Komente nga lexuesit dhe përgjigjet e kryeredaktorit

November 27, 2014 23:14

Komente nga lexuesit dhe përgjigjet e kryeredaktorit

.

November 27, 2014 23:14
Komento

34 Komente

  1. . November 27, 23:44

    Pershendetje z.Adrian.

    Deshiroj te ankohem ne Media qe Bashkia Tirane NUK jep prej 2 vitesh Shperblimin e Lindjes se Femijeve prej 5 mije lekesh, i cili u takon sipas Ligjit, pra Bashkia Tirane shkel ligjin prej nje kohe te gjate.

    Punonjesit e Bankes NBG qe kane marreveshjen per te shperndare kete shperblim deklarojne se nuk u kane ardhur fondet nga Bashkia Tirane prej 2 vitesh.

    Ky eshte nje veprim anti-human i Bashkise Tirane ndaj te porsalindurve dhe familjeve te tyre.

    Shpresoj qe Media te jape kontributin e saj qe te zbatohet Ligji nga Bashkia Tirane dhe ky shperblim tu jepet familjareve sa me shpejt (pas 2 viteve qe jane ne pritje).

    Ju falenderoj paraprakisht.

    Deshiroj te mbetem ANONIM.

    Reply to this comment
    • THANO December 7, 21:38

      Pershendetje
      Gazetarja qe mbulon tema te komunitetit ne Tirane eshte duke u marre.
      Bashkia eshte thuajse hermetike kur behet fjale per Diten, por nje artikul ku ngrihet ky problem po shkruhet nderkohe.

      Reply to this comment
  2. Nikoll Prenga November 27, 23:51

    Z.Thano
    Jam Nikoll Prenga Durres, nje dashamires dhe frekuentues i rregullt i gazetes tuaj dinjitoze, vizionare e dobiprurese.

    Pershendetje dhe urimet me te mira per juve si drejtues e stafit tuaj te gazetes me te mire jo vetem nga emri por nga problemet qe trajton.

    Edhe une me ket raste perfitoji te falenderoji perzemersisht per ciklin e ketyre diteve per Luften, ku pasqyroni ne menyre gjeniale nje histori qe ka qen e mbetet e lavdishme pamvarsisht nga balta qe kane hedhur e duan te hedhin baltistet e paideal e moral.

    Ju uroj gjithe te mirat e zemres!

    Reply to this comment
  3. Nikolin Lemezhi November 27, 23:59

    Pershendetje,
    kam menduar nje cikel poezish per gazeten Dita me rastin e festave te Nentorit.
    Ku mund ti dergoj?
    Uroj qe te mund ti perdorni per ti botuar.
    Suksese ne punen tuaj!
    Vella Nikolini

    Reply to this comment
    • THANO December 7, 21:34

      Pershendetje Nikolin
      Pak e veshtire te gjesh kontekstin e duhur per poezi ne nje gazete te perditshme.
      Ju do thoni rastin Arben Duka, por ishin shume me te shkurtra se poezite tuaja dhe ishin vendosur tek faqja e letrave nga lexuesit.
      Une besoj se botimet ne nje te perditshme (si organizim informacioni) jane mbi te gjitha ceshtje konteksti.
      Me vjen keq qe nuk bashkepunuam kete here, por nese poezite do jene me te shkurtra, pse jo

      Reply to this comment
  4. "Horri i Bulevardit" November 28, 13:07

    Pershendetje zoti Thano.

    Me duhet te them, se ne disa intervista ku tregohet realisht lufta Nacional-Clirimtare, duhen bllokuar komentet, te gjitha, per te mos u dhene mundesi shume plehrave, qe Saliu i nxorri nga gjirizi, ku i kishte degdisur populli.
    Besoj se shumices se shqiptareve, qe jane rritur me heroizmin e heronjve tane, u ngrihen nervat, kur lexojne disa komente te pederasteve, qe jane futur ne faqet e Dita-s, si komentues.
    Te pershendes dhe gezuar festat e nentorit, ju dhe stafit tuaj.

    Reply to this comment
    • THANO December 7, 21:30

      Pershendetje Horri
      Dhe faleminderit qe je thuajse perdite me ne.
      Mund edhe ti bllokojme, por une nuk besoj te bllokimi.
      Secili koment me vete kuptohet pse eshte shkruar, teresia e gjithe komenteve zbulon cfare njerezit mendojne vertet.
      Le te mbetet keshtu, mendoj une, ndoshta e kam gabim, por eshte nje histori qe nuk mbaron kurre

      Reply to this comment
  5. M A R K O December 2, 19:09

    Zoti Thano! SI gjithmone brilant, stoik… thumbuse… aegetues. e pse jo, edhe treheqes i mijra lexuesve….

    Reply to this comment
  6. Ami GJOKA December 3, 14:21

    Z.Kyeredaktor
    Si lexuese e regullt e gazetes Dita lexova artikullin” Rasti Ramize Gjebrea,Ramona ana tjeter e nje lufte”.Une jam mbesa e Zaho Kokes nuk e kam lexuar librin e Ismail kadarese dhe as anketen e nje fare V.Baruti dhe nuk e kuptoj kush po mundohet te denigroje figuren e Zaho Kokes.Zaho Koka nuk ka qene coban por rrjedh nga familja fisnike e Kokajve dhe ndonese pa shkolle ishin profesioniste te vertete por kjo nuk ka rendesi.Ne si familjare te Zahos e dime nga prinderit tane historine e vertete te dashurise se tyre dhe si perfundoi ajo.Ramizeja ishte e bukur por Zahua ishte shume i bukur dhe jo njefare Zaho Koka por nje i ri trim dhe me influence ne bregdet dhe prandaj Ramizeja u dashurua me te.Kushdo qe e ka bere artikullin tregon cinizmin e tij. Nje gje nuk kuptoj cfare perfiton
    gazeta juaj me kete palo artikull te bazuar ne te paverteta dhe trillime.

    Reply to this comment
    • THANO December 7, 21:22

      Pershendetje Ami.
      Nuk di te them nese ne librin e Kadarese ka te paverteta dhe trillime.
      Por kolegia KAzhani eshte duke pergatitur nje interviste vertet interesante mbi kete teme.
      Lexohemi

      Reply to this comment
  7. vlad December 4, 19:42

    z. Ardian,ju pershendes dhe ju uroi shendet,per cdo dite po tregoni se jeni njeriu per ta udhehequr gazetarine shqiptare,me g.DITA me zerin e se vertetes, ne gjendjen e veshtire ku bere njeshume gazeta vetem shpifin,baltosin,mashtroin jan bere nje bezdi te madhe per popullin. kame derguar nje shkrim per Heroin GJ.Doci. “,po te ishte gjalle do rrembente pushken.”. prese ta botoni brenda mundesive .gjithemone respekte ne punen tuaj teper fisnike shume te rendesishme te vertete ,serjoze me autoritet.

    Reply to this comment
  8. nazim December 9, 01:32

    Zoti Thano,

    Cfare ndodhi me kendin: Letra nga lexuesit?

    Desha t’ju drejtohem per keto pushimet nga puna per shkak te mospagimit te dritave dhe nuk e gjeta.

    Reply to this comment
    • THANO December 22, 17:02

      I dashur Nazim
      E hoqem nga versioni online meqe redaktoret mendojne se duke qene i hapur per komentet e lexuesve, rubrika nuk bente sens.
      Ne versionin print eshte e perditshme nderkohe dhe e bollshme.
      Mund te vazhdoni ti dergoni letrat tuaja ne [email protected]
      Faleminderit dhe gezuar

      Reply to this comment
  9. Ericson December 10, 09:44

    Fort I dashur dhe I respektuar kryeredaktor I nje gazete “par excellence” si Dita !

    Kopertinat e gazetes suaj ,mendoj se jane shprehje e nje koncentrat I gazetarise moderne te diteve tona, qe ju ka siguruar suksesin e qe njekohesisht nuk eshte nje “tabloid” I rendomte politiko-mediatik si shumica e mediave pjese organike e oligarkise se sotme ne pushtet, por sidomos e Salih Berishes, pernjimend njeri I ulet e faqezi e njekohesisht kriminel I mirefillte politiko-ordiner!

    Brenda kesaj kornize ,po ju sugjeroj me modesti se portretet e Salihit e Lulezimit ne kopertinat e ardheshme duhet te ndryshojne imazhin kompjuterik te konsumuar e duhet shprehur artistikisht me surreterit e tyre sipas situatave, me piktore karikaturiste te afte e adapt per kete pune te cillet mund te gjenden ne Shqiperi e sidomos ne diaspore ,ku as qe do t’ja dije njeri se kush eshte nje fare Salihi , malok I zjere tri here, e as per gallofin Edi Rama ,qe trembet burri I dheut ,nga ciklopi I qorruar I PD-se!

    Si gazetar I shquar autoqefal (koke me vete) ,qe nga gazeta “Shekulli” e ketej ,me integritetin tuaj te larte moral e profesional ,sipas meje duhet te hapni edhe rubrika te mirefillta investigative aktuale per fenomenin e shemtuar te pandeshkueshmerise ligjore te Salih Berishes, pavaresisht kostove politike te momentit apo shantazheve te njohura karshi shtypit te lire!

    Anyway, my dear Adrian , I wish for you the best of my congratulations about your famous newspaper “Dita” ,and prosperity as well! Ericson, From New York City ,Brooklyn!

    Reply to this comment
  10. Ericson December 16, 05:17

    Z.Thano, nuk e kuptoj se perse ndonje karidhato moderator, me fshin komentin tim, te botuar ketu me numurin 11, per Luftar Pajen?

    Kesaj I thone “Tju fshehesh draperinjte argateve” !

    Nuk se do me lere pa buke or bab ,ky cope komentit ,por shume faleminderes prej teje!

    Reply to this comment
    • THANO December 22, 17:03

      Ericson
      Nga nje kerkim ne panel, me dalin disa shkrime te z.Paja. Komenti juaj me nr 11 ekziston ne kete version: http://www.gazetadita.al/15-dhjetor-2014/

      e di qe nuk do ngelemi pa buke per nje koment te botuar ose jo 🙂 por respekti eshte po aq i nevojshem sa buka 🙂
      Une dua qe ju te ndiheni i respektuar ne Dita
      Lexohemi mik

      Reply to this comment
  11. mimoza December 17, 15:04

    Analize me te thekur se kjo e Naser Aliut (uroj te mos jete dikush tjeter) une nuk paskam lexuar deri tani. Respekt autorit por edhe kryeredaktorit qe e pasuron gazeten e tij me te tilla shkrime shume gazetareske.

    Reply to this comment
    • THANO December 22, 16:59

      Pershendetje mimoza.
      Naseri eshte nje mik dhe bashkepunetor i vjeter
      Njesoj me ty mendoj qe fjala i ka force
      Lexohemi e dashur

      Reply to this comment
  12. Ericson December 22, 20:53

    Shume faleminderit Z.Adrian Thano per sqarimin dhe sidomos komunikimin e ngrohte,njerezor dhe profesional,jo vetem me mua personalisht por edhe me lexuesit e tjere!

    Pershendetje dhe gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2015!

    Happy Christmas and the New Year!

    Ericson, from New York City,Brooklyn,USA!

    Reply to this comment
  13. Likja December 25, 09:12

    I nderuar z.Thano:Ne pamundesi kontaktimi direkt me lejo t’ju uroje Juve e nepermjet Jush gjithe sfafit te kesas faqjeje te mrekullueshme ku me artikujt e editorialet trajtohen te gjitha problematikat e ketij vendi te semure”Geuar festen e Krishlindjes”dhe Vitin e Ri 2015.Ju uroje mbresi e produktivitet edhe me te madh ne ndriçimin e mendjes se Shqiptarise me ane te vertetes!

    Reply to this comment
  14. gjermani i fundit December 26, 00:07

    Z.Thano, gezuar Krishtlindjet dhe gjithashtu nje vit te Ri e te begate per shendetin dhe punen tuaj e stafit te gazetes.Lexova per te dyten here autoren A.Guma, te ciles i uroj suksese, qe cileson serish shkrimtarin Cohelio( ne mos gaboj e ka per Coelho-n)nje sharlatan.Duke qene se kam lexuar disa libra te ketij shkrimtari jam kurioz te di ( nga mosdija ) se cfare kriteri prej sharlatani permbush shkrimtari me fame Paulo Coelho, qe te theksohet me kaq kembengulje nga autorja.Me falni per kete”ankese” drejt e tek ju, por moderatori né kete drejtim e ka hapur gojen e gersheres me te madhe se goja e elefantit.Edhe njehere urime per festat, juve, stafit dhe gjithe pjesmarrwsve te forumit.

    Reply to this comment
  15. Vëzhguesi F December 27, 21:34

    Pershendetje Z.Thano!
    Ndonese kam disa kohe qe nuk kam komunikuar drejtperdrejt gjate ketij viti, ne shkrimet e botuar qe me jane dukur interesante ne gazeten “Dita”, kam qene i pranishem ne komentet e mia, ne jo pak raste si lexues me nickname te ndryshme.
    Jam angazhuar me mendimet e mia modeste, vetem ne kete gazete dhe ne asnje tjeter, per vete faktin se personalisht e kam vlersuar dhe vlersoj maksimalisht qe nga koha e fillimit te saj, si nje prej mediave te shkruara me dinjitoze ne pyllin plot shkurre dhe ferra te mediave te shkruara dhe vizive shqiptare.
    Ne gjykimin tim, ndonese mund te kete edhe ne disa gazeta te tjera shkrime jo vetem profesionale por dhe me problematikat e kohes te ngrituar dhe trajtuar me seriozitetin e duhur, perseri gazeta “Dita”, mbetet gazeta qe ne mbi 70% te artikujve dhe shkrimeve te saj eshte ne krye te gjithe medioave te tjera shqiptare.
    Respekte dhe konsiderate per arritjet e stafit dhe tuajat personalisht per paraqitjen dinjitoze te mundit dhe perpjekjeve tuaja.
    Po jua them se duke qene lexues i rregullt,nuk e kam problem qe te prononcohesha dhe me emrin tim, por me vjen keq se ne kete blog, perveç lexuesve serioze qe dominojne, ka dhe nga ata qe e kane si semundje apo mision nuk e di se nga kush, te cilet ruajn rastin pa kurrfare lidhje vetem te leshojne “rrufe” fyerjesh dhe sharjesh duke provokuar te marrin te njejten pergjigje.
    Madje edhe ndaj te njejtit nick vazhdohet i njejti avaz.
    Natyrisht se nuk eshte ndonje zotesi e madhe, apo aq me pak, kerkon zgjuarsi te japesh resto ndaj provokimeve.
