2 milionë dollarë gjobë për Donald Trump

November 8, 2019 11:01

2 milionë dollarë gjobë për Donald Trump

Shpërdorimi i parave të fondacionit privat për qëllime politike ka penalizuar presidentin Donald Trump me 2 milionë dollarë. Fondet e mbledhura nga shoqëria bamirëse dyshohet se u përdorën pjesërisht në fushatën elektorale të vitit 2016.

Presidenti amerikan Donald Trump do duhet të paguajë 2 milionë dollarë për shpërdorimin e fondacionit të vjetër bamirës.

Gjykata supreme e Nju-Jorkut tha të enjten se shefi i Shtëpisë së Bardhë ka shfrytëzuar në të paktën një rast fondin e parave të fondacionit për të financuar fushatën presidenciale të vitit 2016.

Atëkohë, fondacioni që i ishte besuar tre fëmijëve të kryeshtetarit amerikan organizonte evente për mbledhje fondesh për veteranët amerikanë.

Por një pjesë e të ardhurave përvetësohej nga stafi i presidentit Trump për të financuar garën elektorale.

Dyshohet se shoqëria bamirëse ishte përdorur edhe më parë si bankë personale e presidentit për axhendën e vet politike.

Në verdiktin e së enjtes, gjykatësja e Manhatanit, Salien Skarpula, tha se presidenti do duhet t’ua paguajë penalitetin prej 2 milionë dollarë një sërë organizatave të tjera bamirëse.

Akuzat për fondet vitin e kaluar çuan në mbylljen e fondacionit “Donald Trump”, ndërkohë që tre fëmijët e presidentit që kishin rol drejtues në të, janë urdhëruar të marrin trajnim për funksionet e shoqatave bamirëse.

 

l.h/ dita

November 8, 2019 11:01
Komento

1 Koment

  1. intelektuali November 8, 11:38

    Gazeta DITA:

    Kjo gjobe ngre pyetjen ne Albanistanin e Enverit:

    A KA GJYKATE APO VETTING SHQYPTAR QE T’I VEJE GJOBE 2 MILIONE DOLLARE EDVIN DROGES?

    pastaj:

    Hajde te llapin sa te duan fanatiket e Enverit me Kumandar Gerdallen e Partise se Punes, Gramoz Ruci ne Krye te Parlamentit per SHBA e Lige Kapitaliste dhe Imperialiste si “Rreziku Anglo-Amerikan” per Shqypnine.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*