Rama: Bashkimi me LSI-në krijon kushtet që drejtësia të bëjë drejtësi (INTERVISTË)

INTERVISTE - TCH April 11, 2013 21:52

Rama: Bashkimi me LSI-në krijon kushtet që drejtësia të bëjë drejtësi (INTERVISTË)

Edi Rama deklaroi se darka e Gjirit të Lalzit hapi rrugën e aleancës. “Me Metën nisa transformimin e Tiranës,” tha Rama. Kryetari i PS tha se shumë shpejt do prezantohet një kartë parimesh e aleancës mes Ramës dhe Metës. Rama tha se nëse nuk do bashkëpunonte me LSI-në, mund të kishte vjedhje votash dhe 21 janarë të tjerë. Duke aluduar për rolin e AK, ai tha se do presin të shohin nëse janë me Berishën apo janë në opozitë. Rama tha se duke u bashkuar me LSI-në, ata kanë marrë në koalicion 100 mijë vota të verifikuara.Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, duke folur në emisionin Top Story të Sokol Ballës deklaroi se shumë shpejt do paraqesin një kartë parimesh për aleancën me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ai tha se kjo kartë do paraqitet përpara se të bëhet publik koalicioni opozitar.
Zhvillimet e fundit në KQZ, mund të konsiderohen prej jush si një argument më shumë për të treguar një tentativë të pushtetit për të kontrolluar zgjedhjet?
Ne nuk kemi nevojë për argumente plus. Jo vetëm që PS me LSI duhet të bashkoheshin, por bashkimi është një hap i natyrshëm për t’i dhënë fund një anomalie në sistemin politik shqiptar, pasi gjithë ajo që ka ndodhur me KQZ është një shprehje brutale e së vërtetës që zgjedhjet janë të kërcënuara dhe që kërcënimi vjen nga i njëjti person dhe e njëjta parti. Kjo është një arsye e mjaftueshme për të kapërcyer të shkuarën të gjithë së bashku dhe arsye që në 23 qershor të ndryshojmë fytyrën e këtij vendi. Jo më larg se dje, Banka e Shqipërisë thoë se në vitin e shkuar dhe në tre mujorin e parë të këtij viti, kemi mjë rënie dramatike të pagës reale të shqiptarëve dhe Banka thotë se paga reale ka rënë 9,4% me vitin e kaluar. E çfarë do të thotë kjo? Që ka rënë fuqia blerëse e shqiptarëve, ajo që kemi thënë gjithmonë për një propagandë të shfrenuar të rritjes së pagave, që nuk është shoqëruar me rritje të fuqisë blerëse.

Në fjalën e tij, guvernatori Fullani tha se një mundësi përmirësimi ishte falja e kredive të këqija të 1990-s për biznesin dhe inviditët. Si e gjykoni këtë propozim?
Ne jemi shumë të përqendruar tek nevoja për t’i lënë stabilitet sistemit tonë financuiar, është një stabilitet në prag të një kërcënimi të madh dhe me këtë duhet bashkërendim i të gjitha forcave, duhet konsensus sepse ekonomia shqiptare sot po mbërrinm aty që kemi thënë që 2009-n, në krizë.

Nisma për ndryshimin e anëtarit të LSI-së në KQZ erdhi 24 orë pasi kjo forcë mbështeti në këshill bashkiak Lulzim Bashën. Mendoni nëse duhet të ketë më dilema Meta për pushtetin lokal?
Nuk besoj se ka dilema të tilla. është një proces i shpejtë tranzicioni, që ka të bëjë me struktura që duhen ridizenjuar në bazën e shumicave të reja që tani janë edhe në nivel vendor e shumë shpejt këto shumica do të veprojnë për të vendosur vullnetin sovran në funksion të një vendimarrje që s’do të jetë asnjë rast penguese, por vijëmësisht në funskoion të vullnetit të qytetarëve.

Basha thotë që qytetarët janë të parët…
Ne jemi plotësisht dakord për këtë, shumica që tani më, përfaqësohet nga ata që janë vërtet të parët, e ne do të veprojnë pikërisht në emër të tyre.

Ka pasur debate përse LSI nuk ka ende një vendim politik për pushtetin lokal. Vendimi që ju thoni është edhe qëndrimi zyrtar i LSI-së?
Nuk po flas për një vendim, por për një funksionim të natyrshëm. Këtu nuk ka pjesë marrëveshje, pasi ky është funksionimi i natyrshëm i një shumice që përfaqëson tashmë shumicën e shqiptarëve. Sot ka pasur një deklaratë, si asnjëherë tjetër të shkoqur, të thënë troç nga Brukseli, në lidhje me atë që ndodh me KQZ-në, që do të thotë se edhe bashkësia ndërkombëtare e ka sosur durimin.

Brukseli ka të drejtë të këmbëngulë tek ajo që thotë për respektimin e ligjit, si rasti i KQZ-së, por argumenti politik e ka një sens.
Anëtari i KQZ mund të hiqet vetëm kur kryen një vepër penale apo vdes. Askush nuk ka vdekur, ajo që ka vdekur është vetëm pushteti i Saliut.

E megjithatë, politikisht ka sens si debat, sepse ka shkuar drejt një balancimi politik në KQZ dhe fakti që balanca politike ndryshon, mbase imponon një ribarazim.
Jo, nuk është ashtu. Së pari nuk është ndonjë blasfemi që PD është në pakicë, pasi e tillë është. E dyta, ajo që thotë ligji, kodi i miratuar me konsensus, është që forcat në Parlament zgjedhin anëtarët mbi bazën e këtyre raporteve, ashtu si kur ndonjëri thotë që këto forca duhet të zgjedhin persona jo anëtarë partie dhe që nënkupton se në momentin kur këtyre njerzve të pavarur nga forcat politike. Këto forca i japin anëtarëve mandatin të ushtrojnë përgjegjësinë e tyre në KQZ, por këta nuk janë më gurë të forcave politike që kur marrin mandatin, e nuk sillen më si përfaqësues të tyre, por janë shërbëtorë të kushtetutës, kodit zgjedhor dhe popullit shqiptar. Nëse hyjmë me këtë logjikë, forca që ka shumicën duhet t’i qëndrojë si shpata e Demokleut mbi kokë çdo anëtari që ka çuar vetë, e kjo nuk ekziston.

Ju qëndroni parimisht faktit që institucionet të jenë institucione, çfarë do të bëni në rast se fitoni në qershor?
Çfarë bëjnë anëtarët e KQZ është vullnet i anëtarëve të tyre.

Votimi për anëtarin e KQZ është shtyrë për të hënën. U tha që PD nuk ka votat e mjaftueshme, me gjithë deputetët e PS-së që i janë bashkangitur. A do të tentoni gjetjen e një kompromisi?
Nuk ka kompromis për marrëveshjen që është sanksionuar mbi shumicën e cilësuar. Kthehemi pastaj tek tre ligjet dhe sot është shembulli më i ri që problemi nuk është ligjet që kemi, por si zbatohen. Drejtohemi nga një personazh që ligjin e konsideron si një letër pa vlerë, kur është në nevojë, për të arritur vlerë monetare apo politikë të shtuar.

Meqw folët për tre ligjet, ndryshimi i balancave në këshillat me aleancën e LSI mund t’i japë një zgjidhje teknike bllokimit të tre ligjeve, pasi ndryshon mazhoranca në Qarkun e Fierit dhe nëse kjo do të ndodhë zyrtarisht, ka edhe një zgjidhje të çështjes. A është kjo parathënie e votimit të tre ligjeve në këtë legjislaturë?
Jo nuk është një parathënie dhe më lejoni t’iu them këtu, nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë kusht në këtë bashkim.

Situata e re në Qarkun e Fierit dhe këshillin e këtij qarku, me shumicën e re të krijuar, megjithatë mund të zhbllokojë kushtin që ju vendosët, pra zgjidhjen e problemit të këtij qarku. A do të votojë Partia Socialiste këto ligje?
Të shikojmë si do të zhvillohen gjërat, vendimet do të merren hap pas hapi dhe vendimarrja jonë sot dhe nesër do të jetë e përbashkët, do të jetë e bazuar gjithmonë në një projekt strategjik sepse i tillë është ky bashkim, nuk është vetëm taktik, por një projekt strategjik për t’i dhënë të majtës historike të gjithë energjitë dhe forcën që jo vetëm të qeverisë, por të transformojë këtë vend, ose e thënë ndryshe të rilindë Shqipërinë.

Kjo marrëveshje me LSI-në thatë që garanton votën e shqiptarëve. Dikur akuzonit LSI se bashkëpunoi në vjedhjet e votave në Tiranë? Në këtë deklaratë doni të thoni që votat tani do t’iu vidhen më pak sepse ai që ju ka vjedhur do të vjedhë me ju apo çfarë?
Jam shumë i vetëdijshëm që ka shumë pyetje që mund të ngrihen duke u bazuar në të shkuarën, por politika nuk është shkencë e së shkuarës, por një instrument për të zgjidhur problemet aktuale duke parë nga e ardhmja. Ama vota jonë sot është shumë më e mbrojtur, pasi shumica që përfaqësojmë sot është e pakapërcyueshme nga vjedhjet, deformimet, nga makineria e vjedhjeve me shofer Sali Berishën.

 

T’i rikthehemi pak marrëveshjes. E di që ju do ta quani telenovelë rozë, por publiku dëshiron të dijë detajet. Ju thatë do të bëhet publike së shpejti e plotë.
Jemi duke punuar mbi një kartë parimesh, që do ta bëjmë publike në momentin e duhur, përpara se të shpallet përfundimisht gjithë fronti i koalicionit tonë, ku presim të bashkohen edhe të tjerë.

Sa zgjati takimi me Metën? Do të ketë qenë i vështirë, a ka një pikënisje në darkën e famshme?
Po ka një pikënisje, një vendosje komunikimi që në atë kohë kishte atë funksion që unë kam thënë, por që sigurisht që hapi edhe rrugën e një komunikimi njerëzor, që është pjesë e patjetërsueshme e një procesi afrimi dhe bashkëpunimi, Bashkimi mes përfaqësuesish politikë të ndarë për një arsye dhe nuk është rastësi e kotë, por është pjesë e teknikës së negocimit edhe mes forcash ekstremalisht të kundërvendosura që të krijojnë kushtet për komunikim njerëzor, siç kemi rastin për periudhën e përgatitjes së paqes së famshme Izrael-Palestinë.

Gjërat që kanë ndodhur në Shqipëri janë të paprecedent, si raporti “love and hate” me Ilir Metën. A pati një pati personazh që ju pajtoi?
Ka pasur persona të afërt me njërën palë dhe tjetrën. Ka pasur miq dhe dashamirës, partnerë ndërkombëtare të Shqipërisë që kanë shfrytëzuar edhe komunikimin personal e jo vetëm ata të së majtës europiane, për të krijuar këtë, por ajo që ju siguroj që më ka bashkuar mua me kryetarin e LSI-së dhe bashkon dy partitë, është thirrja ulëritëse e këtij vendi për të ndryshuar drejtim, duke larguar pengesën mal që ka përpara, që është pushteti i partisë familjare të kryeministrit dhe vetë kryeministri, e sigurisht për t’i dhënë më pas të majtës e të gjitha forcace progresiste e liberale në Shqipëri mundësinë që të qeverisin radikalisht ndryshe.

(Pas transmetimit të një inserti televiziv, të raportit Meta-Rama ndër vite). Janë thënë shumë gjëra, si do ta kapërceni 21 janarin se nuk e kuptoj dot?
Së pari duke e nisur nga fundit, inserti s’ka lidhje me atë që po ndodh dhe e dyta, duke parë përmbledhjen që të gjithë natyrshëm mund të bëjnë pyetje vetes përse Edi Rama e ka kapërcyer aspektin personal dhe si ka mundësi që i ka harruar të gjitha këto. Përgjigja e kësaj pyetje është sepse nëse në jetën private mund të ndodhë ndryshe, në jetën publike, me përgjegjësinë shumë të madhe të kryetarit të PS, në kushtet kur Shqipëria po rrënohet dhe po shkon drejt greminës, ka vetëm një imoralitet, është ai imoralitet që të mos bësh gjënë e duhur kur është momenti për ta bërë dhe gjëja e duhur sot, në këtë moment, është ky bashkim për të garantuar jo sigurinë e përkoshme timen, por për të garantuar një fitore nga e cila dua të siguroj të gjithë shqiptarët, nuk do të vijë një pushtet personal për mua, por do të vijë një transformim i Shqipërisë, duke e larguar përfundimisht nga skena njeriun që mban peng Shqipërinë. Bashkimi ynë është e vetmja fuqi që e garanton 21 Janarin si një çështje që nuk mund të mbyllet si farsë. Bashkimi ynë sjell fitoren e PS dhe të gjithë këtij koalicioni. Sjell vendosjen time personalisht dhe gjithë forcës sonë politike jo përballë përgjegjësisë për të folur për 21 Janarin por për të krijuar kushtet që drejtësia të bëjë drejtësi