    E keqja eshte, se nese del me emrin tend, behesh objekt diskutimesh nder miq dhe shoke, çka nuk do t’ia vlente barra qirane per nje ndermarje te tille . Une mendoj se ata qe “komentojne” duke shkruar dy -tre fjali rrugaçesh, qofte dhe duke i qendruar korrekt shenjave te pikesimit dhe drejteshkrimit, nuk jane perveçse 3-4 persona qe dalin me nickname te ndryshem dhe lehtesisht te kapshem nga moderatori, i cili duhet te studiojne opinionin para se te publikoje ate.
    Gjykoj se ne pamje te pare duket sikur provokohet debat lidhur me materialin e artikullit, por po te lexosh komentet nuk do shume per te kuptuar se te gjitha gjoja komentet pas nje psilleku i kujtdo qofte, jane si te thuash futja kot apo kodra pas bregut.
    Po ta ilustroj kete qe te thashe me komentet e fundit ne nje debat te Nasho Jorgaqit me Ismail Kadarene, faqen e te cilit ju e keni tek rubrika e opinioneve.
    Rreth 60 te ashtuquajtura komente dhe pergjigje, duke perjashtuar nje numer shume te vogel, vertiten rreth disa opinioneve te stilit rrugaçror te disa inatçoreve, te cilet gjejne rastin, jo te thone nje mendim konstruktiv ne baze te perceptimit te tyre te shkrimit, por fjaleza dhe frazeza qe ngjasojne me “jashtqitje” te stomakut ne kah te kundert ne drejtim te ezofagut dhe gojes, ç’ka te vjen ndot kur i lexon.
    Une gjykoj se ndotja e blogjeve nga elemente te tille qe kane mbire si kerpudhat e helmatisura eshte dhe pergjegjesi e modertaoreve apo moderatorit.
    Nuk eshte aspak censure te mos lejosh injorancen, harbuterine dhe rrugaçerine te te ndyjne faqet e medias qofte kjo dhe online, sikunder nuk eshte liri apo e drejte e fjales lejimin pa kurrfare qederi te perdorimit te leksikut me te ulet (fjalorit te xhepit te E.Tupes) te gjuhes shqipe.
    Ne gjykimin tim keto lloj “komentesh”, “opinionesh” dhe “pergjigjesh” dhe jo mendimi serioz qofte dhe i thjeshte, kriitika konstruktive, debati i ashper per shkak te perceptimit apo bindjeve te gjithesecilit ndaj shkrimit , artikullshkruesit apo komenteve, jane ato qe zbehin seriozitetin e pjesemarrjes se lexuesve online dhe jo vetem qe te thone mendimin e tyre dhe jo me pseudonime por drejtperdrejte.
    Se fundmi me lejo qe t’ju uroj Ju dhe nepermjet jush gjithe stafit te gazetes tuaj dhe miqeve ne kete gazete qe kam ndare dhe ndaj opnione te njejta apo dhe te kunderta brenda kuadrit te normave te mirsjelljes dhe kultures qytetare , urimet me te mira per vitin e ri 2015, personalisht dhe familjarisht! Lexuesi juaj F.S.

