, more i thashë, pse më çon andej se e kam të vështirë dhe nuk e njoh ketë sektor. Me tha që të shkosh atje tha, për arsye se kam folur dhe unë, ti tha e bën këtë punë. Nuk vonoi shumë, pas disa muajsh u krijua Drejtoria e Dytë ku erdhi dhe vetë Llambi në vitin 1962, në mos gaboj, në postin e zëvendësdrejtorit dhe kryetarit të degës. Këtu shoqëria jonë filloi më shumë. Llambi filloi të më fusë tek poli agjenti Mehmet Shehu. Megjithëse unë e shikoja Llambin që ai hynte e dilte në shtëpinë e Mehmet Shehut, si në shtëpinë e tij, e shikoja që ishte njeri me kredi tek ai dhe filloi të më merrte dhe mua, me shërbime kur ai, Mehmeti lëvizte nëpër rrethe. Po ashtu dhe jashtë shtetit. Dua të them që gjatë kësaj kohe Llambi me ka folur dhe për figurën e Mehmet Shehut, duke e ngritur atë si udhëheqës të madh, shpëtimtar të Partisë që vuri në vijë organet e Sigurimit edhe të tjera elozhe. Unë në fillim as e njihja Mehmetin por nga këto biseda fillova dhe unë të krijoj simpati në drejtim të tij. Sidomos me afrimin që më bëri kur erdhi Llambi në drejtori dhe me shoqërimin që fillova të bëj, se Llambi nuk më la asnjë herë pa më marrë, qoftë brenda shtetit po ashtu dhe jashtë shtetit e krijova dhe unë atë simpatinë. Bile, Llambi në këtë kohë në këto biseda, sidomos në vitet 67 — 68, avancoi më shumë duke më folur për figurën e tradhtarit Mehmet Shehu. Sa që një herë më tha gjatë bisedës. Shiko tha vetëm ky na do neve të Sigurimit, ai nuk merret me cingërima, ai është njeri që na mbron edhe na do, prandaj këtij ne duhet t’i shërbejmë. Unë këto në fillim i merrja që t’i shërbejmë si udhëheqës, kurse në fakt bisedat e Llambit nuk kishin këtë qëllim. Biseda e Llambit kish qëllimin tjetër. Që t’i shërbenim Mehmetit për qëllimet armiqësore që kishte ai kundër Partisë. Edhe këtë unë e pashë mirë në vitin 1972 ku kreva detyrën e parë agjenturore në favor të kësaj organizate kundër revolucionare. Detyrë të cilën ma ngarkoi vetë Llambi Peçini. Në vitin 1972 unë u caktova me shërbim në grupin e shoqërimit për të shkuar në Francë, ku do të shkonte tradhtari Mehmet Shehu dhe që u shtrua në klinikën ‘Pasi’ të Parisit. Përgjegjësi i grupit ishte Llambi Peçini. Gjatë shërbimit, gjatë atyre diteve vura re se aty Mehmet Shehu, Llambi Peçini dhe Llambi Ziçishti, kryen një veprim agjenturor. Një ditë, kur unë isha roj e aty, me Llambi Ziçishtin të shoqëruar nga një person i huaj. Personi i cili mbante një pako në dorë, pako a çantë nuk më kujtohet mirë. Unë këtë person nuk e kisha parë ndonjëherë, mjekët e tjerë i njihja domethënë se kush vinte. Pasi erdhi Llambi më pyeti ka njeri brenda tek Mehmeti? I thashë jo nuk ka. Hyri brenda vetëm ai, doli dhe mori të huajin, personin e huaj dhe u futën të dy brenda, kurse Llambi Ziçishti qëndroi në paradhomë. Kur hyri Llambi porositi: Shiko tha, mos lerë asnjeri që të futet brenda. Pas ca dolën. Kur dolën vura re atë pakon që mbante kur hyri i huaji në dorë e mbante Llambi Peçini. Mbasi e përcollën Llambi u kthye edhe më tha:Shiko, pe çfarë pe këtu ti tha mbylle gojën. Hyri kush hyri, doli kush doli këtu ti tha mbylle gojën, nuk ka ç’të duhet ty që te flasësh me njeri. Kjo tha është dhe porosia e Mehmetit. Këtë pako Llambi ma dorëzoi mua në aeroportin e Parisit kur po ktheheshim në Tiranë dhe më porositi. Këtë tha ta mbash në dorë në avion dhe ta ruash me kujdes se po të humbi kjo, jo vetëm që të humb koka ty dhe mua, por në radhë të parë i humb Mehmetit. Bile mua më kujtohet gjatë rrugës, për një çast unë e kisha lënë tek këmbët në avion. Si duket Llambi më pa, ngrihet nga vendi dhe me nervozizëm vjen më thotë: Unë të thashë një herë tha, shiko tha se i ikën koka Mehmetit në radhë të parë tha po t’i humbë kjo, prandaj tha ta mbash në dorë. E mora dhe e mbajta në dorë. Këtë pako ma mori në Rinas. Se çfarë ishte kjo pako dhe se çfarë kishte brenda, këtë nuk ma tha. Por në ballafaqimin në hetuesi, tani që u arrestova, mora vesh që kjo pako ishte radio transmetuese që personi i agjenturës amerikane ia dorëzoi Mehmet Shehut në klinikën ‘Pasi’. Këtë e tha Llambi vetë…

          Kryetari:- Domethënë, këtë e more vesh në hetuesi, më parë nuk e dije?

          Ganiu:- Përpara jo. Biles, tha Llambi e provuam dhe brenda po unë tha nuk merrja vesh. Unë e pashë që ky ishte një veprim agjenturor dhe të them të drejtën kur erdha këtu ja fsheha Partisë. Puna e Llambit, këto joshjet dhe afrimi me Mehmetin e kishin bërë punën e vet. Kështu, që unë këtë nuk ja thashë Partisë. Por të them të drejtën mendova edhe frikën. Tani nuk e them për t’u shfajësuar, por thashë në radhë të parë është ajo që unë kisha filluar të hyjë, domethënë kisha hyrë në këto ujëra, pastaj vjen kjo. Nuk vonoi shumë, asnjë muaj, unë implikohem në një proces të disa të arrestuarve për ca valuta që kisha marrë. Të them të drejtën prisja jo masë partie por të dënohesha penalisht. Kurse në fakt nuk ndodhi kështu. Mua më thirri Kadri Hazbiu në zyrë dhe më thotë që je implikuar në një proces se ke marrë valutë. Kësaj radhe më tha nuk po marrim masë për arsye tha se ti je njeri i mirë, ke shërbyer edhe je njeri fjalë pak, domethënë ke bëre punën dhe porositë që të kemi caktuar. Kjo si të thuash nuk ishte se ata më mbrojtën për sytë e mijë të bukur, por ata më mbrojtën se unë kisha heshtur për këtë veprim që kisha parë edhe e dyta ata ishin të bindur që unë do t’i shërbeja më shumë. Edhe në fakt kështu ndodhi, domethënë, litari u shtrëngua më shumë dhe hyra aq thellë në rrugën e tradhtisë dhe fillova të zbatoj me ndërgjegje detyrat dhe porositë agjenturore që më dha armiku Mehmet Shehu dhe disa pjesëtarë të tjerë të cilët do t’ì shpjegoj……. Në muajin gusht të vitit 1979 mua më thirri në vilën e tij në Durrës poli agjenti Mehmet Shehu dhe më thotë: Ne së bashku me Kadri Hazbiun kemi vendosur që ti Gani të shkosh në Suedi për të shoqëruar Skënder Shehun. Tek ti tha Mehmeti unë kanë besim se dhe herë të tjera i ke plotësuar detyrat dhe porositë që të kam dhënë unë. Vajtja e Skënderi në Suedi, vazhdoi armiku Mehmet Shehu duke më thënë, për mua ka shumë rëndësi. Jo vetëm për shkollën që ai do kryejë por atij unë i kam ngarkuar edhe disa detyra për të takuar disa miq të mijë të vjetër. Se cilët janë këta miq më tha Mehmeti dhe se çfarë detyrash i kam ngarkuar unë Skënderit tani për tani tha, ti nuk duhet t’i dish. Por, kur të shohim të arsyeshme, qoftë unë qoftë Skënderi neve do të t’i themi. Skënderit tha me të shkuar do t’i blini një kasafortë sekrete për arsye se atij do t’i duhet, tha, për të mbajtur ato letra dhe ato gjëra që do t’i dërgoj unë për ata miqtë e mi, po ashtu dhe ato që do marrë prej tyre e do mi dërgojë mua. Unë nga kjo bisedë kuptova qartë që Skënder Shehu në Suedi do të kryente veprime agjenturore. Në fund të bisedës Mehmet Shehu me tha: T’i thashë këto në mënyrë që ti, Skënderin ta lejosh të lirë, të mos e pengosh, ai mund të largohet edhe vetë prandaj të them. Kur të vijë koha neve do të të themi edhe ato detyra që i kam ngarkuar Skënderit. Thashë që në këtë bisedë kuptova që Skënderi do të kryente detyra agjenturore në Suedi të cilat më vonë i faktova dhe vetë ku dhashë dhe ndihmën time siç do ta shpjegoj. Mbas dy ditësh që më kishte thirrur Mehmet Shehu më thirri në zyrë Kadri Hazbiu, i cili pasi më priti më përzemërsi më tha që biseduam me Mehmetin që ti të shkosh në Suedi për të shoqëruar Skënder Shehun. Ti tha e takove vetë Mehmetin edhe bisedove vetë me të. Detyrat e porositë t’i tha, i ke marrë prej tij. Nga ana ime po ato detyra e porosi, nuk kam ç’të them, vetëm se të them tha që t’i zbatosh ashtu siç të ka thënë ai. Këtu kuptova që Mehmeti e Kadriu e kishin biseduar që përpara këtë punë dhe më kishin zgjedhur mua tamam si njeri të tyre që unë u kisha shërbyer me besnikëri gjatë kësaj kohe. (Vijon nesër)

