20 vjet nga plaçkitja e thesarit të Krrabës, ish-drejtori i Arkivit publikon “inventarin”: Çfarë u vodh

August 10, 2017 17:47

20 vjet nga plaçkitja e thesarit të Krrabës, ish-drejtori i Arkivit publikon “inventarin”: Çfarë u vodh

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, historiani Kastriot Dervishi ka kujtuar sot shkatërrimin dhe plaçkitjen e thesarit të shtetit në Krrabë më shumë se 20 vite më parë.

Në një status në “Facebook”, Dervishi publikon një foto të thesarit të shkatërruar, ndërsa bën inventarin e atyre çfarë mbetën nga ky thesar.

Nga Kastriot Dervishi

Më 13.3.1997 objekti shtetëror në Krrabë të Tiranës ku ruhej thesari i shtetit dhe një pjesë e Arkivit të Ministrisë së Brendshme u plaçkit dhe u shkatërrua. Një dëm i pallogaritshëm iu shkaktua shtetit shqiptar në atë kohë të vështirë, por indiferentizmi i mëvonshëm nuk ishte më i pakët. Indiferentizmi vazhdon të jetë njësoj.

Thesari i shtetit ishte krijuar së pari mbi bazën e urdhrit të kryeministrit datë 21.5.1963. Në atë kohë u krijuan rezerva fondesh në bankënota në degët e Bankës së Shtetit në degët: Berat, Elbasan, Gramsh, Rrëshen, Tepelenë, Durrës.

Në shkurt 1968 u krijuan rezerva të tjera në degët: Korçë, Laç, Burrel, Pukë, Shkodër, Bajram Curri, Vlorë, Skrapar.

Më 12.6.1974 filloi zhvendosja e vlerave monetare por edhe e triskave të luftës në Berat. Ishin gjithsej 3.349 arka të sjella nga degët në Durrës, Elbasan, Tiranë dhe Skrapar.

Në bazë të vendimeve të Këshillit të Ministrave nr.138, datë 28.6.1974 dhe nr.323, datë 8.10.1976, nr.62, datë 24.2.1981 janë depozituar në thesarin për kohë luftë sasi ari e argjendi. Në vendimin e dytë spikasin ndër të tjera edhe stoli me gurë diamanti të cilat iu vodhën shtetasve shqiptarë nga komunistët.

Pas lëvizjeve të shumta, në vitin 1992, thesari u vendos në Krrabë. Një vit më vonë u vendos aty në pjesën e jashtme të objektit një pjesë e arkivit të MB-së. inventari i fundit ishte më 27.2.1997.

Objekti u sulmua më 13.3.1997 nga populli i zonës në Krrabë. U shkaktuan dëme të mëdha materiale, si dhe u shkatërrua një pjesë e Arkivit të Ministrisë së Brendshme. Këtë ditë ka pasur hyrje në objektin ku ruhej thesari, si dhe ka pasur një përpjekje tjetër më 13.4.1997, e cila ka dështuar për shkak të shpërthimit të minës.

-Ari i vendosur gjithsej në 24 arka

1- Gjashtë (6) arka me nga 4.000 copë secila (prerje 1 napolon), gjithsej 24.000 copë. U vodhën 3.998. Humbi 1. Ngelën 20.001 copë.

2- Gjashtëmbëdhjetë (16) arka (prerje 1 lirë osmane), rreth 3.800 copë secila, gjithsej 62.000 copë. U vodhën 39.997. Ngelën 22.002 copë.

3- Një (1) arkë (prerje 5 lirëshe osmane), me 1.200 copë. Nuk u vodh.
4- Një (1) arkë (prerje 10 dollarë), me 1.600 copë. Nuk u vodh.
– Argjendi, i vendosur në 97 arka me nga 20 kg secila. Gjithsej 1940 kg.

Më 20 mars 2000 filloi inventari, i cili mbaroi më 6 prill 2000.
Më 19.5.200 u zhvendos ari dhe më 26.5.2000 jashtë Tiranës u zhvendos argjendi.
Bashkëlidhur foto e njërës prej dhomave ku ruhej thesari në tunel.

August 10, 2017 17:47
Komento

18 Komente

  1. E di qe nuk e botoni August 10, 17:55

    Beni inventarin e ilirfloririt ose pyesni salikomunistin qe e nxori te paster edhe me videon e fundit.

    Reply to this comment
  2. kris August 10, 17:57

    Pyesni like floririn dhe Berishen!

    Reply to this comment
  3. ??? August 10, 18:09

    Kastriot Dervishi historian??? Kastriot Dervishi drejtor??? Po prandaj ka ik Shqiperia per lesh!

    Reply to this comment
  4. perkthyesi August 10, 18:13

    Mendoj se te gjithe e dine se kush e vodhi! Meqenese qe i zoti per kete pune, i u dha posti i presidentit te vendit………

    Reply to this comment
  5. LIKE FLORIRI August 10, 18:41

    Ah keta koke palaret…!

    Reply to this comment
  6. lul hollandezi August 10, 18:51

    organet e reja te vetingut le ta hetojne nga e para kete ceshtje dhe te pyeten nder te tjeret edhe sheikun se bashku me padrinon,se mbase mesojne ndonje gje te re…

    Reply to this comment
  7. Besniku August 10, 19:16

    Po ti ,more i paudhe, thua se komunistet ua vodhen ,nuk e di se kujt.
    Po si nuk keni turp qe e trajtoni me koke poshte problemin, qe vete ju me shifrat qe jepni, e keni nxjerre qarte qellimin e “diktatures “, per te qene ne çdo moment fatkeqesie, e zonja te mbuloje çdo shpenzim, pa lypur lart e poshte.
    Po nuk kane rendesi komentet tuaja, çdo gje qe nxjerr eshte e qarte si rreze e diellit.
    Ajo qeveri qe e popullit dhe mendonte per popullin.Te gjitha qe sekuestroi pas lufte I beri sipas ligjit, duke marre ate pjese te fitimit qe tregtaret e pangopur, fituan gjate luftes, ne nje kohe kur populli u shkaterrua nga lufta. Me rezervat qe krijoi shteti ishte ne gjendje te ndertonte nje Bushat apo Delvine etj, nga e para , pas shkaterrimeve te termetit dhe brenda nje kohe rekord, per 6 muaj, duke çuditur tere boten.
    Po sot ne se bie termet, ashtu si parashikohet, ç’do beje populli i gjore??!!
    Sa per vjedhjen e floririt, nuk genjeni me njeri, as atehere e as sot.
    Populli I zones ne ka marre ndonje grusht miell, pasi kishte mbaruar pune çakalli apo çakejte.
    Ti zoteri qe shkruan se prapthi, nuk do degjohesh gjate ne mashtrimet e tua.
    Ata qe te perdorin shpejt do te te hedhin tutje si limone te shtrydhur.
    Shpejt do te te soset uji i gamiles.

    Reply to this comment
  8. Jevi August 10, 19:24

    Eshte e qarte pse e levizi qeveria Meksi thesarin,vetem ta vidhnin pushtetaret e rinj,pjelle e krimit dhe agjenturave te huaja.Z Dervishi nenvizon kariken me perla,te marra nga komunistet,por qe nuk u prvehtesua nga ata.Pushtetaret e pas 1990 jane varmihesit e ketij vendi bashke me dervishet qe u thurin lavde.

    Reply to this comment
  9. Hajduti me bllok me ne dore. August 10, 19:32

    Sot eshte vetem nje i “mbijetuar” Like (Novruz) Meta i cili mund te na risjelle ne vemendje n.q.s. e lejon memorja per te na treguar vjedhjen e Thesarit te Shtetit (Popullit) ne tunelet e Krrabes te sigurise super te larte te koduara dhe te rrethur me mina nga Ushtria.
    Brezat e ardheshm e kane nevojeshme te degjojne historite e grabitjesw se Shtetit nga deshmitar Okular.

    Reply to this comment
  10. shqip August 10, 22:04

    Epo kete ta kishit thene . Jo thesari , jo floriri . Jo Like blloku . Problemi paska qene arkivi i MB . Kane dashur te eliminojne dosjet e Shqupit . Prandaj ben qef Sali varkari i drilonit . Pasi ka pastruar dosjen e tij , u bente shantazh ketyre pa shtylle kurrizore . Sa per floririn ka metoda efikase per ta zbuluar . Ne kohen e drejtesise , keta tipat i fusnin ne dhe . Dhe para se ti hidhnin lopaten e fundit me dhe i thonin ; ku i ke ? Dhe pergjigja vinte vete . Si ? Metoda çnjerrezore ? Po me keta mostrat s’ka menyre tjeter . Keta te çvasin , te vrasin , te bejne edhe per budalla , e pastaj te bejne moral . Shajne sistemin qe kaloi per te mbuluar zullumet e tyre . Do mjaftonte vetem nje prokuror si Di Pitro , qe ketu te ndodhte zbulimi me i madh i vjedhjeve miliardare . Me aq leke te vjedhura , e me aq deme qe i Jane shkaktuar vendit , nuk eshte aspak e egzagjeruar , Po do ishim vend me mireqenie mesatare Europe . He se harrova . Ore ai Fullani e mori ate demshperblimin ?

    Reply to this comment
  11. Dike Mullai August 10, 22:48

    Kishja nje vit, qe kishja filluar pune si K/Energjitik ne
    Kombinatin e Policanit-Berat. Ne mes te mbledhjes javore, pas nje telefonate, drejtori Abdullah Dautaj me urdheroi te nisem per ne Corovode-Skrapar, (per here te pare). Nga Kom.Ekzekutiv, atje, me shoqeroi nje instruktor per ne fshatin Radesh. Atje me priten autoritetet Koop.,te Partise dhe te Pushtetit, mbaj mend vetem Syti Koriten. Nga Drejtoria e Ekonomise Komunale, me Drejtor Kristo Papajanin, erdhen dy mekanike per montimin dhe venien ne pune te dy gjeneratoreve Diezel. Une projektova dhe ndoqa punimet per ndertimin e linjave TU. Pas 7 vitesh, Drejtori i Rezervave te Shtetit per Qarkun e Beratit, Miti LACKA, me paisi me autorizim te kontrolloja gjithe Depot e Rez. Shtetit per Qarkun. U befasova kur posht fshatit Radesh, ishte ndertuar nje Tunel i madh, me hyrje nga Corovoda e dalje nga Grameshi !!! Ne mes te tunelit, shoqeruesi me porositi te mos beja kontroll per ndricimin dhe lageshtine (?!) Ishin dy ambiente me porta metalike dy kanateshe. Vazhdova kontrollin deri ne find, u kthyem ne krahun tjeter, ne pikenisje. Ne intimitet, shoqeruesi me tha se atje ishin Thesari i Shtetit ! U cudita, kur ky Thesar u transferua ne Qafe-Krabe dhe e VODHI nje fshatar me Dy trasta ?!!! Kush pergojohet me mbiemrin FLORIRI t’a Gezoje !

    Reply to this comment
  12. Vlora August 10, 22:51

    Le te pyetet Sali Berisha kujt ia dorezoi te gjitha sekretet e shtetit e te ushtrise shqiptare, se ai di me shume nga te gjithe te tjeret.

    Reply to this comment
  13. Arben August 11, 02:32

    SA E CUDITSHME,

    KETO INFORMACIONE QE DUHET TE KISHIN DALE

    QYSH NE MOMENTIN E GRABITJES NGA LIKE

    FLORIRI, DALIN TANI, QE LIKE FLORIRIT IU

    “THYE KEMBA”

    THESARI I POPULLIT SHQIPETAR, TRIM DHE

    HEROIK, ESHTE NE PRONA TE VELLAIT

    TE MONES NE LONDER (100 MILION DOLLAR)

    POR EDHE KETU NE SHQIPERI, INVESTIME TE

    TIPIT BIRRA KORCA DHE NDONJE TJETER.

    EDHE NJEHERE RROFTE POPULLI SHQIPETAR

    TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
  14. Ben August 11, 09:15

    Like Floriri nga Cepani President ?!!! Jovan Bregu magazinier ?!!Pupupupuu…! Cakallit I kane varur melcite ne qaf !! Pupupupupu..! Te vesh duart ne koke , cfare moraliteti I peshtire ! Ky qe ofendoi nje popull protestues me 21 Janar 2011- “Koke pa lare “! Domosdo keshtu I duken fukarenje, “nje kafe 700. 000 Euro ! Like Floriri ! President ? Pupupu, qe se ha mortja !Kohe e koleres !

