Ekrem Bardha: Xhevdet Mustafa ishte një rrugaç ordiner

September 27, 2016 09:47

Ekrem Bardha: Xhevdet Mustafa ishte një rrugaç ordiner

Pjesë nga intervista me Ekrem Bardhën, filantrop, biznesmen shqiptaro-amerikan dhe konsull I nderit të Shqipërisë në Michigan të SHBA dhënë gazetarit Roland Qafoku për emisionin “Debati në Channel One”.

Pse jeni i ndjeshëm gjithmonë për çështje për 46 vitet e komunizmit në Shqipëri?

Është me të vërtetë për të ardhur keq, sepse unë kur isha 9-10 vjeç, kur nuk duhet të isha as fashist, komunist e ballsit, familja ime filloi të persekutohet kur komunizmi erdhi në fuqi, kur ne u detyruam të largohemi , të lëmë atdheun në një moshë të re. lind pyetja, pse u detyrova, çfarë ndodhi?

Jeta ishte kaq tragjike, persekutim i paparë, sigurisht ai shtet mbahej nga Sigurimi i Shtetit dhe në atë periudhë u krijua një situatë e pamundur për të jetuar dhe u krijua urrejtja e persekutimit,  por ne ishim të pafajshëm.

Ish-shefi I SHIK dhe një studiues me titull profesor doktor si Irakli Koçollari ka deklaruar në këtë studio se nuk ishte spiunimi i Kim Filbit që shkatërroi bandat diversante, por aftësia e shërbimit shqiptar. Cili është mendimi juaj?

Unë nuk jam dakord me deklaratën e Koçollarit. Unë kam jetuar në Shqipëri kur dieversantët hynin këtu. Pjesa më e madhe e diversantëve u kapën tradhëtisht, ishte shumë e lehtë për sigurimin shqiptar. Siç e dini, 1 në 4 veta ishte agjent i sigurmiit, i detyruar jo me vullnet.

Nga ana tjetër Kim Filbi ishte spiuni i shekullit që bashkëpunonte me KGB ruse dhe me Sigurimin e Shtetit në Shqipëri dhe kuu ata hynin disa herë nga Greqia, disa herë me nëndetëse, disa herë me avion, ata dinin me saktësi se ku do të hynin, psh në Divjakë. Vëllai im i madh, Sami Bardha hyri 3 herë në Shqipëri. Ai u kap tradhëtisht, dhe nuk u dënua me gjyq, në kohën e Ramizit ne mësuam që ai ishte i ekzekutuar.

Si e vërtetoni ju këtë? A ka dokumentacion që Kim Filbi ka dhënë informacion për bandat e diversantëve? Unë kam lexuar librin “Tradhëtia e madhe”, “The great betrayal”me autor Nicholas Bethel, por aty nuk ka gjëra konkrete.

Është problem nëse ne vazhdojmë të besojmë dokumentet e Sigurimit të Shtetit. Ato nuk janë reale, nuk janë të vërteta, ashtu sikur historia jonë që nuk është e vërtetë gjatë 46 vjetëve. Filbi ishte një agjent që përfundoi në Rusi dhe tradhtoi vendin e tij. Nuk bëhet fjalë për aftësinë e Sigurimit të Shteteit. Ata ishin të paaftë dhe nuk kishin zotësi të shpartallonin bandat.

Pse Tony Bler ka thënë që shërbimi sekret ka pësuar 2 dështime, në Irak dhe në Shqipëri?

Kjo ishte tradhëtia, që Filbi tradhtoi CIA-n dhe vendin e tij. Nga ana tjetër është absurde të thuash që ata të sigurimit ishin heronj.

Cilët ishin heronj sigurimi, apo diversantët?

Për Sigurimin dhe ata që kanë nostalgji për atë kohë, ata janë heronjtë, për mua janë diversantët që donin të rrëzonin komunizmin, Amerika nuk donte të pushtonte Shqipërinë, por vetëm të rrëzonte komunizmin.  Nuk trajtohen njëlloj si Jugosllavia dhe Greqia që donin të aneksonin një pjesë të Shqipërisë.

Pra Irakli Koçollari deklarois e CIA vrau 1000 shqiptarë, ushtarakë por edhe civilë.

Nuk është aspak e vërtetë. Nuk janë vrarë 1 mijë. Kur ka ardhur vëllai im e kam pritur, duke vënë në rrezik jetën time, në bisedat që kam bërë me të  e kam pyetur nëse kishin ardhur për të vrarë. Dhe më tha se kishin urdhër të mos preknin asnjë njeri. Nuk është vrarë asnjë civil. Vetëm në kufij, mund të jenë vrarë rreth 50 persona, 100, 200, jo më shumë.

Po 300 diversantë të kapur e të vrarë a është shifër e saktë?

Kjo mund të jetë e saktë.

Ai e nënvlerëson Kim Filbin, ai ka qenë arkitetki i bandave të diversantëve, ai ishte kryesori, tradhtari i vendit të tij.

A kishin veti të veçanta specialistët e sigurimit të shtetit?

Kishin, ata ishin mjaft të organizuar, në bashkëpunim me inteligjencën ruse dhe kjo i ka përgatitur, por nuk mund t’i bëjmë heronj.

Kur shikoni sot ndonjë rrugë me emrin e ndonjë oficeri të sigurimit si ndiheni?

Oficerët që mbaj mend unë, Josif Pashko nga zona ime, ai nuk dënonte me 10-20 vjet burg, por dënonte me pushkatim. Apo nevzat Haznedari, një kriminel që arriti të bëheje dhe zëvendësministër. Ai bënte tortura çnjerëzore. Ai dënonte vetëm me vdekje.

Zoti Koçollari përmendi që kishte bashkëpunim edhe me shërbimin grek. A kishte nga këto banda që bashkëvepruan me grekët në dëm të vendit?

Kjo është shumë domethënëse për mua, në vitet 1967-68 kolonelët grekë, kishin qëllim të merrnin një pjesë në Gjirokastër, kam një dokument që thuhet se në asnjë mënyrë nuk do të lejohen kërkesat e grekëve.

Diversantët të stërvitur nga anglezët dhe amerikanët nuk kishin qëllim të hynin në Shqipëri dhe të okuponin vendin, por të rrëzonin regjimin. Jugosllavët dhe grekët donin të aneksonin pjesë të Shqipërisë.

Për fat të keq, një pejsë e grupeve punonin për inteligjencën jugosllave dhe greke, numri ishte i vogël, unë vetë i kam njohur dhe i kam cilësuar tradhtarë. Më kanë thënë se urrenin komunizmin, por kjo është tjetër gjë, ata tradhtonin edhe  atdheun.

Për çfarë e bënin, a merrnin para?

Po, sigurisht që merrnin para.

Sa mund të kenë qenë të tillë?

Nuk e di saktësisht, por unë vetë kam njohur mbi 15 të tillë për Greqinë, sepse për pjesën jugosllave nuk kam shumë informacion. Ata kishin detyrë të jepnin informata për Asfalinë greke dhe ti shërbenin asaj që në fakt e kanë bërë këtë.

Asfalia dhe shtetei kërkonte aneksimin e disa zonave në Jug të Shqipërisë dhe fatkeqësisht një pjesë, ndonëse e vogël I kanë shërbyer asaj. Por është tjetër gjë që të ishte kundër komunizmit dhe kundër regjimit të Hoxhës dhe tjetër gjë të ishe kundër atdheut tënd. Unë kurrë nuk pranova personalisht ta punoja kundër atedhut dhe vendit tim.

Pas arratiosjes sime në Greqi, edhe mua ma offruan këtë gjë, por kundërshtova në mënyrë kategorike. Mbaj mend që ime më më tha: Nëse ti do ti shërbesh Asfalisë greke, nuk je më im bir. Mjafton këto pasazhe për të kuptuar se sat ë qartë ishim ne si familje për atë që këkronim të bëni. Fatkeqësisht kishte nga ata që e ngatërruan këtë çështje dhe punuan kundër kombit shqiptar.

 

Zoti Bardha, si është e vërteta e bandës së Xhevdet Mustafës?

Mos ma zini në gojë Xhevdet Mustafën. Ai ishte një rrugaç ordiner dhe nuk jka lidhje fare as me antikomunizmin, as me CIA-n amerikane dhe as me gjë tjetër.

Si nuk ka lidhje me CIA-n? Zyrtarishtë shtë thënë se ai erdhi në Shqipëri ëpr të vrarë Enver Hoxhën?

Ai të vriste Enver Hoxhën? Ti hante….Pallavra. Xhevdet Mustafa ishte një ordiner që nuk e konceptoj dot se si iu bë aq jehonë. Por këtë e bëri Sigurimi I Shtetit. Xhevdet Mustafa ishte një hiç dhe kaq. Ai erdhi me kokën e vet në Shqipëri dhe nuk ksihte asnjë plan e asnjë object.

Por ai vrau 5 vetë?

Unë e thashë më lart, ai ishte turp për diasporën ndërsa ju na e bëtë sikur çfarë të ishte. Në SHBA njihej si rrugaç dhe kaq. Unë e kam njohur si çdo shqiptar tjetër atje që e njihte si unë.

Po si vepronte diaspora për të rrëzuar komunizmin?

Kur e pamqë që SHBA kishte në plan të oparë luftën në Kore, kuptuam që Shqipëria nuk kishte më inters për ata. Për në plan të parë doli çështja e Kosovës. Por unë mbaj mend një moment kur kryeministri Mehmet Shehu erdhi në OKB dhe mbajti atë fjalimin e famshëm.

Sapo ai u fut në pallatin e OKB në Neë York u organizuam nja 300 shqiptarë dhe mbajtëm pankarta në duar në të cilat shkruhej: Poshtë KomuniZmi! Poshtë Enver Hoxha! Poshtë Mehmet Shehu etje. Ishim të lumtur që arritëm të bënim protestën e parë publike kundër komunizmit.

Por kjo u venit shumë shpejt. Pak metra më tutje shikojmë një grup protestuesisht grekë që po protestonin edhe ata kundër Mehmet Shehut me pankarta në të cilat shkruhej: Jugu I Shqipërisë I takon Greqisë! Rroftë Vorio Epiri! etj.

Atëhetrë në këtë moment ne I flakëm pankartat tonë kundër komunzimit dhe iu sulëm të rrinim grekët që kërkonin Jugun e Shqipërisë. Bëmë një përleshje të madhe dhe I rrahëm ata dhe I përzumë nga protesta. Pra, akuza e kombit fitoi ndaj kauzës kundër komunizmit. Ishim të bindur që më mirë një Shqipëri komuniste se sa një Shqipëri e copëtuar.

A ishte disapora e bashkuar?

Jo. Madje Sigurimi i Shtetit kishte edhe atje agjentët e vetë në SHBA. Shumë shqiptaro-amerikanë spiunonin dhe ishin vegla të Sigurimit Shqiptar. Kjo ishte një gjë shumë e rëndë për diasporën. Ata merrnin si shpërblim ndonjë vizitë që bënin në Shqipëri.

September 27, 2016 09:47
Komento

17 Komente

  1. Operativi September 27, 11:37

    Xhevdet Mustafa ishte i derguar nga Sigurimi i Shtetit jashte me mision. Ka qene nomenklatur e Kadri Hazbiut. Vellai i Mustafes ka qene drejtor ne Durres. Kushdo e di mire se me vella te arratisur nuk rrije drejtor as nje ore. Familja e Mustafes njohu interrnim vetem kur u vra Xhevdeti qe erdhi nga prerja e honorareve qe merrte ne kohen e Hazbiut. Ishte koha e Hekuran Isait dhe ne Sigurim u qeruan njerezit e Hazbiut dhe erdhen njerezit e Hekrit.

    Reply to this comment
  2. anticensurë 25642654 September 27, 12:14

    “Nuk bëhet fjalë për aftësinë e Sigurimit të Shteteit. Ata ishin të paaftë dhe nuk kishin zotësi të shpartallonin bandat.”
    ça je tu thon or debil,filantrop, biznesmen shqiptaro-amëerikan dhe konsull I nderit të Shqipërisë në Michigan të SHBA??
    o koqe gomari çar duhet me besu brroçkullat e tua mor koqe??përse??sepse je ai që ka pes pare nëxhep??
    shko mor debil!!
    më pas hedh posht me këtë fjali”A kishin veti të veçanta specialistët e sigurimit të shtetit?
    Kishin, ata ishin mjaft të organizuar, në bashkëpunim me inteligjencën ruse dhe kjo i ka përgatitur,”!!
    dhe më posht vazhdon me paaftësitë e sigurimit”A ishte disapora e bashkuar?
    Jo. Madje Sigurimi i Shtetit kishte edhe atje agjentët e vetë në SHBA. Shumë shqiptaro-amerikanë spiunonin dhe ishin vegla të Sigurimit Shqiptar. Kjo ishte një gjë shumë e rëndë për diasporën. Ata merrnin si shpërblim ndonjë vizitë që bënin në Shqipëri.”
    po iu besoj fjalëve të tua për patriotizmin tënd dhe ndoshta të familjes tënde,pr mos jep mendime të prera për ato që nuk ja ke idenë!!ekrem merru me punën tënde dhe me atë që ke përjtuar dhe jo me kim fibin që të garantoj se nuk ke kuptuar asgjë nga ato që mund të kesh lexuar!!

