1979, Berisha i bëri Hysni Kapos kallëpin e maskës së fytyrës dhe dorës

March 25, 2016 12:03

1979, Berisha i bëri Hysni Kapos kallëpin e maskës së fytyrës dhe dorës

Cikli i dytë i rrëfimeve. Enigmat që la pas vdekja e Kapos.

Si mori përsipër Berisha të bënte kallëpin e maskës së fytyrës dhe dorës të udhëheqësit të vdekur, me kërkesën e të shoqes.

Pritja në Rinas për trupin e Hysniut. Pse e gënjeu Vito Enver Hoxhën, mbi fjalët e fundit të të shoqit


Nga Idajet Beqiri

Pas vdekjes së Hysniut, Vito Kapo u shfaqi mjekëve shqiptarë që ndodheshin aty dëshirën që të kishte dorën e  djathtë të Hysniut të derdhur sipas formës origjinale të saj në një masë plastike të qëndrueshme për t’i rezistuar kohëve dhe ambientit. Donte një kujtim të përjetshëm të tij.

Kërkesa e Vitos u përcoll me habi dhe skepticizëm prej shumicës së mjekëve tanë të  ndodhur pranë trupit pa jetë të Hysni Kapos në Spitalin e Parisit. Ajo punë kishte një kosto dhe donte një angazhim. Në moment e mori fjalën Sali Berisha, për të cilin, sipas shënimeve të Nexhipit në Fletore, “kjo gjë ishte shumë e thjeshtë për t’u realizuar”.

Ai i mori përsipër Vito Kapos jo vetëm që t’i jepte thuajse si origjinale dorën e Hysniut, por madje edhe fytyrën e tij. Berisha ndihej si në shtëpinë e vet në atë spital, falë marrëdhënieve me profesor Gurgonin, shtetas francez me origjinë nga ish Jugosllavia. Brenda një kohe rekord Berisha realizoi marrjen e formës nga origjinali të dorës dhe fytyrës së Hysni Kapos, dhe pasi i përgatiti të dyja ato me një cilësi të tillë, sa dukeshin origjinale, ia dha në dorë Vitos, para se kufoma të vendosej në morgun e nëndheshëm të Spitalit, ku qëndroi për 3 ditë.

Sjellja e kufomës së Hysni Kapos në Shqipëri u bë me një avion special qeveritar francez. I gjithë personeli mjekësor dhe i shërbimit që u ndodh pranë Hysni Kapos në ato afro dy muaj të qëndrimit të tij në spitalin e Parisit, ndryshe nga hera e parë kur u nisën nga Tirana pjesë-pjesë dhe me linja ajrore dhe hekurudhore të ndryshme, erdhën me të njëjtin avion ku ndodhej trupi pa jetë i Hysni Kapos.

Gjatë gjithë udhëtimit në avion sundonte një heshtje e rëndë, të cilën e impononin kryesisht Vito Kapo dhe njerëzit më të afërt që i kishin shërbyer nga afër dhe një jetë të tërë Hysni Kapos, lotët e të cilëve nuk ndaleshin.

Avioni mbërriti në Rinas në datën 26 shtator 1979. Për të pritur trupin e Hysni Kapos në Rinas kishin dalë të gjithë burrat e shtetit të asaj kohe, duke filluar nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Haxhi Lleshi, e deri te të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme, të aparatit të Komitetit Qendror të Partisë, pjesëtarë dhe të afërm të familjes “Kapo” si dhe qytetarë të shumtë.

Ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Francës në Shqipëri.

Hysni Kapo ishte jo vetëm numri 2 i atij regjimi, në kohën që Enver Hoxha ishte gjallë, por nga ana tjetër ishte personifikimi i njeriut të matur që zbuste dhe neutralizonte disi ashpërsinë e diktaturës. Janë të pafundme rastet kur ai, me qetësinë dhe autoritetin e padiskutueshëm ka shmangur nga ndëshkimi penal shumë njerëz, të futur në listën e viktimave të sistemit.

Ai ishte ekuilibrues i mirë edhe i vetë klaneve të pushtetshëm të asaj kohe. Pas të ashtuquajturit “unitet i çeliktë” brenda udhëheqjes,  herë pas here shfaqeshin probleme dhe intriga të rënda, xhelozira dhe cmira të ndryshme, të cilat bëheshin rrezik për eliminime të njeri tjetrit dhe të tilla kishte me shumicë gjatë gjithë kohës. Hysni Kapo me pjekurinë e tij dhe ndikimin tek Enver Hoxha i para viteve 1970, i zbuste situatat, i normalizonte marrëdhëniet mes klaneve të kohës. Kështu që vdekja e parakohshme e tij shkaktoi dhimbje dhe shqetësim serioz, nga lart dhe deri poshtë në popull.

hysnu

Kthimi në atdhe i trupit të Hysni Kapos

Kur avioni u ul, gjithë udhëheqësit e lartë komunistë me Enver Hoxhën në krye u afruan. Sipas dëshmisë së shoqëruesve në “Fletore”, u shkëput nga rreshti Kadri Hazbiu dhe ngjiti shkallët e avionit, duke u futur brenda tij. U takua me Ramiz Alinë. Nuk dihet se çfarë biseduan.

Pastaj të gjithë ata që ishin në avion dhe shoqëronin Hysni Kapon, të prirë nga Vito Kapo zbritën dhe u takuan me Enver Hoxhën, Mehmet Shehun etj. Nexhip Pajaj shkruan në shënimet e tij se “nga syri i djathtë, por vetëm nga syri i djathtë”, Enver Hoxhës i rrëshqiti deri afër buzës një pikë loti i madh kur u përqafua me Viton. Ndërsa Mehmet Shehu, Spiro Koleka dhe Rita Marko nuk e mbanin dot veten duke i derdhur lotët çurg. Të vetmit që nuk derdhnin lotë ishin Ramiz Alia dhe Hekuran Isai. Pasi i takoi të gjithë udhëheqësit e shumtë që pritën në Aeroportin e Rinasit Hysni Kapon, Vito Kapo ju hodh për të dytën herë në qafë Enver Hoxhës dhe i tha:

“I dashur shoku Enver, fjalët e fundit të Hysniut para se të mbyllte sytë ishin: Të rrojë Partia, të  rrojë shoku Enver”!

Enver Hoxha qante si fëmijë. Vito Kapo mbante Enverin, ndërsa Nexhmije Hoxha mbante Viton.

Në fakt Vito Kapo nuk i tha të vërtetën Enver Hoxhës. Mjekët dhe shoqëruesit e Hysni Kapos, e dinin që ky u fut në sallën e operacionit për të dalë i shëruar, por pas tij nuk mundi të thoshte më asnjë fjalë.

Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu u vunë në krye për të mbajtur mbi supe arkivolin me trupin e Hysni Kapos. Mehmeti në të djathtë dhe Enveri në të majtë. Pas tyre, ata që mbanin peshën e arkivolit ishin punonjësit e Gardës së Republikës. Enveri kishte vendosur formalisht dorën e majtë te arkivoli, ndërsa Mehmet Shehu, jo vetëm që e mbante arkivolin mbi supe, por kokën e tij e mbante të ngjeshur te arkivoli, aty ku binte koka e Hysniut sikur donte “të dëgjonte” ndonjë fjalë prej tij.

E vendosën arkivolin në një makinë të zezë të tipit “Zuk”. Pas saj ishte “Benzi” i zi i Hysni Kapos dhe pastaj kortezhi u krijua me 24 makina të tjera në përdorim nga udhëheqësit komunistë të kohës. E sollën Hysni Kapon në Sallën e Presidiumit të Kuvendit Popullor ku do t’i bëheshin homazhe.

Kur Vito Kapo me fëmijët u akomodua te vila e saj në Bllok, i erdhën për vizitë Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe anëtarët e tjerë të Byrosë Politike. Në një faqe të murit të dhomës së  pritjes ishte një foto e Hysni Kapos dalë me veshje  partizani, ndërsa në faqen tjetër ishte fotoja ku kishin dalë tre burrat më të fortë të regjimit, Enveri, Mehmeti dhe Hysniu.

