Uragani “Harvey” prek edhe shqiptarët: 20 familje kanë humbur gjithçka

August 30, 2017 09:40

Uragani “Harvey” prek edhe shqiptarët: 20 familje kanë humbur gjithçka

 

Uragani “Harvey” që ka goditur Hjustonin ka prekur edhe të paktën 20 familje shqiptare.

Ambasadorja shqiptare në Amerikë Floreta Faber informon përmes një postimi në Facebook se “janë të paktën 20 familje shqiptare të prekura totalisht nga kjo fatkeqësi natyrore duke iu rrëmbyer shtëpitë, makinat, dhe të gjithë pasurinë që ato kanë.”

Duke shpresuar thellësisht që të gjithë të mbeten jashtë rrezikut për jetën, ambasadorja e SHBA-së i inkurajon të ndihmojnë njëri-tjetrin.

Qyteti i Hjustonit është akoma nën kërcënimin e faktorëve të natyrës, por edhe nën gjendje emergjence për arsye të rritjes së kriminalitetit në qytet. Ju inkurajoj të bëni atë që shqiptarët bëjnë më mirë, të qëndroni sa më afër dhe ndihmoni njëri-tjetrin. Mos u ndjeni se jeni larg vendit, të afërmve apo miqve tuaj. Ju siguroj që vëmendja jonë është atje në Hjuston!

Në Hjuston komuniteti shqiptar përbëhet nga 500-600 familje.

Ambasada ka vënë në dispozicion edhe kontaktet e Ambasadës në Uashington 202.223.4942, [email protected] dhe numri i emergjencës 202.758.9526 që janë të hapura për çdo informacion apo për t’u lidhur me familjarët.

Do ju vëmë në dispozicion të gjitha sa ne kemi mundësi.

Jemi me mendje dhe me zemër bashkë me Ju!” e mbyll postimin e saj ambasadorja shqiptare në SHBA.

August 30, 2017 09:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*