    Reply to this comment
  3. demo September 27, 12:53

    Keta nuk kane kuptuar qe agjenti antishqiptar me marifetci i ketij vendi,ka qene Enver Hoxha.As komunisti me i qelbur i ketij vendi,nuk merrte persiper t`i rikthente Jugosllavise Kosoven dhe Maqedonine,dhe Camerine shovinisteve Greke.Serbet dhe greket nuk i shqetesoi pushtimi gjerman,por i tmerroi vendosja e administrates ne territoret shqiptare te pushtuar prej tyre gjate luftes ballkanike.Agjenti komunist serb ,Dushan Mugosha erdhi qe ne korrik 1941 per te gjetur nje enver hoxhe ne radhet e komunisteve shqiptare dhe nuk po e gjente dot.Ne gusht 1941 u be mbledhja e pare per bashkimin e grupeve komuniste ne nje parti,por Qemal Stafa i kerkoi dokumentin e perfaqesimit agjentit serb dhe mbledhja deshtoi.Per tre muaj me radhe Dushan Mugosha,ne shoqerine e nashkut Vasil Shantic,shules Kristo themelko,kuco vllahut Pilo Peristeri gjeten “Profesorin”,aq me mire me llagapin musliman Hoxha.Cunat e Babes prej Peqini cliruan nga internimi Miladin Popovicin dhe u krijua berthama e grupimit me antishqiptar qe ka njohur historia.Hoxha ishte i perveluar per pushtet,.Zogistet e
    ngiten deri ne spiun te rendomte konsullate,fashistet e pasuruan me kontrabanden e duhanit,por deri ketu.Ambicjet e tij ishin shume te medha dhe ja rasti i arte,;dy shoviniste bolshevike serbe po i ofronin postin e sundimtarit te Shqiperise,me kusht qe Kosova dhe Maqedonia t`i ktheheshin Serbise,pas shpartallimit te fashizmit.Sepse tani ne lufte ka hyre Rusia bolshevike.Ooouuu ne vend,doni dhe kunatin Bahri Omari dhe xhaxhane mulla Halili?Dilte nje problem i vogel,se agjenti i kooptuar nuk ishte komunist dhe nuk mund te perfaqesohej ne nje mbledhje komunistesh.Per kete menduan dy pagezuesit serbe.Pasi u siguruan diten embledhjes qe numuri i perfaqesuesve ishte cift,ishin gati ta prishnin dasmen per nje spec.Nuk lejohet numuri cift,Duhet numuri tek,me rregullore bolshevike!!!!Derdimeni Koco Tashko,per te mos prishur dasmen e murtajes,shkoi te kerkoje komunistin tek.-Shiko,i tha Miladini,duhet edhe musliman,se jeni mbledhur te gjithe Koco,Kico ketu!!!Po ku ta gjente Koco nje komunist ne Tirane,ku jo 200,por as 20 komunista nuk beheshin gjithe e gjithe!!!!! Kur ja providenca! Rrufeja e fatit,shansi i bixhosit,Bingo!!!Perpara i del Enver Hoxha,qe verdallisej aty pari me nje biciklete._Hajde mor shpejt ploteso numrin tek, se te ka ndihur fati,do maresh pjese ne themelimin e partise komuniste!:Po une s`jam komunist mor Koco! -Sh sh sht,vetem ne te ty e dime,qe ti je komunist.Dhe keshtu hyri zogu i qyqes ne folene e komunisteve,per t`u bere gjemen komunisteve,fashisteve,nazisteve,nacionalisteve,irredentisteve,menefregisteve.Te paret e pesuan komunistet e Vlores,pastej nje raport i hollesishem derguar kuestures dekonspironte bazen ku fshihej Qemal Stafa.Nga deshmitaret qe themeluan partine mbeti vetem xha Pilo.Ky duroi sa duroi dhe plasi ne kohen e autokritikes kineze,.Bertiste rrugeve:-Une kam bere gjynahe te medha,,une jam marre me kontrabande,me kurveri,me tradheti.I shkonte Enver Hoxhes ne zyre,i thoshte ta perjashtonin nga partia,nga funksionet,se nuk duronte me.Por Enveri nuk e vleresoi xha Pilon,e injoroi krejt.E beri drejtor te kombinatit te Autotraktoreve,e beri edhe kandidat te Byrose politike.Megjithese i vinin te fresketa cfare benin,cfare thoshnin,cfare shkruanin Haxhi Lleshi,Babe Myslymi dhe Pilo Peristeri,keta te tre nuk i luajti,.I mbante per krahu,i sajdiste,kujtonte qyfyret e shkuara pa dogane,si Stalini me mustaqet kazake te xha Budjonit.
    Prandaj o Ekrem Bardha mos u shqeteso shume per agjenturat greke,jugosllave te diversanteve,se per pune agjenturash ka qene nje hap para te gjitheve Enver Hoxha.Kim Filbi vertet ka qene nje agjent kunder atdheut te tij,por po te kishte pasur permasat agjenturore te Enver Hoxhes do ta kishte bere Angline Diktature Bolshevike.

    Reply to this comment
  4. Mihal Topo September 27, 13:03

    Zoti Ekerem Bardhi ka pritur Ramiz Aline ne vitin 1989 dhe ne emision mashtroj duke thene se nuk e kam pritur.

    Reply to this comment
  5. Agim Hamiti September 27, 13:06

    Shikoni te verteten kush i tradhtonte diversantet
    Letër e Hapur drejtuar:
    – Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës.
    – Ambasadorit amerikan në Tiranë.
    – Gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen.

    Jam azilant politik në Bruksel, për shkak të një libri me personazhe realë e ngjarje të jetuara: Odiseja e një Detektivi (dy vëllime). Krerët e dy klaneve politike, blu e rozë, e njohin mirë këtë libër, mbasi policia civile e Tiranës ka paguar 100 $ për çdo kopje që u dorëzohej, kur ai u shpërnda në disa fakultete të UT. Nga ana tjetër, eksperti belg, që shqyrtoi imtësisht dosjen time për një kohë të gjatë, ka shkuar dy herë në Tiranë për të verifikuar identitetet e personazheve realë të librit dhe saktësinë e disa ngjarjeve të veçanta, të jetuara. Meqenëse unë këmbëngulja gjatë seancave të intervistës, që të egzaminoheshin patjetër skeletet e dy heronjve që prehen në varrezat e Tiranës – Fatmir Merdari e Afrim Pahia (personazhe të librit) –, eksperti belg u detyrua të pohonte:
    «Nuk është nevoja për asnjë lloj ekspertize. Për vdekjen e atyre të dyve ekzistojnë dosjet përkatëse në Tiranë, ku unë kam parë edhe fotografitë e tyre kur ishin të plagosur rëndë dhe në çastin e vdekjes. Gjithashtu kam verifikuar edhe identitetet e protagonistëve të tjerë të ngjarjeve që trajton libri juaj.»

    Natyrisht, pa autorizimin e qeverisë shqiptare nuk kryhen dot veprime të tilla. Ndërsa në mars të vitit 2009 gazeta SOT botoi në tre pjesë artikullin tim të gjatë me titull: Një zë nga shkretëtira shqiptare, ku trajtohen peripecitë e mia të azilit, të cilat përbëjnë një odisé më vete. Artikulli në fjalë gjendet endé në sajtin e gazetës SOT ; kushdo mund ta lexojë në internet. Me kërkesën e shumë bashkatdhetarëve, të cilët me kohë kishin rënë në gjurmët e vëllimit të parë të librit dhe të artikullit në fjalë, prej një muaji kam publikuar nëpërmjet internetit të dy vëllimet e librit Odiseja e një Detektivi. Vëllimi i dytë i ka bërë edhe më tepër përshtypje opinionit publik me ngjarjet dhe provat që sjell.
    Në mesazhet elektronike që po marr, shumë bashkatdhetarë më bëjnë një vërejtje që më ka preokupuar:
    «Një sekret i rëndësishëm, që lidhet me fatet e kombit e të popullit shqiptar, nuk duhet lënë që ta mbulojë pluhuri i kohës në asnjë rrethanë e për asnjë arsye. Përndryshe edhe ju, si autor i librit, bëheni bashkëfajtor me keqbërësit, në një kohë që edhe Afrika po rilind, ndërsa ne po rrëzohemi gjithmonë e më poshtë.»
    Në fakt të gjithë jemi dëshmitarë se Hosni Mubarak, lideri i një populli 80 milionësh në Afrikë, u detyrua të braktiste postin prej qëndrimit unanim kundër tij të diplomacisë amerikano-evropiane, për shkak të vrasjes së 300 demonstruesve.
    Gjithashtu të gjithë e dimë se në një vend të injoruar evropian me emrin Shqipëri, në vitet 1997-1998 politika vrau mbi 3500 shqiptarë (12-fishin e vrasjeve që kreu regjimi i Mubarakut në një popullsi njëzet herë më të madhe!), plagosi mbi 11 mijë të tjerë, shkatërroi institucionet e brishta shtetërore, hapi depot e municionit për të nxitur tërthorazi një luftë të verbër civile, dogji vendin, dhe po e njëjta diplomaci amerikano-evropiane i la të njëjtët politikanë ish-komunistë në pushtet.

    Rastësi?
    Politika e të mëdhenjve e përjashton kryekëput rastësinë; madjé, ajo vepron me plane afatgjata e të kalkuluara mirë. Politikanët mëkatarë të Tiranës u lanë qëllimisht në pushtet, për tu përdorur prej diplomacisë amerikano-evropiane për punë të mbrapshta antikombëtare, të cilat po i jetojmë përditë. Është utopi e naivitet i skajshëm politik t’iu kërkosh autorëve të tragjedisë së vitit 1997-1998 të gjykojnë me drejtësi dramën e Gërdecit, apo vrasjet e 21 janarit 2011. Edhe sikur krerët e politikës së sotme shqiptare (pozitë-opozitë) të tentonin të gjykonin me drejtësi tragjedinë e Gërdecit, ustallarët e prapaskenave të politikës – ambasadori amerikan në Tiranë dhe të dërguarit e Brukselit atje – do t’iu thoshnin me buzëqeshje diplomatike:
    «Dakord, por më parë duhen gjykuar vrasjet e vitit ’97-’98, mbasi krimet nuk parashkruhen. Pastaj u vjen radha tragjedisë së Gërdecit dhe vrasjeve të 21 janarit 2011.»
    E ç’mund të bëjnë ata atëherë, ndërkohë që dihet mirë se për megakrimin ‘97– ‘98 përgjigjen njësoj të dy klanet blu e rozë? Mëkati i vërtetë i politikanëve të Tiranës (pozitë-opozitë) është pranimi i misionit antikombëtar për hir të karrierës së pameritur; më tej krimi automatizohet. Pasojat merren lehtë me mend dhe janë prezente çdo ditë në faqet e shtypit, i cili gjithashtu është dyngjyrësh në shërbim të dy klaneve politike. Në këto kushte unë i bëj thirrje kryeministrit shqiptar, i cili aktualisht nuk është veçse një skllav rrethanash, të kontribuojë për denoncimin mbi baza dokumentare të aktit antishqiptar e prodiktatorial të CIAs që sabotoi në maj të vitit 1984 komplotin kundër diktaturës, të organizuar prej 22 trimave shqiptarë të Sigurimit të Jashtëm të asaj kohe. Nëpërmjet një veprimi të tillë, kryeministri shqiptar do të shpëtonte në radhë të parë vetveten dhe bashkëfajtorët e tij prej situatës pa rrugëdalje ku gjenden, pastaj gjithë kombin e popullin shqiptar, që janë në zgrip për shkak të politikës së tij regresive. E vërteta e kësaj çështjeje është thjeshtësisht e verifikueshme, mbasi në arkivat e shërbimit sekret gjenden dosjet përkatëse të atyre 22 trimave, disa prej emrave të të cilëve i kam cituar shpesh. Ndërkohë po ju jap edhe adresën dhe numrin e telefonit të njërit prej tyre në Amerikë:

    Dari Meli
    3609 BROADWAY, Apt. 4L,
    NEW YORK, N.Y. 10031
    U. S. A.
    Tel. 00 12 12 – 491 – 12 12

    Numri i cituar i përket një linje telefonike speciale, e cila i filtron telefonatat. Mënyrën sesi komunikohet nëpërmjet një linje të tillë ua shpjegon ish-Drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Jashtëm (DSJ) në atë kohë, Ilir E. Hoxha, të cilin mund ta gjeni në selinë e Partisë së Punës të Riorganizuar në adresën:

    Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar
    Rr. «Hafiz I. Dalliu», Pallati 17/2, kati i parë,
    Tiranë.

    Megjithëse kryeministri shqiptar për njëzet vjet me radhë ka harruar t’ia heqë titujt Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste diktatorit Hoxha, besoj se ai nuk do të ngurrojë t’i kërkojë sqarimet e duhura Ilir Hoxhës lidhur me problemin madhor në fjalë.
    Ato ngjarje janë një fragment lavdie i historisë së popullit shqiptar, realizuar nga 22 burra guximtarë të prejardhur prej 22 familjeve të nderuara ish-komuniste nga më të afirmuarat e kohës, siç zgjidheshin detektivët prej diktaturës. Prejardhja ime është nacionaliste e antikomuniste, por kjo nuk më pengoi të lidhja miqësi në burg me ish-detektivin më të shquar të DSJ-së, Hamit Meli, idetë dhe vlera njerëzore e të cilit qëndronin ndjeshëm mbi ideologjitë. Asnjë i burgosur nuk e njihte të kaluarën e tij, mbasi ajo ishte fshehur qëllimisht prej përpiluesve të dosjes penale të ish-detektivit. Ky u hap në mirëbesim tek unë. Miqësia me Hamit Melin u bë shkak që unë të lidhesha më vonë tërthorazi me grupin komplotist të Guri Stretos. Ilir Hoxha i njeh në detaje këto të vërteta të dokumentuara. Ai duhet të tregojë sot se ku gjendet ish-zëvendësi i tij në detyrë, Guri Streto, i cili ishte përkohësisht edhe baxhanak i tij (i martuar ditën e enjte më 26 janar 1984). Ilir Hoxha duhet të tregojë gjithashtu ku gjenden aktualisht dy vëllezërit Hamit e Dari Meli, si edhe të pohojë rrethanat e vërteta të vdekjes së dy heronjve të rënë në prill-maj 1984, të cilët prehen në varrezat e Tiranës. Ata u varrosën me madhështi e të dekoruar si të rënë në krye të detyrës, por e vërteta është krejt tjetër. Përndryshe unë, i burgosur politik në vitin 1984 (qysh prej vitit 1978), nuk kisha nga ta dija se Fatmir Merdari është goditur natën me dy plumba pas shpine prej një distance të afërt, ndërsa Afrim Pahia ka kryer tentativë vetëvrasjeje, duke përplasur fort kokën pas murit në çastin e arrestimit me urdhër të Ilir Hoxhës. Ka vdekur në spital. Nëse u bëhet ekspertiza skeleteve të këtyre dy heronjve (mbasi t’iu jetë bërë më parë analiza e ADNsë), gjithçka bëhet e qartë edhe për më naivin e shqiptarëve. Por, normalisht, nuk lind nevoja të ndjekësh gjurmët, kur ujkun e ke përpara syve. Ilir E. Hoxha di gjithçka dhe e di shumë mirë ku i ka arkivuar dosjet e kësaj ngjarjeje, një substrakt i së cilës i është treguar edhe ekspertit belg që shqyrtoi dosjen time. Është në të mirën e krerëve të korruptuar të politikës shqiptare dhe të vetë Ilir Hoxhës që gjithçka t’i bëhet e ditur sot popullit shqiptar, para se ky t’i detyrojë ata të shprehen kundër dëshirës së tyre për një gjë të tillë. Tekefundit shqiptarët në këtë rast nuk do të kërkojnë asgjë më tepër se hapjen e dosjeve të një ngjarjeje të para 27 vjetësh. Të tjerat vijnë vetë pastaj… Institucionet, dokumentet, historia janë pronë e popullit shqiptar, jo e qiraxhinjve politikanë. Ashtu siç janë edhe heronjtë e atyre ngjarjeve bij të popullit e jo të politikanëve. Ndërkohë normat e demokracisë amerikane, opinioni i shëndetshëm publik amerikan, media e fuqishme amerikane si një pushtet i katërt real, ia bëjnë të pamundur diplomacisë amerikane dhe CIAs fshehjen e mëtutjeshme të një skandali që ndriçohet sadopak. Populli shqiptar është proamerikan nga natyra dhe ky është një virtyt, ndërkohë që po jetojmë epokën e qytetërimit amerikan. Por miqësitë në politikë nuk mbahen symbyllas: ky është një ves fatal, i cili jo vetëm që kushton tepër shtrenjtë, por bëhet shkak të fitosh edhe përbuzjen e mikut të pasinqertë, duke të quajtur të padenjë për miqësinë e tij. Një ndër presidentët më të respektuar amerikanë, Ronald Regan, pas pushtimit të Grenadës së vogël më 1983, deklaroi: «Nuk mund të jemi të pafajshëm në një botë që nuk është e tillë.» Ne duhet t’ua bëjmë të qartë sot me argumente miqve tanë amerikanë fajin që ka bërë CIA dhe dipolmacia e fshehtë amerikane ndaj Shqipërisë në maj 1984, ashtu si dyzetë vjet para kësaj date.

    Ne dëshirojmë me gjithë zemër të jemi miq të amerikanëve, por nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë që trojet tona në jug të Shqipërisë dhe në veri të Kosovës e ndofta më gjerë, t’iu shërbejnë atyre për ujdi politike me Rusinë në Afganistan, Iran, apo në hartën e re gjeopolitike të Afrikës. Ne nuk mund dhe nuk duhet të pranojmë që, për hir të një miqësie fiktive, kombi ynë, tejet i dobësuar e aktualisht në një proces shpërbërjeje të dukshëm, të tretet me kalimin e kohës si kripa në ujë në Unionin Ballkanik – ide kjo e hedhur rishtas prej diplomacisë amerikane në marrëveshje me BE. Të gjitha shenjat janë të qarta se kush do ta dominojë Unionin Ballkanik, ndërkohë që, siç shprehej dikur patrioti i shquar Sali Nivica, Serbia është Rusia prapa kodrës dhe Greqia, Rusia prapa malit. Ende pa u formuar ky Union, Greqia po avancon lirshëm në Shqipërinë e Jugut dhe Serbia është ulur këmbëkryq në veri të Kosovës dhe në enklavat e saj brenda territorit të Kosovës. Ndërkohë Serbia, me ndihmën e Ilir Metës e të kryeministrit, pretendon për minoritet edhe në Shqipëri.

    Politikanët e Tiranës, të cilët janë të gjithë me origjinë komuniste, kanë sot një shanc historik, për të shpëtuar veten e tyre dhe kombin nga baltovina e pështirë ku po fundosen çdo ditë. Njëzet ish-kuadrot e rëndësishëm të DSJ-së, për të cilët bëhet fjalë, rrjedhin nga familje të mirëfillta komuniste; kjo imagjinohet lehtë, gjersa dihet se biografia politike ishte busulla e diktaturës. Më të moshuarit e atyre burrave sypatrembur janë sot 62 vjeç dhe gëzojnë shëndet të shkëlqyer. Shumë prej politikanëve të sotëm të Tiranës ka të ngjarë të kenë miqësi apo njohje të afërta me ata të njëzetë ose me familjarët e tyre, mbasi të dy palët i përkisnin pjesës më të privilegjuar të shoqërisë shqiptare nën diktaturë. Në këto rrethana tejet të favorshme për ta, politikanët e sotëm shqiptarë nuk duhet të ngurrojnë për t’iu mundësuar atyre trimave rikthimin zyrtarisht në atdhe. Ata të njëzetë do të shërbenin si një kontigjent i shkëlqyer për zgjidhjen e situatës kritike shqiptare, mbasi gëzojnë mirëbesimin e plotë të autoriteteve amerikane dhe janë të mbrujtur tashmë me kulturën politike e qytetare të Amerikës demokratike. Si rrjedhojë, ata janë shumë të besueshëm prej autoriteteve të SHBA, mbasi kanë dhënë prova aftësie e guximi në kuota të tilla, ku politikanëve të rëndomtë shqiptarë nuk u shkon dot as fantazia. Ata trima atdhetarë do të mundësonin një fazë të re e të shëndetshme të miqësisë shqiptaro-amerikane dhe një klimë të favorshme mbarëshqiptare për një Lidhje të Tretë.

    Në kasafortat e diplomacive të mëdha ekziston gjithmonë edhe një plan B për çështjet në proces. Politikanë të Prishtinës, Gjithë duke e vlerësuar kontributin amerikan për bombardimin e Serbisë nga NATO, ne nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se politika nuk udhëhiqet kurrë prej bamirësisë, por nga kalkulimet e interesit perspektiv. Dhe kjo është e natyrshme; e kundërta do të ishte utopi. Po nuk kuptuam kaq gjë, Ndërkombëtarët kanë të drejtë të na trajtojnë si një popull naiv, i sapozbritur prej pemëve. Dymbëdhjetë vjet pas bombardimeve të NATOs, realiteti po tregon se SHBA nuk e çliruan Kosovën me qëllim që ta bënin një shtet të fortë e të qëndrueshëm (kur u intereson, ata dinë më mirë se kushdo tjetër në botë ta realizojnë diçka), por për ta pasur si resto hesapesh politike në sirtarët e diplomacisë së tyre të fshehtë. Ndonëse Millosheviçi vdiq në burg, Serbia sot jo vetëm nuk trajtohet si shtet agresor, por dalëngadalë asaj po i krijohen koniuktura të tilla politike që e bëjnë optimiste për rifitimin gradual të Kosovës. Ndërkohë që Veriu i Kosovës është realisht nën zotërimin serb dhe enklavat e manastireve shënojnë plasdarmet e ardhshme të Serbisë ndaj Kosovës së rraskapitur, Greqia po anekson në mes të ditës Jugun e Shqipërisë. 354,3 km² të detit Jon iu falën Athinës nga kryeministri shqiptar. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e pezulloi atë, por kryeministri filogrek, i cili është shqiptar vetëm nga pasaporta, ka autorizuar sërish bisedime të kundërligjshme në heshtje, për ta rivlerësuar paktin antikombëtar të detit. Nuk duhet harruar për asnjë çast se ai det nuk u përket vetëm shqiptarëve të Shqipërisë, por edhe atyre të Kosovës e më gjerë. Mirëpo sipas të gjitha gjasave, kryeministri shqiptar ka ndërmend t’ia bëjë këtë dhuratë Athinës në vjeshtë, me rastin e festës së tyre. Së bashku me regjistrimin e popullsisë sipas besimit fetar.

    Natyrisht, gjersa grekët po u ndërrojnë kombësinë eshtrave të të vdekurve shqiptarë, për t’i përdorur pastaj si sinorë të Vorioepirit në Korçë e gjetkë, pse të mos bëjnë të njëjtën gjë edhe me të gjallët e një populli të braktisur prej kreut të tij?

    Ndërsa para autoriteteve të Athinës kryeministri ynë qëndron kokulur si ndonjë vajzë e ndrojtur, qytetarët paqësorë shqiptarë ai i vret pa gjë të keq në mes të bulevardit, pastaj hedh valle me eunukët e partisë së tij, disa metra matanë pllakave të përgjakura. Dhe për të gjitha këto akte antishqiptare e antinjerëzore, pa llogaritur korrupsionin më të madh në Evropë dhe ngujimet e gjakmarrjes mesjetare të mijëra familjeve, ambasadori amerikan në Tiranë i akordoi titullin burrë shteti. Dihet se për të kryer punë të pisëta në vendet pa zot, nevojiten instrumente të pisët, me etiketë të ndryshuar. Ky është një mësim i lashtë i historisë.

    Natyrshëm lind pyetja: Nëse SHBA do të ishin miq të sinqertë të shqiptarëve (në Kosovë e Shqipëri), a do t’i stimulonin vallë këto veprime kaq të dëmshme në vendet tona respektive? A do të akuzohej aq rëndë kryeministri i Kosovës në prag të dialogut me Serbinë dhe mandej gojët akuzuese të heshtnin si me magji, mbasi të merrte rrugë ky dialog me leverdi të njëanshme?

