Tërmeti, 202 mijë persona të dëmtuar, 17 mijë të ikur nga shtëpitë

February 10, 2020 15:08

Tërmeti, 202 mijë persona të dëmtuar, 17 mijë të ikur nga shtëpitë

Nga tërmeti i 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima janë prekur 202.291 persona me një dëm që sipas qeverisë shqiptare shkon deri në 985 milion euro.

Madje si pasojë e situatës së krijuar, 17 mijë qytetarë u zhvendosën nga vendbanimi i tyre.

Në raportin përfundimtar i cili do të paraqitet më 17 shkurt në Konferencën e Donatorëve në Bruksel, në sektorin e ndërtimit është shkaktuar një dëm prej 700 milion eurosh, në sektorin e prodhimit 150 milion euro dhe 72 milion euro në arsim.

11 Bashki shpallën gjendjen e fatkeqësisë natyrore, ku më të dëmtuarat ishin Tirana dhe Durrësi me një total prej 62% dhe me vlerë 613 milion euro.

Kjo fatkeqësi dëmtoi 95 mijë banesa dhe 321 institucione arsimore.

Për rimëkëmbjen në të gjithë sektorët qeveria shqiptare do të kërkojë mbështetje me 1 miliard e 73 milion euro.

Tërmeti i 26 nëntorit dëmtoi edhe ekonominë e vendit e cila ra me 0.5 % në 2019.

Qeveria gjithashtu është e detyruar të rishikojë pritshmërinë për 2020,  duke ulur ritmin e rritjes ekonomike nga 3.5% në 3.2.

Ekspertët shprehen se rritja ekonomike do të rinisë me procesin e rindërtimit.

j.l./ dita

February 10, 2020 15:08
Komento

2 Komente

  1. Aladini me Eskorte February 10, 15:14

    Termeti qe do bej miliarder Arben ahmetajn dhe shefin e tij

    Populli garuzhden e fasules dhe televizorin hapur tek propaganda do kete si perhere

    Reply to this comment
  2. mirel February 10, 16:52

    Po keta gazetare dhe shoqeri civile kaq te veshtire e kane te bejne nje numerim dhe vleresim ne menyre te pavarur?
    Llogarite e ketyre hajduteve duget te verifikohen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim