Jemi turpi i NATO-s!

Kujtim Boriçi May 20, 2013 13:12

Jemi turpi i NATO-s!

Ditët e fundit në reklamat televizive në Tv Klan dhe në TVSH, Ministria e Mbrojtjes paraqet një spot ku ushtria shqiptare, sidomos flota, duket në formën më të mirë të saj. Por a korrespondon realiteti në baza ushtarake me imazhet mbresëlënëse të spotit shtetëror? Tepër të rëndë dhe si “një marinë e kthyer nga një betejë e humbur”, e cilëson situatën e sotme në Flotën Luftarake Detare një ushtarak aktiv i saj, në një denoncim në DITA në kushte anonimati. Më poshtë, pjese nga një raportim i tij që u është bërë prezent (pa përgjigje) dhe eprorëve të vet:

“Unë jam një pjesëtar aktiv i Forcave Detare Shqiptare. Dua që të ngre shqetësimin lidhur me gjendjen e mjerueshme të Forcave Detare Shqiptare. Këtë gjendje skandaloze që nuk po shqetëson Ministrinë e Mbrojtjes, duhet të njihet nga publiku e gjithë faktorët në vend, pasi është një shqetësim për sigurinë e ujërave tona detare dhe Shqipërinë si vend i NATO-s. Duke e njohur nga afër situatën, që në fillim po u pohoj se gjendja e tanishme e gatishmërisë së Forcave Detare nuk mund të krahasohet as me një marinë në gjendje pas lufte, që sapo ka humbur betejën.

Aktualisht nuk ka asnjë anije shqiptare në ujërat tona territoriale. Sistemi vëzhgues i hapësirës detare është i sakatosur. Një ndër Radarët më të rëndësishëm, ai i Ishullit të Sazanit, ka rreth tri muaj që është fikur. Në të tilla kushte, mund ta mendoni fare mirë që kontrabanda dhe trafiqet lulëzojnë pa u shqetësuar.

Mund të merrni me mend gjithashtu se në kushtet e tanishme, kur hapësira e ujërave territoriale shqiptare është e pambrojtur, ajo është bërë pre për shkelje të konventave ndërkombëtare nga subjekte të huaja tregtare, qoftë anije peshkimi që peshkojnë në ujërat tona, qoftë anije tregtare që shkarkojnë mbeturinat e tyre. Për më tepër, Forcat Detare nuk arrijnë të mbajnë personelin e shërbimit 24-orësh dhe atë të anijeve të gatshme me ushqime.

Por cilat janë arsyet e kësaj gjendje.  Arsyeja kryesore është mungesa e karburantit, i cili ndikon drejt për së drejti në mungesën e patrullimeve. Ne fakt patrullimeve u është harruar emri qysh prej vitit 2008. Deri në këtë vit ato nuk mungonin pasi shteti shqiptar kishte një kontratë me atë italian dhe anijet tona patrulluese furnizoheshin në ishullin e Sazanit. Në vitin 2008, kjo kontratë u prish, e kështu morën fund patrullimet. Megjithatë, deri në vitin 2011, gjendja ishte disi më e mire në krahasim me gjendjen aktuale. Anijet me të vërtetë nuk bënin patrullime, por gjithmonë ka pasur anije të gatshme (në shërbim) të cilat mund t’u përgjigjeshin menjëherë situatave emergjente në det. Ndërkohë, vitin e kaluar, për tre-katër ditë nuk ka pasur anije të gatshme si në ishullin e Sazanit, ashtu edhe në bazën e Pashalimanit. Ka pasur raste të tjera, përsëri, vitin e kaluar, kur anijet kanë bërë gatishmëri me më pak se 90% të karburantit… Kohët e fundit, edhe transporti i efektiveve nga Baza e Pashalimanit për në shtëpitë e tyre në Vlorë ka qene i rrezikuar për shkak të mungesës së karburantit. …”

Problemet e Forcave të Armatosura në përgjithësi dhe të Forcave Detare ne veçanti nuk kanë fund, por mungesat e karburantit për të siguruar ujërat territoriale të vendit tonë dhe mungesat e ushqimeve për personelin e shërbimit, janë të turpshme. Për më tepër, ato tregojnë haptazi hipokrizinë e qeveritarëve shqiptare të cilët trumbetojnë pa pikë turpi në çdo rast hyrjen e Shqipërisë në NATO, kur shteti shqiptar nuk është në gjendje t’u siguroj pjesëtarëve të Forcave të Armatosura elementët bazë të një ushtrie : uniforma, ushqim, stërvitje.

