A ka patur në ’92, një plan për të rrëzuar avionin ku udhëtonte Aleksandër Meksi ?!

March 27, 2016 10:39

A ka patur në ’92, një plan për të rrëzuar avionin ku udhëtonte Aleksandër Meksi ?!

Rrëfimet e ish-truprojës së Sali Berishës vijojnë të ngjallin mjaft interes për shkak fakteve tronditëse që ai sjellë.

Izet Haxhia thotë se ka pasur një plan për eliminim fizik të ish-kryeministrit Aleksandër Meksi nga Sali Berisha dhe Bashkim Kopliku.

Pas një vizite në Itali, aeroportit të Rinasit i heqin dritat për të bërë të pamundur uljen e avionit, dhe Haxhia thotë se ishte mjeshtëria e pilotit italian që i shpëtoi jetën ish-kryeministrit dhe delegacionit shqiptarë.

Ndërkohë ai thekson sjelljen e pazakontë të Berishës gjatë atyre orëve

Më poshtë rrëfimi i plotë i Izet Haxhisë…

Po i kthehem një ngjarje që ka mbetur e panjohur për publikun në atë kohe të fillimit të sundimit të ‘Marshallit’. Nuk është përmendur as nga ai që ishte planifikuar të ishte viktimë e saj as nga askush tjetër,duke e lënë në harrese dhe duke hedhur fajin mbi ‘fshataret’ e zonës ,taktike kjo e përdorur më vonë në vjedhjen e floririt në Kërrabë…Ka qene viti ‘92 muaj Maj apo Qershor, kryeministri i asaj kohe Meksi kishte shkuar në një vizite zyrtare në Itali me ftesë të Andreotit. Meksi një eksponent i lartë i PD në dukje aleat i Berishës dhe i zgjedhuri i tij për kryeministër, ishte në krye të grupit që ishte kundër Marshallit dhe që muaj më vonë u përjashtuan nga PD për shkak të daljes hapur kundër marshallit, disa për parime e shumica ngaqë nuk morën postet që lakmonin në qeverisjen e parë të PD…

Marshalli tentoi të prishte ‘skemën’ e rënë dakord në mbledhjen e Kryesisë së PD pas fitores së 22 marsit, për moszgjedhjen e Meksit si kandidat për kryeministër të ardhshëm, me anën e mikut të tij, apo më saktë të dhëndrit të mikut te tij, e kam fjalën për Bashkim Koplikun vjehrri i të cilit, një sigurims famkeq ishte mik i ngushtë i Marshallit, që bëri edhe futjen e dhëndrit të tij Kopliku në PD nëpërmjet Berishës në një kohë kur Kopliku nuk kishte asnjë kontribut në PD.

Tentativa për nxjerrjen e Meksit jashtë ‘skemës’ së paracaktuar për ndarjen e posteve u bë në mbledhjen e Këshillit kombëtar të PD në sallën e fakultetit të Ndertimit, ku Kopliku propozoi veten e tij për kandidat për kryeministër, kuptohet me porosi të Marshallit, i cili kur dëgjoi këtë vetëpropozim bëri sikur u ‘mërzit! edhe pse ishte vetë pas kësaj ,sepse po të donte mund ta ndalonte një votim të tillë. Por prishja e skemës nuk funksionoi për Meksin, që gëzonte një përkrahje dhe respekt në radhët e PD gjë që trembte Marshallin…Ajo funksionoi vetëm për ‘gjeneralin ‘e mëvonshëm Imamin që ngeli pa postin e premtuar të kryetarit të parlamentit duke humbur në votimin ndaj Arbnorit… Meksi kishte fituar bindshëm ndaj Koplikut të cilit ju dha nga Marshalli posti i Ministrit të Brendshëm, duke lënë jashtë skemës së qeverisjes Hajdarin që ëndrronte dhe kishte filluar biles të ndante postet e drejtorëve në këtë ministri…Por Kopliku nuk ishte i kënaqur me këtë post, donte atë të kryeministrit dhe ranë dakord me Marshallin që ai të mbante këtë post të ministrit të Brendshëm vetëm për gjashtë muaj,dhe pastaj Kopliku do bëhej kryeministër.

Por, për t’u bërë kryeministër kishte një pengesë të madhe që ishte Meksi, me votim apo ndonjë komplot tjetër nuk mund ta hiqnin, duhej eleminimi i tij me ‘aksident’ dhe momenti i përshtashëm kishte ardhur. Në atë natë që Meksi po kthehej nga vizita në Itali me avionin qeveritar të Andreotit, kur ai ndodhej në fluturim, disa duar të padukshme prenë kabllon e energjisë elektrike që ndriçonte pistën e vetme të aeroportit të Rinasit. Është prerë kjo kabllo pikërisht në momentin kur avioni që transportonte Meksin as nuk mund të kthehej për Itali sepse nuk i mjaftonte karburanti, dhe as mund të ulej në një pistë pa ndriçim…

Gjatë këtyre minutave vjen në presidencë Kopliku, takohet me Marshallin dhe pastaj ‘çuditërisht’ Marshalli largohet më herët se çdo natë tjetër nga presidenca, duke më thënë duke dalë që mos merr as makinat as shoqëruesit e tjerë sepse do shkojmë me këmbë tek shtëpia e Mehmet Elezit. Pasi kemi shkuar me këmbë tek shtëpia e Mehmetit rreth orës dhjetë të natës, kemi qëndruar aty për rreth një orë e gjysëm, Marshalli më tha të mbyllja edhe radion që mbaja me vete që të mos bëja zhurme me të. Marshalli rrinte si në ankth të pritjes së një lajmi të rëndësishëm. Ka komunikuar njëherë nga tel. i shtëpisë së Mehmetit dhe pas kësaj telefonate me Koplikun është ngritur i mërzitur për t’u larguar nga shtëpia e Mehmetit.

Lajmi i shumëpritur për rrëzimin e avionit që mbante Meksin nuk kishte ardhur, sepse falë pilotit italian me mjaft përvojë në fluturimet e tij në vendet afrikane si Somali, Libi, kishte bërë një ulje të pamundur në pistën e errët të Rinasit duke shpëtuar jetën e Meksit dhe pjesëtarëve të tjerë të delegacionit shqiptarë, dhe duke shuar ëndrrat e Koplikut për t’u bërë kryeministër dhe ato të Marshallit për të hequr qafe një kundërshtar potencial të tij Aleksandër Meksin…

Kushadasi, 26 mars 2016

March 27, 2016 10:39
Komento

23 Komente

  1. gegetoske bashke March 26, 17:14

    A do te prononcohet arkeologu pas ketij unformacioni ????????????????
    A eshte bere ulja e avionit ne piste pa drita ????????????
    O MEKS, a eshte i vertete ky rrefim….???????
    PRONONCOHU, e ke detyre ndaj shqiptareve!!!!!!!

    Reply to this comment
    • em March 26, 18:16

      Ngjarja eshte e vertetet! Ka ndodhur dhe me deshmitare shume ne piste. Motivi nuk dihet…Ndoshta Izeti di me shume.

      Reply to this comment
    • Pjata March 27, 05:52

      Une jam salier i kopese se saliereve, dhenve, dhive, lopeve, viçave, derrave, qenerve, gomereve, ujqerve, çakejve. Eshte e pamundur qe kreu i kopese tone te jete ne kete histori. Ai egersire nuk mund te kete qene as zagar i byrose politike te KQ te PKSH. Ai shpellar nuk mund te jete as spiun in Serbise. Turma jone eshte me e qyteteruara, me paqesorja, me demokratia, pruresja e perparimit ne Shqiperi dhe akoma me shume keshtu eshte shpellari ne krye te kopese tone.

      Reply to this comment
  2. VVV March 26, 17:17

    E mbaj mend ngjarjen, por po mesojme se ne te vertete paska qene komplot .

    Reply to this comment
  3. tomsojeri March 26, 18:10

    Fol Izet te lumte goja se na doli fare boja! Kerma perbindesh qe sillet akoma neper kembet tona e bemat e tij po behen vepra Hollivudi qe ti shofi gjith bota tashme ,do na “nderojn”e do na bejn “krenar “per cka jemi ! Bravo Berisha ,kiler kampion i prapaskenes ,Sulltani vrases i shek 20 ! Drejtesi e dhier e kombit shqiptar ! Bashkpuntor te ndyr te politikaneve shqiptar ! Shtet i dhier shqiptaresh ! Turpi i madh i historis postkomuniste shqiptare qe diku aty ne qender te Tiranes ,ne nje lapidar te madh do shkruhen me germat me te zeza ata qe udhehoqen Shqiperin ……..

    Reply to this comment
  4. reni March 26, 19:23

    O izet, ti shikon shume filma plako…ha ndonje hallve atje ne stamboll se u bere bajat.
    Nderto genjeshtra te besueshme..keto jane tip “lord of the ring”…po faji eshte i atyre qe nuk te vizitojne perpara se tete botojne…fol per rrahjen e liderve te majte..po…fol si e masakroi Hajdarin shoqeria jote..po..fol per rolin tend ne ate masaker..po..po ky eshte film indian ky kontest..ik o Ibret..sjam as i majte as i djathte..por kam neveri nga kjo lajthitje e shtypit qe eshte kethyer si blog katundaresh.

    Reply to this comment
  5. ZZZZZZZZZZZZZ...... March 26, 19:41

    PO PSE PASHKON E SHKRETE…..?????!!

    Reply to this comment
  6. Shahisti March 26, 20:17

    O Izeto, po ate perrallen tjeter qe Saliu vetem me nje jatagan do t’i priste koken gjysmes se shqiptareve, kur do te na e tregosh. Ik, o plako se u bere bajat fare,

    Reply to this comment
    • Une... ti... ne te gjithe... March 26, 23:21

      Po, edhe une jame dakord me shahistin.
      Ideja e ketyre tregimeve ne detaj dhe me kete lloj intesoteti eshte qe ato te kthehen ne nje tip novele apo perralle per lexuesin.

      Ne kete menyre, te gjithe dalin te fituar. Gazetat e perdorin si material kurioz per lexuesit.
      Prokuroria nuk merret me thashetheme dhe kundershtaret e berishes bejne c’mund te bejne dhe prap duken te paster ne krahasim me keto lloj karnibalizmash qe doken kaq te pavertet.

      Ndersa izeti vet perdore kohen e lire per te cfryre inatin dhe marazin e zolimit duke hapur barkun dhe bere publike te gjitha ato sekrete per te cilat ne kohen e ngjarjeve ishte betuar si murgu perpara zotit se nuk do e hapte gojen kurre. Pak me vones dhe pa asnje vlere por izeti eshte penduar dhe tani ka vendosur te bashkpunoje me tellallet e gazetave qe jane te vetmit qe kane imteres te materializuar ne ketokujtime prej pishmanlleku.

      Reply to this comment
  7. blackwater March 26, 20:23

    Bravo o Izet qe ja nxorre pislliqet atije shpellarit dragobise. Kanceri qe e ka kapur Shqiperine dhe nuk e leshon me.

    Ky eshte ai kerma qe ka cuar Shqiperine drejt gremines, qe e ktheu Shqiperine nje Republike Bananesh.

    Reply to this comment
  8. Kariz Matik March 26, 21:38

    Po te krahasosh historite e katapultimit nga hici dhe me lloj-lloj marifetesh te dy prej ministrave “demokrate” te mbrojtjes, mund te konstatohen me lehtesi perpjekjet e bera nga Saliu, per t’i dhuruar atyre sipas mundesive edhe postin e kryeministrit. Ketij te fundit ja ka prere me kohe bileten, duke e bere me hir e me pahir edhe kryetar te cetes PiDi. E pare ne kete kendveshtrim, pershkrimi qe i ben Izeti ngjarjes nis e behet i besueshem.

    Per ate, se sa eshte e vertete fikja e dritave te aeroportit, me qellim rrezimin e avionit, deshmitaret e asaj ngjarjje, dhe para se gjithash vete “viktima fatlume” e radhes duhet te prenoncohet publikisht e te jape me saktesi e ndershmeri versionin e tij. Heshtja e Meksit do t’i bente automatikisht te besueshme pohimet e Izetit.

    Reply to this comment
  9. LABI March 27, 03:21

    Fol Izet, sokol malesie
    Fol ashtu si te ka hije
    Mos u tut cfare thone shejtanet
    Jane nje me Salihanet!

    Fol Izet o trime I rralle
    Prije se vertetes ne balle
    Se ky popull ka nevoje
    Gjithe enigmat te mesoje!