          Përgatiti për botim: Kujtim Boriçi

          SOM 1

          “Kur isha në Gjermani me skuadrën e futbollit, u arratis Qemal Vogli. Kur erdha në Tiranë nuk u shqyrtua se ika me shpejtësi për të dërguar një postë në Itali e në Francë. Në Paris i qaj hallin Llambit dhe i them që ka ikur Qemali dhe kam përgjegjësi, me siguri që ndonjë masë do të marrin. Gani më tha, mos u bëj merak se unë do t’i shkruaj edhe Mehmetit dhe Kadriut. Ai kishte kontaktuar me ‘ta e unë nuk u ngacmova. Kështu që shoqëria me Llambin vazhdoi. Por pas pak kohësh, unë do përfundoja në rrjetin agjenturor”

          SOM 2

          “Aparatin radio zbulues që agjentët e CIA-s ja dhanë Mehmet Shehut, unë Gani Kadria dhe Llambi, me përgjegjësi për kokën tonë, e sollëm me avion në Shqipëri. Unë e pashë që ky ishte një veprim agjenturor dhe të them të drejtën, kur erdha këtu, ja fsheha Partisë. Puna e Llambit, këto joshjet dhe afrimi me Mehmetin e kishin bërë punën e vet. Por të them të drejtën mendova edhe frikën. Tani nuk e them për t’u shfajësuar, por thashë në radhë të parë është ajo që unë kisha filluar të hyjë, domethënë kisha hyrë në këto ujëra…”

          SOM 3

          Në muajin gusht të vitit 1979 mua më thirri në vilën e tij në Durrës poli agjenti Mehmet Shehu dhe më thotë: Ne së bashku me Kadri Hazbiun kemi vendosur që ti Gani të shkosh në Suedi për të shoqëruar Skënder Shehun. Tek ti tha Mehmeti unë kam besim. Vajtja e Skënderi në Suedi, vazhdoi armiku Mehmet Shehu, për mua ka shumë rëndësi. Jo vetëm për shkollën që ai do kryejë por atij unë i kam ngarkuar edhe disa detyra për të takuar disa miq të mijë të vjetër. Se cilët janë këta miq më tha Mehmeti dhe se çfarë detyrash i kam ngarkuar unë Skënderit tani për tani tha, ti nuk duhet t’i dish. Por, kur të shohim të arsyeshme, qoftë unë qoftë Skënderi, do të t’i themi.

          NESËR DO TË LEXONI:

          -Dëshmia e Gani Kodrës: Si u përgatit vizita ‘mjekësore’ e Fiqret Shehut në Francë, takimi me zbulues të huaj dhe detyrat që mori për grupin tonë në Shqipëri.

          -Kodra: Si punoja me fëmijët e Mehmet Shehut që jetonin në Suedi e Paris, për detyrat që jepte Mehmeti.

          -Debati i Ganiut me Fiqret Shehun për fejesën e Skënderit dhe kërcënimi i saj: Djali do fejohet me Silva Turdiun, le të jenë të deklasuar. Ti hiq dorë nga rekomandimi për atë vajzën e birësuar!
          Media Sociale
          Ndaje me miqtë
              

          Reply to this comment
  3. MH March 5, 17:05

    Ajo kohe iku.Sot jemi ma keq se ajo kohe.UDB Serbe asht ulur kembekryq ne zemer te Tiranes dhe ban ligjin me Sali Berishen.I lidhun me Arkanin,Fazllicin,Bullatovicin me ica e shume vica mbas vicit derisa e coi vendin ne kasaphane.Ne shkaterim te perjetshem.

    Demo.
    Tito ka kene i vetmi komunisti ma i dashtuni i kapitalizmit.
    Ne ditevdekjen e tije nuk ngeli shtet kapitalist pa i dhene ngushllime shtetit Jugoasllav dhe Jovankes.
    Kthehu ne kohe te bindesh.

    Reply to this comment
  4. petraq March 5, 17:16

    te gjitha akuzat e enver hoxhes kunder mehmet shehut per bashkepunim me te huajt jane te pa verteta.te montuara.enveri me vrasjen e mehmet shehut vrau shqiperine.me kushtetuten e vitit 1976 shkaterroi ekonomine shqiptare dhe me zhdukjen e oborrit koperativist e nxori vendimin e qeverise mbas vrasjes se mehmetit .atehere ne kete rast agjenti i te huajve eshte vet i permenduri enver hoxha.mos te pandehi ndonje se ovacionet qe beheshin per enverin ishin per ate.ato duar trokitje qe populli bente per enverin i takonin me pare mehmetit e te gjithe popullit shqiptar qe kishte ndertuar vendin.ishte nje luft per pushtet i kurdisur nga ramiz alia se enveri kishte vdekur qe ne vitin 74 aq shume i semure ishte.faji i mehmetit ishte se i qendroi besnik enverit deri sa ai si i semure pa ditur se cfar bente e vrau.

    Reply to this comment
  5. Omega March 5, 18:31

    Eshte nje nonsens i pakuptueshem qe te botohen perralla kaq pa baze keto te Ylli Polovines!
    Ne titull shkruhet per “Misteret e udhetimit ne Queen Elisabeth” te M.Shehut ndersa me poshte nuk shkruhet ASNJE MISTER!
    Ne fakt misteri eshte vetem fakti qe PSE BOTOHEN ZHGARRAVINA te tilla kur bien ne kundershtim me ato cfare jane shkruar me pare ne vete gazeten DITA per M.Shehun!
    Ja cfare shkruhej ne DITA ne 25 gusht 2015:

    -“Mehmet Shehu mund ta kishte vrarë Enver Hoxhën dhe të merrte pushtetin ende pa u çliruar Shqipëria.

    Kjo nuk është një hipotezë por një fakt i zbuluar nga dokumentet sekrete të CIA-s, të cilat tashmë janë deklasifikuar.

    Oficerët e shërbimit sekret amerikan ia kanë kërkuar këtë Mehmetit në prag të çlirimit të Tiranës.

    “Kjo është një histori e parrëfyer më parë e operacioneve sekrete të OSS-it (Zyrës për Shërbime Strategjike, pararendëse e CIA-s) amerikan në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe se si Shtetet e Bashkuara, krahas anglezëve, ndihmuan komunistët të mundnin nazistët dhe të merrnin pushtetin në vend” – thotë për DITA shkrimtari dhe historiani i njohur amerikan Peter Lucas.

