21 janari: Viktima e pestë, pesë vjet më pas

January 20, 2016 02:22

21 janari: Viktima e pestë, pesë vjet më pas

Fatos Mahmutaj mbulonte kronikën në televizionin ABC, përveçse kontribuonte me shkrime në median e shkruar. Edhe pse kjo është një bisedë e ngeshme, në distancë nga Brukseli ku ai ndodhet aktualisht, Mahmutaj e ka të pamundur të harrojë detajet e 21 janarit të pesë viteve më parë. Një plumb i shpoi dorën teksa mbante celularin, aty mbi platformën provizore prej llamarine për mediat në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndërsa Hekuran Deda u plandos përtokë pranë tij. Sa herë e çon në mendje atë moment?

“Është një moment që nuk mund ta harroj kurrë. Ende më fshikullon në vesh plumbi që më plagosi mua dhe ai i radhës që i mori jetën Hekuran Dedës. Ajo krisma e mbytur e shpërthimit të kokës së tij më është fiksuar në mendje së bashku me shpërthimin e kafkës. Momente horror. Më ndje. Njeriu për t’u mbrojtur, është i prirur t’i harrojë traumat. Por sinqerisht, besoj se nëse e bëj me veten time këtë, do i jepja një lloj amnistie personale Berishës, autorit të masakrës së 21 janarit”.

E pyes Fatosin nëse me këtë distancë kohore, është ndalur te hipoteza (shumë pak centimetra pranë realizimit), se do kishte qenë i pesti në reshtin e fotografive të viktimave të asaj dite? Dhe ky i pesti, jo një pjesëmarrës në protestë por një gazetar në detyrë.

“Plumbin e mora teksa ndodhesha në platformën e gazetarëve mes rreth 20 qytetarëve kureshtarë. U mjekova provizorisht, dhe pas rreth një ore përfundova në redaksi. Aty falë koleges Sonila Meço arrita të shkoj në spital. Vetëm ditën tjetër mësova se gjithçka që më ndodhi në studiot e Tv-së ku punoja, ishin me urdhër të pronarit dhe një prej drejtuesve që qëndronte kryesisht i dehur non stop. Këta, nuk më besuan mua, punonjësin e tyre të shpuar nga plumbi, por deklaratën e Berishës. Dhe thanë: Thonë se është plagosur një gazetar por kjo nuk është e vërtetë. Në fakt mua, sapo mbërrita në studio më kërkuan të pranoja se më goditi turma, çka nuk ishte e vërtetë. Unë sigurisht nuk pranova. Ditën tjetër më komunikuan largimin nga puna. Në fakt e prisja, pas refuzimit të ‘pazarit’ nga ana ime”.

Gazetari Fatos Mamutaj

Gazetari Fatos Mamutaj

Mahmutaj thotë se nuk mund ta mohonte që i qëlloi Agim Llupo. Ndërsa pas intervistës në TCH ishte larguar përfundimisht nga ABC News.

“Ndërkohë më nisën kërcënimet e hapura. Policia nuk bëhej fjalë të më mbronte, ndërsa prokuroria ishte më tepër se e molepsur… Prokuroria mori nga unë dëshminë të shoqëruar me një skicë. Pra, kisha vulosur dëshminë time ‘kundër’ versionit që do donin ata që më kërcënonin”. Po mirë, e ndërpres, ndryshe nga atëherë, tani një gazetar që ka patur përplasje me drejtorin e Teatrit Kombëtar, është mbrojtur nga shefat e vet…“Po po, firmosin dhe peticione bile. Shiko, në këndvështrimin e kolegut sigurisht që solidarizohem nëse ato që thuhen rreth ngjarjes janë të vërteta. Kurse parë si analogji me rastin tim ‘prej plumbi’ ndiej thjesht neveri. Hipokrizia në kulm”.

 

Në ditët kur prokuroria e policia përplaseshin për hetimet, kryeministri Berisha po akuzonte gjithkënd që mundte për puç, madje me fjalor mjaft të pasur, dhe po fshihte provat, Fatosi largohet nga Shqipëria.

“Nuk kisha zgjidhje tjetër. Kërcënimet dhe presioni ndaj meje kishin arritur kulmin. Veç prokurorisë, miqve të mi aty, askush tjetër nuk mund të më mbronte. Madje njëri prej prokurorëve, kreu i grupit të hetimit në terren, njëkohësisht zvendësprokuror i kryeqytetit më tha se nuk kishin siguri as për vete. Ishte pikërisht ky person që i dha dorën e parë të prishjes së provave të çështjes, çka solli edhe pafajësinë e autorëve të masakrës. U largova, fshehurazi nga Vlora pasi dështova më parë nga Rinasi”.

mamutaj doraVeç kur mbërriti në Belgjikë, ai e kuptoi se edhe mjekët që e kuruan i kishin manipuluar grafinë.