 

qemal shkurtiGjeneral Qemal Shkurti, Komandanti i FLD: Ka disa probleme, por ato janë teknike!

Drejtuesi aktual i FLD-së, gjeneral Qemal Shkurti, i kontaktuar nga gazeta ‘Dita’ lidhur me shqetësimin e ardhur nga FLD, pranon disa nga mangësitë, por këmbëngul se ato janë teknike dhe se “atje ku punohet, do të ketë edhe gabime e probleme”…

Zoti Gjeneral? Në një shqetësim në gazetën ‘Dita’ nga një ushtarak i FLD, pohohet se situata është kritike, apo siç e quan ai, ‘Flota i ngjanë sot një marine pas një beteje të humbur”. Cili është mendimi juaj si titullar i FLD?

-Unë nuk di se çfarë shqetësimesh ka ngritur ushtaraku në letrën që ka dërguar tek ju, por dua të them se atje ku punohet, do të ketë dhe pengesa, gabime e vështirësi. Por situata nuk është alarmante.

 

Shqetësimet janë të shumta, që nga kryesorja mungesa e karburantit, nuk ka patrullim në det duke u lënë hapësira të lira trafikut e kontrabandës, deri tek mungesa e ushqimit dhe veshmbathjes për efektivat?

-Për sa i përket patrullimeve, janë bërë, por ka pasur dhe probleme. Karburant jo se nuk ka, por ka pasur raste të vonesave në furnizim, pra probleme teknike. Tenderi për karburantet bëhet nga Ministria e Brendshme dhe jo nga Ministria e Mbrojtjes nga varemi ne, pasi tenderët bëhen të grupuar. Problemi me uniformën lidhet me kompletimin e efektivave me uniformën e re. Ka filluar kompletimi dhe problemi zgjidhet shpejt.

 

Denoncohet se një nga radarët më të fuqishëm, ai i Ishullit të Sazanit, ka tri muaj që nuk punon?

-Ka pasur probleme teknike, gjëra që ndodhin, por është riparuar, është në rregull. Efektivat dhe ne po bëjmë gjithçka për kryerjen e detyrave që na janë ngarkuar…

 

 

Gjeneral Kudret Çela, ish-Komandant i FLD: Situata, pasojë e strukturës organizative

cela Për gjeneral Kudret Çelën, specialistin e njohur i detarisë dhe ish-Komandant i FLD, situata aktuale në Flotë, së pari, është pasojë e strukturës organizative që u miratua, gjë për të cilën ai thotë se ka këmbëngulur kundër organizimit aktual(ka një korrespodencë të pasur zyrtare) tek ministri Arben Imami e tek gjeneral Xhemal Gjunkshi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, por nuk është dëgjuar…

 

Zoti Gjeneral, nga ushtarakë të FLD, pohohet se situata është kritike. Cili është mendimi juaj si ish-titullar i FLD?

-Unë kam kohë që jam larguar nga ajo detyrë, e situatën nuk e njoh në detaje të hollësishme, por kjo situatë pritej dhe është e pafalshme për një strukturë, pjesë e një ushtrie që aderon në NATO. Për mua, të gjitha pasojat që lidhen me gatishmërinë, kryerjen e misionit të FLD-së, e kanë burimin tek struktura aktuale që është Flota. Specialistët, një ndër ‘ta edhe unë, e kemi kundërshtuar këtë strukturë deri në hallkat më të larta të shtetit si jo efektive, por nuk jemi dëgjuar.

 

Më konkretisht në këtë drejtim?