    Ai ka shkruar një libër mbi këtë temë, të cilin e ka sjell në shqip gazetari Xhevdet Shehu.

    Libri titullohet “Misioni Amerikan në Shqipëri – Operacionet sekrete të OSS-it dhe bashkëpunimi me partizanët komunistë gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

    Është një libër antipod i librit me kujtime të Enver Hoxhës “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”. Ose, për të qenë më korrektë, janë dy tablo të përkundërta rreth një të vërtete historike”
    Ja pra pse eshte nje fiasko e vertete libri i Ylli i Polovines per deri sa NUK JEP FAKTE TE TJERA NGA ATO QE POHOJNE ATA QE E AKUZOPJNE M.SHEHUN PER AGJENT TE CIA-s!
    Kur vete CIA e pranon se M.Shehu ka qene i tyre,cfare duhet tjeter per ta hedhur poshte kete te vertete?
    Ja pra qe ENVER HOXHA paska patur te drejte qe e akuzonte per POLI AGJENT dhe ai u VETVRA se e ndjeu se u zbulua dhe do denohej me VARJE NE LITAR!

    Reply to this comment
  6. alphade March 5, 20:15

    Duke pire kafe me Gimcen, keshtu i therrisnin shoket e
    afert Agim Popes, sidomos LLambi Pecini, e pyeta per
    kete episod , lidhur me te ashtuquajturin takim te Tiros
    dhe Randolf Curcillit me Mehmet Shehun dhe sinqerisht
    me behet shume qejfi qe autori ,Pollovina , i ka qendruar
    shume-shume besnik deklarimit te Agim Popes duke mos
    shtremberuar absolutisht asgje . E them kete me bindje
    sepse Agimi me ka treguar mota-mo te njejten gje duke
    pire kafe te ERA. Shtoj se ne kohen qe R.Curcilli merr ne
    telefon B.Shtylla ishte afer telefonit dhe Mehmeti i thote
    Beharit qe ishte prane telefonit dhe i thote merre telefonin
    kush eshte ? Behari ,pasi e sqaron se kush merrte ne
    telefon, Mehmet i pergjigjet prere thuaj se K/mistri eshte
    shume i zene ….!!! Pra, Polllovina i ka qendruar aq besnik
    thenjeve te A. Popes sa nuk i hiqet asnje prese ! Bravo dhe
    pershendetjetet e mia me te sinqerta autorit. !!!!

    Reply to this comment
  7. alphade March 5, 20:23

    Shtojce : megjithate Enverit nuk i shpetonte asgje ! Mbase
    GImcja si perkthyes nuk i dinte te gjitha gjerat qe thure–
    shin nen rrogoz . E verteta eshte se Llambi Pecini dhe
    Mihallaq Zecishti ishin plotesisht ne dijeni te veprimeve
    te Mehmet Shehut prandaj edhe kur u fundos ”anija Meh-
    metit ” bashke me te u fundosen edhe besniket e tij .!!!
    Sipas eksperiences sime perkthyesi ne ate kohe nuk i
    dinte te gjitha marifetet ,ishte si te thuash ”vrima e fundit
    e kavallit”. Dhe jo vetem kaq….!!!!

    Reply to this comment
  8. Mehmeti March 5, 20:33

    Mesa lexova me siper dhe mesa njoh aftesite librashkruese te autorit, me krijohet pershtypja se permbajtja e librit duhet te jete nje idiotesi me brire, si libri tjeter i ketij autori KUR U VRA AZEM HAJDARI, qe i refrohet ngjarjes me te bujshme kriminale te ndodhur ne Tirane, ndersa ishte Atashe ne ambasaden shqiptare ne Itali. Pune Polovine mo….

