20-vjeçarja rome nxjerr në shitje fëmijën

March 19, 2014 10:59

20-vjeçarja rome nxjerr në shitje fëmijën

Një 20-vjeçare nga Vlora nxjerr në shitje fëmijën që nuk ka lindur ende. Vajza që i përket komunitetit rom, nënë e dy fëmijëve të tjerë, thotë se do ta shesë fëmijën që mban në bark, pasi nuk ka mundësi për ta rritur.

Historia e 20-vjeçares bëhet akoma më e rëndë kur ajo rrëfen se fëmija që mban në bark është fryt i një incesti me kushëririn e saj. Gruaja e re, në një intervistë për GSH, thotë se e siguron jetesën duke lypur rrugëve, ndërsa bashkë me dy fëmijët e saj, 3 dhe 2 vjeç, jeton te shtëpia e nënës së saj.

“Jam 20 vjeçe, sa i kam mbushur. Kam dy fëmijë, një e kam 3 vjeç dhe një 2 vjeç. Tani po pres edhe një tjetër, jam 8-muajshe shtatzënë. Nuk e di se ku të mbështetem. Tani jetoj te mamaja, por ajo është shumë ngushtë për vete dhe lekë të më mbajë s’ka. Nuk kam burrë që të më ndihmojë dhe të sigurojë lekë për të ushqyer fëmijët. Shtatzënia e tretë ndodhi jashtë dëshirës sime. Një ditë u zura me mamanë dhe ika nga shtëpia. Shkova tek tezja ime që banon në fshat. Aty nisi gjithçka. Kushëriri im më përdhunoi dhe nga kjo marrëdhënie ngela shtatzënë. Kur mësova lajmin se kisha mbetur me barrë, gati u çmenda, s’kam fjetur gjithë natën. Nuk dija çfarë të bëja. Para nuk kisha që të dështoja. Tani jam 8-muajshe dhe dua ta shes, se nuk kam me çfarë ta ushqej. 1 milion lekë. S’kam lekë, prandaj dua ta shes. Do ta shes pasi të lindë. Nuk kam ku ta mbaj (qan). S’kam bukë për vete. Rri gjithë ditën rrugëve duke lypur. Sot jam pa ngrënë, ju kërkova lekë të blej një byrek se po më vishen sytë”.

March 19, 2014 10:59
Komento

2 Komente

  1. Eli March 19, 11:11

    Gagji behet ulje cmimi meqe e ke me kusheririn….ne te kundert te ngeli ne dere, mos harro pyet Genc Pollon…se eshte i interesuar se kalamajt ja mori bodiguardi i tij ne kohen kure u nda me te shoqen,ose fundi bisedo me Zenin se Sadija ja mori femijet dhe deri sa te rrupalloset ojo Mevlani gudulisen me engjullin tend moj gagjie.

    Reply to this comment
  2. Eli March 19, 11:12

    Gagji behet ulje cmimi meqe e ke me kusheririn?….ne te kundert te ngeli ne dere, mos harro pyet Genc Pollon…se eshte i interesuar se kalamajt ja mori bodiguardi i tij ne kohen kure u nda me te shoqen,ose fundi bisedo me Zenin se Sadija ja mori femijet dhe deri sa te rrupalloset ojo Mevlani gudulisen me engjullin tend moj gagjie.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*