20 nëntor 2012

November 20, 2012 01:05

20 nëntor 2012

November 20, 2012 01:05
Komento

7 Komente

  1. gjergj November 20, 23:49

    Faktikisht, situata parazgjedhore e perceptuar nga publiku ngjan prane nje barazimi. Elektorati shqiptar ka preferuar alternancen ne pushtet, mosbesues nga politika e nen moton vetjake te moslejimit shume te gjate te majmjes se pozites me pushtet (sepse ne 19 vjet tranzicion pak ose aspak ka besuar se partite e politika ne pergjithesi “bejne per popullin”).
    PD ka elektoratin e vet bazë, PS i ben gati-gati karshillek ne fuqi numerike terheqjeje te votuesit por ka meriten se ofron alternance ndaj nje qeverie qe deshtoi ne zbatimin e “Duarve te Pastra” dhe madje vrau për të mbrojtur korrupsionin.
    PS arriti te largoje (revolucion ne “Jurassic Park”-un e Evropes!) një kryetar humbes që 8 vite më parë dhe ofron një menaxher të provuar me sukses në administrim pushteti si Rama. Skandalet e shumices shtojne terheqjen per te. Per mendimin tim, koalicioni i PS-se i fiton bindshëm zgjedhjet e qershorit.

    Reply to this comment
  2. f.f. November 20, 23:49

    Berisha e Nano janë dy politikanë të pafytyrë në sensin që ndaj njeri-tjetrit deri në 2005 kane zbrazur bresherite e sharjeve dhe akuzave te ndersjellta gjate qeverisjeve te njeri-tjetrit, duke shmangur vemendjen e qytetareve nga problemet me jetike te dites.
    Tifozllik mund të bëjmë sa të duam, por e vërteta është që këta të dy në politike i sherbejne njeri-tjetrit dhe jo shqiptareve. Njeri e zgjodhi vete rrugen e largimit, tjetrit shqiptaret duhet t’ja tregojne rrugen këtë qershor. Ndryshe shqiptaret do vazhdojnë të marrin vetë rrugët e largimit nga Shqipëria siç kanë bërë vazhdimisht dhe masivisht këto 20 vjet.

    Reply to this comment
  3. biometri November 20, 23:50

    Berisha eshte nje maskara i pafytyre. Por nesër, kur pushteti të bëjë rotacionin e vet, gjithçka e bërë deri më sot do të konsiderohet si “janë bërë ca gabime”. Të tjerët që do vijnë, do vijnë për të bërë dhe ata “gabimet” e tyre. Pas rotacionit, dëshira për “vendetta” do bjerë, vjedhjet e abuzimet do të parashkruhen, ata që morën copat e xhamadanit do të vazhdojnë t’i gëzojnë. Pragmatistët dhe inteligjentët e parashohin që kështu do ndodhë. Në një spirale që nuk mbaron kurrë, për poshtë.

    Reply to this comment
  4. antena November 20, 23:52

    Disa telefonata radhazi e shqetësuan Flamurin të dielën. Në emisionin e së dielës në TV Klan ishte transmetuar kënga “Qengji i vogël pse mendueshëm…”. Kaq kish mjaftuar dhe shumë qytetarë e kishin marrë për provokim të Sandrit kundër therjes së 1000 qengjave. Telefoni i Flamurit nuk pushonte. Disa e provokonin dhe sa hapte telefonin Flamuri, i vendosnin këngën e dhënë nga TV Klani. Dallohej qartë melodia fëminore dhe teksti i këngës:

    Qengji i vogël pse mendueshëm be- be- ba/
    Pse më shikon ashtu trishtueshëm be- be- ba/
    Eja, eja tash në arë tring- tring- tring/
    Unë mbledh lule, ti ha bar tring- tring- tring.
    I shqetësuar nga kjo situatë, Flamuri thirri Trojkën e Kurbanit, që përbëhet nga ai, Ruli dhe Luli.
    -Si e shihni ju këtë punën e Sandrit që ka transmetuar këngën për qengjin e vogël, tha Flamuri dhe u vendosi të dëgjonin strofën që kish regjistruar në telefon.
    -Unë mendoj se e ka pa të keq, tha Luli. Ka dashur të tallet me këta të Tring-ut se e ka kunj me ata Dulakët. Nuk e dëgjon tek dy rreshtat e fundit thotë tring, tring, tring…
    -Tani ti Luli vërtet ke ardhë me lug në brez në këtë pushtet, po duhet ta dish që tring- tring është fjala për zile, tha Ruli.
    -Nejse, mos u zini, tha Flamuri. Ajo që dua të sqaroj unë është nëse Sandri është duke u tallur me ne, apo është thjesht aksident.
    -Shiko një herë, tha Ruli, pyeteni mos ka gjetur ndonjë pazar të mirë për të blerë qengjat dhe nuk dimë gjë ne. Pyeteni një herë para se t’i blini.
    -E pyeta, tha Luli, por më tha më mirë e bëjmë me mish gici, se nuk e njeh njeri. Dhe e kapim më lirë në Zejmen, tha.
    -Jo, jo, duhen qengj dhe desh, tha Flamuri, s’e luan topi. Ai burri do dhe shenjat e lëkurëve dhe kokat. Puna është pse tallet ky me këngën e qengjit?
    -Pa na e vër ta dëgjojmë të gjithën, tha Ruli, ta kuptojmë ça thotë.
    Flamuri e lëshoi dhe një herë këngën që u transmetua:

    Qengji i vogël pse mendueshëm be- be- ba/
    Pse më shikon ashtu trishtueshëm be- be- ba/
    Eja, eja tash në arë tring- tring- tring/
    Unë mbledh lule, ti ha bar tring- tring- tring/

    Çfarë ke që je frikësuar be- be- ba/
    Kurban Bajrami ka kaluar be- be- ba/
    Unë e di që ka kaluar tring- tring- tring/
    Po Doktori na ka dënuar tring- tring- tring/

    Unë po iki nga sytë këmbët be- be- ba/
    Se më del Sala në ëndërr be- be- ba/
    Në pyet Saliu për mua tring- tring- tring/
    I thoni që u mërgua tring- tring- tring/

    Në pyet se ç’drejtim mori be- be- ba/
    I thoni nga Anadolli be- be- ba/
    Në pyet me ç’shok ika tring- tring- tring/
    I thoni me dymijë trima tring- tring- tring.

    -Hë si ju duket, tha Flamuri.
    -Provokuese më duket, tha Luli. Tenton të tregojë që Doktori ka kundër dhe qengjat.
    -Mua më duket më shumë se provokuese, tha Ruli. Ai do të tregojë se këtu dhe qengjat janë më të zgjuar se njerëzit. Ata e kuptojnë që Doktori është i çmendur, ndërsa njerëzit jo. Të kuptohemi këtë nuk e them unë, e thotë Sandri, tha Ruli.
    -Ashtu, tha Flamuri. E shikon ti që ka një pisllëk këtu. Sidoqoftë unë po njoftoj një herë policinë të jem brenda, të mos lejojë asnjë qengj të dalë nga kufiri lindor. Kemi për t’i kapë të gjithë.

    Reply to this comment
  5. ena lepto November 20, 23:53

    Hihihihihhhhiii… Me mire ta kishit bere “shperdor zevendsat” jo “perdor”. Ku di perdoreje Berisha… Eshte nje lloj kafshe per te cilin vlejne vetem fjalet ekstreme se ato normalet nuk mjaftojne. Gjithsesi, karikatura shume e qelluar 🙂

    Reply to this comment
  6. labi November 20, 23:54

    Cfare roli luan kushtetuta nen rregjimin e Sali Berishes, ai e ka shkelur kete kushtetute me te dyja kembet mbi 30 here dhe nuk eshte pergjigjur per keto shkelje flagrante ne asnje gjykate, ku duhet te merrte te paktenj ne denim qe do ta conte jashte politikes,

    Reply to this comment
  7. AVNIU NEW November 20, 23:56

    O dita i qani keto kopertinat. Une propozoj nje kopertine me kete titull te madh: Une jam dakord ti hiqet sheshit emri i Avniut me kusht qe ti veme emrin e atij qe i shkrep koburen Saliut.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*