“21 Janari”; e veja e Aleks Nikës, letër Kukanit para vizitës në Tiranë

February 7, 2016 15:47

“21 Janari”; e veja e Aleks Nikës, letër Kukanit para vizitës në Tiranë

Një ditë përpara mbërritjes në Tiranë të eurodeputetëve Kukan dhe Fleckenstein, bashkëshortja e Aleks Nikës, njërit prej 4 të vrarëve më 21 Janar 2011, u kërkon të takohen.

Në një “e-mail” dërguar eurodeputetëve, siguruar nga Top Channel, Rajmonda Nika duket se i ka shuar shpresat për të gjetur drejtësi për bashkëshortin e vrarë, ndaj dhe i ka hedhur shpresat nga ndërkombëtarët.

“Me sinqeritet dëshiroj që Ju ta dini se, më shumë se kurrë, me shumë dhimbje, tashmë çështja jonë nuk është një prioritet”.

Rajmonda Nika u shkruan eurodeputetëve se, ajo e shikon ngjarjen jo thjesht si një çështje të familjes së saj.

“Këmbëngul gjithnjë t’ju takoj pasi, unë besoj se përveç atyre që më vranë bashkëshortin, jemi përballë një pikëpyetjeje të madhe për demokracinë e vërtetë. Çështjen tonë, unë e shikoj përtej interesave tona familjare dhe timen personale, por si një interes dhe të drejtë fundamentale të të gjithë njerëzve të vendit tim, të cilët duan të jetojnë në një shtet, ku njerëzit nuk vriten sikur të ishin kafshë. E më pas asgjë nuk ndodh. Mbi të gjitha nuk jepet drejtësi”.

Në fund të letrës, Rajmonda shpjegon se, në emër të kujt ajo do ta çojë përpara betejën, që mban emrin “Drejtësi për Aleksin”.

“Kanë kaluar 5 vite dhe kërkesa ime, tanimë nuk bëhet për Aleksin që e humba. Por e bëj këtë për vajzat e mia, për të ardhmen e tyre, sepse unë dua që ato të jetojnë në paqe dhe në një vend, ku ka drejtësi”.

Në përgjigjen e tij, eurodeputeti Eduard Kukan thotë:

Siç edhe jeni në dijeni, unë kam bërë gjithnjë thirrje për një investigim të plotë të kësaj ngjarjeje tragjike. Unë, me të vërtetë besoj se drejtësia do të triumfojë në këtë çështje. Po ashtu, me sinqeritet besoj se vajzat tuaja do të ndihen se jetojnë në një vend demokratik dhe me liri, ku drejtësia është në shërbim të qyetetarëve”, shprehet Eduard Kukan.

Një javë më parë, nga Brukseli, në një intervistë për “Top Story”-n, Kukan do të jepte këtë koment, 5 vite më pas nga 21 Janari.

Po, për ngjarjet e 21 Janarit kam qenë dhe ende jam i përfshirë, pasi besoj se ne duhet të jemi këmbëngulës dhe, nëse dikush gjendet fajtor apo përgjegjës, ai duhet të mbajë përgjegjësi për këtë.

Ende marr ‘e-mail’-e nga familjarët e viktimave, por të jem i sinqertë, unë nuk e di për çfarë masash apo presioni të flas, pasi pati një presion të madh për qeverinë e mëparshme, përfshirë edhe nga opozita e atëhershme që është në qeveri tani, por asgjë nuk ka ndodhur e nuk ka ndryshuar praktikisht.

Faleminderit që ma kujtoni publikisht këtë. Unë do të mbetem i angazhuar për këtë, derisa situata të zgjidhet, pasi është tepër e rëndësishme për popullin e atij vëndi, që të shohë se ata që bëjnë gjëra të këqija mbahen përgjegjës dhe kjo s’ka ndodhur ende”, është shprehur Kukan.

 

 

