Shtabi i SHQUP-it

Kopertina e DITA-s August 20, 2013 12:00

Shtabi i SHQUP-it

Shtabi i SHQUP-it implikon kryeprokurorin në aferë

Presidenti i Republikës Bujar Nishani i bëri dje thirrje kryeprokurorit të vendit, Adriatik llalla të hetojë denigrimet që sipas tij i janë bërë Presidentit në lidhje me SHQUP-in. Historia është e thjeshtë, me një procedurë ende të paqartë, Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Lulzim Basha, nis një procedurë për kalimin e SHQUP-it në pronësi të Partisë Demokratike që drejtohet nga Lulzim Basha. Në procedurën e transferimit të godinës duhej të përfshiheshin dhe filtrat e Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo e fundit dha menjëherë pëlqimin e saj, ndërsa Shtabi i Përgjithshëm nëpërmjet një shkrese të Shefit të Shtabit Xhemal Gjunkshi, refuzoi dhe kundërshtoi këtë operacion. Ministria e Mbrojtjes është nomenklaturë e kryeministrit, ndërsa Shtabi i Përgjithshëm është nomenklaturë e Presidentit të Republikës. Në kundërshtim me të gjithë frymën dhe orientimet e ardhura nga Shtabi, Presidenti i Republikës firmosi dekretin e kalimit të pronësisë të cilin ende sot e kësaj dite nuk e ka publikuar si dokument. Të dhënat  operative orientojnë drejt një konflikti interesi të Presidentit pasi familja e bashkëshortes së tij është pronare e një pjese të godinës ekzistuese të PD-së e cila pas kalimit të SHQUP-it do të shfrytëzohet për të ndërtuar një tjetër kullë shumëkatëshe biznesi. Pikërisht me këto akuza është indinjuar së fundmi Presidenti dhe i ka kërkuar publikisht vartësit të tij Adriatik Llalla të nisë hetimet për ata që kanë bërë akuzat. Duket se të gjithë aktorët, Berisha, Basha, Nishani dhe së fundmi Llalla janë bërë pjesë e Shtabit të SHQUP-it, të gjithë në mbrojtje të SHQUP-it. Por nuk është kështu.
Takimi Berisha-Nishani
Dy ditë pas zgjedhjeve të 23 Qershorit, ndërsa rezultati fliste për një diferencë të thellë të koalicionit PS-LSI dhe për kalimin e PD-së në opozitë, kryeministri Sali Berisha shkoi në zyrën e Presidentit Bujar Nishani duke qëndruar së bashku për rreth dy orë në atë takim. Cilido që mund të krijojë një ide se ky takim ishte një komunikim mes dy burrash shteti, e rren mendja. Berisha në cilësinë e Bariut, kishte shkuar te çiraku i vetë për ti dhënë vetëm një urdhërese: Berisha duhej të ishte kryeministër në detyrë deri në Shtator. Kjo duhej të arrihej me çdo kusht e me çdo mjet. Çiraku nuk kishte shumë zgjidhje, i tha : PO. Nga ana e PS-LSI nuk është se pati ndonjë ngut, të gjithë e pranuan deklarimin e mëvonshëm të Berishës se do të mbetej kryeministër deri në Shtator. Por pikërisht këtu nisi dhe loja. Në këto dy muaj e gjysmë u konfigurua ajo skemë që ne të gjithë po e shohim sot të ndodhë në sytë tanë: 1. Berisha garantoi dhe mbylli defterët e bizneseve të veta familjare. 2. Berisha siguroi nëpërmjet një gare të trukuar në PD si trashëgimtar Lulzim Bashën. Këtë të fundit e pamë edhe të denoncuar nga rivali i vetë Sokol Olldashi si një kryetar i ardhur me vota të trupuara. Bizneset dhe kopsitja e tyre u pa qartë sidomos në dy aksione: Albpetroli dhe ARMO. Albpetrol-in, pasi dështuan për ta privatizuar, e morën duke i kapur vendburimet bazike me koncesion. Ndërsa me ARMO-n mbyllën hesapet duke e detyruar Rezart Taçin të firmoste një kontratë prej 50 milionë eurosh duke e bërë që të firmoste dorëheqjen nga kompanitë e tij kryesore, të cilat ja kaloi shitësit, që ende rezulton një kompani fantazmë e krijuar në Ishujt Virxhine me pronarë të panjohur. Këtyre dy aksioneve me Albpetrol-in dhe ARMO-n u shtohen dhe dhjetëra koncesione e transferime pronash për të cilat qeveria ka vendosur javët e fundit. Ishte një lojë e qartë: “Duhet të garantojmë prapanicën  tonë, Bujarin aty e kemi”. Por Bujari  nuk është i vetëm, ai kontrollon dhe organin shtetëror të hetimit, organin e prokurorisë që drejtohet nga Adriatik Llalla
Kryeprokurori Llalla
Asnjë milimetër nuk ka hetuar organi i prokurorisë në lidhje me aksionet e rëndësishme të ndodhura në javët e fundit me kompanitë Albpetrol dhe ARMO, ndonëse Rezart Taçin si rregull e kanë nën hetim për dosjen e privatizimit të dështuar të Albpetrol-it që vitin e kaluar. Prokuroria është inekzistente, Adriatik Llalla nuk tremb askënd, madje pak e dinë se dje kur Nishani i kërkoi publikisht të hetonte njerëzit që i kishin përmendur Presidentit interesat e bashkëshortes, me shumë gjasa Lllalla e ka dëgjuar këtë deklaratë nga ndonjë hotel apo resort bregdetar. Ai është me pushime, po ç’lodhet. Kështu duan ta shohin dhe mëkëmbësit e skemës tre mujore të emergjencës Berisha-Nishani, me pushime dhe indiferent ndaj planit të tyre për kopsitjen e bizneseve të familjes. Problemi është se Llalla është prokuror i shtetit dhe jo avokat i Studio-Malltezit, ndaj dhe ky indiferentizëm i tij ndaj këtyre zhvillimeve nuk e bën thjesht përgjegjës por aktor të dorës së parë të një skeme të qartë mafioze të ideuar që më 24 Qershor me urgjencë nga Berisha, për të mundësuar trashëgiminë dhe garantimin e Berishës mbi bizneset e monopolet por dhe mbi vetë PD-në. Ndaj dhe sot Llalla nuk përfaqëson më një prokuror dembel që ka dobësi për pushimet, por një prokuror që nuk heton sepse është pjesë e një marrëveshje të qartë politiko-biznesi të ideuar nga Berisha e të marrë përsipër nga Nishani për tu zbatuar. Nëse Berisha dhe Nishani kanë lënë qartë gjurmët e implikimit të tyre në këtë aferë spektakolare tre mujore, i pari si urdhërues dhe ideator, i dyti si mëkëmbës, Adriatik Llalla automatikisht implikohet si i implikuari nr.3 në këtë skemë. Ai është krahu i djathtë i mëkëmbësit, i Bujar Nishanit. Është aty pikërisht për të mos hetuar për të mbyllur sytë ndaj revanshit tre mujor të Berishës. Po i ndihmon me heshtje, por është një heshtje tepër kumbuese, e mjaftueshme për ta vënë edhe atë nën akuzë.