Enveri thuajse gjithë kohën e qëndrimit për ngushëllim foli vetëm me Besnikun, djalin e dytë të Hysniut, i cili e mbante shumë mirë veten. Ndërsa Mehmet Shehu mbante të shtrënguara duart e Vitos te duart e tij dhe bisedoi me të. Pastaj e gjithë udhëheqja me Enver Hoxhën në krye bën homazhe para trupit të Hysniut, i cili u vendos në Sallën e Presidiumit. Arkivoli ishte i mbyllur, por prej xhami të tejdukshëm dhe fytyra dhe trupi i Hysniut dukeshin qartë. Homazhe ata bënë edhe të  nesërmen, në datën 27 shtator 1979, ditë në të cilën u bë edhe varrimi i Hysni Kapos.

Gjatë dy ditëve të homazheve pranë arkivolit të Hysni Kapos kaluan me qindra shqiptarë të ardhur nga të gjitha anët e atdheut. Ata derdhnin lotë pa fund. Midis atyre që lotonin më shumë, Nexhipi, i cili qëndronte “non stop” pranë arkivolit, dalloi dibranin e moshuar me qeleshe të bardhë, me të cilin Hysni Kapo kishte qeshur aq shumë dy vite më parë.

hysuoPlaku jetonte në një fshat afër Peshkopisë. Hysni Kapo kishte shkuar në Dibër për të bërë disa seanca kurative në llixhat që ndodhen pranë këtij qyteti. E shoqëronin edhe dy shoqëruesit e tij të përhershëm Xhipja dhe  Eqeremi. Flinin te Vila e Udhëheqjes në kodrën e qytetit të Peshkopisë. Hysniu shëtiste çdo ditë në një rrugë fshati tepër të ngushtë. Nexhipi e Eqeremi i shkonin pas disa metra në distancë. Në një prej ditëve, pas dy shoqëruesve të Kapos, vinte një mushkë e ngarkuar mirë, dhe pas saj një burrë i vjetër me veshje dibrani.

Meqë Hysniu po ecte ngadalë, po ngadalë ecte edhe mushka, pasi për parakalim nuk bëhej fjalë në atë rrugë të ngushtë. Të zotit të mushkës iu sos durimi pasi iu dhimbs kafsha e gjorë e cila mbante gjithë atë ngarkesë në shpinë dhe rrugën e kishte të bllokuar. Dhe i tha Nexhipit të hapnin pak rrugën, duke qëndruar në anën e ledhit. Nexhipi ju afrua Hysniut dhe qëndruan në cep të udhës sa të kalonte mushka. Një e shtyrë e vogël, i hidhte në përrua. Për dreq mushka kur u afrua aty ku kishte hapur udhën Hysniu, bëri një lëvizje nervoze të pakontrolluar dhe ngarkesa mbi samar goditi pak Hysniun. Shoqëruesit u shqetësuan shumë, por Hysniu i qetësoi.

Pasi eci disa metra, dibrani ndali dhe po e vështronte me kujdes Hysniun. Pas një çasti i tha: “Ti je komisari Hysni Kapo…?!” – Kishte qenë partizan në Brigadën e Pestë. Mbasi i tha emrin dhe disa detaje, Hysniu e njohu dhe u puthën me mall.  – Prandaj doje të më hidhje në përrua ti, se më ke patur komisar?  –  qeshi Kapo dhe e ftoi familjarisht për darkë te Shtëpia e Pritjes në Peshkopi.

Ceremoniali mortor i Hysni Kapos u organizua para Presidencës. Fjalën e lamtumirës e mbajti Mehmet Shehu.

Ishte një fjalim brilant që zgjati rreth 9 minuta sipas shënimeve në Fletore. Në të kishte dhimbje të thellë. Dyshja Shehu-Kapo kanë qenë bashkë qysh nga viti 1943 e deri në 1979. Mehmet Shehu thoshte se Hysni Kapon e kishte vëlla të madh, e pas tij vinin tre vëllezërit e tjerë të tij…

Fjala e Mehmetit kishte brenda jo vetëm dhimbje dhe pikëllim, jo vetëm mospajtim me ikjen e parakohshme dhe misterioze nga jeta të Hysni Kapos. Ai e cilësoi Hysni Kapon si luftëtar të madh dhe udhëheqës të shquar të LANÇ-it, dhe shpesh gjatë fjalimit kthehej drejtpërdrejt nga trupi i Hysniut dhe i fliste atij. “Lamtumirë o shoku ynë, gojë mjaltë e zemër zjarr, besnik i maleve të Labërisë, o vëllai ynë Hysni”, e mbylli fjalën e tij Mehmet Shehu… (Vijon)

*****

Në foton kryesore nga e majta: Vito Kapo, Ylli Popa, Hysni Kapo, Fejzi Hoxha, Sali Berisha, Sabit Brokaj

March 25, 2016 12:03
Komento

18 Komente

  1. demo March 25, 13:26

    Ore Idajet,qe e ka helmuar Sali Berisha e morem vesh,por me porosi te kujt?Per analogji vajza e Stalinit tregon qe nje jave para se te vdiste Stalini,Berja zevendesoi ekipin e mjekeve qe sherbenin prej kohesh.Svjetllana gjeti prane te atit nje infermjere enigmatike,qe i bente inxheksione.Sot Sabit Brokaj duhet te shprehet kush e dubloi Dine Abazin me Sali Berishen?Vito Kapos i ka mbetur ora tek Mehmet Shehu,.Ujku,ujku,por cakalli beri kerdine.

    Reply to this comment
    • Dushku March 25, 16:42

      Une jam salier i kopese se saliereve, dhenve, dhive, lopeve, viçave, derrave, qenerve, gomereve, ujqerve, çakejve. Eshte e pamundur qe kreu i kopese tone te jete ne keto fotografi. Ai egersire nuk mund te kete qene as zagar i byrose politike te KQ te PKSH. Ai shpellar nuk mund te jete as spiun in Serbise. Turma jone eshte me e qyteteruara, me paqesorja, pruresja e perparimit ne Shqiperi dhe akoma me shume keshtu eshte shpellari ne krye te kopese tone.

      Reply to this comment
  2. Kariz Matik March 25, 13:38

    Shikoni se sa i respektushem eshte per lulkat e Partise se Punes, “demokrati” dhe “antikomunisti” i terbuar, shoku Sali. Dhe ca ketu habiten se ku e gjen gjthe kete mbeshtetje dhe reputacion doktori i kallepeve prej allcie.

    Reply to this comment
  3. Bushi March 25, 13:57

    Iku Hysniu,per te cilin na vjen keq,por ka bere nje gabim te madhe,qe nuk mori me vehte dhe Sali Berishen.Po te kishte bere kete,nuk o vuante populli shqipetare sote nga ky kriminel,nga ky antishqipetare.

    Reply to this comment
  4. Ben Bushati March 25, 15:29

    KUJDES ME ‘KLANIN KAPO’ QE KAPO ISHIN E KAPO JANE!Kujdes me ‘shoqen ‘ Vito qe ne 70 vjetorin e çlirimit u dekorua nga ARVIZU!Kujdes nga BUSHATET,GJONAT QE 25 VJET NUK JU PREK ASNJE FLOK !?
    Po sikur Sali Neroni te jete pjese e se njejtes agjenture si ‘klani kapo qe mund te kete firmosur qysh gjate luftes ne shkollen tregetare ashtu si shoku Ramiz ne gjimnazin e tiranes si agjente te SIM-ITALIAN E ME PAS AMERIKAN!?–Sa me thelle aqe me ruda!
    Dhenderri serb si ka mundesi qe futi ne burg tere heronjte e luftes e tere jeten i hoqi kapelen ‘klanit kapo’!?

