2 mijë euro për t’u punësuar në FA, pranga punonjësit të Policisë Ushtarake

November 9, 2017 11:38

2 mijë euro për t’u punësuar në FA, pranga punonjësit të Policisë Ushtarake

Dy persona janë arrestuar nga autoritetet në Vlorë, njëri prej tyre punonjës i Policisë Ushtarake në këtë qytet.

Punonjësi Deraldo Kamberi dhe Erlind Varfi, të dy 23 vjeç, akuzohen se në bashkëpunim me njëri–tjetrin i kanë marrë një personi, një shumë vlerash monetare prej 2000 Euro, me premtimin se do ta ndihmonin të punësohej në strukturën e Forcave të Armatosura.

Policia ka sekuestruar edhe shumën e vlerave monetare prej 2000 Euro.

Të arrestuarit do të duhet tashmë të përballen me akuzën e “korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim”.

November 9, 2017 11:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*