Kopertina e DITA-s August 20, 2013 12:00
Komento

14 Komente

  1. nono August 20, 02:57

    PRESIM TRAZIRA NGA BERISHA.

    Reply to this comment
  2. nastradini August 20, 12:20

    SALI BERISHA GRABIT PRONA PRIVATE SIC I GRABISTE ENVER HOXHA ME MOTON:
    “GRABIT DHE LEGALIZO!”

    Pse Saliu i “Pakorruptuari dhe i Paster si ujet e Bjeshkeve”, njesoj si i quajti PIRAMIDAT e tij grabitqare ne vitin 97, nuk pyeti ish keshilltarin e tij juridik Dhori Sollaku si qendron ceshtja e pronesise se tokes se SHQUP-it? Perpara se t’ja kalonte ate si nje grabitqar enverist Partise se tij pseudodemokratike? Le te pyese edhe LOLON e tij: Pse Presidenti Nishani qe njeh mire pronesine e tokes se vet ku eshte ndertuar PD-ja komuniste e Sali Berishes nuk u interesua per pronesine e tokes se SHQUP-it, te cilen ne vitin 1946 xhelatet e Enver Hoxhes e grabiten duke i vene patllaken ne koke pronareve te ligjshem? Njesoj sic u grabiten tokat e pronareve nga talebanet e Saliut pas viteve 90-te me moton:

    “GRABIT DHE LEGALIZO!”

    Reply to this comment
  3. beni August 20, 12:27

    Mos prisni gje nga LLalla, ai eshte buke e mykur!

    Reply to this comment
  4. liri a vdekje August 20, 12:49

    more po ky llalla cfar detyre ka

    Reply to this comment
  5. Tani August 20, 13:00

    84 vota ne parlament mjaftojne per nje raprezalje ne te gjitha vendimet e fundit te ndermara nga banditet edhe hajdutet e votave qe shine leme per 8 vjet.Te shporren bastardet blue nga te gjitha instancat duke filluar nga SAKATI,KRIMINELI, gjykates dhe prokurore.

