2 pyetjet që Jobs u bënte punonjësve për të kuptuar se çfarë nuk shkonte si duhej

June 12, 2018 21:37

2 pyetjet që Jobs u bënte punonjësve për të kuptuar se çfarë nuk shkonte si duhej

Steve Jobs kishte studiuar dy pyetje për të kuptuar problemet e Pixar.

Andy Raskin, profesionist marketingu në San Francisko, ka shkruar se praktikon strategjinë e Jobs për të arritur rezultate më të sinqerta në takime

Drejtues të tjerë dhe ekspertë në leadership këshillojnë që t’u bëni punonjësve pyetje të cilave nuk mund t’u përgjigjen me një “po” ose “jo” , në mënyrë që të jenë të detyruar të japin përgjigje të arsyetuara

Steve Jobs ka qenë për një kohë të gjatë drejtues i Apple. Jobs nuk drejtonte vetëm kompaninë informatike avangardë; ishte edhe president dhe investitor i Pixar.

Kur i duhej të bënte mbledhje në Pixar, duhet të kuptonte me shpejtësi se si po ecnin gjërat. Andy Raskin, ekspert në komunikimin strategjik profesional në San Francisko, ka folur për strategjinë e Steve Jobs në një shkrim të tij.

Në fillim, Jobs organizonte takime me ekipe të ndryshme te Pixar, një duzinë njerëzish në një kohë – shkruante Raskin.

Për çdo takim, zgjidhte një person dhe e pyeste: “Më thuaj, çfarë nuk funksionon siç duhet te Pixar”.

Punonjësi përgjigjej dhe Jobs pyeste më pas të tjerët nëse ishin dakord. Pastaj, zgjidhte një punonjës tjetër dhe e pyeste: “Çfarë funksionon te Pixar”

Në çdo takim, Jobs alternonte këto dy pyetje deri sa të ndiente se kishte kuptuar problemet me të cilat po përballeshin punonjësit e tij .

Thoni gjithçka, por jo: “Keni pyetje?”

Drejtuesit e dinë se kanë nevojë për reagime. Por të paktë janë punonjësit që kanë kurajë të komunikojnë ankesat dhe problemet e tyre kryesore.

Çdokush që ka marrë pjesë në një takim të rëndësishëm e di se pyetja “A keni sugjerime se si mund t’i përmirësojnë gjërat?” shpesh ndiqet nga heshtja apo nga një “Jo” e shkëlqyer.

Zgjidhni grupe të vogla punonjësish dhe duke u bërë pyetje që i vënë në mendim, shmangni opsionin “ka ndonjëri pyetje?”

Por çfarë duhet të kërkoni?

Angie Morgan, bashkautore e “Spark: How to Lead Yourself and Others to Greater Success”, këshillon që të kërkoni:

“Ju lutem a mund të më thoni dy gjëra që jam duke i bërë vërtet mirë në këto rrethana dhe dy gjëra për të cilat mendoni se mund të përmirësohem?”.

Sipas ish-drejtueses së Google dhe Apple, Kim Scott, autore e “Radical Candor: Be a Kick-Ass Boss Without Losing Your Humanity”, një tjetër pyetje e mirë do të ishte: “A ka ndonjë gjë që mund të bëj ose jo, që ta bëjë më të thjeshtë punën me mua?”

Duke marrë shkas nga Steve Jobs, Raskin ka shkruar se është përpjekur të pyesë”

“Çfarë është gjëja që kam bërë sot që ka krijuar më shumë konfuzion”.

l.h/ dita

June 12, 2018 21:37
Komento

2 Komente

  1. shvejku June 12, 23:32

    Cudi!
    Te tilla pyetje ka bere edhe kryeministri Rama ne takimet qe ka bere me qytetaret,por qe si perfundim ka folur ….vetem ai!
    Keto pyetje mund t’i beje vetem nje drejtues i zgjiar,i zoti dhe qe e do punen dhe pronen qe zoteron!
    Por Rama nuk eshte nga ata qe e duan vendin,shtetin ,ndaj kurre nuk mund te beje te tilla pyetje!
    Perkundrazi,ne se Rames i kritikon vartesit per pune te keqe apo mos o zot per korrupsion,ai te mbyt me sharje,ironi dhge peshtyma ne fytyre!
    Rama ka bere autokritike vetem pasi eshte ndodhur para nje preesioni maksimal qe i eshte rrezikur posti i tij!
    Keshtu beri pas protrestave te shoqerise civile kunder armeve kimike siriane dhe kur kuksianet protestuan kunder takses se rruges.
    U ul si pule,ky njeri qe tere kohes eshte shfaqur arrogant,fyes,cinik dhe hakmarres!
    Nuk eshte trim,por frikacak dhe arroganca e tij fshihet pas fuqise qe i jep posti e jo zotesia e tij!

    Reply to this comment
  2. Agon June 13, 11:24

    E keqja jone mendoj si komb eshte qe e gjejme cdo gje tek tjetri por jo tek vetja…. Tjetri kryetari kryeministri e keshtu me rradhe … jane edhe pasqyrimi i asaj cfare jemi ne!
    Nje peme e bukur rritet ne nje toke pjellore apo jo?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*