-Aktualisht, është një flotilje, në Pashaliman, ku në fakt, për hapësirën detare që kemi ne, duhet të jenë dy, njëra në Vlorë dhe tjetra në Durrës. Është e pamundur që një flotilje të kryej mbulimin e një hapësire të madhe që nis nga Shëngjini-Durrës-Vlorë-Sarandë. Pra, Imami e Gjunkshi të parët, e të tjerë më pas, nuk e kanë dëgjuar edhe për këtë aspekt mendimin e specialistëve.

 

Po për pasojat, apo shqetësimi që ngrihen nga detarët?

-E theksova dhe më parë, jo më të mungojë karburanti(?!), por dhe ai të jetë i bollshëm, është vështirë që me këtë strukturë të mbahen nën kontroll hapësira të tilla, të frenohet peshkimi ilegal, kontrabanda me fqinjët e anasjelltas, të kryhet shërbimi i emergjencave detare…

 

 

 Shqipëria, i vetmi nga 28 vende të NATO-s që në krye të Flotës ka një këmbësor

 

Kreu aktual i FLD-së gjeneral Qemal Shkurti, ndonëse këmbësor, u emërua në këtë funksion si i besuar i Arben Imamit, pas kundërshtimit nga drejtues të NATO-s për emërimin e jashtligjshëm po nga Arben Imami të Ferdinant Kreshpanit, pa miratimin e  Presidentit të Republikës (e Komandant i Përgjithshëm)

 

Specialistë të njohur të Ushtrisë dhe detarisë, situatën e sotme në FLD e lidhin me politikën e mbrapshtë të qeverisë së sotme, Imamit e Berishës që në drejtim të strukturave kanë afruar militantët, duke larguar specialistët. Nuk ka asnjë rast në historinë e NATO-s, që një nga komandantët e flotave të vendeve anëtare ose të komandave detare të jetë emëruar një oficer jo detar. Sot, nga 28 vende anëtare të NATO-s, vetëm Komandanti i Forcës Detare të Shqipërisë është këmbësor. Të gjithë shtetet e tjera, i kanë komandantët e kësaj arme, oficerë marine. Specialistë në Ministrinë e Mbrojtjes, pohojnë se ky fakt pa precedent, është bërë realizuar me firmë e Arben Imamit e eprorit të tij.

 

ALEATËT NË NATO

Kush përfaqëson shtetet e tjera në NATO.

Belgjika ka drejtues të Flotës Kundëradmiral Michel Hofman që ka mbaruar detarinë në Mbretërore Ushtarake më 1978.

Bullgaria ka Kundëradmiral Rumen Nikolov (Akademist i Detarisë). Kanadaja Nënadmiral Paul A. Maddison (Akademist i Detarisë).

Kroacia  Kundëradmiral Ante Uriliç (Akademist i Detarisë).

Danimarka ka Kundëradmiral Finn Hansen (Akademist i Detarisë).

Estonia Kapiten i Rangut të Parë Ivo Vark (Akademist i Detarisë), Finlanda Admiral Bernard Rogel,(Akademist i Detarisë).

Gjermania ka Nënadmiral Alex Schimph (Akademist i Detarisë).

Greqia Nënadmiral Kosmas Chriditis (Akademist i Detarisë).

Irlanda Kundëradmiral Mark Mellet (Akademist i Detarisë).

Italia Admiral Luigi Binelli Mantelli(Akademist i Detarisë).

Litonia Kapiten i Rangut të Parë Rimants Strimaitis (Akademist i Detarisë).

Lituania Kundëradmiral Kestutis Macijauskas (Akademist i Detarisë). Hollanda Nënadmiral Mmat’heus Borsboom (Akademist i Detarisë). Norvegjia Nënadmiral Bernt Grimstvedt (Akademist i Detarisë).

Polonia Tomasz Mathea(Akademist i Detarisë), Portugalia Admiral Jose Saldanha Lopes, Rumania Nënadmiral Aurel Popa(Akademist i Detarisë). Slovenia Kapiten i Rangut të Dytë Andrej Androjna.

Spanja Admiral Jaime Muoaz Del Rao(Akademist i Detarisë).

Turqia Admiral E. Murat Bilgel(Akademist i Detarisë).

Anglia Admiral Sir Mark Stanhope(Akademist i Detarisë).

SHBA Admiral Jonathan V. Greenert.

 

PRECEDENTI SHQIPTAR

Gjeneral Brigade Qemal Shkurti, është i vetmi që drejtues që nuk është oficer i Detarisë. Ai është diplomuar në Akademinë e Forcave Tokësore në Tiranë dhe është njohur me ‘detin’, ditën e 15 gushtit 2012, ditë në të cilën, Nishani me propozimin e Imamit, e emëruan në krye të Flotës. Referuar burimeve në Ministrinë e Mbrojtjes, ‘rrënjët, e këtij skandali fillojnë, së paku, që me emërimin e Kristaq Gervenit në krye të Flotës. “Gerveni, që përflitet ndër përgjegjësit kryesorë për Paktin famekeq Detar me Greqine u privilegjua nga krerët e Ministrisë së Mbrojtjes, pasi nga dy herë që duhet të testohet për gradën e Gjeneralit, në kundërshtim me rregullat, u testua tre herë.  Njëkohësisht me Gradën e Gjeneralit, u emërua dhe Zëvendës/Shef i Shtabit të Përgjithshëm. Si shpërblim, Gerveni u dërgua më pas në Bruksel.

 

GJENERAL SHKURTI

I vetmi ushtarak, oficer profesionist i Detarisë që ishte në krye të Flotës, Kudret Çela, u largua nga Ministri Imami, që nëpërmjet një urdhri të kundërligjshëm, pa pyetur Presidentin e Republikës si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, emëroi në këtë post(në kundërshtim të hapur me kriteret dhe me ligjin), njeriun e tij, Ferdinant Kreshpanin. Por pas akuzave në media e kundërshtimin e aleatëve në NATO, Ministri Arben Imami u tërhoq dhe anuloi urdhrin e dhënë. Kështu, iu hap rruga emërimit në krye të Forcave Luftarake Detare të Gjeneral Brigade Qemal Shkurtit.

Qemal Shkurti, i diplomuar në Akademinë e Forcave Tokësore, u emërua në krye të Forcës Detare dhe Rojës Bregdetare të Shqipërisë më 15 gusht të vitit 2012. Ai nuk ka punuar asnjë ditë dhe nuk ka asnjë njohuri dhe nuk e ka lidhur asgjë me Flotën, të cilën tashmë e ka nën komandë.

 

 

Kujtim Boriçi May 20, 2013 13:12
Komento

22 Komente

  1. horri bulevardit May 20, 13:25

    Pa merak se patrullon Zeni me Argiten me jahtin e tyre. Nuk leviz gjethi. Rrofte komandanti legjendar i Natos Sali Ram Berisha pe Vicidoli

    Reply to this comment
    • nick May 20, 22:39

      Horri,mos e ngacmo Zenin,se ai eshte drejtor i drejtorise se armatim-municionit,nuk ka pune me detin.Pastaj,ç’i duam radaret,kur kemi Saliun qe i kap me not anijet qe shkelin ujerat territoriale…Me fal,se ne akoma nuk dime ku i kemi ujerat,as bregun

      Reply to this comment
    • nick May 20, 22:48

      Ne fakt “kembesor” quhet teknikisht “gjitharmesh”,dmth nuk eshte aq budalla peshkaqe-qeni Beni Mamit.Si gjitharmesh,ky Qemali eshte xham fare ne kete post.Tani mbetet qe edhe Nato-ja te na imitoje,te beje kembesoret admirale,tankistet t’i beje pilote,pasi pune marshesh bejne te dy,kunderajroret ti beje artiliere fushore dhe zbuluesat ti beje mbuluesa.Rrumpalle hesapi,shyqyr qe jemi ne NATO,se na e ka vene syrin Koreja e Veriut.Hahahhahahhahahaaaa!

      Reply to this comment
    • Raimond vlonjati February 12, 18:05

      Po edhe tani qe Sala esht ne Opozite prape Sala e ka fsjin per ushtrine tone ?

      Ore ju te PS -se , me duket se duett te vizitoheni te gjithe tek psikollogu se ju vuani te gjithe nga … Cmenduria Morale

      Edhe tani qe i keni te gjitha ne doren e partise suaj te mbushur me kaure te pabese dhe me krimnele skandaloze , ju ja hidhni fajet Sales

      Reply to this comment
  2. emigranti May 20, 13:26

    Vend i cuditshem Shqiperia. Si ka mundesi te ndodhi gjera te tilla dhe axhenda politike e hoqerore te vijoje po njesoj? A e dini qe keni fqinj Italine? A e dini cfare mjeshtrash jane ata per zhdukjen e helmeve tokike ne detra? Si mund te lesh detij pa patrullim? Po anijet tregtare qe dhjesin aty ku gjejne vend, kush i shikon?? Vend qesharak, shtet karagjoz

    Reply to this comment
    • mirjoni May 20, 13:48

      fiks o emigrant… VEND QESHARAK SHTET KARAGJOZ!

      Reply to this comment
      • Detari May 20, 20:15

        Ky karagjosllek ka filluar kur ushtria dhe Flota drejtohej nga minister Majko dhe kom.FLD Kudret Cela……atehere filloi shkaterrimi i anijeve dhe dergimi i tyre per skrap…..sa per specialiste, mbas 97 qeveria venbdosi ne krye te FLDs oficerin me te pa peregatitur aq sa u be k/ admiral pa patur te drejten e lundrimit per anijet luftarake, Kudret Cela……sa per turpin e NATOs, flota jone keshtu ka qene edhe per traktatin e Varshaves edhe me vone, me anije te vjetra dhe te armatosura jo per sulme por vetem per vetmbrojtje, nan deteset qe i mburrim tani kane qene vetem per zbulim dhe jo sulmuese, pamvaresishte propagandes si atehere por edhe tani…….Pra, Kudreti me Majkon rrenoi ate pak flote qe kishim ndersa ky perbindeshi, Imami….ka vazhdon planin e rrenimit te ushtrise, ta rrenoi ate qe la pa shkaterruar ne 97ten….ky po eshte turpi si minister i ushtrise se NATOs……

        Reply to this comment
  3. Euro Maloku May 20, 13:39

    PO DETIN E RRUAN SALIU !
    AI I BIE PASH ME PASH ME NOT NGA VELIPOJA NE SARANDE!
    PASTAJ TANI KEMI ME PAK DET SEPSE E KANE PIRE GREKERIT.

    Reply to this comment
  4. ushtaraku May 20, 13:49

    ai komandanti i flotes duket qe nga surrati qe eshte nje militant i pagdhendur

    Reply to this comment
  5. marsela May 20, 13:51

    Sh e bukur uniforma q ka vesh Salia. Ato dekoratat n gjoks jane parate e karburantit per floten. Ato paret ne bark jane parate e brekeve te marinareve. Fundja c na duhet shteti ne>> Shtet kemi Saliun. Mjafton e tepron Saliu. Pika mu ne koke, vend i pjerdhur me t gjitha

    Reply to this comment
  6. Bertoja Shkodër May 20, 13:51

    Në vend që tu japësh lekët tona KLAN-it e TVSH-së për të trumbetuar “arritjet e Flotës Shqiptare”,bën mirë të mos largosh nga rradhët e Flotës profesionistët…
    Bën mirë që paratë nga shitja e municioneve të mos i fusësh në xhepin tënd e shokëve të tu,por të blesh armatime të reja për Ushtrinë Shqiptare.
    Mos e thashtë Zoti të ndodhë ndonjëherë,po sikur NATO-ja të shkojë për lesh do na mbrojë vallë kjo Ushtri që kemi tani?!

    P.S.Mesa lexova,Gjeneral Shkurtin e kemi komandant Flote kur atë e “zë” deti…Hajde Ministër

    Reply to this comment
  7. gjon May 20, 14:39

    Kjo eshte qeveria e fasades. Per keta nuk ka patur kurre rendesi si jane gjerat ne te vertete. Per keta ka rendesi vetem si DUKEN gjerat. por nje popull mund ta genjesh per ca muaj e ca vite, por kurre per gjithe jeten. Driteshkurter. Dhe kriminela

    Reply to this comment
  8. informatori May 20, 14:52

    SRB = Spiun, Rrembythje, Baxhell

    Reply to this comment
  9. Gramoz May 20, 14:57

    imami jneriu me negativ ipolitikes shqipetare eshte i gatshem qe ta shese ate vend ky fashist i cili ne 97 qe d6nte te rez6nte berishovicin kryeministri qe kundra interesave te tij keta antishqiptare iduhen mjere o vendi im c,fare te ndyre ti ushqen……

    Reply to this comment
  10. lini May 20, 17:33

    Ky eshte emerimi me i ohhe qe eshte bere brenda gjirit te NATO-s!E thene ndryshe vetem ushtari me akademi arti A.Imami i ka rene lapsit duke emeruar nje oficer kembesorie se ne fund te fundit luftimet e zbarkimet do te behen ne toke e jo ne dete.Ky eshte edhe argumentimi qe iu paraqit Bujar Zogut i cili e pelqeu shume,e per ironi te fatit thone se iu ka propozuar vendeve te NATO-s qe edhe ata ne krye te FLD te vendosin kembesore ne profil.Ky hap ka mahnitur drejtuesit e NATO-s .

    Reply to this comment
  11. Dike Mullai thote- May 20, 17:37

    Ne Filmin “BALL per BALLE” (ku interpretonte dhe ‘marinari’ Imami) eshte shprehja: “Do t’a KERKOJME VLOREN Admiral! Do te BREDHIM si Cifuti ne Shretetire!” Nuk u futem ne NATO edhe pse u Larguam nga TRAKTATI i Varshaves! Eshte FAKT qe NATO na antaresoi NE! Ne TRAGJEDIN e ’97 nderhyne Forcat e NATO-s me msionin ‘Paqe Rruajtes’ Kontribuan per sherimin e plageve me Ushqime e Veshmbathje, PLAGE qe i shkaktoi Bisha i Vucidolit ketij vendi! Na Ndihmoi NATO, por me t’u ANTARSUAR i paguhet KUOTA e Antaresise nga Fondet e “MBRETERISE” Shqiptare! Mos po vjen koha te NDERHYJE perseri ?!

    Reply to this comment
  12. Kodra May 20, 19:15

    Ne rast se do te keni degjuar dhe takimin e Berishes ne portin e Durrsit.nje peshkatar ngriti shqetesimin per zhdukjen e peshkut nga gjuetija e paligjeshme.Eshte detyre e Rojes Bregdetare te ndaloje kete masaker ekonomike,

    Reply to this comment
  13. nacut e saukut May 21, 17:45

    mos ofendoni shtetin se fain vete e kemi ne qe pranojme te na drejtojne te tille plehra dhe tradhetare te kombit shqiptar nuk e meritojme kete sundim qe po na bene gita me zenin dhe babai i tyre plere

    Reply to this comment
  14. Kastraveci ALPIN May 23, 02:29

    SHQIPERIA (minus sllavo-ylbero-komunistet) ESHTE NDERI I NATOS ndersa autori I shkrimit tregon qe eshte nje kopil sllav produkt i nje kurverimi shqipfoles-sllav.TURP TE KENI HIENA.

    Reply to this comment
  15. andi May 24, 08:05

    ca ushtrie kemi ne aman,kur ushtaraket skan mar trajtimin ushqimor qe ju takon prej 5 muajsh apo dietat qe spo i marin fare,dhe kta krenohen me ushtrin qe e kan len ne meshir te fatit.

    Reply to this comment
  16. ediv May 24, 20:14

    aq leke qe po harxhojne per rreklamen
    do zgjidhnin problemin e karburantit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*