    Reply to this comment
  15. Zzzzzz August 11, 11:41

    HARAM E PACINSHQIPTARET PO NUK I FUTEN NE BURG E KONFISKIM PASURIE DERI NE NJE SALIUT E LIKE FLORIRIT …………………….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  16. Fieri August 11, 11:46

    Jam dakort me komentin e K/ Enrgjitikes . Ato tunele kane egzistuar . Por Sali Berisha duhet t dale para populit e te shpjegoi sepse ishte president me kopetenca te shumta e te padiskutueshme. Arriti sa te drejtonte edhe mbledhjet e qeverse,duke ekthyer vendin nga republike parlamentare ne ate gjysme presidenciale. te thote se ku shkoi Floriri ? Te thote si pati mundesi qe u vodh nga nje “fshatar”,kur ato dyer hapeshin jo vetem me kode,por ndoshta edhe me energji elektrike se burre nene nuk kishyte ti leviste me dore. Jo nje por edhe perrellen e rrepes te zbatoje nuk hapeshin. Te thote se ku shkuane ifat e ngarkuara nga Skrapari …… Te dali Tritan Shehu e te thote se ishte evertet ajo c’eshtja e nje fare xhon megoi qe kishe pare avionet te ngarkuar me arka floriri ne kohen e Ramizit ,apo mashtroi popullin. Po te kete mashtruar popullinte futet ne burg. Kastriot dervishi te mos tregoi perralla duke perkujtuar vitet e hjdutrise,por te thote se cili e vodhi……. Por keto gjera nuk kane per tu vertetuar e ne populli ia bejme gam-gam kot,pasi jemi si peshku pa uje. Sindikatat qe duhet te mobilizoje popullin per te tilla probleme kane vdekur, kane zene dhjame nga pasuria qe u la pushteti dhe perdoren si lovace. Kemi dhe 100 e kusur ojq,te cilat vetem kakarisin neper emisione televizive,marrin leke e pasurohen po me taksat e popullit….. C’na duhen vitet e shkaterrimit te thesarit,ne duame te dime kush e vodhi thesarin….. Jo mor zotrinj, lereni se c’thone pinjollet e tregetareve te dikurshem se ua vodhi kominizmi florinjte. Jo.Komunistet u moren tatimet e 4 viteve te luftes qw kishin punuar enyk kishin derdhur tatimet ne shtet,por kishin rjeour popullin…. Edhe keto u bene me dokumenta te sakta. Te sakta ishin edhe tapite per pronat e tokes,po i trubulloi Saliu per te pervetezuar familja e tij e bashkepunetoret e tuij te djathte e te mjte si Bishtuku Ilir Meta…… . Vet e kemi fajin dhe leti mbajme mbi kurris. Kanceri i poliyikes shqiptare eshte nje parti me emrinLSI, ku coji edhe nje metastaze me emrin PDIU ,po so duket po i gjendet kirurgu …….

    Reply to this comment
  17. J August 11, 12:20

    Me çfarë lekësh do ta talli dafllakun Karmina ? Duke shitur kullën në tropojë ? Jo. Me djersen e ardheut. Popull muti. Bëhet i fortë me ata që vdesin për bukë.

    Reply to this comment
  18. alphade August 11, 12:37

    Zaten : shume hajduteri e plackitje i bashkon Saliun dhe
    Ilirin sepse bene kerdine mbi pasurite e shqiotareve dhe
    prandaj ne cdo interviste Like Floriri thote se e “ka debo-
    lese doktorrin” duke i dhene edhe te drejten te flase pa
    limit ,edhe pse eshte nje deputet i thjeshte sic jane 140
    deputetet e tjere: Konkluzioni eshte i qarte : Binomin e
    lidh HAJNIA !!!
    Shenim: Besniku i ka rene pikes kur flet per konfiskimet
    e komunizmit .Dhe kjo pasuri u ruajt ,asnje kacidhe nuk
    moren pushtetaret komuniste me vete ,sic eshte grabitur
    Shqiperia pergjate ketyre 25 vjeteve nga bandat e Vicido-
    lit dhe te Monikes …..!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*