    Nuk është e nevojshme të jesh politikan, për të kuptuar se gjashtë milionë izraelitë bëjnë ligjin në mes të qindra milionë arabëve, duke mos zbatuar as rezolutat e OKBsë, vetëm pse janë aleatë strategjikë, pra, miq të amerikanëve. Atëherë, si mund të mendojmë ne se amerikanët na vlerësojnë vërtet si miq, ndërkohë që kombi ynë po shkon qartazi në shpërbërje graduale, populli shqiptar në Kosovë e Shqipëri po vuan të zitë e ullirit i nëpërkëmbur prej serbëve e grekëve, dhe amerikanët u thonë kryeministrave tanë “kështu vazhdoni, se e keni mirë” ? «Miqësi» të tilla kanë kosto më të lartë se armiqësitë e shpallura. Jo, angloamerikanët kanë qenë miq të Enver Hoxhës dhe të bëmave të tij antishqiptare qysh prej Luftës së Dytë Botërore, për hir të objektivave të politikës së tyre në rajonin e Ballkanit. Këtë mbështetje të hapur ndaj diktaturës së Enver Hoxhës ata e përsëritën edhe në maj të vitit 1984. CIA vazhdon t’i mbajë edhe sot në Amerikë njëzet komplotistët që rrezikuan jetën në luftë kundër diktaturës (dy prej atyre ranë në atë luftë), ndërsa i biri i diktatorit, Ilir Hoxha, është beniamin i tyre edhe sot. Populli shqiptar duhet ta bëjë të flasë ish-Drejtorin e DSJsë, i cili di shumë për veprimtarinë agjenturore të babait dhe të tijën. Dalja në dritë e të vërtetës së ngjarjeve të majit 1984 është domosdoshmëri jetike për popullin e për kombin shqiptar, nëse duam të kemi vërtet të ardhme të denjë. Ne duhet të bëjmë çmos që autoritetet amerikane ta njohin zyrtarisht padrejtësinë që i kanë bërë popullit e kombit tonë, t’i kompensojnë dëmet e shkaktuara konform ligjeve përkatëse dhe ta korrigjojnë në të ardhmen shënjestrën e diplomacisë së tyre ndaj kombit shqiptar. Në arkivin e shërbimit sekret shqiptar ekzistojnë të gjitha dosjet përkatëse, që mundësojnë zbardhjen e kësaj çështjeje jetike brenda një gjysmë ore. Nuk ka forcë që ta mposhtë të vërtetën. Politikanët e opozitës kosovare janë në pozicion të përshtatshëm për të dhënë një kontribut të çmuar në këtë drejtim, pa u ndikuar as prej pushtetit të Tiranës e as prej atij të Prishtinës. Popullarizimi i këtij problemi madhor do të vinte në lëvizje median e fuqishme amerikane, zëri i së cilës dëgjohet me vëmendje prej institucioneve autoritare të Washingtonit, si Kongresi apo qeveria federale. Është e sigurtë se zbardhja e kësaj çështjeje jetike do të shënonte një erë të re si në marrëdhëniet amerikano-shqiptare edhe për të ardhmen e popullit dhe të kombit shqiptar.

    Zoti Ambasador Arvizu

    Dosja ime si azilant politik në Bruksel ka trajtën e një aktakuze ndaj CIAs. Vetëkuptohet që bëhet fjalë për një aktakuzë të mbështetur në prova të pakundërshtueshme, përndryshe ajo nuk do të pranohej kurrë prej aleatëve tuaj të Brukselit. Depozitimi, pas shumë përpjekjesh, i asaj aktakuze më ka kushtuar shtrenjtë. Jo vetëm që autoritetet belge më lanë shtatë vjet e gjysmë pa dokumentet përkatëse, por gjatë gjithë kohës, edhe tani, jam i privuar nga e drejta e komunikimit me median belge, si edhe nga e drejta për të pasur një avokat. Kam shkuar edhe në Luksemburg, Francë e gjetkë, për të siguruar një avokat. Nuk ka vonuar shumë dhe ata janë tërhequr, të sinjalizuar prej dikujt. Kjo këmbëngulje për të fshehur një të vërtetë dramatike, që po çon drejt një perspektive të zymtë kombin dhe popullin shqiptar, më bënte më të vendosur për të hedhur me çdo kusht dritë mbi të, megjithëse kisha dy fëmijë të vegjël dhe po ballafaqohesha me disa vështirësi të paparashikuara, të organizuara prej atyre që teorikisht i ngrejnë në qiell të drejtat e njeriut. Ju jeni diplomat karriere i një superfuqie dhe i kuptoni më lehtë se kushdo tjetër edhe ato që unë nuk i them dot në këtë shkrim. «Diplomacia është një polici me kostum madhështor», ka thënë Napoleoni. Këto fjalë të gjeniut korsikan m’u kujtuan atë ditë kur ju i akorduat titullin burrë shteti vrasësit gjakftohtë të katër bashkatdhetarëve të mi paqësorë. Ju mund të thoni me të drejtë: «Para se të vriste ata të katër, ai dhe bashkëfajtorët e tij kanë vrarë disa mijëra shqiptarë më 1997–’98, vranë fukarenjtë e Gërdecit e po tallen prej vitesh me dosjen e tyre gjyqësore, po lënë të vriten përditë familjet e ngujuara nga gjakmarrja, pastaj vranë ata të katër më 21 janar 2011. Natyrisht, ekspertët amerikanë, pas një sorollatjeje të gjatë, do të shpallin fajtorë dy-tri koka turku. Ra shi, e piu dheu. Tekefundit gjaku shqiptar dëm ka shkuar përherë.» Po, kjo nuk do të jetë një risi, z. Ambasador. Kështu veprohet në kolonitë e pashpallura, ku ambasadorët amerikanë luajnë rolin e diplomatëve–guvernatorë. Shpresoj se kjo gjendje nuk do të vazhdojë më në trojet shqiptare, mbasi të ndriçohet e vërteta që po mbahet e kyçur në arkivat e shërbimit sekret shqiptar, si edhe në Langley. Do të ishte në të mirë të prestigjit të superfuqisë që përfaqësoni ndërhyrja juaj për ta bindur burrin e shtetit, që të urdhërojë zbardhjen e asaj të vërtete të madhe me hapjen e dosjeve përkatëse. Gjithashtu ju mund t’i sugjeroni edhe mikut të preferuar të CIAs, Ilir Hoxhës, të japë kontributin e tij për zgjidhjen e shpejtë të një çështjeje të qartë si drita e diellit. Ndihmesë mund të japin edhe katër kriminelët e afirmuar të Sigurimit të Shtetit të diktaturës komuniste, të cilët punojnë në ambasadën tuaj prej dy dekadash, së bashku me shumë kolegë të tjerë të sojit të tyre. Në një libër të botuar para një viti në Tiranë me titull Heronjtë e Kotësisë, unë kam publikuar një listë me emrat e 26 Sigurimsave shqiptarë të inkriminuar, të cilët punojnë në ambasadën tuaj kundër rregullave të parashikuara në pikën 35 të formularit të aplikimit për punësim të miratuar nga DASH, i cili ndalon punësimin në atë ambasadë të ish-komunistëve, ish-fashistëve dhe ish-dëshmitarëve në hetuesi ose gjyq të të burgosurve politikë në kohën e diktaturës. Shumica dërrmuese e të punësuarve shqiptarë në ambasadën tuaj i përkasin pikërisht kategorisë të tre «ishave » të lartpërmendur, ndërsa ata të 26 kanë të kaluar kriminale. Për ilustrim po ju citoj vetëm emrin e njërit prej atyre 26 keqbërësve të popullit shqiptar, që ju vazhdoni t’i strehoni e t’i ushqeni në ambasadë. E quajnë Rrapo Hazizi, nga Skrapari. Ka qenë shef i kufirit të Jugut në Shqipëri deri më 1991. Prej datës 3 shkurt 1990 deri në 23 gusht 1990 (pak më shumë se 6 muaj) me urdhër të mysafirit tuaj të nderuar, Rrapo Hazizi, janë vrarë në pika të ndryshme të kufirit të Jugut 23 djem shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç, në një kohë që me ligj arratisja në këtë periudhë nuk cilësohej më “tradhti ndaj atdheut” dhe neni përkatës i Kodit Penal parashikonte si dënim maksimal pesë vjet burg. Në faqen 269 të librit “Heronjtë e Kotësisë” është botuar lista e plotë e 23 viktimave të pafajshme të kryemikut tuaj, Rrapo Hazizi, me emër, mbiemër, rrethi ku ka lindur secili prej tyre, mosha, posta kufitare ku është vrarë dhe data e saktë e vrasjes. Biznesmeni i sukseshëm amerikano-shqiptar, Geri Kokalari, i ka shkruar dy herë DASH-it për 26 kriminelët e Sigurimit të Shtetit diktatorial, që ambasada amerikane në Tiranë po strehon prej dy dekadash, duke abuzuar me nenin 35 të formularit të aplikimit për tu punësuar atje. Mirëpo gjithçka bie në vesh të shurdhër… I citova këto detaje për të treguar se, kur ua kërkojnë interesat e kamufluara, amerikanët i shkelin pa teklif rregullat dhe ligjet e tyre. Ashtu siç kanë shkelur edhe parimet bazë të demokracisë, duke mbështur për gjysmë shekulli një diktator mizor si Enver Hoxha, për hir të synimeve të fshehta në rajonin problematik të Ballkanit. Natyrisht, ju zbatoni udhëzimet që ju jepen dhe kjo është normale. Mirëpo do të jetë diçka krejt anormale, sikur ju të porositni nën zë burrin e shtetit, që të mos lejojë zbardhjen e çështjes për të cilën po ju shqetësoj, ndërkohë që ajo është e vetëzbardhur, veçse duhet pranuar zyrtarisht nga Tirana dhe nga Washingtoni.

    Motra e Vëllezër shqiptarë, kudo që gjendeni

    Në historinë e dhimbshme të popujve të nëpërkëmbur, por mjaft rezistentë ndaj së keqes, ka një çast të papërsëritshëm kur Zoti i shpërblen ata, duke u ofruar mundësinë e shpëtimit të përhershëm me një çmim modest. Ky është sahati i bekuar i historisë së tyre, që vjen si kompensim i gjakut të derdhur pa hesap, i djersës së shkuar lumë në dobi të keqbërësve, i vuajtjeve shekullore të një populli që ka mbijetuar gjithmonë me shpirt ndër dhëmbë, por që nuk ka mundur kurrë të jetojë në mënyrë të denjë. Ky shanc historik nuk u paraqitet të gjithë popujve të vuajtur, por vetëm atyre që kanë vuajtur më shumë se të tjerët dhe kanë rezistuar më shumë se të tjerët. Cili popull i Evropës ka vuajtur më shumë se shqiptarët dhe cili komb evropian është masakruar sa kombi ynë? Sot shqiptarët kanë në duart e tyre mundësinë e zgjidhjes rrënjësore të problemit shoqëror e kombëtar në mënyrë të qytetëruar. Ne jemi në gjendje t’i argumentojmë në mënyrë bindëse shtetit më të fuqishëm të botës – superfuqisë amerikane – se na ka borxh lirinë e sabotuar në favor të diktatorit Hoxha dhe, si rrjedhojë e paevitueshme e këtij veprimi, shkrehjen e kombit, që po shkon gradualisht drejt shpërbërjes përfundimtare. Provat për këtë janë të shumta e të shumëllojshme. Të njëzet e dy komplotistët kanë dosjet e tyre në arkivin e shërbimit sekret shqiptar, si edhe nga një album fotografish, që ilustron misionet e tyre më të rëndësishme të kryera jashtë atdheut. Dosja ime në Bruksel është një akuzë e mirëfilltë ndaj CIAs për ngjarjet e atij komploti të sabotuar. Gjithë përmbajtja e dosjes është verifikuar një për një prej ekspertit belg, që ka shkuar posaçërisht në Tiranë. Si përfundim, asnjë detaj i saj nuk është hedhur dot poshtë. Ajo është vulosur e kyçosur në kasafortë. Përballë provave dokumentare, me protagonistë ngjarjesh të gjallë e të vdekur, me dosje e me albume në arkivat sekrete të Tiranës e në Langley, ato ngjarje nuk mund të mohohen dot më prej kurrkujt. Veçse duhen hedhur hapat e nevojshëm që Tirana vasale dhe Washingtoni padron t’i pranojnë ato zyrtarisht. Nuk është në stilin qeverisës dhe në natyrën e shtetarëve amerikanë që të heshtin e të fshihen si struci, kur një popull u kërkon me zë të lartë që të prononcohen rreth një akuze që bie mbi ta. Veçse vendosmëria në veprim është gjithmonë e domosdoshme për zgjidhjen e problemeve madhore. Ne jemi dëshmitarë të luftës heroike që po bëjnë popujt e Afrikës për lirinë e tyre. Ndërsa shqiptarëve nuk u kërkohet sot një sakrificë e tillë për të fituar lirine dhe dinjitetin kombëtar të nëpërkëmbur. Në këto kushte, le të tregohemi të paktën një herë popull i ndërgjegjësuar e jo turma të çoroditura, të cilave nuk iu bën më përshtypje përçarja e sundimi. Ata të njëzetë duhet t’i çlirojmë ne prej CIAs, mandej është radha e atyre të na çlirojnë prej skllavërisë së dyfishtë. Për të arritur këtë objektiv madhor, duhet të luftojmë të gjithë së bashku, shqiptarë të Kosovës e të Shqipërisë, pa dallim bindjeje politike e ngjyrash partiake – thjesht si SHQIPTARË. Ne duhet t’i detyrojmë patjetër politikanët tanë t’i japin rrugë pa vonesë zgjidhjes së kësaj çështjeje vendimtare, për të cilën disponohet një dokumentacion i pasur, që hedh dritë të plotë mbi të gjitha detajet. Po hoqëm dorë nga zgjidhja e këtij problemi lehtësisht të zgjidhshëm, ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm se kemi hequr dorë përfundimisht nga liria dhe dinjiteti ynë si popull e si komb. Në këtë mënyrë ne do t’i nënshtrohemi vullnetarisht një skllavërie pa fund në shekullin XXI, duke mbajtur përgjegjësi për të ardhmen e zymtë të fëmijve tanë, të brezave që vijnë, si edhe për kombin e kërcënuar nga shpërbërja graduale.

    Agim Hamiti/Proletari.com
    E Merkure, 04/05/2011
    P.S. Kush është i interesuar për të lexuar dy vëllimet e librit “Odiseja e një Detektivi”, për të cilin bëhet fjalë në artikullin e mësipërm, mjafton të dërgojë një kërkesë të thjeshtë në e-mailin tim: [email protected] dhe unë do t’i a nis atë falas në pdf.

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 September 27, 13:24

      gimo këto pordhët e syfyrit i kam lexuar dhe të kam dhënë njëfar pergjigje,disa herë!!
      në këtë rast kam një pyetje duke marrë shkak nga shkrimi “profesional” i ekremit!!
      a është e vërtetë që sigurimi ka pasur vetëm kaqola si thotë e çthotë ekremi,apo kanë qënë “dedektiva”të shkallës sipërore si i paraqet ti??
      hë të keqen gimo!
      më jep një përgjigje si ekspert i zbulimit që je!!

      Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 September 27, 15:03

      “Ata të njëzetë duhet t’i çlirojmë ne prej CIAs, mandej është radha e atyre të na çlirojnë prej skllavërisë së dyfishtë. ”
      o i ziu ti!!!
      të paska shkuar i shkreti o gimo!!

      Piçkaleshi dhe ti merresh me demo!?
      ec er lal e shiko gimin!!
      këtij si bën punë asgjë!!qeka fshirë komplet!!

      Reply to this comment
  6. Piçkaleshi September 27, 13:12

    @demo
    shko or HAJVAN flej gjume, ke tymos shume hashash sot
    Hashashi dhe rakia nuk shkojne bashke

    Reply to this comment
  7. toni September 27, 13:25

    Edhe hajdari Enverit ishte me i zgjuar se ky qe po jep mend,po nuk eshte faji ketij po eshte i gazetarit qe merret me nje funderine te Serbise.

    Reply to this comment
  8. Partizan Cene September 27, 17:22

    Kjo interviste , vec dashekeqesise , nuksjell asgje te re . Zoti bardhi , genjen kur thote se nuk e ka takuar Ramiz Aline . Ai gjithashtu genjen kur thote se nuk ka dieni per civilet e vrare nga bandat diversante … Vet te hujat , perfshi ketu dhe amerikanet , e kane permendur nje shifer te perafert me ate te zotiti Kocollari ose pak me shume . Por edhe sikur 200 te ishin qe thote zoti bardhi , i takonte ketij qe te kerkonte falje, te afermve te viktimeva , si ish drejtues i ” diaspores” ose i asaj . qe e vet quanin ashtu . Por atij nuk i behej vone per viktimat , por per shifrat , qe te dukej komod ne intervisten e tij .
    Trimeri nuk eshte sot te flasesh kunder komunizmit , pasi nje sistem i gjithe boteror eshte vene ne kete mision . Trimeri eshte te argumentosh ato qe ishin te drejta ose gabime per ate kohe , dhe te vleresosh punen edhe te te tjereve .. !

    Reply to this comment
  9. fteri September 27, 17:31

    ****Të flasësh për veprimtarinë e bandave të huaja ,amerikane ,angleze,greke,jugosllave ,italiane etj që u hodhën si grupe e reparte të stërvitura e të armatosura me shqiptar të arratisur është periudha më e zezë e cënimit hapur të sovranitetit të një populli e shteti sovran ,të përbërë me armiqë të brendëshëm në shqipëri mbas çlirimit atëdheut me qëllim përmbysjen e pushtetit popullor të E.Hoxhës të fituar me gjak e sakrifica ,ishte një veprimtari e zezë e egër agresive ,subversive e pa drejtë organizuar nga zbulimet e huaja amerikane ,angleze ,italniane,greke,jugosllave në bashkëpunim me ballistë ,zogistë ,bajrektar,zagarë ,të njollosur në krime makabre ,nga ata që kishin lyer duart me gjak shqiptarëshë,por
    që u larguan së bashku me pushtuesit kur humbën pushtetin e shfrytëzimit ,të hurit e litarit.
    ***Këta armiq sharlatan të financuar ,të organizuar e të stërvitur ushtarakisht me teknika moderne intelegjente agresive e subversive të shteteve të fuqishme të huaja u hodhën në teritorin shqiptar të porsa çliruar në formacione bandash të organizuar deri në dhëmbë me armatime e municione moderne shumë të sofistikuar të kohës dhe me flori dollarë e stërlina angleze u hodhën nga viti 1946 e deri v.1956 ku kryen edhe terror mbi popullësinë ,vranë e prenë njerëz të pa fajshëm aktivistë e aktiviste njerëz të devotshëm që ndërtonin shqipërinë e re.
    ****Por sigurimi i shtetit shqiptar duhej të mbronte me çdo kusht lirinë ,pamvarsinë,dhe integritetin e atdheut dashur ,dhe personazhet më të spikatura të armës sigurimit shqiptar që shkatrruan këto banda dhe bënë që këmbët e banditve të mos u zënë dhe në tokën shqiptare e të dështojnë me turp ishin si H.Pobrati,A.Aliko ,K.Hazbiu,R.Kolli,Pal Mëlyshi,I.Seiti,M.Dodani,H.SHurdhi që përmes radilojave të famshme “Buza e bredhit ” ,”Liqeni i Vajkalit “,dhe “Fronti i Rezistencës “,për vite me radhë në kushtet e ekzistencës së luftës ftohtë të supërfuqive agresive kundër shqipërisë heroike ,sigurimi shqiptar vu në lojë sigurime e zbulime potente të kohës ,bënë të pa mundur ralizimin me dhunë dhe përmbysjen me kryengritje të armatosur të pushtetit popullor të fituar me gjakun e herojve dhe dëshmorve të atdheut.
    ****Bandat shpartalloheshin njëra pas tjetrës ,falë gjakftohësisë,mençurisë ,pregaditjes ,besnikrisë ,trimërisë të personazheve të spikatura të oficerve të sigurimit të shtetit .
    **** Të gjitha bandat kriminale që dërgoheshin nga zbulimet e huaja kundër vendit tonë përfundonin turpësisht me dështim ato shpartalloheshin e asgjesoheshin nga populli patërjot e sypatrembur të udhëhequr nga kuadrot e sigurimit shtetit bijët të devotshëm besnik HEROI të popullit.! kjo ëshrë raliteti z.Ekrem Bardha ,çdo gënjeshtër është shpifje e dizinformim .

    Reply to this comment
  10. Ekremi September 27, 18:14

    Doni ta provoni veten sa atdhetar jeni?
    Litmusin e ka dhene ne kete interviste zoti Bardha.
    Ai thote me mire Shqiperia nen komunizem se sa Shqiperia e ndrae midis Greqise dhe Jugosllavise.
    Si do t’i pwrgjigjeshe ti?
    Do te doje te permbysej komunizmi pa nuk prishte pune se nuk do te kishte me Shqiperi?
    Kesaj pyetje do t’i pergjigjeshin me “Po” te gjithe grekofilet, serbofilet dhe te gjithe ata qe nuk kane atdhe.
    Pergjigja qe dha Ekrem Bardha tregon se ai eshte me te vertete patriot (pikepamjet politike nuk kane asnje lidhje me patriotizmin)

    Reply to this comment
  11. koco September 27, 20:46

    Dokrra te Eqeremit dhe marrira te Kocollarit…
    Ishte sherbimi sovjetik qe kishte penetruar qarqet me te larta te zbulimeve angleze dhe amerikane me K.Filbin.
    Ata edhe dirigjonin Sigurimin dhe kapjen e diversanteve.
    Po te lexosh me vemendje dokumentet amerikane te zbardhura koheve te fundit duket qarte se as amerikanet e as anglezet nuk e kishin me tere zemer perbysjen e Enver Hoxhes. Pastai ishin divergjencat e thella mes tyre, jugosllaveve , grekeve, italianeve dhe mos te flasim per grindjet idiotike te kreut te emigracionit shqipetar.Ajo qe mbetet e pamohuar eshte fakti se asnje rregjim komunist nuk u pembys nga jashte.Pushteti mbahej me dhunen dhe terrorin e papare ne te gjitha vendet komuniste

    Reply to this comment
  12. loran shehu September 28, 10:28

    nuk mund te flasesh ti o ekrem bardhi o mashtrues ordiner qe vec biznesmen nuk je ti je nje hic ne shba ,je thjesht nje akullore shites….kurse Xhevdeti ishte dikushi qe tentoj te bej dicka shum te madhe dhe kaq mjafton ….

    Reply to this comment
  13. Leskovik August 25, 04:06

    Perse nuk tregon per babane tend,cfare deshte yt vlla 3 here ,ku jane fjalet e nenes tende?ekrem beju burre.

    Reply to this comment
  14. Leskovik August 25, 11:24

    Shqiptaret duhet ti bejne ekerem ziut nje monument SANCO MBI GOMAR

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*