2 mijë euro një minë, çfarë u gjet në dyqanin ku ndodhi shpërthimi

March 13, 2018 09:29

2 mijë euro një minë, çfarë u gjet në dyqanin ku ndodhi shpërthimi

Në dyqanin e celularëve të Gentjan Hoxhës, ku ndodhi shpërthimi ditën e hënë, bëhej montim i minave me celularë.

Policia thotë se brenda dyqanit janë gjetur 2 kapsolla përcjellëse, pluhur tritoli, si dhe disa tela që përdoren për montimin e minave.

Gjithashtu, policia ka gjetur edhe 3 detonatorë minash, të cilët aktivizojnë shpërthimin nëpërmjet kapsollave përcjellëse.

Burime policore thanë për Report TV se në servisin e celularëve kanë gjetur edhe një mikroskop, që zakonisht përdoret për montimin e minave me celularë.

Nisur nga provat që janë gjetur brenda dyqanit, policia ka vendosur të lëshojë urdhër-arresti ndaj Gentjan Hoxhës.

Ai ndodhet nën trajtimin e mjekëve në Spitalin e Traumës dhe mbahet në vëzhgim nga 4 oficerë policie.

Gentjan Hoxha dyshohet se kishte marrë porosi për prodhimin e minave dhe i shiste ato me një çmim prej 2 mijë euro.

o.j/dita

March 13, 2018 09:29
Komento

2 Komente

  1. hOXHA mo ! Mallkimi Shqiperise March 13, 10:26

    badna terroristesh islamike ,

    pjes e bandave politike pd-lsi

    Reply to this comment
  2. gjermani i fundit March 13, 10:40

    sa perpara qe ka ecur kjo bote?! Kapsolla percjellese(!!!!!) Pa lere detonatoret(me mire ti thoshe donatoret= dhuruesit) se detonanti=kapsolle, pra eshte e njejta gje, qe perdoret per te shperthyer eksplozivin.Pa detonant, pra pa kasolle, eksplozivi nuk shperthen, ky ka qene rregulli baze.Ai “percjellesi” mund te jete fitil zjarrpercjelles, ose fill mase(nese elektrik), qe ne kohen e Qepes siç thote nastrua, ishin dy lloje, fitili zjarrpercjelles, me i ngadalte ne percjellje zjarri, dmth per te zgjatur pak kohen, ose fitil detonant, percjellje imediate me shperthim. Kot ia futa, po flas per kohen e Qepes, deri ne 29 nentor te ’44 kur isha akoma ne Muriqan, se tani ne kohen e Preshit keto pune nuk i ben me ushtria, i bejne ndreqesit e celulareve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*