    Reply to this comment
  5. neli March 25, 16:14

    SIKUR TE MOS ISHIN TE VERTETA DO TI MERRIM SI NARATIVE TE NOVELAVE TE MARQUEZIT APO TE KADARES.VITO DHE FAMILJA E DININ SE ISHTE ENVERI AI QE ORGANIZOI VDEKJEN E PARAKOHESHME TE KAPOS POR KJO SE PENGON TE VEJEN QE SAPO ZBRET KUFOMA NE AEROPORT TI HIDHET NE QAFE ENVERIT DHE TE PROKLAMON AMANETIN E FUNDIT TE HYSNIUT PER ENVERIN.VERTETE SPECIE E VECANT KJO E KOMUNISTEVE.

    Reply to this comment
  6. lapraka March 25, 17:18

    Me keto qe i ka bere Sali Berisha Shqiperise, Esta Pasha duket “engjell”, para tij.

    Reply to this comment
  7. Sazan March 25, 18:13

    A mundt te ket door ne vdekjen e Hysni Kapos Ramizi ne bashkpunim me Salin . Ramizi donte ta eleminonte Hysnin se e dinte se Enveri se kishte te gjat. Dhe keshtu ndothi Ramisi u be sekretari I par dhe udheheqesi I PPSH dhe ne 1990 Ramizi zgjodhi Salin udheheqsin e levizjes se studenteve dhe me von partia “Demokratike”

    Reply to this comment
  8. LLL March 25, 18:27

    Ç’janë këta provokatorë more aman ?!
    More Idajet , mbi ç’kritere e vlerëson ti Hysni Kapon ?
    Ti ndaj Hysniut je po aqë servil i përulur sa edhe Saliu !
    Ka qenë i dyti pas Enverit , thua ti . Unë them jo I dyti por kjo s’ka rëndësi , ka qënë i madh se i qëndroi besnik Enverit duke tradhëtuar idealet e Luftës dhe heronjtë e Luftës .
    Na hape barkun , o Idajet , mos i provoko njerëzit e ndershëm që i tradhëtuan Enveri e Hysniu për hir të kolltukëve të tyre !

    Reply to this comment
  9. fshatari pafshat March 25, 18:47

    Shqiperia dje ishte nje tragjedi !?
    Shqiperia sot eshte nje komedi !?
    Si me PPSH, si me Demokracine
    Sketerre – nenkupto Shqiperine
    PSE?
    Bijte e saj tradhetore
    Nenen e kane shtene ne dore
    Qindin po i punojne
    Derisa faren t’ia Zerojne.

    Reply to this comment
  10. ganiu March 25, 19:12

    Asgjë nuk kuptoj nga ky shkrim. Ja beri kallëpin Berisha a Sulejmani, kujt ia hyn në punë? Pastaj Vito i tha se Hysniu tha kështu a ashtu, prapë kujt ia hyn në punë. Plot thënje ishin fiktive të sajuara. Dhe heroi pasi mori plumbin në ballë tha “të rrojë Partia dha shoku Enver “.
    Kurse Bedri na vjen vërdallë duke lujt rrolin e komisarit Megre dhe lëpirës i kryeministrit.

    Reply to this comment
  11. deshmitari March 25, 22:13

    Z/. Idajet, keto nuk mund te jene shenimet e Nexhipit, sepse Hysniu vdiq me 23 shtator dhe erdhi ne Shqiperi me 24. Varrimi u be me 25 shtator. Data jane, ngjajne te vogla, por tregojne se ti po boton sajesa.
    Rrethi Kapo e di mire se doktor Din Abazi nuk eshte zevendesuar kurre nga Sali Berisha. Doktor Dine nuk thote keto qe thua ti. Ai eshte prononcuar ne shtyp, bile kundershton edhe versionet e Vitos per vdekjen e Hysniut.

    Reply to this comment
  12. shaqo March 25, 22:23

    O gazetaruce, po cfare na duhet ne se c’ka bere Berisha kur ishte cun i ri, ore beni namin me keto qe po ben tani dhe mos e lini rehat, mos e intervistoni, mos e beni protagonist duke mos lene rast pa e nxjerre fytyren e tij te shemtuar neper TV. Kete beni dhe mos na tregoni se c’ka bere 50 vjet me pare.

    Reply to this comment
  13. Hani pak mos hani shume m.... March 25, 23:06

    Kur te arrestohet qelbesira Sali, do te na tregoje qe maska e fyteres dhe dores per “besnikun” e PPSH jane bere ne dy kopje, per Shoqen Vito dhe dy te tjerat per Komunistin Sali Bisha, qe i ruan akoma ne shtepi si kujtim i paharruar i kohes se komunizmit.

    Reply to this comment
  14. AUTOPSIA E KRIMBERISHES MIKUT TE LUit LULit March 25, 23:38

    Kur mbaroi seriali i pare me 7- 8 pjese i ketyre Eqeremeve thashe “shyqyr” qe mbaroi se e bastardoi.

    …prisni kur te dale ndonje Andi Bushati neser te beje replike qe parate e biletes se tij dhe shpenzimet e Argites.qe beri operacjon kozmerik ne surrat .u paguan nga fondi ‘solidaritetit’

    Shoh tani perseri Kufoma-arkivole-maska te vdekurish-funeral lote,dore-copy pra duket sikur jemi ne Kadaver.

    Kuptohet qe eshte nje dore tinzare qe po krijon kete “shit-storm” me ngjarje makabre nga e kaluara per te mbuluar te tashmen.

    Jam 101% i bindur se Idajet Beqiri ose ka probleme me shendetin mendor..ose po ben i paguar kete terror mediatik.

    Nqs se Salibisha paska bere keto “detyra te veshtira” si Besnik i Besnikut Partise si doktor Kadavre..sinqerisht htem se ka bere detyren biles eshte treguar human..edhe pse bie ere bythelepirje..

    ***
    Problemi qe duhet ngrihet sot eshte pikerisht ky Doktorr Adhamudhi Vicidolit qe e ka kthyer ate vend ne ne Kadaver 28 mije k/m katrore..

    Problemi qe duhet ngrihet sot eshte se Edi Rama duke tradhetuar 23 qershorin barbarisht..ka shuar shpresen e fundit per ri-krijimin e nje shteti normal dhe shqiptaret e ndershem duken si jetime..

    Problemi eshte se jashte cdo parashikimi ambasdori amerikan D.Lu ka shkelur cdo lloj limiti qe duhet te kete nje dipllomat dhe eshte kthyer ne nje gjenerator per demtuar PS dhe per te vene ne 2017 k/m Lul Basha.

    Jane dhe qindra halle shume te medha qe ka ai vend dhe bombardimi i opinionit publik me keto veprime kanibalesh per te vdekurit para 40 vjetesh per te mbuluar krimet e berishizmit pas 1992 eshte jo vetem antishqiptare por dhe nje terrorizem i paster mediatik jo me fisheke por bombardim me kufoma..pra jeni kthyer ne nekrofage

    ***
    Tema kryesore sot eshte nje dhe vetem nje

    PSE DIPLLOMACIA EUROATLLANTIKE NE MENYRE TE LEXUESHME ESHTE BASHKFAJTORE NE KRIMET E BERISHIZMIT..DUKE ARRITUR TA NBROJNE PER DY DEKADA DUKE TREDHUR NANON-METEN-RAMEN..DHE DUKE NE TREMBUR AKOMA ME GOGOLIN E ENVERIT ,MEHMETIT DHE HYSNIUT SI VAMPIROIDE

    Pse po ndodh ky fenomen per gati 22 vjet:
    Eshte bere pothuaj e ligjeshme qe komuniteti nderkombetar pasacerisht dipllomatet amerikene qe merren me Shqiperine barazojne GABIMET E PS ME KRIMET E BERISHJAVE.

    Kjo u vu re dhe ne masakren e 21 janarit 2011 ku famekeqi Arvizu si njeriu me i pushtetshem ne shqiperi BARAZOI VRASESIN BERISHE ME DHUNEN E PROTESTUESVE.

    Kjo ‘DIRTY JOB’ po vazhdon dhe sot me ato qe inskenuan komedine e
    dekriminalizimit ku duket qarte se u goditen disa kriminele ordinere te PS per te mbuluar krimet e monstrave..

