21 Janari/ Strasburgu shpërblen pasardhësit e viktimave

April 26, 2019 21:31

21 Janari/ Strasburgu shpërblen pasardhësit e viktimave

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg mbyll shqyrtimin e kërkesës së familjarëve të viktimave të 21 Janarit me një shpërblim të detajuar. Zgjidhja është miqësore, ose e thënë ndryshe një marrëveshje me qeverinë.

Të përfshirë në zgjidhjen miqësore janë djali dhe gruaja e Faik Myrtajt, të cilët kanë edhe shifrën më të madhe të shpërblimit. Në listë gjendet edhe emri i vëllait të të ndjerit Hekuran Deda, Ilmiu dhe ish-bashkëshortja e Ziver Veizit.

Ndërkohë që Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës nuk figuron në listën e të shpërblyerve. Gjykata e Strasburgut nuk është shprehur ende për padinë e familjarëve të Aleks Nikës, vrasja e të cilit nuk ka autor. Për protestën e 21 Janarit janë dënuar nën akuzën e “vrasjes nga pakujdesia” Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, sqaron BalkanWeb

VENDIM

Kërkesa nr. 62907/16

Rinaldo Myrtaj dhe të tjerët kundër Shqipërisë/ Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (Seksioni i Dytë), e mbledhur si një Komision, më 5 mars 2019, i përbërë nga:

Valeriu Griţco, kryetar,

Ivana Jelić, Darian Pavli, gjyqtarë,

Hasan Bakırcı, zëvendëssekretar i Seksionit,

Në lidhje me kërkesën e mësipërme, paraqitur më 25 tetor 2016, në lidhje me deklaratat formale, ku pranohej një zgjidhje me pajtim e çështjes, pasi diskutoi, vendosi si më poshtë:

FAKTET DHE PROCEDURA

Qeveria shqiptare u përfaqësua nga agjentja e saj e atëhershme, znj. A. Hicka, nga Avokatura e Shtetit. Kërkuesit u ankuan, mbështetur në nenin 2 të Konventës, se e drejta për jetën e familjarëve ishte shkelur si pasojë e veprimeve të Gardës Kombëtare gjatë protestës së zhvilluar më 21 janar 2011. Gjithashtu, ata u ankuan se përdorimi i dhunës vdekjeprurëse nuk ishte absolutisht e nevojshme dhe se autoritetet, nuk kryen një hetim efikas për vdekjen e familjarëve të tyre. Kërkesa iu komunikua Qeverisë më 20 nëntor 2017.

Më 30 korrik 2018 dhe më 14 dhjetor 2018, Gjykata mori deklarata për zgjidhje miqësore, të firmosura nga të gjitha palët.

Deklarata parashtron se:

“Kërkuesit ranë dakord të heqin dorë nga pretendimet e tjera kundër Shqipërisë në lidhje me faktet, të cilat ngrenë këtë kërkesë kundër angazhimit të Qeverisë për t’i paguar ata:

Rinaldo Myrtaj, EUR 39,000 (tridhjetë e nëntë mijëeuro)

Mamude Myrtaj, EUR 39,000 (tridhjetë e nëntë mijëeuro)

Ilmi Deda, EUR 15,600 (pesëmbëdhjetë mijë egjashtëqind euro)

Alma Rredhi, EUR 10,000 (dhjetë mijë euro).

Për të mbuluar dëmet monetare dhe jo monetare si edhe kostot dhe shpenzimet, të cilat do të jenë në monedhën vendase në normën e zbatueshme në datën e pagesës, dhe do të paguhen brenda tre muajve nga data e njoftimit të vendimit të marrë nga Gjykata.

v.l/ Dita

April 26, 2019 21:31
Komento

13 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku April 26, 22:31

    Eh, si ka ardh puna, sot edhe gjalu e ka nje çmim. Tashti i bie qe keta qe marrin paret, te shkojne t’i gezojne dhe mos ta hapin me gojen apo jo?

    Reply to this comment
  2. info analitike April 26, 22:56

    Donethene shoke rilindjotet bene miliarda mbi gjakun e tyre dhe ato dy therrime qe iu dhane iu desh t’i zvarrisin deri ne Strasburg. Vazhdoni shtyni karvanin shoke drejt fitoreve te reja.

    Reply to this comment
  3. I varferi April 26, 23:09

    Turp!!
    Popujt jane dhen e dhi !
    Popujt jane turma qe plolitikat e plotikanet i perdorin sipas qejfit!Te na rroje Saliu,Ndrea ,Llupua e zorzopet e tyre!
    O sa mire me qen Shqiptar!

    Reply to this comment
  4. Zigur Qarri April 26, 23:52

    Qeveria shqiptare u perfaqësua nga ish Avokatja e Shtetit Alma Hicka.D.m.th,”Qeveria e”rilindjes”,d.m.th,Edvin Rama,ishte kunder
    Familjeve te viktimave,kunder njohjes se fajesise se Qeverise Berisha!!!E moret vesht o zagaret e “ridhjerjes”?Per viktimat e Gerdecit,
    ashtu si edhe per viktimat e 21 Janarit,nuk ka asnje padi nga Qeveria Rama,megjithese autoporlantet e tyre edhe sot e kesaj Dite,nuk
    pushojn se akuzuari Berishen dhe Bashen!D’Rame Escobari,jo qe nuk ka ngritu padi kunder Qeverise Berisha,por ne te dy rastet ka
    angazhuar avokatet e Shtetit kundra te demtuarve.A ka hipokrit me te madh se ky drogaxhi,o zagaret e “ridhjerjes”?Fitorja e familjareve
    te viktimave te 21 Janarit ne Gjykaten Europiane per te Drejtat e Njeriut ne Strasburg,nuk ka te beje me shumen,qe eshte nje shume
    e vogel per nje jete Njeriu,por me nderin.I lumt!Kater(4) viktimat e 21 Janariti dergoi Edvin D’Rama drejt vdekjes.Ai rrekomandoi qe
    te eskalonte protesta deri ne ate pike,sa te flijoheshin kater jete shqiptaresh te pafajshem,qe te merrte drogaxhiu pushttetin.Njohja
    zyrtarisht e fajesise se Qeverise Berisha,implikon shkaktaret e dhunes se protestes,ku kryesori eshte D’Rame drogaxhiu.Pra, nuk
    ishte problemi i demshperblimit per Ramen,qe i doli kundra ne Strasburg,sepse nuk i plas atij per Leket e takspaguesve shqiptare,
    por per friken e implikimit te tij,qe natyrisht eshte dokumentuar nga Berisha.Rama e bleu gjakun duke paguar nje shume astronomike,
    qe familjaret e viktimave mos te shkonin ne Strasburg.”Viktimat e 21 janarit në Tiranë, dëmshpërblim 2.1 milionë euro për 4 familjet.
    Një muaj përpara 21 janarit Qeveria e Shqipërisë i ka akorduar 970 mijë euro shtesë familjeve të katër viktimave të protestës së para
    gjashtë vjetëve të PS-së, tash në pushtet. Ky është dëmshpërblimi i dytë pas atij të 18 janarit të këtij viti, që e çon shifrën në një total
    mbi 2 milionë euro”.Ja vjen te lexohet edhe shkrimi Lindita Çela “Qeveria shmang përgjegjësinë shtetërore për viktimat e 21-janarit”
    https://www.reporter.al/qeveria-shmang-pergjegjesine-shteterore-per-viktimat-e-21-janarit/

    Reply to this comment
    • Llapajashte April 27, 12:18

      “Rama rekomandoi qe protesta te eskalonte” Dhe protestuesit u binden dhe menjehere i futen duart ne xhep! O Zigur Qarri, o koqe kandari!

      Reply to this comment
      • Zigur Qarri April 27, 14:04

        O bole,dukesh qe idjot i lindur.Shkurt per ty si debil qe je.
        Edvin D’Rame Escobari,ka angazhuar ne Strasburg avokatin e Shtetit kundra familjeve te viktimave te Gerdecit dhe te 21 Janarit!Perse mbron Rama zyrtarisht variantin e Berishes ne Strasburg o debil?!

        Reply to this comment
  5. anticensurë25642654 April 27, 08:34

    vrasje nga pakujdesia!?
    prendi kishte harruar të vinte siguresën dhe i shkrepi koburja disa herë ne kokë njerzish,llupua ishte duke pastruar armën!!
    një gjë më bën përshtypje në këto të shtëna nga pakujdesia!
    përse asnjë nga këta të pakujdesëshmit nuk është vetplagosur??
    se harrova,prendi ishte plagosur në sy!!

    Reply to this comment
  6. Arben April 27, 08:40

    Do ti shperblejme ne, jo strasburgu, o shoket e dites.

    Reply to this comment
  7. sali bolleku per familjen e tij April 27, 09:02

    dmth,saliu vrit e shkatrro qeveria(nenkupto populli) paguan….
    pas kesaj e ka radhen gerdeci i sypeshkaqenit dhe mehdiu qe kercen neper ahengje me pare gjaku
    nuk e dim luli i mori ato paret e pallatit.
    qeveria(populli) paguan te persekutuarit deri ne 7 breza,paguan ish pronaret,paguan tokat e xanuna nga shpellaret,paguan ndertimet pa leje,paguan dy administrata(nje qe eshte pushuar nga puna dhe tjetra qe shkone ne pune por jane nje tuf injorantesh qe nuk bejne punen) paguan dy pale deputete,nje pale qe ka dale ne rruge qe oervec rroges qe marin shkatrrojne e paralizojne vendin.
    e paguajne e paguajne e vjedhin dhe populli ankohet pse nuk ka spitale e shkolla(por vetem xhamija) e rruge pse nuk ka rritje pensionesh..
    e salija me shpellaret antikomuniste ankohen ka diktature dhe pse nuk po vijne ne pushtet qe te bejme edhe njehere rrumpallen e dritave dhe vjedhjes masive….

    Reply to this comment
  8. ETHEM April 27, 09:25

    KY ESHTE NJE SKANDAL TJETER I GJYKATES SE VENDOSUR NE HOLLANDE.
    -DHE THONE SE EDI RAMA NUK DO TE DENOI SALIKRIMINELIN E 21 JANARIT.
    -MIRE QE GJYKARAT TONA TE KAPURA NGA SALIKRIMI NUK BEJNE DREJTESI,PO GJYKATAT ND/KOMBETARE PSE NUK BEJNE DREJTESI.!?
    -KJOVDO TE THOT SE KY SISTEN ESHTE I DEGJENERUARE..DHE KUDO NE EUROPE E BOTE MBISUNDON.PARAJA,KORRUPSIONI,MIKU,DEGJENERIMI.
    -TASHME FAMILJARET E VRARE NGA LUL-SALIU LE TE SHKOJNE NE PROTESTE ME SALIKRIMIN.

    Reply to this comment
  9. Konti Sbalta April 27, 17:22

    “21Janari”nji plag e hapur per Shqiperine dhe rast i papare e degjuar!(eshte njisoi sikur keta rrugaceria qe paguan percdo jave opozita per te djegur Parlamentin dhe Kryeministrine dhe qe plagosin me dhjetra police,mund ti vrasin FNSH dhe parat i paguan Lulzimi dhe Monika)Kjo eshte domethenia e ketij vendimi te habitshem te kesai gjykates nderkombetare?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim