20-vjetori i vrasjes së Azemit, Berisha-Meta: Demokracia kërkon guxim

September 12, 2018 11:47

20-vjetori i vrasjes së Azemit, Berisha-Meta: Demokracia kërkon guxim

 

Në 20-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, familjarët, politikanë, gazetarë e të tjera kanë vendosur kurora me lule në memorialin e heroit të demokracisë.

Në nder të tij u mbajt edhe një simpozium për të kujtuar veprën që Azem Hajdari la pas.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka kujtuar momente nga koha kur Azemi mbajti fjalën përpara studentëve dhe u bë lider i tyre.

Sali Berisha: “Ai ishte më i moshuari nga ata studentë që po hidhnin parrullat kundër regjimit dhe diktaturës. Kishte dy fëmijë. Por si u bë lider? Duke vënë peng fëmijët e tij. Duke u thënë atij grupi studentësh se unë kur të tradhëtoj ju, kam tradhëtuar Rudinën dhe Kirin. Me këtë betim, ata e pranuan si lider. I përfaqësoi në takim me kreun e shtetit. I tha se nuk kemi ardhur këtu për një gotë çaj më shumë. Në 2 të natës ndodhi ajo që shkelte çdo ligj e traditë. Përfaqësuesve të studentëve u doli ministri me të gjithë brutalitetin e batalionit, i rrahu në 2 të mëngjesit. Nuk ka orë që të tmerrojë njeriun më shumë nga ana fiziologjike. Këta të nesërmen, ky i mblodhi dhe doli u nis për t’i pushtuar sheshin regjimit. U nis për në sheshin “Skënderbej”.

Më 10 gusht, në takim me Ramiz Alinë ngritën aty shumë probleme. E tmerrshme ishte se pas atij takimi nuk mori asnjë prej tyre penën t’i hidhte në gazeta. Një autocensurë e tmerrshme nga frika. Sot është kollaj t’i analizojmë. Kurse ai ngrihej si legjendë. I rrahën, i shpartalluan me brutalitet rreth orës 12:00 të ditës. Pas gjysmë ore ultimatum, o lironi vëllezërit tanë ose sheshi do të bëhet copa.

U ndala në këto momente për të theksuar se ai ishte njeri i një guximi të jashtëzakonshëm. Ai ishte njeri i një vizioni të jashtëzakonshëm. Revolucioni demokratik paqësor me një moto liri, demokraci, Europë. Gjeniale! Nuk mund të kishte asgjë më motivuese për të luftuar se sa një moto e tillë. Ai ishte një lider epokal. Aq sa ishte i zakonshëm, aq ishte i jashtëzakonshëm. Është jo reale të mendosh se ai s’kishte armiq. Por nëse ka njeri i cili ruante komunikimin me të tjerët, ishte ai. Kishte respekt për tjetrin. Një tribun një çështjen kombëtare”.

Ndërsa Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar Azem Hajdarin “figurë të përmasave epokale”.

Presidenti Meta: “Ai ishte një njeri i lindur i lirë, ishte një njeri në genin e tij demokrat. Këtë e tregoi edhe kur për shumë çështje të caktuara, ai kishte mendimet e veta dhe luftonte për to. Ashtu sikurse ishte njeri i bashkëpunimit dhe i kompromisit.

Ca njerëz i mblidheshin Azemit kur i shpohej goma e makinës, ca të tjerëve nuk i mblidheshin kur merreshin me organizime për javë të tëra. Kjo tregon se ai ishte i lidhur me njerëzit. Kjo figurë na fton sot për të reflektuar dhe kuptuar që demokracia nuk vjen si dhuratë dhe as nuk qëndron si e tillë. Demokracia kërkon guxim për të fituar por edhe për t’u mbrojtur çdo ditë. Është e rëndësishme që kjo figurë, shembulli i tij të gjenerojë një angazhim edhe më të madh të gjithë të rinjve që kërkojnë të drejta më shumë, shans më shumë.

Dhe besoj ata e kanë shumë më të lehtë se sa e ka patur Azem Hajdari. Azem Hajdari është një figurë e përmasave epokale që ka dhënë një mesazh të përjetshëm për të gjithë shqiptarët se demokracia kërkon guxim”.

a.s/dita

September 12, 2018 11:47
Komento

7 Komente

  1. anticensurë25642654 September 12, 12:02

    “20-vjetori i vrasjes së Azemit, Berisha-Meta: Demokracia kërkon guxim”
    ose budallallëk të madh!!
    kur mendon se të vrasin njerzit e tu!
    megjithëse ja kmi marrë dorën me kohë,kësaj pune!!

    Reply to this comment
  2. Salehu dhe Ilir Floriri September 12, 12:06

    Per Azemin qe ra ne krye te detyres per tregjet e mafies se shitjes se armatimit “vellezerve kosovare”. Betohemi..!

    Reply to this comment
  3. Jimi September 12, 12:07

    Hipokrizi!

    Reply to this comment
  4. Pika qe s'ju bie September 12, 12:17

    Kjo eshte politika

    Reply to this comment
  5. DALLTON September 12, 12:21

    Sali-Berisha eshte njeri pa shtylle kurrizore ,Azemin dhe Haklajt I vrau me doren e tij dhe ne ane tjeter del e ju ben homazhe,mjere Azemi cfare familje ka.

    Reply to this comment
  6. Durimi September 12, 12:51

    Nje turp per hjithe shqkptaret se shikojne dhe degjojne ilir meten e sali berishen. Krimi ka dal sheshit dhe jane keta njerez

    Reply to this comment
  7. Dhimbia e madhe Popull September 12, 15:24

    Fatekeqesi! nderojne ate njeri, dy me figura,sjelle per shqiptaret e kohes c’perjetojme… Ipokrizia e kohes.
    Dhimbia e madhe popull.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*