    Reply to this comment
  6. Raca shqiptare August 20, 13:14

    O popull ne llapim kot .sali berisha ja di drurin ketij populli qe nuk i punon .pastaj ben si ti doj putha me ne me popullin .se po te ishte ndonje popull tjetr do ta kishte trhequr zvar sali kriminelin.eeeopopullopopull ti pret qe edi rama te zbuloj krimet e saliut .as mos tju shkoj ne mend qe do mdodh .nuk po e shikoni qe keto dymuaj nuk jan ndjer as rama as meta ilan te qet ti fshehin pasurit e tyre .eemjer ne. eemjer ky popull qe iha genjeshtrat si vakti pukes.

    Reply to this comment
  7. Horri i Bulevardit August 20, 13:16

    Populli edepsez shqiptar e dha verdiktin e tij, te mbaje ne pushtet korrupsionin, beri qe te mbaje LSI-ne ne pushtet duke ja shumuar votat disa here, per ti qendruar vizionarit Edi Rama, si nje comange mbi koke, ne qofte se ai do te preke korrupsionin qeveritar te tanishem.
    Shqiptaret tani e tutje duhet te mbyllin gojen, te presin nga zoti se ishalla I. Meta dhe hajdutet e tjere te LSI-se, do te ndryshojne, duke mos penguar programin qe ka ne mendje Edi Rama te beje per te ringritur Shqiperine nga balta.

    Ja dhate voten me shumice LSI-se, okej nuk ju kundershtoj, por mos hapni gojen, lutjuni zotit per ndonje mrekulli.

    Reply to this comment
  8. Silva August 20, 14:23

    SHQUP-i eshte tashme Stalingradi i perballjes se Shqiperise Europiane me Shqiperine Talebane.Stalingradi nuk kishte ndonje rendesi te vecante strategjike per nazistet por ishte simboli sovjetik qe duhej mposhtur me cdo kusht.Ruset e kuptuan domethenien dhe e kapen sfiden e kesaj beteje,mobilizuan te gjitha forcat,fituan Stalingradin per te fituar te gjithe luften.   
    Kuptohet qe Saliu nuk mund tu thote shqiptareve se betejen e vertete e ka qe te shpetoje vehten dhe femijet nga burgu per krimet dhe abuzimet e tmerrshme qe kane bere ne pushtet.Nuk mund tu thote se e ka hallin qe femijet e tij te gezojne brez pas brezi miliardat e korrupsionit dhe pronat e grabitura qe kane anekend Shqiperise.
    Hitleri yne sulmon SHQUP-in dhe e ben cdo dite publike sfiden me kercenime alla mafioze ne emer te nje grushti banditesh nga fshati i tij te cilet po kerkojne vrime ku te fshihen per vete prej krimeve qe kane kryer.E di se po fitoi SHQUP-in,e fitoi betejen per te mbajtur Nishanin president,per te mbajtur nen kontroll prokurorine e gjykatat,pra per te shpetuar Argiten,Shkelzenin dhe miliardat.Po fitoi keto beteja e ka te fituar edhe luften,pasi me Nishanin dhe gjithe cfare varet nga pushteti i Nishanit president (gjykatat),e ka te lehte te bllokoje cdo reforme te qeverise dhe ta degdise Edi Ramen si nje dordolec ne syte e atyre qe e votuan.Keshtu qe rikthimi i shpejte ne pushtet i familjes me kollovarin ne krye behet vetem nje formalitet sepse rruga eshte e gjitha e shtruar.
    Hitleri e humbi Stalingradin e prej aty humbi me pas edhe luften.Edi Rama e ka shume me te lehte betejen me Hitlerin tone.Eshte ne pushtet dhe ka me vete nje ushtri popullore qe i dha voten per ta shporrur nje here e mire te keqen nga ky vend me momentin me te favorshem sot per te shpartalluar perfundimisht disa falangave kriminale te goditura rende nga 23 qershori.Varet gjithcka nga mencuria,forca e karakterit dhe vendosmeria e tij.

    Reply to this comment
  9. Shkodrani August 20, 14:41

    Sa per Llallen llall do bahet bashk me jarian ,bacen,lulin edhe te tjeret mos u shqetsoni erdhi koha e popullit dhe mjerimi i tyne

    Reply to this comment
  10. loli August 20, 16:08

    Une i kam nisur nje kallzim peal ketij llalles dhe i them me emer e mbiemer ja hajduti.Ky THOTE JA TE GJEJME GJURMET KA APO SKA E DENON ATA QE VJEDHIN 10 OOO LEK E MILJARDERET BLEJNE PRONA E VILA PA PUNUARR.kaq per dijeni.

    Reply to this comment
  11. loli August 20, 16:10

    Ore llale me trego nje prokuror pa vile e pa makine.Pergjigji o ti qe paguhesh nga ky popull i vuajtur qe merrr buke me liste

    Reply to this comment
  12. Fleks August 20, 16:47

    Ata qe dhane urdhra per mbi 50 vjet(SHQUP-et apo shtabet e shqup-ve) per te vrare shqiptarin e tyre ne kufi se mos ikte nga vatha dhe tradhetone vathen,dashkan shtepi qendrore.

    Po koooooperativistet qe u rropaten si qen bir qeni duke punuar 365 dite pune ne vit e duke mare 2 leka sa mbeten te rreckosur e me buke misri me uje e pak kripe apo dy kokriza sheqer-nuk paskan pasur nevoje per SHQKOO(Shtepi Qendrore te Kooperativisteve).

    Dy kordone me tela me gjemba e rethuan Shqipericken,telat e evertete me gjemba dhe piramidat e SHQUP-eve.

    Qe hapnin zjarr sa here “shkelte kufirin”shqiptari i tyre duke lene te vdekur per me shume se nje gjysme shekulli me qindra e mijra shqiptar ,

    Reply to this comment
  13. lisdushku August 20, 19:17

    po te ishte per kooperativistet me dy lek buke ty ta kishin fut hunin n..o zhelerine.ooo jariii i ke bere hesapet pa hanxhine,merre sali protopapen sa jane rruget hapur dhe kerko strehim ordiner,mos fimos kutyuru se firmat e tua jane si tefteret e mazllemit

    Reply to this comment
  14. Sokol August 21, 00:45

    Shtabi i Shqup-it nuk eshte fantazi por eshte nje pushtet i organizuar dhe i koordinuar qe nga maja e piramides e deri ne baze.Ne krye de facto ka perhere Sali Berishen dhe femijet e tij.De jure eshte vene ta drejtoje vemje-president Nishani.Nen te jane instancat me te larta te Drejtesise ne vend,Gjykata e Larte,Gjykata Kushtetuese dhe Prokuroria,te gjitha sot ne shumice derrmuese ose modeli malok i Berishes ose modeli vemje i Bashes dhe Nishanit.Ne terren poshte gjenden paramilitaret,nje pakice qe vazhdon agresive edhe pas asaj qe moren ne 23 qershor dhe shumica qe rri e strukur si struci ne pritje te momentit te vet.Financat e ketij pushteti jane pa fund,qindra milione euro te bera ne tete vjet zhvatje si asnjehere me pare duke zbythur financat e shtetit.
    Ky pushtet eshte sa i dukshem aq edhe okult,sa i mundur keqas nga vota e Shqiptareve po aq i fuqishem sa edhe pushteti i votuar,ne mos me i fuqishem kur mendon se ka ne dore miliarda dhe kompetenca qe bllokojne qeverisjen.Edhe po te dyshonte ndonje shqiptar apo i huaj per strukturimin e ketij lloj pushteti,jua ka hequr te gjitheve cdo medyshje vete Nishani me mbledhjen publike te shtabit te kaptereve qe mbajti pas zgjedhjeve sipas porosise se komandantit.
    Shqiptaret votuan dhe presin ndryshim,presin rilindje te Shqiperise.Te besh Rilindjen do te thote te c’besh te gjitha mbrapshtesite e Sali Berishes dhe femijeve te tij,t’jua heqesh parate,pronat dhe perfitimet nga abuzimi dhe korrupsioni e t’ja rikthesh atij qe ja kane grabitur,do te thote te shkaterrosh pushtetin e Shtabit.Te lejosh pushtetin e Shtabit do te thote ta shumezosh Rilindjen me zero dhe ta meritosh etiketimin Don Kishot qe Berisha i ben Rames dhe qeverisjes qe po vjen.
    Shumica e majte e ka mbeshtetjen popullore dhe fuqine ne parlament per ta shperbere Shtabin e pushtetit mafioz.Rilindja vetem pas kesaj ka shansin te filloje.Po qe se vazhdon Shtabi,nuk ka per te pasur as ligje dhe as para per rilindjen sepse te gjitha keto kalojne nga shtabi.Do te jete si nje aeroplan qe nuk ka as karburant e as piste per te fluturuar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*