    Nqs se ambasada amerikane sot nuk perfshin ne listat e saj PUBLIKISHT..e theksoj PUBLIKISHT kriminelet Berishet (babe e bir) Bashen,Mediun,Imamin,Balliun,atehere faji nuk duhet kerkuar te Berisha por te Donald Lu dhe PODESTAT , WISNERAT,GRANOFFET q e dukeshen kane lidhje me krimete berishes si gerdeci ,rruga e kombit,albetroli,bankers,etjetj..ku dhe ky biznesmeni izraelito-gjeorgjian eshte nje mafjoz qe pasi ka kopsitur mire bizneset e tij vjen per te trubulluar ujrat ne favor te klanit te berishajve.

    Por le te bejme autopsine e Berishes qe eshte nje mender politikan serbofil I ngordhur por nuk ka kush ta fusi kete xhenaze ne arkivol dhe ta varrose.

    Qe ne fillim Berisha ishte nje kllonim I sherbimeve secrete jugosllave dhe amerikane kur ato ishin ne muajt e mjaltit ne vitet 80’ kur do hidhin gjasme komunizmin qe te pakten per shqiperine ishte nje fatkeqsi se po perseritej nje ahmet zog I ri por kete radhe jo i ndihmuar nga ruset e bardhe por lobi serb-grek ne shtepine e bardhe. Jane shume fakte qe Berisha merr guxim dhe shurron mbi jetimet e 21 janarit.

    Ai artificjalisht u krijua si nje “kryqtar” ne luften per dekomunistifikimine shqiperise sipas doctrines famekeqe rajerson-biberaj qe vazhdon dhe sot ku fakeqesisht eshte rekrutuar dhe Edi Rama qe te shtepia e gjetheve dekospiroi vehten plotesisht si nje kapo ne fushaten kanibaleske kunder figures enver hoxhes qe ka nje cerek shekulli qe ka kaluar cdo kufi njerzor.Le te kujtojme Kinen komuniste dhe marrdheniet e amerikes me te apo vendosja e marrdhenieve dipllomatike me Kuben e Kastros.

    Ne kete kuader Berisha “fuqizua” kur I bene gati 2 prillin 1991 per te prishur me terrorizem votimet e 31 marsit 1991.Pas saj prishja qeverise stabilitetit ne 4 dhjetor 1991 vetem se ylli bufi nuk plotsoi ultimatumin e saliserbit per arrestimin e nexhmijes me gjysem ore vonese…

    Kur I ndegjon keto histori histerike sot pa tjeter te shkon mendja te dyshja rajeson biberaj qe ishin tutoret e Sali serbit.Marrja pjese ne votimet e rajersonit ne votimet e 1992 ishte fundi I republikes se shqiperise dhe vendosja e nje republike ambasadoriale qe vazhdon dhe sot dhe ky eshte shkaku kryesor qe I perkedheluri I disa republikaneve bolemedhenj ne amerika,saleh berisha hedh shurren perpejete sot.

    Edhe ne rastine 14 shtatorit 1998: Berisha merret ne mbrojtje direkt nga ambasada amerikane dhe arrin deri atje sa ne shkembim te nje paqe “poshtruese” si izraeli me palestinezet bejne presion mbi dushen Majko-Meta qe berisha te mos arrestohej..bile as te deshmonte ne dyert e drejtesise shqiptare por dha “intervisten” brenda murebve te ambasades amerikane qe eshte nje poshtrim I drejtesise shqiptare

    Por ajo qe I ve pikat mbi I eshte fakti se pas krimit te 21 janarit perbindeshi berishe “nen hundet” e arvizuse beri super pucin me te madh te rruzullin toksor duke:

    1- akuzoi PS per vrasje nga mbrapa
    2-manipuloi mjeket e spitalit ushtarak
    3-ktheu k/m ne spital fushor
    4-refuzoi dorzimin e gardisteve
    5-terrorizoi presidentin si horr bulevardi
    6-perdhosi k/prokuroren di lavire
    7-ofendoi k/shikasin si pucist
    8-kercenoi ramen me egzekutim
    9-akuzoi dhe kercenoi 4 gazetare
    9-u fshine filmimet
    10-u ndrruan tytat e armeve
    11-u dekorua burri shtetit
    12-u dekorua ylli ne ngjitje
    13-u menderosen ekpertizat e FBI
    14-u zevendesua presidenti
    15-u zevendesua k/prokurri
    16-u zevendesua k/bashkiaku
    17-u zevendesua k/shiku
    18-u terrorizuan gazetare
    19-u tha se do ja u bej prape si ne 21 janar
    20-liroi vrasesit nga burgu ne shkurt 2012
    21-demshperble te gjithe vrasesit
    22-poshtroi Arvizune e Obames
    23-perdhosi familjet e jetimeve disa here
    24-akuzon ramen si vrases te 21 janarit