    Reply to this comment
  16. Ericson December 28, 03:20

    Z.Thano, me vjen zor e marre t’ju drejtohem perseri e t’ju bezdis ne kete rahman kur ju mbase kini punet tuaja private, …por prape keta moderatoret tuaj, per te cillet me keshillonit me dashamiresi qe te kem respekt ,qe nga ana ime nuk ju ka munguar kurre ,prape mi vonojne kastile me dite komentet e mia ,ose i fshijne kur iken artikulli ne fjale,si ai i adresuar per nje N.Vjosa, e ja si sot kur komenti im pret per “moderim” e pas meje vazhdojne te tjere ,per letren e Prof.Nasho Jorgaqit!

    Me mirekuptim e lexohemi mik i dashur!

    Reply to this comment
    • N.VJOSA December 28, 20:43

      Mein bruder, Ericson,
      Te kerkoj ndjes qe po te replikoj tek rubrika e kryeredaktorit, une pashe komentin tend te arshivuar, ta kane botuar, ndoshta me vonese, pas nje komenti t tend kritik,
      nuk desha te pergjigjesha atje se ishte hequr shkrimi dhe komentet, per tu lene radhen shkrimeve te tjera….Ti ke te drejt per kritikat per Kadaren, si pedagog i jashtem ne vitet 70-te, ( me sa kuptova i ke ndjekur keto leksione), ….por mos harro se njerzit nuk jane shkembenj…., me kalimin e kohes ata ndryshojne, ndryshojne mendimet, perceptimin, nganjehere dhe vet botkuptimin…Ndryshe do te ishin thjesht metafizik…Edhe ti edhe une besoj nuk bejme perjashtim, ndryshojme cdo dite…jo vetem fizikisht, por edhe ne botkuptimin tone….ashtu sic ndryshon vet bota ne vazhdimesine e saj…Nga ky ndryshim nuk bejne perjashtim as shkrimtaret, qofshin ata shume te degjuar apo pak te degjuar…
      Sa per vonesen e komenteve apo cilesine e tyre, mos u merzit, se as une as ti dhe askush nuk nxjerr flori nga goja apo nga pena….ne thjesht rrahim mendime pa pretenduar se jemi perfeksion…Une nga ana ime u kam kerkuar moderatoreve TË MI HEQIN PA HEZITIM KOMENTET QE ATA E GJYKOJNE SE NUK JANE ME VEND…Dhe jam i kenaqur me kete, sepse keshtu me mbrojne dhe mua nga nje lloj nxitimi qe askush nuk i shpeton dot,…une kam punuar shume vite redaktor gazete dhe nderhyrjet e redaktorit shpesh jane te domosdoshme….
      Mks u merzit my brother, … ne me shume komunikojme dhe sqarojme njeritjetrin , pa pretenduar se dime gjithcka…Ti besoj e di thenien e Sokrates, babait te Filozofis, UNE DI NJE GJE QE S’ DI ASGJE….dhe me kete ai e ftonte Njerzimin te thellohej pa pushim ne Universin e pafund….
      Me shume respekt i nderuar miku im pertej Atllantikut….sa ore do aeroplani te kaperxeje Atllantikun…, prandaj me sa duket ti vonojne botimin e komenteve (!)….
      Gezuar nderrimin e Viteve dhe u lexofshim si miq, si brother…
      Kryeredaktor, ndjese, qe te kemi hyre ne pjese…

      Reply to this comment
  17. Partizani December 28, 19:33

    Urime zoti Thano per gjithcka keni bere ne gazeten tone “DITA”,qe DITE U ESHTE BERE TE GJITHE SHQIPTAREVE!
    Ju lutem ku mund ta gjej adresen e vendodhjes se redaksise tuaj se dua te vij per nje problem?

    Reply to this comment
    • Partizani December 31, 14:05

      Zoti Thano!
      A mund te me shkruani nje rresht se cfare adrese keni si gazete se dua te vij ate per nje problem?
      Ne se e keni sekret,eshte pune tjeter!

      Reply to this comment
  18. Gregor December 31, 19:34

    Urimet me te mira me rastin e vitit te ri 2015 per gazeten DITA, stafin e saj dhe ne menyre te vecante per kryeredaktorin, zotin ADRIAN THANO.
    Le te jete viti 2015, nje vit i mbare per mire dhe drejtinformimin e publikut, gje te cilen e beni vetem ju si gazete, me gazetare e analiste plot autoritet, qe nuk ka qytetar qe te mos i pelqeje, edhe kur nuk u pershtaten bindjeve te tyre, ata jane te pakundershtueshem. Jeni nje grup per t’iu pasur zili.
    Urime edhe njehere per vitin e ri 2015 – GEZUAR E PERSHUME VJET ME JU SEBASHKU.

    Reply to this comment
  19. Ericson January 1, 08:42

    Sipas sahatit tim te New Yorkut eshte ora dy e trithjete e dy minuta, dhe prape me vonese po i uroj gazetes “Dita” Happy the New Year! , …..dhe kryeredaktorit Thano gjithe te mirat!

    Reply to this comment
    • Partizani January 1, 13:30

      Zoti Thano!
      Kthimi i pergjigjes tregon KULTURE, EDUKATE DHE RESPEKT per ate qe ta kerkon,qofte edhe negativisht!
      Te treja keto cilesi jane nje THESAR per ate qe i posedon,por jo cdo njeri eshte kaq i pasur ne kete jete!
      Heshtja tregon te kunderten ne te gjitha rastet!
      Faleminderit per mosrespektimin!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*