    Fol Izet, bash tu rite nera
    Mos u tut c’fare thone ca plera
    Se tash boja krejte i doli
    Kriminelit nga Vicidoli…!

    Ky spiune i komunizmit
    Klon i serbit dhe fashizmit.
    Qe lau ne gjake Shqiperine
    Vertet pak e ka qeline….!

    Reply to this comment
  10. Saliu Komunist i pabese dhe serb.. March 27, 04:29

    O “Shahist” ti nuk di te luash as lojen “dom”, domino jo se jo se te ngel ne dore dopio gjashta. Qenke kelluf cari, shko nga SHQUP-i merr nje kelluf se i ke free i ndan vete shoqja Lulezime, ta vesh nga koka tek kembet.

    Reply to this comment
    • Shahisti March 27, 13:57

      ti as nuk e kupton fare se cfare dua te them une, po s’prish une, aq te ka dhene Zoti, keshtuqe une nuk te zemerohem.

      Reply to this comment
  11. mediu March 27, 18:08

    o shahist ,po nuk e ke kuptuar akoma se saliu eshte kriminel dhe te vret mjafton te behet nje qike me pozite. ju lutem mos e mroni plehun se pastaj ju vjen era edhe juve vete.

    Reply to this comment
    • Shahisti March 28, 00:10

      Po kush po e mbron Saliun or taj medio? Saliun e mbron Izeti qe sa me shume rrena thote aq me pak i besueshem behet edhe per ato te verteta qe mund te thote. E ke degjuar ate perrallen e bariut qe tallej gjithmone e bertiste “Ujku, ujku”. E kur i ra me verte ujku ner bagti askush nuk e besoi me? Po s’prish pune edhe po e mbrojte nje qike (ne fakt shkruhet NJE ÇIKE, or taj medio).

      Reply to this comment
  12. Labi March 28, 10:30

    Une besoje se jane te verteta.
    Kam qene ne fakultet per 5 vjet.
    Edhe pse me Izetin nuk kam kaluar mire vitet e fakultetit, ne ato qe thote ka nje te vertet te madhe. I jetuam ato vite tranzicioni midis shpreses dhe deluzionit. Por sa gjera arbitrare jane bere ne ato vite ne emer te shtetit Izeti i di me mire nga te gjithe,nuk ka lajthitur ,sipas meje thelle ne ndergjegjen è tije eshte penduar per shume gjera qe ka bere dhe shume prej tyre i ka pranuar. Edhe ai si gjithe Shqiperia u zhgenjye nga pseudodemokracia e ketyre viteve. Shume prej nesh qe more pjese ne levizjen è dhjetorit u zhgenjyem qe ne moment e para. Edhe Une e kam pasurish professor te Kardiologjise Saliun dhe e patem ne qytetin studenti ne moment e para. Sekretar i partise se fakultetit per vite me radhe. Temperamenti i tije ishte i tille, nuk fonte njeri mbi vetem,i gatshem me çdo forme per te arrotar.vitet Ikonomi shpejt dhe ngjarjes duhen si perralla.Por eshte kurajo e madhe ajo qe po bene Izeti sepse ai e di shume mire me ke ka te beje,e di shume mire qe rrezik on jeten,e di qe nuk ia doli dot as Hajdari as Trebicka dhe sa Olldashi e sa è sa te tjere. Izeti eshte çelsi i shume ngjarjeve te mbuluara te ketyre viteve.jo vetem ordinere por edhe per tradheti te kombit. Prokuroria ne veçanti duhet te okupohet me keto denoncime publike por te verteta derisa Izeti eshte disponibel. Nuk jane perralla!!

    Reply to this comment
  13. Labi March 28, 10:34

    Nuk jane perralla!!!

    Reply to this comment
  14. Lali March 28, 13:56

    O Keno…. po nxire ore emrin se e ke te bukur… edhe pse je lab…!

    Reply to this comment
    • Çobani March 30, 06:25

      historia e gramoz Pashkos duhet të jetë më e bukur. Lidhja e Salës me Zabit Brokën akoma më i rëndësishëm.
      Por ka njerëz që dinë shumë herë më shumë dhe me pseudonime kanë frikë të flasin. Ua ka futur frikën në palcë komunizmi, ose dashuria për partinë.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim