200 shqiptarë dhe kosovarë kërkuan azil në Itali në fillim të 2016

May 5, 2016 12:47

200 shqiptarë dhe kosovarë kërkuan azil në Itali në fillim të 2016

Ministria e Brendshme italiane ka publikuar të dhënat e azilkërkuesve në Itali përgjatë 3 mujorit të parë të vitit 2016. Mes numrit të lartë të kërkesave të emigrantëve që kanë kërkuar të drejtë azili në Itali nuk kanë munguar gjatë këtij tremujori dhe kërkesat e prezantuara nga shtetas me kombësi shqiptare e kosovare.

Në muajin janar të 2016 janë 19 nënshtetas shqiptarë e 38 kosovarë që kanë kërkuar të drejtë azili në shtetin italian. Nga 7505 kërkesa për azil, të marra në shqyrtim gjatë muajit janar, vetëm 3% prej tyre i është njohur e drejta e statusit të refugjatit nga Ministria e Brendshme atje.

Për 11 % prej tyre është njohur e drejta e mbrojtjes së përkohshme, 21% kanë fituar të drejtën e mbrojtjes humanitare dhe 66% i është mohuar e drejta e azilkërkimit.

Në muajin shkurt 2016, janë 33 nënshtetas shqiptarë e 30 kosovarë që kanë kërkuar të drejtë azili në Itali. Në grafikun e variacioneve që kanë pësuar kërkesat e azilkërkuesve në përqindje nga muaji janar 2016 në shkurt 2016, emigrantët me nënshtetësi shqiptare renditen në vendin e 2 me një rritje prej 74% e pas atyre me kombësi nga Eritrea me 179%.

Në majin mars 2016 sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme italiane janë 41 nënshtetas  shqiptarë e 53 kosovarë që kanë kërkuar të drejtë azili në Itali.

Në grafikun e shtrirjes së kërkesave të emigrantëve sipas kombësive, emigrantët nga Kosova renditen përgjatë muajit mars në vend të katërt me një rritje në krahasim me një muaj më parë me 77%, ndërsa emigrantët me kombësi shqiptare në vendin e 7, me 24% më shumë në krahasim me një muaj më parë.

Ministria e Brendshme italiane ka informuar se përgjatë 3 mujorit të parë të vitit 2016 në vendin e parë të azilkërkuesve në Itali janë emigrantët nga Pakistani me rreth 4161 kërkesa, ndjekur nga ata me kombësi nigeriane me 3621 kërkesa.

Azilkërkuesit në Itali me origjinë siriane përgjatë muajit janar e shkurt 2016 kanë qenë të pakët në numër, shumë më pak se ata me origjinë shqiptare e kosovare. Vetëm në mars të 2016 numri i azilkërkuesve sirianë në Itali shkon në 87.

May 5, 2016 12:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*