“Plaga më ishte enjtur dhe qelbëzuar, për çka u desh t’i nënshtrohesha një operacioni të specializuar. I ke parasysh, ata tip mjekësh ustallarë që thoshin, me bluzën e bardhë veshur, se viktimat ishin qëlluar nga shumë afër me pistoletë”(Mjekët quhen Sami Koçeku e Alfred Gega).

Aktualisht Mahmutaj është qytetar belg. Thotë se është i angazhuar me një master për studime europiane. Në rrethana të tjera fati i Fatosit do ishte shumë më tragjik… ose do ndiqte zhvillimet e çështjes së 21 Janarit si gazetar kronike.

-Por ti ke dhe një cilësi tjetër në këtë histori, je viktimë e asaj dite. A mendon se dikur, dikush do përgjigjet realisht për atë masakër, e kam fjalën nga urdhëruesit?

“Mënyra se po kopsiteshin dosjet, unë e kam thënë që atëherë. Nga përvoja për shumë vite si gazetar i gjykatave nuk kam pasur kurrë besim se kjo çështje do të zgjidhej.  Nuk ka për të ndodhur kurrë. Edhe pse jam palë në këtë proces duhet ta pranoj. Nuk ka për t’u zbardhur kurrë.

Askush nuk ka për t’u përgjigjur për këtë. Topi do hidhet sa andej-këndej. Njeriu për natyrë, mërzitet dhe i harron disa ngjarje. Ndërsa politika ngatërrohet dhe bën pak tymnajë vetëm kur i intereson. Shkurt, as të djathtës e as qeverisë së sotme nuk i leverdis dënimi i fajtorëve. Fatkeqësisht…”.

 

January 20, 2016 02:22
Komento

3 Komente

  1. BOLL QARAMAN January 20, 05:38

    NUK ME PELQEJNE KETO SHKRIME FUNEBRE DHE QARAMANE TE KETIJ TE PLAGOSURI GAZETAR QE DUKET I LUMTUR QE U PLAGOS DHE PO BEN PALLE NE BELGJIKE

    ZOTERI 21 JANARI 2011 ESHTE EKUIVALENT ME 4 SHKURTIN 1944

    LUL BASHA = XHAFERR DEVA

    BILES GJERMANET E HOQEN DEVEN PAS SHKURTIT 44 KURSE BASHEN E BENE YLL NE NGJITJE MIQTE TANE

    BOLL ME QARJE ZOTI MAHMUTAJ

    .21 Janari 2011 eshte ngjarja me horror e ndodhur ne historine e Shqiperise pasi jo vetem qe u vrane barbarisht 4 veta te filmuar “live” por vrasesit dhe urdher dhenesit po perdhosin akoma te vraret duke perfituar nga impotenca e qeverise re,hipokrizia e luve @ arvizive dhe indiferentizmi i opinionit publik.

    Midis pales vrasesve dhe pales se te vrareve ne 21 janar ishte nje albiter qe e quajne Aleksander Arvizu i cili ne ate kohe bashke me Wolfarthin dhe Sekuin benin treshen e gjyqtareve qe federata e Usa dhe e Be kishte caktuar ne ate vend.Por a e kane bere mire punen keto qe jane me teper majore sherbimesh sekrete dhe gjenerale biznesi dhe pak dipllomate ne vende”stateless” si Shqiperia ?

    Shume veta e dine dhe pak e thone se ne 1991-1992 u be kalimi nga nje vend me sistem dikatorial ne nje sistem ambasdorial ku ne thelb nuk ka ndonje ndryshim pervec nje fjale te re qe quhet demokraci qe sherben si vello per te mbuluar ate qe ka ndodhur 22 vjetqe faktikisht quhet eleminimi i shtetit shqiptar duke e shendrruar protektorat me poshte se te nje vilajeti te perandorise osmane.

    Mbasi u uzurpua levizja studentore e 90′ deri ne votimet e 31 marsit 1991 gjithcka ishte bindese ne rrugen e progresit.Fatkeqesisht me pas nga elemente dhe segmente antishqiptare , antikomuniste histerike,nga udbashe serbe dhe andarte greke te te gjitha vendeve zbarkuan ne Shqiperi dhe filluan nje invazion dipllomatik duke filluar me kunderevolucjonin e 2 prillit 1991,me grevat e urise te stimuluara,me prishjen e qeverise stabilitetit dhe fushates elektorale te William Rajesonit ne votime .Ne teresi keto veprimet e mesiperme jane nje puc dipllomatik shteti qe akoma ka shume njerez qe besojne se prune demokracine apo hodhen komunizmin qe kishte marr fund me kohe.
    Jane tre raste flagarante ku ambasadore amerikane kane kryer veprime per te cilat shteti amerikan duhet te mbaje qendrim ne cdo kohe dhe te kerkoje demaskimin e tyre dhe ti kerkoje falje shqiptareve.E PARA ishte marrja pjese e Rajersonit me mashtrimin e cekut bardhe ne votimet e 1992.E DYTA ishte deponimi I Berishes ne bodrumet e ambasades amerikane per aktin criminal te tij te 14 shtatorit 1998.
    E TRETA ka te beje me ambassadorin Arvizu en kohen e te cilit kane ndodhur shume ngjarje tronditese dhe shtet-shkaterruese.
    Duke filluar me 21 janarin shikojme se veprimtaria e tij eshte e dyzuar ku nga nje ane eshte kunder vrasesit Berishes kurse diten tjeter I jep decorate si burre shteti.
    Nga njera ane thote qe kam qare ne 21 janar kurse nga ana tjeter glorifikon vrasesin Lul Basha si yll ne ngjitje.Biles letra e ngushellimit qe icoi familjes Nika nje vit pas masakres kishte nota hipokrizie .
    Pas 21 janarit ndodhi gjeja me e pabesueshme qe nen hunden e Arvizuse jo vetem qe u terrorizuan nga VRASESI berishe presidenti,kryeprokurja,opozita,te burgosurit,te plagosurit,gazetaret por ai I eleminoi te gjithe duke vene presidentin e tij,k/prokurorin e tij,k/shikasin e tij biles dhe grabiti nen llerat e perveshura dhe brekeve te ulura te Arvizuse bashkine e Tiranes.Po ashtu u lejua me bisht ne shale te fshije menderen me ekspertizat e FBI kryevrasesi Berishe deri ne ekstrem ku ne 8 shkurt liroi vrasesit fizike te dokumentuar .
    Ajo qe e nxjerr shume te dyshimte kete ambassador eshte vizita e tij E RASTESISHME ne MMB te VRASESIT LUL ku kam shkeputur kete lajm te kobshem nga shtypi shqiptar:
    Arvizu takon policët, i përgëzon për profesionalizmin gjatë protestave të PS-së
    Ambasadori amerikan, takim informal me efektivat e policisë së Shtetit
    04 mars 2011 17:13
    Pak minuta para nisjes së një proteste të organizatës rinore të Partisë Socialiste para Ministrisë së Brendshme, Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka takuar disa efektivë të policisë së shtetit para dyerve të kësaj ministrie.Takimi ka qenë informal e mjaft miqësor dhe ka ardhur fare rastësisht. Diplomati amerikan ka dalë nga Galeria e Arteve dhe është drejtuar nga efektivët, duke i takuar të gjithë ata që gjendeshin në shërbim në hyrje të Ministrisë së Brendshme.
    Forcat e policisë janë përgëzuar edhe zyrtarisht nga Ambasadori Arvizu për sjelljen në mënyrë profesionale gjatë protestave të shkuara të zhvilluara nga Partia Socialiste, përfshirë këtu edhe demonstratën shume te dhunshme të 21 janarit.

    TE KY LAJM ESHTE KONCETRUAR ESENCA E 21 JANARIT DHE ROLI JO I SINQERTE I A.A RVIUSE ESHTE MOMENTI QE NJE GAZETAR I QUAJTI “KINEZERIRAT” E ARVIZUSE POR ME VONE KY GAZETAR I MBUSHI POTURET DHE FILLOI ME KINEZERIRAT E NEXHMIJES

    Nuk ka njeri ne planet qe beson se Arvizu kaloi rastesisht dhe do isha dakort qe nje ambassador te mashtronte pak po ja kaq shume sa qe nuk I beson as vete.

    Te ky lajm I kobshem del qarte se Arvizu ka qene dhe eshte jelek anti plumbi I vrasesve Berish & Lul per masakren e 21 janarit qe per hir ten je stabiliteti poshtrues mbron dy kriminela.

    Te ky lajm I kobshem del qarte se Arvizu ishte ideatori I barazimit te nje vrasesi me viktimen.

    Nuk do kisha shkruar kete “rroman”sikur te mos kishte ndodhur 15 nendori 2013 ku Arvizuja nga njera ane I rrevoltuar kercenon Bash Berishen per kalimin e vijes kuqe dhe nga ana tjeter para nje pak ditesh ne vigjilje te fajit te tyre te perbashket te bulevardit Arvizu dorezohet para kembeve te pista te VRASESIT BERISHE duke bizeeduar per problemet e te emes se zeqos ne maje te thanes.

    Te flasesh per 21 janarit duhen shume kohe dhe faqe pambarim por me kryesorja eshte se kjo ngjarje nuk eshte e shkeputur nga masakra 22 vjecare e kriminlit Berishe.Dihet qe ai eshte hybrid monster I secreteve jugosllave qe ne ate kohe kishin nje bashkpunim vellazeror me inteligjnecen amerikane dhe kjo eshte shkaku kryesor qe ai eshte mbrojtur dhe do te mbrohet me cdo kusht.Ne kete kontekst Berisha ka qene vetem nje kukell qe I sherbeu regjimit ambassadorial qe u instalua ne pucin e 2 prillit 1991 dhe vazhdon dhe sot.

    Pa frike duhet te mendojme se dhe 23 qershori 2013 po vertetohet se ishte nje zgjidhje e bere ne bodrume ambasadash qe I vjen era e keqe e ngjlave te lalzit qe dhe per pak jave do ta shikojne shqiptaret deshtimin e saj.
    Prandaj eshte koha qe Edi Rama duhet te dale nga bataku i ngjalave ku e kane futur planet e bera ne bodrumet e ambasadave se 23 qershori nuk ishte rrotacjon I zakonshem por nje permbysje e regjimit ambassadorial dhe kuislingut te tyre vrasesit Berishe per te cilen 1 miljon votat ne shqiperi dhe 1 miljon emigrantet jashte shqiperise duan koken e kriminelit serberishe

    Edi Rama dhe shqiptaret e ndershem duhet te marrin shembull nga vendosmeria dhe guximi I jashzakonshem i z John Kerry i cili ne vitin 1971 sfidoi qeverine amerikane te asaj kohe duke kerkuar terheqjen nga Vietnami pasi ai i pa nga afer ca 21 janare qe ndodhnin atje ne ate kohe.Biles arriti sa dhe dekoratat e luftes ti hidhte ne oborrin e shtepse bardhe te Niksonit duke thene:
    “I’m not doing this for any violent reasons, but for peace and justice, and to try and make this country wake up once and for all.”

    Reply to this comment
  2. Faktet . January 20, 12:31

    Boll duruam llallen qe mbron saliun, ta cojme ne gjyq per krimet e tij, te shpetojme gjithe shqiptaret qe urejne kete skizo.

    Reply to this comment
  3. nocensureplease January 20, 14:16

    I nderuar zoti Thano

    kemi nevoje te shprehim dufin dhe protesten tone ne faqet e gazetes tuaj se ne rruge dolem dhe na i vrane 4 djem nenash si qen rrugesh.

    .NEN ZGERDHIMJEN E ARVIZUSE

    DHE SOT NE HIPOKRIZEN E DONALD LUSE.

    ju lutem mos censuroni komentet qe ka ngelur e vetmja lloj opozite ne Shqiperi ku sundon akoma sali krimineli dhe edi rama eshte kthyer ne DREJTOR KOMUNALE

    shqiptaret duhet te clirohen nga monarkofashisti berishe
    (boll me kete mahmutaj qe ka 5 vjet me COPY PASTE)

    alibija se luftoje ‘kamunizmin” me bieberajt dhe rajersonet eshte ndyresi qe e hodhi koha poshte

    Ky njeri për shumë arsye nuk duhet të lihet i lirë, jo vetëm se përbën një rrezik eventual për destabilizimin e vendit por së pari ai ka llogari për të larë me drejtësinë. Sali Berisha ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesëmarrës direkt në krime të përbindshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gërdec, ku protagonist ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi. Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut. Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalisht, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës, Sllobodan Millosheviçin në Ohër. Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës. Sali Berishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetëror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht. Sali Berisha jo vetëm që ka qenë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardës, por ai e ka ndjekur situatën dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qenë urdhëri i tij personal për të qëlluar mbi demostruesit paqësorë, aq më tepër se ai krijoi rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim. Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çështjes “Gërdeci”, e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshirë gra e fëmijë. Për këtë krim të përbindshëm, Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkëlzen Berisha, i cili, është e ngjashme që nëpërmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij, Kosta Trebicka. Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çështje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv. Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtësinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeministër dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij. Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë. Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mendësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare. Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetërore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtësisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të japë pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran. Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin. Viktimat e 21 janarit 2011 në varr kërkojnë drejtësi, 26 viktimat e Gërdecit kërkojnë drejtësi dhe këtë drejtësi që kërkojnë viktimat nuk mund tua mohojë askush nga qeveritarët apo organet e drejtësisë, në mos një ditë edhe ata do të japin llogari bashkë me krimet e Sali Berishës e bashkëpunëtorëve të tij. Populli ka durim, madje edhe kur e keqtrajton ndonjëherë ka durim, por kur popullit i soset durimi të bën atë që nuk ta bën as Zoti

    gezuar edi rama 21 janarin

    lavdi monarkofashistit berishe dhe Donald lute qe e mbeshtesin kete monster.

    mallkimet e jetimeve ne koken tuaj…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*