    Ju lutem zoterinj te Dites :eshte pa kuptim qe merreni pafundsisht me Krim Berishen se jo vetem po I rrisni vleren por po vulosni dhe paprekshmerine e tij.

    Ju duhet te merreni me ato qe I kane dhene atij nje imunitet unlimited (kartabjanke) per tu mos u ndeshkuar ne krimet e tij…pra mos u merrni me salibishen se eshte turp dhe ndoshta nje biznes I juaj mediatik.

    Reply to this comment
  15. shqip March 26, 01:05

    MOS FLISNI PER LRIMET QE SALIU I BERI HYSNIUT…
    COPA E BYTHEKEPUSHTAVE TE VICIDOLIT NK ISHTE AQ I ZOTI NE ATO VITE…
    SHIKONI CA PO BEN SOT ME GERDECIN, 21JANARIN, DEKRIMINALIZIMIN, BYRONE E HETIMIR, DHE MINAT ME SAHAT MUXHAHEDINET….
    MOS QANI PER HYSNINE SEPSE TABLOJA ESHTE E QARTE. ANDI BUSHATI, NIPI I HYSNI KAPOS SOT ESHTE NJE BYTHE LLEPIRES I BERISHES…. A JU DUKET NJE RASTESI KJO?
    SHIKONI TE PERZINI MUXHAHEDINET SE PO I QASET E ZEZA FEMIJEVE TUAJ…
    MOS SHPRESONI SHQIPERINE E MADHE SE SHUME DHPJEYE NUK DO TE KETE SHQIPERI FARE.
    GREKET DO NA SHQYEJNE JUGUN E SERBET VERIUN E SHQIPERISE DHE ATEHERE DO TE ZGJIDHEN HALLET E SUPERFUQIVE. MOS U CUDISNI!!! SI GJITHMONE NE KURIZ TE SHQIPTAREVE…..
    KJO ESHTE AJO QE KETA PSEUDO GAZETET DHUHET TE INFORMOJNE PUBLIKUN.

    RAMA TE MOS THERESE REFERENDUM PER PARTICKEN PO PER PROBLEMET MADHORE QE KA KOMBI SOT, OSE TE SHKOJE ME BISHTE NE SHALE SI GJITHE TRADHETARET E TJERE….

    SHIKONI GREQINE, ANGLINE, HUNGARINE, HOLLANDEN, IRLANDEN….QE PYESIN ME REFERENDUM POPULLIN EDHE PER NJE GJEMBE NE KEMBE. POLISHETTANET SHQIPTARE FSHIJNE MENDERN ME NE O POPULLIDJOT QE MBETET GJITHE JETEN DUKE LEPIRE BUTHEN E AMERIKES DHE AJO PO NA E PUNON EME KEQ SE PRANVERES ARABE, LIBISE, AVGANISTANIT APO SHEJTANIT….STOP KOHES SE ENVERIT O IDJOTER. SHIKONI KOHEN E NEOHITLERIT BERISHOVICE E COMPANI

    Reply to this comment
  16. arbeni March 28, 19:12

    Ne fakt enveri e respektoj shume klanin kapo se nuk i behej vone ta eleminonte sic ja beri klanit te Mehmet Shehut. I shkermoqi me dhembe e dhemballe dhe me è keqja i njohin dhe aktualisht per tradhetare. Ndersa klani kapo po dekorohet dhe tani ne Demokraci. Dhe sa per krime kunder popullit shqiptar jane njelloj si mehmeti ashtu dhe hysniu.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*