INTERVISTE - TCH April 11, 2013 21:52
Komento

2 Komente

  1. Robespier April 12, 06:41

    Ajo qe tha mbreme zoti Edi Rama,perjashto pallavrat e zakonshme dhe te natyrshme te fushates zgjedhore, eshte,ne thelb, permbledhja e gjithe asaj qe mund te quhet justifikim i pazarit me te turpshem qe ka njohur politika shqiptare keto 22 vjet tranzicion.Por,me e lezecmja eshte qe,Edi Rama,duket sikur edhe kete justifikim e ka si bezdi;sikur eshte i tepert dhe,per te cilin,nuk ia vlen te zgjatesh shume…
    Si perhere,tashme,duke filluar nga 1 prilli,nje nder temat qendrore te debateve si ne televizione edhe ne forumet apo blogjet ne internet eshte dhe do te jete,deri me 23 qershor, ftesa krejt e papritur(edhe per analistet qe jane te etur per lajme te tilla) bere Ilir Metes per koalicion.
    Te dy lideret kryesore te opozites se re,Edi Rama dhe Ilir Meta,per SHKAKUN e ngjarjes me te rende te qeverise Berisha-Meta jane ne sintoni,,kane te njejtin qendrim: i perket se kaluares! Ky eshte shpjegimi qe Rama dhe te tijte,gjate kesaj fushate,do ju japin zgjedhesve socialiste,kur t’u bejne thirrje per te votuar koalicionin PS-LSI .Me nje fjale,nese socialistet e ndershem(perfshi edhe familjaret dhe te afermit e te vrareve me 21 janar),naive,do t’u kerkojne sqarime se pse duhet t’i pergjigjen thirrjes se Edit per te votuar Ilirin,kur ,jo para shume kohe, i’u pergjigjen thirrjes po te Edit per protestuar kunder Ilirit,Edi Rama do ju thote qe, e para i perket se kaluares,kurse,e dyta …se ardhmes…
    Nje gje shume e rendesishme,qe ka te beje direkt me kete aleance te turpshme,por qe ,eshte edhe nje tregues domethenes per karakterin dhe moralin e qeverise se ardhshme PS-LSI(nese fitojne) eshte edhe menyra tejet trashanike por edhe e pacipe,sesi zoti Rama shpjegon akuzat e bera keto kater vjet nda Ilir Metes,duke dashur t’i paraqese ato si marredhenie nderpersonale qe,nuk kane te bejne me opinionin publik,me interesin e tij!
    Dmth,te tere akuzat e ububushme per korrupsion ne adrese te Ilir Metes na qenkerkan nje gje personale mes tyre?!
    Dmth,edhe ata dhjetera mijera opozitare qe i’u pergjigjen thirrjes se Edit me 21 janar 2011
    per te protestuar kunder Metes(ku edhe dolen , u rrahen,u pergjaken,u vrane) paskan dale per nje trill personal mes Edi Rames dhe Ilir Metes?!!
    Po si marren guximin dhe tallen kaq hapur, genjejne e mashtrojne sy per sy keta njerez ?!
    Ne “Fryme te Vdekura” te Gogolit eshte nje personazh shume interesant,Nozdriovi, i cili, habiste e cudiste dynjane me fjalet e tij te bukura dhe “vizionare” dhe aty per aty,sy per sy,te punonte rrengje poshteruese… i tille eshte Edi Rama…

    Reply to this comment
  2. lumtor shkreli April 12, 08:01

    po ik o edi e lepij ndonje b…e tjeter se,kjo e ilimones eshte me sida.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*