2-vjeçari ende gjallë pa makineri, gjykata s’lejon dërgimin në Romë. Babai: Padi për vrasje!

April 25, 2018 18:58

2-vjeçari ende gjallë pa makineri, gjykata s’lejon dërgimin në Romë. Babai: Padi për vrasje!

 

2-vjeçari Alfie Evans në Britani ka dy ditë pa pajisjet që e mbanin në jetë, me urdhër gjykate, dhe po lufton me vdekjen.

Babai i 2-vjeçarit postoi një video të fëmijës sot duke thënë se kishte mbijetuar për herë të tretë: “Na trembi. E kapi një krizë tjetër. Iu zbeh fytyra për një çast, buzët iu nxinë. Por luftëtari im u rikthye sërish. ”

Një spital në Romë ishte gati ta mirëpriste, pasi në Britani u vendos që të lihej të vdiste. Pas mbështetjes nga Papa prindërit i dhanë edhe nënshtetësi italiane, por gjykatësit e mbledhur në një seancë urgjente dje vendosën që fëmija duhej dërguar në shtëpi, që të vdiste pranë familjes, ose të mbahej në institucione të ngjashme me azilin.

Prindërit nuk dorëzohen. Ndërsa fëmija lufton me vdekjen, babai ka paditur tre doktorë të spitalit “Alder Hey”, duke i akuzuar për vrasjen e të birit. Avokatët e prindërve të dëshpëruar kanë nisur një përpjekje tjetër për ta zhbërë vendimin e Gjykatës së Lartë, që s’i lejon ta dërgojnë fëmijën në Romë, në spitalin e Papës për fëmijë.

Helikopteri ambulancë vazhdon të jetë në pritje që situata ligjore të sqarohet e ta dërgojë fëmijën në Itali, ndërkohë që luftuar vazhdon në Gjykatën e Apelit për të lejuar fluturimin.

Vogëlushi ka që në 9 Maj të vitit 2016 që është në gjendje gjysmë-vegjetative. Neurologët kanë përcaktuar se fëmija vuan nga Sindroma e Shterimit të ADN-s Mitokondriale.

Kjo do të thotë që trupi i fëmijës nuk arrin të prodhojë energji për muskujt, veshkat dhe trurin. Kjo sindromë është pothuajse gjithnjë fatale me fëmijët e vegjël, edhe pse disa arrijnë të shtyjnë deri në adoleshencë. Ende nuk ekziston një kurë, por ka mjekime që ulin simptomat.

a.s/dita

April 25, 2018 18:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*