Vajza e videoskandalit: Njerëzit e Shukriut dhe Teftës më bëjnë presion që të ndryshoj deklaratën e parë

May 18, 2016 09:16

Vajza e videoskandalit: Njerëzit e Shukriut dhe Teftës më bëjnë presion që të ndryshoj deklaratën e parë

Vajza 20 vjeçare e skandalit të Peshkopisë ndihet e kërcënuar familjarisht.

Kërcënimet kanë nisur që të nesërmen e transmetimit të videoskandalit.

“Njerëz që na vinin në shtëpi, na ndiqnin me makina, mua dhe familjarët e mi. Na vinin fuoristradat poshtë pallatit, kishim frikë të dilnim” – thotë ajo në një intervistë në gazetën Panorama.

“Më kanë bërë presion që të ndryshoj deklaratën e parë. Përveç të tjerëve, që janë mbështetësit dhe bodigardët e Shukri Xhelilit, në shtëpi na erdhën edhe dy gra, që janë te afërmet e Teftës, bashkëshortes së Shukri Xhelilit…” – thotë ajo.

Çfarë shkolle keni mbaruar?

Kam mbaruar gjimnazin në Peshkopi. Tani kërkonit punë? Po, vendosa të kërkoj një punë në Bashki.

Si e kërkuat këtë punë?

Që në momentin e parë, mendova t’i shkruaja në Facebook Shukri Xhelilit. Kjo sepse nuk mund t’i shkoja direkt në zyrë, pa lënë më parë një takim me të. Ai ishte kryetar Bashkie dhe normal që nuk do të më priste.

 I shkruat në Facebook. Ju ktheu përgjigje?

Po, më ktheu. Më la takim te zyra.

 Përgjigjja ishte zyrtare, formale, apo që aty pati ndonjë ngacmim nga ana e tij?

Jo, jo. Ishte një përgjigje zyrtare.

 Në çfarë periudhe ka ndodhur kjo? Kur i keni shkruar për herë të parë?

Në muajin shkurt të këtij viti.

Më pas e takuat te zyra. Çfarë ndodhi?

Po, e takova te zyra. I thashë çfarë problemi kisha, pra që kërkoja punë. Më tha që do të më njoftonte vetë. Ose në Facebook, ose në telefon.

Kur ishte komunikimi i radhës me të?

Kaluan 2­3 ditë dhe i shkrova prapë unë. I thashë se çfarë po vendoste për atë që më tha. “Hajde takohemi te zyra. Flasim te zyra”, më tha.

 Shkuat?

Po, shkova dhe në ato momente…Çfarë bëri? Ngrihet, më takon, më buzëqesh… Pastaj më thotë: “Do rregullojmë gjithçka”.

Ju ngacmoi në këtë takim?

Jo.

 Po më pas?

Pastaj vazhdoi në Facebook.

Vetëm në Facebook, jo në telefon?

Edhe në telefon, por më shumë në Facebook.

 Çfarë ju thoshte në këto biseda?

Më garantoi që do të ma gjente punën.

Ju tha se çfarë pune do t’ju gjente?

Jo nuk më tha, por më tha që do të më gjente punë.

 Ngacmimet kur filluan?

Pasi më tha që do ma gjente punën, filloi të më ngacmonte në Facebook. Më thoshte fjalë të ndryshme.

Çfarë fjalësh ju thoshte?

Më tha: “Qenke shumë vajzë e bukur dhe e zgjuar. Kush nuk do të të fuste ty në punë…?”. Më pas, pasi më kërkonte vazhdimisht takime dhe unë i thosha që nuk e takoja, më tha: “Unë do ta gjej punën dhe atëherë do të takohemi”.

Sa zgjati koha që vazhdoi t’ju ngacmojë?

Pothuajse 2­3 ditë ka zgjatur …

Çfarë ndodhi në momentin që u shfaq videoja në televizor?

Nuk jam identifikuar që atë natë.

Por ju keni thënë që keni shqetësime, presione, kërcënime, kur kanë ndodhur këto?

Të nesërmen. Që kur shkova në punë atë ditë. Filluan ngacmimet që në rrugë. Më pas nisën edhe kërcënimet. Njerëz që na vinin në shtëpi, na ndiqnin me makina, mua dhe familjarët e mi. Na vinin fuoristradat poshtë pallatit, kishim frikë të dilnim.

Si ju kanë kërcënuar?

Do t’ju vrasim, do t’ju djegim. Këto lloj kërcënimesh.

Në shtëpi ju ka ardhur njeri që ju kanë kërcënuar?

Po më kanë bërë presion që të ndryshoj deklaratën e parë.

Kush ishin këta persona?

Përveç të tjerëve, që janë mbështetësit dhe bodigardët e Shukri Xhelilit, në shtëpi na erdhën edhe dy gra, që janë te afërmet e Teftës, bashkëshortes së Shukri Xhelilit…

Vazhdojnë edhe sot me këto kërcënime? A ndiheni të rrezikuar?

Po, shumë të rrezikuar. Ndihemi shumë të pasigurtë, unë dhe familja ime. Pasi ndodhi kjo, atje nuk jetohet më. Por as këtu në Tiranë. Askund në Shqipëri. Ai ka mbështetës dhe njerëz në çdo vend.

Aktualisht a jeni në punë?

Po jam, pavarësisht se nuk kam shkuar këto ditë pasi nuk mundem të shkoj nga shikimet e njerëzve, nga fyerje, nga kërcënimet.

Ku jeni e punësuar?

Te Pallati i Kulturës, magaziniere.

Ju emëroi Shukri Xhelili aty?

Po, ai. Por ai si shpërblim për atë që bëri, pra që më futi në punë donte favore seksuale.

Sa kohë keni që punoni?

Tre muaj.

Do ta lini punën?

Nuk shkoj dot se aty më dalin ata të Bashkisë. Nga mbrojtja që kemi kërkuar na ka ardhur vetëm një ditë, një makinë civile dhe një punonjës civil që ka ndenjur deri në 12 të natës dhe pastaj është larguar. Nuk ka ardhur më.

May 18, 2016 09:16
Komento

5 Komente

  1. tironsi May 18, 09:32

    Une nuk di se si kerkohet pune duke i shkruar direkt kryetarit dhe ne Facebook!!!
    A thua se mbaruan zyrat e personelit, etj.. dhe shkon direkt te Kryetari!!
    Dhe pastaj thote nuk e kam joshur dhe jam viktime. Po ato kandidate qe kane ndjekur rrugen institucionale dhe nuk kane fituar per shkak se dikush lidhet me kryetarin, c’faj kane ato goca..?
    Kryetari i leshit nderkohe eshte fajtor qe krijon keshtu lidhje direkte. Per kete duhet shkarkuar kryetari dhe ketu duhet te fokusohet media, jo vetem te ngacmimi seksual..

    Reply to this comment
  2. mirel May 18, 14:13

    Ok, ne momentin qe fillojne kercenimet ketu kemi te bejme me kriminele.
    Po ke kurajo vazhdo ate qe ke nisur dhe regjistroji dhe ata qe te kercenojne

    Reply to this comment
  3. mami yt May 18, 16:03

    ti moj vajze ke nje guxim prej rrugaceje,ke fytyre tu dalesh njerezve perpara?

    Reply to this comment
  4. ........ May 18, 18:36

    Per tu evidentuar, i duhet te shese p………!
    Tani mbaj mbi supe ate opinion qe te vret cdo dite e nga pak,,,,,,
    …Ohuuuuuuuuu cfare them dhe une!!! Ajo nuk ka fytyre fare dhe nuk ia ndjen per opinion!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*