February 7, 2016 15:47
Komento

6 Komente

  1. Rimi February 7, 16:11

    E nderuar znja. Rajmonda!Ne radhe te pare ju uroj Juve e nepermjet Jush te gjite familjes Nika qe te beheni te forte e kembengules ne gjetjen e fajtoreve te kesaj tragjedie qe mund e ate dite te zeze ta kishte mbrapa shpine ç’do Shqipetar i pafajshem qe nuk kishte fatin te drekonte me ndonje palopseudodiplomat te saj kohe.Krimineli mendjeshkurter mendoi se gjithçka eshte nen kontrollin e tij por harroi se ç’fare i beri familjes Hoxha duke perdorur edhe leva ne koke per femijet e “diktatorit”,e qe mund te vije nje dite e edhe femijet e tij te kene fatin e atyre e perse jo edhe me keq!Beni mire qe e ngreni zerin duke kerkuar drejtesi per kete vrasje shteterore(qe per here te pare ne historine e demokracise kur nje krietar i shtetit vret qytetaret e vet etiketohet “burre shteti” duke iu vene ne dispozicion per te fshire serveret,per te fsehur snajperet ne qitjen e tyre selektive!Beni mire qe nje kopje tia dergoni edhe fabrikes qe e krijoji kete baloz te zi per nje popull te tere e qe pavaresisht se disapseudodiplomate e parfumosen ,do vije nje dite qe populli do ta pshurose ate!Eurodeptetet nuk ka ç’fare ndihme te te japin konkretisht ,perveç asaj morale pasi si shtet kolonial qe jemi nuk i perkasim asaj!

    Reply to this comment
  2. BLACK SWAN February 7, 16:46

    i shkruani Saliut , kaq e kuptojne te gjithe
    vetem ai e zgjidh ceshtjen .

    Zonje ,ndjese juve dhe respekt per dhimbjen tuaj
    po me ate teatrin qe pashe kete 21 janarin e fundit ,jam bindur qe do bej drejtesi vetem Saliu ….kur kerkuan dhe 1 min heshtje ,u binda qe nuk ka me zot .me ka ngelur Taulant Palla qe tha se nuk do vdesi po nuk u be drejtesi …dua nismen “Zoti na rujt T.Pallen se do bej drejtesi .

    ju i shkruani EDverit , EDuart Kaubojit dhe EDuart Kukanit ,jane ber si filem 3D
    po une dua qe mos te harroni Arvizune ,qe dhe ai qe i bindur ,se drejtesi do bente …vetem se kur iku , u kujtua vetem per shalet e Olta Gixharit ,
    keshtu jemi ne moj zonje ,popull shalesh
    eshte ber si grua e perdale Shqiperia , perdhunohet nga te pjellat e saj dhe te huajt nuk kane shume zgjedhje ……se di ,zonja e pare ,ajo gruaja e 5 e EDverit ,ju vjen me vizite ??
    do i vij llogaria dhe asaj ,heret a vone do i shkruajme per Zahon ….keshtu ka qene per te gjithe ……..

    Reply to this comment
  3. MH February 7, 17:21

    Z.Kukan!
    Vetem peshqit qe gjuhen ne lumin Buna me grep nuk mban kush pergjegjsi.
    Tashti,ka 5 vjet qe jane “gjujte” vrare me plumb kryeministriet 4 viktima krejtesisht te pafajshme pse soditnin protesten ndaj kryekriminelit kryeqeveritar dhe ortakut te tije Zv.kryekorrupsionist i dokumentuem me video ze dhe figur i mbrojtur me justifikim levizje buzesh qe sot drejton kuvendin duke ia shperblye foltoren pa limit e pa kandar ortakut te djeshem qeveritar.
    Fakti flet vete me veprimet e ish Kryeqeveritarit me prishjen e fakteve(gjurmeve) ne te gjitha veprimet e krimit ne vrasjen e 4 te pafajshmeve.E pa pike turpi deklaron: Krimet u kryen me cadra pistolet etj,etj,e kur nuk i eci ky variant trilloj shpikjen:U vrane nga devijimi i predhave me rikoshete ajrore.Perdori eksperta cardakesh e bodrumesh qe shtynin ashklat e drurit drejte plagve me gisht ekspertit.
    E mbylli pa pike pendese por shume i irrituem:Nese tentoni te perseritni protesten kesaj rradhe do ju vari tek Selvia.Kjo selvia iu pelqej shume,te gjitheve,militanteve PD nga ma ordineri ne rritje progresion gjemetrike deri tek politikane e qeveritari ne ate pushtet mizor aspak demokrat e liri kerkund.

    Reply to this comment
  4. Drejtesia February 7, 22:13

    21 janari do zbardhet, e verteta triumfon.

    Reply to this comment
  5. dibrani February 8, 05:38

    Raimonda ky eshte nr im i kanadas 001 647 633 1362 mund te ndimojoj ekonomikisht,, e bej kete vetem per nder te viktumes qe ne kete rast eshte njeriu juaj me i shtrenjte, nuk mud te ndimoj ne forma te tjera per drejtesi,, me bej tel si mundesh eshte nje ndime e sinqerte dhe njerzore e imia dhe families time, Me respect E H

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*