1984: Kur arratisja e motrave Islami ishte kryetitull i gazetave spanjolle

August 10, 2017 14:02

1984: Kur arratisja e motrave Islami ishte kryetitull i gazetave spanjolle

 

Nga Armand PLAKA

Ishte një nga aktet më të guximshme të ndërmarra ndonjëherë gjatë periudhës së diktaturës në Shqipëri.

Historinë e tyre ata kanë pasur rast t’a tregojnë edhe vetë me detaje, e madje Ismail Kadare u ka kushtuar atyre edhe një vepër me titull: Spiritus, botuar në vitin 1996.

Bëhet fjalë për arratisjen e bujshme të dy motrave Islami, Izabela dhe Zamira, të cilat sot njihen gjerësisht si gazetaret dhe spikeret e “Zërit të Amerikës”.

Një foto që hasa së fundmi në mediat spanjolle, më bëri shumë përshtypje për vetë faktin se edhe një gazetë nga një vend në dukje jo fort i interesuar për ngjarjet në Shqipëri, kishte zgjedhur t’a vendoste në faqe të parë këtë ngjarje e t’i linte hapësirë primare fotos së “dy grave heroina”.

aqja e parë e gazetës spanjolle “La Vanguardia” që botohej në Barcelonë, celet me një foto të madhe dhe një tekst të shkurtër shoqërues, ku theksohet fort simbolika dhe mesazhet e aktit të pashoq të heroizimit e sakrificës së motrave Islami. Botimi mban datën 14 gusht 1984. Armand PLAKA- © Të gjitha të drejtat të rezervuara

Kështu thuhet të paktën në diçiturën e fotos me përmasa relativisht të mëdha, ku dy pjesëtaret e familjes Islami, që kishin provuar ndërkaq persekutimin në shkallë madhore të internuara në fshatrat e Lushnjes dhe kishin humbur vëllanë e tyre të vetëm gjatë përpjekjes për t’u arratisur nga Saranda për të mbërritur më pas në brigjet e Korfuzit.

Fotoja është marrë gjatë ditëve të qëndrimit të tyre të përkohshëm në Athinë (para një kioske) dhe shoqërohet edhe më një tekst të shkurtër, ku theksohet fort simbolika dhe mesazhet e atij akti të pashoq heroizimi e sakrifice.

Izabela dhe Zamira Islami gjatë ditëve të qëndrimit të tyre të përkohshëm në Athinë (para një kioske në qendër të kryeqytetit grek) ku ato kishin kërkuar azil politik, përpara se të niseshin për në SHBA. Armand PLAKA- © Të gjitha të drejtat të rezervuara

Botimi mban datën 14 gusht 1984 dhe është botuar në të përditshmen “La Vanguardia” të Barcelonës, e cila ishte vërtetë një platformë “leader” përsa i përket shtypit spanjoll.

August 10, 2017 14:02
Komento

2 Komente

  1. Novruz Taip Vishanji August 12, 11:06

    DY KURVAT ISLAMI !

    Ky duhet te jete titulli i “gjithe te drejtave te rezervuara” te Plakes, qe vazhdon ti bjere patkoit per te ngulur gozhen qe nuk ngulet dot.

    Le te hapen arkivat e sigurimit te shtetit dhe do shihet se kush ishin keto dy laraska surratnxira, se si, kur dhe perse arriten ne token amerikane, me porosite e Ramiz Alise, serbo-boshnjakut antishqiptar te te gjitha kohrave.

    Dhe mire i ka bere jetesa ne amerike, sepse punojne qe te kodoshohet burri i njeres prej tyre, duke paguar shifra te konsiderueshme me karte krediti, per te blere seks ne sitet porno online, siç eshte edhe ASHLEY MADISON, ku emri i tij dhe transaksionet jane te publikuara me kohe e vakt.

    Reply to this comment
  2. A August 12, 17:41

    Femra dhe motra te guximeshme shqiptare, qe jane simbole kunder sistemit diktatorial komunist te Enver Hoxhes.
    Edhe sot duhen njerez te guximshem meshkuj dhe femra qe te rrezojme kete klase politike aktuale te ketyre 27 vjeteve qe shkaterruan vendin dhe shoqerine shqiptare.
    Familjen e mbron dhe e nderton i zoti, kurse Shqiperine njerezit e ndershem dhe me horizonte zhvilluese e permiresuese.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*