    Reply to this comment
    • dfg March 6, 00:03

      Asnje fakt ,asnje informacion,asnje argument nuk ka ne kete shkrim delirant!
      Pervec emrit :BOIMBASTIK ‘Queen Elisabeth” ne kete rrefenje nuk ka asgje per te kuptruar per njerezit me kulture fillestare,ndersa per intelektualet,ky eshte nje ZHGARRAVINE!
      Gazetari Xhevdet Shehu,qe ben te mundur botim,in e ketyre hartimeve e ka treguar shume here se eshte i PA AFTE per te kuptuar interesin e intervistes,vleren historike,dokumentasre dhe artistike te rrefimit!
      Ai nuk eshte i denje per nje gazete si DITA,por per ndonje fletushke si ish revista “Fatosi”!
      Nuk mjafton te “lincesohesh” gazetar vetem se ke punuar tek “Zeri i Amerikes”!
      Mbase edhe per kete e hoqen prej andej!
      Te isha botues kete person nuk do ta pranoja as tek dera!

      Reply to this comment
  9. shpatar March 5, 22:42

    Ka dicka qe ne shqiptaret nuk arrijme ta kertypim. Themi ose e akuzojme .A ishte M.Shehu agent.Une po e marr si te vertet.Ne keto 40 vjete qe ai luftoje dhe punoje ne krahe te Enverit a ka ndonje moment qe ai te dali i zbuluar si agjent ??????????????.Jo nga ky shkrim por dhe pas vdekjes se tij jane hedhur ne treg shume tymuese per ta nxjerr agent .Vras mendjen dhe them .Po ka qene agjen i amerikanve dhe zme bene vaki te jete i Rusve .Sa per Titon Mehmeti as pirdhte fare.Si agjent i amerikanve ai ka nje merit te jashtzakonshme qe dhe pse politika e Hoxhes ishte kunder tyre nuk na dha asnje shenje mos pranimi.
    Eshte vertetuar shkencerishte qe nje agjent sado i sofistikuar me shume se 1 vite nuk i shpeton dote fshehtesise. Pra Mehmeti rezistoje 40 vjet gje qe ne praktikat agjenturore nuk kane vlera tipa te tille .Kemi degjuar ,ata te krahut fanatik Enveriste se vrau vehten se nuk e plotesoje deryren qe i kishin vene .Ne nje kohe qe nga dokumentat e deklasifikuara te CIAs na del se mbas 1950 amerika hoqi dore rrezimi i sistemit komuniste ne Shqiperi e te Hoxhes .Ne kete kend veshtrim per mua Mehmeti ngelet nje simpatizante i sistemit demokratik amerikan .Kjo shprehet sot qe 90% e popullit shqiptare eshte pro amerikan .Ku qendron tradhetia e Mehmetit??????????.
    Nuk e kam zyrtare por nje dite do te dali ne drite se Mehmeti ka lozur nje rrol shume te rendesishem ne qendrimin qe mbajti Hoxha ne 61 ne Moske .Hoxha mori zemer dhe u burrerua kur i doli haputr Hrushovit gje qe skishte bere vaki nga udheheqes te tjere te Kampit Socialist .Ku e gjeti Hoxha forcen te perballej me nje udheheqes shteti qe te tjeret me te fuqishem mateshin mire para se ta kundershtonin . Ai ju bind argumentave te Mehmetit.
    Nuk dua ta vazhdoje llogjeken e lojrave agjenturore se ka shume kompromise qe nuk i dime se sa jane te verteta.Per mua eliminimi i Mehmetit solli tragjedin shqiptare qe ne sot vuajme te ngrihemi me kembet e jo me te ecim ne rrugen demokratike .Shqiperia pa ato qe ndodhen nga 1972 e deri ne 90 sot do ishte vendi me model i ish vendeve komuniste .

    Reply to this comment
    • Talenti March 6, 09:22

      Heeeeeeee-hiiiiiiiii-haaaaaaaa!
      O shpatar i shkrete!
      Po a nuk te mjaftojne ty dokumentet e deklasifikuara te CIA-s se ata e kane urdheruar M.Shehun qe gjate LUFTES qe ta VRISTE Enver Hoxhen,por ai nuk e beri dot?
      Po te gjitha vrasjet e qindra ballisteve e njerezvbe te pa fajshem me koken e vet,per te mbjelle terror ne popull dhe per te njollosur imazhin e PKSH?
      Mbi te gjitha:
      -M.Shehu organizoi dhe drejtoi personalisht demaskimin e PUCISTEVE B.Balluku,P.Dume,H.Cako etj deri sa u mbushen dosjet per ne gjyq?
      Vulen e tradhetise se tij M.Shehu e vuri kur pervec kryeministrit mori edhe ministrin e mbrojtjes qe e SHPERDOROI BUXHETIN E SHTETIT NE MENYREN ME KRIMINALE TE MUNDESHME duke bere shpenzime KOLOSALE,jasdhte mundesive te shtetit,duke lene ekonomine pa INVESTIME,etj,sepse 80% e buxhetit u shpenzua per fortifikimin!
      Me kete ai donte te arrinte dy objektiva kryesore:
      1-Te fitonte besimin absolut te Enver Hoxhes per nje mbrojtje te fuqoishme dhe,
      2-Te shpartallonte buxhetin e shtetit duke lene ekonomine per toke!
      Kjo beri qe ne Shqiperi te fillonte…..ERA E TALLONIT!!!
      Ky ishte edhe KRIMI ME I MADH QE NJE UDHEHEQES SHQIPTAR KA BERE KUNDER VENDIT PER 50 VJET SOCIALIZEM!!!

      Reply to this comment
      • shpatar March 6, 11:48

        Nuk e njeh mire historine e popullit dhe e ngaterron si Saliu .Pa hyre ne debat me ty, se me dukesh si marsiak, po te permend faktin kur Hoxhen e rrethuan forcat gjermano- balliste per ta azgjesuar ne Cermenike.E di ti more, aka dru me pre, se kush e shpetoje Enveri nga rrethimi. Me qe ke gozhden e nastradinit ne … per vrasjet e Mehmetit ne Veri lexo pak me shume se do te kthjellohesh.Keto qe ti thash nuk jane nga mendja ime ,sic i trrillon ti .I kam nga kujtimet e njerzve te mi si ne krahe te Enverit dhe te Mehmetit.A e degjove Rrahman Perllakun ne in- tervisten e tije kur foli per ata qe ti i quan kriminela.
        Po eshte e vertet qe ne Veri vrau .Po e di ti o salush -zogiste -ballist se ke vrau .Lexo se kane shkruar bashkluftetaret shqiptare per kete histori.Gerrmo zoti Talent se do lirohesh nga ato qe te mundojne .
        Kapitullin e mashtrimeve dhe te mohimit te historise se popullit shqiptare e kini dhurate nga Salushi. Kriminelet e tradhetoaret i bete heronje dhe heronjte i quani kriminela.Turpi me i madhe qe i eshte bere nje populli te vuajtur e patriot ne gjithe kohrat e tij .Mos guxo te me replikosh se s’kam oreks te lexoje poshtersira te tilla per ata qe bene LNCL.

        Reply to this comment
        • Talenti March 6, 18:38

          O shpellar “dru pa pre”!
          Qe je dall;kauk e mora vesh,por ben mire ta dish se Enver Hoxhen nga rrethimi gjerman NUK E SHPETOI M.Shehu,por vete partozanet dhe populli i asaj zone!
          Brigada e PARE u nis per ta shpetuar,gjoja Shtabin e Pergjithshem nga Rrethimi,por jo vetem nuk arriti ta beje kete,por ne ate marshim te gjate e sfilitresa u VRANE DHJETREA PARTIZANE ne lufte me gjermanet e ballistet!
          Taktika agjenturore e M.Shehut ishte e tillew qe jo vetem Shtabin e pergjithshem te mos ta shpetonte,por duke u SOROLLATUR kot neper male te zgjaste sa me shume kohgen qe mbase Shtabi asgjesohej nga nazistet dhe Brigada pesonretre humbje tre medha gjoja per shpetimin e Enver Hoxhes!
          Kjo eshte e verteta,o IDIOT dhe jo ato DENGLAT qe derdellit ti!
          M. Shehu ka dhene prova te shumta se ishte AGJENT I CIA-s dhe kur vete CISA e pranon kete,ti HA MUT KOT!!!
          E thote CIA,o kellire,qe M.Shehun e urdheruan ta vriste Enver Hoxhen dhe urdhera te tille i merr nje agjent e jo nje njeri dokushdo!
          Kete po munde te me kundershtosh me fakte e jo qelbesira fshatareske qe me derdellit ti,nje cope injoranti!
          M’u pergjigj,o kellire:
          -A ESHTE E VERTETE SE CIA e pranon ne dokumenttet e deklasifikuara te saj se i dhane urdher M.Shehut qe ta vriste Enver Hoxhen???
          Kaq dua une se tre tjerat haji ti!
          Ne se nuk je njohur me keto dokumente,atehere qepe HALEN e qelbur dhe mos ha mut kot!

          Reply to this comment
          • shpatar March 7, 12:23

            Me qe po kembengul me nje fjalor banal po te kthej reston.Nuk besoje se paguhesh per keto qe thua .Nese paguhesh mire; hape sa me shume gojen dhe bythen.
            Nuk po kuptoje se cfare s’te pelqen. Mehmeti donte te vriste Enverin apo ishte agjent i amerikanve. Per te paren as se vras mendjen .Bile do kishin bere mire ta kishin eliminuar .Per te dyten varet se cfare te pelqen. Une do ta pranoja nje gje te tille .Ti shoku Talent, ne munges te llogjikes, ofendon sikur te ka zene jotem me Salushin.
            Ketu ne internet ka shume si ty qe vetem ofendojne ne munges te fytyres .Mos e kruaj ne vende te tjera se ta kripin gojen e qelbur qe ke .

    • baenka March 6, 15:08

      …thoni agjenti zbulohet per1vit…nje agjent rus u nis per ne SHBA ne kohen e Carit te Rusise dhe detyren ja dhane te birit pas 60 vjetesh ne kohen e Stalinit.

      Reply to this comment
  10. spectrum & cecchi March 6, 10:01

    Historia eshte ndryshe dhe po ti referohesh fakteve rrjedhja logjike e tyre te con ne tjeter perfundim libri I polovines ka vlere historike enver hoxha e ka zhdukur memetin per arsye krejt te kundert nga ajo qe pohon faktet e vertetuan me pas historite jane te verteta per argjentinen fshehja eshte vetem kohore data dhe viti nuk ka qene ai

    Reply to this comment
    • Hiiiii March 6, 18:58

      Bravo “spektrum&cecchi” se ke dhene informacion aq te sakte sa as GOMARI im nuk do t’i jepte!
      Pa na trego,o derdimen se si eshte ndryshe historia sipas teje?
      Po faktet vqe ti njihke pse nuk na i rrefen edhe neve,por i mban per vete??
      Ne cfar perfundimi te con libri i Polovines kur nuk ballafaqon akuzat qe i behen M. Shehut si poliagjent me dokumente dhe deshmi zyrtare te tjera???
      Ne se nuk ke asnje fakt,prove apo deshmi te sakte kundervenese,per cfar vlere historike paskan perrallat e ketij libri,qe eshte i tipi te “DON Kishotit te Mances” por jo i nivelit te tij???
      Polovina me kete liber luan rolin e Sanco Pancos ndersa mufkat e tua jane vetem pordhe me rigon!

      Reply to this comment
  11. Arber Iliri March 7, 06:22

    Si s’ju vjen turp qe mereni me keto perralla.

    Reply to this comment
  12. neki May 15, 18:34

    Po. Eshte e vertet, ballistet ,tradhetaret, sahanlepirset, “ka dhe sot te tille” po na dalin heronj. Envei,Mehmeti dhe te gjithe ata qe luftuan “d.m.th rrezikuan koken” nuk donin te keqen e Shqiperis. Ndryshe nuk luftonin,rrinin menjane si ballistet.

    Reply to this comment
  13. ELIOT August 20, 17:47

    RRENAT E ENVERIT .. DUHET ME QENE DEBILE OSE COBAN QE TI HASHE KETO PERRALLA ..SHKONI DHE TREGOJANI LOPEVE OSE VICAVE… SHOKU I ENVERIT …. CDO VRASJE QE BEERI ENVERI E BERI SE ISHIN TRADHETARE ..HA HA HA HA … ME BOTE PER TE QESHUR …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*